www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tregime Islame Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tregime Islame Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tregime Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:05 pm

Profesori ateist dhe nxenesi Musliman




“Duke predikuar se janë të mençur, ata budallallosen…”

“Më lejoni t’ju spjegoj problemin që e ka shkenca me Zotin.”


Profesori ateist i filozofisë pauzon para klasës së tij dhe mandej kërkon që njëri prej studentëve të tij të ngritet në këmbë.


“Ti je musliman, apo jo, biro?”


“Po, zotëri.”


“Atëherë sigurisht beson në Zot?”


“Absolutisht.”


“A është Zoti i mirë?”


“Sigurisht! Zoti është i mirë.”


“A është Zoti i plotfuqish_ëm? A mundet Zoti të bën çdo gjë?”


“Po.”


“Ti a je i mirë apo i keq?”


“Kur’ani thotë se jam i keq.”


Profesori zgërdhihet me vetëdije. “Ahh! KUR’ANI!” Ai pauzon për një çast.


“Kam një pyetje për ty. Të themi se këtu ka një njeri të sëmurë dhe se ti mund ta shërosh. A do ta kishe ndihmuar? A do të ishe munduar?”


“Po zotëri, do t’i kisha ndihmuar.”


“Atëherë je i mirë…!”


“Nuk do ta kisha thënë atë.”


“Përse të mos e thuash atë? Ti do ta kishe ndihmuar personin e sëmurë dhe të gjymtuar… Në fakt po të mundeshim, shumica prej nesh do ta kishim bërë këtë,… por Zoti nuk e bën.


(S’ka përgjigje.)


“Ai nuk e bën, apo jo? Vëllanë e kisha musliman i cili vdiq nga kanceri edhe pse i luteshte Zotit ta shëron. Si mund të jetë ky Zot i mirë? Hmmm? A mund t’i përgjigjesh kësaj?”


(S’ka përgjigje.)


Njeriu i moshuar është ngushëllues.


“Jo, nuk mundesh, apo jo?”


Ai ngre gotën prej bankës së tij dhe pi një gllënjkë që t’i jep kohë studentit për t’u liruar. Në filozofi duhet të shkosh ngadalë me të rinjtë.


“Të fillojmë përsëri, djalosh. A është Zoti i mirë?”


“Hm… Po.”


“A është dreqi i mirë?”


“Jo.”


“Prej nga vjen dreqi?”


Studenti belbëzon: “Prej… Zotit…”


“Ashtu është. Zoti e bëri dreqin, apo jo?”


Njeriu i moshuar i kalon gishtat kockëdalë nëpër flokët e tij të rralla dhe i kthehet publikut studentor që zgërdhihet.


“Mendoj se do të kemi një semestër shumë zbavitës, zonja dhe zotëri.”


Pastaj i kthehet muslimanit: “Më trego, biro. A ka të keqe në botë?”


“Po, zotëri.”


“E keqja është çdokund, apo jo? A krijoi Zoti çdo gjë?”


“Po.”


“Kush e krijoi të keqen?”


(S’ka përgjigje.)


“A ka në këtë botë sëmundje, amoralitet, urrejtje, shëmtime, pra të gjitha gjërat e këqija, a ekzistojnë në këtë botë?”


Studenti përpëlitet në këmbë. “Po.”


“Kush i krijoi ato?”


(S’ka përgjigje.)


Profesori befas i bërtet studentit të tij. “KUSH I KRIJOI ATO, MË TREGO TË LUTEM!”


Profesori afrohet për sulmin përfundimtar dhe i hypë muslimanit mbi fytyrë. I flet me zë të ulët dhe të qetë: “Zoti krijoi çdo të keqe, apo jo. Ai, biro?”


(S’ka përgjigje.)


Studenti mundohet ta mban shikimin e qetë, te profesori, por dështon. Befas ligjëruesi ndahet për të bërë ca hapa në klasë si një ujk i vjetër.


Klasa është e fascinuar.


“Më trego”, vazhdon ai “si është e mundur që ky Zot është i mirë nëse ai ka krijuar çdo të keqe gjatë të gjitha kohërave?”


Profesori i hap duart gjerë e gjatë për ta përshkuar tërë të keqen dhe marrinë e botës.


“E gjithë urrejtja, brutalieti, tërë dhimbjet, të gjitha mundimet, të gjithat vdekjet, shëmtimet dhe të gjitha vuajtjet e krijuara nga ky Zot i mirë janë anekënd botës, apo jo, djalosh i ri?”


(S’ka përgjigje.)


“A nuk e vëren në çdo vend? Hm?”


Pauzë.


“A thua aspak?”


Profesori i afrohet përsëri fytyrës së studentit dhe pëshpëritë,


“A është Zoti i mirë?”


(S’ka përgjigje.)


“A beson në Zot, biro?”


Zëri i vet e tradhëton studentin dhe ai shpërthen. “Po, profesor, besoj.”


Njeriu i vjetër e shkundë kokën me mërzi: “Shkenca thotë se ke pesë shqisa të cilat i përdorë për ta identifikuar dhe vështruar botën rreth teje. A e ke parë ndonjëherë Zotin?”


“Jo, zotëri. Asnjëherë nuk e kam parë Atë.”


“Atëherë na trego se a e ke dëgjuar ndonjëherë Zotin tënd?”


“Jo, zotëri. Nuk e kam dëgjuar.”


“A e ke ndjerë ndonjëherë Zotin tënd, shijuar, apo nuhatur erën e Tij… Në fakt, a ke çfarëdo përceptimi shqisor për Zotin tënd?”


(S’ka përgjigje.)


“Përgjigju, të lutem.”


“Jo, zotëri, frikohem se jo.”


“Ti FRIKOHESH… se nuk ke pasur?”


“Jo, zotëri.”


“Dhe krahas kësaj ti beson në Atë?”


“…po…”


“Kjo kërkon BESIM!”


Profesori buzëqeshë me urtësi me vartësin.


“Sipas ligjeve të shkencës empirike, testuese, demonstruese, protokolare, Zoti yt nuk ekziston. Çka i thua kësaj, biro? Ku është Zoti yt tani?”


(Studenti nuk përgjigjet)


“Ulu poshtë, të lutem.”


Muslimani ulet…i mundur.


Një musliman tjetër e ngritë dorën: “Profesor, a mund ti drejtohem klasës?”


Profesori kthehet dhe buzëqeshë: “Ah, edhe një musliman në pararojë! Eja, eja, djalosh i ri. Fol pak mençuri të drejtë para këtij tubimi.”


Muslimani shikon rreth dhomës, e pastaj thotë: “Jeni duke bërë disa përfundime interesante, zotëri. Tani unë kam një pyetje për ju. A ka ndonjë gjë të tillë që quhet nxehtësi?”


“Po,” përgjigjet profesori. “Ka nxehtësi.”


“A ka ndonjë gjë të tillë që quhet ftohtësi?”


“Po biro, ashtu është, edhe ftohtësi ka.”


“Jo, zotëri nuk ka.”


Zgërdhirja e profesorit ngrihet. Dhoma befasisht ftohet tepër. Muslimani i dytë vazhdon.


“Mund të keni shumë nxehtësi, tepër nxehtësi, super nxehtësi, mega nxehtësi, nxehtësi të bardhë, pak nxehtësi ose aspak nxehtësi, por nuk kemi ndonjë gjë të quajtur “ftohtësi”. Mund të arrijmë 458 gradë nën zeron, që do të thotë aspak nxehtësi, por nuk mund të shkojmë më tutje nga ajo. Një gjë e tillë si ftohtë nuk ekziston, përndryshe do të mund të shkonim në më ftohtë se 458 gradë. E shihni, zotëri, ftohtë është vetëm fjala të cilën e përdorim që ta përshkruajmë mungesën e nxehtësisë. Ftohtësinë nuk mund ta masim, ndërsa nxehtësinë mund ta masim në njësi termale pasiqë nxehtësia është energji. Ftohtësia nuk është e kundërta e nxehtësisë, zotëri, por vetëm mungesa e saj.”


Qetësi. Një gjilpërë bie dikund në klasë.


“A ka një gjë të tillë si errësira, profesor?”


“Po…”


“Përsëri jeni në gabim, zotëri. Errësira nuk është diçka, ajo është mungesa e një gjëje. Mund të keni dritë të zbehtë, dritë normale, dritë të madhe, dritë shkrepëtuese por në qoftë se në mënyrë konstante nuk keni dritë ajo quhet errësirë, apo jo? Ai është kuptimi të cilin e përdorim për ta definuar fjalën. Në realitet, errësira nuk është (diçka). Po të ishte, dë të mundeshit ta bëni errësirën më të errët dhe të ma jepni një kuti me errësirë më të errësuar, profesor?”


Në kundërshtim me vetëveten, profesori buzëqeshë me paturpësisë rinore para tij.


“Ky me të vërtetë do të jetë një semestër i mirë. “A mund të na tregosh se cili është qëllimi yt, djalosh i ri?”


“Po, profesor. Qëllimi im është se, premiset tuaja filozofike janë e metë që në fillim dhe si rezultat i kësaj edhe përfundimet tuaja duhet të jenë të gabuara…”


Profesori bëhet tym.. “E metë…? Si guxon ti…!”


“Zotëri, a mund të sqaroj se çka nënkupoj?”


Klasa dëgjon me vëmendje.


“Sqaro…oh, sqaro…”


Profesori mundohet që të kontrollohet. Befasisht është i sjellshëm. Ai bën me dorë që ta qetësojë klasën, me qëllim që studenti të vazhdon.


“Ju punoni në premisën e dualitetit,” sqaron muslimani.


“Për shembull ka jetë dhe mandej ka vdekje; ka Zot të mirë dhe Zot të keq, ju e shihni konceptin e Zotit si diçka të kufizuar, si diçka të cilën mund ta masim. Zotëri, shkenca nuk mund ta sqaron as edhe një mendim. Ajo përdor elektricitet dhe magnetizëm por asnjëherë nuk i ka parë e lere më që plotësisht t’i kupton. Të shihet vdekja si e kundërta e jetës është të jeshë injorant nga fakti se vdekja nuk mund të ekziston si gjë e pavarur. Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por vetëm mungesa e saj.”


Djali i ri ngre një gazetë të cilën e merr nga fqiu, i cili në ndërkohë e kishte para vete.


“Këtu është njëri prej tabloidëve më të neveritshëm në këtë vend, profesor.


A ka një gjë të tillë si amoralitet?”


“Me siguri se ka, shih tani…”


“Gabim përsëri, zotëri. E shihni! Amoraliteti është vetëm mungesa e moralit. A ka një gjë të tillë si padrejtësi? Jo. Padrejtësia është mungesa e drejtësisë. A ka një gjë të tillë si të keqe?”


Muslimani pauzon. “A nuk është e keqja mungesë e së mirës?”


Fytyra e profesorit ka fituar një ngjyrë alarmuese. Ai është aq i inatosur, saqë momentalisht është pa fjalë.


Muslimani vazhdon: “Nëse ka të keqe në botë, profesor, dhe ne të gjithë pajtohemi se ka, atëherë Zoti, nëse ekziston, do të duhet të plotësonte ndonjë punë përmes instrumentit të së keqes. Cila është ajo punë, të cilën Zoti e plotëson? Bibla na thotë se ajo është që të shihet nëse secili prej nesh, prej dëshirës sonë të lirë, do të zgjedhë të mirën nga e keqja.”


Profesori tërbohet: “Si shkencëtar i filozofisë, nuk e shoh këtë gjë si diçka që ka të bëjë me ndonjë zgjidhje. Si realist, unë në mënyrë absolute nuk e pranoj konceptin e Zotit ose të çfarëdo faktori tjetër teologjik si pjesë e barazimit botëror, pasiqë Zoti nuk mund të perceptohet.”


“Unë do të kisha thënë se mungesa e kodit moral të Zotit në këtë botë është me sa duket njëra prej fenomeneve të vazhdueshme më perceptuese”, përgjigjet muslimani.


“Gazetat bëjnë miliona dollarë duke e shfaqur çdo ditë! Më trego, profesor, a i mësoni studentët tuaj se kanë evoluar nga majmuni?”


“Në qoftë se i referoheni procesit natyror të evoluimit djalosh, po, me dije se i mësoj.”


“A e keni vëzhguar procesin e evoluimit me sytë tuaj, zotëri?”


Profesori bën një zë thithës me dhëmbët e tij dhe i jep studentit të tij një shikim të qetë e të ngurosur.


“Profesor, pasiqë askush asnjëherë nuk e ka perceptuar procesin e evoluimit gjatë veprimit të tij dhe së paku nuk mund të vërtetohet se ky proces është afatgjatë, a nuk po e ligjëroni vetëm mendimin tuaj tani, zotëri? Vallë, tani a nuk jeni shkencëtar, por prift?”


“Do ta lë të pandëshkuar paturpësinë tënde në favor të bisedës sonë filozofike.


Tani, mbarove plotësisht apo jo?” vërshëllon profesori.


“Pra nuk e pranoni kodin moral të Zotit për të bërë atë që është e drejtë?”


“Unë besoj në atë që është, e ajo është shkenca!”


“Ahh! SHKENCA!”, buzëqeshë fytyra e studentit.


“Zotëri, ju kumtoni me vërtetësi se shkenca është studim i fenomeneve të përceptuara. Shkenca është poashtu premisë e cila është e metë…”


“SHKENCA ËSHTË E METË…?”, belbëzon profesori.


Klasa është në zhurmë.


Muslimani vazhdon duke qëndruar në këmbë derisa zhurma humbet.


“Në vazhdim të çështjes të cilën ja diktonit më herët studentit tjetër, a mund të jap një shembull?”


Profesori qëndron i qetë me mençuri.


Muslimani shikon rreth e rrotull dhomës: “A ka ndokush në klasë i cili ndonjëherë ia ka parë trurin profesorit?”


Klasa shpërthen në gaz. Muslimani tregon kah ligjëruesi i vjetër, i cili është duke vluar.


“A ka ndokush në klasë i cili ia ka dëgjuar trurin profesorit…ndjerë, prekur apo nuhatur? Si duket askush nuk e ka bërë këtë!?”. Muslimani e shkundë kokën me keqardhje.


“Duket se askush këtu nuk ka pasur kurrfarë perceptimi shqisor të trurit të profesorit në çfarëdoqoftë mënyre. Pra, në përputhshmëri me ligjet e shkencës empirike, stabile, demonstruese, protokolare, unë DEKLAROJ se profesori nuk ka tru.”


Klasa është në kaos.


Muslimani ulet,… pasiqë karrigeja shërben për kë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:06 pm

Përse e lexojmë Kur’anin kur nuk kuptojmë as një fjalë Arab


Një amerikan i moshuar mysliman, jetonte në një fermë në lindje të maleve Kentaki (Kentucky) së bashku me nipin e tij. Çdo mëngjes, gjyshi zgjohej herët në mëngjes, ulej në tavolinën e kuzhinës dhe lexonte Kur’an. Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai dhe e imitonte atë në të gjitha mënyrat e mundshme. Një ditë nipi e pyeti gjyshin: 'Gjysh, kam provuar të lexoj Kur’an sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atë çfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin. Çfarë të mira ka nga leximi i Kur’anit?'

Gjyshi, me qetësi ndaloi së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtua nipit: 'Merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lumë me ujë dhe m’a sjell prapë!' Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrodhi nga shporta para se të vinte në shtëpi. Gjyshi qeshi dhe i tha: 'Duhet të ecësh pak më shpejt herën tjetër, e dua shportën me ujë. Nuk po provoni sa duhet dhe e dërgoi atë përsëri. Kësaj radhe djaloshi vrapoi shpejt, por përsëri shporta ishte e zbrazët para se të kthehej në shtëpi. Me gjysmë fryme i tha gjyshit se ishte e pamundur të bartte ujë me shportë dhe shkoi ta merrte një kovë. Plaku i tha: 'Nuk dua një kovë ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk provon sa duhet', dhe doli jashtë ta shikonte djaloshin tek po provonte përsëri. Kësaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dëshironte t’i tregonte gjyshit të tij se edhe nëse do të vraponte sa më shpejt që të mundte nuk do t’ia arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpi.

Djaloshi, përsëri e zhyti shportën në lumë dhe vrapoi shpejt, por kur arriti të gjyshi i tij shporta ishte e zbrazët. Me gjysmë fryme tha: 'E sheh gjysh, është e padobishme'. Plaku ia ktheu: 'Shikoje shportën'. Djaloshi shikoi shportën dhe për herë të parë e vërejti se shporta ishte ndryshe. Ishte transformuar nga një shportë e vjetër e ndyrë në një shportë të pastër, brenda dhe jashtë. 'Bir, kjo ndodh kur e lexon Kur’anin. Mund të mos kuptosh dhe të mos mbash mend asgjë, por kur e lexon atë, do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo është puna e Allahut në jetët tona
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:06 pm

Tregim i dhimbshem qe e kishte treguar nje i ri.



Nje dite te zymte, ne tregun e qytetit Haber, ne lindje te Arabise Saudite, isha ulur ne nje restorant dhe pija kafe.Derisa I lexoja gazetat, verejta nje vajze me sy te bukur, me trup terheqes dhe ecje provokuese.Kaloi para meje duke me shikuar me pamje te kendshme dhe e etshme per bukurine, pedanterine dhe muskulaturen time.U ngrita pa ndonje ndjejne dhe u nisa pas saj.Ajo hyri ne shitore.Nuk munda ta percillja,sepse frikesohesha nga njerezit e sigurimit- e jo nga Allahu-Allahu na ruaj!Ajo e ktheu ftyren kah une dhe me doren e bukur, te bardhe, te bute dhe gracioze me tregoi unazen dhe dorezat.Pa kurrfare ndjenjash hyra ne shitore.Ajo me ze te ulet me tha: “Ju lutem, nese ka mundesi numrin tuaj?” Me goje ia tregova, e ajo e shkroi ne nje bllok, per te qene shkaktar I problemeve tona.

Ne oret e von ate mbremjes, ajo me thirri ne telefon.Filluam me fjale te embla.Tha se ishte vejushe, se kishte pasuri te madhe dhe se kishte tridhjete vjet, sa kohe qe, kur une e pash, m’u duk se ishte tetembedhjetevjeçare.

Pas shume bisedave filluam te merreshim vesh per takimin.Ne fillim takoheshin ne restorante.Me rastin e takimit, nuk mund ta puthja ose t’ia ledhatoja doren.Lidhja ime me te shtohej.Flisja me vete: “Une jam I virgjer, askend para saj se kam njohur.Une jam ne syte e saj nje djale I mrekullueshem,sepse jam I bukur”.

Nje dite me thirri dhe me tha:

Deshiroj te vish per diqka mjaft te rendesishme.
Une jam nen urdherat e tua,pasha jeten!- I thashe.
Deshiroj te takohemi pas nje ore ne filan restorantin.
Do te vij edhe ne zjarr nese eshte nevoja.
U takuam ne restorant dhe filluam te bisedonim.I thashe “O jeta ime, çfare deshiron te beje per ty?” Ne ate moment nga çanta nxorri bileten e aeroplanit, te klases se pare, per Kajro, e cila ishte ne emer timin dhe qendrim prej tri ditesh ne hotelin me pese yje.Po ashtu nxorri edhe çekun e vertetuar,madje prej dhjete mire realesh te Arabise Saudite, duke me thene: “Deshirosh te shkosh ne Kajro qe neser,siç shkruan ne bilete, te vendosesh ne ate hotel dhe te takohesh me nje njeri qe ka kete numer te telefonit.Ai do te shpjere ne nje agjenci.Ti ne vend timin do te nenshkruash merreveshjen per rrobat qe do te vijne nga Parisi.Kjo leter eshte autorizim.Te lutem beje kete”.

Mora autorizimin dhe nga ai cast u nisa.Ah sikur te mos isha nisur.Kur arrita, ne oren kater pasdite, vends ate pushoja pak.Ne oren nente, mora adresarin tim te telefonave dhe e kerkova numrin qe ma kishte dhene.Sa me fat do te isha sikur te mos e kasha kerkuar! Mund ta supozoni s ekush kishte qene ne ate numer? Kishte qene pikerisht ajo, mikesha ime!Thashe: “Alo, kurse ajo: “Kam ardhur qe t’i sqaroj me mire gjerat.I dashur, eja ne filan apartamentin”. Menjeher shkova dhe u takova, kurse ajo ishte ne rroba provokuese.Kushdo qe do ta kishte pare ne rroba te tilla, nuk do tem und ta kontrollonte veten, perveç atij qe e mbron Allahu.Me perqafoi dhe filloi te me puthte e te me prekte.Kisha harruar dhe kasha pasur mardhenie me te,kasha bere amoralitet.E zgjata rezervimin ne dhjete dite dhe gjithe kohen e kalova me te.Pas kesaj,me te njejtin aeroplan, u kthyem duke qene ulur se bashku.Fluturonim e nuk ishim te vetedijshem se mbi ne eshte Allahu xh.sh..Kishim humbur njdjenjen per ekzistimin e Tij.Keshtu kaluam shume vjet.Kishim pasur mardhenie ne banesen e saj, por vinte shpesh edhe ne banesen time te thjeshte.

Nje dite ndodheshim me vellane tim ne Riad,kryeqytetin e Arabise Saudite.Allahu e kishte percaktuar – patem nje aksident trafiku.Vellai u pergjak, kurse mua nuk me ndodhi asgje,faliminderit Allahut.Kisha vetem disa lendime te parendesishme.Rreth nesh u grumbulluan njerezit, erdhi makina e emergjences.Na derguan ne spitalin me te afert.Vellane tim menjeher e derguan ne sallen e operacionit.Mjeku kerkoi qe une te jepja gjak, sepse une dhe tim vella kishim te njejtin grup gjaku.U thashe se isha gati.Me derguan ne sallen e transfuzionit dhe ma morren nje sasi te vogel gjaku per ta kontrolluar.Isha I sigurte ne vete.As ndermend nuk me shkonte gruja me te cilen kasha pasur mardhenise seksuale.Pas analizave, hyri doktori me nje fytyre deshperuese.Une e pieta:

-Doktor qka I ka ndodhur vellait tim? Te lutem, me thuaj!

-O bir, te lutem te behesh besimtar I forte ne percaktimin e Allahut.

-U ngrita nga krevati dhe klitha:

-A ka vdekur vellai im, a ka vdekur ?

-Jo.- me tha ai.

-Ateher qfare ka ndodhur?

-Gjaku yt eshte I infektuar me virusin HIV.

Kjo me ra si rrufe.Ç`fare fati sikur te hapej toka dhe te me perpinte.Kur me tha mjeku,humba vetedijen.Pasi kasha ardhur ne vete dhe e pyeta mjekun:

-A jam vertet I semure nga kjo semundje e pasherueshme ? O Zot, qe kur jam I prekur nga kjo semundje ?

-Ende nuk je I semure,veçse je duke bartur virusin,I cili do te jete ne trupin tend gjate gjithe jetes.

Dy dite pas fatekeqesise, vellai im nderroi jete.Kjo gje me deshperoi shume.Nuk e kasha vetem vella,por edhe mik te sinqerte, I cili nga çasti I pare me kishte keshilluar qe te largohesha nga ajo grua,sepse I kasha treguar per lidhjen tone.Dhjete dite pas vdekjes se vellait,ajo me thirri dhe me tha:

-I dashur, ku je ? Kaluan shume kohe…

-Çka deshiron?

-Ç’ke ?

-Me ka vdekur vellai ne fatkeqesi komunikacioni dhe jam I deshperuar per shkak te tij.

-Kur mund te te shoh?

-Me nuk do te shihemi, kurrë.

Haptas I thashe se e dua, por me nuk mund te shihemi,sepse asaj nuk mund t’ia shkaktoja ndonje te keqe.

Me pyeti perse ? I tregova per virusin.

Me pyeti nese kasha pasur mardhenie seksuale me femra te tjera,gje qe e mohova.Serish me pyeti se a kam marr ndonjeher gjak nga ndokush dhe une I thashe jo.Ateher me tha:

-Do te thote se qellimi im eshte realizuar!

-Ç’fare qellimi,oj grua?

-Deshiroj t’u hakmerrem gjithe meshkujve per shkak se jane fajtore per semundjen time! Ti je I pari, kurse te tjeret jane ne rruge.

Pastaj shau dhe e leshoi degjuesen.

Kurse une I thashe: Na mjafton Allahu.Ai eshte mbrojtesi I shkelqyeshem.Ti oj grua , e ke siden!

Fjalet e tjera nuk deshiroj ti permend qe te mos jua lendoj ndjenjat.Tani jam tridhjete e dy vjeçar dhe ende nuk jam martuar.Ne moshen njezet e nente vjeçare isha para marteses dhe qe ateher me kaploi kjo semundje.Nena dhe vellezerit edhe me tutje instistojne qe une te martohem.Une refuzoj kete,sepse jam rob I eksaj semundje te tmerrshme.Ata kete nuk e din, kurse une nuk deshiroj qe ta infektoj bashkshorten dhe femijet e mi.Meqe jam me I vjetri,babai donte te me martonte,por vdiç pa iu plotesuar deshira.Madje,edhe koleget nga puna gjithnje me flasin se duhet te martohem.

Tani jam I lodhur shpirterisht.Kam pesedhjeteepese kilogram,kurse para semundjes I kasha gjashtedhjete e tete kilograme.E gjithe kjo per shkak te gjendjes sime shiprterore dhe semundjes se rrezikshme, e cila, heret apo vone, do te me marre shpirtin.

Jam penduar sinqerisht, e fal namazin dhe mesoj permendesh Kur`anin, edhe pse,mbase ,eshte vone.

Kete leter ua dergoj te gjithe muslimaneve,vellezerve dhe motrave, qe te ruhen nga te gjitha gjerat qe e hidherojne Allahun,sikurse eshte amoraliteti dhe gjerat e tjera te ndaluara.Ua dergoj keshillen time perms internetit dhe gazetave dhe u them: jeta eshte e bukur dhe kenaqesia e saj eshte bukuria,por devotshmeria ndaj Allahut eshte me e bukura…Nuk qendron kenaqesia vetem ne disa minuta te mardhenieve seksuale ne menyren e ndaluar, e cila ta shkaterron dhe te hedhe ne Xhehenem.

Kete tregim e kam shkruar nga dashuria per ju dhe nga frika prej semundjeve te rrezikshme.Dua qe ky tregim I imi t’ju afroje tek Allahu dhe ta forcoje besimin tuaj,ashtu qe shejtani te mos ju mashtroje.

Shpresoj se do ta lutni Allahun per sherimin tim.I lutem Allahut qe ta shperbleje secilin qe ndihmon perhapjen e ketij tregimi.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:07 pm

Letra nga burgu e Sejjid KUTUB-it dërguar motrës së tij.


Kjo është një letër që dëshmori i madh Sejjid Kutub i dërgonte motres së tij Amina Kutubit nga burgu. Është e përbërë nga pesëmbëdhjetë shkëndija që buronin nga shpirti i këtij mendimtari të madh të Islamit në momentin kur jetonte ditët e fundit nga jeta e tij në këtë botë.



Motër e dashur..Këto janë disa shkëndija të shpirtit që po ti dhuroj ty.
Shkëndija e parë.

Ideja e vdekjes na vertitet përherë në kokë. E ndjen atë në çdo vend. Në çdo gjë. E ndjen se si është një forcë shkatërruese që e mbulon jetën me hije e bashkë me të edhe të gjallët. Nga ana tjetër e sheh jetën përpara saj, të strukur, të trembur, të frikësuar.

Nga ana ime unë e shoh ndryshe..Vdekjen e shoh shumë të vogël, të pafuqishme, përballë forcës së jetës, shpërthimeve të saj,buzëqeshjes që na dhuron,sfidave që na i ve përpara.. Atëherë shoh se vdekja, thjesht mundohet të mbledhë ca thërrime sa për tu ushqyer, nga sofra e madhe e jetës.

Vrulli i jetës shkumëzon dallgët e saj nga çdo anë..Çdo gjë rritet, lulëzon, shkëlqen.. Nënat mbesin shtatzëna, pastaj lindin. Njerëzit dhe kafshët bëjnë të njëjtën gjë. Edhe zogjtë e peshqit të kënaqin shpirtin shih si i lëshojnë vezët e pastaj nga çdonjëra prej tyre lind jeta.

Toka çahet për të dalë bima e brishtë, që pastaj do bëhet një lule e bukur plot erë e fryte. Qielli lëshon pareshtur mëshirë e freski. Detrat e oqeanet dallgëzojnë vrullshëm.
Çdo gjë në këtë planet rritet dhe shpërthen jetë dhe shtohet... Por.. Herë pas here vdekja vjen të shqyejë ndonjë copë nga jeta dhe largohet. Merr ca thërrime nga sofra e jetës dhe ja mbath! E jeta përsëri vazhdon rrugëtimin e saj, plot gjallëri, shpërthyese si përhera plot shpirt. Nuk e ndjen fare vdekjen që i qëndron diku në ndonjë pritë thjesht për të shqyer prej saj kafshatën e rradhës.

Ndonjëher nga dhimbja jeta lëshon ofshamë, ndonjëherë dhimbja i djeg shumë. Por plaga shpejt i mbyllet edhe dhimbja shpejt venitet. Kështu gjallesat vazhojne të ecin përpara drejt fatit të tyre. Njerëzit, kafshët, peshqit, zogjtë, insektet, bimët, të gjitha vetëm se ecin përpara duke marrë frymë nga shpirti i jetës. Por vdekja po aty do jetë.. Ky është një ligj hyjnor, kështu kanë shkuar përherë.

Dielli lind, dielli perëndon dhe toka vertitet rreth tij. Jeta shpërthen herë pas here në çdo anë. Çdo gjë ka jetë..rriten gjërat në sasi dhe cilësi..Sikur vdekja të ishte më e fuqishme se jeta do e kishte ndaluar jetën. Por ajo është një forcë e dobët përpara jetës shpërthyese plot lulëzim e sfida..

Kjo është jeta, sepse buron nga Allahu I GJALLI..Prej Tij shperthen shpirti i jetës..

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:08 pm

Dy pika loti



Ëndrra e kishte mësuar se veprat e mira duhet bërë vetëm për Allahun për të peshuar rëndë në peshojën e ditës së Gjykimit.


Në Kufe jetonte një tregtar i pasur, i cili ishte i ndershëm, fitonte mirë, u jepte të varfërve, jepte hua atyre që ishin të nevojshëm pa kamatë. Një herë një tregtari nga Basra i dha hua mall me vlerë të madhe dhe pas kësaj vdiç pa lajmëruar askë nga familja e tij e as të birin e vetëm për huanë e dhënë. Djali i tij filloi të merrej me tregti, jetonte në shtëpinë e babait me gruan dhe fëmijët.

Një kohë tregtia i shkonte mirë, por pas një kohe falimentoi, saqë nuk kishte çfarë me i ushqyer familjen e tij. Vendosi ta shesë shtëpinë. Kishte një shok të mirë të cilin e luti t'i jep të holla hua derisa t'i shitej shtëpia. Shoku i tha: "Merre këtë samun derisa unë të shkoj e t'i sjell të hollat."

Morri samunin dhe u nis për shtëpi. Rrugës hasi në një nënë me fëmijën në dorë që nuk ishte ngrënë disa ditë. Gruaja e luti që t'ia jep samunin për fëmijën e saj, sepse gati kishin harruar kur kishin ngrënë. Ja dha samunin djalit që u gëzua pa masë, ndërsa nënës i rrodhën dy pika loti nga gëzimi.

Tregtari duke shkuar në shtëpi filloi të mendojë: "Çfarë bëra? Në shtëpi kam lënë të uritur gruan dhe fëmijët, por edhe vet i uritur, ndërsa samunin ia dhashë gruas së panjohur." Por në vete tha: "I fitova tri sevabe: E ushqeva fëmiun, nënën e tij dhe së treti për atë që pata nevojë për vete i dhashë përparësi tjetrit."

Shejtani i përshpëriti se ky nuk është sevab, por ka gabuar, sepse ka lënë anash familjen e tij. Por, tregtari e mënjanoi nga mendimet e tij duke kujtuar lotët e nënës së varfër në shenjë falënderimi.

Ende pa arritur në shtëpi, kur ja shoku i tij i cili i tha që ka kohë duke e kërkuar, sepse kishte ardhur tregtari nga Basra me tri deve me të holla, dhurata që i kishte marrë nga babai i tij i ndjerë. Kështu djali u bë aq i pasur saqë filloi me dhënë të holla për hajrate, medrese, xhamia, për të varfër. Jetonte në luks të madh dhe sa më shumë jepte, aq më tepër i shtohej pasuria.

Një ditë kur e zuri gjumi e pa veten në ëndërr para peshojës së ditës së Gjykimit. Erdhi rendi i tij. Filluan t'ia peshojnë sevabet dhe mëkatet. Sevabe kishte shumë, por lehtë peshonin. Një zë i thoshte: "Ti ke dhënë për të lavdëruar tjerët", andaj peshoja e sevabeve ishte e lehtë dhe ngritej. Tregtari ishte merakosur çfarë ndodhi me veprat e mira.

"A ka edhe diç tjetër që ka bërë tregtari gjatë jetës në dynja?", u dëgjua zëri tjetër.
"Ka! Ja ka dhënë një samun një fëmije të varfër kur ishte i uritur."
"Sillni samunin këtu", dhe e vendosin në peshojë. Peshoja barazohet.
"Ky ishte një sevab. A ka edhe diç tjetër për të peshuar?"
"Ka!", dëgjohet zëri tjetër, "Këtë samun e ka dhënë kur vet ka qenë i uritur."
"Edhe një sevab", dhe peshoja filloi të bie më poshtë.
"A ka edhe diç?"
"Edhe gruaja e fëmijët e tij kanë qenë të uritur kur e ka dhënë samunin."
"Këto janë tri sevabe", peshoja e veprave të mira ra edhe më poshtë.
"A ka edhe diç tjetër?"
"Ka! Kur nëna e pa fëmiun e uritur të saj të gëzuar i rrodhën dy pika loti."
"Sillni këto dy pika loti".

I vendosën këto dy pikat e lotit në peshojë dhe lotët u kthyen në det të sevabeve sa që spërkatën tregtarin.

Në atë moment u zgjua. U bë njeri tjetër. Çdo gjë jepte në emër të Allahut, pa menduar fare se çfarë thonë njerëzit.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:09 pm

***NeNeS***

1 vjeç kur ishit me duart e saja ju lau dhe ju ushqeu;
E falenderuat duke qarë tërë natën dhe duke e lënë pa gjumë.
2 vjeç kur ishit ju mësoi të ecnit;
E falenderuat duke ikur nga dhoma kur ju thërrsite.
3 vjeç kur ishit, u përgatiti gjellërat tuaja më të preferuara;
E falenderuat duke e derdhur pjatën nën tavolinë.
4 vjeç kur ishit u mësoi të mbanit në dorë lapsa me ngjyra të ndryshme;
E falenderuat duke bërë vizatime të ndryshme nëpër muret e shtëpisë.
5 vjeç kur ishit ju zbukuroi me rroba tërheqëse;
E falenderuat duke u rrëzuar në gropën e parë me baltë që e vërejtët.
6 vjeç kur ishit erdhi së bashku me juve në shkollë;
E falenderuat duke i thënë:
“Nuk shkoj rrugëve të “lagjes”.
7 vjeç kur ishit ua dha një top dhuratë;
E falenderuat duke e thyer xhamin e fqiut matanë.
9 vjeç kur ishit ua gjeti një mësues të pianos;
E falenderuat, duke mos mësuar notat të paktën vetëm një ditë.
10 vjeç kur ishit me automobilë ju dërgoi nëpër ditëlindje e deri tek mësimet për vallëzim dhe në çdo vend tjetër;
E falenderuat duke zbrit me vrap nga vetura dhe duke mos e shikuar aspak.
11 vjeç kur ishit me shokun tuaj ju dërgoi në kinema;
E falenderuat duke i thënë:
“Ti mos u ul së bashku me ne”.
12 vjeç kur ishit nuk dëshiroi të shikoni programet degjeneruese dhe të dëmshme në televizion;
E falenderuat, duke i shiquar tërë ato programe gjersa nuk ishte ajo në shtëpi.
15 vjeç kur ishit ju dërgoi për pushime verore në shtetet e jashtme;
E falenderuat duke mos ia shkruar të paktën asnjë rresht letër.
17 vjeç kur ishit ju lejoi që të shkoni në parti më shokun (shoqen) tuaj;
E falenderuat duke mos ia bërë asnjë telefon dhe duke u kthyer në shtëpi në të gdhirë të agimit.
19 vjeç kur ishit ua pagoi shpenzimet e shkollës, me veturë ju dërgoi në konvikt dhe ua barti rrobat e juaja;
E falenderuat duke u përshëndetur te dera e konviktit që të mos tallen shokët tuaj.
21 vjeç kur ishit dëshiroi t’ju japë udhëzime për jetën dhe *****erën tuaj;
E falenderuat duke i thënë “Unë nuk bëhem sikur ti”.

22 vjeç kur ishit ju përqafoi me krenari në ceremoninë e diplomës universitare;
E falenderuat duke kërkuar para që të shëtisni nëpër Europë.
24 vjeç kur ishit dëshiroi të takonte djalin që ju më një kohë të gjatë po takoheshit;
E falenderuat duke i thënë: “Kohën kur duhet ta takosh atë e di unë”.
25 vjeç kur ishit ua pagoi shpenzimet e dasmës, për juve shumë u gëzua dhe njëkohësisht u emocionua;
E falenderuat duke u shpërngulur në një qoshe të botës.
30 vjeç kur ishit dëshiroi t’ju këshillojë rreth mbikqyrjes së foshnjes Suaj;
E falenderuat duke i thënë: “Leji ma këto udhëzime të kahmotshme”.
40 vjeç kur ishit ju përkujtoi për ditëlindjen e një të afërmi tuaj;
E falenderuat duke i thënë:“Nënë kam shumë punë”.
50 vjeç kur ishit, ajo u sëmurë shumë, kur shkuat ta vizitonit gjatë vikendit të fundjavës, ajo u gëzua;
E falenderuat duke i treguar se pleqtë bëhen nazelinj sikur fëmijët.
Duke thënë kështu e ashtu një ditë…
Ajo, vdiq…
Atë që nuk mund ta bënit për të deri në këtë ditë,
Në atë moment ju ra sikur një vetëtimë në zemrat e juaja…
NËSE ËSHTË GJALË, EDHE MË TEJ SË BASHKU JETON ME JU,
KËTË HERË ATË DUANE MË SHUMË SE KURDOHERË…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:09 pm

Ditëlindja e Hasanit

Sot ishte ditëlindja e Hasanit.

Ai ishte shumë i gëzuar.
Përfundimisht mbushi shtatë vjet.
Nëna e kishte mësuar atë se muslimanët nuk e festojnë ditëlindjen, por i tregoi se sot në mbrëmje ajo kishte një befasi për të. Hasani çuditej!

Si mund të ketë befasi pa e festuar ditëlindjen!?

Gjatë tërë ditës Hasani ishte i padurueshëm dhe mezi priste që të bëhej mbrëmje.
Në ora shtatë nëna e thirri nga shkallët Hasanin: "Hasan, eja poshtë. Befasia jote është gati."
Hasani nuk mund t'i besonte veshëve të tij. Vrapoi poshtë dhe pa se aty ishin dajallarët, axhallarët, tezet, hallat dhe kusherinjtë e tij. Por, nuk kishte ndonjë shenjë të festimit të ditëlindjes. Hasani u ndie i zhgënjyer.

Pastaj nëna tha: "Hasan, sot je bërë djal i madh, i ke mbushur shtatë vjet, prandaj... jemi tubuar të gjithë për të të mësuar diçka lidhur me namazin!" Hasani tha: "NAMAZIN?!"

Nëna u përgjigj: "Po i dashuri im, pejgamberi Muhammed (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) thoshte se kur ti mbushin fëmijët shtatë vjet duhet ta mësojnë faljen.
Që nga kjo ditë duhet të mësosh të falesh, sikurse që e bëjnë këtë nëna, babai dhe të gjithë dajallarët dhe axhallarët tu. Gjithsecili që është 7 vjeçar apo më i vjetër duhet të falet."

Hasani tha: "Përse duhet të falemi, nënë?"

Nëna u përgjigj: "Epo... A nuk të ka dhënë All-llahu njerëz të cilët përkujdesen për ty? Ai të dha ty nënën dhe babanë dhe të gjithë të afërmit. Të dha ushqim dhe pije. Të dha edhe shtëpi dhe trup të shëndoshë. A nuk është ashtu?"

Hasani tha: "Hmm, po nënë."

Atëherë xhaxhi Mervan tha: "All-llahu të ka dhënë ty shumë gjëra që të tjerët nuk i kanë. Ti ke një shtëpi të madhe dhe të bukur dhe jeton në të i sigurt. Njerëzit, të cilët jetojnë në vendet si Palestina apo Afganistani nuk i kanë këto. All-llahu t'i ka dhuruar sytë, gojën, veshët dhe trupin.

Ti e shfrytëzon atë për çdo ditë." Tezja Safije shtoi: "Tash, a nuk beson se duhet ta falënderosh All-llahun për të gjitha këto?"

Hasani: "Po si ta falënderoj All-llahun kur unë nuk e shoh Atë."

Babai tha: "Eh, tashti Hasani im i vogël, ti falesh pesë herë në ditë dhe me këtë shpreh falënderim për të gjitha këto dhurata të shumta të All-llahut. Ai na jepë për çdo ditë të gjitha këto."

Nëna u përgjigj: "Ka edhe një dhuratë tjetër Hasan, të cilën do ta japë All-llahu sot."

Hasani tha: "Çfarë dhurate, nënë?" Nëna u përgjigj: "Së shpejti do ta kesh një motër të vogël!"

Hasani:"Një motër të vogël.. Oooh All-llah të falëderoj shumë. A mund të më mësoni si të falem. Dua ta falënderoj All-llahun." Nëna buzqeshi dhe e shikonte Hasanin me krenari. Pastaj të gjithë e mësuan si duhet falur. Hasani u gëzua shumë dhe kjo ishte ditëlindja më e bukur në jetën e tij!!

Paqja qoftë mbi ju!

Shkruar nga Um Umara
marrë nga: denkmalislam.de
Përktheu nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:10 pm

Elhamdulilah që All-llahu më ka nderuar

Tregon Ebu Ibrahimi dhe thotë:
"Isha një ditë duke udhëtuar nëpër shkretëtirë dhe papritmas humba rrugën për ku isha nisur. U ndala tek një tendë e vjetër, shikova mbrenda saj dhe pashë aty një njeri, ishte i ulur në tokë.

Sapo iu afrova me qetësi pashë se ky njeri ishte i paralizuar, i kishte të dy duart e këputura.

Ç'është më e çuditëshmja se ai ishte edhe i verbër dhe ishte i vetmuar, nuk kishte askënd që të kujdesej për të.

Dëgjova prej tij disa fjalë, që shpesh i përseriste: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madhe mbi shumë krijesa të Tija.

Duke e përseritur këtë disa herë, ma tërhoqi vëmendjen dhe më shtyri të interesohem për te. Dy duart e këputura dhe dy sytë e tij të verbër dhe nuk posedonte kurrfarë fuqie për kujdesjen e vetës. Shikova përreth tij dhe kerkoja se mos po shoh dikë prej të afërmëve të tij që kujdeset për te, mirëpo, për fat të keq, nuk pashë askend. Vazhdova t'i afrohem deri sa ndjeu levizjet i mija dhe filloi të pyeste:

- Kush është? Kush është?

- I thashë: Esselamu alejkum! Jam një njeri që kam humbur rrugën dhe u ndala tek tenda jote. Po ti kush je? Pse jeton i vetmuar në këtë vend? – Fillova unë me pytje: Ku e ke familjën apo të afërmit?

- M'u përgjigj: Unë jam një plak i sëmuar, që me kanë lënë njerëzit dhe me kanë vdekur shumica prej të afërmëve.

- I thashë: Dëgjova nga ju disa fjalë, që me çuditën: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa tjera të Tija, me trego se çka të ka nderuar All-llahu ty kurse unë të shohe të verbër me dy duart e këputura, i varfer dhe askend perreth teje që interesohet për ty?!

- Më tha: Të tregoj, por me një kusht! Kam një nevojë të ma kryesh.

- I thashë: Me gjithë dëshirë inshallah, vetëm me trego!

- Më tha: Po e sheh se jam sprovuar me sprova dhe fatkeqësi të ndryshme, mirëpo, prap Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa të tjera. A nuk me ka dhënë All-llahu mendjen, që të logjikoj me te?!

I thashë: Po, si jo!

- Ma ktheu: Sa e sa njerëzve u mungon kjo begati, janë budalla, të çmendur, që nuk posedojnë mendje?!

- Shumë ka. - ja ktheva.

- Pastaj tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka zgjedhur mbi shumë krijesa të tjera dhe me ka nderuar.

- Vazhdoi përseri: A nuk me ka dhënë All-llahu të dëgjuarit, me të cilin dëgjoj ezanin për namaz, dëgjoj me te fjalët dhe atë që kam përreth?!

- I thashë: Po, si jo!

- Ma ktheu: Sa prej njerëzëve janë të shurdhët dhe nuk mund të dëgjojnë?! Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar mbi shumë krijesa.

A nuk më ka dhënë All-llahu gjuhën, me të cilën e përmendi Atë dhe mirrem vesh me njerëzit?! Sa e sa njerëz memece ka sot që nuk flasin?!

I thashë: Po, vërtetë shumë ka.

- Tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar dhe me ka zgjedhur mbi shumë krijesa të Tija.

A nuk me ka udhëzuar All-llahu në Islam dhe adhuroj vetëm All-llahun Një, të Vetmin, që nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij?! Unë tek Ai llogaris shpërblimin duke bërë durim në sprovat e Tija.

Sa ka prej njerzëve, që janë adhurues të idhujve dhe kryqëve dhe janë të kënaqur me mosbesimin e tyre?! Ata kanë humbur në këtë botë dhe në botën tjetër. Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që më ka nderuar mbi shumë krijesa të Tija. Kështu vazhdoi plaku duke i numëruar begatitë e All-llahut, kurse mua me shtohej çudia prej imanit të tij të fort dhe bindjes së tij të madhe, që plaku edhe në gjendjen e tij të mjerueshme ishte i kënaqur me ato begati që ia kishte dhënë All-llahu.

Thashë me vete: Sa prej të sëmurëve janë, që ndoshta nuk janë goditur as sa një e katërta e kësaj që është goditur ky plak, apo ndoshta janë sprovuar vetëm me humbje të shikimit apo të dëgjimit, apo kanë ndonjë sëmundje të lehte e që mund të llogariten të shendoshë në krahasim më atë që e ka goditur këtë plak. Saqë i dëgjon duke u ankuar dhe duke qajtur me zë të lartë, duke renkuar nga semundja. E atyre vetëm iu shtohet dobësia dhe iu pakësohet bindja në shpërblimin e All-llahut.

U thellova në mendime të thella derisa m'i ndërpreu mendimet fjala e plakut duke më thënë:

- A ta them kërkesen time që pata? A ma kryen atë?

- I thashë: Po, inshallah! Cila është kërkesa yte?

E uli kokën dhe lotët i rrodhën nga sytë e tij të verbër. Pastaj ngriti koken e tha:

- Nuk me ka mbetur askush prej familjes perveç një djalit katërmbedhjetëvjeçar. Ai është që me ushqen, me veshën, me shtrinë për të fjetur dhe me ngrite për çdo nëvojë. Mirëpo, ka dalë që dje të me kërkojë ushqim dhe nuk është kthyer më dhe nuk e di a është gjallë dhe kthehet apo është i vdekur dhe është harruar. Unë, sikurse po e sheh, jam plak i lodhur, i verbër, ku ta kërkoj unë i shkreti?!

E pyeta për pamjen e tij dhe cilësitë e tija në mënyrë që ta njoh nëse e takoj.

Dola që ta kërkoj djalin, po ku ta kërkoj kurse rruga për mua ishte e panjohur dhe nuk dija nga ta kërkoja, unë vetë kisha humbur rrugën.

Vazhdova rrugën duke ecur nëpër shkretëtirë, kërkoja andej këtej ndonjë njeri të pyes për djalin, por s'ka gjë. Rastësisht e ktheva kokën dhe pashë andej tëndes së plakut një kodër të vogël, ku ishin mbledhur disa sorra, ishin mbledhur rreth diçkaje. Thashë me vete: Këto nuk mblidhen përveç se rreth ndonjë ngrodhësire ose ushqimi. U ngrita në koder dhe u afrova tek këto shpezë. Kur arrita afër tyre filluan të shpërndahen dhe në vendin ku ishin mbledhur sorrat çka të shoh?! Një djale i ri i vdekur, trupi i tij i këputur sikur ta kishte sulmuar ndonjë ujk dhe ka ngrenë një pjesë të tij dhe ka lënë pjesën tjetër për shpezë.

Nuk me brengosi djali aq shumë sa me erdhi keq dhe u pikëllova për plakun. Zbrita nga kodra duke ecur ne drejtim të tendës duke qenë në mes pikëllimit dhe hutise. Duke menduar se a të shkoj dhe ta lë plakun në vetmi apo të kthehem tek ai dhe ta lajmëroj për djalin. U drejtova kah tënda dhe po dëgjoj plakun duke bërë tesbihë dhe duke përmendur All-llahun. Isha i hutuar çka t'i them, si t'ia filloj...? Me erdhi në mendje ngjarja e të dërguarit të All-llahut, Ejubit alejhi selam.

Hyra tek plaku dhe e gjeta ashtu si e kisha lënë. I dhashë selam. I mjeri, ishte mërzitur shumë për djalin. Sa më ndjeu më pyeti: ku është djali?

I thashë: Përgjigju ti njëhere! Cili prej ju të dyve është me i dashur tek All-llahu, ti apo Ejubi, alejhi selam?

Tha: Ejubi, alejhi selam është me i dashur tek All-llahu.

I thashë: Cili është sprovuar më shumë, ti apo Ejubi, alejhi selam?

Tha: Padyshim, Ejubi, alejhi selam.

Atëherë i tashë: Llogarite djalin tënd tek All-llahu se të ka vdekur...!

E gjeta atë të vdekur tek kodra, iu kishin versulur ujqërit mbi trupin e tij. Rënkoi plaku i mjerë, pastaj rënkoj përseri duke marrë frymë thellë dhe duke përseritur fjalën: LA ILAHE IL-LALL-LLAH...

Mora ta qetësojë duke ia kujtuar durimin, mirëpo atij iu shtuan vuajtjet dhe rënkimet derisa dhe nisa t'ia përkujtoj shehadetin (LA ILAHE IL-LALL-LLAH) dhe vdiq në duart e mia.

E mbulova me jorganin që e kishte përfundi dhe dola të kerkoje ndonjë njeri që të më ndihmojë t'ia pregadis xhenazën. Pas pak pashë tre vetë të hipur mbi kafshet e tyre. Dukeshin të ishin udhetarë.

I thirra dhe m'u përgjigjen. Kur u afruan u thashë:

- Këtu është një njëri musliman i vdekur dhe nuk ka askë që interesohet dhe mirret me të, a keni mundësi që të më ndihmoni për ta larë, ta mbështjellim në qefin dhe ta varrosim? Ata pranuan.

Hyrën në tendë që ta shohin plakun e vdekur dhe ta bartnin për ta varrosur. Sapo zbuluan fytyrën e tij bertitën: Ebu kulabe... Ebu kulabe...! Pastaj e mora veshë se Ebu kulabe kishte qenë një prej dijetarëve të njohur, qe e kishte humbë pleqëria dhe sëmundjet e shumta pozitën e tij dhe e kishin lenë njerëzit pas dore. Iu kishin mbledhur shumë sprova dhe fatëkeqësi deri sa ishte vetmuar prej njerzëve në një tendë të vjetër në hapësiren e shkretëtirës.

Ia pregatitëm xhenazën dhe e varrosëm.

Udhëtova bashkë me këta tre veta dhe më ndihmuan që ta gjejë rrugën për në qytet.

Në këtë natë e pashë ne ëndërr Ebu Kulaben me pamjen me të bukur, kishte të veshur rroba të bardha dhe ishte plotësuar pamja e tij, pa të meta trupore. E pashë duke ecur në një vend të gjelbëruar.

E pyeta: O Ebu Kulabe, çka të ka bërë ty të jesh në këtë vend kaq të bukur dhe i shëndoshë fizikisht?

U përgjigjë: Posa më ka futur All-llahu në xhenet dëgjova një zë duke me thënë fjalën e All-llahut:

سَلاَمٌ عَلَيْكُم بِمَا صَبَرْتُمْ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ

"(u thonë) selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm është ky vend." [Err-rrad, 24]

Marrë nga libri: Sijer Alamu En-Nubela
Imam Dhehebiu
Përktheu dhe pershtati:
Fatmir Zogaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:10 pm

Tregim që e bën zemrën të qajë


Njeri ndër shembujt më të shkëlqyer të respektimit të urdhrave të Allahut dhe të rrugës së Tij është edhe shembulli i floktares, së bijës së faraonit. Një ditë prej ditësh, floktarja ia krihte flokët bijës së faraonit, asaj i kishte rënë krehri në toke dhe kur ajo kishte dashur ta merrte atë, kishte thënë: “ Bismil-lah – Me emër të Allahut “. Bija e faraonit e kishte dëgjuar floktaren dhe i kishte thëne: Babai im është Allahu ? Floktarja i qe përgjigjur: Zoti im, Zoti yt dhe Zoti i babait tënd është Allahu. Atëherë bija e faraonit i kishte thëne: Do ta informoj babanë tim për këto fjalë. Dhe ajo vërtet ashtu kishte bërë. Kështu që faraoni i kishte thëne floktares: A ke Zot tjetër pos meje ?! – Zoti im dhe Zoti yt është Allahu. – i kishte thëne floktarja. Faraoni kishte pyetur: A ka floktarja fëmijë ? Po, i ka 4 fëmijë, madje njërin ende e ka në gji. – i kishin thëne faraonit.

- M’i sillni fëmijët e saj, - kishte urdhëruar faraoni – dhe sillmani edhe një kazan të madhe me ujë, kurse nën të ndizeni një zjarr te fortë që të vlojë uji.

(Përpiqu qe ta imagjinosh se ç’fare kishte ndodhur dhe vëre veten tënde në vendin e floktares ).

Faraoni kishte marrë fëmijën e madh të floktares dhe i kishte thëne asaj: A ti ke Zot tjetër pos meje ?

- Zoti im dhe Zoti yt është Allahu. – kishte thëne floktarja.

Faraoni e kishte hedhur fëmijën në zjarr para syve të nënës së tij dhe fëmija kishte filluar të bërtiste deri sa ishte djegur i tëri...

Faraoni kishte bërë kështu edhe me fëmijën e dyte dhe të tretë. Edhe ata i kishte gjetur ajo që i kishte ndodhur vëllait të tyre të madh dhe, e gjithë kjo, madje para syve të nënës së tyre, e cila kishte vetëm një përgjigje: Zoti im dhe Zoti yt është Allahu.

Më pastaj radha i kishte ardhur fëmijës, i cili akoma ishte në gji. Zemra e floktares kishte filluar të dridhej, kurse kraharori t’i ngushtohej, sakaq fëmija i foli asaj: Oj nëna ime, duro, sepse ti, pa dyshim, je në rrugën që është e vërtetë !

Pas kësaj, faraoni i kishte hedhur në zjarr fëmijën dhe nënën e tij...

E kuptoj se ky tregim ka bërë që zemrat tuaja të qajnë, kurse sytë të lotojnë...

I Dërguari paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, me t’u kthyer pas udhëtimit në natën e Isras dhe Mi’raxhit, ka thëne: “ Ndërsa po udhëtoja në qiell, kam ndier një aromë të bukur të cilën asnjëherë më parë nuk e kisha ndier, ndaj e pyeta Xhibrilin : O Xhibril, ç’është kjo aromë ? Ai më tha: Është aroma e floktares që ia ka krehur flokët bijës se faraonit dhe aroma e katër djemve të saj “

O Zot! Syri qan gjatë pikëllimit, por ai qan edhe gjatë gëzimit !

“Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.”(Zumer ,10)

( Vepra e vetme, për të cilën nuk dihet shpërblimi, është durimi. )

Vërtet, s’ka dyshim se më i madhi durim, është të durosh në rrugën e Allahut dhe për fenë e Tij.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:11 pm

FSHEHTËSIA ËSHTË DASHURI


Ai


I cili


Dëshiron


Fshehtësinë


E dy botëve


Ta kupton


Do ta zbulon


Se fshehtësia


Është Dashuria…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:11 pm

Kjo pra është dashuria, fillon e vogël dhe rritet bashkë me ne herë pas here.



Një plakë ishte pyetur për dashurinë dhe kuptimin e saj. Ajo ishte përgjigjur:Kur për herë të parë pata dëgjuar fjalën dashuri, isha fëmijë, e vogël dhe ma kishte thënë babai imi, i cili më përqafoi dhe më tha se të dua. Atëherë thash dashuria qenka mallëngjim, siguri, përkujdesje e ngrohtësi.

Kur arrita moshën e pjekurisë, e gjeta një letër nën derën e shtëpisë, ma kishte dërguar një djalë nga fqinjët tanë, e cila për adresë përmbante emrin tim, kurse përmbajtja e saj ishte “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka guxim dhe çmenduri.


Kur u fejova për atë djalin e komshiut dhe u njoftova me të, fjalën e parë që ma tha ishte “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka ambicie, veprim, qëllim dhe vullnet.

U martova dhe të dytën ditë pas martesës, më përqafoi burri im dhe më tha se “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka përmallim, pasion e gëzim.

Kaloi një vit dhe linda fëmijën e parë. Isha e lodhur shumë, e ngjitur për krevati, më erdhi burri, ma kapi dorën dhe më tha se “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka falënderim, mirënjohje, përkujdesje dhe interesim.

Me kalimin e viteve, mu thinjën flokët, u martuan fëmijët dhe burri duke i shikuar flokët e mija të thinjura, me buzëqeshje më tha: “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka mëshirë dhe solidarizim.

U zgjat jeta dhe u mplakëm. Çdo herë burri im i respektuar më thotë “të dua” dhe them se dashuria është besnikëri, sinqeritet, përkushtim dhe dhuratë.

Kjo pra është dashuria, fillon e vogël dhe rritet bashkë me ne herë pas here.
Kjo është dashuria, që sa më shumë që ecim në moshë, aq më tepër zbulojmë sekretet e saj.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:12 pm

Nëna

Para disa kohësh, fillova te kaloj kohën me një grua të ve qysh prej 19 vite. Gruaja ime ma parapriu me fjalët e saja, duke thënë: E di shumë mirë se sa e doni atë. Gruaja për të cilën më këshillonte shoqja ime të kaloj çaste me të, ishte Nëna ime, e cila kishte mbetur e vejë qysh para 19 viteve. Punët dhe obligimet e shumta si dhe 3 fëmijët kishin bërë që nënën time ta vizitoj shumë rrallë. Një ditë prej ditësh, gjeta kohën që ta ftoj nënën time për darkë. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe Nëna u bë merak kur ma dëgjoi zërin, nuk e kishte zakon që të flas me dikë në kohë të vona, dhe më pyeti: Si je biri im? Mirë jam Nënë - iu përgjigja. Të telefonova nga koshienca për të kaluar disa çaste me ju. Më pyeti: Vetëm ne të dy? U mendua pak dhe më tha: Më pëlqen propozimi yt... Ditën e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa për në shtëpinë ku banonte nëna ime. Ndihesha paksa i shqetësuar...Kur arrita në shtëpinë e nënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtëpisë.

Ishte veshur bukur dhe m'u duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerë babai im pak para se të vdiste. Duke buzëqeshur si një engjëll me tha: Biri im, te gjithëve u kam thënë se sonte do të dalë me djalin tim, dhe që të gjithë janë gëzuar, andaj të gjithë me padurim presin kthimin tim për t'ju sqaruar hollësitë e këtij takimi.

Shkuam në një restaurant jo të zakonshëm, mirëpo i bukur dhe i qetë, nëna u mbështet në krahun tim dhe dukej sikur të ishte një zonjë. Pasi u ulëm, fillova ta lexoj listën e gjellërave, edhe pse Nëna nuk ishte në gjendje të lexonte përveç shkronjave të mëdha. Gjërsa po lexoja listën e ushqimeve, Nëna më shikonte me një buzëqeshje të gjerë, me dy buzët e saja të çara, më ndërhyri, duke thënë: "Kur ishe i vogël, unë isha ajo që lexoja për ju", ndërsa tani ka ardhur koha të ta kthej këtë borxh dhe ja unë po lexoj sot për ty. Çlodhu dhe pusho nëna ime - i thashë. Gjatë tërë mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë të rëndomtë, me përjashtim të nostalgjive dhe përditshmërisë sonë. Qëndruam aq shumë sa që koha ishte bërë shumë vonë. Pasi që u kthyem dhe arritëm te dera e shtëpisë, Nëna m'u drejtua me këto fjalë: Kam dëshirë që te dalim së bashku përsëri, mirëpo me kusht që unë të paguaj? Ia putha dorën dhe i thashë lamtumirë. Pas disa ditësh, me erdhi lajmi se Nëna kishte ndërruar jetë. Kishte vdekur nga sulmi ne zemër.



E tërë kjo ndodhi për një kohë shumë te shkurtër që unë asgjë nuk munda të bej për te. Kaluan ca ditë dhe nga posta më arriti një letër e dërguar nga restauranti, në të cilin kishim darkuar unë dhe Nëna ime. Në të kishin qenë disa fjali të shkruara nga dora e Nënës sime: "Kam paguar faturën para kohe, duke e ditur se nuk do të kem rastin të takohem me ty përsëri. Me rëndësi është se bëra pagesën për dy persona, për ju dhe gruan e juaj. Ju assesi nuk mund ta përshkruani vlerën e asaj nate, në te cilën darkuam së bashku. Te dua shumë biri im". Në këtë moment, arrita të kuptoj domethënien e fjalës " Dashuri " apo " Te Dua ".



Nuk mund ta kuptosh domethënien madhështore te kësaj fjale derisa nga dashuria juaj të mos vjelë mirësi dhe bukuri edhe pala tjetër ashtu siç beri Nëna ime. Asgjë nuk ka vlerë me shumë sesa Prindërit, e në veçanti Nëna. Dhuroja kohën te cilën ata e meritojnë... Duhet ditur se ky është obligim i Allahut dhe i Prindërve, prandaj këto gjëra nuk shtyhen. Me këtë rast, më ra ndërmend tregimi kur qe pyetur Abdullah ibën Omeri: "Nena ime është e moshuar, nuk mund të lëvizë fare, dhe më duhet ta bart në çdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojën... nganjëherë nuk ka fuqi që ta përmbanë veten keshtuqë, kryen nevojën duke qenë në duart apo shpinën time... A mendon se unë e kam kryer obligimin ndaj saj? Ibën Omeri u përgjigj: A ke harruar fëmijërinë tënde kur edhe ju vepronit kështu me Nënën tuaj?! Ju po i shërbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndërsa ajo iu shërbente juve, me gjithë mundimet dhe lodhjet që kishte duke shpresuar jetën dhe lumturinë tuaj". Vërtet dallim i madh në mes këtyre dy qëndrimeve...

Shpresojmë se porosia dhe mesazhi i kësaj ngjarjeje do t'ju arrij edhe atyre te cilët ende i kanë prindërit gjallë!!![/size]


[Modifiko 27.09.2006 nga Enkelejdaa]


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:13 pm

Poezi-Thirrja e ezanit!


Isha shume i lodhur
dhe rash per te pushuar
nuk kaloi shume kohe
dhe nje ze i bukru,ne vesh me ra mua.

Hajje ales-salah,Hajje alel-Falah
therriste ezani
ejani ne namaz
qe te shpetoni.

Nga lodhja e madhe
isha dy mendjesh
te falaja namazin apo te fleja...!

Shejtani i mallkuar
ne vesh me pershperiste
"Ka tjera namaze"
pse te mos flija..??!!

Mirpo zeri i ezanit
me mbushi me imam
andaj u ngrita shpejt,
namazin per ta fale.

Andaj vellezer dhe motra besimtar
namazin mos ta harrojme
sepse ai eshte
nur-i i zemres sone.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:14 pm

Më falni, unë nuk flas!

Në njërën nga qendrat tregtare, në mesin e madh të njerëzve bie në sy një djalosh i zhvilluar, i cili sillej rreth dyqaneve, nga njëri te tjetri. Sikur synonte diçka. Hynte në njërin dyqan, qëndronte disa minuta dhe më pas kalonte te tjetri, kurse në dorë mbante një çantë. Po t’i afrohesh më afër, të tërheq vëmendjen një letër e vendosur në shpinën e tij “Më falni, unë nuk flas!”

Cili është sekreti i kësaj letre të varur, çfarë mban në dorë dhe pse sillet në këtë mënyrë?

Ai ishte një fëmijë i butë dhe më shëndet të mirë. Mësonte në shkollë si të tjerët, por kur arriti në klasën e gjashtë të fillores, Allahu e sprovoi me një sëmundje në kordat e zërit, kështu që zëri filloi t’i dobësohet gradualisht, saqë nuk pati më mundësi të flasë. Kështu ndodhi.
Djaloshi po jeton dhe po i kalon ditën pa gjuhë dhe mundësi për komunikim. Me kalimin e kohës, shokët filluan të mërziten prej tij, saqë e ndiente veten të tepërt nëpër takime. Vetëm dëgjonte dhe nuk kishte mundësi të bisedonte. Kështu ndihej keq dhe u largua prej tyre.
Djaloshi u rrit dhe filloi të kërkojë vende ku nuk kishte nevojë për fjalë e biseda. E gjeti veten në dëgjimin e ligjëratave shkencore dhe mësimeve edukative. Kështu filloi të ndikohet nga mësimet mbi rëndësinë e shërbimit mbi Islamin dhe thirrjes në fenë e Allahut të Lartësuar. Ai nuk e injoroi veten duke u arsyetuar se nuk kishte mundësi, por kontribuoi në shërbim të fesë së tij me ato mundësi që i përgjigjeshin gjendjes së tij.
Ai punonte si fotokopjues dhe nga paga e marrë kishte vendosur që të ndante një pjesë për të blerë kasata (CD) dhe broshura edukative. Filloi të ecte nëpër qendra tregtare duke shëtitur nga një dyqan në tjetrin. Atë të keqe që e shihte, zgjidhte CD-në e nevojshme dhe ia dhuronte pronarit ose pronares. Këtë e bënte me buzëqeshje dhe dilte nga dyqani duke i bërë me shenjë në shpinë për letrën e varur “Më falni, unë nuk flas!”. Kështu vepronte gjatë tërë javës.
Unë nuk di si ta shpreh habinë time: për vendosmërinë e tij në thirrjen e Allahut apo për shikimin e tij pozitiv mbi jetën dhe për atë me të cilën është sprovuar?

Një njeri e kishte pyetur pasi i kishte ndjekur lëvizjet e tij në davet: -A ke pasur reagime ose suksese?
Djaloshi i shkroi: -Po, pasi kam hyrë në një dyqan dhe pashë veprime të këqija, i dhurova shitësit një CD me vlerë dy rijalë (40 centë). U largova dhe pas disa muajsh kalova sërish atypari. Në realitet e kisha harruar se kisha hyrë në atë vend një herë. Me të hyrë në dyqan, shitësi më takoi me buzëqeshje dhe më përqafoi.
I habitur paksa i thashë: -Kush jeni ju, ndoshta doni dikë tjetër? Më tha: -Ty të dua. A nuk jeni ti që ma dhurove atë CD-në?! Dhe e nxori nga xhepi. I thashë: -Po, unë jam. Më pas tha: -Vëlla, ne jemi tetë veta që nuk kemi ditur asgjë për Islamin përveç emrit (Islam).
Bënim çdo të keqe. Pasi dëgjuam CD-në, deshi Allahu i Lartësuar dhe më pas shkaktar ishe edhe ti dhe u kthyem në rrugën e Tij. Jemi larguar nga veprat që bënim dhe i kemi përmirësuar lidhjet me Allahun. Allahu të shpërbleftë!

Vetvetiu pyetja bëhet: Edhe pas kësaj, vallë, a mund të gjejë i arsimuari arsye neglizhence në shërbim të Islamit?

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:15 pm

Falënderimi i takon All-llahut [subhanehu ve teala] ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhammed [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi familjen e tij, shokët e tij, dhe mbi gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.


Pyetjen të cilën kemi dëshirë t'i përgjigjet secili prej nesh është: A kemi ne zemër?

Nese themi: Po! Atëherë ku është ajo?!


Ku është ajo, kur Aksaja e robëruar thërret dhe i kërkon vëllezërit e vet, kërkon muslimanët e vërtetë, edhe atë qe sa e sa vjet...?!

Ku është ajo, kur rënkojne fëmijtë në Irak, atje ku vetëm po derdhet gjak, atje ku njeriu nuk mëshirohet, nga vëllezërit e vet kur nuk ndihmohet, nën thundrën e okupatorit kështu lehet, se vëllezërve tanë ende ju flehet.

Ku është ajo, kur vëllezërit çeçen sakrifikojnë, jetën e tyre po flijojnë, vendin e tyre ata e mbrojnë, fenë e All-llahut po e ndihmojnë, ndërsa muslimanëve përreth s'iu bjen në mend, së paku të bëjnë dua për atë vend.


Në Afganistan edhe Keshmir, a e sheh ti jetën shumë të vështirë, a e ndjen ti dhembjen e tyre, apo s'të ka mbetë një pikë mëshire, a spo i sheh tash vëllezërit në Somali, nëse je duke shikuar ende me sy, shiko pra zemra a të rreh ty?!


Nëse zemra yte fare nuk rreh, nëse vëllaun tënd ajo s'e njeh, nëse me sytë e realitetit me të nuk sheh, nëse s'ndjen dhembje për këtë fe, e vëllezërit e vet t'vetmuar i le, atëherë më thuaj se i vdekur je..., apo ende më thua se ti zemër ke?!


Ku është ajo zemër, kur vëllezërit tanë po luftohen, femijtë tanë masakrohen, motrat tona torturohen, nënat tona malltretohen, shtepitë e tyre po rrënohen, e ata nga vendi i tyre po dëbohen...?!


Vëllezërit tanë nën hijen e plumbave jetojnë, në çdo moment jetën e rrezikojnë, femijtë e tyre ende vajtojnë, e sa prej tyre vdekjen e dëshirojnë, e sa nga uria po rënkojnë, nën padrejtesine e tiranëve po durojnë, por ku janë ata që dëgjojnë?


Ku janë gjithë ata muslimanë, a nuk shohin çka bëhet me vëllezërit tanë?!


Të gjithë ende në gaflet, duke e kënaqë armikun e vet...
O vëlla, mos mendo se gjithë kjo që po ndodhë, është shkaku vetëm i kryetarëve dhe i udhëheqësve, por shkaktar jemi unë edhe ti, e din pse?!


Sepse ne pas dynjasë të preokupuar, në mes te ditës jemi hutuar, sikur sytë tash më na janë verbuar, pas dëfrimeve të kësaj bote duke vrapuar, edhe namazet po i lëshojmë, fjalën e All-llahut po e harrojmë, të Dërguarin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nuk po e pasojmë, kohën tonë në thashetheme po e harxhojmë, e për ardhmëri fare s'mendojmë, se televizionin dhe radion e adhurojmë, ditën pa to s'mund ta kalojmë, çdo film tash më po e percjellim, muzikën në zemrën tonë po e mbjellim, edhepse dikur këtë helm ne do ta vjellim, por atëherë kurrfar dobie nuk mund të sjellim, duhet ta kuptojmë me kohë, se shumë po gënjehemi, dhe se te All-llahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi...


O vëllezër!

Kur vëllezërit tanë atje, mundohen ta kënaqin All-llahun, ne ketu përçahemi, vëllau me vëllaun...

Kur ata atje, armiqtë i kanë mbi kry, ne këtu vëllaun tonë s'duam ta shohim me sy...

Kur ata atje, luftojnë me të fëlliqurit jehudë, ne këtu pasojmë "yjet" në Holiwood...

Kur ata atje mendojnë, si t'i farojnë Sharonat, ne këtu mendojmë si t'i fitojmë miljonat...

Kur atje lufton i fundit dhe i pari, ne këtu mend i kemi vetëm te dinari...

Kur atje motrave iu merret nderi me dhunë, motrat tona këtu nuk kanë tjetër punë...

Kur motrat merren nëpër këmbë, atyre iu vjen marre, e motrat tona këtu, e shesin veten pa pare...

Kur vëllezërit atje luftojnë për të vetmin qëllim, që fitorja ose shehidllëku për ta t'jetë përfundim, ne këtu prej publikut vetëm korrigjojmë, se a kanë të drejtë për luftë, apo ata e kanë gabim...

E pastaj dikush ende të flet guxon ,thotë pse All-llahu neve nuk po na ndihmon?

E si të na ofron All-llahu neve zgjedhje, kur ne ende jemi në këtë gjendje?

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "O ju që keni besuar, nëse ju e ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja." [Muhammed, 7]

O vëlla! A ka ndryshuar premtimi i All-llahut, që është vonuar ndihma, apo ti se ke plotësuar kushtin? Unë po të pyes ,e ti bëhu i sinqertë me vetveten, para se të bëhesh me mua:

A po e falë namazin e sabahut në xhami, apo me pritesë po e falë edhe në shtëpi, e pastaj është vonuar ndihma?!

A po i falë namazet çdo ditë me xhematë, apo do të thuash se imami shumë e zgjatë, e pastaj është vonuar ndihma a?!

Që sa kohë librin e All-llahut nuk e ke shfletu, se çka thotë All-llahu aty, ti krejt ke harru, e pastaj u vonua ndihma?!

A ka pasë zemra yte prej All-llahut frikë, kur je nda me vëllaun tënd ti për politikë, e mandej është vonuar ndihma?!

A je ti pasardhës i Omerit dhe Salahuddinit, apo prej frikës futesh ti nëpër birat e minit, e mandej është vonuar ndihma a?!

A je zgjuar ndonjëherë natën që të bësh dua, ndihmoi vëllezërit tanë kudo o All-llah, e mandej është vonuar ndihma?!

Vajzat dhe motrat tua a lotojnë për muslimanet, apo ato çdo hap, pasojnë evropianet, e pastaj u vonua ndihma a?!

Pyetje pas pytje do të dalin shumë, derisa qëndrojmë duarkryq ti dhe unë...


O vëllezër, ne të gjithë duam që të çlirohet Aksaja, dhe të ndihmohen muslimanët kudo që janë, por para se të çlirohen ata, duhet ne së pari ta çlirojmë vetveten. Duhet ta pastrojmë shpirtin tonë, e ta largojmë nga vetja jonë veshjen e përtacisë, e të largohemi nga pasimi i modeleve të huaja, e t'ia shtërngojmë dorën vëllau vëllaut, të pajtohemi me All-llahun, e padyshim se ndihma e All-llahut do të jetë shume afër.


All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Po ju menduat se do të hyni në Xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e All-llahut?!" Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e All-llahut është afër!"

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:16 pm

Gati sa nuk e shiti fenë për 20 pensë

Para disa viteve një imam i xhamisë u shpërngul në qytetin e Londrës në Britani. Ai gjithmonë e kishte zakon të udhëtonte me autobus prej shtëpisë së vet deri në qytet.



Disa javë pas shpërnguljes gjatë udhëtimit të tij, shpesh i binte të udhëtonte me të njejtin autobus dhe me të njejtin shofer.



Një ditë prej ditësh pagoi biletën e autobusit dhe u ul, kur pa se shoferi ia kishte kthyer 20 pensë ma tepër se sa duhet.



Mendoi imami në vetën e tij që t’ia kthejë këto para, sepse nuk është e drejta i tij. Pastaj një moment tjetër mendoi dhe tha: “Harroje këtë çështje! Kjo është një shumë e vogël dhe nuk i intereson askujt. Pastaj, firma e autobusit nuk humb asgjë nëse i mungon kjo shumë parash. Atëherë do t’i marr këto pare për vete dhe do t’i llogaris të blej një dhuratë për vete.”- dhe më pas heshti.



Autobusi u ndal në stacionin të cilin dëshiroi imami. Por, para se të dalë prej derës, u ndal një moment e zgjati dorën dheia ktheu shoferit paratë duke i thënë: “Urdhëro këto 20 pensë, m’i dhe tepër kur e pagova biletën. Ato janë të tuat.”



Shoferi e mori këtë shumë dhe filloi të qeshë duke thënë: “A nuk je imam i ri në këtë vend? Kam menduar disa herë që të vij në xhaminë tuaj dhe të bëj ibadet aty. Ta kam dhënë këtë tepricë me qëllim që të shoh se si do të jetë veprimi yt.



Kur imami doli prej autobusit ndeu një dobësim në këmbët e tij dhe gati sa nuk ra në tokë prej këtij qëndrimi. U mbështet në një shtyllë që kishte afër, i drejtoi sytë nga qielli duke qarë dhe duke thënë: “O Allahu im! Desh e shita fenë time për 20 pensë.”



Përkujtoni vllezër dhe motra, ndoshta ne nuk i shohim se sa ndikojnë sjelljet tona tek njerëzit. Nga njëherë nuk është vetëm Kurani të cilin e lexojnë njerëzit ose vetëm Islami të cilin e shikon jomuslimani. Për këtë duhet çdonjëri prej nesh të jetë shembull dhe model për të tjerët, duke qenë gjithmonë të sinqertë dhe besnik, sepse ne ndoshta nuk shohim se si njerëzit na përcjellin neve në sjlelljet tona dhe në bazë të saj gjykojnë për ne si musliman.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:16 pm

Pëshpëritja që e bëri mjekun të qajë


Një djalosh që kishte mbushur 16 vjeç kishte shkuar në xhami dhe po lexonte Kuran duke pritur që të thirrej ikameti për namazin e sabahut. Pasi u thirr ikameti, e la Kuranin në vendin e vet, pastaj u kthye që të rreshtohet në saf, mirëpo papritmas ra përtokë pa vetëdije. Disa persona e dërguan këtë djalosh në spital. Mjeku El Xhubejr, i cili mori përsipër rastin e tij, thotë: “E kanë sjellë këtë djalosh duke e mbartur si të ishte i vdekur. Pas kontrollit që i bëra, pashë se ishte goditur nga një sulm në zemër, që sikur ta godiste devenë, do ta linte të vdekur.


Djaloshi ishte në momentet e fundit të jetës. Shpejtuam që t’i riaktivizonim të rrahurat e zemrës përmes elektroshokut. Mjeku i ndihmës së shpejtë u ndal te koka e tij duke shikuar gjendjen e djaloshit, kurse unë vrapova t’i sillja disa barna për ta shëruar. Pasi u ktheva, pashë se djaloshi kishte kapur dorën e mjekut dhe i pëshpëriti diçka në vesh.

Papritmas ai e lëshoi dorën e mjekut dhe me shumë mund u kthye në krahun e djathtë dhe tha: “Esh-hedu en la ilahe il-la Allah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue Resuluhu (Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob i Tij dhe i Dërguar i Tij). E përsëriti këtë fjalë disa herë.

Të rrahurat e zemrës filluan t’i ngadalësohen, kurse ne tentonim t’i shpëtonim jetën, mirëpo caktimi i Allahut ishte që ai aq do të jetonte. Djaloshi vdiq.

Në këtë moment mjeku i ndihmës së parë nisi të qante, aq sa nuk mundi të qëndronte në këmbë. U çuditëm dhe i thamë: -Pse po qan?! Nuk është e para herë që sheh njerëz duke vdekur...

Mirëpo mjeku nuk mund të përgjigjej nga të qarët. Pasi u qetësua, e pyetëm se çka i kishte pëshpëritur djaloshi në vesh. Mjeku u përgjigj: -Djaloshi, pasi të pa ty o mjek duke u munduar ta shpëtosh atë duke vrapuar nëpër spital dhe duke i urdhëruar të tjerët që të shpejtojnë, e kuptoi se ti ishe mjeku përgjegjës për të dhe më tha:

“O mjek, thuaji kolegut tënd që të mos mundohet dhe të mos e lodhë veten. Unë po vdes dhe nuk ka shpëtim. Vallahi, unë që tani po e shoh vendbanimin tim në xhenet!”




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:17 pm

Janë lotët e mëkatit që nga sytë e mi rrjedhin...


...A thua, mbeti një pikë loti,
që të nesërmen të qaj,
apo i tëri është derdhur,
për mëkatet është tretur...

Çfarë ndjenje shkatërruese, ndjenjë ironie, ndjenjë që ta rëndon zemrën dhe
shpirtin...! Sa shumë më ka përfshirë një errësirë! A thua, ka pak dritë për mua?
A thua, a do të më ndihmojë dikush mua? Të shoh ty dhe me mall të afrohem, të
shoh ty që fshehurazi më largohesh...? Të shoh dhe më s'të shoh... Pse vallë, largohesh
nga unë? Pse nuk më merr me vete? Apo, aq i tmerrshëm është fati im andaj ke frikë
se një pikë e tij të përfshin edhe ty?!

Athua, vetëm mua më ka përfshirë ky mëkat apo janë me miliarda që mëkatojnë por
unë jam nga ato të paktat që pas mëkatit dëshiroj edhe të pendohem?! Nuk di t'i
përgjigjem vetes që çdo ditë më mijëra pyetje parashtron, ndërsa përgjigjet e tyre
më rëndojnë, qenien ma shkatërrojnë. Sepse, unë dua që ta arrijë lumturinë diku, por
përreth s'ka asgjë që një shpresë ma zgjon dhe që m’i ngjallë ndjenjat për të jetuar.
Mëkati zemrën ma ka rënduar dhe devotshmëria e dikurshme më është shkatërruar...

Janë lotët ata që nga sytë e mi rrjedhin dhe më përcjellin çdo ditë, lotët e mëkateve
që më kanë shkatërruar. Si të arrijë vallë tek pendimi i dëshiruar?
Shkoj poshtë e lart botës që më rrethon dhe gjithashtu besoj se Zoti ekziston.
Dhe, mendoj se veç Ai mund të më ndihmojë dhe s'ka kush tjetër përveç Tij që të
më udhëzojë...

…Marrë libra lexoj, shfletoj por e ndjej që diçka më mungon. Vallë, si të arrijë te ai
udhëzim, kur asnjë njeri s'më ndihmon? Nuk e di ç'ndodhë me njerëzit që më largojnë,
s'dëshirojnë asnjë çast afër t'më qëndrojnë...Jo, s'më mbeti pikë loti, ashtu unë mendoj,
por të nesërmen shoh se lotët më kanë pushtuar, por tani janë lotët e gëzimit që kam
takuar.
Gëzim i çdo lumturie që kam kërkuar dhe gëzim për mëkatet që dikur kam mëkatuar
se sot për ato mëkate pendimin kam kërkuar...

Pendimi është ndjenjë që të jep shpresë për të jetuar dhe të thotë NDAL për të
mëkatuar. Është ndjenjë që ngjallë dëlirësi në zemrat e vdekura dhe iman për zemrat
me mëkate të ngjeshura...
A thua, a është dikush që këta lot i sheh dhe me bindje kthehet tek Zoti që e krijoi?
Ja, çfarë mësimi nga mëkatet fitova e veten time me njerëzit përreth e shkatërrova.
Asnjë mirësi nga ato nuk fitova veç me gjynahe veten e mallkova...

Pa më thuaj, pse nuk kthehesh ti sot? Pse nuk i kthehesh Allahut sa nuk të ka larguar
ende nga kjo botë?!
Leri lotët, le t'i vërshojnë sytë dhe mëkatet t'i largojnë sepse lotët e mëkatit faljen
kërkojnë!
Janë rënduar supet nga barra që peshojnë, s'kanë rregull as ligj që jetën t'ua drejtojë,
s'kanë dritë rrugën t'ua ndriçojë...

Kthehu sot dhe e përulur para Krijuesit qëndro, me ligje të Kur'anit jetën përparo!
Hiqi rrobat e xhahiljetit që në trup ke ti, vishi rrobat e lumturisë, sepse tash ke në duar
lumturinë e dëshiruar dhe kënaqësinë e Allahut, inshAllah e ke fituar!.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:17 pm

""selam alejkum te gjthve muslimanve ju deshiroj lexim te kendshem.

Një djalë i ri bëhej gati t'i mbaronte studimet. Për muaj të tërë ai kishte admiruar një veturë të bukur sportive në një sallon automobilash dhe duke e ditur se babai i tij mund pa problem t'ia blinte, i tha atij se jo ishte e tëra që e dëshironte për maturë. Derisa afrohej dita e diplomimit, djaloshi priste të shihte shenjat se babai ia kishte blerë veturën.


Një djalë i ri bëhej gati t'i mbaronte studimet. Për muaj të tërë ai kishte admiruar një veturë të bukur sportive në një sallon automobilash dhe duke e ditur se babai i tij mund pa problem t'ia blinte, i tha atij se jo ishte e tëra që e dëshironte për maturë. Derisa afrohej dita e diplomimit, djaloshi priste të shihte shenjat se babai ia kishte blerë veturën.

Ditën e diplomimit, babai e ftoi në zyrën e tij të punës dhe i tha se ndihej shumë krenar që kishte një djalë kaq të vyeshëm dhe i tregoi se sa shumë që e donte. Me këtë rast, ia dhuroi të birit një kuti dhurate të mbështjellë bukur. Kureshtar, mirëpo paksa edhe i zhgënjyer, djaloshi e hapi kutinë dhe brenda pa një Kur'an të dashur, të mbështjellë me lëkurë. I inatosur, e ngriti zërin kundër babait duke i thënë: "Me të gjitha ato para që ke, po ma jep një Libër të shenjtë?". Doli me vrull nga shtëpia duke e lënë librin e shenjtë.

Për një kohë bukur të gjatë ky nuk kontaktoi më me të atin. Kaluan shumë vite dhe ky djaloshi u bë një njeri shumë i suksesshëm në biznes. Ai tanimë kishte një shtëpi të bukur dhe një familje të mrekullueshme. Mirëpo, dikur iu kujtua se babai duhej të ishte plakur dhe se ndoshta duhej të shkonte ta vizitonte. S'e kishte parë atë që nga dita kur diplomoi.

Para se të fillonte me përgatitjet për udhëtim, mori një telegram se babai i kishte ndërruar jetë dhe se i kishte lënë me testament krejt pronën e tij për trashëgim të birit. Ky duhej të shkonte menjëherë në shtëpi dhe të kujdesej për sendet që i kishte lënë i ati. Kur mbërriti te shtëpia e të atit, papritmas zemrën e tij e kaploi zija dhe keqardhja. Nisi të kërkonte letrat e rëndësishme të të atit dhe e gjeti atë Kur'anin akoma ashtu të ri e të paprekur, mu ashtu siç ia kishte dhuruar i ati vite e vite më parë.

Me lot në sy, e hap Kur'anin dhe fillon t'i shfletojë faqet e tij. Derisa lexonte pjesë nga Kur'ani, çelësi i veturës ra nga një mbështjellës i lidhur për anën e pasme të Kur'anit. Ai kishte një etiketë me emrin e shitësit, të të njëjtit shitës të veturës sportive të cilën ky e kishte shumë qejf atëkohë. Në etiketë ishte shënuar data e diplomimit të tij si dhe fjalët "E PAGUAR".

Sa e sa herë ne nuk i vëmë re bekimet e Zotit nga arsyeja e thjeshtë se ato nuk janë paketuar ashtu si duam ne?!".

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:18 pm

Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin e një pyetje nga muslimani



Një musliman e kishte një shokë të krishter. Krishteri i lutet muslimanit që të shkojë me të në kishë, për të prezantuar në ligjëratën e priftit e më pas t’i japë mendimin krishterit për këtë. Muslimani pranoi që të shkonte, kur shkoi prifti e kuptoi se në mesin e të pranishmëve gjendet një musliman prandaj dhe tha: Ndërmjet jush gjendet një Muhammedan (musliman). Muslimani u ngrit dhe i tha si e dite këtë? Prifti tha: tregojnë shenjat në fytyrat e tyre. Muslimani buzëqeshi, ndërsa prifti i tha: Dëshiroj t’i bëj njëzetedy pyetje:

Cfarë është një i cili nuk mund të jetë dy?

Cfarë janë dy të cilët nuk mund të jenë tre?

Cfarë janë tre të cilët nuk mund të jenë katër?

Cfarë janë katër të cilët nuk mund të jenë pesë?

Cfarë janë pesë të cilët nuk mund të jenë gjashtë?

Cfarë janë gjashtë të cilët nuk mund të jenë shtatë?

Cfarë janë shtatë të cilët nuk mund të jenë tetë?

Cfarë janë tetë të cilët nuk mund të jenë nëntë?

Cfarë janë nëntë të cilët nuk mund të jenë dhjetë? Cfarë janë dhjetë të cilët nuk mund të jenë njëmbëdhjetë? Cfarë janë njëmbëdhjetë të cilët nuk mund të jenë dymbëdhjetë?

Cfarë janë dymbëdhjetë të cilët nuk mund të jenë trembëdhjetë?

Cfarë janë trembëdhjetë të cilët nuk mund të jenë katërmbëdhjetë?

Cila është ajo gjë e cila merr frymë e shpirt nuk ka?

Cili është ai varr i cili ka ecur me të zotin e tij?

Kush janë ata të cilët kanë gënjyer e kanë hyrë në xhennet?

Cila është ajo gjë të cilën e ka krijuar Allahu dhe e urren?

Cilët janë ata të cilët Allahu i ka krijuar pa baba dhe pa nënë?

Kush është krijuar prej zjarri, kë e ka shkatërruar zjarri e kush është i mbrojtur prej tij?

Kush është krijuar nga guri, kush është shkatërruar prej tij dhe kush është mbrojtur prej tij?

Cfarë është ajo të cilën e ka krijuar Allahu dhe e ka konsideruar si dicka të madhe?

Cila është ajo pemë e cila i ka dymbëdhjetë degë dhe në çdo degë tridhjetë gjethe, në çdo gjethe pesë fruta, tre në hije e dy në diell.


Buzëqeshi muslimani duke qenë i sigurtë në besimin e tij në Allahun.

Filloi me emrin e Allahut "BISMIL LAHIRR RRAHMANIRR RRAHIM"

Allahu i Lartësuar është Një që nuk ka pas Tij të dytë.

Ndërsa dy pas të cilit nuk ka tre: Nata dhe dita. “Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë)” (El Isra : 12)

Ndërsa tre pas të cilit nuk ka katër: Arsyetimet e Musai me Hidrin në shkatërrimin e anijes, mbytja e djaloshit dhe ndërtimi i murit.

Ndërsa katër pas të cilit nuk ka pesë: Teurati, Zeburi, Ingjili dhe Kur’ani.

Ndërsa pesë pas të cilit nuk nuk mund të ketë gjashtë, janë pesë namazet e obliguara.

Ndërsa gjashtë pas të cilit nuk ka shtatë, janë ditët në të cilat Allahu e ka krijuar botën.

Ndërsa shtatë pas të cilit nuk ka tetë, janë shtatë qiejt. “Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast” (El Mulk : 3)

Ndërsa tetë pas të cilit nuk ka nëntë, janë bartësit e arshit të Rrahmanit, “E atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete arshin e Zotit tënd” (El Hakka : 17)

Ndërsa nëntë pas të cilit nuk ka dhjetë, janë mu’xhizet e Musait alejhis selam, shkopi i cili u shndërrua në gjarpër, dora e cila i bënte dritë, vërshimi i Nilit, bretkosat e shumta, uji i cili u shndërrua në gjak, qimkat të cilat nuk linin askënd të flinte, dërgimi i karkalecae të cilët dëmtonin bimët, thatësia e madhe, zvogëlimi i prodhimeve.

Ndërsa dhjetë pas të cilit nuk ka njëmbëdhjetë, janë sevapet “kush vepron një të mirë do të shpërblehet dhjetë fish e Allahu ia shton shpërblimin kujt të dojë”

Ndërsa njëmbëdhjetë pas të cilit nuk ka dymbëdhjetë, janë vëllezërit e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa dymbëdhjetë pas të cilit nuk ka trembëdhjetë, është mrekullia e Musait alejhis selam, “Dhe (përkujto) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd” , atëherë nga ai u gufuan dymbëdhjetë kroje” (El Bekare : 60)

Ndërsa trembëdhjetë pas të cilit nuk ka katërmbëdhjetë, janë vëllezërit babai dhe nëna e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa ajo që merr frymë e shpirt nuk ka është agimi, “Pasha agimin kur ia shkrep” (Et Tekvir : 18 )

Ndërsa varri i cili ka ecur me të zotin e tij, është peshku i cili e përbiu Junusin alejhis selam.

Ndërsa ata të cilët gënjyen e hynë në xhennet, janë vëllezërit e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa atë të cilën e ka krijuar Allahu dhe e urren është zëri i gomarit, “Zëri më i egër është zëri i gomarit” (Llukman : 19)

Ndërsa ata që i ka krijuar e janë pa baba dhe pa nënë janë Ademi, devja e Nuhut, dashi i kurbanit dhe meleqt.

Ndërsa ai i cili është i krijuar prej zjarrit është Iblisi, ai i cili është shkatërruar prej zjarrit është Ebu Xhehli, ndërsa ai i cili është mbrojtur prej zjarrit është Ibrahimi alejhis selam.

Ndërsa ai i cili është krijuar prej gurit, është Deja e Salihut alejhis selam, e ai që është shkatërruar prej gurit janë Es habul fijl (poseduesit e elefantit) dhe ata të cilët janë mbrojtur prej gurit janë Es habul kehf (të vendosurit e shpellës).

Ndërsa atë që Allahu e ka krijuar dhe e ka konsideruar si dicka të madhe është kurthi i grave "Dhe vërtet i madh është kurthi juaj" (Jusuf : 28 )

Ndërsa pema është viti i cili i ka dymbëdhjetë muaj “degë” ndërsa tridhjetë gjethet janë ditët e çdo muaji, pesë fryte janë pesë kohët e namazit, e tri nën hije janë: Namzi i sabahut i akshamit dhe i jacisë, e dy në diell janë dreka dhe ikindia.

Këto ishin përgjigjjet e muslimanit, prifti dhe të pranishmit u cuditën por prifti u befasua nga një pyetje të cilën ia drejtoi muslimani. E jo është:

Cili është celësi i xhennetit?

Këtu nuk mundi prifti t’i përgjigjet kësaj pyetje, por ai u detyrua të përgjigjet pas lutjes së shumtë të të pranishmëve.

A e paramendoni pse?!

Sepse përgjigjja është: “Eshhedu en la ilahe il lall llah ëe enne muhammeden resulull llah”
Prifti dhe të gjithë të pranishmit të cilët ishin në kishë e pranuan Islamin.

A e shikoni se sa madhështore që është besimi në Allahun?.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:18 pm

Babai dhe i biri


Në një vend jetonte një baba me të birin. Të dy ishin të dijshëm. Babai ishte punëtor e djali përtac.

Babai e nxiste të punojë duke i treguar për pasojat e papunës dhe përtacisë duke ia përkujtuar që Kur'ani udhëzon në punë me fjalët: "Ve en lejse lil-inseni il-la ma se'a" (Njeriut nuk i takon përveç ajo që ka punuar), dhe se nuk ka gjë më të mirë për njeriun se puna dhe përpjekja e tij.

Ndërsa djali i përgjigjej se Allahu i madhërishëm ia ka garantuar secilit nafakën me fjalët e Kur'anit: "Ve ma min dabbetin fil-erdi il-la alall-llahi rizkuha" (Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu nuk ia ka garantuar furnizimin). Babai i tha se e di këtë ajet kur'anor, por në pyetje është se çfarë nafake garantohet. Por djali edhe më tej qëndronte pranë mendimit të tij.

Një ditë, djali shprehi dëshirën që të shëtit nëpër botë dhe të provojë nafakën. Erdhi në një vend që i pëlqeu, por pasi i shpenzoi të hollat dhe askush nuk e pranoi, vendosi të kthehet në shtëpi. Rrugës për në shtëpi e zuri nata në një mal dhe djali u strehua në një gërmushë.

Në mëngjes u zgjua herët dhe vërejti një dhelpër të sëmurë e cila mezi arriti te gërmusha dhe aty u ndal, ngase nuk mundi më larg. Djali mendoi në vete: "Kjo dhelpër qenka e sëmurë dhe vetë nuk mund ta gjejë nafakën", dhe ngeci tri net për të parë si do të arrijë dhelpra te furnizimi.

Pas tri netësh pa një ujk i cili mbante në dhëmbë një gjah të cilin e hodhi afër dhelprës.

Pas e hëngri të tërin i la vetëm eshtrat dhe shkoi. Dhelpra me mund duke u zvarritur shkoi deri te kockat dhe filloi t'i lëpirë dhe ngrënë nafakën e saj.

Pas kësaj ndodhie, djali vazhdoi rrugën. Kur erdhi në shtëpi, babai e pyeti si kishte kaluar. Djali ia tregoi ndodhinë e dhelprës dhe ujkut duke potencuar që ai kishte të drejtë, që Allahu xh.sh. secilit ia ka garantuar nafakën, bile edhe dhelprës së sëmurë. Babai në këtë u përgjigj: "Ah djali im, është e vërtetë se Allahu secilit ia ka garantuar nafakën, por çfarë nafake? Ti e ke parë dhelprën e sëmurë e cila tek pas tre ditësh, diç shijoi nga kockat e mbetur prej dikujt tjetër e përse nuk e vërejte, marre të qoftë, ujkun i cili e ushqeu veten por edhe tjetrit i la diç."



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:19 pm

Shansi i fundit


Që nga fëmijëria i kam urryer hapësirat e ngushta... sepse ndjeja frymënxënie... andaj gjithmonë ikja nga këto... por gjithnjë me frikë duke u dridhur nga ngushtësia...

Kur u rrita kuptova se kjo ishte sëmundje psikike, por nuk kam mundur të shërohem dhe të lirohem nga kjo.

Tani hyra në një vend të ngushtë, por me forcë... pa dëshirën time. Më vendosën në një arkë të ngushtë... por zërat mirë i dëgjoja rreth meje... sytë i kisha të mbyllur, por disa shikoja... bërtitnin.

"Oh, ah i mjeri ky... vdiq në moshën e rinisë...kishte shumë shpresa dhe punë të cilat nuk i kishte kryer!"

Dhe vërtetë kisha shumë punë të pa përfunduara, si p.sh. nuk arrita t'ia hapë një lokal birit tim... nuk i kisha paguar këstet e fundit të kredisë për veturë dhe televizor plazma... ndërsa shpresa ime që të formoj një ndërmarrje të madhe ku do të punësoja miqtë e mi ishte një iluzion i largët... nuk kisha blerë dru dhe thëngjill për dimër, dhe nuk kisha bërë disa meremetime në shtëpi.

Derisa këto mendime silleshin në kokën time, për t'i përfunduar këto gjëra, papritmas një zë tronditi veshin tim... zë nga i cili u frikësua shpirti im... vinte nga thellësia e trurit tim, ku edhe fillonte jehona e tij... dëgjohej sikurse të ishte nga megafoni.

"Fund, koha jote kaloi!"

Me keqardhje i thashë vetes: "Ah, sikur mos t'ishte fundi dhe koha mos të kalonte!"

Nuk di si më ndodhi fatkeqësia... kur unë jam shofer i mirë... dhe derisa po mundohesha të lëvizë, ndjeva që miqtë që më rrethonin më mbuluan me çarçaf të bardhë... U mundova të bërtas me sa fuqi që kisha dhe të ngrihem nga vendi që t'i ndaloi... por nuk pata sukses... nuk mund të bëja asnjë lëvizje dhe as të flas asnjë fjalë.

Nuk kaloi shumë kohë dhe u gjeta në një vend të errët... dhe nëpër vrima shikoja një dritë të zbehtë... me frikë e cila nuk mund të përshkruhej, thashë me vete:

"O Zoti im! Çfarë do bëhet me mua? Çfarë të bëj?"

Nga frika as nuk mund të mendoja.

Pastaj më bartën në tabut... Jashtë binte shi i madh. Më vendosën në gurin e xhenazes para xhamisë. Kur vërejta xhaminë, më ra ndërmend sa afër shtëpisë e kam pasur, dhe asnjëherë nuk kisha hyrë në te sepse nuk gjeja kohë... por me vete gjithmonë thosha, do të vendos të falem kur t'i mbushë të pesëdhjetat... këtë gjithkush e dinte. Edhe miqve u thosha, posa t'i mbushë të pesëdhjetat do t'i lë gjërat e këqija dhe do të falem rregullisht.

Po,... po..., ah mos të ndodhte kjo fatkeqësi... do të bëhesha njeri i mirë në të ardhmen.

Edhe për herë të dytë deri te veshi im arriti zëri i njohur, që nuk e dija nga vinte:

"Fund, koha jote kaloi!"

Kaloi pak kohë dhe përsëri më bartën mbi supe... me siguri me kishin falë xhenazen.

Kur kalova pranë kafenesë, dëgjova shokët duke qeshur, me ata që për çdo ditë lozja me letra... pa dyshim nuk kishin dëgjuar lajmin e vdekjes sime. Duke më bartur dëgjoja njerëzit, miqtë e mi duke thënë... nuk po ec tregtia... disa tjerë flisnin për sport... ndërsa të tjerët pëshpëritnin: "Shih çfarë dite miku ynë e zgjodhi të vdes!"... edhe jetën e ka pasur kësisoj, vërtetë është ters, u lagëm prej kokës deri te këmbët.

Mos është ky ndoshta një gabim... ndoshta kjo që dëgjoj nuk është e vërtetë... a është e mundur të flasin kështu shokët e mi, për të cilët sa herë jam sakrifikuar?

Arritëm në varreza... më lëshuan në varr.

"O Zot, thash me vete.... çfarë bëj unë këtu? A nuk është ky varr?"

Përse deri më sot nuk më ra asnjë herë në mend që do të hyj këtu? Përse në këtë nuk kam menduar kurrë?... askush nuk i dëgjonte klithmat e mia, askush...

Miqtë e mi filluan ta hedhin dheun mbi mua... sikur dëshironin të garonin... dhe unë përsëri mbeta i vetmuar në errësirën e pafund...

Nga dobësia që ndjeja ... nga thellësia e zemrës sime fillova të lutesha:

"O Zot! O Zot, a ekziston edhe një shans për mua... do të bëhem i dëgjueshëm në urdhrat e Tu... do të jem rob i Yti, ashtu si dëshiron Ti... do të jem ashtu që Ti do të jesh i kënaqur me mua dhe këtë varr të ma bësh prej kopshteve të xhenetit... o Zot!"

Ai zë i fuqishëm përsëri jehoi në veshët e mi:

"Fund, koha jote kaloi!"

Dëgjoja zërin e dheut i cili binte mbi dërrasat e varrit... secila goditje jehonte si bubullimë... tërë trupi im dridhej nga frika dhe pritja.

I dëshpëruar me lëvizje të fundit u mundova të lëvizë nga vendi... hapa sytë... isha në krevat, në spital... pranë meje ishte mjeku i cili mundohej të më zgjojë nga kjo ëndërr e vështirë... thoshte ja tani, kaloi kjo... ishte vërtetë makth i rëndë.

Ngadalë u ngrita në krevatin tim... tërë trupi im ishte mbuluar me djersë të ftohta... ndërsa jashtë binte shi rrëke, i përcjellur me zërin tronditës të bubullimës.

Duke mbledhur veten pëshpërita në vete me zë të heshtur...

"O Zot, të faleminderit Ty! Të falënderoj sa qeliza ka në trupin tim... që më dhe shansin e fundit që të pendohem sinqerisht, që të bëhem rob i mirë... të falënderoj o Zoti im!".




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:20 pm

Krkimi i nje keshille



Tregohet se një djalë erdhi te Ebu Derdai r.a. dhe kërkoi këshillë, e ky iu përgjigj:

"Djali im, përmende Allahun në mirëqenie, Ai do të përkujtoj kur je në fatkeqësi!

Djali im, bëhu dijetar (alim) ose nxënës (muteal-lim)ose dëgjues i mirë, e mos u bëj i katërt se do të shkatërrohesh!

Djali im, mesxhidi yt le të bëhet shtëpia jote, sepse kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. duke thënë: "Mesxhidi është shtëpia e secilit njeri të vetëdijshëm dhe të pastër".

Djali im, ai i cili e bën shtëpinë mesxhid , Allahu ia ka siguruar mëshirën e Tij dhe ia siguron kalimin nëpër urën e Siratit.

Një prej shkatërrimit të këtij ummeti është se ka të tillë që dëgjojnë ligjëratën (dersin) të shtunën, të dielën veç fillojnë të mbajnë vazë, ndërsa të hënën bëhen të ashtuquajtur dijetar!"

Shpëtimi është në vetëdijen e lartë dhe në vetëkontroll, siç thotë verseti kur'anor: "Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet". (1)

Secili kërkon lumturinë dhe kënaqësinë por njerëzit dallojnë për mënyrën se si e arrijnë këtë. Dikush mendon se lumturia është në pasuri, dikush nëpërmes epsheve, dikush në gjëra të kota, dikush në alkool ose drogë, dikush në pushtet dhe nam, dikush në pozitë dhe privilegje, dikush në femra, dikush në rroba luksoze, etj.

Mirëpo sikur lumturia të ishte në pasuri, Karuni do të ishte njeriu më i lumtur në botë, sikur lumturia të ishte në pushtet dhe dominim dhe privilegje, Faraoni dhe Hamani do të ishin më të lumturit në botë.

Sikur lumturia të ishte në nam dhe rroba luksoze, "yjet" e njohur botëror nuk do të vdisnin në mjerimin më të madh.

Lumturia e vërtetë dhe kënaqësia është në bindje ndaj Zotit dhe ruajtja nga mëkatet. Ky është shkas i suksesit të përhershëm: "Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kiametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhenet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues". (2)

I Lartësuari gjithashtu thotë: "Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre". (3)

Njëri prej robërve të Allahut ka thënë: 'Të mjerët banorët e dynjasë! E lëshuan këtë botë e nuk e shijuan gjënë më të ëmbël në te?' - Dikush e pyeti: "E cila është gjëja më e ëmbël në dynja?" Robi i Allahut u përgjigj: 'Njohja e Allahut!'

Njëherë tre thirrës në islam, kaluan pranë një populli i cili adhuronte zjarrin, dhe i ftuan që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe vetëm Atij t'i luten, mirëpo populli nuk pranuan. Kur dëgjuan për këta, ushtria e këtij populli i prangosi dhe i solli para mbretit të tyre. Kur i dëgjoi mbreti, thirri prijësit e tij fetar që të bëjnë dialog më këta.

Kleriku i tyre u tha thirrësve islam që do t'ju bëjë disa pyetje, ndërsa këta thanë:

"Nëse përgjigjemi në pyetje, a do ta pranosh Islamin?!" Kleriku tha që pranon dhe filloi me pyetjet:

Çfarë është ajo që Zoti nuk e njeh?
Çfarë kërkon Zoti prej robërve të Tij?
Çfarë Zoti nuk ka në thesaret e Tij?
Çfarë ka njeriu e që Zoti nuk e ka?
Çfarë Zoti ia ka ndaluar vetit?
Në këtë njëri prej thirrësve në islam filloi të përgjigjej në pyetjet:

Atë që Zoti nuk e njeh, është shirku (politeizmi); "...Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre,..." (4) Pra, Ai nuk njeh ortak në pushtet!

Atë që Zoti kërkon prej robërve të Tij është huaja: "Nëse Allahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; Allahu është shumë mirënjohës, i butë". (5)

Atë që Zoti nuk ka në thesaret e Tij është varfëria, sepse thesaret e Tij janë gjithnjë përplot dhe jep sa të dojë dhe kujt të do; Atë që njeriu e ka e Zoti nuk ka janë gruaja dhe fëmijët; Atë që Zoti vetit ia ndaloi është zullumi (padrejtësia)!;

Kur dëgjoi këto përgjigje kleriku filloi me qarë dhe tha: "Kjo është vërtetë fe e vërtetë! Si ta pranoj?

Thuaj: La ilahe ilallah Muhammedun resulullah!

Kleriku me sy të përlotur e tha shehadetin e pas tij të gjithë e përsëritën këtë.



Takimi i Shejtanit me Jahjanë a.s.

Erdhi njëherë Iblisi te Jahjai a.s. dhe i tha: "Dëshiroj që të këshilloj!" Jahja a.s. i tha: "Gënjen, ti nuk dëshiron të më këshillosh mua, por më trego për njerëzit?!"

Iblisi tha: "Ne njerëzit i ndajmë ne tre grupe. Grupi i parë është më i rëndi për ne, ne mundohemi që t'i shmangim nga rruga e vërtetë, por pas kësaj ata pendohen dhe ne na shkon mundi huq. Përsëri përpiqemi nga fillimi, por ata përsëri pendohen dhe ne nuk kemi sukses. Me këtë kategori vazhdimisht mundohemi.

Grupi i dytë i njerëzve për ne janë si topi në duart e fëmijëve, i kapim kur të duam, i lëshojmë kur të duam. Këta na janë të bindur tërësisht.

Të tretët janë si ti, të pagabueshëm, këtyre s'mund tu bëjmë asgjë".

Jahjai a.s. e pyeti: "A ke mundur ndonjëherë të më mashtrosh?"

Iblisi tha: "Njëherë! Të ofruan ushqim, e unë ta bëra aq të shijshëm sa që ti ke ngrënë më tepër se duhet, dhe atë natë nuk je zgjuar për namaz të natës".

Jahjai, a.s. tha: "Mirë, kurrë më nuk do ta teproj me ushqim".

Iblisa tha: "Edhe unë kurrë më nuk do ta këshilloi njeriun

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:20 pm

Tregimi i nje motre muslimane




Martesa e tyre ishte një martesë e thjeshtë islame. Kur erdhi koha të dy bashkëshortët hynë në dhomë. Gruaja u ngrit dhe e solli ushqimin pranë burrit të saj dhe ata u bashkuan në sofër pranë ushqimit. Papritmas dikush trokiti në derë, ndërsa burri i hidhëruar tha: kush është që vjen në këtë orë? U ngrit gruaja për ta hapur derën, u ndal pranë derës dhe pyeti: kush është në derë? Një zë pas derës u përgjigj: jam lypës, kërkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfarë donte. Burri u hidhërua edhe më shumë: ky na e trazon qetësinë tonë në natën e parë të dhëndërisë! Doli te ai dhe e goditi fort duke e larguar atë në mënyrë shumë të poshtër. Lypësi u largua nga dera e shtëpisë tij i përulur e uria ia rëndonte shpirtin, trupin dhe nderin e tij.



Burri pastaj u kthye tek nusja e tij i neveritur nga ky person i cili ia ndërpreu kënaqësinë dhe bisedën me gruan e tij, mirëpo papritmas atë e goditi diç e ngjashme me prekje nga xhinët dhe iu ngushtua toka me gjithë gjerësinë që e ka. Ai doli nga shtëpia duke bërtitur dhe duke e lënë gruan e tij në natën e nusërisë, të cilën e goditi një trishtim kur e pa burrin e saj në atë gjendje, mirëpo kjo ishte dëshira e Allahut të Madhëruar.

Kjo motër muslimane qëndroi në këtë gjendje pesëmbëdhjetë vite (pa u martuar) duke duruar dhe shpresuar shpërblimin tek Allahu i Madhëruar. Dhe, pas pesëmbëdhjetë viteve të kësaj ndodhie asaj iu prezantua një musliman për martesë me të cilin pranoi të martohej. Në natën e parë të martesës së saj, ajo u ul me burrin e saj pranë sofrës së ushqimit që të darkonin por papritmas ata dëgjuan se dikush e trokiti derën. Burri i tha gruas së tij që ta hap derën. U ngrit gruaja për ta hapur derën, u ndal pranë derës dhe pyeti: kush është në derë? Një zë pas derës u përgjigj: jam lypës, kërkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfarë donte. Burri e ngriti ushqimin me duart e tij dhe i tha: merre këtë dhe ofroja atij le të hajë deri sa të ngopet, e çka të mbetet prej ushqimit e hamë ne.

Ajo e mori ushqimin dhe ia ofroi lypësit por shpejt u kthye duke qarë. Burri i saj e pyeti: ç'ke? pse qan? çka ndodhi? të ofendoi? të injoroi? A të rëndoi diçka? Jo - iu përgjigj ajo kurse lotët i rridhnin nga sytë? E pse qan atëherë? – e pyeti përsëri burri. Ajo u përgjigj: ky njeri pranë derës tënde dhe që han nga ushqimi yt ka qenë burri im para pesëmbëdhjetë viteve. Në natën e parë të martesës, e trokiti derën një njeri dhe kërkoi ushqim por burri im doli dhe e largoi atë nga dera duke e goditur. Pastaj, u kthye tek unë i neveritur por atij iu ngushtua gjoksi e pastaj më duket se është çmendur apo është sëmurë nga xhinët. Ai doli nga shtëpia dhe nuk dinte se kah shkonte dhe prej atij çasti nuk e kam parë më deri sot. Kurse tani ai kërkon lëmoshë nga njerëzit ...

Papritmas burri i saj shpërtheu duke qarë. Ajo e pyeti: pse qan? Ai u përgjigj: a e din se kush ka qenë ai njeri të cilin e ka goditur burri juaj? Kush? – pyeti ajo. Ai u përgjigj duke qarë: unë jam ai.

I Lartësuar qoftë i Fuqishmi Hakmarrës, i Cili u hakmerr për robin e Tij të varfër e të gjorë i cili erdhi me kokë të përulur për të lypur prej njerëzve, kurse dhembja ia rëndonte zemrën e tij prej urisë, dhe ky njeri ia shtoi dhimbjen edhe më shumë duke e larguar në mënyrë mizore prej derës së tij, kurse zemra ime donte të copëtohej për shkak të nënçmimit dhe përbuzjes që e kishte goditur, mirëpo Allahu i Madhëruar nuk e donë padrejtësinë, dhe e zbriti dënimin e Tij mbi atë që e nënçmoi njeriun dhe i bëri padrejtësi, dhe e shpërbleu robin i cili bëri durim. Kaluan ditë dhe Allahu e furnizoi me të mirat e Tij, dhe e dërgoi dënimin mbi atë njeri i cili bëri padrejtësi, dhe ia mori mendjen e ia humbi pasurinë, e ai u bë një lypës i gjorë.

Dhe, i Lartësuar qoftë Allahu i Cili e furnizoi robëreshën e ndershme besimtare e cila bëri durim në sprovën e Allahut pesëmbëdhjetë vite dhe ia zëvendësoi burrin e saj me më të mirë


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame EmptyThu Nov 26, 2009 11:22 pm

Ngjarje


Dy Fëmijë jetojnë 15 ditë në varrë!!
E lusim All-llahun xh.sh. që të ju shpërblejë dhe të ju forcojë gjatë leximit të kësaj ngjarjeje nga ngjarjet mrekulli hyjënore.
Kjo ngjarje ka ndodhë realisht në EGJIPT dhe është shfaqur në televizionin EGJIPTJAN në emisionin "Prapa Fshehtësive"
Një grua të cilës i ka vdekë burri gjersa ishte në muajt e parë të shtatzanis me fëmiun e dytë ndërsa ajo kishte një vajzë afërsishtë katër vjeqare,kur i ishte ofruar koha e lindjes kishte ndje në vete se nuk do të jetonte pas kësaj lindje,sikur po ndjente në vete se do të vdes gjatë lindjes së fëmiut të dytë,kishte kërkuar nga vëllau i saj që të përkujdeset për vajzen dhe foshnjën që do të lindë,ngase ajo ndjente që po e pret diqka e panjohur,dhe gjatë lindjes ajo vdes,ndërsa All-llahu xh.sh. e kishte furnizuar me një fëmijë.
Vëllau si saj pasiqë e varros të motrën kthehet në shtëpi me vajzen katër vjeqare dhe me foshnjën,kurse gruaja e tij nuk e pranon një diqka të tillë duke i thënë: ose ajo ose fëmijët e motrës së tijë në shtëpi,atëher daja i fëmijve ngritet natën dhe i merr të dy fëmijët e motrës me vete dhe drejtohet për në varreza,kur arrin te varri i motrës fillon ta hap varrin dhe e vendosë foshnjën në varrë por kur donë ta vendosë vajzen ajo qan e ai i jep asaj një lodër dhe i thotë:kur fëmija fillonë të qajë luaj me lodër e unë do të kthehem për të ju sjellë ushqim,dhe e mbyll varrin e largohet.
Në mëngjes gjersa një person ishte duke kaluar pranë varrit ndëgjonë një zë të lodres brenda në varr,frikësohet shumë dhe largohet me shpejtësi,prapë të nesërmen kalonë brenda në varr,frikësohet shumë dhe largohet me shpejtësi,prapë të nesërmen kalonë pranë varrit dhe ndëgjon të njëjtin zë të lodres,largohet me shpejtësi nga frika dhe fillonë të mendoj se qka mundë të jetë ajo që po ndodhë në brendësi të atijë varri.Kalonë një kohë e gjatë dhe ai nuk kalonë pranë atijë varri përfërsisht pesëmbëdhjetë ditë pastaj shkonë prapë pranë varrit dhe ndëgjon prapë të njëjtin zë,tubon një grup njerëzish dhe ju tregon për atë qka i ka ndodh.
Grupi i burrave shkojnë me të te varri dhe ndëgjojnë zërin e lodrës e hapin varrin (dhe këtu ndodh ajo që i rrënqeth trupat),shohin vajzën dhe foshnjën që të dy gjallë pranë kufomës së nënës së tyre.
Lajmërojnë policinë dhe përfaqësin e përgjithëshme dhe mjekun ligjor.
Kur është pyetur vajza e vogël se qka ka ndodhur,vajza ju tregon se qka ka vepruar daja i saj,kur është pyetur se si ka kaluar tër kjo kohë dhe ajo është e gjallë ndërsa ka qenë pa ushqim dhe pa ujë, vajza përgjigjet : Kur ka qajtë vëllau unë kamë luajtur me lodër pastaj është ngritë nëna nga gjumi dhe e ka ushqyer vëllaun pastaj prap ka fjetë,ndërsa unë kur kamë ndje uri ka ardhë një përson me rroba të bardha dhe më ka dhënë ushqim e është larguar.
Ndërsa kur është pyetur mjeku ligjor për gjendjen e kufomes,mjeku është përgjigjur se kufoma ka qenë e nxehtë sikur të ishte e gjallë e jo që kanë kaluar njëzet ditë pas varrosjes së sajë.
Policija ka burgos dajen e fëmijëve dhe gjykata ka ngritë padi ndaj tijë për varrim të foshnjës dhe fëmijës për së gjalli
Shpresoj që kjo ngjarje ju ka bërë të quditeni,dhe të jetë një mësim për ne të gjithë



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Tregime Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime Islame   Tregime Islame Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Tregime Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Fjale te arta Islame
» Shkruaj nje keshille islame...
» Psikologjia Islame
» Veshmbathja islame
» Poezi Islame
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum