www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Poezi Islame Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Poezi Islame Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Poezi Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 19, 2009 11:30 pm

O ZOT!


O Zot! Sjelli vëllazërive që të përhapin dashamirësinë,
Që të mos coptohen mes vehtes duke përhapur armiqësinë.

O Zot! Sjellu shqiptarëve që të gjejnë virtytet e humbura,
Që të mos vazhdojnë jetën duke i vepruar krijimit kundra.

O Zot! Sjelli vëllezërit të mos e shpenzojnë moshën kot,
Sepse shumë është gabim të mendojnë vetëm për sot.

O Zot! Sjelli që tanët të fitojnë lumturinë e të dy jetëve,
Edhe në këtë jetë të shpëtojnë nga ndëshkimi i të tjerëve.

O Zot! Sjelli vëllezërve që të shpëtojnë nga ateizmi,
Të mos harrojnë se vetëm islami është shkak shpëtimi.
O Zot! Mësoju tanëve shkakun e ardhjes në këtë botë,
Duke u kujdesur të mendojnë se njeriu çka do të thotë.

O Zot! Sjelli vëllezërve ta ndiejnë nevojën e bashkimit,
Duke vënë re se ajo është shkaku më i madh i shpëtimit.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që t’i përulen urdhërave të fesë,
Që të fitojnë ndaj të gjithë botës respekt dhe besë.

O Zot! Sjelli vëllezërve që të zotërojnë besim të fortë,
Për ta zotëruar atë nuk duhet ta kalojnë kohën kot.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që të gjejnë Krijuesin e vet,
Që të mos u përulen krijesave dhe të jenë të qetë.

O Zot! Shpëtoji vëllezërit nga ndëshkimi i armiqve,
Të ndjekin rrugën Tënde që i çojnë pas shpëtimeve.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që të mos harrojnë vdekjen,
Ajo është një shkak i bukur për të vlerësuar përpjekjen.

O Zot! Zgjoji vëllezërit shqiptarë që të gjejnë rrugën,
Që të mos harrojnë se kush atyreve ua sjellë bukën.

O Zot! Kujtoju tanëve që të dinë se do të japin llogari,
Të mos kalojnë jetën në vende boshe si në angari.

O Zot! Zgjoji vëllezërit tanë që të bëhen besimtarë,
Përndryshe nuk vlen jeta, vetëm se është një barrë.

O Zot! Sjelli vëllezërve tanë që të bëhen të sjellshëm,
Duke u zgjuar, të pëlqejnë sendin më të vlefshëm.
O All-llah! Sjelli vëllezërve që të fitojnë hirën Tënde,
Duke u mbështetur tek Ti, të mos adhurojnë tjera sende.

O All-llah! Sjellna të bashkohemi me besim në Zot,
Për ndryshe nuk vlen jeta, përpjekjet shkojnë kot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 19, 2009 11:30 pm

VËLLEZËR TË DASHUR

Vëllezër të dashur që kërkoni të jetoni qetë,
Gjithnjë kuvendoni e mos thoni se e di vetë.

Mbajuni të drejtës se aty është shpëtimi,
Sepse tek tradhtia nuk ka kurrfarë fitimi.

Në univers asgjë nuk është e çrregullt,
Madje edhe planetet qarkullojnë të rregullt.

Studioni të dy jetët për të mos u penduar,
Të mos harroni se ku keni për të shkuar.

Ruzulli tokësor është një urë e vjetër,
Plotësoni detyrat se nuk ka rrugë tjetër.
Ne duhet të zgjohemi pak më herët,
Që të mos pendohemi si ata të tjerët.

Urdhërat e Krijuesit pranoji si burrë,
E fitoji mirësitë që nuk sosën kurrë.

Mos harro se ke ardhur për t’u provuar,
Se pas pak kohe ke për të shkuar.

Mos i bën kujt keq vëlla ti në këtë jetë,
Se kënaqësia përrallore atje po të pret.

Kujdesu vëlla jetës së përkohshme,
Se ke përpara një jetë të përhershme.

O vëlla! Të mos të mashtrojnë ty armiqtë,
Mos i beso atyre edhe kur të thojnë shpirt.

Zgjidhe mikun e mirë për kokë e për shtatë,
Mos puno pa logjikë se mbetesh duarthatë.

Zoti të ka pajisur me shumë lloj shqisash,
Ty të ka ndërtuar prej disa trilionë qelizash.

Shih aeroplanin madhështor që e ndërtoi dikush,
Por mushkonjën e vogël nuk mundet askush.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 19, 2009 11:31 pm

Nënëve të mia fisnike

Ju jeni nëna të të gjithë dijetarëve gjeni,
Pa fare interes me shpirt po shërbeni.

Me mëshirën tuaj s’mund të bëhet rival,
Në shërbimin e fëmijëve s’u thotë kush ndal.

Ndërsa përballoheni me të kundërtën e saj,
Që po ju ndëshkojnë djemtë tuaj hiç pa faj.

Nëna po vajton se shumë brenga ka,
Djali e hedh në vetmi, bukën thatë e ha.

O nëna fisnike! Ke hasur ku s’e ke pritur,
Që do të përballohesh me to nuk e ke ditur.
Djali nxorri nënën në vendbanim azili,
Një tjetër ardhmëri nëna e priste me zili.

Nënë e pafat me shpirt i rrite djemtë,
Nuk prisje nga që ty të lënë vetëm.

Nëna qan me vaj, djali po kërcen si hor,
A se pyesin djalin, pse e nxore me zor.

Nëna u përballua me djemtë fare të pabesë,
Për ta nëna vraponte me plot ngarkesë.

A e priste këtë kur e përkundi në djep,
Djali të zgjerohet e nëna vetëm në një cep.

O nëna ime fisnike që je heroinë e mëshirës,
Adhuro All-llahun se është Mëshirëbërës.

Ju prindërit po përpiqeni pa pritur pagesë,
All-llahu jua paguan me xhennet-ul firdeusë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 19, 2009 11:32 pm

Motra ime fisnike


Motra ime, vajza e nënës fisnike,
ruaje nderin, e bëhu besnike.

Mbroje moralin si vajzë fetare,
se femra pa to nuk vlen fare.

Ajo është caktuar për burrin e vet,
duhet të mbrohet si letër sekret.

Në qoftë se do të jetosh rehat e qetë,
asnjëherë natën mos shko diku vetë.

Fatkeqësisht të tjerët ua kanë empozuar,
ke marrë pa zgjedhur dhe i ke huazuar.

Veshu e mbathu si vajzë besimtare,
dhe nëpër rrugë bëhu këshilltare.

Gjendja shprehjet i argumenton,
se vetëm fjala kudo nuk ndikon.

Kujtoje mirë punën që po bën,
duhet ta mendosh se ku ajo të çon.

Duhet të adhurosh Krijuesin tënd,
se nuk je e krijuar nga tjetërkënd.

O motra ime bëhu shembullore,
mos u përul si disa shërbëtore.

Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,
por me mbulesën e tyre i ka përsosur.

Ai shumë më mirë i di nevojat e saj,
vajza të mos mbesë asnjëherë ndër faj.

Mosmbulesa e femrave për kohën e tashme,
është një armë e mirë forcave të jashtme.

Ata ta hoqën formën që ke pasur,
ke marrë pa zgjedhur atë që ke hasur.

Nën maskën e kulturës femrën e abuzojnë,
me femrat tona ne fort po na lëndojnë.

Për stërgjyshërit tuaj lexo historinë,
çfarë ka qenë namusi për shqiptarinë.

Duke patur shansin ta fitosh xhennetin,
mos të të bëjnë tradhtarët dru për xhehennemin.

Mëshira e Allahut të dhuroi çdo gjë,
sepse ti përpara nuk ke qenë asgjë.

Motra fisnike ke shans sa je gjallë,
të ikën nga dora kur të mblojnë me zallë.

O vajza besimtare dhe nëna fisnike,
mbroje fenë tënde dhe bëhu besnike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 19, 2009 11:33 pm

Vëllazërimi


Shumë ju thirra ju kërkova,
zërin tuaj s'jua dëgjova.

O ju vëllezërit e mi,
se ku jeni nuk e di.

Më mori malli mua për ju,
nga kjo ëndërr dua me u zgju.

Më kllaposi dhimbje e madhe,
zemra ime është dërmuar fare.

Për një vëllazëri po flitet shumë,
por unë i gjori s'po e gjej askund.

O ju vëllezërit që sakrifikoni,
njëri-tjetrin pse s'po e kërkoni.

Jeni fshehur edhe zhytur,
në këtë botën e mbytur.

Pa më thoni ju të dashur,
ç'ka që qan kjo zemër e plasur.

Ç'ka që qan dhe gjëmon,
shpirti im fort më rënkon.

Ëndrra ime po më shkatërrohet,
Gjumi im po më trazohet.

...le të mblidhemi edhe një herë,
le ta sjellim atë pranverë.

Pranverë me gonxhe plot,
lule të harruara nga mot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 19, 2009 11:34 pm

Fuqia e Zotit


Zoti me fuqinë e Tij është Absolut,
Mbështetu tek Ai dhe kurrë mos u tut.

I urdhëron Bëhu e bëhen të gjitha,
Lumenj, kodra, male dhe lisa.

Lloj-lloj qeniesh i krijoi me dije,
Mirësitë e botës asnjërën pa shije.

Ka parashtruar botën plot me mirësi,
Dhe të gjitha bukuritë pa fare ligësi.

Drurët për ne, të mbushur me fruta,
Ndonjëri i gjatë e disa të shkurtra.
Bleta një makinë vetëm për mjaltë,
Mollën e bukur, të ëmbël e të thartë.

Delen e bukur për mish e për lesh,
Qumështi i lopës për të bërë përshesh.

Ditën e shndritshme për të punuar,
Natën e kapllon terri për të pushuar.

Kafshët i veshi nga koka tek thembra,
Ato janë dy lloj, mashkuj dhe femra.

Njeriu si përmbledhje dhe frut i gjithësisë,
E ka në dorë vetë çelësin e lumturisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyFri Nov 20, 2009 12:27 am

Çfarë është KUR`ANI


Kur’ani një kushtetutë deri në mbarim,
Atij nuk i përngjan as edhe një shkrim.

Ai ështe i freskët që kurrë nuk plaket,
Po edhe vlera e tij asnjëherë si paket.

Atë asnjë libri nuk mund t’ia përngjasësh,
Dhe një shok të Tij nuk mund ta hasësh.

Kur e krijoi njeriun Ai Zot Fuqiplotë,
Ia dërgoi ligjin që të mos shkojë kot.

I zbritur e i plotësuar për një periudhë të gjatë,
Nuk është si të tjerët që janë bosh e thatë.
Ai është i freskët, megjithë se ka shumë vjet,
Ka mundësi të qeverisë me ligj çdo shtet.

Kur`ani është një libër krejt i paarritshëm,
Derisa të krisë kiameti ai është i shndritshëm.

Ajetet Kur’anore përbëhen prej disa kuptimesh,
Janë të mbushura plot me lloj-lloj shpëtimesh.

Nga ai kanë dalur mbi treqind mijë komente,
Prapë është një thesar plot me sekrete.

Atë e dinë përmendsh miliona Hafizllarë,
S’mund të formojë një tjetër asnjë shkollar.

Njeriu për njeriun pak ka mundësi të mësojë,
Kuptohet se ligj për të s’mund të formojë.

Sot gjendja e shteteve është një fakt i gjallë,
Një ligj të ngjashëm a mundën ta bëjnë vallë.

Unë dua ta këndoj Kur`an derisa të vdes,
Shumë mirë e di se një ditë s’do të mbes.

O All-llah! Plotësomi ditët me Kur`an e besim,
Të fitoj kënaqësinë Tënde që të gjej shpëtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyFri Nov 20, 2009 12:27 am

Muhamedi a.s


Ardhja e Profetit zhduku errësirën,
Nga zemrat e njerëzve e fshiu kotësirën.

Kur erdhi ai ngjyra e jetës u shndërrua,
U zhdukën armiqësitë njerëzimi u shpëtua.

Ai është mëshirë për të gjithë njerëzimin,
All-llahu me të, botës i solli shpëtimin.

Ai është lavdia e tërë qenieve të gjithësisë,
Drita e universit dhe sjellësi i qetësisë.

Një argument që flet për ekzistencën e Zotit,
Edhe shkak i xhennetit të Atij Fuqiplotit.
Ai është imami i xhamisë së rruzullit tonë,
Edhe armiqtë për besnikërinë e tij dëshmojnë.

Me gishtin fisnik u nda hëna në dy,
Për të parë këtë s’ka nevojë për të veçantë sy.

Profetësinë e tij e dëshmuan ujku dhe deveja,
Personalitetin dhe botëkuptimin ia vërteton feja.

All-llahu i doli zot atij me një mijë mrekulli,
Ndaj Tij ai ka qenë i lidhur si vetë hekuri.

Miliona hadithe të tij janë nga një yll,
Bulevardin e tij askush nuk e mbyll.

I Dërguari i Zotit është një prijës shembullor,
Fenë që shpalli të gjithë e pranuan në kor.

Është kryetari dhe vula e të gjithë profetëve,
Simbol i moralit të mirë dhe drita e qyteteve.

Ai është shkaku i lumturisë së të dy jetëve,
Edhe shkak i ndritjes së të gjitha shteteve.

O Zot! Pashë Madhërinë Tënde mos na dëno,
Sipas gabimeve tona për të keq mos na shëno.

Për nder të Profetit (a.s.m.), neve mos na turpëro,
Duke na dhuruar kënaqësinë ne mos na torturo.

Amin Amin Amin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyFri Nov 20, 2009 12:28 am

Puno


Puno, puno ditë e natë,
Ditët e punës bëji shtatë.

Puno që t’i shërbesh njerëzimit,
Që të mos vuash urinë e dimrit.

Që të mbrosh nderin e lartë,
Që të mos mbetesh duarthatë.

Që të mos të kapllojnë brengat,
Që t`i shmangesh pengesat.

Qe të jetosh me fytyrë të bardhë,
Që t’i thuash mikut, mirë se ke ardhë.
Puna për punëtorin është një qetësi,
Edhe në zemër ndien lehtësi.

Me lehtësi ai i zgjidhë problemet,
Atë nuk e duan vetëm dembelët.

Punëtori në jetë bën edhe mirë,
E liron fatkeqin nga çdo e vështirë.

Puno kur të punojnë këmbët e duart,
Pushon kur shpërblehesh me paratë.

Puna nuk është turp kur je shëndosh,
Është turp të endesh si përtac bosh.

Sëmurët punëtori kur është pa punë,
Përtaci vjedh apo bën edhe dhunë.

Puna vlen shumë kur fal namaz,
Mos harro kurrë se atë e kemi farz.

Në këtë rast jeta jote quhet adhurim,
Duke kaluar sprovat ke dhënë provim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyFri Nov 20, 2009 12:29 am

Shpresa


Shpresa është një forcë që të jep zell,
Pashpresia është ajo që të bën dembel.

Të pashpresit i ndalet jeta në vend,
Jo, pa të s’mund të bësh asgjë send.

Shpresa është cilësia që të shpëton,
Me to shumë kënaqësi përjeton.

Në sajen e tij arrin në vendet e larta,
Se me to mund të hapësh portat e arta.

Shpresa ty të nxitë që të përparosh,
I thyen pengesat që të mos mbarosh.
O mik i dashur! Mos e humb shpresën,
Bindu tek Zoti e mos e humb besën.

Ajo është shkak që të bësh sukses,
Për këtë jetë dhe për ditën kur vdes.

Shpresa ndriçon jetën tamam si dielli,
Atë mund ta humb vetëm dembeli.

Ngjitu shpresës fort e atë mos e humb,
Se dembeli gjithnjë jeton nën turp.

Pra shpresa është burimi i çdo mirësie,
Me të mund t’i dalësh ballë çdo vështirësie
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyFri Nov 20, 2009 12:29 am

Librat


Librat janë shkruar për të lexuar,
Dhe duke i lexuar duhen kuptuar.

Përqafo librin për të përparuar,
Dhe jetën tjetër duke mos e harruar.

Duhet të mësohemi që të lexojmë,
Duke lexuar mund të mësojmë.

Kur ta marrësh librin për të lexuar,
Mësoje atë se kush e ka shkruar.

Me çfarë qëllimi në të është betuar,
Me çfarë mendimi gisht ka luajtur.
Apo ka qenë ndonjë zullumqar ateist,
Apo shpall dyshime ndonjë reformist.

Po qe se ka qenë autori simbol me vepër,
Kjo ty të mjafton e mos kërko tjetër.

Ti pas kësaj mase vazhdo leximin,
Duke lexuar, mos ndërpre hetimin.

Që të kuptosh çdo ngjarje që ndodh,
Duhet të lexosh e të shkosh në shkollë.

Për të shpëtuar nga errësira e keqe,
Nga koka yte injorancën hiqe.

Duke operuar libri nuk hap plagë,
Ka nevojë të lexojë qoftë i ri apo plak.

Dija s’kufizohet vetëm me diplomë,
Lexo vëlla sa nuk është tepër vonë.

Mosha është kapital, mos e ço atë kot,
Mësoje pse ke ardhur ti në këtë botë.

Libri edhe dija e lartësojnë njeriun,
Mosdija gjithnjë ty ta afron terrin.

Mosdija të bën armik me çdo send,
Dija të përparon nuk të lë në vend.

Lexo dhe përgatitu për të dy jetët,
Duke lexuar mos ia numëro fletët.
I dituri gjithmonë di si të sillet,
Kurse i padituri vazhdimisht shkilet.

Injoranti kurrë nuk është fytyrëbardhë,
As di si të shkojë as edhe me ardhë.

Njeriu është i fshehur nën gjuhën e tij,
Që të flasë mirë ai shumë duhet të dijë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyFri Nov 20, 2009 12:30 am

O djal i ri



O vëlla i dashur mysliman shqiptar,
Ashtu si gjyshërit e të tu, bëhu fetar.

O vëlla që ke pasur stërgjyshërit trima,
Kurrë mos u ndaj në copa e në grima.

Përgjigjen e pyetjes se çfarë sjellë rinia,
E merr në burgje e spitale plot vështirësira.

Në vend që i riu të drejtohet me mendje,
Veset atë e fusin nëpër të tjera gjendje.

Armiqtë po të godasin me armë të forta,
Duke të sulmuar të kanë ardhur tek porta.
Mjaft i kanë zbuluar motrat shqiptare,
Që të mos mbesë tek ato më turp fare.

Vëlla i dashur! Zgjohu e mos u mashtro,
Ke qenë me sedër e tani mos u poshtëro.

Një krijesë që s’krijon as veten dot,
Tradhtarët atë e bënë Krijues dhe Zot.

Mendja duke i parë gjërat fare pa dritë,
Detyrën ia dha syrit, tani s’po ndritë.

Vëllezër të dashur, ju lavdia e ardhmërisë,
Ju që jeni shpresa e fortë e shqiptarisë.

Mos pyesni mësuesin për Zotin tuaj,
Pyesni shkencat e trimërisht thuaj.

Në universin e madh nuk ka rastësi,
Secila krijesë është një mrekulli.

Bëhu besimtar i fesë së vertetë,
Adhuro Krijuesin që të jesh i qetë.

Nuk po ngop materia frutin e gjithësisë,
Se vetëm islami është burim i qetësisë.

Në qoftë se do të jesh rehat e qetë,
Asnjëherë problemet mos i zgjidh vetë.

Po të pret një rini që nuk zhduket kurrë,
Për të mos e humbur qëndro si burrë.
Kurrë mos harro se Zoti po të provon,
Për t’u penduar fare nuk është vonë.

Kujdesu mirë se koha është e vështirë,
Lumturia e xhennetit nuk është e lirë.

Atje do të përballohesh me plot mirësi,
Ose do të ndëshkohesh me shumë vështirësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyFri Nov 20, 2009 12:31 am

O njeri


O njeri! Pse krenohesh me begatitë e huaja,
Dije se edhe veglat e trupit nuk janë të tuaja.

Ke angazhuar trupin me shumë ngarkesë,
Duke mos mbajtur fjalën u bëre i pabesë.

Kush i ngjyrosi njerëzit me shumë ngjyra,
Asnjëri nuk përgjan tjetërkujt në fytyra.

Pa mangësi po të shërbejnë të gjithë qeniet,
Mos kundërshto Zotin dëgjoji thëniet.

Duke patur mundësi ta zgjedhësh të mirën,
Fare nuk mendove dhe e zgjodhe firën.
E shpenzove moshën në vende boshe,
Me shokët e këqinj mendjen e bërë shoshe.

S’e mendon fare se kush ta dha këtë trup,
A e ke blerë në Tiranë apo në Shkup.

Për të vërtetën përse nuk mendon,
Vlerësoje jetën se po ikën e po shkon.

Falendero Zotin se të krijoi si njeri,
Përkundra ndëshkohesh e vuan tek ferri.

Kujdesu e mos i vepro krijimit kundra,
E mos jeto vëlla me mendime të shkurtra.

Duhet t’i nënshtrohesh fesë së vërtetë,
Se Zoti të krijoi ty si mrekulli e sekret.

Ti duke qenë qenie e gradës eprore,
Si po mund të përulesh në jetën shtazore.

I dëgjove tradhtarët dhe e humbe besën,
Duke iu bindur veseve e zhduke shpresën.

Ti përpiqu të bësh punën që të ka hije,
Fito rininë e përjetshme plot bukurije.

Ligji i All-llahut gjithnjë ty po të thotë,
Kapitalin e moshës mos e harxho kot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyFri Nov 20, 2009 12:32 am

Vëllezër Shqipëtar



Vëllezër shqiptarë mbrojeni nderin,
Sepse shkoi dimri, tani pritni verën.

Sikurse fëmijërinë që e pret rinia,
Ashtu edhe despotizmin e pason liria.

Fraksionet e huaja keq na tradhtuan,
Pa masë dhe pa hesapë ne na dëmtuan.

Ndërsa na zhduken traditat e mira,
E humbëm thelbin po na pason fira.

Ligjeve të pahijshme i dolëm zot,
Pa menduar fare se ajo ështe kot.
Nga kokat e burrave e hoqën plisin,
Ajo qe fillimi për të na humbur fisin.

Nga kokat e grave u hoq shamia,
Nuk shkoi vetëm ajo po edhe lumturia.

Burrat u shndërruan e u bënë si femrat,
E humbëm burrërinë së bashku me emrat.

Me forcat e huaja i kundërshtuam fesë,
Tek ne nuk mbeti, as respekt as besë.

Mbrojini vëllezër cilësitë e larta,
Dhe ligjet e fesë se ato janë të arta.

O vëlla! Traditat e tua kombëtare,
Janë përgatitur me brume fetare.

Kombi me fenë janë si lëkura me mish,
Ato nuk ndahen këtë duhet ta dish.

Nderi, respekti dhe bujaria,
Janë famët tona nga historia.

Shumë na do neve Perëndia,
Ajo na përmblodhi nga gjithësia.

Duke na mbushur me pasuri,
Na ka parashtruar çdo mirësi.

Ajo na ka afruar frymën tek hunda,
Asgjë nuk i vjen mendjes kundra.
Të gjitha qeniet njeriut shërbëtor,
Madje edhe diellin madhështor.

Nuk luan rol asnjë mençuri,
Që të shpëtojmë pa dhënë llogari.

Pa hy në varr s’mund të shpëtosh fare,
Pa e dhënë këtë shpirt nuk ke ti çare.

Secili në varrin e tij ka me hy vetë,
Duhet të përgatitemi për të fjetur qetë.

Kurse nga kjo jetë ikin të barabartë,
Të gjithë t’ëmbëlat me ato të thartë.

Ndërsa mizori shkon me të shtypurin,
Edhe i vobekti bashkë me të ngopurin.

Çdo mirësi duke pritur falenderimin,
Ne pa u përgatitur po presim mbarimin.

Të bëhëmi gati se na pret lumturia,
Por për mëkatarin edhe vështirësia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyFri Nov 20, 2009 12:32 am

Kultura


I kulturuari kurrë nuk e ha hakun e kujt,
E fiton me djersë duke e gërmuar me thonjtë.

Duke njohur Krijuesin e zbaton fenë,
I copton tërë dyshimet, mitet i thyen.

E përmirëson njeriun e bën të sjellshëm,
Në zemër kontrollin, e bën të ndershëm.

Këshillën e bën me vepër e jo me fjalë,
Nëse e ngacmon dikush menjëherë ia falë.

Këtë mund të na garantojë ligji hyjnor,
Ta pranojmë me dëshirë e jo me zor.

Ai mund të na sigurojë qetësinë përrallore,
Duke na ruajtuar fort nga jeta shtazore.

Kjo besimtarin e qetëson edhe në varr,
Në jetën tjetër rezultat të mirë do të marrë.

Besimtari i del zot fesë, qëndron si burrë,
Se Islami është një shije që nuk soset kurrë.

Duke i nderuar pleqtë mëshirohet me të rinjtë,
Mirë sillet me fqinjët, shumë i do fëmijët.

Bashkëshortja e tij në të kurrë nuk dyshon,
Bëhet besnik i vendit e rrugën nuk e lëshon.

Kurrë nuk i bën keq kujt, vetëm se mirë,
Që t’ia falë gabimin dikujt nuk i vjen vështirë.

I kulturuari ndaj Krijuesit bëhet i sinqertë,
Nëse e sheh dike në zor vrapon me të shpejtë.

Ndaj kushteve të All-llahut është besues,
Bile edhe ndaj krijesave shumë sakrifikues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 26, 2009 7:52 am

I madh TI je
I madh ti je Zoti dashur
Madherine tende gjithe po flasim
I fuqishëm je po thon
Nuk ka si ti tjetër fuqi
All-llah All-llah All-llah All-llah
Kerim All-llah
I madh ti je i fuqishëm
Ti krijove Gjithësine
Token, qiellin, diellin, hënën
Dhe gjithë yjet që ndirçojnë
All-llah All-llah All-llah All-llah
Kerim All-llah
Dhe ato janë t'fuqisë tënde
Dëshmojmë për ty o Perendi
Njerzit, shtazet,bimet, ajri
Fusha, malet dhe gjithësia
All-llah All-llah All-llah All-llah
Kerim All-llah.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 26, 2009 7:56 am

Vëlla i dashur
Vëlla i dashur ecë përpara ti gjithmon T'rrish në gjumë armiku këte e deshiron
Kërko mikun kudo që në botë e ke
Pa medyshje do ta gjesh atë në fe
Dore per dore ecë me mua ti n'këtë jetë
Keshtu lyp All-llahu i dashur dhe i vërtetFormo vetën dhe familje të shëndosh
Nëse don në jetë gjithmon të perparosh
T'mbrosh Islamin t'mbrosh Atdheun farz e ke
Vëlla i dashur kësaj fjale veni re
Dallo mikun prej armikut vëllau im
Pa dyshim ti e ke këtë obligim Njëren dore shtrije për paqe ti n'këtë jetë
Tjetrën grusht tregoj armikut të vërtetë
Ndihmo Zot të shkelurin në këtë botë
I meshirshëm vetem Ti je i Madhi Zote!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
adlin
Fillestar/e
Fillestar/e
adlin

Numri i postimeve : 46
Data regjis. : 15/11/2009
Age : 37
Location : Tetova

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 26, 2009 7:58 am

A beson ti?!

A beson ti që kur fryen era dikush thotë "fry erë tash!
A beson ti që yllëzat natën kur xixëllonin "që diku, dikush po i kall".
A beson ti që elmenten bëjn atë qka duhet e jo ato qka dojnë.

Nëse ti këtë s´beson, atëherë nuk do të kuptsoh kurë, se cka mendoj kur them
Dua të jem i lirë
I lirë si Era kur fryen
Dua të jem i lirë
I lirë si një yll që në qyell xixëllon
Dua të jem i lirë, i lirë, ...

A beson ti, se Bota ndërpren lëvizjen, sepse dikush vendos dhe thotë që është më mirë mos lëvizje dot
A beson ti, që dikush, dikund ndonjiherë, për ty e jeton jetën tënde?


Nëse ti këtë s´beson, atëherë nuk do të kuptsoh kurë se cka mendoj kur them
Dua të jem i lirë
I lirë si Era kur fryen
Dua të jem i lirë
I lirë si një yll që në qyell xixëllon
Dua të jem i lirë, i lirë, ...


A beson ti që jeta e jote dikund është shkruar dhe
A beson ti që dikund c´do individuum për gabimet e veta duhet me u përgjegjë
A beson ti që prej gjithë frymëmarësve në këtë planetë ka ma shumë vlerë se jeta jote



Nëse ti këtë s´beson, atëherë nuk do të kuptsoh kurë se cka mendoj kur them
Dua të jem i lirë
I lirë si Era kur fryen
Dua të jem i lirë
I lirë si një yll që në qyell xixëllon
Dua të jem i lirë, i lirë, ...

A.L,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 26, 2009 8:03 am

Vetëm Ty te lutem


Vetëm Ty te lutem i Madhi Perendi
Ben rahmet mbi ne she mbi tërë këtë njerzi
All-llahu, All-llahu, All-llahu,All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu

Prej atë ditë që u linda unë në këte dunja
Balli im ne sexhde çdo ditë më ka ra
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu

Me gjithë qenien time unë Ty të besoj
Pejgamber dërgove të gjithë i pranoj
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu


Vëtem Ty të lutem e Ty t'adhuroj
Ditet e Bajramit me gëzim i festoj
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu


Prano agjërimin i Madhi All-llah
Vetëm në Ty shresoj e ska tjeter Allah
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu


Te gjithë sa vllezër të vuajtur ka Zot në këtë botë
Me plot durim presim ndihmën tënde o Zotë
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu

Ti gjithmeshirueshëm Rrahmaninn-Rrahim
Ditet e Bajramit për ne bëni gëzim
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 26, 2009 8:06 am

Jemm Urdheruar

Jem urdhruar te dëgjojme
Ne mëshir të Zotit të shpresojm
Zoti një është ska dyshim
Allah, Allah ja Alim


Porosin e kemi ne
Qe ta ruajm këtë fe
Na e meso Zotë të dim
Allah, Allah ja Alim

Shumë dëshira kemi n'jetë
Pak të mendojm për ahiret
Gjithçka në botë përfundim ka
La ilahil-llah-llah

Shiko qiellin, vëlla përjetë
Bindu në Zotin e vërtetë
Toke e qiell i ka kriju
La ilahil-llah-llah.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 26, 2009 8:09 am

Qastet e Bajramit

Ne keto çaste të Bajramit
Buzëqesh fytyra e muslimanit
Sot ka gëzim bota islame
K'non Kur'an e thërret ezan-e.


Gëzohu, gëzohu o muslimane
Sot festojme t'bukrin Bajram-e
Ramazanin me plot begatije
E percollem me krenarie
Me ibadet e ziker Zotit
Kalojn ditet e motmotit.


Gëzohu, gëzohu o muslimane
Sot festojme t'bukrin Bajram-e
Gjithë natyra n'formone të vete
E madhron Zotin e vetë
Ndryçon hëna, shkëlqen dielli
Feston toke, feston qielli

Gëzohu, gëzohu o muslimane
Sot festojme t'bukrin Bajram-e
N' çdo shtëpi të muslimanit
Shtrohet sofra e Bajramit
Përshendet vëllaj vëllan e vete
Uron Bajramin për shumë vjete
Gëzohu, gëzohu o muslimane
Sot festojme t'bukrin Bajram-e.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 26, 2009 8:17 am

Ju Therras

Ju thërras me zemër,
ju thërras me shpirt,
diku larg o musliman kemi shum vllezër,
po sjemi tu e ditë.
Apo ndoshta sju vret ndërgjegjja,
apo sdoni të ndëgjoni,
ejani o vllezër për islam të luftoni.
Le të më flijohet jeta e familja ,
le të vdes e të ringjallem në botën tjetër .
Mos t`na dhimbset jeta,
se në botën tjetër ju pret e vërteta knaqsi,
po vjen dita kur islami ka për të sunduar,
e pabesimtarët ka për ti shfaruar…..
Islam,më je mbjellur në zemrën time…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 26, 2009 8:19 am

Ku e Ditee...

Kur e dite se nga dheu
Allahu i madh t’ka krijuar
Pse pallate të mëdha
N’këtë botë ke ndërtuar

Kur e dite se
Do të shkelesh nën dhe
Pa drejtësitë ndaj tjerëve
Pse kurr nuk i le

Kur e dite
Se trupi yt
I është premtuar tokës
Pse ti me qëllim
Me të kqija ngopesh

Kur përfundimisht ke kuptuar
Se kthimi n’tokë është hak
Përse fare s’ke menduar
Që injorancës ti vëndosh kapak....






Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 26, 2009 8:21 am

Kjoo Fe-e o e Imja Fe..


Para Teje shpirtërisht përkulem
Përjetësisht do të gjunjëzohem
Fjalë nuk kam për Ty
Flaka mi dogji të gjitha...

Skuqem pra Teje
Bëhem prush i pafikur
............................KURRË!
Kjo fe–e imja fe
E stolisur me stolitë
Më të bukura hyjnore
E qëndisur me yje,hënë e diell
E zbritur përmes melekut
Që puthi ballin e djersitur
Dhe përqafoji Muhamedim a.s.

Kjo fe–e imja fe
Më e bardhë se çdo gjë e bardhë
E shpërndarë me aromë lulesh
Të këputura nga kopshti i Edenit
Andej kah lind e perëndon dielli
Andej kah frynë veriu dhe jugu
S’ka asgjë më të bukur në këtë botë se
KJO FE–E IMJA FE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame EmptyThu Nov 26, 2009 8:22 am

Per KriJuesinn...!!

Sa bukur është të jetosh...,
për Krijuesin e bukurisë!
Sa bukur është të buzëqeshësh...,
për Krijuesin e lumturisë!
Sa bukur është të flijosh...,
për Krijuesin e njerëzisë!
Sa bukur është të mos kesh punë,
që s’është vetëm për Të!
Sa bukur është të ngritesh tek Ai...,
Vetëm për Të...!..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Poezi Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Koleksioni i Personaliteteve Islame
» Psikologjia Islame
» Tregime Islame
» Veshmbathja islame
» Shkruaj nje keshille islame...
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum