www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kurti: Vetëvendosje aspiron bashkimin me Shqipërinë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kurti: Vetëvendosje aspiron bashkimin me Shqipërinë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kurti: Vetëvendosje aspiron bashkimin me Shqipërinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Kurti: Vetëvendosje aspiron bashkimin me Shqipërinë Empty
MesazhTitulli: Kurti: Vetëvendosje aspiron bashkimin me Shqipërinë   Kurti: Vetëvendosje aspiron bashkimin me Shqipërinë EmptyFri Nov 05, 2010 9:41 pm

Kurti: Vetëvendosje aspiron bashkimin me Shqipërinë AlbinKuti-intervist34

Prishtinë, 5 nëntor – Edhe kur të marrë pushtet, Albin Kurti premton të mbetet i njëjti. Njeriu që nuk pranonte sistemin, bashkë me “Vetëvendosjen”, lëvizje të cilën e drejton, ka vendosur t’i rreket garës për t’u vënë në krye të shtetit, duke garuar në zgjedhjet e 12 dhjetorit, por ka thënë se nuk po shkon në institucione për të ndryshuar veten. Po shkon për t’i ndryshuar institucionet.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Kurti, që pritet t’i prijë listës së kandidatëve për deputetë të lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se fitorja e tyre nuk paraqet fitore të njerëzve, por të konceptit të Vetëvendosjes.
E, për konceptin ka folur gjatë.
Pasi ka këmbëngulur që Kosova duhet ta ketë të drejtën në vetëvendosje, ka shprehur qëllimin e ndryshimeve kushtetuese që duhet bërë. Posaçërisht të nenit që ia ndalon Kosovës bashkimin me ndonjë shtet tjetër. Bindja që ka shprehur është se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë përbën interes ekonomik dhe të sigurisë.
Por, lëvizja e tij nuk ka mundur t’i bashkojë në një koalicion parazgjedhor subjektet politike që për kauzë kanë bashkimin me Shqipërinë. Madje, Lëvizja për Bashkim e ka pandehur Vetëvendosjen se është bërë pengesë. Kurti ka thënë se programi politik i Vetëvendosjes ka 100 pika të ndryshme dhe se për çfarëdo bashkëpunimi me të tjerët, përputhja programore dhe besimi i ndërsjellë nuk shteret vetëm te çështja e bashkimit kombëtar.
Prandaj, lista e kandidatëve do të jetë vetëm e njerëzve të Vetëvendosjes. Ajo do të jetë sipas rendit alfabetik. Kurti ka thënë se lëvizja që i prin, angazhohet për një depersonalizim të politikës dhe për një politizim të publikut.
Në këtë intervistë Albin Kurti ka dhënë arsyet pse nuk do të hynte në asnjë rrethanë në koalicion me partitë që deri tash kanë hyrë dhe dalë nga qeveria, dhe ka treguar kushtet që kanë për të bashkëqeverisur me ndonjë parti që akoma s’e ka kërkuar pushtetin.
Ka pasur një pyetje që s’i ka dhënë përgjigje: punët që do të bënte në 100-ditëshin e parë, sikur të drejtonte qeverinë.
Por, është përgjigjur në të tjera që lidhen me mënyrën se si do të qeveriste Vetëvendosja. Ka folur për 11 fusha ku drejtësia do të duhej aktivizuar, për mënyrën se si do të shtrihej kontrolli në veri dhe për rishikim të dy proceseve të rëndësishme, decentralizimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve publike. Ka folur edhe për embargon që do t’u vinte prodhimeve serbe dhe për kushtet që do të duhej plotësuar Serbia për të dialoguar me Kosovën.
Vetëvendosja deri më tani ka krijuar 22 këshille për zhvillimin e qendrave të kësaj lëvizjeje në 22 komuna, gjithandej nëpër Kosovë.

“Ne kemi një rritje më të madhe sesa kurdoherë më parë. Ky është një trend i vazhdueshëm në javët e muajt e fundit, që besoj se do të vazhdojë”, është shprehur Kurti në inertvistën për “Kohën Ditore”. Sipas tij, Lëvizjes Vetëvendosje janë duke iu bashkuar edhe njerëz të profileve të ndryshme. Qëllimi i organizimit tonë është që në çdo strukturë të re që po e krijojmë, njerëzit aty të jenë të të gjitha vendbanimeve, të të gjitha moshave, por edhe të të gjitha profileve e profesioneve.
“Fitorja e lëvizjes Vetëvendosje nuk do të jetë thjeshtë fitore e njerëzve të saj, por fitore e konceptit të Vetëvendosjes”, ka thënë ai. Kurt është kategorik: Ne kërkojmë që Kosova ta ketë të drejtën t’i bashkohet një shteti tjetër, përkatësisht Shqipërisë. Kjo e drejtë paraqet aspektin e jashtëm të së drejtës për vetëvendosje. “Mbi të gjitha, le të mos harrojmë që populli shqiptar, që është shumicë dërmuese, është pjesë e kombit shqiptar, i cili është ndarë padrejtësisht nga të tjerët një shekull më parë. Kufijtë që i ndajnë shqiptarët janë kufij të dhunshëm dhe nuk do të duhej që ne t’i trajtonim thuajse janë tanët”, është shprehur ai. Për kandidatët që do të garojnë për poste parlamentare, Kurti ka zbuluar “fshehtësinë” e lëvizjes që i prin. “Lista e kandidatëve të lëvizjes sonë do të jetë sipas rendit alfabetik. Qytetarët le të zgjedhin, qytetarët le të vendosin. Kulturën e re politike në Kosovë duhet ta fillojmë e ndërtojmë me shembullin tonë”.
Rreth brengës kryesore të Kosovës, veriut të vendit, Kurti ka një formulë: “Veriu i Kosovës do të mund të integrohej atëherë kur vendosen Doganat e Policia e Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31, kur do t’ua pamundësonim veprimin strukturave të Serbisë në Kosovë, jo vetëm në veri. Në të njëjtën kohë ne angazhohemi që t’i kthejmë të gjithë shqiptarët e dëbuar në veri, e që të mos lejojmë që Serbia të blejë prona të shqiptarëve atje.”
Ndërkaq për Planin Ahtisaari, thotë: Nëse duam të bëhemi shtet normal, sovran e demokratik, shtet i të gjithë qytetarëve e për të gjithë qytetarët pa dallim, nuk duhet të bazohemi në Planin e Ahtisaarit që na shpërfytyron dhe defunksionalizon sipas modelit të Bosnjës. Pushteti në Kosovë po trashet kurse shteti po zvogëlohet – ekonomikisht përmes privatizimit neoliberal, ndërkaq territorialisht përmes negociatave me Serbinë. Plani i Ahtisaarit vetëm sa i kontribuon kësaj” (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Kurti: Vetëvendosje aspiron bashkimin me Shqipërinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kurti: Angazhohem për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë
» Albin Kurti beson në bashkimin e shqiptarëve
» Shqiptarët të paqartë për bashkimin Shqipëri-Kosovë
» Kurti: Jo bisedime me Serbinë
» Teuta Kurti, Së shpejti martohem
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum