www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rritet gatishmëria e serbëve për pjesëmarrje në zgjedhje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rritet gatishmëria e serbëve për pjesëmarrje në zgjedhje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rritet gatishmëria e serbëve për pjesëmarrje në zgjedhje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Rritet gatishmëria e serbëve për pjesëmarrje në zgjedhje Empty
MesazhTitulli: Rritet gatishmëria e serbëve për pjesëmarrje në zgjedhje   Rritet gatishmëria e serbëve për pjesëmarrje në zgjedhje EmptyFri Dec 10, 2010 9:58 pm

Rritet gatishmëria e serbëve për pjesëmarrje në zgjedhje Serbet---cagllavica4
Prishtinë, 10 dhjetor – Është rritur gatishmëria e serbëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit, ka thënë Seska Stonajloviq, nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd.
Gjatë konferencës së tretë lidhur me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit, të mbajtur të enjten, në Qendrën Mediale në Çagllavicë, pos që është bërë apel për pjesëmarrje të serbëve, është vlerësuar që njëkohësisht në krahasim me zgjedhjet e kaluara është rritur gatishmëria për pjesëmarrje.
Seska Stonajloviq, nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, që kishte ardhur në vend të Sonja Biserkos, për të cilën është thënë se i ishte dashur të udhëtonte urgjentisht për në Sarajevë, ka vlerësuar se rrethanat e reja kanë ndikuar që të krijohet një qasje tjetër e serbëve.
“Kanë ndodhur disa çështje të mëdha, të cilat në një formë apo tjetër kanë ndryshuar gjërat”, ka thënë Stonajloviq.
“Çështja e parë është Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pastaj Rezoluta të cilën Serbia së bashku me Unionin Evropian e ka dorëzuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe natyrisht edhe paralajmërimi i dialogut Prishtinë-Beograd dhe në kontekst të këtyre rrethanave të reja është me rendësi që serbët të veprojnë si subjekte autonome politike”, ka shtuar më tutje ajo.
Sipas saj, me pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare serbët po vazhdojnë të konstituohen si subjekte relevante politike dhe aktorë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e tyre në Kosovë.
“Serbët po janë gjithnjë e më shumë të vetëdijshëm se Beogradi në mënyrë ekonomike po fundoset. Kjo, sepse kriza ekonomike ka lënë pasoja të mëdha dhe ka ndikuar që të kuptohet se fondet me të cilat Beogradi i ka mbajtur iluzionet e serbëve, nuk do të zgjasin përgjithmonë”, ka thënë përfaqësuesja nga Komiteti i Helsinkit.
Stonajloviq, duke folur për përkrahjen që u është dhënë projekteve të serbëve në Kosovë, ka përmendur edhe vizitën që i është bërë Graçanicës nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Clinton.
Ndërsa Miljenko Dereta, drejtor i Iniciativave Qytetare në Beograd, ka treguar se nga vizitat që u ka bërë serbëve që jetojnë në Kosovë, ka parë një inkurajim dhe është befasuar pozitivisht nga gatishmëria e tyre për pjesëmarrje në zgjedhje.
Përderisa ka përmendur se serbët kanë filluar ta kuptojnë realitetin e ri në Kosovë, Dereta e ka parë me sy pozitiv edhe qëndrimin e Beogradit.
“Ne e kritikojmë qeverinë tonë në përgjithësi, por në këtë moment duket që ka gjetur formulimin duke qenë mjaft e hapur, në mënyrë që askush të mos ndihet i kërcënuar nëse vendos të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe ky është një realitet i ri”, ka thënë Dereta.
Ai gjithashtu ka thënë se serbët duhet të tregojnë që nuk janë të kthyer me fytyrë nga Beogradi e me shpinë nga Prishtina, por t’u kthehet shpina Beogradit, kurse fytyra Prishtinës.
Kurse Dushan Bogdanoviq, nga fondi “Biljana Kovačević Vučo”, ka thënë se ka presione nga Beogradi, por presionet vijnë edhe nga serbët e veriut.
“Beogradi ende nuk është në situatë të tejkalojë këtë shkallë, e cila nuk është edhe aq e lartë dhe të ndërpresë që ta çojë veten në këmbë, kur janë në interes bashkëqytetarët e tyre, të cilët nuk jetojnë në kufi të Serbisë”, ka thënë ai.

Drejtori i Iniciativave Qytetare në Beograd, Miljenko Dereta, ka dënuar vrasjen e Shefko Sallkoviqit dhe plagosjen e Edin Islamoviqit, në veri të Kosovës.
Ai ka vlerësuar se ka ende persona që nuk janë pajtuar me realitetin në Kosovë, ndërsa nuk janë të gatshëm që t’i humbin pozitat e tyre.
“Mendoj se ata që e kanë linjën e fuqishme në veri, nuk do të dorëzohen lehtë dhe do t’i ndryshojnë qëndrimet e tyre lehtë”, ka thënë Dereta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Rritet gatishmëria e serbëve për pjesëmarrje në zgjedhje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Fule: Me zgjedhje të lira Kosovës i rritet kredibiliteti
» KQZ: Jemi gati për zgjedhje
» Rritet pirateria e librave elektronike
» KQZ-ja e gatshme për zgjedhje të parakohshme
» Serbët (s') dalin në zgjedhje
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum