www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tregime Islame - Faqe 2 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tregime Islame - Faqe 2 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tregime Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Tregime Islame   Tregime Islame - Faqe 2 EmptyThu Nov 26, 2009 11:05 pm

First topic message reminder :

Profesori ateist dhe nxenesi Musliman




“Duke predikuar se janë të mençur, ata budallallosen…”

“Më lejoni t’ju spjegoj problemin që e ka shkenca me Zotin.”


Profesori ateist i filozofisë pauzon para klasës së tij dhe mandej kërkon që njëri prej studentëve të tij të ngritet në këmbë.


“Ti je musliman, apo jo, biro?”


“Po, zotëri.”


“Atëherë sigurisht beson në Zot?”


“Absolutisht.”


“A është Zoti i mirë?”


“Sigurisht! Zoti është i mirë.”


“A është Zoti i plotfuqish_ëm? A mundet Zoti të bën çdo gjë?”


“Po.”


“Ti a je i mirë apo i keq?”


“Kur’ani thotë se jam i keq.”


Profesori zgërdhihet me vetëdije. “Ahh! KUR’ANI!” Ai pauzon për një çast.


“Kam një pyetje për ty. Të themi se këtu ka një njeri të sëmurë dhe se ti mund ta shërosh. A do ta kishe ndihmuar? A do të ishe munduar?”


“Po zotëri, do t’i kisha ndihmuar.”


“Atëherë je i mirë…!”


“Nuk do ta kisha thënë atë.”


“Përse të mos e thuash atë? Ti do ta kishe ndihmuar personin e sëmurë dhe të gjymtuar… Në fakt po të mundeshim, shumica prej nesh do ta kishim bërë këtë,… por Zoti nuk e bën.


(S’ka përgjigje.)


“Ai nuk e bën, apo jo? Vëllanë e kisha musliman i cili vdiq nga kanceri edhe pse i luteshte Zotit ta shëron. Si mund të jetë ky Zot i mirë? Hmmm? A mund t’i përgjigjesh kësaj?”


(S’ka përgjigje.)


Njeriu i moshuar është ngushëllues.


“Jo, nuk mundesh, apo jo?”


Ai ngre gotën prej bankës së tij dhe pi një gllënjkë që t’i jep kohë studentit për t’u liruar. Në filozofi duhet të shkosh ngadalë me të rinjtë.


“Të fillojmë përsëri, djalosh. A është Zoti i mirë?”


“Hm… Po.”


“A është dreqi i mirë?”


“Jo.”


“Prej nga vjen dreqi?”


Studenti belbëzon: “Prej… Zotit…”


“Ashtu është. Zoti e bëri dreqin, apo jo?”


Njeriu i moshuar i kalon gishtat kockëdalë nëpër flokët e tij të rralla dhe i kthehet publikut studentor që zgërdhihet.


“Mendoj se do të kemi një semestër shumë zbavitës, zonja dhe zotëri.”


Pastaj i kthehet muslimanit: “Më trego, biro. A ka të keqe në botë?”


“Po, zotëri.”


“E keqja është çdokund, apo jo? A krijoi Zoti çdo gjë?”


“Po.”


“Kush e krijoi të keqen?”


(S’ka përgjigje.)


“A ka në këtë botë sëmundje, amoralitet, urrejtje, shëmtime, pra të gjitha gjërat e këqija, a ekzistojnë në këtë botë?”


Studenti përpëlitet në këmbë. “Po.”


“Kush i krijoi ato?”


(S’ka përgjigje.)


Profesori befas i bërtet studentit të tij. “KUSH I KRIJOI ATO, MË TREGO TË LUTEM!”


Profesori afrohet për sulmin përfundimtar dhe i hypë muslimanit mbi fytyrë. I flet me zë të ulët dhe të qetë: “Zoti krijoi çdo të keqe, apo jo. Ai, biro?”


(S’ka përgjigje.)


Studenti mundohet ta mban shikimin e qetë, te profesori, por dështon. Befas ligjëruesi ndahet për të bërë ca hapa në klasë si një ujk i vjetër.


Klasa është e fascinuar.


“Më trego”, vazhdon ai “si është e mundur që ky Zot është i mirë nëse ai ka krijuar çdo të keqe gjatë të gjitha kohërave?”


Profesori i hap duart gjerë e gjatë për ta përshkuar tërë të keqen dhe marrinë e botës.


“E gjithë urrejtja, brutalieti, tërë dhimbjet, të gjitha mundimet, të gjithat vdekjet, shëmtimet dhe të gjitha vuajtjet e krijuara nga ky Zot i mirë janë anekënd botës, apo jo, djalosh i ri?”


(S’ka përgjigje.)


“A nuk e vëren në çdo vend? Hm?”


Pauzë.


“A thua aspak?”


Profesori i afrohet përsëri fytyrës së studentit dhe pëshpëritë,


“A është Zoti i mirë?”


(S’ka përgjigje.)


“A beson në Zot, biro?”


Zëri i vet e tradhëton studentin dhe ai shpërthen. “Po, profesor, besoj.”


Njeriu i vjetër e shkundë kokën me mërzi: “Shkenca thotë se ke pesë shqisa të cilat i përdorë për ta identifikuar dhe vështruar botën rreth teje. A e ke parë ndonjëherë Zotin?”


“Jo, zotëri. Asnjëherë nuk e kam parë Atë.”


“Atëherë na trego se a e ke dëgjuar ndonjëherë Zotin tënd?”


“Jo, zotëri. Nuk e kam dëgjuar.”


“A e ke ndjerë ndonjëherë Zotin tënd, shijuar, apo nuhatur erën e Tij… Në fakt, a ke çfarëdo përceptimi shqisor për Zotin tënd?”


(S’ka përgjigje.)


“Përgjigju, të lutem.”


“Jo, zotëri, frikohem se jo.”


“Ti FRIKOHESH… se nuk ke pasur?”


“Jo, zotëri.”


“Dhe krahas kësaj ti beson në Atë?”


“…po…”


“Kjo kërkon BESIM!”


Profesori buzëqeshë me urtësi me vartësin.


“Sipas ligjeve të shkencës empirike, testuese, demonstruese, protokolare, Zoti yt nuk ekziston. Çka i thua kësaj, biro? Ku është Zoti yt tani?”


(Studenti nuk përgjigjet)


“Ulu poshtë, të lutem.”


Muslimani ulet…i mundur.


Një musliman tjetër e ngritë dorën: “Profesor, a mund ti drejtohem klasës?”


Profesori kthehet dhe buzëqeshë: “Ah, edhe një musliman në pararojë! Eja, eja, djalosh i ri. Fol pak mençuri të drejtë para këtij tubimi.”


Muslimani shikon rreth dhomës, e pastaj thotë: “Jeni duke bërë disa përfundime interesante, zotëri. Tani unë kam një pyetje për ju. A ka ndonjë gjë të tillë që quhet nxehtësi?”


“Po,” përgjigjet profesori. “Ka nxehtësi.”


“A ka ndonjë gjë të tillë që quhet ftohtësi?”


“Po biro, ashtu është, edhe ftohtësi ka.”


“Jo, zotëri nuk ka.”


Zgërdhirja e profesorit ngrihet. Dhoma befasisht ftohet tepër. Muslimani i dytë vazhdon.


“Mund të keni shumë nxehtësi, tepër nxehtësi, super nxehtësi, mega nxehtësi, nxehtësi të bardhë, pak nxehtësi ose aspak nxehtësi, por nuk kemi ndonjë gjë të quajtur “ftohtësi”. Mund të arrijmë 458 gradë nën zeron, që do të thotë aspak nxehtësi, por nuk mund të shkojmë më tutje nga ajo. Një gjë e tillë si ftohtë nuk ekziston, përndryshe do të mund të shkonim në më ftohtë se 458 gradë. E shihni, zotëri, ftohtë është vetëm fjala të cilën e përdorim që ta përshkruajmë mungesën e nxehtësisë. Ftohtësinë nuk mund ta masim, ndërsa nxehtësinë mund ta masim në njësi termale pasiqë nxehtësia është energji. Ftohtësia nuk është e kundërta e nxehtësisë, zotëri, por vetëm mungesa e saj.”


Qetësi. Një gjilpërë bie dikund në klasë.


“A ka një gjë të tillë si errësira, profesor?”


“Po…”


“Përsëri jeni në gabim, zotëri. Errësira nuk është diçka, ajo është mungesa e një gjëje. Mund të keni dritë të zbehtë, dritë normale, dritë të madhe, dritë shkrepëtuese por në qoftë se në mënyrë konstante nuk keni dritë ajo quhet errësirë, apo jo? Ai është kuptimi të cilin e përdorim për ta definuar fjalën. Në realitet, errësira nuk është (diçka). Po të ishte, dë të mundeshit ta bëni errësirën më të errët dhe të ma jepni një kuti me errësirë më të errësuar, profesor?”


Në kundërshtim me vetëveten, profesori buzëqeshë me paturpësisë rinore para tij.


“Ky me të vërtetë do të jetë një semestër i mirë. “A mund të na tregosh se cili është qëllimi yt, djalosh i ri?”


“Po, profesor. Qëllimi im është se, premiset tuaja filozofike janë e metë që në fillim dhe si rezultat i kësaj edhe përfundimet tuaja duhet të jenë të gabuara…”


Profesori bëhet tym.. “E metë…? Si guxon ti…!”


“Zotëri, a mund të sqaroj se çka nënkupoj?”


Klasa dëgjon me vëmendje.


“Sqaro…oh, sqaro…”


Profesori mundohet që të kontrollohet. Befasisht është i sjellshëm. Ai bën me dorë që ta qetësojë klasën, me qëllim që studenti të vazhdon.


“Ju punoni në premisën e dualitetit,” sqaron muslimani.


“Për shembull ka jetë dhe mandej ka vdekje; ka Zot të mirë dhe Zot të keq, ju e shihni konceptin e Zotit si diçka të kufizuar, si diçka të cilën mund ta masim. Zotëri, shkenca nuk mund ta sqaron as edhe një mendim. Ajo përdor elektricitet dhe magnetizëm por asnjëherë nuk i ka parë e lere më që plotësisht t’i kupton. Të shihet vdekja si e kundërta e jetës është të jeshë injorant nga fakti se vdekja nuk mund të ekziston si gjë e pavarur. Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por vetëm mungesa e saj.”


Djali i ri ngre një gazetë të cilën e merr nga fqiu, i cili në ndërkohë e kishte para vete.


“Këtu është njëri prej tabloidëve më të neveritshëm në këtë vend, profesor.


A ka një gjë të tillë si amoralitet?”


“Me siguri se ka, shih tani…”


“Gabim përsëri, zotëri. E shihni! Amoraliteti është vetëm mungesa e moralit. A ka një gjë të tillë si padrejtësi? Jo. Padrejtësia është mungesa e drejtësisë. A ka një gjë të tillë si të keqe?”


Muslimani pauzon. “A nuk është e keqja mungesë e së mirës?”


Fytyra e profesorit ka fituar një ngjyrë alarmuese. Ai është aq i inatosur, saqë momentalisht është pa fjalë.


Muslimani vazhdon: “Nëse ka të keqe në botë, profesor, dhe ne të gjithë pajtohemi se ka, atëherë Zoti, nëse ekziston, do të duhet të plotësonte ndonjë punë përmes instrumentit të së keqes. Cila është ajo punë, të cilën Zoti e plotëson? Bibla na thotë se ajo është që të shihet nëse secili prej nesh, prej dëshirës sonë të lirë, do të zgjedhë të mirën nga e keqja.”


Profesori tërbohet: “Si shkencëtar i filozofisë, nuk e shoh këtë gjë si diçka që ka të bëjë me ndonjë zgjidhje. Si realist, unë në mënyrë absolute nuk e pranoj konceptin e Zotit ose të çfarëdo faktori tjetër teologjik si pjesë e barazimit botëror, pasiqë Zoti nuk mund të perceptohet.”


“Unë do të kisha thënë se mungesa e kodit moral të Zotit në këtë botë është me sa duket njëra prej fenomeneve të vazhdueshme më perceptuese”, përgjigjet muslimani.


“Gazetat bëjnë miliona dollarë duke e shfaqur çdo ditë! Më trego, profesor, a i mësoni studentët tuaj se kanë evoluar nga majmuni?”


“Në qoftë se i referoheni procesit natyror të evoluimit djalosh, po, me dije se i mësoj.”


“A e keni vëzhguar procesin e evoluimit me sytë tuaj, zotëri?”


Profesori bën një zë thithës me dhëmbët e tij dhe i jep studentit të tij një shikim të qetë e të ngurosur.


“Profesor, pasiqë askush asnjëherë nuk e ka perceptuar procesin e evoluimit gjatë veprimit të tij dhe së paku nuk mund të vërtetohet se ky proces është afatgjatë, a nuk po e ligjëroni vetëm mendimin tuaj tani, zotëri? Vallë, tani a nuk jeni shkencëtar, por prift?”


“Do ta lë të pandëshkuar paturpësinë tënde në favor të bisedës sonë filozofike.


Tani, mbarove plotësisht apo jo?” vërshëllon profesori.


“Pra nuk e pranoni kodin moral të Zotit për të bërë atë që është e drejtë?”


“Unë besoj në atë që është, e ajo është shkenca!”


“Ahh! SHKENCA!”, buzëqeshë fytyra e studentit.


“Zotëri, ju kumtoni me vërtetësi se shkenca është studim i fenomeneve të përceptuara. Shkenca është poashtu premisë e cila është e metë…”


“SHKENCA ËSHTË E METË…?”, belbëzon profesori.


Klasa është në zhurmë.


Muslimani vazhdon duke qëndruar në këmbë derisa zhurma humbet.


“Në vazhdim të çështjes të cilën ja diktonit më herët studentit tjetër, a mund të jap një shembull?”


Profesori qëndron i qetë me mençuri.


Muslimani shikon rreth e rrotull dhomës: “A ka ndokush në klasë i cili ndonjëherë ia ka parë trurin profesorit?”


Klasa shpërthen në gaz. Muslimani tregon kah ligjëruesi i vjetër, i cili është duke vluar.


“A ka ndokush në klasë i cili ia ka dëgjuar trurin profesorit…ndjerë, prekur apo nuhatur? Si duket askush nuk e ka bërë këtë!?”. Muslimani e shkundë kokën me keqardhje.


“Duket se askush këtu nuk ka pasur kurrfarë perceptimi shqisor të trurit të profesorit në çfarëdoqoftë mënyre. Pra, në përputhshmëri me ligjet e shkencës empirike, stabile, demonstruese, protokolare, unë DEKLAROJ se profesori nuk ka tru.”


Klasa është në kaos.


Muslimani ulet,… pasiqë karrigeja shërben për kë
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame - Faqe 2 EmptyThu Nov 26, 2009 11:23 pm

Bisedë me të pasurin "e verbër"


...Nuk kishte më shumë se një shtëpi të vogël njëdhomëshe, pra ishte i varfër dhe jetonte në një varfëri të skajshme... Varfëria e kishte kapluar të tërin saqë e kishte gjunjëzuar para kësaj sprove. Mirëpo, përsëri kishte një dritë shprese në zemrën e tij që i jepte vullnet për jetë... Dua të them, e posedonte pasurinë më të madhe në zemrën dhe në shpirtin e tij... Atë pasuri që ndoshta shumica e njerëzve janë të privuar prej saj... Vërtet, nëse njeriu pengohet nga kjo pasuri, atëherë dijeni se ka dështuar nga çdo gjë e mirë si në këtë, si në botën tjetër. Në të vërtetë, nëse je i stolisur me këtë pasuri, krejt bota është e jotja... Edhe nëse vuan, shpirti të qetësohet, e kam fjalën, përskaj sprovave të ndryshme me të cilat goditesh, sërish lumturia dhe kënaqësia të përcjellin në jetë... Ndoshta, je kureshtar të dish për këtë pasuri... Vallë, dëshiron të të tregojë se për çka bëhet fjalë? Besojë që mezi je duke pritur që ta dëgjosh përgjigjen time... Mirëpo, edhe unë nuk po të mundojë tepër, por po të të tregojë menjëherë, me qëllim që ta largojë kureshtjen tënde dhe që të nxiti në të... Pra, po të të tregojë se për çfarë pasurie bëhet fjalë... Ajo pasuri njihet me emrin BESIMI! Kështu, edhe pse ky njeri ishte i privuar nga pasuria e kësaj bote, përsëri mbeti i lumtur, ngase e posedonte pasurinë e shpirtit dhe të zemrës...
Njëherë u takua me një pasanik, mirëpo që ishte i “verbër”... Ishte një takim në mes shtresave të ndryshme shoqërore, por që nuk pati kurrfarë dallimi, ngase të dytë posedonin nga një lloj të pasurisë... Njëri të dynjasë, kurse tjetri të ahiretit... Në mes tyre u zhvillua një bisedë që rezultoi me një fund të mirë. E kam fjalën, u arrit ilaçi për të “verbrin”, jo që t’ia kthejë shikimin në sy, por që t’ia shërojë zemrën dhe shpirtin… Pra, e gjeti rrugën e udhëzimit në këtë botë dhe të shpëtimit në botën tjetër.





I varfëri: Ku dëshiron që ta kalosh këtë fundjavë?

I pasuri: Nuk e di! Ende jam në mëdyshje rreth kësaj çështjeje dhe se ende nuk kam vendosur për këtë gjë… Po më vërtiten disa mendime në kokë që të shkojë në Evropë së bashku me familjen dhe t’i kalojë disa çaste me ta.

I varfëri: Hm. Me siguri do të kaloni shumë mirë, ngase atje ka vende të mira në të cilat përjetohen kënaqësi të shumta trupore... Ndoshta keni pasur rastin që t’i shikoni ato nëpër internete, apo nëpër...

I pasuri: Po, po e di. E di se ka vende të mira, mirëpo të gjitha janë iluzione. Bile edhe hotelet me pesë yje janë kënaqësi kalimtare, të cilat në fund më shumë japin mërzi dhe pikëllim, sesa kënaqësi në fillim... Vërtet, nga aspekti i jashtëm ka shumë të mira, e kam fjalën, të pushojnë sytë kur t’i shikosh. Mendojë se kënaqësi do të ndiejnë vetëm dy fëmijët e mëdhenj, ngase tani e kanë moshën që t’i përjetojnë këto çaste... Andaj, kam vendosur që t’i lë e të dëfrehen si të donë dhe si të dinë...

I varfëri: Pra, erdhe “Ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha”, po shprehem me fjalë tjera, nëse ke mundësi të bisedojmë rreth kësaj teme, respektivisht rreth asaj si i edukon fëmijët tuaj... Si mendon se do të kënaqen fëmijët tuaj në këto vende? Miku im! Më fal që po të them, mirëpo po të shoh shumë të verbër... Kjo verbëri ka ndikuar aq shumë në shpirtin e në zemrën tënde, saqë të ka sëmurë e të ka lënë pa e gjetur ilaçin që të shërohesh. Kështu, duke u munduar të arrish diçka, humbe tjetër gjë, e kam fjalën, duke e kërkuar kënaqësinë, e humbe vizionaritetin... Mundohesh të jepesh vetëm pas gjërave të kësaj bote me të vetmin qëllim: të arrish kënaqësinë. Mendon se kënaqësia arrihet vetëm në dynja... Në të vërtetë, je neglizhent ndaj së vërtetës që fshihet në botën tjetër. Apo, mos vallë ke mëdyshje ndaj saj dhe ndaj të vërtetës së ringjalljes tënde? Tani, ju lutem përgjigjuni kësaj pyetjeje: Më vështirë është njeriu të krijohet prej asgjësë, apo të ringjallet pasi të ketë vdekur? Andaj, hapini sytë dhe shiheni të vërtetën me syrin e argumentit, thënë ndryshe, hapeni zemrën tuaj dhe kërkojeni ilaçin që ta shëroni atë... Dijeni se islami është ilaçi më i mirë për t’u kuruar nga të gjitha sëmundjet dhe se aty gjenden krejt të mirat... Vallë, i ke përjetuar kënaqësitë e dashurisë ndaj Atij që të krijoi, apo e ke ndier prezencën e Tij në çdo moment, apo e ke përjetuar turpin që të ka kapluar të tërin në çastin kur ke bërë mëkat ndaj Tij? Dije se të menduarit tënd është i gabuar, e kam fjalën, ta fokusosh të menduarit vetëm në kënaqësitë e kësaj bote duke i kaluar fundjavat nëpër hotele të ndryshme... Po të pyes: Çfarë do të bëje nëse trupin tënd për disa sekonda e sheh të shrirë në dhè, a do ta pranoje?

I pasuri: Vallë, a jeni të vetëdijshëm se çfarë jeni duke folur?! Assesi, nuk do të kisha pranuar!

I varfëri: Më bërë të qeshem. Njeriu nuk duhet të jetë kaq i sigurt në këtë gjë. Në këtë moment je duke më kundërshtuar, mirëpo dije se do të vijë dita që nuk do të merresh parasysh fare, pra nuk do të pyetesh, ngase urdhrat i jep tjetërkush... Ajo do të jetë dita që gjithçka do të merr pamje tjetër, bile edhe jastëku yt i butë në këtë botë, do të shndërrohet në jastëk dheu...

I pasuri: Si mund të ndodh kjo?

I varfëri: Po, po do të ndodh një gjë e këtillë! Dije se të gjitha këto “të mira” do të marrin fund me frymëmarrjen tënde të fundit... Vallë, ku mendon se do të shkosh? Atje nuk bëhet fjalë për pushime fundjave, apo për zgjedhje të hoteleve... Kuptoje dhe shihe të vërtetën, pra vendi yt do të jetë gropë e humnerës, e jo hotel me pesë yje. Kështu, ajo do të përbëhet vetëm prej një dhome dymetërshe, i cili është aq i ngushtë saqë të duket se të është nxënë fryma. Kurse shikimi yt do të pengohet, jo se nuk mundet të shikon, por nuk ka çka të shikon, ngase gjithçka është errësirë... Vallë, e dëshiron këtë? Bëhu i sinqertë dhe më jep përgjigje të drejtë...

I pasuri: Kuptohet se jo! Tani po ju pyes: Më tregoni cili është shërimi im, dua të them, ju lutem më shpjegoni si të shpëtojë?

I varfëri: Ilaçi i shërimit tënd, respektivisht çelësi i shpëtimit tënd është besimi në Zotin e Lartësuar... Thënë ndryshe, në respektimin e urdhrave të Tij... falja e namazit... agjërimi i Ramazanit... kryerja e haxhit... vizita e farefisnisë... dhe veprat e tjera të mira në rrugën e islamit... Dije se kënaqësi të veçantë mund të përjetosh vetëm duke e lexuar fjalën e Allahut – Kuranin... Mirëpo, ndoshta tani të duket absurde, e kur të fillon të hulumtosh më shumë rreth islamit, atëherë do t’i përjetosh të gjitha të mirat... E kur ta kuptosh të vërtetën, atë mos e mbaj vetëm për vete, mirëpo tregoju edhe të tjerëve, e posaçërisht fëmijëve tu, ngase atyre u ke dhënë kahje të gabuar në jetë, andaj përpiqu që t’i udhëzosh në rrugën e drejtë. Ke parasysh se klubet e natës nuk të ofrojnë kënaqësi, por të gjitha janë sëmundje e zemrës dhe vuajtje e shpirtit... Dije se në islam do të arrish lumturinë dhe lirinë... Pra, atë lumturi që “shitet” vetëm në fenë e Zotit dhe që bëhet nozull për jetën e përjetshme... Andaj, të këshillojë që kurrë të mos e lëshosh këtë rrugë, ngase është e vetmja rrugë që të drejton në kënaqësinë e shpirtit dhe të zemrës... Përmbaju kësaj rruge...

I pasuri: Të falënderojë për këshillat e tua... Më ke kthjellur nga ajo mërzi që e ndieja dhe më ke lehtësuar nga brengat që e kishin kapluar tërë shpirtin e zemrën time...

I varfëri: Me nder qofsh... All-llahu të ruajt!
I pasuri: Es selamu alejkum!
I varfëri: Ve alejkum selam!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame - Faqe 2 EmptyThu Nov 26, 2009 11:23 pm

TREGIME ISLAME
Vëllezër të dashur, kjo është një ngjarje e cila ka ndodhur me një prind musliman, të cilin e ka udhëzuar Allahu xh.sh. nëpërmjet fëmijës së verbër, ja se si na e tregon këtë ngjarje:


Nuk kisha më tepër se tridhjetë vjet, kur më lindi fëmija i parë. Atë natë e kujtoj edhe sot shumë mirë. Qëndrova deri në orët e vona me shokët e mi në një lokal ku shpesh tuboheshim në te dhe e kalonim kohën me fjalë të kota bile edhe me fjalë harami, si përgojim, thash e thëna, etj. Unë isha ai që më tepër i shtyja ata që të qeshin….i përgojoja dhe imitoja njerëzit dhe shokët qeshnin…më kujtohet shumë mirë ajo natë kur shumë qeshëm…. imitoja çdo këndin që më kujtohej, nuk shpëtonte nga imitimi askush, as shokët e as të afërmit e mi.

Më kujtohet mirë se në atë natë u talla me një të verbër, i cili një ditë kishte dalë në treg për nevojat e tij, dhe unë e pengova me këmbën time dhe ai u rrëzua, pastaj u çua dhe lëkundi kokën e tij duke mos ditur se çka të thotë….qeshën të gjithë që ishin prezent….

U ktheva në shtëpi në orët e vona si zakonisht.

Gruaja ishte duke më pritur….me zë të dhimbshëm më tha: "Ku ishe?" Duke u tallur i thashë: "Me shokët, natyrisht!" Më tha: "Unë ndihem e lodhur, dhe si duket më afrohen momentet e lindjes!"

Dhe nga sytë e saj rrodhën lotët.

E ndieja se e kam anashkaluar gruan time, që duheshe të kujdesem më tepër për të, e në veçanti në kohën e saj të paralindjes.

Pastaj shkuam në spital, pasi që e pranuan dhe e shtrinë në dhomën e lindjes, zgjati pritja ime dhe askush nga mjeket apo infermieret nuk më informon gjë!

Takova disa nga ato dhe më thanë se duhej të takohesha me mjeken kryesore dhe refuzonin që të më tregonin! Pasi që u takova me mjeken kryesore, ajo filloi të më flasë rreth fatkeqësive, dhe caktimit të Zotit…pastaj më tha: "Si duket fëmija juaj ka problem me të parët, si duket ai është i verbër!!!"

Në atë moment e ula kokën time…fillova të mendoja…..dhe kujtova njeriun e verbër me të cilin unë luajta dhe e rrëzova në treg, e njerëzit qeshën me te…

Thash: "Subhanall-llah, i lartësuar qoftë Allahu, çka të bësh do të bëhet edhe me ty…"

Mbeta disa momente si i ngujuar, nuk dija çka të them…pastaj kujtova gruan time dhe fëmijën tim…e falënderova mjeken për sjelljen e saj me aq butësi…. shkova që ta shoh gruan time….por ajo aspak nuk ishte pikëlluar…sepse ajo ishte thellë e bindur në caktimin e Allahut xh.sh., por mua më këshilloi që të mos vazhdoj më me talljen dhe imitimin e njerëzve….më tha: "Mos i përgojo njerëzit…!"

Pas disa ditëve e lëshuam spitalin…të them të drejtën nuk kisha shumë interes për fëmijën tim, e llogaritja sikur nuk është prezent në shtëpi…kur ai fillonte të qajë unë ikja në dhomën tjetër.

Por gruaja ime kujdesej shumë për të,….kurse unë nuk e urreja, mirëpo nuk e doja edhe aq shumë…

Filloi që të rritet…dhe pasi filloi të ecë, vërejtëm se është edhe i gjymtë….mua edhe më tepër mu shtua brenga….

Por pas disa viteve Allahu xh.sh më dhuroi edhe dy fëmijë (djem)…Vitet kalonin dhe fëmijët rriteshin, rritej me ta edhe ai me të meta….e urreja ndejën time në shtëpi, e preferoja që të jem me shoqëri…por gruaja ime pandërprerë më këshillonte që të përmirësohem dhe lutej për mua për udhëzim…asnjëherë nuk hidhërohej nga sjelljet e mia arrogante…përveçse që e brengoste sjellja ime dhe moskujdesi im për fëmijën me të meta….

Kërkoi që ta regjistrojmë në një shkollë të veçantë për fëmijët me të meta…dhe ashtu vepruam….

Kaluan disa vite shumë shpejt…..

Një ditë të premteje….u zgjova nga gjumi kah ora 11:00 e drekës, kurse mua ende më dukej herët…isha i ftuar në një manifestim…u vesha mirë, u parfymosa dhe u nisa që të dal….por e pash fëmijën me të meta duke qarë shumë dhembshëm dhe u ndala! Kjo ishte hera e parë që unë ndalesha kur ai qante prej kur ishte i vogël….tash ai i kishte dhjetë vjet…u ndala dhe iu afrova i thash pse po qanë? Kur e dëgjoi zërin tim u ndal nga frika dhe tentoi që të ikë prej meje….hyri në dhomën e vet, kurse unë i shkoja pas.

Në fillim refuzoi që të më lajmërojë për shkakun e të qarit….fillova ta përkëdhel, dhe pastaj filloi të më tregojë… Unë e dëgjoja atë me vëmendje dhe sytë filluan të më lotojnë!

A e di pse?!! Vëllai i tij i cili e dërgonte në xhami për namazin e xhumasë ishte vonuar…kishte frikë se nuk do të gjejë vend në safin e parë. E thirri vëllain e vet, e thirri nënën e vet por ato nuk iu përgjigjën (nuk ishin prezent), e ai filloi të qajë.

Fillova të shikoj në lotët e tij që rridhnin nga sytë e verbër, dhe nuk munda të dëgjojë fjalët e tij më tutje…i thash: "a për këtë je duke qarë?!" Më tha: "po".

Në atë moment i harrova shokët e mi, e harrova manifestimin, dhe i thash: "mos u mërzit… a e di se kush do të dërgojë ty në xhami?" Më tha: "me siguri vëllai im, por ai gjithmonë vonohet…" I thash: "jo, por unë do të dërgojë ty sot në xhami". U habit dhe nuk besonte…mendonte se unë tallem me te….dhe filloi përsëri të qajë…ia fshira sytë nga lotët dhe e kapa për dore…desha që ta dërgoja me veturë, por refuzoi duke thënë se xhamia është afër…dua që të arrij shpërblimin e çdo hapi që do të bëj…

Për mua, nuk e dija se kur kishte qenë hera e fundit kur kisha hyrë në xhami…Por kjo ishte hera e parë që unë ndieja një lloj frike dhe pendimi për vitet që më kishin kaluar…

Meqenëse xhamia ishte përplot me njerëz unë përsëri i gjeta një vend fëmijës në safin e parë…e dëgjuam hutben e xhumasë dhe u falëm afër njëri-tjetrit, me thënë të drejtën unë u fala afër tij… Pasi përfunduam me namazin kërkoi prej meje një Mus'haf. U çudita si do të lexojë kur ai është i verbër? Desha të refuzoja t'i sjell Mus'hafin. Por pastaj ia solla, dhe kërkoi nga unë që ta hap Mus'hafin tek sureja El-Kehf…Fillova që të sjellë fletët…të shikoj në përmbajtjen e Mus'hafit, dhe mezi e gjeta, e mori Mus'hafin dhe e vëndoi përpara, filloi ta lexojë suren, e sytë e tij të mbyllur!!

O Zot! Ai e kishte mësuar suretul-Kehf përmendësh…

Prej këtij momenti e luta Allahun xh.sh. që të më falë gabimet e mia dhe të më udhëzojë në rrugën e drejtë, nuk munda të përmbahem dhe fillova të qajë si fëmijë, duke u fshehur nga njerëzit që të mos më shohin, dhe në moment një dorë e vogël po m'i fshin lotët e mi…ai ishte fëmija im me të meta…e shikova atë dhe në vete thash:

"NUK JE TI I VERBËR POR UNË JAM I VERBËR", pasi që unë shkoj pas shokëve të prishur …

Allahu xh.sh. thotë: "A është i njëjtë ai që e di se ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën" (Er-Rad,19).

U kthyem në shtëpi e gruaja ime ishte duke qarë nga gëzimi kur dëgjoi se unë kam shkuar të fal namazin e xhumasë. E prej asaj dite nuk më ka kaluar asnjë namaz me xhemat në xhami.

U largova nga shokët e mi të këqij dhe fillova të shoqërohem me shokë të mirë që i takoja në xhami, dhe me ata e shijova ëmbëlsinë e imanit. Disa herë e bëra hatme Kur'anin. Gjuha ime nuk fliste më tjetër përveçse të përmendurit e Allahut xh.sh. duke u lutur që Allahu të më fal gabimet që unë jam tallur apo i kam përgojuar njerëzit…

Fillova një jetë tjetër, një jetë të lumtur me gruan dhe fëmijët e mi, kush na shihte mendonte se kemi të mirat e të gjithë botës…e falënderoja Allahun xh.sh për të gjitha begatitë.

Një ditë prej ditësh vendosëm me disa vëllezër që të shkojmë në disa vende për t'i thirrë njerëzit në fenë e Allahut xh.sh., e përshëndeta gruan time, fëmijët e mi e në veçanti atë me të meta dhe shkuam, kohë pas kohe lajmërohesha në shtëpi, por malli më kaploi për fëmijët e aq më tepër për të verbrin. Pas një periudhe tre mujore u ktheva në shtëpi, dhe në një moment nuk e di pse mu ngushtua gjoksi. E luta Allahun xh.sh. që të më mbrojë nga veset e shejtanit të mallkuar. E përshëndeta gruan time dhe fëmijët e mi, por nuk e pash të verbrin. Mendova mos ka dalë diku apo mos është ende në shkollë! Pastaj e pyeta gruan se ku është? Por ajo e mërzitur, e pikëlluar dhe nga sytë e saj filluan të rrjedhin lot! Përsëri e pyeta: "Ku është djali?" E ajo nuk mundi të përmbahet nga të qarit derisa ra për toke, dhe më tha: "Tek Allahu xh.sh., në xhennet inshallah". Atëherë e kuptova se ai ka vdekur.

E luta Allahun xh.sh. që të më takojë me te në xhennet.

Kështu vëllezër të dashur, fëmija i verbër u bë shkak për udhëzimin e prindit të vet.

Ah sa jemi të nevojshëm për kësi fëmijësh në ditët e sodit, që të udhëzojnë prindit e tyre në rrugën e Allahut xh. sh., ndoshta edhe më të nevojshëm për prind që do të udhëzojnë fëmijët e tyre në rrugën e drejtë. Allahu xh. sh. na udhëzoftë të gjithëve.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame - Faqe 2 EmptyThu Nov 26, 2009 11:24 pm

TREGIME ISLAME
Para shume vjetëve, gjate kohës së tabi’inëve (gjenerata e muslimanëve pas sahabëve), Bagdadi ishte një qytet i madh islam. Në fakt, ishte kryeqendra e Umetit Islam dhe për shkak se jetonin një numër i madh dijetarësh, ishte qendra e diturisë islame.
Një ditë mbreti i Romës e dërgon një emisar në Bagdad për t’i sfiduar muslimanët me tre pyetje. Kur emisari arriti në qytet, e informoi kalifatin se kishte tre pyetje, me të cilat do i sfidonte muslimanët.
Kalifi mblodhi të gjithë dijetarët e qytetit dhe e vendosi emisarin e Romës të ngjitet në një podium të lartë dhe tha:
“Kam ardhur me tre pyetje. Nëse më përgjigjeni, atëherë do ju lë një pasuri të madhe që e kam sjellë nga mbreti i Romës. Pyetjet janë:

-Çfarë kishte para Allahut?
-Në cilin drejtim është Allahu?
-Çfarë bën Allahu në këtë moment?”

Shumica e asamblesë ishte në qetësi.
(A mund të iu përgjigjesh ti këtyre pyetjeve?)
Në mes të këtyre dijetarëve brilant dhe studentëve qëndronte një njeri me djalin e tij të vogël. “Oh babi im i dashur! Unë do i përgjigjem dhe do ia mbyll gojën” - tha djaloshi.
Kështu që djaloshi i pëshpëriti kalifit që të marrë leje për t’iu përgjigjur në pyetje, dhe u lejua.
Romaku iu adresua djaloshit musliman dhe e përsëriti pyetjen e parë:“Çfarë kishte para Allahut?“

Djaloshi pyeti: “A di të numërosh?”
“Po” - tha njeriu.
“Atëherë, numëro prej dhjetë e më poshtë!” - tha djali.
Ai filloi: “Dhjetë, nëntë, tetë...” - deri sa arriti në “një” dhe nuk numëroi më.
“Por, çfarë ndodhet para numrit ‘një’?” - pyeti djaloshi.
“S’ka më asgjë para njëshit, kjo është kaq!“ - tha njeriu.
“Pra, nëse nuk qëndron aritmetikisht asgjë para ‘njëshit’, atëherë si pritni qe të këtë diç para “Një” i Gjithëdijshmi, i Përhershmi, i Pari, i Fundit, Shpikësi, i Padukshmi?”
Tash njeriu nga Roma i befasuar nga përgjigja direkt nuk mund të debatonte më shumë. Prandaj pyeti:”Më thuaj në cilin drejtim është kthyer Allahu?”

“Me sjell një qiri dhe ndeze pastaj“ - tha djaloshi. “Dhe më thuaj në cilin drejtim është drejtuar flaka.”
“Por, flaka është vetëm një dritë shpërndahet në të katër anët, Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim. Nuk është drejtuar vetëm në një ane“ - tha njeriu me habi.
Djaloshi tha: “Nëse një flakë fizikisht shpërndahet në të katër anët ashtu që nuk do të mund të më tregosh se në cilën ane është e drejtuar, atëherë çfarë pritni nga Nurus semavati vel erd - Allahu Ndriçuesi i Qiejve dhe Tokës? Dritë mbi Dritë, Allahu është i drejtuar nga të gjitha anët në të gjitha kohët.”
Romaku ishte marrëzuar dhe i shtangur që këtu ishte një vocërrak, i cili i përgjigjej pyetjeve të tij në atë mënyrë, sa që nuk mund të argumentonte kundër provave te tij. Kështu që, si i krisur dëshironte të provonte pyetjen finale. Por, para se ta bënte, djaloshi tha:
“Prit! Ju jeni ai që bëni pyetje dhe unë jam ai që iu përgjigjem të gjitha pyetjeve tua. Do të jetë e drejtë sikur ju të zbritnit poshtë, në vendin ku qëndroj unë, kështu që unë të jem aty ku jeni ju tash, kështu që përgjigjet të ndihen mirë ashtu si ishin ndier pyetjet e tua.”
Kjo iu duk e arsyeshme romakut, kështu që ai zbriti nga lart dhe djaloshi u ngjit në podium. Njeriu përsëriti pyetjen e tij finale:“Më thuaj çfarë bën Allahu në këtë moment?”

Djaloshi me krenari u përgjigj:
“Në këtë moment, kur Allahu e pa në këtë podium të lartë një gënjeshtar dhe përqeshës të Islamit. Ai e bëri të zbres nga lart poshtë. Dhe atë që beson në Njëshmërinë e Allahut, Ai e ngriti lart dhe e vërtetoi të Vërtetën. Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.). (Surja Rrahman, Ajeti 29).
Romaku nuk pat çfarë te thotë përveç se të largohet dhe të kthehet në vendin e tij, i mundur.Në ndërkohë, ky vocërrak u rrit dhe u bë njëri ndër dijetarët më të famshëm në Islam.
Allahu i Lartëmadhëruar e shpërbleu me një mençuri dhe dituri të Dinit Islam. Emri i tij ishte Ebu Hanifja (rahmetullahu alejhi - Allahu e mëshiroftë!) i njohur sot si një dijetar i madh në Islam.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame - Faqe 2 EmptyThu Nov 26, 2009 11:24 pm

TREGIME ISLAME
Tregon Ebu Ibrahimi dhe thotë:
"Isha një ditë duke udhëtuar nëpër shkretëtirë dhe papritmas humba rrugën për ku isha nisur. U ndala tek një tendë e vjetër, shikova mbrenda saj dhe pashë aty një njeri, ishte i ulur në tokë.

Sapo iu afrova me qetësi pashë se ky njeri ishte i paralizuar, i kishte të dy duart e këputura.

Ç'është më e çuditëshmja se ai ishte edhe i verbër dhe ishte i vetmuar, nuk kishte askënd që të kujdesej për të.

Dëgjova prej tij disa fjalë, që shpesh i përseriste: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madhe mbi shumë krijesa të Tija.

Duke e përseritur këtë disa herë, ma tërhoqi vëmendjen dhe më shtyri të interesohem për te. Dy duart e këputura dhe dy sytë e tij të verbër dhe nuk posedonte kurrfarë fuqie për kujdesjen e vetës. Shikova përreth tij dhe kerkoja se mos po shoh dikë prej të afërmëve të tij që kujdeset për te, mirëpo, për fat të keq, nuk pashë askend. Vazhdova t'i afrohem deri sa ndjeu levizjet i mija dhe filloi të pyeste:

- Kush është? Kush është?

- I thashë: Esselamu alejkum! Jam një njeri që kam humbur rrugën dhe u ndala tek tenda jote. Po ti kush je? Pse jeton i vetmuar në këtë vend? – Fillova unë me pytje: Ku e ke familjën apo të afërmit?

- M'u përgjigj: Unë jam një plak i sëmuar, që me kanë lënë njerëzit dhe me kanë vdekur shumica prej të afërmëve.

- I thashë: Dëgjova nga ju disa fjalë, që me çuditën: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa tjera të Tija, me trego se çka të ka nderuar All-llahu ty kurse unë të shohe të verbër me dy duart e këputura, i varfer dhe askend perreth teje që interesohet për ty?!

- Më tha: Të tregoj, por me një kusht! Kam një nevojë të ma kryesh.

- I thashë: Me gjithë dëshirë inshallah, vetëm me trego!

- Më tha: Po e sheh se jam sprovuar me sprova dhe fatkeqësi të ndryshme, mirëpo, prap Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa të tjera. A nuk me ka dhënë All-llahu mendjen, që të logjikoj me te?!

I thashë: Po, si jo!

- Ma ktheu: Sa e sa njerëzve u mungon kjo begati, janë budalla, të çmendur, që nuk posedojnë mendje?!

- Shumë ka. - ja ktheva.

- Pastaj tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka zgjedhur mbi shumë krijesa të tjera dhe me ka nderuar.

- Vazhdoi përseri: A nuk me ka dhënë All-llahu të dëgjuarit, me të cilin dëgjoj ezanin për namaz, dëgjoj me te fjalët dhe atë që kam përreth?!

- I thashë: Po, si jo!

- Ma ktheu: Sa prej njerëzëve janë të shurdhët dhe nuk mund të dëgjojnë?! Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar mbi shumë krijesa.

A nuk më ka dhënë All-llahu gjuhën, me të cilën e përmendi Atë dhe mirrem vesh me njerëzit?! Sa e sa njerëz memece ka sot që nuk flasin?!

I thashë: Po, vërtetë shumë ka.

- Tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar dhe me ka zgjedhur mbi shumë krijesa të Tija.

A nuk me ka udhëzuar All-llahu në Islam dhe adhuroj vetëm All-llahun Një, të Vetmin, që nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij?! Unë tek Ai llogaris shpërblimin duke bërë durim në sprovat e Tija.

Sa ka prej njerzëve, që janë adhurues të idhujve dhe kryqëve dhe janë të kënaqur me mosbesimin e tyre?! Ata kanë humbur në këtë botë dhe në botën tjetër. Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që më ka nderuar mbi shumë krijesa të Tija. Kështu vazhdoi plaku duke i numëruar begatitë e All-llahut, kurse mua me shtohej çudia prej imanit të tij të fort dhe bindjes së tij të madhe, që plaku edhe në gjendjen e tij të mjerueshme ishte i kënaqur me ato begati që ia kishte dhënë All-llahu.

Thashë me vete: Sa prej të sëmurëve janë, që ndoshta nuk janë goditur as sa një e katërta e kësaj që është goditur ky plak, apo ndoshta janë sprovuar vetëm me humbje të shikimit apo të dëgjimit, apo kanë ndonjë sëmundje të lehte e që mund të llogariten të shendoshë në krahasim më atë që e ka goditur këtë plak. Saqë i dëgjon duke u ankuar dhe duke qajtur me zë të lartë, duke renkuar nga semundja. E atyre vetëm iu shtohet dobësia dhe iu pakësohet bindja në shpërblimin e All-llahut.

U thellova në mendime të thella derisa m'i ndërpreu mendimet fjala e plakut duke më thënë:

- A ta them kërkesen time që pata? A ma kryen atë?

- I thashë: Po, inshallah! Cila është kërkesa yte?

E uli kokën dhe lotët i rrodhën nga sytë e tij të verbër. Pastaj ngriti koken e tha:

- Nuk me ka mbetur askush prej familjes perveç një djalit katërmbedhjetëvjeçar. Ai është që me ushqen, me veshën, me shtrinë për të fjetur dhe me ngrite për çdo nëvojë. Mirëpo, ka dalë që dje të me kërkojë ushqim dhe nuk është kthyer më dhe nuk e di a është gjallë dhe kthehet apo është i vdekur dhe është harruar. Unë, sikurse po e sheh, jam plak i lodhur, i verbër, ku ta kërkoj unë i shkreti?!

E pyeta për pamjen e tij dhe cilësitë e tija në mënyrë që ta njoh nëse e takoj.

Dola që ta kërkoj djalin, po ku ta kërkoj kurse rruga për mua ishte e panjohur dhe nuk dija nga ta kërkoja, unë vetë kisha humbur rrugën.

Vazhdova rrugën duke ecur nëpër shkretëtirë, kërkoja andej këtej ndonjë njeri të pyes për djalin, por s'ka gjë. Rastësisht e ktheva kokën dhe pashë andej tëndes së plakut një kodër të vogël, ku ishin mbledhur disa sorra, ishin mbledhur rreth diçkaje. Thashë me vete: Këto nuk mblidhen përveç se rreth ndonjë ngrodhësire ose ushqimi. U ngrita në koder dhe u afrova tek këto shpezë. Kur arrita afër tyre filluan të shpërndahen dhe në vendin ku ishin mbledhur sorrat çka të shoh?! Një djale i ri i vdekur, trupi i tij i këputur sikur ta kishte sulmuar ndonjë ujk dhe ka ngrenë një pjesë të tij dhe ka lënë pjesën tjetër për shpezë.

Nuk me brengosi djali aq shumë sa me erdhi keq dhe u pikëllova për plakun. Zbrita nga kodra duke ecur ne drejtim të tendës duke qenë në mes pikëllimit dhe hutise. Duke menduar se a të shkoj dhe ta lë plakun në vetmi apo të kthehem tek ai dhe ta lajmëroj për djalin. U drejtova kah tënda dhe po dëgjoj plakun duke bërë tesbihë dhe duke përmendur All-llahun. Isha i hutuar çka t'i them, si t'ia filloj...? Me erdhi në mendje ngjarja e të dërguarit të All-llahut, Ejubit alejhi selam.

Hyra tek plaku dhe e gjeta ashtu si e kisha lënë. I dhashë selam. I mjeri, ishte mërzitur shumë për djalin. Sa më ndjeu më pyeti: ku është djali?

I thashë: Përgjigju ti njëhere! Cili prej ju të dyve është me i dashur tek All-llahu, ti apo Ejubi, alejhi selam?

Tha: Ejubi, alejhi selam është me i dashur tek All-llahu.

I thashë: Cili është sprovuar më shumë, ti apo Ejubi, alejhi selam?

Tha: Padyshim, Ejubi, alejhi selam.

Atëherë i tashë: Llogarite djalin tënd tek All-llahu se të ka vdekur...!

E gjeta atë të vdekur tek kodra, iu kishin versulur ujqërit mbi trupin e tij. Rënkoi plaku i mjerë, pastaj rënkoj përseri duke marrë frymë thellë dhe duke përseritur fjalën: LA ILAHE IL-LALL-LLAH...

Mora ta qetësojë duke ia kujtuar durimin, mirëpo atij iu shtuan vuajtjet dhe rënkimet derisa dhe nisa t'ia përkujtoj shehadetin (LA ILAHE IL-LALL-LLAH) dhe vdiq në duart e mia.

E mbulova me jorganin që e kishte përfundi dhe dola të kerkoje ndonjë njeri që të më ndihmojë t'ia pregadis xhenazën. Pas pak pashë tre vetë të hipur mbi kafshet e tyre. Dukeshin të ishin udhetarë.

I thirra dhe m'u përgjigjen. Kur u afruan u thashë:

- Këtu është një njëri musliman i vdekur dhe nuk ka askë që interesohet dhe mirret me të, a keni mundësi që të më ndihmoni për ta larë, ta mbështjellim në qefin dhe ta varrosim? Ata pranuan.

Hyrën në tendë që ta shohin plakun e vdekur dhe ta bartnin për ta varrosur. Sapo zbuluan fytyrën e tij bertitën: Ebu kulabe... Ebu kulabe...! Pastaj e mora veshë se Ebu kulabe kishte qenë një prej dijetarëve të njohur, qe e kishte humbë pleqëria dhe sëmundjet e shumta pozitën e tij dhe e kishin lenë njerëzit pas dore. Iu kishin mbledhur shumë sprova dhe fatëkeqësi deri sa ishte vetmuar prej njerzëve në një tendë të vjetër në hapësiren e shkretëtirës.

Ia pregatitëm xhenazën dhe e varrosëm.

Udhëtova bashkë me këta tre veta dhe më ndihmuan që ta gjejë rrugën për në qytet.

Në këtë natë e pashë ne ëndërr Ebu Kulaben me pamjen me të bukur, kishte të veshur rroba të bardha dhe ishte plotësuar pamja e tij, pa të meta trupore. E pashë duke ecur në një vend të gjelbëruar.

E pyeta: O Ebu Kulabe, çka të ka bërë ty të jesh në këtë vend kaq të bukur dhe i shëndoshë fizikisht?

U përgjigjë: Posa më ka futur All-llahu në xhenet dëgjova një zë duke me thënë fjalën e All-llahut:

"(u thonë) selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm është ky vend." [Err-rrad, 24]

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame - Faqe 2 EmptyThu Nov 26, 2009 11:25 pm

TREGIME ISLAME
E kujton gjyshën dhe vërejtjet e saja që namazin e tij ta kryen me kohë: >Djali im, nuk duhet lënë namzin deri në momentin e fundit!< Gjyshja e tij ishte shtatëdhjet vjeçare, por, sa herë që e dëgjonte ezanin, menjëherë ngrihej dhe i përgjigjej thirrjes së myezinit.

Ai, përkundrazi, kurrë nuk mundi ta mposhtë egon e tij, të ngritet menjëherë e të falet. Çfarëdo pune të bënte, namazi ishte në rend të fundit dhe çdo herë e kryente me shpejtësi të madhe që të arrijë me kohë. Duke menduar për këtë, u ngrit dhe e kuptoi se i kishin mbetur vetëm pesëmbëdhjetë minuta deri në ezanin e jacisë. Shpejtë morri abdest dhe filloi të falë namazin e akshamit.

Derisa bënte tesbih, sërish e kujtoi gjyshën e tij dhe filloi t'i vie turp nga lutjet e veta. Ajo u falte me aq përulësi dhe qetësi. Filloi me duanë e tij, pastaj e lëshoi kokën në sexhde dhe për një kohë qëndroi në atë pozitë. Kishte qenë tërë ditën në shkollë dhe ishte shumë i lodhur.

Papritmas, e zgjoi një zë i çuditshëm, zhurmë dhe bërtimë. Filluan ta kaplojnë djersët e ftohta. Shikoi rreth vetes, në secilën anë që shikonte - shihte shumë njerëz. Turmë e madhe. Disa qëndronin të ngrirë, duke shikuar rreth vetit, disa vraponin herë djathtas e herë majtas, krejtësisht të humbur, përderisa disa prej tyre ishin gjunjëzuar me duar të mbledhura, vetëm duke pritur. E kaploi një frikë e madhe dhe panikë kur e kuptoi se ku gjendet. Kjo ishte Dita e Gjykimit!!!

Derisa ishte gjallë kishte ndëgjuar për dhënjen e llogarisë në Ditën e Gjykimit, por kjo i dukej shumë largë! A thua kjo mund të jetë fryt i imagjinatës së tij, diçka çka mendja e tij kishte trilluar?! Jo, pritja dhe frika ishin aq të mëdha - është e pamundshme që kjo të jetë e pavërtetë. Hulumtimet ende vazhdonin. I dëshpruar filloi të vrapojë herë tek njeri e herë tek tjetri duke pyetur se a e kishin thirrur emrin e tij. Askush nuk kishte mundësi t'i përgjigjet.

Papritmas, ndëgjoi një zë duke thirrur emrin e tij, turma e njerëzve filloi të ndahej duke i bërë rrugë për të kaluar. Dy veta e kapën për dore dhe e tërhiqnin përpara. Kaloi në mes të turmës duke mos shikuar fare. Melekët e sollën deri në qendër dhe aty e lanë. Derisa koka e tij ishte e përulur, e gjithë jeta e tij i kalonte para syve, si të jetë ndonjë film.

E shikontë babain e tij duke vrapuar nga ligjerata në ligjeratë, duke hargjaur shëndetin e tij në rrugën e islamit. E shikonte nënën e tij duke ftuar mysafir në shtëpinë e tyre, duke shtruar sofrën e mbushur me të gjitha të mirat. Filloi të mbrohet: >Edhe unë gjithnjë isha në atë rrugë. I kam ndihmuar të tjerët, e kam përhapur fjalën e Zotit, namazin e kam kryer, kam agjëruar Ramazanin. Të gjitha obligimet e All-llaht i kam kryer, ndërsa ato që i ka ndaluar, nuk i kam bërë< Filloi të çajë dhe të mendojë për atë sa e ka dashur All-llahun. E dinte se të gjitha që i bëri në jetë nuk ishin aq sa e meriton All-llahu. E dinte se All-llahu është Mbrojtësi i vetëm i tij.

Djersitej dhe dridhej sa asnjëherë në jetën e tij. Sytë e tij ishin të ngulitur në peshojën e veprave, duke pritur vendimin. Më në fund, vendimi është marrë. Dy melekë, duke mbajtur fletët në duart e tyre, u kthyen në drejtim të turmës. Këmbët i kishte para kolapsit. I mbylli sytë posa filluan të lexojnë emrat e atyre të cilët shkojnë për në Xhehennem. Emri i tij ishte i pari. U gjunjëzua dhe filloi të bërtasë me zë të lartë >Si mund të jamë unë për në Xhehennem? Tërë jetën time i kam shërbyer të tjerët, e kam përhapur fjalën e All-llahut në mesin e njerëzve të tjerë.<

I humbi shikimi, filloi të dridhej në tërë trupin. Ata dy melekë e kapën për duar. Përderisa këmbët i zvarriteshin, ata e tërhiqnin nëpër turmë në drejtim të humnerës së Xhehennemit. Bërtiste, dhe i dëshpruar mendonte se a ka ndokush prej njerëzve që mund t'i ndihmojë. I thërriste të gjitha veprat e mira të cilat i kishte bërë: ndihmën të cilën ia kishte bërë babait të tij, agjërimin e tij, namazet e tij, Kur'anin të cilin e kishte lexuar, pyeste se amund t'i ndihmojë ndonjëra vepër të cilën e kishte kryer!? Por, melekët edhe më tej e tërhiqnin në drejtim të Xhehennemit.

Iu afruan zjarrit. Shikimi i tij i fundit pas vete. A nuk kishte thënë Resulullahi s.a.v.s., i pastër është ai person i cili pastrohet në lumë pesë herë në ditë, ashtu edhe namazi i kryer pesë herë në ditë pastron nga gjynahet?! Filloi të bërtasë: >Namazi im? Namazi im? <

Melekët nuk u ndalën dhe arritën buzë grëminës së Xhehennemit. Filloi ta ndien nxehtësinë e zjarrit në fytyrën e tij. Shpresat e fundit ishin humbur, është dënuar në zjarr të përhershëm.Njëri nga melekët e shtyri në zjarr dhe ai filloi të bie, duke shikuar fundin i cili afrohej sa më shumë . Papritmas, një dorë e fortë e kapi dhe e tërhoqi prapa. E fshiu pluhurin nga fytyra dhe para veti pa një plak me mjekërr të gjatë dhe të bardhë. E pyeti: > Kush je ti?< Plaku u përgjigj: >Unë jam namazi yt<

>Po ku ishe deri tani? Më shpëtove në momentin e fundit! edhe pak dhe do të përfondoja në fund të Xhehennemit!<

Plaku buzëqeshi dhe tha: > Po, edhe ti mua më ke kryer gjithmonë në momentin e fundit, a ke harruar?!<

Në atë moment i hapi sytë dhe e ngriti kokën nga sexhdeja. Ishte tërësisht i djersitur. Ndëgjonte zërat të cilat vinin nga jashtë dhe ndëgjoi ezanin e jacisë. Menjëhërë u ngrit dhe shkoi të marrë abdest.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame - Faqe 2 EmptyThu Nov 26, 2009 11:26 pm

"Mbrëmja famëkeqe e Maturës dhe maturantët Mos e hidhëroni Allahun, kujdes, kujdes, kujdes!
Falënderimi absolut i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk meriton askush tjetër të adhurohet përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është rob dhe i dërguar i Tij.<

br />

Mbrëmja e maturës haram


Në këto ditë pranvere kur toka ka zbuluar bukuritë e saj, pemët kanë filluar frytet e tyre, çdo gjë ka lulëzuar dhe toka është gjelbëruar, tani çdo gjë është zbukuruar, por zemrat tona të ndryshkura ende janë duke vazhduar në injorancën e thellë. Tani janë ditët ndër më të kobshme të vitit. Në fakt, nuk ka ditë të këqija por njerëzit e neveritshëm i bëjnë edhe ditët e neveritura, njerëzit e mallkuar i bëjnë edhe ditët e mallkuara, njerëzit e prishur i prishin edhe ditët e mira.

Tani, gjatë këtyre ditëve motrat apo vajzat tona, vëllezërit apo djemtë tanë kanë përfunduar shkollën e mesme dhe duan që përfundimisht t’i festojnë në mënyrën më të mirë të mundshme gjithë ato vite të kaluara, në një natë që nuk ka asgjë tjetër pos se hidhërim të Allahut dhe duke pasur frikë se mos po ndodh ndonjë dënim eventual nga Allahu i Lartësuar dhe duke pasur parasysh se atë çka e dimë për vete duhet t’ua mësojmë dhe t’ua tregojmë të tjerëve, nuk munda të rri rehat pa i shkruar shumë fjalë të cilat gjenden në zemrën time, me të cilat dua që t’ju drejtohem të gjithëve e në veçanti atyre që këto ditë janë pjesë e festimeve dhe pjesë e mbrëmjeve të ndryshme e ndër to pjesë e mbrëmjes së maturës.

Nuk ka asgjë në këtë botë e që nuk është cekur në Kur'an dhe ai Kur'ani është fjala më e mirë, më e besueshme dhe plotësisht e vërtetë, pasi që është nga Allahu i Lartësuar, nga Krijuesi i çdo gjëje. Nuk ka asgjë në këtë botë e që nuk është lejuar apo ndaluar nga Allahu i Madhëruar në Kur’an direkt apo indirekt dhe dëshiroj që atë që e di për vete t’ua them sot juve që në Ditën e Gjykimit sado pak të kam me çka të dal para Allahut.
Mbrëmja e maturës është haram pa pikë diskutimi, mirëpo për ta vërtetuar plotësisht kam vendosur të shkruaj gjatë dhe sa me qartë që të mundem. Gjithë ato vite shkollë sigurisht kanë qenë të gjata por ja ikën shpejt dhe përfunduan. Edhe unë do të shkruaj gjatë por për ata që dëshirojnë të lexojnë dhe ta dinë rëndësinë dhe vlerën e kësaj teme është gjatë por kalon shpejt, sikur vitet shkollore.

Këtë temë e emërova me titullin “Mbrëmja famëkeqe e maturës dhe maturantët” me qëllim që të njihemi qartë se për ku do të nisemi dhe për çfarë bëhet fjalë, pasi që në esencë mbrëmja e maturës është njëra ndër netët më famëkëqija të vitit andaj edhe e kam emëruar ashtu. Nuk do ta zgjas më tepër në këtë pjesë vetëm dua t’ju kujtoj se për ta vërtetuar se mbrëmja e maturës është haram me plot kuptimin e fjalës, kam vendosur të shkruaj për pikat më të ndjeshme të cilat janë prezente në ato ditë, konkretisht në mbrëmjen e maturës, duke i komentuar dhe duke vendosur ajete dhe hadithe të cilat lidhen më këtë temë. E ato janë:

1. Shpenzimet

2. Përzierja mes dy gjinive

3. Lakuriqësia

4. Muzika

5. Alkooli

6. Amoraliteti etj.


Shpenzimet

Prej dukurive negative dhe ndër të këqijat kryesore të mbrëmjes së maturës është shpenzimi i pasurisë në diçka të humbur, shpenzimi i pasurisë në haram, shpenzimi i pasurisë aty ku nuk është i kënaqur Allahu. Duhet pasur frikë-respekt ndaj Allahut i Cili na furnizon e jo me furnizimin e Tij t’i shkelim ligjet e Tij. Mjerë për ne po mizorë që jemi. Muhamedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: "Nuk lëvizin këmbët e birit të Ademit Ditën e Kiametit derisa nuk pyetet për pesë gjëra: për jetën, ku dhe si ka jetuar; për rininë ku e ka kaluar; për pasurinë ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar dhe çka ka vepruar me diturinë e tij". [Tirmidhiu] Këto të pestat lidhen direkt apo indirekt me temën që po e shtjellojmë. Allahu i Lartësuar në Ditën e Gjykimit do të na pyes shumëçka. Kur të pyeteni nga Allahu i Lartësuar për pasurinë nga e keni fituar dhe ku e keni shpenzuar, si do të përgjigjeni vallë?

Allahu nuk i bën padrejtësi askujt, njerëzit janë ata të cilët i bëjnë padrejtësi vetes së tyre. Shpenzimet e mbrëmjes së maturës janë më së paku 50 euro deri në shpenzimet marramendëse 300 e 500 euro. Për çfarë? Për ta hidhëruar Allahun dhe për ta mbushur konton tuaj me gjynahe dhe për ta kënaqur komandantin suprem tuajin, shejtanin e mallkuar? Po t’i shpenzonit ju, o maturantë, vetëm nga 1 euro për nënat, për baballarët apo për ndonjë të afërm tuajin, ose po ta ndihmonit një jetim apo një të varfër qoftë edhe me 1 euro, kjo do të ishte punë shumë e mirë dhe e madhe për ju në ditën e Gjykimit. Sikur t’i blinit diç nënave tuaja e t’i gëzonit ato, do ta gëzonit edhe Allahun e Lartësuar dhe pastaj do të pasonin lutjet dhe urimet e nënave për atë çka do t’i ofronit, por jo, jam shumë i sigurt që shumica e nënave i mallkojnë bijtë dhe bijat e tyre kur ta marrin rrugën për në mbrëmjen e maturës, dhe bashkë me mallkimin e nënës shkon edhe mallkimi i engjëjve dhe mallkimi i Allahut. Allahu në Kur'an thotë:
"Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e Allahut. Ata do të shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshpërim i tyre, e madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në Xhehenem". (Enfal, 36).

Allahu na ruajttë prej njerëzve të tillë! Sigurisht dhe pa pikë diskutimi shpenzimet e mbrëmjes së maturës do të jenë dëshpërim për ju që nga momenti i vdekjes, në periudhën e varrit, në ditën e Gjykimit dhe në Xhehenem, banorë të të cilit janë ata që i shkelin ligjet e Allahut dhe nuk pendohen. O maturantë, mos shpenzoni pasurinë në rrugën e shejtanit, mos e hidhëroni Allahun dhe keni shumë kujdes që mos ta meritoni dënimin e Tij, pasi që Ai-i Madhëruari nuk i kapërcen kufijtë e Tij. Allahu ju udhëzoftë!

Përzierja e dy gjinive

S’ka dyshim se prej harameve të maturës është përzierja e dy gjinive, qëndrimi së bashku në një vend, vallëzimi, këndimi etj. Allahu i Lartësuar nuk e lejon qëndrimin në një vend meshkuj dhe femra pasi që e ka ndaluar një gjë të tillë. Allahu në Kur'an na tregon qartazi që nuk duhet të vetmohemi më gjininë e kundërt:

"Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë e keqe. (Isra, 32). Allahu i Lartësuar e ka ndaluar afrimin tek çdo rrugë që na shpie në zina e rruga kryesore për te zinaja është përzierja e gjinive dhe të vetmuarit me ta ose me to.

Transmetohet nga Usame ibn Zejd se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:
“Nuk kam lënë pas meje fitne (sprovë) më të madhe se sa fitneja (sprova) e grave”. Kështu që besoj se është e qartë për të gjithë se bashkimi dhe përzierja e meshkujve dhe femrave çon në lajthitje, në humbje, në devijimin e rrugës së Xhenetit; përzierja e meshkujve dhe femrave çon në hidhërimin e Allahut, Allahu është i Mëshirshëm dhe duron shumë, megjithatë Ai nuk i shkel kufijtë e Tij dhe duhet ditur që Allahu është më i Mëshirshëm për ne sesa nëna për fëmijën e saj të porsalindur, mirëpo edhe për Allahun ka kufij dhe pas hidhërimit të Allahut pason dënimi i Tij. Allahu na faltë dhe na ruajttë nga dënimet të cilat vijnë si shkak i mëkateve të mëkatarëve!

Pra, ti vëlla i dashur dhe motër e nderuar, dije që mbrëmja e maturës është haram vetëm në bashkimin e gjinive e lëre më t’i shikojmë haramet e radhës të cilat janë prezente atë natë apo atë mbrëmje mature.
Në vazhdim do të shohim se cilat janë dukuritë tjera negative të mbrëmjes së maturës, pasi pozitive s’ka asnjë fatkeqësisht, mirëpo mos harroni që mbrëmja e maturës është haram dhe e ndaluar për ju rreptësisht vetëm pse bashkohen meshkuj dhe femra në një vend pa shikuar anët negative tjera. Keni frikë Allahun dhe kujtoni dënimin e Tij!


Lakuriqësia

Ndër dëmet dhe të këqijat më të mëdha të mbrëmjes së maturës është zhveshja ekstreme, lakuriqësia e cila shpie direkt në amoralitet, e Allahu nuk i do mizorët dhe ata që i përbuzin fjalët e Tij. Allahu i Lartësuar në Kur'an thotë:
"O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë mbulesat e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu falë gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues." [Ahzab, 59].

O motra të nderuara, që dëshironi të jeni pjesë e hidhërimit të Allahut në ato ditë apo net të kobshme, kujtoni fjalët e Allahut dhe mos shkoni në hidhërimin e Tij pasi që Ai ju urdhëron që të mbuloheni në mënyrë që të jeni të devotshme dhe stolitë tuaja t’ia zbuloni vetëm burrit tuaj nëse doni kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut. Allahu i Madhëruar thotë:
”Ata të cilët dëshirojnë që tek besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër.” [En-Nur, 19].
Pra, sot në këto ditë të përfundimit të shkollës së mesme, njerëz me një mendje të tillë ka shumë, ndër ta janë prindërit, drejtorët, profesorët dhe bashkë me ta edhe nxënësit të cilët urdhërojnë, shkojnë dhe i afrohen me plot dëshirë dhe vullnet rrugës së amoralitetit.

Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zekatin dhe respektojeni Allahun dhe të dërguarin e Tij...“ [El-Ahzab, 33].
E ju oj motra, a mendoni ndonjëherë për Allahun, për mirësitë që ua ka dhënë, për begatitë që ju furnizon apo vetëm keni vendosur ta hidhëroni Allahun - Krijuesin tonë dhe të çdo gjëje? Vetëm mos harroni se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi dhe pas çdo hidhërimi vjen dënimi.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijall-llahu anhu) se pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: "Zinaja e syve është shikimi, zinaja e veshëve është dëgjimi, zinaja e gjuhës është të folurit, zinaja e dorës është prekja dhe zinaja e këmbës janë hapat." [Buhariu dhe Muslimi].

O vëlla i dashur dhe motër e respektuar, kini frikë Allahun kudo që të jeni! Largojeni veten nga shikimi haram, dëgjimi haram, të folurit haram, të prekurit haram dhe të ecurit në haram!
Dije, o vëlla dhe motër, se shikimi i Allahut në ty është më i shpejtë sesa shikimi yt në haram. Në mbrëmjen e maturës çdo gjë që bëhet është haram.

A dëshironi që mbrëmja e maturës të bëhet shkak që të mos mund ta shikoni Allahun në Xhenet? A dëshironi ta shihni Allahun me sytë tuaj? A dëshironi ta dëgjoni zërin e Allahut me veshët tuaj? Sigurisht që po, e kjo do të ndodhë në Xhenet, por dijeni se me sytë tuaj që shikoni haram nuk mund ta shihni madhërinë e Allahut, dhe veshët tuaj të cilët dëgjojnë haram nuk mund ta dëgjojnë zërin e Allahut, goja juaj që flet haram nuk mund t’i shijojë begatitë e Xhenetit, duart tuaja të cilat prekin haram, nuk mund t’i prekin bukuritë e Xhenetit dhe këmbët tuaja me të cilat ecni në haram, nuk mund të ecin drejt portave të Xhenetit.

Për ato femra që e zbulojnë trupin e tyre dhe për ata meshkuj të cilët shikojnë trupin e femrave të huaja nuk ka vend në Xhenet. Vendtubim dhe vendtakim i tyre do të jetë zjarri i Xhehenemit i ndezur fort, lëndë djegëse e të cilit janë gurët dhe njerëzit. Allahu na ruajttë dhe na bëftë haram Xhehenemin!

Pra, mos harroni vëllezër dhe motra se mbrëmja e maturës bëhet edhe më haram pasi që pas përzierjes se dy gjinive është prezente edhe lakuriqësia ekstreme e femrave me ç’rast është haram i madh të qëndrohet dhe të shkohet në një vend të tillë. Dëshironi kënaqësinë e Allahut, thoni jo mbrëmjes së maturës!

Muzika

Ndër haramet e mbrëmjes së maturës është edhe muzika, pjesë përbërëse e asaj mbrëmje famëkeqe. Dëgjimi i muzikës është haram në masë të vogël dhe në masë të madhe, e pa dyshim se dëgjimi i muzikës në mbrëmjen e maturës është i tepërt dhe nuk ka dyshim se ajo që është e ndaluar në shumicë është e ndaluar edhe në pakicë, kështu që muzika është haram dhe mbrëmja e maturës bëhet edhe më haram kur në kuadër të saj është edhe muzika.

I Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “ Nga Umeti im, me siguri do të ketë prej atyre që do ta bëjnë të lejuar zinanë, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore". Kështu që dijeni se muzika është haram, është tingull i shejtanit, instrumentet muzikore janë vegla të shejtanit. Rreth kësaj shumë të qarta janë edhe ajetet kur'anore, në të cilat Allahu thotë: "Po ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës se Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm." (Lukman, 6).
Dhe në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar po ashtu thotë: “Dhe me alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët e tu thirri ata, përzieju më ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim. Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata). [Isra, 64 dhe 65].

Një gjë dijeni vëllezër dhe motra, se muzika është kënaqësi momentale për trurin, ndërsa është shkatërruese e përjetshme për zemrën. Në atë zemër që ka zënë vendin muzika aty nuk ka vend për Kur'an dhe zemra pa Kur'an është e vdekur. Allahu na ruajttë prej zemrave të tilla!
Pasi që edhe muzika është pjesë e mbrëmjes se maturës atëherë harami shtohet edhe më shumë në atë natë, kështu që ju vëllezër dhe motra mendoni dhe vendosni vetë se çfarë do të bëni nëse ende nuk keni vendosur, por edhe nëse keni vendosur ndaluni meditoni dhe shqyrtojeni mirë rastin dhe vendosni për të ardhmen tuaj të ndritur në Xhenet ose për të ardhmen tuaj të zymtë në Xhehenem, Allahu na ruajttë prej zjarrit të Tij! Mendoni...!

Alkooli

Nëna, nëna, nëna e të gjitha të këqijave është alkooli. Allahu në ditën e Gjykimit nuk do ta shikoj atë njeri që konsumon alkool.

Mjerë për ata të cilët marrin pjesë në një vendtubim në të cilin harxhohet pasuria pa kufij, në të cilin janë të dy gjinitë e përziera, në të cilin femrat janë të zhveshura gjysmëlakuriq apo nëse mund të shprehem kështu nuk ka ku shkon më lakuriq, mjerë për ata të cilët marrin pjesë në vendtubime ku këndohet dhe transmetohet muzikë çfarë do qoftë ajo, mjerë për ata që marrin pjesë në atë vend ku pihet alkooli dhe mjerë për ata meqë pas alkoolit bëhet amoralitet dhe çdo vepër tjetër e shëmtuar.

All-llahu (subhanehu ve teala) e ka ndaluar alkoolin dhe ka thënë: "O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar". (Maide, 90).

Pra, vëllezër dhe motra, e kuptuat se çfarë ka thënë Allahu në Kur'an. Nëse doni të jeni të shpëtuar largojuni vendit ku pihet alkooli dhe ku bëhen vepra të ndyta.
Ibni Umeri, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selam, ka thënë: “Gjithçka që deh është alkool, ndërsa çdo lloj alkooli është haram!” Po ashtu në një transmetim tjetër vërtetohet edhe më shumë hadithi paraprak, nga Kajs b. Sa’d b. Ubade, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam, se ka thënë: “Gjithçka që deh është alkool (hamër), ndërsa çdo lloj alkooli është haram dhe largohuni nga vera prej misri!” (Verën prej misri e bënin abisinasit dhe quhej “el-gubejra.)

Prej shenjave të vogla të Kiametit është edhe kjo ku ka thënë Muhamedi alejhis selam: “Njerëzit e umetit tim do të pinë verë ndërsa do ta quajnë me emra të ndryshëm”. Kështu, në ditët e sotme jemi të njohur me dhjetëra e qindra lloje të pijeve alkoolike e që të gjitha janë haram pasi ajo që është e ndaluar në shumicë është e ndaluar edhe në pakicë. E kur mbrëmjes së maturës i bashkëngjitet edhe alkooli aty nuk mbetet gjë tjetër pa u bërë. Ka të atillë që thonë se nuk pihet alkool dhe nuk lejojnë alkool në këto mbrëmje. Unë e di shumë mirë dhe kam dëshmitarë të shumtë për këtë që nxënësit së bashku me profesorët e tyre pinë pije alkoolike pa kontroll e çka mbetet pas alkoolit për t’u bërë? Sigurisht që nuk ka vepër të ndyrë që nuk bëhet më pas.
Mendohuni mirë se për ku do të niseni o "Maturantë"! Mos harroni që rruga juaj mund të jetë e pa kthim, ndërsa takimi me Allahun veç është afruar. A keni guxim të takoheni me Allahun e Lartësuar të mbushur me gjynahe dhe që asnjëherë balli juaj s’e ka puthur tokën dhe zemrat tuaja kurrë nuk i janë nënshtruar Allahut të Lartësuar? Sigurisht që kurrë nuk është vonë për t’u kthyer në rrugën e drejtë, por ndaluni tani dhe kthehuni që tani! Allahu ju udhëzoftë, o ju që e keni poshtëruar personalitetin tuaj njerëzor! Keni frikë Allahun dhe në vendimet tuaja mos të merr pjesë shejtani i mallkuar!

Amoraliteti

Sigurisht që pas të gjitha atyre që i cekëm më lart nuk na mbetet asgjë tjetër pos që të flasim edhe pak rreth amoralitetit (zinasë). Për ta përmbushur kulmarin e mëkateve në mbrëmjen e maturës, pasi që është harxhuar gjithë ajo pasuri për një natë të tillë, pasi që shansi i “mirë” nuk përsëritet, pasi që të dy gjinitë janë së bashku dhe femrat me veshje provokuese-ekstreme të përziera me meshkuj të dehur po edhe të atillë kinse të dehur pasojnë pjesë të amoralitetit çfarëdo lloj qofshin..., për ato vajza dhe ata djem që e mohojnë këtë çka e kam shkruar e përsëris prapë hadithin edhe një herë edhe në këtë pjesë:

- Transmetohet nga Ebu Hurejra (Radijallahu Anhu) se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: "Zinaja e syve është shikimi, zinaja e veshëve është dëgjimi, zinaja e gjuhës është të folurit, zinaja e dorës është prekja dhe zinaja e këmbës janë hapat." Këto 5 pika janë të përfshira në mbrëmjen e maturës dhe atyre nuk mund t’ju ikësh vetëm nëse e braktisni dhe nuk shkoni fare në mbrëmje, përndryshe ju do të jeni pjesë e këtyre pikave. Nuk është më rëndësi se sa nga këto pika janë praktikë tek ju, mjafton në hidhërimin e Allahut vetëm një prej tyre. Dua prapë që t’i ceku fjalët e All-llahut në Kur'an, ku Ai thotë:
"Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë e keqe. (Isra, 32).

Dhe, kurrsesi mos iu afroni as rrugëve të amoralitetit e lëre më të afroheni në amoralitet! Afrimi në amoralitet është mu në atë çast kur vendosni që të merrni pjesë në mbrëmjen e maturës, ndërsa pjesëmarrja e juaj aty është çdo sekondë amoralitet me sy, me veshë, me gjuhë, me duar dhe me këmbë. Allahu na ruajttë prej shpirtrave të tillë!

Pra, mëkatet më të mëdha bëhen në atë natë dhe nuk ka pikë diskutimi se ajo natë është haram. Dijeni vëllezër dhe motra, se prej nisjes tuaj në atë vend të poshtër, nuk jeni nën mbrojtjen e Allahut, nuk jeni nën rahmetin e Allahut, por jeni në hidhërimin e Allahut tej mase, saqë duhet të keni frikë nga ndonjë dënim çfarëdo qoftë ai. Nëse në një vend bëhen të gjitha mëkatet e mundshme dhe në atë vend nuk zbret ndonjë dënim, dijeni që Allahu pret a ka ndonjë njeri që kërkon faljen e Tij, a ka ndonjë njeri që dëshiron të pendohet sinqerisht dhe t’i kthehet Allahut një herë e përgjithmonë, por edhe nëse nuk dënoheni në këtë dynja, dënimi i botës së ardhshme është i pashmangshëm dhe Xhehenemi do të jetë vend i atyre që nuk e njohën Allahun dhe që shkuan pas shejtanit të mallkuar, përpos atyre që do All-llahu. Ai është i Urtë dhe nuk i bën zullum askujt, ju jeni zullumqarë të së ardhmes tuaj. Nëse shkoni në atë vend të mallkuar pa dyshim se do të krenoheni me pjesëmarrjen tuaj dhe do të tregoni për çastet tuaja të kaluara atje, e Allahu nuk i do ata të cilët krenohen me mëkatet e tyre.
Ju lus nga zemra, mendohuni mirë para se ta merrni këtë rrugë! Allahu ju udhëzoftë dhe insh-Allah nuk do të jeni pjesë e kënaqësive të shejtanit dhe pjesë e hidhërimit të Allahut!

O maturantë të mjerë!

A shihni ju, o maturantë! Apo në sytë tuaj gjenden perdet e shejtanit...?
O maturantë, ju a dëgjoni apo në veshët tuaj ka urinuar shejtani i mallkuar? Për çfarë po zbukuroheni, o maturantë? Për çfarë po festoni, o të mjerë maturantë?... 12,13 vite shkollë, 12, 13 vite mësim. Mësimi është ibadet, mirëpo ibadetin tuaj po e kurorëzoni në mënyrë të gabuar, në mënyrë të ndaluar me të cilën do ta hidhëroni Allahun tepër. Pas gjithë këtyre viteve shkollë ju sot dëshironi që të festoni diçka që është e ndaluar, gjithë ato vite me sjellje të mira, gjithë ato vite me nota të mira e sot kulmarin e viteve të kaluara do ta përfundoni në mënyrë të gabuar. Mendohuni mirë para se ta hidhëroni Allahun dhe dijeni që pas hidhërimit të Allahut zbret dënimi i Tij.

Kam dëgjuar njerëz të cilët thonë se, do të shkoj në mbrëmje për shkak të shoqërisë, për mos me u nda nga shoqëria, për mos me i shkëput lidhjet me shoqëri! E në fund të fundit kur t’ju vij vdekja shoqëria juaj ose vijnë ose nuk vijnë fare në varrimin tuaj. Edhe nëse vijnë, do t’ju mbartin mbi supet e tyre deri tek varri dhe do të ikin me nxitim pa ju përshëndetur fare, e ti o maturant i mjerë, i cili je nisur me ato mendime duke mos iu ndarë shoqërisë, kujto ato ditë në të cilat shoqëria jote do të braktisin ty dhe do të ikin nga ti! Ti o maturant, i cili për dëshirë të familjes e ke bërë nijet që të nisesh për në atë vend të mallkuar, kujto ato ditë te varri yt kur edhe familja do të të braktisin, e ti do të mbetesh vetëm me veprat tua, me ty do të mbetet vetëm mbrëmja famëkeqe e maturës dhe çdo gjë çka ke punuar mirë apo keq. Ti o maturant, sot po nisesh për të festuar përfundimin e disa viteve shkollimi, po nisesh me i shfry epshet dhe t’i plotësosh dëshirat tua dhe të shoqërisë tënde. A ke menduar se në të njëjtën kohë po e hidhëron Allahun tej mase? A ke menduar ndonjëherë që ta kënaqesh Allahun apo vetëm që ta hidhërosh? Mendohu mirë para se të nisesh atje në atë vend të mallkuar.

Kujtoni vdekjen, ajo ju vjen në befasi, ajo vjen kur nuk e pritni! Kujtojeni që vdekja mund t’ju zë në atë vend të mallkuar e si do të dilni para Allahut, me çfarë fytyre do të dilni para Allahut, o maturantë të mjerë?
O ju vajza, që sot jeni bërë maturante dhe keni vendosur të shkoni në mbrëmjen famëkeqe të maturës! A jeni ju ato vajza që deri dje patët turp të zhvisheni në shtëpitë tuaja? A jeni ju ato të cilat deri dje patët turp që t’ju shohin baballarët tuaj me rroba të gjumit apo me rroba të shkurta, e çfarë po ndodh me ju sot? A jeni ju ato që keni qenë dje apo keni ndryshuar rrënjësisht? Sot po dilni me rroba edhe më të shkurta se rrobat e gjumit, si sot nuk jeni veshur kurrë! Sot po dilni me rroba më të tejdukshme që ekzistojnë, por më e keqja sot po dilni para qindra mijëra njerëzve e dje patët turp të dilni para baballarëve tuaj me rroba të gjumit e tani pse kështu, çka ndodhur me ju? Kur ju kërkonin baballarët tuaj i thoshit prit deri sa të vishem e tash pse po zhvishesh para qindra njerëzve të huaj? Kur kërkonin baballarët tuaj një gotë ujë e ju ishit në veshje të gjumit apo në veshje të shkurta i thoshit prit deri sa të vishem e ta sjell ujin, dhe kur ju pritonit të vishni rroba më të gjata nuk prezantonit në drekë me baballarët tuaj fare e pse ju sot i cakërroni gotat me dhjetëra meshkuj? Tani të stër-zhveshura me veshje ekstreme dhe të tejdukshme, a jeni ju ato që ishit dje? Nuk mund të besoj dhe nuk mund ta imagjinoj se çfarë ka ndodhur me ju? Pse dje ashtu e sot krejt ndryshe?
O maturantë të mjerë keni frikë Allahun, keni frikë Zotin tuaj që ju furnizon vazhdimisht, keni frikë Zotin tuaj i Cili po ju lejon që ta shihni dritën e Tij dhe të merrni frymë në ajrin e Tij! Keni frikë Allahun, i Cili po ju lejon të ecni lirshëm mbi Tokën e Tij! E, sa mizorë që jeni dhe kurrë nuk e kujtoni as që e falënderoni Allahun dhe nuk tregoni aspak frikë-respekt për Të! Nëse dikush ju ndihmon diçka, ju sigurisht do ta falënderoni dhe do ta respektoni shumë e ku janë falënderimet tuaja ndaj Allahut për gjitha të mirat që Ai, i Madhëruari u ka dhuruar? Allahu - Krijuesi juaj dhe i çdo gjëje, ua ka dhënë të gjitha, u ka sjellë në këtë botë, u ka dhënë shikimin, dëgjimin, shijimin, këmbët, duart dhe çdo gjë në mënyrë të përsosur. Falënderimet ndaj Tij nuk ekzistojnë fare po ç’është më e keqja as nuk keni frikë ndaj Allahut, pasi që po i shkelni ligjet e Tij dhe nuk po shkoni rrugës së Tij.
Edhe mbrëmja e maturës është shkelje e ligjeve të Allahut pasi që është haram dhe i ndaluar organizimi, pjesëmarrja e të gjitha që çojnë në atë mbrëmje, por ja prapëseprapë Allahu po na le të jetojmë në tokën e Tij!

Oh, sa mizorë që jemi ne, nuk e njohim Allahun pos në vështirësi, pos kur jemi në rrezik, por dijeni se edhe durimi i Allahut ka kufij, edhe dënimi i Tij është shumë i ashpër. Mos e hidhëroni Allahun, kujdes, kujdes, kujdes! Ju lutem kujdes! Mos e hidhëroni Allahun që të zbret dënimi i Tij! Kthejuni Zotit tuaj të pastër si loti, të pastruar nga mëkatet duke bërë vepra të mira! Kthejuni Zotit tuaj me fytyra të ndritura, me fytyra të përulura, me fytyra të gëzuara dhe keni frikë-respekt ndaj Allahut që ta fitoni kënaqësinë dhe shpërblimin e Tij, Xhenetet në të cilat rrjedhin lumenj e atje ka çka syri s’ka pa, çka veshi s’ka dëgjuar dhe çka mendja s’ka ëndërruar dhe as që mundet t’i paramendojë bukuritë e Xheneteve. Kthejuni Allahut me lutje e adhurim para se t’i ktheheni të shtrirë në tokë me qefin, dhe t’ju mbulojnë me dhe në tokën e Allahut në të cilën ju e shkelët me mizori, me kryelartësi dhe kryeneçësi! Vazhdoni, por mos harroni se ka mundësi që tani t’ju vijë vdekja dhe përfundoi puna juaj e tani janë vetëm fjalët e Allahut në të cilat nuk ka dyshim, pasi që njerëzit duhet punuar mirë në këtë dynja që të pushojnë dhe të kënaqen në të ardhmen, në Xhenetet e Allahut.

Mendo çka ke përgatitur dhe çfarë po përgatit për të ardhmen tënde, për ahiretin tënd!
Por dijeni që me mbrëmje të maturës nuk mundni t’i fitoni Xhenetet e Allahut, por ju me mbrëmjen e maturës po e shkatërroni ahiretin tuaj dhe përfundimisht është nën dijen dhe kontrollin tuaj që të vendosni çfarë do të bëni për të ardhmen tuaj. Është e drejtë e juaja që të vendosni për veten tuaj dhe që të përgatisni vendin tuaj në ahiret por prapëseprapë mos harroni, mendohuni mirë para se të vendosni!

Kthejuni Allahut faqebardhë ashtu siç i ka hije robit të Allahut!
Vazhdoni kokulur në dynja që ta ngrehni kokën në ahiret dhe mos shkoni kryelartë në dynja pasi që në ahiret do të jeni të përbuzur, të përulur dhe të dënuar me zjarrin e Xhehenemit.
Allahu na udhëzoftë, Allahu na drejtoftë, Allahu na faltë gabimet që i dimë dhe ato që s’i dimë!

Çdo gjë që ia kam qëlluar është nga Allahu i Lartësuar dhe çdo gjë që kam gabuar është prej meje dhe prej shejtanit të mallkuar.

Zemra më është mërzitur andaj vendosa të shkruaj gjithë atë çka pata në zemër. Këto fjalë kanë dalë nga zemra dhe shpresoj që të depërtojnë në zemra, pasi që ua dua të mirën si vetes sime. Jam mysliman, Elhamdulilah, e dua Allahun, e dua Xhenetin, por dua që edhe ju ta doni Allahun dhe të informoheni mirë dhe mbarë që ta fitoni kënaqësinë e Tij dhe shpërblimin - xhenetet e Tij.
Allahu na bëftë prej banorëve të Firdeusit! Amin!
Dhe në fund, lus Allahun e Lartësuar që të mos jeni pjesë e mbrëmjes famëkeqe të maturës, që të jeni robër të Allahut e jo robër të shejtanit të mallkuar! Allahu na ruajttë dhe na faltë gabimet e kaluara!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Tregime Islame - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Tregime Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Fjale te arta Islame
» Psikologjia Islame
» Veshmbathja islame
» Poezi Islame
» ‹ Poezi Islame
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum