www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?! Empty
MesazhTitulli: Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?!   Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?! EmptyMon Oct 11, 2010 7:17 pm

Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?! Genta-ismajli-010

E “sulmuar”, por më e fuqishme dhe energjike se kurrë! Kjo mund të jetë panora ma e jetës së kohëve të fundit të këngëtares seksi, e cila pas ndarjes nga i fejuari, Miloti, mori pjesë në shoë-n “Dancing with the stars Albania”, prej nga doli e zhgënjyer, u përfol se i kushtoi këngë një kolegeje rivale (gjë që ajo e ka mohuar përherë!), ndërsa së fundmi, përveç se “gjurmohet” se me kë shoqërohet në jetën e saj personale, thuhet se kënga e saj “Shkune tune”, është censuruar për shkak të sekuencave tejet erotike. Genta Ismajli thekson në intervistën e mëposhtme dhënë “KJ”, që gjithçka që bën, nuk është as e ekzagjeruar, as e kopjuar (nga Beyonce, Rihanna, Ciara etj), por buron nga shpirti dhe energjia e saj e pafundme. “Performanca ime, kënga dhe vallëzimi, burojnë nga shpirti im. Ndërkaq, sa për fjalët për imitime, veshjet e modës janë të njëjta në të gjithë botën”, pohon hitbërësja e “Si panter i zi”. E pyetur se ku e gjen gjithë këtë forcë e pozitivistet, Genta përgjigjet: Jam gjithnjë me shumë pozitivitet, madje nganjëherë kam më shumë sesa duhet, (Qesh)”. Sa i përket jetës private, Genta është thjesht single, edhe pse kjo tingëllon disi e pabesueshme për një femër si ajo!


Së pari përshëndetje Genta, si kaloi kjo verë për ty. A pushove ndopak dhe a je gati për projekte të reja ambicioze?

Kjo verë shkoi vërtet shumë mirë për mua, takime me fansat, koncerte etj. Kam pushuar dhe jam mbushur me energji për projektet e reja në vijim.

Kënga jote më e re “Shkune tune” është në majë të klikimeve tani. Urime. Si ndjeheni?

Vërtet?! Po ndjehem shumë mirë, faleminderit.

A është e vërtetë, sikurse kemi dëgjuar, që për shkak të skenave disi erotike në këtë klip, është menduar që klipi të censurohet?

Jo, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, për më tepër, klipi nuk ka skena erotike, quajini si të duash, të gjithë klipet në botë janë të tillë.

Pse mendon se të duan kaq shumë fansat?

Tani e kam një fanse timen pranë meje, këtu në shtëpinë time. Ndaj gjithçka me ta dhe ata me mua janë shumë të lidhur (Qesh).


Kjo verë mund të themi se ishte “vera e bashkëpunimeve dhe dueteve”. Ti vetë ke pasur oferta dhe kur mund të bësh ndonjë të tillë?

Nuk e di, të shohim në vijim.

Duket që kirurgjisë plastike, të paktën deri tani i ke thënë “jo”.

Sa i përket kirurgjisë plastike, nuk kam bërë asgjë të tillë. Kurse të rezistosh gjatë në skenë, thotë kështu një shprehje popullore: “Punë, punë natë e ditë, që të shohësh pakëz dritë”.

Mendon se në suksesin tënd ka ndikuar më shumë talenti, pamja, fati (Zoti), apo…

Të gjitha këto që përmendni ju kanë ndikuar, por me kohë njerëzit fillojnë të të njohin edhe si njeri, dhe kjo ka shumë rëndësi. Pra, shpirti dhe zemra që ka një personazh publik.

Edhe motra jote, Mani, e cila është po aq e bukur sa ti (sepse siç kemi parë, jeni të bukur familjarisht!), po përpiqet të çajë në fushën e artit. Ke qenë ti një shtysë për të, apo ajo është gjithashtu e talentuar?

Hahahah, faleminderit. Motra e vogël, Mani, ka shumë talent për aktrim, kërcim dhe sport, por ka edhe humor shumë të fortë.

Në klipet dhe koncertet e tua, koreografinë e improvizon vetë, apo punon me ndonjë koreograf?

Sidomos tani pas “Dancing with the Stars Albania” duhet të jesh shumë më e aftë në këtë drejtim, gjë që duket qartë në këngët e tua. Ndonjëherë i punoj edhe me koreografë, por në të shumtën e rastevekujdesem vetë për kërcimin. Tani normalisht i kam mësuar disa rregulla më shumë nga Dioni, partneri i nga “Dancing ëith the stars”, lëvizje që nuk i kam ditur më parë.

Përse disa thonë që këngëtaret shqiptare (ku bëni pjesë edhe ju), ngjajnë shumë nëpër klipe me Beyonce, Rihanna, Ciara, Lady Gaga etj? Mendon se performancat dhe veshjet tuaja ngjajnë? Ti vetë i preferon këto artiste?

Si artiste i pëlqej, i pëlqejmë të gjithë, apo jo?! Beyonce, Rihanna, etj, etj., të gjitha këngëtaret e pëlqyera të momentit, edhe ato ngjajnë me njëra-tjetrën në shumicën e rasteve, pasi veshin gjëra që janë në modë. Ndërkohë, performanca ime vjen nga shpirti im. Kënga, vallëzimi, të gjitha këto vijnë nga thellësia e shpirtit tim, kurse veshjet janë ato që janë në modë në të gjithë botën…

Ç’do të thotë për ty fjala konkurrencë? Ka patur fjalë se ti me një këngëtare tjetër të Estradës nuk i keni patur punët mirë, madje sipas zërave, ti i ke kushtuar asaj një këngë? Është e vërtetë kjo?

Konkurrenca është e mirë, sepse të jep vullnet për të ecur përpara, sepse pa të nuk mund të përparosh kurrë. Me të gjithë kolegët i kam shumë mirë punët, ku më gjetët mua për këtë pyetje (hahat). Po ju them se kënga nuk i është kushtuar askujt, e kanë shpikur këtë.

Një nga synimet e tua ka qenë të jesh pjesë e tregut amerikan të muzikës. Sa po përpiqesh në këtë drejtim? Kaq e vështirë është Amerika në fakt?

Normalisht që kam dëshirë që këngët e mia të dëgjohen anë e mbanë, të kënaq gjithë dëgjuesit e shikuesit me këngët e mia, pse jo edhe në botë?!

Nuk lodhesh ndonjëherë aq shumë sa t’i thuash vetes “Stop me këtë punë Genta, u lodha”?

Po normal që ka pasur edhe raste të tilla, pasi është shumë normale edhe të lodhesh. Por, me forca eci përpara.

Si e kalon ditën jashtë muzikës? Je vërtetë aq alegro sa dukesh, plot energji dhe pozitivizëm? A lënë shenjë zhgënjimet te ty, apo ti gjen gjithmonë më shumë forcë?

Gjatë ditës ia kaloj shumë mirë, jam gjithnjë me shumë pozitivitet, siç e thatë edhe ju, madje nganjëherë kam më shumë sesa duhet, (Qesh). Gjithnjë e gjej forcën, kjo është e vërtetë. Jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët.

Së fundmi, si shkon jeta sentimentale, jeni ende single, sepse për fansat e tu kjo është e pabesueshme, duke qenë se ka me qindra meshkujt që “vdesin” për ty.

Hahhaha, po ku janë aman ata meshkuj që vdesin për mua?! Hahaha, bëj shaka se jam ende single.

Planet në vijim në fushën e muzikës?

Jam duke punuar për këngë të reja që do të lançohen në muajin nëntor. Ju falënderoj shumë për intervistën dhe përshëndes shumë fansat e mi, kudo që ndodhen. Ju them thjesht, Love, Genta!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?! Empty
MesazhTitulli: Re: Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?!   Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?! EmptyTue Oct 12, 2010 12:47 am

me ka pelqy shumm amo agn clip fundit shkun tund spo me pelqen e egzagjeru pak me sekna palidhje nje minus per muaa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?! Empty
MesazhTitulli: Re: Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?!   Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?! EmptyWed Oct 13, 2010 1:22 am

Kur po ju bjen pak fama,tani po mundohen me u ngrit perseri me do veprime ekstreme duke mendu se ato veprime e ngritin perseri ne maje te toplistave :S.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
Sponsored content




Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?! Empty
MesazhTitulli: Re: Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?!   Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Genta Ismajli: Jam single, ku janë ata meshkuj që vdesin për mua?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Aksidentohet Genta Ismajli
» Genta Ismajli: Shpresoj të jem në Eurovizion
» Genta Ismajli ndahet nga Miloti
» Genta Ismajli ne Suedi per kengen e re
» Genta Ismajli në duet me Labinot Tahirin
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum