www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kultura dhe qytetërimi islam Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kultura dhe qytetërimi islam Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kultura dhe qytetërimi islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sejLak
Fillestar/e
Fillestar/e
sejLak

Numri i postimeve : 22
Data regjis. : 09/11/2009

Kultura dhe qytetërimi islam Empty
MesazhTitulli: Kultura dhe qytetërimi islam   Kultura dhe qytetërimi islam EmptyMon Nov 16, 2009 5:20 am

Kultura dhe Qytetërimi Islam
Prof. Rrahim HASANI


Qytetërimi Islam në Europë (Andaluzi)


Të kuptuarit e qytetërimit: Fjala civilizim-qytetërim në gjuhën arabe rrjedh nga fjala hadare(prezent. thuhet: e ka prezantuar-paraqit ai që ka munguar prezencën-paraqitjen nga mungesa e tij, si dhe prezantoj, dhe origjina e fjalës hadar dmth: koha e namazit, dhe hadare është e kundërta e fshatit dhe thuhet(i jepet emri-llagapi) hadari- qytetar jeton në qytet dhe siç thamë që hadir-hadare, hadire e kundërta e fshatit-malor, e ajo është qyteti-fshati dhe është quajtur ashtu sepse banoret e saj jetojnë-qëndrojnë në vendet me vendbanime shtëpiake në të cilat ata kanë ligjet dhe rregullat gjykuese. Fjala qytet -medine tek disa studiues është sinonim I fjalës:

a) Muslimani është i përbërë nga besimi islam, edukata dhe civilizimi islam.
b) Toka islame- shteti islam ku praktikohet aty civilizimi islam.
c) Koha e përbërjes së fushave të civilizimit islam, idesë, materiales, jetësores, zhvillimeve.

Allahu xh.sh thotë:
"Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepër mirë." (Kehf, 7)

"Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni." (El earaf, 10)


Qytetërimi në Spanjë i ardhur nga vet arabët nëpërmes përhapjes së Islamit, rezultonte në shumë aspekte kulturore,shkencore etj.Filloi ndertimi i shkollave,bibliotekave,kerkimeve,saqë njerëzit filluan ta zhdukin injorancen e tyre që kishin para ketij qytetërimi saqë europianët fiilun te krenoheshin me xhelabijat e muslimanëve ,sikur që sot krenohen muslimanët për fat të keq me kapelat e amerikanëve në përfundim të universitetit të Kembrixhit ,apo
Bostonit apo…. Etj ku dihet se rrënja e këtyre universiteteve ka qenë Andalusia Islame .Kordoba u bë qendër e studimit ,kërkimit,shkences dhe kulturës jo vetëm në Spanjë por edhe në tërë europën .


- Kuptimi i definicionit(nocionit) të kulturës: Nocioni(definicioni i kulturës në gjuhe(terminologji) dmth: Një ndër këto definicioni është edhe në fjalët e Allahut xh.sh: "Nëse ata ia dalin t'ju mundin, ata do të jenë armiq tuaj, do të zgjasin duart e veta dhe gjuhët e veta kundër jush, duke ju përbuzur, sepse ata dëshironin të mos besonit." (Mumtehine, 2)

Dallimi mes kulturës- të kuptuarit (njohjes) - dijes (arsimimit) dhe qytetërimit: kultura nuk është sinonim it ë njohurës -dijes apo arsimimit si e kuptojnë disa njerëz, por ajo është sinonim I personalitetit sa i përket personit dhe personalitet i popullit -atdhetarizmi sa i përket shoqërisë, që dmth ajo është rrugë jetësore e përgjithshme shoqërore, ndërsa të njohurit-kuptimi është humane e përgjithshme marrin pjesë të gjithë popujt bashkërisht dhe lidhet me ide njerëzore në bazat dhe rrënjët e tij ndërsa njohja - dija botërore është pronë e popujve dhe fiseve e cila në të qytetërimet e ndryshme nëpërmjet fazave historike(sistematike) të lidhura njëra me tjetrën, për këtë edhe dija- arsimimi është bindje e fortë e logjikshme për aktualitetin dhe (mearife) njohja kuptimi është çdo bindje e fortë qoftë e logjikshme-përshtatur për aktualitetin apo jo: kultura është diçka tjetër nga mearife-te kuptuarit dhe tjetër nga dija arsimimi, por ajo është produkt I popujve posaçërisht për ta mbështetur në besimin, historinë dhe vlerat e saj, për këtë edhe kultura është e veçantë për popullin dhe njohjen , kurse dija -arsimimi është e përgjithshme për popujt dhe fiset. Këtu kemi një pyetje e ajo është cili është dallimi mes kulturës dhe civilizimit. Kultura siç e përmendem është sinonim për personalitetin… mirëpo qytetërimi është ajo çka e lidhë me nivelin e rrethimit të shoqërisë mbi natyrshmërinë dhe nivelin arsimor me të cilin kanë ardhur bijtë e saj dhe pozita( shkalla) e zhvillimit material të cilin e kanë arritur këta djem, dhe vjen kjo si produkt i pasqyrimeve të këtyre qytetërimeve mbi jetën ,njeriun , dhe gjithësinë.. për këtë qytetërimet janë dy aspektesh, akaid-besim bindje, ide dhe materie ndërtimore.

Obligimin e kompletimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shoqatave edukative, kulturore nga shtëpia, shkolla, universiteti, mjetet e informimit dhe grupeve kulturore deri sa të nxjerr gjeneratë të njëjtë , një dore në të gjitha sferat e jetës në suaza të pasqyrimit islam në përgjithësi mbi çështjet e jetës.

Ndikimi i Qytetërimit Islam në Perëndim

Islami dhe trashëgimtarët e tij ndërtuan qytetërimin që dominoi që para 1000 viteve në botë
Më specifike që ishte se Islami me qytetërimin e rekomanduar që kishte , ndërlidhte shkencën dhe fenë , shpirtëroren me materialen,dhe kurrë nuk bën ndarje në mesin e tyre deri në momentet e fundit të kësaj bote .kjo është më kryesorja e qytetërimit Islam që nuk e ka asnjë civilizim tjetër "modern" duke marë parasysh se gjithmon civilizimet u japen përparësi asaj që quhet materiale e që është afat shkurtë por islami na i hap dyert edhe më tej të shohëm se ky lloj qytetërimi i paraparë i kësaj bote ndikon në atë shpirtërore dhe na bën më të vëmendshëm në hulumtim ,zbulim, dhe dhënie përparësi intelektit, arsyes së shëndoshë

Wil Durant shkruan:

"që Muhammed Ibni Zahari Raziu (Rhazes) ishte një nga mjekët më progresivë islamë, autor i më se 200 trajtesave dhe Iibrave të dlat edhe sot vlejnë të studjohen, kurse prej tyre dallohen posaçërisht këto vepra:
1. "Fruthi dhe lia" (e botuar në latinisht dhe gjuhët tjera evropiane, kishte 40 ribotime, midis v. 1498 dhe 1866.)
2. "Enciklopedia e madhe" në 20 blena, sot thuaja të paarritshme: pesë blena i kushtohen sëmundjeve të syrit. Vepra është perkthyer në gjuhën latine n6 vitin 1279, ndërsa ështe botuar në vitin 1542, madje pesë herë. Llogaritet në burimet më të rëndësishëm të mjekësisë në botë, kurse në bibliotekën e fekultetit të mjekësisë në Paris ishte që në vitin 1394 ishte një nga nëntë veprat bazë." (Hlstoria e civilizimit, 7/759.)

"Kirurgjia ka bërë një depërtim të ngjashëm falë dijetarëve islamë. Kur shkollat evropiane të mjekësisë merreshin ende me teori, duke studjuar disa vepra mjekësore, muslimanët tanimë përdornin anestetikët, për të cilat konsiderohet se janë zbulime të vonshme" (Civilizimi islamoarab, f. 637.)


Ndërtimet dhe Arkitektura

U n'dërtoheshin Xhami plane rrugore sikur që kemi shembullin e qytetit Al-Zahra të cilin e ndërtoj Abdour-rahman an Nasiri ,me fontana, Banjo publike ,parqe etj.ishte shembull shumë i mire për europën që hudhnin mbeturinat nga vendbanimet e tyre dhe nuk dinin se c'është pastërtia e kanalizimi .
Dekorimet që i benin Muslimanët a asaj kohe edhe sot e kësaj dite habiten europjanët e shekullit XXI me vizatimet dhe kombinimin e ngjyrave që shërbejnë si shembull sot në (Kasr El Hamra) dhe xhamia e madhe në Kordove.

Bibliotekat

Në bibliotekën e AL -Hakemit u numëroheshin mbi 500 mijë tituj nga shkaku i dhënies përparësi shkrimit dhe gjuhës, e më pas në kohen e (Sharlo dango IV ) as edhe 500 tituj nuk numronte biblioteka e kryeqitetit të Spanjës.

Medicina Islame

Farmaceutët më të njohur ne Andalus qe formuan edhe spitale hirurgjike ,pergatitje të barnave etj. Përgatiten edhe më teper se 10 vegla medicinale ku sot bota është e fascionuar për shërimin e pacientëve të asaj kohe me mjete efikase hîrurgjike sikur që ishin Al-Katani,Al-Adawija Al Mufreda etj.

Shkencat Matematikore

Muslimanët mbajtën vendin e parë në shkencat matematikore prej vitit 700 deri në vitin 1200 dhe kish zbulus të ndryshëm për te cilët shumë pak ka njohuri perëndimi i sodit si psh:Abou Al Wafai -zbulues i sekantëve në gjeometri Al-Khavarizmi ne Algjeber, Ibnu Sina,Ibn Er-Raziu etj.

Astronomi

Në austronomi kanë qenë të njohur Ibn Barguthi,Al-Zarkani etj.

Filozofi

Arabët u morën me filozofinë greko-antike dhe më tepër e zgjëruan si psh: Al-Kindi u morë me ndërmejtësimin e ideve filozofike të Aristotelit dhe Platonit.
Al-Farabiu gjithashtu me një filozofi të ndërtimit (al-madina al-fadila)
Ibn Sina u bë I njohur me filozofinë racionale .
Ibn Khalduni u mor me teorinë sociologjike ku edhe sot e kësaj dite përdoret teoria e tij.
Ibn Ruzhd ku ndikoi me idet e tij tek filozofët e kohës pasiqë ishte njëri që iu përkushtua më së tepërmi filozofis së tij.

Mendimi I Mjekut

Dr.Victor Robinson thotë:
Përderisa Europa pas perëndimit të diellit e mbulonte erësira ,Kordova e shëndritur nga llampat elektrike nëpër lagjet e qytetit ,kur Eurpën e kaplonte papastërtia ,Kordova ishte burim i pastërtisë,kur në Europë kishte papastërti rrugorë e fëlliqësira,në Kordovë numroheshin 1000 banjo publike ,kur Europën e mbulonte balta , në Kordovë ishin të regulluar edhe tretuarët përpos kalldërmeve,derisa në Europë ende nuk ishte zbuluar letra në Kordovë femijtë n'djekshin shkollat etj.

Andalusia ka shërbyer si urë për depërtimin e qytetërimit në perëndim ,nuk ka dyshim se muslimanët janë pjesë e ngritjes së civilizimit mbarë botërore dhe sot nëpër bibliotekat botërore ka me mijëra argumente që vërtetojnë përhapjen e këtij qytetërimi modern nga vet muslimanët e asaj kohë nga shkaku se ishin të parët në:astronomi,fizik,kimi,gjeografi,arkitekturë,medicin,farmakologji dhe shumë në shumë gjëra shkencore.

Mendimet shkatrimtare

Më 02.janarë 1492 kardinali "De Pedro" ngriti kryqin te sheshi i kuq dhe ky ishte lajmi për mbarimin e pushtetit Islam në Spanjë.

Dr.Sigrid Honete thotë:
Një kohë të shkurtër krishterimi i respektonte kontratat e lidhura me muslimanët për paqje,mirpo pas një kohe filluan të zbatonin planin e hartuar për shkatrimin dhe zhdukjen kuturës dhe qytetërimit që e kishin nga muslimanët dhe kështu u asgjësuan me miliona musliman në Spanjë.

Salazari: në një konferencë për shtyp deklaroi:
Rreziku i vërtet që i kanoset qytetërimit tonë,eshtë ajo që vijnë nga muslimanët ,të cilët këtë do ta arijnë kur do të ndërojnë rendin botërorë. Gazetari e pyeti: po ne sic e shohëm se muslimanët janë të zënë me konfliktet dhe mosmarveshjet midis tyre?
Ai tha: Frikësohem se mund të dalë ndonjë nga ata që mosmarveshjet e tyre do ti drejtoj nga ne.

Mbreti Frances "Luigji IX" (doc.i rruajtur në arkivin e francës)

Eshtë e pamundur t'i mposhtim me luftë muslimanët , këtë mund ta arijmë vetëm nëpërmjet politikës duke ndërmarë këto hapa:
Të futim midis udhëheqësve musliman mosmarveshje që të mos jenë asnjëherë në ujdi,e nëse kjo do të arihet atëherë ,sipas mundësisë kjo gjë të zgjërohet sa më shumë ,në mënyrë që mosmarveshjet të bëhen faktori kryesor për dobësimin e muslimanëve.
Të mos u lejohet vendeve Islame e arabe të kenë udhëheqës të mirë fetarë.
Prishja e rrendit shtetërorë me anën e ryshfetit,amoralitetit dhe grave përdalla kështu që të ndahet baza prej kulmit.

Krejt këta mendime vijnë nga shkaku se: muslimanët ju larguan asaj që eshtë parimore dhe pësuan disfata te ndryshme nga luftërat e kryqzatave dhe All-llahu fuqiplotë në Kuranin Fisnik thotë: All-llahu nuk do ta ndron gjendjen e një populli perderisa Ai popull nuk fillon të ndryshon dhe te bëj reforma vetvetiu .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Kultura dhe qytetërimi islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Besimi islam në tokat shqiptare
» FESTIMI I MEVLUDIT DHE KULTURA E IMITIMIT
» Mëshira në Islam
» Këshilla në Islam
» Sistemi moral në islam
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum