www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Xhuli: Sinani eshte perfekt ne krevat Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Xhuli: Sinani eshte perfekt ne krevat Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Xhuli: Sinani eshte perfekt ne krevat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Xhuli: Sinani eshte perfekt ne krevat Empty
MesazhTitulli: Xhuli: Sinani eshte perfekt ne krevat   Xhuli: Sinani eshte perfekt ne krevat EmptyTue Oct 12, 2010 1:33 am

Xhuli: Sinani eshte perfekt ne krevat Sinanhoxha


Xhuli prej disa muajsh, tashmë nëpër mediat shqiptare lajmi që ka ngjallur më shumë debat dhe kureshtje është ai në lidhje me homoseksulietin e këngëtarit Sinan Hoxha dhe Seldit. Arsye përse po e realizojmë këtë intervistë me ty është për faktin se në redaksi na ka ardhur informacioni që ti je e dashura e Sinan Hoxhës dhe se ke një histori disa vjeçare me të. Sa i vërtet është ky informacion dhe na e konfirmon dot?
Keni marr një informacion shumë të saktë. Dhe mund të them që konfirmimi im i vetëm do të jetë ai që unë do t’i përgjigjem me sinqeritetin më të madh çdo pyetjeje që ju do të më bëni (buzëqesh).
Përse vendose pikërisht tani të tregosh të vërtetën dhe qëndrove në heshtje për gjithë këto muaj?
Sepse ne që në fillim kishim vendosur që lidhjen tonë ta mbanim të fshehtë duke i qëndruar larg mediave shqiptare. Ndiheshim më mirë ashtu meqenëse ne jemi të dy persona publik dhe nuk duam që vëmendjen e medias ta tërheqim me jetën private, por me punën tonë. Por meqenëse, siç e thatë edhe ju, këto kohë nga mediat shqiptare u përfol shumë një histori që ishte komplet e trilluar, nga një person që donte thjesht të hakmerrej ndaj ish-të dashurit të saj, kjo cenoj edhe lidhjen tonë. Prandaj, kuptuam që kishte ardhur koha të tregonim të vërtetën e vetme, pikërisht tani.
Xhuli si reagove kur dëgjove për herë të parë lajmin në lidhje me homoseksualitetin e Sinanit?
Normalisht e tronditur. U mërzita jashtëzakonisht shumë!
Prej sa kohësh njihesh me Sinanin dhe si ka lindur historia midis jush?
Me Sinanin njihemi që prej 6 viteve, krijuam një afrimitet shumë të madh bashkë, jo vetëm unë me të, por edhe Sinani me familjen time. Fillimisht kemi punuar bashkë, kemi qenë pjesëmarrës nëpër shumë koncerte, si në Belgjik ku unë jetoj prej vitesh dhe ku Sinani është gjithmonë i ftuari special, gjithashtu dhe në shumë vende të tjera të Europës. Ndërkohë që lidhja nisi ashtu ngadalë-ngadalë (buzëqesh). Sa më shumë e njihnim njëri-tjetrin aq më shumë afroheshim, duke kuptuar që midis nesh kishte një ndjenjë më të madhe sesa miqësia.
Në të tilla raste pyetje që çdo kush do t’i bënte të dashurës së Sinanit është: Si është ai në krevat?
Qesh) Në fakt kjo është paksa private si pyetje. Megjithatë meqë ju thash që në fillim që do të tregohem e sinqertë, si dhe për t’i hequr kureshtjen njerëzve po përgjigjem me dy fjalë: Është perfekt!
Çfarë të të ka tërhequr më shumë te Sinani si mashkull?
Çdo gjë që do kërkonte një femër nga një mashkull e ka Sinanin!
Po me Seldin dhe Domenikën je njohur më parë, duke qenë se Seldi është mik i ngushtë i Sinanit, madje ai e quan si vëlla?
Me Seldin po njihem dhe do thosha se është një djalë shumë i mirë dhe shumë i dashur. Për sa i përket Domenikës, nuk njihem me të për arsye se unë kam një vit e gjysmë që kam bërë mungesë në Shqipëri, sepse jam e angazhuar me disa gjëra shumë të rëndësishme për mua këtu, në Belgjik ku jetoj, prandaj nuk e kam njohur Domenikën. Por, nuk besoj se kam humbur ndonjë gjë të madhe.
Ç’mendim ke për deklaratat e saj? Duke qenë vet femër, ti do të arrije ndonjëherë të thoshe ato gjëra nëpër gazeta për ish-të dashurin tënd?
E ç’mendim mund të kem unë për atë deklaratë që është nga fillim deri në fund një trillim i Domenikës, thjesht për t’u hakmarrë me ish-të dashurin e saj?! Për mua ajo është një deklaratë shumë e ulët. Unë si person dhe si femër, nuk do arrija kurrë të bëja një gjë kaq të ulët. Do doja vetëm një pyetje t’i bëja Domenikës: “Gjithë këtë trillim e bëri thjesht të përflitej nëpër mediat shqiptare dhe të arrinte të bëhej e famshme, meqë që kur doli nga ‘Big Brother’, nuk kujtohej njeri për të?” Shpresoj që të ketë kurajën dhe të ma japi një përgjigje! Gjithsesi se çfarë ka ajo me ish-të dashurin e vetë mua pak më intereson. Ajo që mua më ka shqetësuar është se përse zgjodhi pikërisht Sinanin!? Këtë nuk kuptoj.
Xhuli, disa javë më parë në shtyp u publikuan disa foto të Sinanit duke u puthur me një vajzë në plazhet e Spanjës. Dhe në to u shkrua se ajo vajzë ishte e dashura e Sinanit prej pesë vitesh. Po në lidhje me këtë fakt ç’mund të na thuash? Mos vallë bëhet fjalë për një tradhti nga ana e tij karshi teje?
Më bën përshtypje se si vallë paskan arritur mediat shqiptare të fotografojnë Sinanin në Spanjë. Megjithatë unë nuk dyshoj kurrë te Sinani për një tradhti, sepse dhe pushimet e këtij viti i kemi kaluar bashkë. Mediat shqiptare mund të publikojnë dhe foto të Sinanit me ndonjë vajzë që ka pasur para lidhjes tonë. As unë dhe as Sinani, nuk kemi bërë kurrë ndonjë deklaratë që ai ishte i virgjër para se të më njihte mua (qesh).
Në fakt, ju të dy jetoni larg, pasi ti jeton në Belgjik prej disa vitesh, ndërsa Sinani në Shqipëri. Si arrini ta mbani këtë marrëdhënie në distancë?
Unë nuk do e quaja shumë një lidhje në distancë, pasi dhe sikur unë të jetoja në Shqipëri ne nuk do ishim më afër seç jemi tani. Pasi për shkak të angazhimeve që Sinani ka me koncertet në Europë, është shumë pak prezent në Shqipëri. Kështu që ne shihemi shumë shpesh dhe jemi shumë më shumë afër njëri-tjetrit sesa mund ta mendoni ju.
Dimë që ti ke edhe një djalë të vogël. Si është marrëdhënie e tij me Sinanin?
Ka një marrëdhënie shumë të mirë midis tyre. Madje sa herë që janë bashkë ata këndojnë të dy: “Alo Alo ambulanca” kënga e Sinanit që djali im e ka shumë qejf (qesh).
Po ndonjë plan për të ardhmen keni bërë? Ndonjë martesë në horizont?
Jo, jo asnjë plan deri tani. Ta paktën jo gjëra që mund t’i publikojmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Xhuli: Sinani eshte perfekt ne krevat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Mariza në krevat me Chesteri-in…!
» Dafina Zeqiri përsëri godet: “Xhuli Nura kërkon famë në kurrizin tim”
» Seldi dhe Sinani, tani edhe videoklip
» Sinani dhe Seldi realizojne kenge se bashku
» Xhuli mohon konfliktin me Dafinën
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum