www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Selami Kolonja: Nuk di të bëj tregti me këngën   Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Selami Kolonja: Nuk di të bëj tregti me këngën   Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Selami Kolonja: Nuk di të bëj tregti me këngën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Selami Kolonja: Nuk di të bëj tregti me këngën   Empty
MesazhTitulli: Selami Kolonja: Nuk di të bëj tregti me këngën    Selami Kolonja: Nuk di të bëj tregti me këngën   EmptyWed Dec 22, 2010 9:16 pm


“Unë nuk bëj muzikë për komerc, sepse nuk di të bëj tregti me këngën. Gjurmët e mira kanë hijeshi e të ligat ligësi. Kush shkel mbi parimet kulturore kombëtare pasuri mund të krijojë, por gjurmët e baltosura nuk shlyhen lehtë.



Atyre ‘këngëtarëve’ veç ka fi lluar t’u vijë turp nga vetvetja, sepse po e shohin veten çdo ditë në pasqyrë, ndërsa mua më duket vetja i pasur dhe kështu bashkë me këngët e popullit tim”, kështu shprehet, gjatë një intervistë për “Infopress”, këngëtari i mirënjohur shqiptar, nga Maqedonia, Selami Kolonja. Ai fl et për pjesëmarrjen e tij në edicionin e sivjetmë të festivalit të këngës në RTSH, për ëndrrën në sirtar, komplimentet e kritikat, familjen e shumëçka tjetër.

Ëndrra në sirtar.

Bashkimi i trojeve shqiptare. Por kjo nuk është ëndërr në sirtar, por është një e vërtetë reale që e dëshiron çdo shqiptar.


Nga Antigona Uka

Keni vendosur të merrni pjesë në festivalin e këngës në RTSH. A mund të na thoni se me çfarë kënge?

Kishte kaluar mjaft kohë që nga pjesëmarrja ime para kësaj here në Festivalin e Këngës në RTSH. Në të vërtetë, nuk është kjo dhe arsyeja që vendosa të marr pjesë këtë vit, por është kënga ajo që më nxiti e më rrëmbeu për ta çuar në këtë festival, si një nga evenimentet më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare.Tekstin dhe muzikën e shkrova vetë. Unë nuk jam poet, por atë që më ngacmon e më shtyn që ta them nuk ngurroj për ta thënë. Kënga titullohet “Ëndërr Kosove”, ku për simbolikë ka dashurinë si dashuri dhe historinë në retrospektivë të rreth 5 milionë shqiptarëve (kryesisht nga Kosova) për vendin e tyre të lënë nga gjenocidi e dhuna.

A prisni ndonjë çmim nga ky festival?

Të jem i sinqertë, kur e kam shkruar e muzikuar këngën nuk e kam menduar për ta çuar në ndonjë garë siç është festivali, por duke e vlerësuar lart këtë institucion, vendosa për ta prezantuar e promovuar atje. Pra, këngën nuk e kam menduar si këngë për çmim. Sigurisht nëse juria e vlerëson dhe me ndonjë çmim kjo do të ishte një satisfaksion tjetër, sepse e vërteta është se në një garë të gjithë duan të vlerësohen, por unë po e mbyll këtë pyetje me mendimin tim profesional e moral: le të fi tojë e veçanta, le të vlerësohet më e mira.

Ka pasur zëra se Alban Skenderaj e Miriam Cani tashmë janë caktuar fitues të këtij festivali, ende pa u mbajtur ai (Linda Halimi, këngëtare nga Kosova e ka thënë këtë publikisht). Cili është opinioni juaj në këtë mes?

Kam dëgjuar dhe unë zëra që fl asin lidhur me këtë temë, por mendoj që është herët për këtë diskutim të fl asim rreth çmimeve, prandaj mendoj se kjo mund të jetë vetëm thashetheme. Të paktën kështu shpresoj. Nuk jam kundër fi tores së këngëtarëve të lartpërmendur, por apriori, jo sepse ne nuk i kemi prezantuar akoma këngët, kur dhe e dimë se në festival këndohet gjallë, e pra janë shumë faktorë që s’më lënë të besoj në atë thashetheme, që i bën dhe dëm festivalit po t’ia lëmë kohës, ajo është dëshmitarja më e mirë.

Shumë këngëtarë kanë përqafuar muzikën komerciale duke u pasuruar prej saj, derisa ju i keni qëndruar besnik rrymës suaj. Çka ju ka mbajtur kaq fort te vlerat që përfaqësoni?

Unë nuk bëj muzikë për komerc, sepse nuk di të bëj tregti me këngën. Pasuria shkon e vjen, ndërsa gjithçka mbetet në këtë botë. Gjurmët e mira kanë hijeshi, e të ligat ligësi. Kush shkel mbi parimet kulturore kombëtare pasuri mund të krijojë, por gjurmët e baltosura nuk shlyen lehtë. Atyre ‘këngëtarëve’ veç ka fi lluar t’u vijë turp nga vetvetja, sepse po e shohin veten çdo ditë në pasqyrë, ndërsa mua më duket i pasur vetja dhe kështu bashke me këngët e popullit tim.

Cili është komplimenti më i mirë që e keni marrë gjatë karrierës?

Me tha dikush njëherë që e fi ksova dhe s’do ta harroj kurrë: “Kur dëgjoj këngët tua them ‘jam krenar që jam shqiptar’”. Këtë kompliment që kam marrë nuk do e thosha kurrë për modesti, por pasi ma kërkuat, jua thashë.

Po kritika a ka pasur dhe sa të ashpra kanë qenë ato?

Kritikën më të ashpër e më të çuditshme e kam marrë nga një person i çmuar në Tiranë, atëherë kur sapo prezantova këngën “Poçari”, ai më tha: Po ç’ishte ajo këngë e ai tekst kot me ca poçe e ca qypa, po kush e ka shkruar këtë poezi koti…! E dini si thoshte poeti jonë i madh L.Poradeci: Dëmin më të madh poezisë ja bëjnë profesorët e akademikët, se po të mos ishte populli ku ta dish, ndoshta notën do ta kishim pak mbi zero në vlerësim, por fjala e Zotit dhe e popullit është e barabartë.

Çka duhet medoemos të ketë një artist?

Mbi të gjitha, të jetë njeri me këmbë në tokë, si të gjithë njerëzit e tjerë, pastaj të ketë talent që e falë vetëm Zoti, të krijojë e të këndojë e të jetë vetvetja.

Cila është jeta juaj larg këngës?

Unë, përveç këngës, jam pedagog i brendshëm në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku ligjëroj lëndën e Solfexhos në këtë institucion të lartë arsimor.

A keni krijuar ndonjë tingull për ndonjë person në veçanti?

Jo, asnjëherë. Ne me këngët shpesh keqkuptohemi. Këngët janë krijimtari artistike ku secili mund ta gjejë veten, por nuk shkruhen për persona të veçantë e të caktuar.

Çka nuk do t’i falje vetës kurrë?

S’kam ndonjë merak të veçantë që më ka mbetur.

Po të tjerëve?

Nuk jam ai që jep dënimet.

Cilat janë planet tuaja, në rrafshin e muzikës dhe në atë jetësor, në përgjithësi?

Pas një udhëtimi të gjatë në spektaklin televiziv ke Tv Klan, në Këngët e Shekullit, i cili vazhdon për 12 javë rresht deri natën e Vitit të Ri, në vazhdim të këtij spektakli do të mbaj dhe koncertin tim “Selami Kolonja me miqtë”, e më pas do të organizoj xhirimin e klipit të këngës “Ëndërr Kosove”. Më pas kam në plan albumin e radhës.

Cila është ëndrra juaj në sirtar?

Bashkimi i trojeve shqiptare. Por kjo nuk është ëndërr në sirtar, por është një e vërtetë reale që e dëshiron çdo shqiptar.

Diçka për fund!

Faleminderit që shprehët interesimin për këtë intervistë. U uroj gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen paqe, dashuri e mirësi në shtëpitë e tyre. Gëzuar 2011!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Selami Kolonja: Nuk di të bëj tregti me këngën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Skillz dhe Tinguli 3nt në studio për këngën e re
» Arta sjell këngën “Më special”
» Zajmina flet për këngën e re “Problemin”
» Genta Ismajli ne Suedi per kengen e re
» Noizy të lansojë këngën e re me klip
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum