www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rezarta Shkurta: “Rozana Radi më tha: ‘Do të shkarravis’”   Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rezarta Shkurta: “Rozana Radi më tha: ‘Do të shkarravis’”   Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rezarta Shkurta: “Rozana Radi më tha: ‘Do të shkarravis’”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Rezarta Shkurta: “Rozana Radi më tha: ‘Do të shkarravis’”   Empty
MesazhTitulli: Rezarta Shkurta: “Rozana Radi më tha: ‘Do të shkarravis’”    Rezarta Shkurta: “Rozana Radi më tha: ‘Do të shkarravis’”   EmptyThu Dec 09, 2010 10:24 pm


Rezarta Shkurta: “Rozana Radi më tha: ‘Do të shkarravis’”   1190799263-rezarta-shkurta

Ajo ka një problem, që nuk e fsheh dot natyrën e saj të dhunshme, madje edhe para policëve, pasi në prezencë të tyre tentonte të më godiste përsëri. Mjafton të kujtojmë disa momente domethënëse nga e kaluara e saj në marrëdhënie me koleget. Ajo është zënë pothuajse me të gjitha këngëtaret. Me Ingrid Gjonin është zënë shumë keq, me Gretën, me Çiljetën, me Ronelën. Ajo është një provokuese e lindur, e shqetëson suksesi i të tjerëve, bëhet keq…
Në një intervistë për “Panorama”, këngëtarja Rezarta Shkurta pretendon se është vetëmbrojtur në përplasjen fizike me Rozana Radin. Sherri i nisur vitin që shkoi në kohën kur Rezarta dhe Rozana ndodheshin në “Vip Shtëpia”, dukej sikur ishte fashitur në “Kënga Magjike”. “E urova për këngën, nuk i kërkova falje”, thotë Rezarta Shkurta, duke mohuar deklaratat e fundit të Rozana Radit. Sipas Rezartës, pikërisht këto deklarata ishin bërë shkak i sherrit me fjalë, fillimisht në Facebook, e më pas me përplasje fizike mes dy këngëtareve. Rezarta Shkurta tha se pasi Rozana kishte kërkuar ta takonte pas mesnate më 6 dhjetor 2010, ajo kishte shkuar me të shoqin, Ermal Hoxha, duke qenë se ishte orë e vonë dhe natë. Rezarta mohon që i shoqi të ketë qenë pjesë e dhunës, madje pohon se policia ka qenë në vendngjarje, kur Ermal Hoxha ka hyrë për të ndarë këngëtaret që po qëlloheshin me grushte mes tyre.
Rezarta, në media është shkruar për sherrin mes teje dhe Rozanës, është publikuar dhe deklarata që kjo e fundit ka dhënë në polici. Mund të na përshkruash momentet që çuan deri në këtë ngjarje paksa ekstreme për dy vajza dhe akoma më të pazakontë për dy artiste?
Ngjarja është e pazakontë në momentin që përfshihet emri im, ndërkohë që për Rozanën kjo nuk është hera e parë dhe kam përshtypjen se bëmat e kësaj natyre të Rozit nuk çudisin më askënd. Mbas zënkave, natyrisht të provokuara prej saj, tek “Vip Shtëpia”, unë vendosa që të bëja një gjest fisnik si për t’i dhënë një mesazh se nuk është mirë as për mua dhe as për të që ne të mos demonstronim qytetari, pasi publiku duhet të fokusohet tek arti që ne bëjmë dhe jo tek skandalet. Kështu, gjatë netëve të festivalit “Kënga Magjike”, unë shkova dhe e urova për këngën, por nuk i kërkova falje, siç tha ajo tek programi “Zonë e lirë”, pasi për të kërkuar falje duhet të ndihesh fajtore.

Më pas, ajo e mori këtë gjest tëndin si dobësi, apo si një veprim të zgjuar?
Pa diskutim që e mori si dobësi, pasi komentet që ajo bëri në programin e Çanit treguan pikërisht këtë. Pra, unë aty kuptova që nuk ia vlen të tregosh tolerancë me një njeri, i cili as që e ka në fjalor këtë fjalë fisnike.
Si vazhdoi më pas?
Më pas unë i shkrova në adresën e saj në Facebook, duke i thënë që më erdhi shumë keq që ajo gënjeu. Këtu dialogu mes nesh filloi të rëndohet dhe Rozana nuk kurseu asnjë fjalë nga fjalori i saj vulgar. Më ka shkruar gjëra shumë të rënda dhe fyese, që do të provokonin këdo, edhe sikur të ishte prej guri.
Çfarë të ka shkruar konkretisht, nëse mund të na thuash?
Ajo shkruante e bindur se do më mposhtte me fjalë dhe mbi të gjitha kishte si qëllim të më frikësonte. Më pas më tha “Hajde të të takoj dhe do e shohësh ti po nuk të shkarravita!”. Mirëpo, ajo nuk e mendoi se unë do të shkoja me të vërtetë. Kur u takuam, në një situatë shumë të rënduar psikologjike, ishte e pamundur që të flisnim si njerëz dhe biseda degjeneroi në dhunë fizike. Vendin e fjalëve e zunë goditjet nga të dyja, por fati më ndihmoi në këtë rast, pasi për shkak të gjatësisë time, unë e kisha më të lehtë që të mbrohesha.
Ajo në deponimin e saj ka thënë që ti je ndihmuar nga bashkëshorti yt, Ermali. Si është e vërteta?
Në fakt, ajo gënjen kur e thotë këtë. Ermali vendosi të më shoqëronte meqenëse ishte natë dhe kur pa që zënka mori ato përmasa, erdhi që të na ndante, vetëm kaq. Të tjerat janë gënjeshtra të saj.
E kujt ishte ideja për të denoncuar në polici?
Në ato momente kaloi rastësisht një makinë policie, madje tamam në momentin kur Ermali po na ndante.
Po në komisariat si u soll Rozana?
Ajo ka një problem, që nuk e fsheh dot natyrën e saj të dhunshme, madje edhe para policëve, pasi në prezencë të tyre tentonte të më godiste përsëri. Mjafton të kujtojmë disa momente domethënëse nga e kaluara e saj në marrëdhënie me koleget. Ajo është zënë pothuajse me të gjitha këngëtaret. Me Ingrid Gjonin është zënë shumë keq, me Gretën, me Çiljetën, me Ronelën. Ajo është një provokuese e lindur, e shqetëson suksesi i të tjerëve, bëhet keq…
Tani që kanë kaluar dy ditë nga ngjarja, çfarë mendon për të gjithë këtë që ndodhi, a mund të ishte evituar dhuna?
Të lutem më lejo që të ta drejtoj edhe unë ty një pyetje; nëse dikush të shan dhe të provokon në çdo moment, përpiqet të të ulë dhe të të ofendojë orë e çast dhe nuk ka absolutisht asnjë arsye njerëzore në botë që ta bëjë të pushojë, çfarë do të kishe bërë? Pavarësisht se jemi artistë, mos harroni se jemi prej mishi dhe gjaku, madje pikërisht për këtë arsye jemi edhe më të ndjeshëm. Mua në gjithë këtë histori më vjen keq për prindërit e mi, për bashkëshortin, pasi ata shqetësohen kur shohin se njeriu i tyre i dashur përfshihet në histori të tilla. Sa për Rozin, nuk e di, po mbase ajo mendon se suksesi mund të arrihet edhe në këtë mënyrë, sepse ndryshe nuk mund të shpjegohet agresiviteti dhe dhuna që ajo ka gjithmonë gati për këdo. Ajo edhe këto momente i shfrytëzon për të qenë në qendër të vëmendjes. Mjafton t’ju them një detaj. Ajo pardje shkoi në komisariat me paparac me vete, imagjinoni se çfarë kalkulatoreje është. Në fund doja të thosha vetëm një gjë, më vjen keq për të gjithë dashamirësit e mi, të cilët janë të detyruar të dëgjojnë histori të tilla ku përfshihet emri im, por për fat të keq, disa gjëra janë të paevitueshme.
Rozana: Rezarta dhe i shoqi më dhunuan
TIRANE – Rozana Radi akuzon se Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj kanë ushtruar dhunë ndaj saj pas mesnatës së diel, më 6 dhjetor 2010. “Rezarta më dhunoi fizikisht me gjithë bashkëshortin”, ka thënë Rozana dje për gazetën ‘Panorama’. Këngëtarja Rozana Radi nuk pranoi të prononcohet me detaje, duke thënë se ngjarjen e kishte përshkruar me të gjitha hollësitë në polici dhe nuk kishte asgjë për të shtuar. Ajo është e alarmuar, pasi ka probleme nga goditja tek njëri sy, madje nuk arrin të shohë mirë me të. Sipas policisë, Rozana Radi ka një shenjë të zezë në syrin e djathtë, që gjatë kallëzimit ka pretenduar se i është bërë në përleshje me grushte me Rezarta Shkurtën. Rozana Radi theksoi se nuk është e vërtetë që e ka goditur Rezarta Shkurtën, pasi ajo nuk i dha kohë të vetëmbrohej sepse sapo hapi derën e makinës, iu sul me grushte. “Unë dola për të folur, siç mund të flasin dy femra. Ku ta dija unë që ajo kishte marrë edhe burrin me vete për të më dhunuar? – pyet Rozana. – Si ka mundësi që gënjen në mënyrë kaq të pafytyrë që gjasme e paskam goditur unë? E çfarë jam unë që t’u bëj ballë dy njerëzve që njëkohësisht ushtrojnë dhunë mbi mua?”, vazhdoi më tej këngëtarja. Ajo tha se nuk dëshiron të flasë në detaje, pasi edhe gjendja shëndetësore e saj nuk është e mirë.
Hetim në gjendje të lirë këngëtareve
TIRANE – Policia ka nisur ndjekjen penale me akuzën e dëmtimeve të tjera me dashje ndaj dy këngëtarëve. Shkak i hetimit të dyanshëm është fakti se dy këngëtaret kanë depozituar kallëzim ndaj njëra-tjetrës në komisariatin e policisë. Ndërkohë, dosja do të përcillet në prokurori për akuzën në fjalë, ku pritet që gjatë hetimit, dy këngëtaret të thirren përsëri për të dhënë sqarime në lidhje me ngjarjen. Sipas burimeve nga hetimi i çështjes, dëshmitë e dy këngëtareve janë diametralisht të kundërta, ndaj po shikohet mundësia e pyetjes së dëshmitarëve të tjerë, persona të tretë. Po kështu, grupi hetimor tha se është në pritje edhe të raporteve mjekësore, të cilat do të zbardhin shkallën e dëmtimeve fizike që kanë pësuar dy këngëtaret pjesëmarrëse në përleshjen me grushte, që ka ndodhur të dielën e javës së shkuar, pas mesnate.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Rezarta Shkurta: “Rozana Radi më tha: ‘Do të shkarravis’”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Rezarta Shkurta rreh Rozana Radin…
» Fotot nudo, Rozana Radi fajëson Rezarta Shkurtën?!
» Rozana Radi ben operacion
» Rezarta Shkurta në një set fotografik joshës
» Rezarta Shkurta thirret në prokurori
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum