www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


De Marnhac takon strukturat paralele, synon ta shtrijë pushtetin në veri  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


De Marnhac takon strukturat paralele, synon ta shtrijë pushtetin në veri  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 De Marnhac takon strukturat paralele, synon ta shtrijë pushtetin në veri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

De Marnhac takon strukturat paralele, synon ta shtrijë pushtetin në veri  Empty
MesazhTitulli: De Marnhac takon strukturat paralele, synon ta shtrijë pushtetin në veri    De Marnhac takon strukturat paralele, synon ta shtrijë pushtetin në veri  EmptyFri Nov 05, 2010 9:38 pm

De Marnhac takon strukturat paralele, synon ta shtrijë pushtetin në veri  Marnhak4

Prishtinë, 5 nëntor - Xavier Bout de Marnhac takon pjesëtarë të strukturave paralele në Mitrovicë, për të dërguar mesazhin se misioni që ai drejton, EULEX, së bashku me autoritetet kosovare dhe ato të KFOR-it, do ta shtrijë pushtetin në çdo skaj të veriut të Kosovës që kontrollohet nga strukturat ilegale serbe.
Takimet janë konfirmuar nga serbët në pjesën veriore të Mitrovicës, por nuk janë konfirmuar e as diskutuar nga EULEX-i.
Burime të gazetës kanë bërë të ditur se shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, ka takuar të enjten mbrëma njërin prej përfaqësuesve të strukturave ilegale serbe, Radenko Nedelkoviq, i ashtuquajtur kryeshef i rrethit, për t’i thënë se në veri do të funksionalizohen doganat, gjykatat dhe do të vendosen rendi dhe ligji.
“Takimi është zhvilluar në picerinë ‘NR. 1’, në pjesën veriore të Mitrovicës. Aty është diskutuar për vendosjen e rendit dhe të ligjit në mes të shefit të EULEX-it dhe Radenko Nedelkoviqit, që është nga strukturat paralele të Serbisë në veri”, ka thënë burimi i gazetës.
Autoritetet e përbashkëta ndërkombëtare e vendëse kanë nisur zbarkimin më seriozisht më 6 tetor të këtij viti në pjesën veriore të Mitrovicës. Që nga ajo kohë, kur janë zotuar tre krerët e organeve të rendit, të Policisë së Kosovës, asaj të EULEX-it dhe KFOR-it, janë shtuar forcat e sigurisë dhe patrullime të përbashkëta të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të policëve të EULEX-it. Ky aksion është rezultat i paralajmërimeve të krerëve të strukturave të sigurisë në Kosovë për planin e ngritjes së nivelit të sigurisë në rajon me theks të veçantë në veri.
Këto janë aktivitete të ndërlidhura me kontrollimet e shtuara, duke përfshirë këtu vendosjen e pikave statike, kontrollin ndaj automjeteve, personave etj. Ajo që më së shumti bie në sy është kryerja e punëve në mënyrë të përbashkët të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të policëve të EULEX-it.
Banorët shqiptarë të veriut kanë mirëpritur një aksion të tillë të përbashkët të policëve kosovarë dhe atyre ndërkombëtarë të EULEX-it, duke u shprehur të jenë më të relaksuar për praninë e shtuar të këtyre forcave të sigurisë në veri.
Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, i cili nuk ka shumë javë që ka ardhur në krye të misionit evropian në Kosovë, është parë si shenjë pozitive për ndërrimin e qasjes së EULEX-it ndaj asaj pjese të Kosovës.
Për këtë çështje De Marnhac është thënë se do ta kalonte natën të enjten në një hotel në veri të Mitrovicës, ndërkaq të premten qysh në mëngjes do të nisë takimet me krerët e tjerë serbë.
Burime të gazetës kanë thënë se shefi i EULEX-it do të takohet me sekretarin shtetëror në Ministrinë Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, në orën 8:30, në veri të Mitrovicës. Sipas burimeve, edhe Ivanoviqit, si përfaqësues i Qeverisë së Serbisë, do t’i bëhet e qartë se edhe në veri do të shtrihet dora e shtetit.
Takimin me shefin e EULEX-it e ka konfirmuar të enjten vetë Oliver Ivanoviqi nëpërmjet telefonit. Ai i ka thënë gazetës se do të interesohet nga shefi i ri i EULEX-it se cila është qasja e tij ndaj veriut të Kosovës.
“Mua me intereson çfarë masash do të ndërmarrë EULEX-i në veri. Unë jam fort i interesuar për vendosjen e rendit dhe të ligjit dhe për misionin e shefit të ri të EULEX-it. Më intereson për policinë, doganat, rendin, për funksionalizimin e EULEX-it”, ka thënë Ivanoviq nëpërmjet telefonit.
Ai ka thënë se do të interesohet edhe për aksionet e policisë në veri që kanë nisur në ditët e fundit të misionit të Yves de Kermabonit, si shef i EULEX-it.
“Unë jam në favor të vendosjes së rendit dhe të ligjit jo veç në veri, por në gjithë Kosovën”, ka thënë Ivanoviq.
Ndërkohë gazeta nuk ka mundur të merrte konfirmim zyrtar nga EULEX-i të enjten në mbrëmje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

De Marnhac takon strukturat paralele, synon ta shtrijë pushtetin në veri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» UNMIK-u takohet me strukturat paralele, EULEX-i nuk ftohet
» Marnhac: Për drejtësi nevojitet kohë
» Eksponentët e Nikoliqit e Koshtunicës qeverisin komunën paralele në Mitrovicë
» ‘Fryma e Re’ takon ambasadorin Dell
» Obama takon Netanjahun
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum