www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Poezi Islame - Faqe 3 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Poezi Islame - Faqe 3 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Poezi Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 19, 2009 11:30 pm

First topic message reminder :

O ZOT!


O Zot! Sjelli vëllazërive që të përhapin dashamirësinë,
Që të mos coptohen mes vehtes duke përhapur armiqësinë.

O Zot! Sjellu shqiptarëve që të gjejnë virtytet e humbura,
Që të mos vazhdojnë jetën duke i vepruar krijimit kundra.

O Zot! Sjelli vëllezërit të mos e shpenzojnë moshën kot,
Sepse shumë është gabim të mendojnë vetëm për sot.

O Zot! Sjelli që tanët të fitojnë lumturinë e të dy jetëve,
Edhe në këtë jetë të shpëtojnë nga ndëshkimi i të tjerëve.

O Zot! Sjelli vëllezërve që të shpëtojnë nga ateizmi,
Të mos harrojnë se vetëm islami është shkak shpëtimi.
O Zot! Mësoju tanëve shkakun e ardhjes në këtë botë,
Duke u kujdesur të mendojnë se njeriu çka do të thotë.

O Zot! Sjelli vëllezërve ta ndiejnë nevojën e bashkimit,
Duke vënë re se ajo është shkaku më i madh i shpëtimit.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që t’i përulen urdhërave të fesë,
Që të fitojnë ndaj të gjithë botës respekt dhe besë.

O Zot! Sjelli vëllezërve që të zotërojnë besim të fortë,
Për ta zotëruar atë nuk duhet ta kalojnë kohën kot.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që të gjejnë Krijuesin e vet,
Që të mos u përulen krijesave dhe të jenë të qetë.

O Zot! Shpëtoji vëllezërit nga ndëshkimi i armiqve,
Të ndjekin rrugën Tënde që i çojnë pas shpëtimeve.

O Zot! Sjelli shqiptarëve që të mos harrojnë vdekjen,
Ajo është një shkak i bukur për të vlerësuar përpjekjen.

O Zot! Zgjoji vëllezërit shqiptarë që të gjejnë rrugën,
Që të mos harrojnë se kush atyreve ua sjellë bukën.

O Zot! Kujtoju tanëve që të dinë se do të japin llogari,
Të mos kalojnë jetën në vende boshe si në angari.

O Zot! Zgjoji vëllezërit tanë që të bëhen besimtarë,
Përndryshe nuk vlen jeta, vetëm se është një barrë.

O Zot! Sjelli vëllezërve tanë që të bëhen të sjellshëm,
Duke u zgjuar, të pëlqejnë sendin më të vlefshëm.
O All-llah! Sjelli vëllezërve që të fitojnë hirën Tënde,
Duke u mbështetur tek Ti, të mos adhurojnë tjera sende.

O All-llah! Sjellna të bashkohemi me besim në Zot,
Për ndryshe nuk vlen jeta, përpjekjet shkojnë kot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 9:43 am

Pyete lotin!

Lindëm dhe u rritëm me mirësi e begati që nuk
i gëzon asnjë qenie tjetër e gjallë dhe sërish
nuk ulemi të mediotjmë përse kjo pozitë iu dha njeriut,
një qenieje që shpesh i harron ato,
një qenie që ka gjithçka dhe nuk ngopet. Të shumta janë
gjërat që na bëjnë të ndihemi fajtorë para Atij që na
krijoi, sepse shumë prej mirësive e kanë humbur rolin e
tyre. A e dimë vallë mirësinë e dy dritave të ballit?
Ato janë qudia më e madhe e krijimit, pasi me to na
paraqitet universi, por roli i tyre nuk mbaron këtu.
A e kemi pyetur ndonjëher syrin përse qan?

Vallë, a do të ket sy më të bukur sesa ata që qajnë nga
Frika ndaj Allahut? Thotë i Dërguari i Allahut alejhi
Selam:”Syri që qan (nga frika ndaj Allahut) nuk do e
djegë zjari i xhehenemit.”

Lotin që rrëshqet mbi faqen e kemi pyetur vallë ku e ka
fundin e tij? Nëpër faqe apo thellë në rrënjët e pendimit
tonë? Syri është mirësi e jona, kurse loti mirësi e syrit,
ndaj pyete lotin se ç’kënaqësi kërkon të gjejë, pse rrjedh
pa pushim. Pyete lotin përse rrodhi dhe ku do të shkojë.
Pyete lotin në rrodhi se të humbi pasuria apo fama, pasi
atëherë do të ishte lot dënimi për ty. Nëse rrodhi se të
iku një namaz, se të iku gjithë koha pa agjëruar një ditë
për hir të Allahut, se të iku gjithë dita pa lexuar një ajet
prej Kur’anit e pa bërë një punë që Allahu e do, atëherë
ky do të ishte lot shpërblimi.

Muslimani duhet t’a dijë përse qan, pasi në ata sy që
s’lotojnë nuk ka mirësi. Ndaj një lot i rënë fshehurazi në
një hije pendimi sot, do ta qetësonte atë nga barra e
brengës. Pyete lotin, se vërtetë ai ka vlerë nëse loton për
Krijuesin e tij, është vetë mëshira që ka njeriu dhe
shpesh nuk e di përsenë e saj.

Pyete lotin për kilometrat e bërë, shikoje se ku ka
ngecur, pyete...Përse?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 9:46 am

Bindju Allahut

Nëse dëshiron të jetosh
Në rrugë të drejtë
Bindju Allahut
Me sinqeritet.

Mos e bëjë atë që
Ai të ndaloi,
Se Allahu ta deshi të mirën
Më shumë se sa vetes ti ia dëshiron.

Të jetë puna jote
Veç për hir të Tij
Se shpërblimi nuk do të mungojë
E do të jetë pa kufi.

Adhuro Allahun,
Që të kesh dobi
Atë ditë kur s’do të ketë hije

Përveç hijes së Tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 9:48 am

Nëna ime

Ah moj nëna ime,
Sa larg qe kam shkuar,
E fort jam larguar,
Qe kurr s’kam menduar.


Malli s’po me hiqet,
Zemra po me digjet,
Mendja po me bren
Per ty mori nene.


Ne sofer kur ulem,
Shiqoj ne c’do ane,
Veten pyes ne heshtje,
Vec per ty moj nëne.

Malli s’ka kufij
Per ty nëna ime,
Fjalet jane te pakta,
Zemra sa te don.

Shpresa me mban,
Namazi me qetson,
Islami me gezon,
Prane teje te qendroj...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 9:49 am

Mos Harroni...

Mos harroni ju nje dite,
Kur do jeni ne vetmi,
Buka as uji nuk kane dobije,
Vetem dheun ke permbi.

Nese je ti veper mire,
Nuk ke pse me pas frike,
Dy meleqe te ndriqojne,
Varrin tend do ta zgjerojn.

Varri yte te zbukurohet,
Kopsh’t Xhenetit do te behet,
Pejngamberi ty te pret,
Me selam te pershendet.

Nese ishe t’i perbuzes
Mjer per ty se’q te pret,
Drit as djell nuk do shifesh,
Vetem n’zjarr do te piqesh.

Ngutu… Ngutu.. t’i me vrap,
Me pendim t’i kthehu prap,
Zoti yte esht i Meshirshem,
Ty te fal sa je’i gjall.

Me mire sod te pendohesh,
Se sa neser te deshprohesh,
Vetem k’shtu gjen shpetim,
Se per ndryshe gjen ndeshkim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 9:50 am

Zgjohu O Rini

Syri gjak po më pikon
Zemra ime është pikëlluar
Rini, ndalu! - ku po shkon
Zotin pse e ke harruar?!

A s'u ngope me shfrenime
Jetë të quar pa kuptim
Kohë e humbur janë këto çaste
Fundin e ke veç dëshpërim.

Kthehu ti nga ardhmëria
Zgjohu, zgjohu oj rini
Lëri veset e këqija
Se kjo rrugë nuk është për ty.

Ti je e ardhmja e këtij ymmeti
Ti je shpresa që na mban
Ti je drita e këtij vendi
Sytë në ju, të gjithë i kanë.

Ardhmëria është Islami
Zoti siç na ka mësuar
Rruga e dritës është Kur'ani
Pejgamberi ka këshilluar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 9:51 am

Nata e varrit

Dheu i zi kur të mbulon
Lamtumirën t'gjithë ta thonë
Sonte, vetëm vepra jote
Në vetmi të shoqëron.

Nëse je ti vepërmirë
Mos kij frikë as shqetësim
Dy melaqe me plot dritë
Ta largojnë çdo dëshpërim.

Varri yt të zbukurohet
Kopsht Xhenneti plot hijeshi
Vepra jote shumë lart çmohet
Besimtar, i lumi ti!

Nëse je ti vepërkeq
Do të jesh gjithmonë fatkeq
Dritë pranë teje s'do të kesh
Vetëm zjarr aty do t'gjesh.

Ky është fundi i kafirit
Zotin Një që s'e besoi
Ky është fati i çdo katili
Zjarri do ta përcëllojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 9:52 am

Ramazani



Erdhen dite festash, erdhi Ramazani

Erdhen dite shpresash, therret muslimani

Ne kete muaj te shenjte,Allahu i Madheruar

I fal tere besimtaret, qe Atij i jane penduar.



Me drejtesine e Tij dhe me fuqine e pasosur

Qe te tere shejtanet, sot i ka prangosur.

Nga meshira e Tij qe pati per ymmetin

Sot mbylli xhehennemin e hapi xhennetin.



Gjate muajit te shenjte jo vetem festohet

Por cdo pune e mire tashme shumefishohet

Ardhja e ramazanit eshte nje rast i mire

Fillimi i tij per ne eshte meshire.

Mesi i Ramazanit, eshte nje tjeter rast

Allahu i Madheruar mekatet sot fal.

Dhjete diteshi i fundit i muajit te agjerimit

Eshte mbrojtje nga zjarri ne dite te gjykimit.

Vella i dashur musliman, ska rast me te mire

Se sa eshte Ramazani per te gjetur meshire

Prandaj detyra jone eshte,te shtojme ibadetin

Ti lutemi Allahut te na dhuroje xhennetin.

Te lexojme kuranin, me te te punojme

Ne vepra te mira bashke te konkurojme

Vellezer muslimane kodo qe gjendeni ne bote.

Allahu i Madherueshem agjerimin ju pranofte!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 9:53 am

Jam mysliman

Hidhërimi i kthyer në gëzim,
Kur për cdo cast të pres ty ,
O gëzim,
Deri në fund i lirë…
Isa a.s. lindi mrekulli,
Që të mësosh o musliman mbi gjithësinë,
Mos harro dashurinë e All-llahut,
Që i`a dhuroi qenies njeri...
Jemi musliman dhe All-llahu pranon pendimin,
Nuk ka Zot tjetër pos Tij,
Gjithë cka shohim është krijim i Tij,
E mbi krijesat medito o njeri…


O All-llah i gjithësisë,
Bekoje Isën dhe familjen e tij,
Muhammedin me gjithë gjithësinë,
Nuhun, Jahjan e gjithë karavanin e mirësisë...
Dërgo Mëshirë mbi popullin tim,
Që një ditë Kosova ta shoh pavarsinë,
Të lirohet nga prangat e kishës së Serbisë,
Dhe në fund t`i kthehet Perëndisë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 9:54 am

ARDHMËRIA JUAJ JEMI NE

Prindërit tanë të dashur,
All-llahu ju mëshiroftë!
Ju begatoftë me devotshmëri!
Na stolisni,ju lutemi, me mirësi!

Na edukoni,o prindërit tanë,
Ashtu Kur’ani si ju mëson!
Na pajisni me dituri,
Së bashku të kemi lumturi!

Ardhmëria juaj jemi ne,
Thoni,cilën duhet ta kemi fe!
Mos na leni vetë të zgjedhim,
Se rrugëve do të bredhim!

Në zemrat tona,na mbillni imanin!
Na mësoni ta duam Kur’anin!
Na rrëfeni më shpesh për pejgamberët!
Na mësoni t’i duam edhe të tjerët!

Nuk kërkojmë pallate të na ndërtoni,
As me dasma të mëdha të na martoni.
Nuk kërkojmë prej jush pasuri,
Na mësoni ta duam të Madhin Perëndi!

Prindër,urdhërat e All-llahut aplikoni!
Lutemi nga Xhehennemi të shpëtoni!
Ardhmëria e juaj jemi ne,
Vetëm nëse na udhëzoni në fe.

__________________
Poezi Islame - Faqe 3 Ushtari-i-all-llahut(522)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 9:55 am

"O biri im!"

O biri im i dashur dy fjale mi degjo
Vertete per ty nje keshille adresoj
Gjate gjithe jetes sate permbush dhe syno
Allahun me tewhid ti pra adhuro

Qendro ti larg shirkut dhe njerezve te tij
Ndaj kufrit, bidateve, mekateve dhe humbjes
Nga dunia-ja dhe epshet ti mos u mashtro
Allahun si duhet ti pra adhuro

O biri im i dashur kjo jete eshte e shkurter
Sado qe te zgjase nje dite mbaron
Kerko c’sell fitim, rehati dhe fitore
Ahiretin e begatshem qe kurre s’perfundon

E dije se kjo nuk arrihet me epshe
E as me defrime, mekate a krim
Per kundrazi o bir ka vetem nje rruge
Me tewhid Allahun veco ne adhurim

Dhe adhurimi i Allahut nuk eshte sipas tekave
Nuk eshte sipas epsheve, deshirave dhe qefit
Allahu yne, o bir e ka percaktuar
Sipas sunetit te Muhamedit

E dije se per kete nuk ka rruge tjeter
E s’ka perfitim nese keshtu nuk punon
Nese ben dicka ne kundershtim me sunetin
Dije se Allahu kurre s’ta pranon

Perkundrazi bir do humbesh dhe vuash
Ne vend te shperblimit do gjendesh ne hall
Sunetin ti ndiq e mos devijo kurre
Njeti i mire s’e ben haramin hallall

E suneti o bir eshte si arka e Nuhut
Hyp te shpetosh, perndryshe do mbytesh
Mos mendo se ka kohe e mos neglizho
Mos harro se pas vdekjes ti do te pyetesh

E kur ti te jesh i vetem nen dhe,
E kur ty tre pyetjet e varrit te drejtohen
As dunia-ja as epshet nuk te ndihmojne
Po ishe ruajtur ne jete pergjigjet do t’kujtohen

Allahu o bir robet e tij perforcon
Me nje fjale te vertete, te qarte e precize
S’ka zot vec Tij, kete beso e vepro
Po deshe ne xhenet ti te kesh nje hise

Sunetin o bir ti ndiqe saktesisht
Vepro sipas tij dhe te tjeret ti porosisesh
C’qe fe per sahabat eshte feja per ty
C’braktisen ata edhe ti ta braktisesh

E shejtani o bir eshte armiku yt
E pra edhe ti si armik trajtoje
Bidatin dhe epshin qe ai ngre kurth per ty
Me sunet o bir luftoje dhe asgjesoje

E filozofise ti o bir kurre mos iu afro
S’eshte tjeter vec humbje e shkence pallavrash
Shembulli i te kerkuarit qe filozofi te te udhezoje
Eshte si ti kerkosh te semurit te te sheroje

O bir miqte e tu s’jane te pakte e te dobet
Pasurohu me pasurine e tyre qe s’venitet
Me ta konsultohu e me ta shoqerohu
Keta biri im jane ehul-hadithet

Duaji dhe perkrahi ata me kembengulje
Se wallahi ata jane njerezit e drejte
Allahu te urdheron ti duash ata
Ata biri im jane selefet e vertete

E kurre o bir mos dil kunder tyre
E kurre kunder tyre mos perkrah askend
Jo vetem qe do ishe ne humbje te hapur
Por do ishe armik edhe me babane tend

Se yt ate o bir ata do me shume
Ata merr si miq dhe atyre u referohet
Pasha Ate ne duart e tij eshte shpirti im, o bir
Kush kundershton ata do te shkaterrohet

Atyre referoju dhe si ata vepro
Duaji dhe ndihmoji me sa te kesh mundesi
Ndiqi me dije, saktesi e drejtesi
Me c’folen ata fol edhe ti

O biri im i dashur keto fjale mos i harro
Kujto amanetin qe yt ate per ty shkroi
Mos ler qe ty te te mashtroje askush
Qellimin e krijimit tend pra permbush.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 9:58 am

ZOTI


Kush e Krijoi botën me gjithe këte bukuri,
Kush ja dha natyrës, gjithe këte hijeshi,
Kush Krijoi njeriun, veshët edhe sytë,
Kush vetëm Një Zot, që nuk ka të dytë.

Ngjyrën trëndafilit, vallë e kush ja dha,
me aromë aq t'kendshme vallë e kush e mba,
Kush veçoi njeriun, përmbi çdo gjë tjetër,
Kush, vetëm Një Zot, që nuk ka shok tjetër.

Natyrën e vdekur, vallë e kush e ngjall,
Pranverën pas dimrit, kush e ben me ardh,
Kush ringjall njeriun, pasi eshte bere tokë,
Kush vetëm Një Zot, që s'ka tjeter shok.

Kush na e jep shiun që tokën gjelbron,
kush e krijoi hënën që motet i ndrron,
Zogjte që fluturojnë qiellit, vallë e kush i mba
Kush vetëm Një Zot, që shok tjetër s'ka.

Njeriut që mendon, me dyshim s'i mbetë,
Zoti i ka dhënë mendjen, le të gjykojë vetë,
Parajsa dhe ferri na presin n'at jetë
Ç`ka të bësh këtu, atje ke me e gjetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 10:00 am

Vdekja

Qenka errësirë, asgjë nuk po shoh!
Po dëgjoj vetëm zëra...
Por nuk po i njoh...
Prek trupin,
Qenka ftohur si hekur,
Më në fund e kuptova
Se paskam vdekur!
Përreth meje ka shumë njerëz shoqërojnë,
Dhe ndiejnë dhimbje,
Se në moshë të re kam vdekur.
Dhe fjalë të mira më thonë,
Por unë e di se ata s'më kanë dashur kurrë,
Por pse sot po aktrojnë?
Oj jetë që me vuajtje më mbushe,
Ku jeni o prindërit e mi të dashur,
Që çdoherë më ngushëllonit...
Pse sot nuk më dëgjoni?
Unë ju flas, ju vetëm heshtni!
Oj jeta ime që më mashtrove,
Me këto valë të kota,
Ku isha unë atëherë çfarë,
Më mashtroi që mos t'i nënshtrohem Allahut!
Ku jeni oj shoqet e mia që vazhdimisht më shoqëronit...
Oh sa ndjenjë e hidhur...
Shumë valë të jetës kalova,
Se ka gropa të thella unë,
Asnjëherë s'e mendova...
Sa çudi...nuk më ndihmojnë,
Sa shumë më premtonin,
Por sot as nuk më shikojnë...
Dëgjoj një zë të ëmbël,
Që më ngushëlloi,
Qenka ezani që trupin ma rrëqeth,
Por kësaj radhe nuk më fton në namaz,
Por xhematin të ma falin mua namazin!
Çdo gjë përfundoi me mua,
Por kam një lutje o xhemat,
Më dëgjoni...
Në varr kur të më lëshoni,
Lërmani një vrimë
Ta shoh dritën e kësaj bote,
Që vrapova shumë pas bukurive të saj...
Vrapova pas çdo gjëje
E tash... e tash...
Çka fitova???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 10:02 am

aktisja e prindit!!! :(

Vlera e prindit është shumë e madhe
Kujtoje veten kur ishe fëmijë
se si të gëzonin ty prindërit gjithnjë,
çdo ditë të ledhatonin
të përqafonin dhe ngrohtësi të ofronin.
Kujtoje nënën se si të ushqente,
me plot dashuri në përqafim të merrte.
Kur ti ishe i sëmurë nuk haje e nuk pije!
Ajo qante afër teje si një fëmijë,
lotët e saj rrjedhnin e gjumë në sy tërë natën nuk kishte.
Afër ty të rrinte, duke lutur Zotin që sa më shpejt të shërohesh.
Kujtoje babain se si me mund të rriti
Duke punuar pa pushuar që ty kushtet për t’i plotësuar!
Që të mos jesh nga shokët i dalluar.
Të rriten e të shkolluan, të deshën dhe prapë të duan.
Deri sa ata punonin ti i deshe!
kur pleqëria u erdh dhe kishin nevojë shumë për ty
për përkrahjen dhe dashurinë tënde
përse i braktise?
përse i le?...
dhe shpinën ua ktheve!
Si nuk ndjeve dhimbje për ta?
i le dy pleq të vetmuar në shtëpi...
Të vetmin djalë të kishin ty.
Gjithë jetën u munduan
që të gjitha dëshirat ty për të plotësuar
Çdo ditë prisnin me mall që ti në derë të trokisje
por sa vite kaluan me këtë shpresë,
pleqtë e shkretë?
Nëna luste Zotin çdo ditë.
Që ti të kthehesh.
Që t’i njoh nipat e mbesat!
Që janë rrit e kurrë s’i pa, as zërin kurrë s’ua dëgjoi!
Me vuajtje pleqërinë kaluan.
Kur baba të vdiq!
Përse nuk erdhe?
Të tjerët në varr e lëshuan dhe ti aty nuk ishe!
Nëna me zemër të thyer, me veten fliste,
ku je, o bir i nënës që në këtë ditë nuk erdhe?
Vuajtjet nënës më shumë iu shtuan,
kur në shtëpi mbeti e vetmuar...
Por një shpresë e mbante të gjallë,
se ndoshta një ditë do ta shoh djalin e saj!
Zotit i lutet çdo natë dhe ditë
që së paku dhe një here të të sheh
Duke u lutur sytë iu mbyllën,
vdekja e mori pa të pa
me zemër të thyer vdiqën të dy
dera e shtëpisë u mbyll
e ti duke jetuar në perëndim!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 10:03 am

Vetëm nga Ty, Zoti im

Flamuj, ninulla
Shami të përgjakura
Në klithjet e shembura
Mallkova robërinë
Në dushkun qelibar
Pikoi një lot
Po si bilbil
Në ndërgjegjen e plagës
Kërkoj ndihmë
Vetëm nga Ty
Zoti Im
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 10:04 am

Mbulesa

I thonë asaj “ Oh vajza e gjorë, e din sa e bukur je
Fatkeqësisht, po mbulon bukurin tënde”.
Ajo vetëm buzëqeshi dhe me krenari u përgjigj
“ Këtë bukuri që kamë është vetëm një pjesë e imja

Këtë trup që kamë, ska drejtë ta shohë I huaji
Mbulesën që po mbajë,pasqyron moralin tim
Feja është më me rëndësi,
A nuk do të pajtoheni me këtë mendim

I thonë asaj ,
“ A nuk e din se ky është perëndim dhe je e lire
Nuk duhet të ndihesh e nënçmuar
Për gjinin tënde e turpëruar

Ajo vetëm lëkundi kokën dhe me bindje u thotë
A shikoni gazetat e revistat fare
Dhe njerëzit e mbuluar pas gënjeshtrës
dhe buzëqeshjes gënjeshtare

Veshja e tyre dhe fundat e shkurtë
nuk janë për mua
Ju këtë e quani liri,
kurse unë anarki

Kjo mbulesë shenjë besimi
Është feja ime , simboli im
E tërë bota le ta sheh
Thjeshtë është pjesë e veshjes,
që më ruan krenarin dhe moralin tim

E Ju Largoni mbulesën nga zemrat tuaja
Që ta shihni më mire të drejtën
Tërhiqni perden nga sytë tuaj
Ballafaqohuni me të vërtetën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 10:05 am

Vdekje

Vdekje...
Qetësi e rëndë
Heshtje...

Dielli ngadalë ik
Ngjyrat e jetës zbehen
Muzgu lehtas lëshohet
Dhe toka hesht...

Nën hapat e rëndë
Të vdekjes
Gjethet vajtojnë
Pa lot...

Shpirti i shoqëruar me engjëjt
Trupin e vet të mbështjellur
Me qefinë të bardhë si bora
Shikon...

Vdekje...
Qetësi e rëndë
Heshtje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 10:06 am

Bukuri me shami

Me besim e dashuri.
Mbulesën e mban në kokë.
Nuk dëgjon të tjrët çfarë thonë;
Veç me sulme ata jetojnë!
Ti je drita e bukurisë;
Ti je shpirti i dashurisë;
Je e madhe po sa bota!
Vetëm me shaminë tënde,
Zemra yte e madhe është;
Për të tjerat ke shumë dert,
I thërret në mbulesë,
Syri i mashkullit të mos i prek!
Bukuri si sy pranvere,
Mes shamisë syri të shkëlqen;
Je si buka për të vobektin,
Grua më e bukur për burrin e vërtetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 10:06 am

Kur’ani

Lexohet e mësohet me dashuri
Me besim e mallënjgjim të madh
Në zemër shkruhet mirësi

Të dridhë mendjen nga fjala hyjnore
Të lag fytin me lëgun e gjuhës së bukur
Të qetëson shpirtin e ngritur peshë

Të mëson dashurinë ndaj mikur
Ta trajnon dhe ta zbutë gjuhën
Për të ftuar në bësim e shpëtim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 10:08 am

“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je Dhuruesi i Madh”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 10:43 am

Errësira brigjet ledhaton
ëmbëlsira
e rërës
jetës
nga pentagrami i vetmisë
rima jete kërkon
--------------------------------------
Një besë e dhënë
Një fjalë e shkruar
Një lot nga zemra
Kodra u bë përrua

Ka shumë kohë që mbetën të kujtohen
Mbetën vetëm si një përrallë fëmijësh
Ka shumë gjëra që kemi dashur të bëjmë
Por si duket jeta s’na mjaftoi
----------------------------------------------
Flamuj, ninulla
Shami të përgjakura
Në klithjet e shembura
Mallkova robërinë
Në dushkun qelibar
Pikoi një lot
Po si bilbil
Në ndërgjegjen e plagës
Kërkoj ndihmë
Vetëm nga Ty
Zoti Im
---------------------------------
Gjithë kuazaret të rrehtuar
Vrimat e zeza të shkapërderdhura
Tymni i thurur me fije të ylberta
Elektromagnetike
Kallëpe akujsh më cingërrojnë
Kupat plot me pije t’smagradta
Lumenjë që bartin shpirtërat të molisur
Tek u shkruaj kohën në gjethin e jetës vulos
Puthjet e të dashuruarëve që
Ballin vizatojnë medalione
Engjëjtë tufa tufa t’i dallojnë
Prej atyre që lidhin nyje
Në ujë fryejnë urrejtjen
Lumin për ta kontaminuar
Me urrejtje radioaktive
Jeta dhe vdekja nuk janë vullneti yt
Kjo është këngë e të pjekurve
Të cilët biejnë në dorën time si petale
Të trendafilit të bardhë
-------------------------------------------------------------
Njëherë më bën zjarr
Me fjalët e tua të ëmbla
Më sjellë tërë botën
Para syve të mi.

Më bën të ndihem me
E lumtura në botë
Kur më shikon me
Ata sy të ëmbël.

Shkrihem si qiri
Pro nuk zgjat shumë
Vetëm një ditë

Pastaj me një fjalë
Rrenon gjithë botën
Mbi kokën time

Por prapë
Me buzëqeshje të zjarrët
Dhe me fjalë të ëmbël
Më kthen në jetë.
---------------------------------
Kur fillon jeta
Lindin valët
Kur vazhdon jeta
Trazohen valët
Kur mbaron jeta
Fundosen valët

Jeta është si valët e detit të trazuar
Mbi brigjet e portit të bekuar
-------------------------------------------------
Rasti vjen,
Ankthi e zbulon,
Cdo mendim dridhet,
E ben ti sillet mendja rrotull,
Dhe gjendja eshte sikurse zemerimi te kishte fituar,
Kete gje e thoshte Kierkiggardi i vetmuar.

Dhe ti shpirt qe kerkon lirine,
Shkelmon lirine e pafajshmerine,
Jeton me driten e intuites ,
Brenda ankthit qe pi gjakun e pendimit.

I plandosur sa hap e mbyll syte,
I semuri kerkon realitetin pertej mureve te cmendise ,
Nje realitet qe kerkon urtiesine,
Apo nje urtesi qe kerkon sundromen e perjetesise?!

Njerez te heshtur gjithandej
Me portret buze-gaz nje filozof i trilluar
Ne kete bote ku filozofet pine ujin e helmatisur
Ne mesin e valltareve sufi qendrojne si hipnotike
Kerkojne nuancat e gjithesise
Brenda nje te kaluare te kalbezuar

C’marezi, depression, paranoje,
Njerez hapni dritaret le te hyj ajri i paster.
Mjaft me me heshtjen e shtypur,
N’mes trupit qe ngrohtesia bucet.
Kapi yjet me duarte si te nje varfenjaku
Ndrysho gjithcka…
“Sepse gjithcka eshte e ndryshueshme
Pervec ligjit te ndryshueshmerise” (Herakliti)
--------------------------------------------------------
Vizatim më të bukur syri s’më kishte parë,
Ai trup i derdhur, me të hirtë ngjyrë i bërë, aq i larë,
Me të tillë shikim, që të shëtiste vërdallë,
Si një vallëzim arab, përjetim i gjallë,
Një fotografi e mangët, poshtë qafe e marrë,
Me figurë Borëbardhe, si në atë përrallë,
Fare nuk po vëreja se gojës isha tharë.

Vendosa ta kap, ta prek e ta shoh,
Me pamje sikur tha, as dorë mos afro!
Më pëshpëriti nga larg: “shih, po mos shiko!”

Ajo dhomë ishte aq e errët,
Në skaj të saj këndonte një qiri,
Jepte melodi, sikur vartësve krerët,
Ndërronte mot, nga diell në stuhi!

Thërriste ta ftoj,
Me të të vallëzoj,
Për vetëm një buzëqeshje,
Me jetë të luftoj.

Në pazar nate me xhepa më të thellë,
Një unazë argjendi sa një plesht në pelë,
Të shash me kornizë, me qiri e me gjith',
Se kur zgjohesh nga ëndrra, lulja të del syth.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 10:48 am

Jetim ti linde
dhe i tille u rrite
edukove njerez,
megjithese shkrim nuk dite.

Tek ti merrnin mesime
Qe kur ishe i ri
Tek ti linin thesaret
Se kishe besnikeri.

Kur arrite te dyzetat
Dihet mire se cfare ndodhi
Allahu i madheruar
Pejgamber ty te zgjodhi

Te ofruan ty pushetet
Por kete e refuzove
Te premtuan pasuri
perseri ti se pranove.

Me pas shume u torturove
Nga vendlindja u largove
Por edhe atje ku shkove
Thirrjen tende se harrove.

Ne medine u vendose
Nje xhami atje ndertove
Thirre njerezit ne besim
Edhe kurre nuk u dorezove

Kurre nuk the se u lodha
Gjithmone njerezit keshillove
Ne Islam i vellazerove.
Rrugen e drejte ju mesove

Bere njerezit qe te njohin
Allahun e Madheruar
I bere ata qe te kuptonin
Qellimin pse jane krijuar.

I tregove mbare botes
Se nje i bardhe dhe nje i zi
Nuk kane asnje ndryshim
Perve?se ne devotshmeri.

Nuk ndertove grada?ela
As organe te pajtimit
Por ndetove per te tere
Ndertesen e bukur te besimit.


Kjo keshtjelle qe ti ndertove
Sprishet prej shiut as prej dimrit
Ajo do te jete ne kembe
Deri ne diten e gjykimit.


Keshtjella qe ti ndertove
Nuk eshte prone e padishahut
Por ne te do te valevitet
Flamuri i njehsimit te Allahut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 10:49 am

Iman do të thotë
Bindje e besim
Lidhje e shpirtit dhe mendjes
Që të kesh shpëtim.

Kushtet që e përbëjnë
Janë të ngritura në saktësi
Sikur lulja me gjashtë rrema
Që rritet ne saksi.


Nëse dyshon në ndonjërën
Apo nuk të flen zemra
Studio dhe pyet atë që di
Gjithsesi do të të mbushet mendja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 10:50 am

Të jesh një fetare sot ka përgjegjësi
e dalluar në mesin aty ku rri.
Ti je një llaf për të shumtët, muhabet i gjerë,
një botë për çudi, dukesh për të tjerë!

Por ty oj motër, mos të vij keq,
ti je një flori por s’e din për këtë.
Në mesin e tyre ti je më e shtrenjta,
jeta jote është një grumbull që ka veç të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 10:51 am

Ti je mis i bukur ndër ata, por s’e kuptojnë,
mrekullinë e jetës tënde, dot s’e zbulojnë
por thellë brenda tyre je shumë e veçuar,
diçka shumë të lartë të bën të dalluar!

Pse?! Pse?! Pse?!
pse – të nuk kanë fund për ta
mendja u rri e mbyllur
nuk e dinë se për Allah...

Allahu është përgjigje, për jetën e krenuar
që ke zgjedh oj motër, ti e nderuar.

Ti do jesh temë,
për jetë, për njerëzi,
por kujto se je krenare
e mbushur plot mirësi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 EmptyThu Nov 26, 2009 10:52 am

Oj rini...!
Mos vazhdo kështu,
duke menduar për argëtim,
për shëtitje dhe aventura.

Mos, oj rini...!
Mos braktisni vendin tuaj!
për të bërë një jetë më të mirë në vend të huaj.
Mos, ju lutem, mos!

Oj rini...!
Ktheju fesë islame!
Që të jep dritë në shpirt.
Ktheju namazit, që të jep shpëtim!
Ktheju familjes që të pret!
Kthejuni nënave, që për ju qajnë çdo natë!

Mos vazhdoni kështu!
Ju lutem, mos!
pendohuni sinqerisht tek i madhi Zot!
Zoti është mëkat-falës,
mëkatet na i falë.


Kthehu, oj rini...!
kthehu në rrugë të drejtë!
Do gjejmë shpëtim si në këtë botë
edhe në ahiret.
Allahu na shpërbleft të gjithëve me xhenet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Poezi Islame - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Poezi Islame - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Poezi Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Koleksioni i Personaliteteve Islame
» Psikologjia Islame
» Tregime Islame
» Veshmbathja islame
» Shkruaj nje keshille islame...
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum