www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Marnhac: Për drejtësi nevojitet kohë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Marnhac: Për drejtësi nevojitet kohë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Marnhac: Për drejtësi nevojitet kohë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Marnhac: Për drejtësi nevojitet kohë Empty
MesazhTitulli: Marnhac: Për drejtësi nevojitet kohë   Marnhac: Për drejtësi nevojitet kohë EmptySat Oct 30, 2010 12:31 am

Marnhac: Për drejtësi nevojitet kohë 29marnak_4

Prishtinë, 29 tetor - Shefi i ri i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, ka thënë në një intervistë për Kosovapress se misioni që ai drejton në bashkëpunim me institucionet e Kosovës janë duke punuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe se duhet pritur edhe pak për të parë rezultatet që do të arrihen në këtë drejtim.
Marnhac flet për tri prioritete e punës së tij, të cilat janë përmirësimi dhe vendosja prezencës së EULEX-it në veri, objektivi dytë është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit kudo në Kosovë, kurse prioriteti tretë është monitorimi, mentorimi dhe këshillimi.
Unë nga pararendësi im, gjenerali Kermabon, tha Marnhac, kam trashëguar një mision mirë të vendosur tanimë, i shtrirë në tërë Kosovën, çfarë fillimisht nuk ishte aq e lehtë për t’u bërë, por sot është realizuar. Gjithsesi, kujtoj që tani ka ardhur koha për ndryshim në mënyrën sesi do të zhvillohen punët tani e tutje. Sa i përket prioriteteve, siç ato qëndrojnë aktualisht, dhe siç edhe do të mund të pësonin ndryshime gjatë javëve që vijnë, meqë siç e thashë do të di më mirë se si rendin punët brenda misionit. Kam tri prioritete kryesore: përmirësimin dhe vendosjen e prezencës sonë evidente në veri, me qëllim të krijimit të sundimit të ligjit dhe funksionalizimit të tij si një tërësi. Objektiva e dytë është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit kudo në Kosovë. Kjo ngaqë shtetet anëtare të BE-se dhe shtetet evropiane bëjnë përpjekje, monetare dhe kadrovike, për të realizuar këtë mision, prandaj edhe ata presin që në këtë çështje të ketë rezultate konkrete të arritura.
Prioriteti i tretë është ajo çfarë ne e quajmë MMK: monitorimi, mentorimi dhe këshillimi. Marnhac përmendi në këtë intervistë si qëllim të tij të parë të shkoj në veri, “sepse nuk kam qenë atje tani dy vjet”, që të sheh nga afër sesi qëndron puna atje. Ideja konsiston në atë që të kemi prani të shtuar, dhe jo vetëm prani, por edhe dukshmëri të shtuar, dhe dua që njerëzit atje të njihen më për së afërmi me praninë tonë atje dhe të njohin më shumë punët që ne do t’i bëjmë atje, në të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe punët me policinë e përbashkët atje; do të vizitoj edhe gjykatën atje dhe të shohim sesi mund të përmirësojmë mbarëvajtjen e punëve atje. Gjithashtu dua që ta adresoj krimin atje, aktivitetet kriminale që zhvillohen atje, sepse e di që edhe kjo ndikon në jetesën e popullatës atje. Qëllimi është të rrisim praninë, dhe të shoh sesi mund të rris praninë, zbarkimin e stafit tonë atje në baza ditore të rregullta, gjatë ditës, por edhe gjatë natës nëse kjo është e domosdoshme, sqaroi Marnhac.
Rreth shqetësimeve të Kosovën nga prania strukturave paralele serbe në veri, Marnhac tha se ai nuk do të merret me aspektin politik të çështjes “sepse nuk është pjesë e mandatit tim, e as e misionit tim”, por do të shikoj se çfarë është duke ndikuar në jetën e qytetarëve si rrjedhojë e veprimtarive kriminale. Qëllimi im është që të identifikoj disa fusha ku ka apo ku dyshojmë të ketë aktivitete joligjore dhe të mundohemi që fillimisht t’i trajtojmë ato, dhe pastaj hap pas hapi të shohim se si mund t’i zgjerojmë këto trajtime. Kjo i ngjason hedhjes së vajit, ku ai përhapet në mënyrë progresive, pra hap pas hapi, por mos pritni nga unë që të angazhohem në ndonjë dimension politik të kësaj çështjeje sepse, e përsëris, se kjo është jashtë mandatit tim.
I pyetur nëse ka ardhur koha që t’i jepet fund monitorimit ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës, Marnhac u përgjigj se është e vështirë të bëhet një parashikim, por mendoj se tashmë ekziston një numër i fushave ku ne tashmë e kemi bërë apo jemi gati për të bërë bartjen e kompetencave tona ekzekutive tek institucionet kosovare, ndërsa ka edhe fusha të tjera për të cilat sigurisht se do të nevojitet më shumë kohë. Besimi nga bashkësia ndërkombëtare nuk është një diçka që thjesht e deklaroni dhe thoni se e keni, por ai duhet të fitohet, u shpreh Marnhac. Nëse Kosova, ashtu siç unë e besoj dhe siç e ka thënë edhe kryeministri shpesh herë, dëshiron të bashkohet në komunitetin euroatlantik, Kosova duhet ta fitojë besimin e këtij komuniteti duke e dëshmuar kapacitetin e saj.
Rreth nivelit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit në Kosovë si dhe luftimit të tyre Marnhac rikujtoi se nuk do të ketë përmirësim të gjendjes ekonomike nëse nuk do të ekzistojë një kuadër i fortë ligjor. Kur flasim për krimin e organizuar dhe korrupsionin, ne flasim për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në këtë kuadër ligjor, që do të thotë se kjo pastaj ndikon në besimin e investuesve të huaj për të bërë biznes me Kosovën dhe kësisoj të përmirësohet gjendja ekonomike. Kjo ndërlidhje duhet të ekzistojë në mendjet e secilit, sepse ne nuk po e luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin vetëm, sepse janë krim i organizuar dhe korrupsion si parime, por për shkak se këto ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e secilit qytetar në tërë Kosovën. Kjo mendoj se duhet të thuhet zëshëm.
Para disa muajve është formuar Task forca antikorrupsion në bashkërendim me institucionet kosovare, kurse para disa kohëve është propozuar nga institucionet që të krijohet një task forcë e ngjashme kundër krimit të organizuar, në bazë të modeli të njëjtë të Task forcës anti korrupsion, sepse ne kemi premtuar këtë vazhdimisht. Në Kosovë, i tha Kosovapressit Marnhac, ka njerëz të zotë në kuadër të institucioneve kosovare për të kryer punën, ka policë të zotë, ka hetues të zotë, ka prokurorë të zotë, të cilët po punojnë me shumë zell në këto çështje.
Mendoj se ajo për të cilën duhet të pajtohemi është se për çdo veprim ligjor ekziston koha e caktuar, dhe kjo kohë nuk do të thotë të jetë koha e mediave apo koha e opinionit të gjerë, sepse ne jetojmë në një vend ku gjithçka shkon shpejt. Drejtësia nuk do të thotë patjetër se duhet të bëhet shpejt, edhe në vendet tona, p.sh në vendin tim kërkohet kohë.
“Vetëm duhet të pritni edhe pak. E di se keni pritur gjatë, por dua të theksoj se këta njerëz po punojnë shumë dhe se do të ketë rezultate. Me rëndësi është që të gjithë njerëzit, pavarësisht nëse jetojnë në veri apo në jug, duhet ta dinë se nëse në një moment të caktuar e kalojnë vijën e ligjit, atëherë ata do ta vejnë veten në situatë qe të ballafaqohen me ndonjë veprim ligjor”, u shpreh Xavier Bout de Marnhac në intervistën dhënë Kosovapressit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Marnhac: Për drejtësi nevojitet kohë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Becekenbaur: Nuk na nevojitet Dzeko
» Silva Gunbardhi diplomohet per drejtesi
» De Marnhac takon strukturat paralele, synon ta shtrijë pushtetin në veri
» Adelina Ismajli vendoset në Francë dhe fillon studimet për drejtësi
» Renzo Daviddi: Nevojitet përparim i mëtutjeshëm i të drejtave të njeriut
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum