www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Festivali i kenges RTSH 2009 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Festivali i kenges RTSH 2009 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Festivali i kenges RTSH 2009

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Festivali i kenges RTSH 2009 Empty
MesazhTitulli: Festivali i kenges RTSH 2009   Festivali i kenges RTSH 2009 EmptyWed Dec 02, 2009 2:36 am

Udhëheqësi artistik i festivalit, Selim Ishmaku, tregon për krijimet e Festivalit të 48-të në RTSH.

Krajka, Gjebrea, Çako, Lako, Popa dhe gjithçka në skenë, e drejtpërdrejtë: vokal dhe orkestër. 38 këngë në katër net, 24-27 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve

Një ndër të veçantat e këtij viti, që e bën të ndihet entuziast udhëheqësin artistik Selim Ishmaku, është pjesëmarrja e emrave të njohur, kompozitorë të muzikës së lehtë, po ashtu edhe krijuesit e teksteve. Dhe është e vërtetë.

Në Festivalin e 48-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar marrin pjesë krijues si Agim Krajka, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali, Endri Sina, Adrian Hila, Gjergj Jorgaqi... Disa prej tyre ua kanë besuar këngët "Të Rinjve", kështu quhet kategoria e zërave që këndojnë për herë të parë në festival. Vërehet edhe një pjesëmarrje besnike këto dy tre vitet e fundit e Ardit Gjebresë, Pirro Çakos, Bojken Lakos, Kristi Popës, këngët e të cilëve vijnë nga kategoria "Big" e këngëtareve.

Tek kjo kategori pavarësisht se nënkupton artistë me përvojë, në fakt kanë hyrë "shumë shpejt", për shkak të cilësive dhe maturisë artistike zëra të rinj si i Dorina Garucit, Erga Halilajt, Kejsi Tolës (fituese e edicionit paraardhës), Flaka Krelanit etj.

Në të njëjtën kategori janë edhe këngëtaret pjesëmarrëse edhe në vitet e shkuara si Mariza Ikonomi, Besa Kokëdhima, Juliana Pasha. Po krijohet përshtypja sikur festivali po përtërin veten, duke parë se në lista e këngëtarëve përmban vetëm një zë Big, Rovena Dilo. Festivali mbahet më 24-27 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Regjisor është Osman Mula, skenari Pandi Laço, udhëheqës artistik Selim Ishmaku, redaktor përgjegjës Françesk Radi, drejtor fotografie Franco Ferrari, skenograf Karlo Cane dhe koreograf Julian Bulku.


Zoti Ishmaku, si janë prurjet e këtij viti në Festivalin e Këngës?


Janë paraqitur 78 këngë. Pas dëgjimit që kemi bërë i kemi ndarë në 2 kategori, kategoria "big" dhe "të rinjtë". Pasi Radio-Televizioni Shqiptar si Radio-Televizion Publik, ndjen detyrimin që talenteve të reja dhe këngëtarëve që interpretojnë për herë të parë, t'ju japë mundësi dhe u ka rezervuar një natë të veçantë.
Është menduar që të tillë të ketë 19. Nata e parë u kushtohet këngëtarëve të rinj, nga të cilët del një finalist. Nata e dytë do të jetë paraqitja e këngëtarëve profesionistë, apo "big", kategoria kryesore. Në të tretën do të jenë këngëtarët "big" në duete, grupe, apo friends, me të ftuarit e tyre, plus këngëtari që ka fituar natën e parë që është dukuria e re. Nata e katërt është finalja, ku shpallen fituesit.


A mund të na thoni emra konkretë?


Gjithsej janë 38 këngë, 19 të rinj dhe 19 big. Mund të themi se disponojmë listën më të mirë të 10 viteve të fundit, ku nuk mungojnë kompozitorë si Endri Sina, Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali, etj. Nga kompozitorët kemi profesionistë të partiturave të mëdha, kantautorë, këngëtarë episodikë, të rinj të talentuar.
Një model të ri e jep vetëm një profesionist, nuk është deduktiv një artist i mesëm, ose i ri le të themi. Këto emra, siç e thashë, si Gjebrea, Kaçinari, Zhulali, Pirro Çako na japin modele krejtësisht të reja, të panjohura, që është e veçanta e këtij festivali. Aq sa do të jetë spektakël, po aq do të jetë edhe një seancë pune ku muzikantët edhe do të intrigohen nga njëri-tjetri. Këto janë vlera që rrezatohen edhe në vitin pasardhës.
Po kështu, për sa u përket teksteve kemi autorë si Agim Doçi, Jorgo Papingji, Pirro Çako, Pandi Laço, por edhe të rinj si Florian Zyka, që po shquhet kohët e fundit për tekstet e tij të bukura dhe është i kërkuar si nga profesionistët dhe nga të rinjtë, Olsa Maze gjithashtu dhe ndonjë kantautor që ka sjellë krijimin e tij.


Po elementët e tjerë skenikë dhe teknikë? Vokalet e kanë përballuar interpretimin live, po instrumentet dhe orkestra?


Është i rëndësishëm transmetimi, kalimi i ideve të prodhuara nga artistët tek publiku. Për këtë i kemi kushtuar vëmendje skenografisë, e realizuar nga artisti italian Karlo Cane, falë përdorimit të një teknologjie digjitale. Mjeshtri i zërit vjen edhe ai nga Italia. E gjithë kjo punë bëhet që transmetimi të jetë live. Në skenë do të jetë një orkestër komplet në transmetim "live" që është një hap përpara me vitet e tjera.
Vitet e tjera ka pasur pika të pambuluara mirë nga arranxhuesit apo nga kompozitorët. Për instrumente të veçanta, kemi marrë guximin që ato të mos jenë fare në skenë. Ajo që do të jetë në skenë në netët e festivalit, çka publiku do të shikojë, do të jetë në një marrëdhënie direkt, të ndershme me shikuesit.
Pikërisht kjo kërkon edhe punën më të madhe dhe shumë cilësi. E rëndësishme është që kompozitorët profesionistë e marrin mbi vete këtë rrezik dhe në këtë rast janë do të na ndihmojnë. Do të jetë mirëkuptimi i tyre që ne të bëjmë një hap më përpara në festival. Të arrijmë në përfundimin që të çlirohen më shumë energji, të ketë më shumë emocione dhe publiku të shohë në mënyrë të realizuar çdo gjë që ne kemi dashur të prekim.


Po të ftuarit cilët janë?


Të ftuarit specialë janë punë e regjisorit Osman Mula, i cili po bën një punë selektive. Punohet çdo ditë nëpërmjet internetit, të dhënave që marrin për artistë të famshëm si shqiptarë dhe të huaj. E di që është një ndër pikat me rëndësi të madhe, sepse mund t'i servirin publikut diçka të papritur dhe të bukur.


Kur do të jenë këngëtarët në skenë?


Datat janë 24 dhjetor deri më 27 dhjetor, hapja përkon me Krishtlindjet. Kemi menduar edhe për një numër masiv me një kor shumë të madh, ku do të ketë një gamë të gjerë të këngëve "Ave Maria". Të pranuar në këtë kontekst kemi edhe një këngë konkurruese të këngëtarit italian Claudio La Regina, që në titullin e këngës ka edhe një Ave Maria për t'ia paraqitur publikut.

Pjesëmarrësit në festivalin e RTSH-së. Këngët, kompozitorët dhe këngëtarët

Kategoria BIG
Pasqyra e vetes Sokol Marsi Anjeza Shahini
Mall i pashuar Faton Dolaku Teuta Kurti
Ave Maria Scaravaglione Claudio La Regina
Kalimtar Kristi Popa Kamela Islami
Love Love Love Bojken Lako Bojken Lako&Banda Adriatica
Pa titull Pirro Çako Besa Kokëdhima
Sekreti i dashurisë Klodian Qafoku Dorina Garuci
Nuk di përse Ardit Gjebrea Juliana Pasha
Pa titull Adrian Hila Denisa Macaj
Party Dorian Nini Erga Halilaj
U dashuruam Arsen Nasi Era Rusi
Ne mes Florent Boshnjaku Eliza Hoxha
Le të bëhet çfarë të dojë Edmond Zhulali Flaka Krelani
Vazhdoj këndoj Mariza Ikonomi Mariza Ikonomi
Nuk të dorëzohem Gent Myftaraj Erti Hizmo&Lindita Halimi
Pa titull Stefi Prifti Stefi&Endri Prifti
Gëzuar Agim Poshka Guximtar Rushani
Përtej kohës Endri Sina Rovena Dilo
Pse ekzistojmë Voltan Prodani Kejsi Tola

Kategoria Të Rinjtë
Retë s'na ndajnë Roland Guli Stefan Marena
Sa dua unë Gjergj Jorgaqi Brikena Asa
Dashurisë i erdhi vjeshta Renuar Nimani Onanta Spahiu
Stinë dashurie Mark Luli Jona Koleci
Beso akoma Alfred Kaçinari Nazmie Selimi
Tirana Brodëay Agim Krajka Goldi Halili
Zërin tim ta ndjesh Edmond Rrapi Iris Hoxha
Gabimi Briz Musaraj Grupi Supernova
Je larg Edmond Mancaku Ardita Tusha
Të dy e dimë Selina Prelaj Selina Prelaj
Një tjetër jetë Vitmar Basha Vitmar Basha
Për ty Evans Rama Jorida Zaimaj
Botë pa sy Endrit Shani Grupi Lutus
Ajo Florian Carkanji Kelly
Një fjalë të ngrohtë Petrit Tërkuçi Dorina Toçi
Ti Borana Kalemi Borana Kalemi
Vitet më të bukura Luigj Dedvukaj Amanda Ujkaj&Violeta Lulgjuraj
Si dy të huaj Florian Zyka Grupi "Yje të panjohur"

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Festivali i kenges RTSH 2009

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Festivali 48 ne RTSH, terhiqen nga gara Besa dhe Eliza
» Genta pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës së 50-të në RTSH
» Aurela Gaçe fituese e Festivalit te 49 te Kenges ne RTSH 2010
» Festivali i filmit Moskë, Nik Xhelilaj, aktori më i mirë
» Flaka Krelani e pesta në RTSH
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum