Ishte një burrë dhe kishte katër djem.

Ai dëshironte që ti mësojë fëmijët e tij që të mos gjykonin shpejt. Kështu ai i çoi në një kërkim, që të shkojnë të vështrojnë një pemë dardhe që ishte në një distancë tepër të largët.

Djali i parë shkoi gjatë stinës së dimrit;
I dyti në pranverë;
I treti në verë dhe
Djali më i ri në vjeshtë.

Pasi shkuan që të kryenin detyrën, kur u kthyen, babai i thirri të gjithë djemtë që të përshkruanin atë që kishin vështruar gjatë gjithë kohës.

Djali i parë tha që pema ishte e shëmtuar, e përkulur dhe e përdredhur.

Djali i dytë tha që pema ishte e mbuluar me gonxhe të gjelbërta dhe e mbushur përplot me shpresë.

Djali i tretë shprehu mospajtimin: ai tha që pema kishte lulëzuar, kishte një aromë të ëmbël dhe dukej shumë e bukur. Ishte gjëja më e hijshme që kishte parë deri më atëherë.

Djali i fundit nuk u pajtua me asnjërin prej vëllezërve të tij: Ai tha që pema ishte e pjekur dhe e përkulur, përplot jetë dhe shumë afër përfundimit.

Pasi që i dëgjoi të gjithë djemtë babai u shpjegoi djemve të tij se të gjithë ishin në të drejtë, por ata kishin vështruar pemën vetëm se në një stinë të jetës së saj.

Ai u tha atyre që nuk mund të gjykoni pemën apo ndonjë person vetëm se në një stinë dhe esencën e asaj çka janë në realitet, kënaqësinë, harenë dhe dashurinë e asaj çka vjen nga jeta mund që të matet vetëm në fund kur të gjithë stinët të kenë kaluar dhe mbaruar.

- Nëse dorëzohesh në dimër
- Atëherë do të humbasësh shpresën e pranverës,
- Bukurinë e verës
- Përmbushjen e vjeshtës tënde.

Mos lejo që vuajtja e një stine të të shkatërrojë lumturinë e stinëve tjera.Mos e gjyko jetën vetëm se në stinët e vështira.

Bëju durimtar ndaj rrugëve të vështira të jetës dhe me me siguri që kohë më të mira kanë për të ardhur. Dëshiro frymëzimin përpara se të shuhesh!

Jeto modest!
Dashuro me bujari!
Kujdesu fort!
Fol ëmbël !

Tjerat gjera lëri në Dorën e Zotit.

- Lumturia ju bën të ëmbël!

- Dëshpërimi ju bën të njerëzishëm!

- Sprovat ju mbajnë të fortë!

- Dështimet ju bëjnë të përulur!

- Suksesi ju bën që të shkëlqeni!

Por mos harro se vetëm Zoti është Ai që të mban të gjallë në jetë
!


Mos gjyko shpejt!  Apricot