www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Poezi Islame - Faqe 4 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Poezi Islame - Faqe 4 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Poezi Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 4 EmptyThu Nov 19, 2009 11:30 pm

First topic message reminder :

O ZOT!


O Zot! Sjelli vëllazërive që të përhapin dashamirësinë,
Që të mos coptohen mes vehtes duke përhapur armiqësinë.

O Zot! Sjellu shqiptarëve që të gjejnë virtytet e humbura,
Që të mos vazhdojnë jetën duke i vepruar krijimit kundra.

O Zot! Sjelli vëllezërit të mos e shpenzojnë moshën kot,
Sepse shumë është gabim të mendojnë vetëm për sot.

O Zot! Sjelli që tanët të fitojnë lumturinë e të dy jetëve,
Edhe në këtë jetë të shpëtojnë nga ndëshkimi i të tjerëve.

O Zot! Sjelli vëllezërve që të shpëtojnë nga ateizmi,
Të mos harrojnë se vetëm islami është shkak shpëtimi.
O Zot! Mësoju tanëve shkakun e ardhjes në këtë botë,
Duke u kujdesur të mendojnë se njeriu çka do të thotë.

O Zot! Sjelli vëllezërve ta ndiejnë nevojën e bashkimit,
Duke vënë re se ajo është shkaku më i madh i shpëtimit.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që t’i përulen urdhërave të fesë,
Që të fitojnë ndaj të gjithë botës respekt dhe besë.

O Zot! Sjelli vëllezërve që të zotërojnë besim të fortë,
Për ta zotëruar atë nuk duhet ta kalojnë kohën kot.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që të gjejnë Krijuesin e vet,
Që të mos u përulen krijesave dhe të jenë të qetë.

O Zot! Shpëtoji vëllezërit nga ndëshkimi i armiqve,
Të ndjekin rrugën Tënde që i çojnë pas shpëtimeve.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që të mos harrojnë vdekjen,
Ajo është një shkak i bukur për të vlerësuar përpjekjen.

O Zot! Zgjoji vëllezërit shqiptarë që të gjejnë rrugën,
Që të mos harrojnë se kush atyreve ua sjellë bukën.

O Zot! Kujtoju tanëve që të dinë se do të japin llogari,
Të mos kalojnë jetën në vende boshe si në angari.

O Zot! Zgjoji vëllezërit tanë që të bëhen besimtarë,
Përndryshe nuk vlen jeta, vetëm se është një barrë.

O Zot! Sjelli vëllezërve tanë që të bëhen të sjellshëm,
Duke u zgjuar, të pëlqejnë sendin më të vlefshëm.
O All-llah! Sjelli vëllezërve që të fitojnë hirën Tënde,
Duke u mbështetur tek Ti, të mos adhurojnë tjera sende.

O All-llah! Sjellna të bashkohemi me besim në Zot,
Për ndryshe nuk vlen jeta, përpjekjet shkojnë kot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 4 EmptyThu Nov 26, 2009 10:52 am

O Zot, të lutem,
më fal Ti!
Nëse ti Zot nuk më fal,
unë do të jem e humbur,
si në këtë botë ashtu edhe në ahiret.

O Zot, të lutem...
Ti më mëshiro,
nëse Ti, o Zot, nuk më mëshiron,
mua lumturia do të më mungon,
si në këtë botë ashtu edhe në ahiret.

O Zot, të lutem...
Në rrugë të drejtë, Ti më udhëzo!
nëse ti, o Zot, nuk më udhëzon,
do të jem e humbur përgjithmonë.

Ty të lutem, Zoti im,
më fal mua për çdo gabim,
dhe në atë botë më jep shpëtim.

O Zoti im!
Të lutem, më fal!
unë pendohem për çdo gjë,
o Zot, pendimin ma prano,
dhe në rrugë të drejtë, më udhëzo!
Të lutem Ty, më mëshiro!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 4 EmptyThu Nov 26, 2009 10:53 am

Ec rrugës oj motër, ti me mbulesë!
Sepse të gjithë për ty,
oj motër do të kenë nder dhe respekt.
Oj motra ime e dashur!
të gjithë do ta kenë lakmi,
dhe shejtani do të jetë,
oj motër, larg nga ti.

Kujdes, oj motra!
për Zotin, kujdes!
Që bukurinë ta ruani,
vlerën dhe karakterin,
moralin dhe nderin,
ta kemi në këtë jetë.
sepse shpërblimi i Allahut neve na pret.

Po të dalësh në rrugë,
me veshje provokuese,
tërheqëse dhe ngacmuese,
të gjithë do të shikojnë,
e së bashku me shejtanin e mallkuar,
ty do të ngacmojnë.
E ty oj motër, shejtani të verbon,
që veten mos ta shohësh
se sa poshtë ke rënë.


Oj motra, ju lutem, të keni kujdes!
për veprat që bëni në këtë jetë.
Mbulohu oj motër!
mbulohu sa më shpejt!
sepse Allahu na shpërblen, oj motra!
pas vdekjes me Xhenet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 4 EmptyThu Nov 26, 2009 10:53 am

Zgjohu ti, o njeri!
A s’e sheh se flaka na ka hyrë?
Hiqe batanijen dhe zbulohu!
Armatose veten dhe mbrohu!

Mos e ndez luftën!
Por fike veten nga ajo.
Mos i ndez të tjerët,
por shuaje të padrejtën që të është bërë.

Nuk është zgjedhje nëse qëndron duarlidhur
fëmija i përgjakur kërkon ndihmë.
Nga ti presin t’i dalësh në krah
se mëkëmbës në tokë Allahu ty të la.

Nuk po them se jeta është në duart tua
Por ndihma është nga ti duke u kërkuar
bashkë me ndihmën e Allahut...

Kur meleku i urdhëruar
vjen shpirtin për ta kërkuar,
mos i thuaj prit
se ai nuk të ka frikë.

Përpiqu që bashkë me ajrin që liron
Ti të mira të lëshosh
çdo njeri në nevojë
me të mira ta furnizosh.

Zgjohu, se errësira ka kaluar
drita dhuratë të është ofruar,
nuk është për të pushuar
për ahiret për të punuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 4 EmptyThu Nov 26, 2009 10:54 am

I zbritur nga Allahu për dije,
Bukuri dhe dritë, shkëlqim shkëndije,
Korniza nga ari, çdo shkronjë ka dhunti
Fletët e tij margaritarë, i tëri mrekulli.

I bukur për ta shikuar,
I ëmbël e i lehtë për ta lexuar,
I drejtë për të gjykuar
I ashpër kriminelët për t'i dënuar.

Oqean i pafund i diturisë për të mençurit
I lehtë për t'u thelluar,
arma me e fortë
armiqtë e Zotit për t'i nënshtruar.

Mrekulli në të gjitha aspektet është ky Kur’an
Ejani o shkencëtarë dhe të ditur
Se për tërë jetën
ky është planprogram.

Të lumtë ne që e kemi këtë Kur’an
Fjalët e tij të arta kanë të vetmin qëllim
Adhurim Allahut
vetëm Atij falënderim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 4 EmptyThu Nov 26, 2009 10:55 am

endohem për tokën që po pret,
Çdo gjë e përpin po sikur një det,
Kush fatin sot e ka që ta mbulojë,
Errësira e saj kudo ta rrethojë.

Më bëhet jeta e akullt,
Kur dheun e saj e kujtoj,
A thua sa ditë më kanë mbetur,
Kur nga kjo botë do të shkoj?

Një gropë për trupin tim,
Do bëhet gati, o Zoti im,
Bëje varrin tim për mua të zgjeruar,
Si një kopsht xheneti, të jetë i lulëzuar.

Më prit Tokë, se nuk kam ku të shkoj,
Jetën e berzahut nën ty e pranoj,
Në thellësinë tënde do futem në tërësi,
Më prit se do bashkohem së shpejti unë me ty.

E di që nga njerëzit do harrohem,
E di që prej jush me dhe do mbulohem,
E di që vdekja nuk ka mëshirë,
Por e lus Zotin që unë të mëshirohem.

Imani është shpresa ime,
Që më ngjall jetën time,
Këtu, në varr dhe në ahiret,
Vendi im për mua qoftë veç xhenet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 4 EmptyThu Nov 26, 2009 10:56 am

Turpi, pjesë e besimit, që të nxit në mirësi.
Nuk njeh dyer të mbyllura por jeton për Allahun.
Sa e këndshme është jeta e stolisur me turpin.
Në shekullin e shejtanit, mburojë e myslimanit.

Ditët ecin pa kthim e bashkë me to ikën edhe jeta.
Stoli e myslimanit në këtë jetë është turpi i tij.
E për atë që turpërohet për Allahun e pret një shpërblim i madh.
Kjo është një këshillë për ty oj motër, o vëlla.
Se vallahi ju dua e ju këshilloj për Allah.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 4 EmptyThu Nov 26, 2009 10:56 am

Fale namazin, o musliman,
falu, Zoti që ty të don,
mos lejo që jeta ty,
pa namaze të mbaron.

Mosfalja e namazit,
na kushton me hidhërim,
namazin e kemi urdhër,
nga Allahu, Zoti ynë.

Fale namazin dhe gjeje mirësinë,
se llogaria është e rëndë,
për ata njerëz që s’kanë kujdes,
pas namazin që e kanë lënë.

Kjo botë mos t’ju mashtrojë,
ndaj namazit keni kujdes,
se kam frikë mos bëhet vonë,
kur një ditë nuk ka më kthesë.

Të gjithë ju o muslimanë,
namazit shpejt t’i përgjigjeni,
mos gaboni po ju lus,
namazin ta braktisni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 4 EmptyThu Nov 26, 2009 10:57 am

Çdo dallgë e kësaj kohe shpërndan hidhërim;
Bota për mua - një pamje që qan e një bela...
Çdo ngjarje sikur një shkak për ikje e harrim,
Mjaft me kaq, o Zot, mjafton me sa më bëre të qaj!



Horizontet qiellore, hapësirat tokësore, për mua, në mjerim;
Përfytyrimi i përgjakur i popullit tim në mendje më rri...
Trëndafilishtja e rinisë po thahet nga hidhërimi,
Kush do ta bëjë të qeshë zemrën që thërret?



U prish rinia e iku, ndjenja kombëtare u trondit;
Në zi jam, o Zot, me mjerimin e popullit tim...
Po më shuhet feja siç shuhet një dritë e shkëlqyer,
Kurrë nuk do të fashitet, kështu, loti dhe rënkimi im!



O Zot! Mjaft i hape rrugë kësaj padrejtësie!
Feja e madhe - lodër në dorë të ateizmit sot...
E drejta po i bëhet kurban dhunës së një tiranie,
Po qan për këtë gjithë populli im, o Zot!



Në një natë dhune na le, o Zot, të vetmuar;
A s'ka për ne një yll shprese, një dritë në agim?
Edhe e ardhmja e pashpresë, e vuajtur, e dhunuar...
S'e di, kaq i madh është mëkati i popullit tim?



A s'po lind mëngjesi i ndritshëm i kësaj nate të shëmtuar?
Akoma s'po duken kohët e ndritshme që do vijnë?
O Zot, dhe kësaj radhe mëshirë po s'tregove,
E ardhmja për ne - xhehennem në fatkeqësi e hidhërim!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Poezi Islame - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Poezi Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Koleksioni i Personaliteteve Islame
» Psikologjia Islame
» Tregime Islame
» Veshmbathja islame
» Shkruaj nje keshille islame...
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum