www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Veshmbathja islame Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Veshmbathja islame Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Veshmbathja islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sejLak
Fillestar/e
Fillestar/e
sejLak

Numri i postimeve : 22
Data regjis. : 09/11/2009

Veshmbathja islame Empty
MesazhTitulli: Veshmbathja islame   Veshmbathja islame EmptyMon Nov 16, 2009 5:21 am

Veshmbathja islame
Muhammed el-Kudri


Në bazë të asaj që shkruan në Kur`anin Famëlartë, Zoti i Madhërishëm i ka lënë veshjet për t'u mbrojtur nga të ftohtit apo nga të nxehtit, krahas së cilave i ka lënë edhe jeleqet gjoksore metalike për t'u mbrojtur në raste lufte.


E martë, 10 Qershor 2008 16:53


Rrobet, gjithashtu, t'i fshehin pjesët e turpshme dhe ta ruajnë bukurinë fizike. Më tej, prej urdhrave të fesë është që të vishemi me rrobe të bukura, veçanërisht kur shkojmë në vende të adhurimit. Le të mos ju kandisë shejtani i mallkuar siç bëri ndaj Ademit dhe Havës, pra, ndaj prindërve tanë në rastin kur i nxorri ata prej Parajsës, përkatësisht kur ua hoqi veshjet e tyre dhe bëri që njëri-tjetrit t'ia shohin turpësitë. Në dritë të mësimeve kur`anore, neve na qartësohet shumë mirë qëllimi dhe rëndësia e veshmbathjes. Shkurtimisht thënë, qëllimi i veshmbathjeve është të mbrohemi nga të ftohtit e nga të nxehtit dhe se qëllimi i jeleqeve metalike është me tendencë për mbrojtje të trupit në raste lufte.


Islami nuk ka fiksuar a parashkruar ndonjë kod të veshmbathjes, por e ka lejuar çështjen të vendoset nga vetë individët dhe shoqëria në pajtim me kushtet klimatike, zakonet dhe me ambientin. Megjithatë, janë instaluar disa rregulla thelbësore të cilat parashohin që rrobet duhet të jenë të thjeshta dhe jo shumë të shtrenjta. Për meshkujt duhet të jenë rrobe jo shumë të shkurtra dhe jo shumë të ngushta, në mënyrë që pjesët e turpshme të mbulohen si duhet dhe mos të jenë të bëra prej mëndafshi. Pejgamberi alejhi selam pëlqente që meshkujt të mbajnë rrobe të bardha dhe të gjelbra, ndërsa kundërshtonte që të njëjtit, pra, burrat të mbajnë veshur rrobe të kuqe. Përzgjatja e pantallonave përtej nyjave të këmbëve rreptësisht ndalohej nga Pejgamberi alejhi selam meqë sadopak pjesa poshtë nyjës jep hapësirë për sqimë dhe se e fëlliq fundin e pantallonave. Sa i përket femrave, ato janë urdhëruar që të mbajnë mbulesë dhe që asnjë pjesë të trupit mos ta lënë të dukur për sytë e të tjerëve. Për më tepër, çështja e mbulesës është gjë që do të diskutohet veçmas në një prej temave të ardhshme. Më tej, parfumi ishte prej gjërave mjaft të pëlqyera të Pejgamberit alejhi selam dhe ai e ka rekomanduar atë për burrat, e poashtu edhe për gratë. Gjithashtu, edhe përdorimi i këpucëve e i çorapeve janë të rekomanduara.

Argumente nga Kur`ani

1) "O bij të Ademit! Ne krijuam për ju petk që jua mbulon vendturpësinë dhe që është zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri! Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë!" (Kur'an, 7: 26).
2) "O bij të Ademit! Mos t'ju mashtrojë kurrsesi shejtani, sikurse i nxori prindërit tuaj nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t'u dalë në shesh lakuriqësia e tyre! Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni! Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë!" (Kur'an, 7: 27).
3) "O bij të Ademit! Vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, sepse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)! Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robërit e Vet?". Thuaj: "Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në ditën e kijametit janë të posaçme për ta!". Kështu ia sqarojmë argumentet një populli që kupton!" (Kur'an, 7: 31-32).
4) "...edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu i plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni) !" (Kur'an, 16: 81).

Argumente nga Sunneti

1. Ibën Omeri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Gjithsecili që e imiton dikë, ai është prej tyre!".
[Transmeton Ahmedi dhe ebu Davudi]
2. Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se rroba më e dashur për Pejgamberin alejhi selam ishte ajo që kishte ngjyrë të gjelbër!
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
3. Ibën Omeri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Nëse njeriu prej sqimës (krenarisë) i lë pantallonat për t'i shkuar për toke, All-llahu i Lartësuar nuk do ta shikojë atë në Ditën e Gjykimit!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
4. Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Pjesa që është poshtë nyjave të këmbëve do të jetë në Zjarr!".
[Transmeton Buhariu]
5. Xhabiri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) përcjell se Pejgamberi alejhi selam ndalonte nga të ngrënit me dorën e majtë, nga të ecurit vetëm me një këpucë, nga të mbështjellit tërësisht në një veshje dhe nga të ndenjurit ulur në një veshje të vetme duke i ekspozuar pjesët e turpshme të trupit!
[Transmeton Muslimi]
6. Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka mallkuar atë (mashkull) që vesh veshje të grave dhe atë (femër) që vesh veshje të burrave!
[Transmeton ebu Davudi]
7. Ebu Derda (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Vërtet, rroba më e mirë me të cilën mund ta takoni All-llahun e Madhërishëm në varr dhe në xhami është ajo që është e bardhë!".
[Transmeton ibën Maxhe]
8. Abdullah ibën Amër ibën el-Asi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon: Pejgamberi alejhi selam gjeti dy petka të mëndafshta tek unë dhe më tha: "Hiqi këto rrobe, sepse këto janë rrobe të të pafeve!".
[Transmeton Muslimi]
9. Ummu Selemja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) tregon se rroba më e dashur për Pejgamberin alejhi selam ishte xhybja e gjatë!
[Transmeton Tirmidhiu dhe ebu Davudi]
10. Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se kurdoherë që Pejgamberi alejhi selam ka veshur xhybe, ka filluar prej nga ana e djathtë!
[Transmeton Tirmidhiu]
11. Ebu Rejhana (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam ka ndaluar 10 gjëra: Mprehjen e dhëmbëve, lyerjen e pëllëmbave të dorës, shkuljen e flokëve, të ndenjurit shtrirë e burrave me burra të tjerë pa veshje të brendshme (lakuriq), të ndenjurit shtrirë e grave me gra të tjera, gjithashtu, pa veshje të brendshme, të veshurit mëndafsh nën rrobe, të veshurit mëndafsh mbi shpatulla, grabitjen, të kalëruarit me leopardë dhe përdorimin e vulës, në përjashtim të atyre që janë udhëheqës!
[Transmeton ebu Davudi dhe Nisai]
12. Ebu Musa (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Ari dhe mëndafshi janë përligjësuar për gratë e umetit tim, kurse për burrat janë ndaluar!".
[Transmeton Tirmidhiu dhe Nisai]
13. Ebu Sejid el-Kudri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se kurdoherë që Pejgamberi alejhi selam ka veshur ndonjë rrobë të re, thoshte: "O All-llah! Falënderimi të takon Ty, pasiqë Ti më ke veshur! Kërkoj nga Ti që të ma japësh të mirën e kësaj rrobe dhe të mirën për të cilën është bërë kjo rrobë! Gjithashtu, kërkoj nga Ti që të më mbrosh nga e keqja e kësaj rrobe dhe nga e keqja për të cilën është bërë kjo rrobë!".
[Transmeton Tirmidhiu dhe ebu Davudi]
14. Muadh ibën Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Kush ushqehet dhe thotë: "Falënderimi i takon All-llahut që ma dha këtë ushqim pa dhënë fuqi a forcë nga unë!", atij i falen mëkatet e kaluara!" (Këtë e transmeton Tirmidhiu). Veç kësaj, ebu Davudi regjitron: "Kush mbath një rrobë dhe thotë: "Falënderimi i takon All-llahut që ma mundësoi ta kem këtë rrobë dhe që ma dha këtë furnizim!", atij i falen mëkatet e kaluara dhe të ardhshmet!".
15. Xhabiri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon: "Erdhi Pejgamberi alejhi selam për të na vizituar dhe pa një njeri me flokë të shprishura. Ai tha: "Ky njeri nuk ka se me çfarë t'i krehë flokët?!". Më pas, pa një njeri me rrobe të ndyta dhe tha: "Ky njeri nuk ka se me çfarë t'i pastrojë rrobet?!".
[Transmeton Ahmedi dhe Nisai]
16. Ebul-Ehvasi përcjell nga babai i tij (All-llahu qoftë i kënaqur prej të dyve!) të ketë thënë: "Shkova në vizitë tek Pejgamberi alejhi selam e në mua kishte një rrobë të grisur. Ai më tha: "A ke pasuri?" – "Po" – i thashë. Më pas, më tha: "Ç'pasuri ke?" – "Të gjitha llojet e pasurisë! All-llahu i Lartësuar më ka dhënë deve, lopë, dele, kuaj si dhe robër!". Mandej, më tha: "Atëherë, pasiqë All-llahu i Lartësuar të ka dhënë pasuri, le të shihen tek ti gjurmët e dhuntisë dhe bujarisë së Tij!".
[Transmeton Nisai]
17. Ajshja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) tregon: "Pejgamberi alejhi selam e përdorte parfumin më të mirë që e gjenim. Unë, vërtet, ndieja erë parfumi që kundërmonte nga koka dhe mjekrra e tij!
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
18. Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Parfumi i burrave është i tillë që lëshon aromë, kurse ngjyrën nuk e shfaq dhe parfumi i grave është i tillë që shfaq ngjyrë, porse që nuk lëshon aromë!".
[Transmeton Tirmidhiu dhe Nisai]
19. Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Kur t'i mbathni këpucët, filloni nga këmba e djathtë, e kur t'i zbathni, filloni nga e majta! Pra, le të jetë e djathta që vishet e para dhe që zbathet e fundit!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
20. Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Asnjëri prej jush mos të ecë me një këpucë! O le të jenë të dyjat të mbathura, o të dyjat të zbathura!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
21. Xhabiri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Nëse ju këputet lidhësja e njërës këpucë, hiqeni edhe këpucën tjetër derisa ta rregulloni të parën; mos ecni duke e pasur vetëm njërën këmbë të mbathur me çorap; mos hani me dorën e majtë; mos e mbuloni trupin tuaj vetëm me një petk dhe mos ecni në rrugë të këqija!".
[Transmeton Muslimi]
22. Xhabiri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ndalonte mbathjen e këpucëve duke qenë në këmbë!
[Transmeton ebu Davudi, Tirmidhiu dhe ibën Maxhe nga ebu Hurejra]



Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 07.06.2008

Shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Veshmbathja islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Psikologjia Islame
» Poezi Islame
» Tregime Islame
» ‹ Poezi Islame
» Fjale te arta Islame
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum