Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Festivali 48 ne RTSH, terhiqen nga gara Besa dhe Eliza Tue Dec 15, 2009 12:58 am | |
| Festivali 48 ne RTSH, terhiqen nga gara Besa dhe Eliza
Besa Kokëdhima dhe Eliza Hoxha janë dy këngëtaret që kanë vendosur të tërhiqen nga gara e Festivalit 48-të të Këngës në Radio-Televizionin Publik Shqiptar, që është planifikuar të mbahet në datat 24-27 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Pasi stafi drejtues i festivalit kishte publikuar 38 këngët nga kategoria “BIG” dhe e “Të rinjve”, të përzgjedhura prej 78 krijimeve të paraqitura për këtë vit, sapo ka marrë vendimin për t’u tërhequr këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila konkuronte me një krijim të Pirro Çakos. E pyetur nga “Panorama” ajo nuk ka dashur të japë sqarime se pse ka vendosur të mos vazhdojë konkurrimin, duke pohuar se është një çështje private të saj dhe arsyet nuk ka dashur t’i bëjë publike. Por sipas burimeve tona thuhet se shkak ka qenë mosrënia dakort me kompozitorin Çako, i cili ishte dhe autori i tekstit. Këngëtarja ka kërkuar të bëjë disa ndryshime në krijim sipas shijes së saj, gjë që nuk është pranuar nga Çako. Në listën e krijimeve të përzgjedhura kënga ka pasur titullin “Pa titull”. Ndërkohë që nuk ka vonuar shumë dhe Pirro ka gjetur këngëtaren, me të cilën ka zëvendësuar Besën, dhe që do e përfaqësojë në festival. Ajo është kosovarja Rona Nishliu, që konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” me një këngë të fuqishme “Zonja vdekje”. Edhe pse ende nuk është dëgjuar kënga e Pirros, ideja ka qenë për një këngëtare me zë potent, ndaj kishte rënë fillimisht dakort me Besën. Ndryshe ka ndodhur me largimin nga gara të këngëtares kosovare Eliza Hoxha. Ajo së bashku me kompozitorin Florent Boshnjaku janë tërhequr së bashku nga konkurrimi duke lënë një vend vakand në garën e këtij edicioni. Ata konkurronin me këngën “Në mes”, dhe nuk dihet arsyeja e vërtetë përse vendosën të mos vazhdojnë. Eliza Hoxha sapo ka shijuar kënaqësinë e çmimit të parë në Festivalin “Kënga Magjike”, ku në duetin me Rosela Gjylbegun u shpall fituese e me këngën “Rruga e zemrës”. Në Festivalin e 48-të të Këngës në RTSH marrin pjesë krijues si; Ardit Gjebrea, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali, Endri Sina, Adrian Hila, Kristi Popa, Bojken Lako, Gjergj Jorgaqi, etj. Konkurrimi është ndarë në dy kategori; “Big” dhe “Të rinjtë”. Nata e parë u kushtohet këngëtarëve të rinj, nga të cilët shpallet një finalist. Në natën e dytë do të këndojnë profesionistët dhe në të tretën do të dalin në skenë këngëtarët “big” në duete, grupe, apo të ftuarit e tyre, e bashkë me ta do të këndojë dhe këngëtari i ri fitues i natës së parë. Nata e katërt është finalja ku shpallen dhe fituesit si çdo vit. Këngëtarja me karrierë më të gjatë që merr pjesë në këtë edicion është Rovena Dilo.
|
|