www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


"Tregime" Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


"Tregime" Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "Tregime"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:20 am

Dy shok ne emigrim..


Ne koherat e para venin ne kemb njerzit ne emigrim.
Nisen dy shok x ne Greqi
Njeri eshte dembel tjetri puntor.
Mbas shum vite ne Greqi puntori pasurohet kurse dembeli ngeli ashtu si ishte. I thot dembeli puntorit, do ikim ne Shqiperi?
Po ti ku do vesh pa asnje lek i thot puntori.
Do iki i thot dembeli se nuk po me ecen fare.
E keshtu nisen x ne Shqiperi, ik e ik i zuri nata...
O shyqyr thot dembeli qe gjetem nje burim x te pir uje.
Kur perkulet puntori x te pire uje, dembeli e qellon me thik na mbrapa..
Puntori ngre syt nga qelli dhe thot: ah moj hene, me ndimo se vetem ti me pe.
Vete dembeli ne shqiperi dhe e pyesin x shokun e tij dhe ky thot se kishin vite qe nuk shiheshin me.
Mbas shum kohe del nje nat ne ballkon dhe thot, ah moj hene, vetem ti me je deshmimtare x ate qe bera, po aman asgje s'me ben dot.
Mbas kraheve eshte gruaja e tij dhe i thot cfar ke ber?... Deri sa zbulon gjithcka dhe e dergon ne burg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:21 am

Engjellin qe u shnderrua ne djall


Nje dit te bukur me diell,teksa rrinte ne oborrin e tij gjigand,Mbreti i kerkon sherbetoreve te tij ti sillnin piktorin me te mir te vendit...Me shum mund sherbetoret e gjejn dhe ja cojn mbretit..Mbreti mer piktorin,e con para nje muri te madh ne pallatin mbreteror dhe i thote:
-Kjo faqja e murit esht bosh...dua qe aty t'me vizatosh nje engjell te vertete.....
Piktori i vu ne siklet pasi s'dinte cili ishte engjelli i vertet por perseri pranoi ta gjente dhe ti plotesonte deshiren mbretit..
Sa doli nga pallati mbreteror piktori filloi te kerkonte per engjellin e vertete..ecte rruges dhe shihte vetem per engjej..per nje moment ndalon...sheh nje vajz te bukur,te embel,elegante,dhe mendoi me vete ta conte tek mbreti...
Sapo takohet me mbretin piktori i thot qe mendon se ka gjetur engjellin e vertet...kur mbreti sheh vajzen..e refuzon..i thot qe s esht ai engjelli i vertet dhe duhet te kontrrollonte perseri...
I deshperuar piktori del perseri ne kerkim te engjellit...duke hecur rruges ne nje qoshe sheh nje femij te vogel,me nje cope buke n dore.i cili po qante...mendoi tja propozonte mbretit si engjellin e vertet..
E con ne pallatin mbreteror dhe e dergon te mbreti...sapo e sheh,mbretit i ngulitet pamja e femijes qe me lot n sy dhe me buk n dore po kenaqej nga pamja e mbreteris se tij dhe e pranon si engjellin e vertet..piktori i lumtur qe arriti te gjej engjellin e vertet filloj ta pikturoj dhe i ben djalit nje pikture gjigante ne faqen bosh te murit...
Kaluan vite...mbreti po plakej...i merzitur sheh pikturen e engjellit dhe mendoi:jeta ka dhe te keqijat e veta...po pikturoj perball engjellit nje djall...
Therret perseri piktorin i cili i pikturoi engjellin dhe i kerkon qe kesaj rralle te gjeje djallin e vertet..
Piktori u vu perseri ne siklet..ku te gjente djallin e vertet...menjeher ne mendje coi nje burg ne vend i cili mbahej si burgu me i keq i koherave...
-aty duhet t ket patjeter djaj mendon..
Shkon ne burg dhe i kerkon gardianit ta coje ne qeline ku qendrronte i burgosuri me i keq qe kishte burgu..
Gardiani i thot:
-Njeriu me i keq ne kete burg ka 10 vjet qe s del fare nga ajo dhome..Esht shnderruar ne kafshe qe s pranon njeri brenda..
Gjithsesi piktori donte te rrezikonte..shkon para deres se te burgosurit dhe i flet nga jasht dere..i thote
-Vij ketu me urdherin e mbretit..me duhet te bej nje pikture per mbretin per ti cuar djellin e vertete...
Nga brenda s degjohej asgje..piktori hap deren dhe hyn ne qeli...Qendrron perball personit dhe i kerkon te mbaje pozicion per ti bere portretin...Duke ber portretin sheh qe ne syt e te burgosurit po dilnin lot..
Qendrron i hutuar perball tij dhe i thote:
-Si ka mundesi qe thojn per ty se je njeriu me i eger...ti ke akoma ndjenja njerzore..ti po nxjerr lot.....
I burgosuri..ngren koken dhe i thote:
-Mban mend qe para shum vitesh i ke kerkuar nje femije ta vizatoje si engjellin e mbretit?!
Ja qe tani po i kerkon ta vizatosh per djall...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:21 am

Çorapet e pasanikut


Një burrë pasanik, kur e kuptoi se poi afrohej vdekja, thirri praën djalin e tij dhe i la amanetin më të rëndësishëm. I tha: “Kurt ë vdes më fut në varr me çorape”. I biri, megjithë se nuk e kuptoi dëshirën e të atit, e pranoi atë. Përpara se të largohej i ati i dha edhe një letër në dorë dhe e porositi që, pas vdekjes së tij, në momentin e parë që të mbetej ngusht, ta hapte e ta lexonte letrën.
Kaluan kohë deri sa burri dha shpirt. Në këtë moment i biri filloi të mendonte si t’ia bënte për ta varrosur të atin me çorape. Shkon tek një hoxhë për ta pyetur nëse është e lejueshme një gjë e tillë, por hoxha i kthen përgjigje negative. Shkon e pyet një hoxhë tjetër, por edhe ky i kthen të njëjtën përgjigje. Djali tani gjëndej në një situatë aq të vëhtirë sa nuk dinte si t’ia bënte. Në këtë moment iu kujtua porosia e dytë e të atit, që pas vdekjes së tij, në momentin e parë që të mbetej ngusht, ta lexonte letrën. Kështu veproi. Në letër shkruheshin këto rreshta: ”Bir! Siç po e shikon edhe vetë, unë megjithëse jam kaq shumë i pasur, nuk po marr dot me vete as një palë çorape. Tani për të tjerat mendo vetë...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:21 am

Me per hajr...


Ne nje mbreteri, te vogel, por shume te pasur, mbreti kishte per keshilltare te pare nje njeri shume te ditur. Nga do qe shkonte mbreti, keshilltarin e kishte gjithmone ne krah, te gatshem ta ndriconte me keshillat e tij. Ne raste te shumta, keshillat e keshilltarit, i kishin dale per hajer mbretit dhe ky ia kishte shperblyer me pozite dhe respekt te madh.

Nje dite, mbreti po behej gati te dilte per gjueti. Si gjithmone, keshilltari e shoqeroi edhe kete here. Gjuetia filloi e mbare dhe mbreti po defrehej sa me s’ka. Ne nje moment ai shikon nje sorkalle pran tij dhe me ngut nxjerr shpaten per ta mbytur, por nga nguti dhe pakujdesia, ai pret njerin gisht te dores. Britmat e mbretit alarmojne te gjithe. Nje grumbull i madh njerezish krijuan nje rreth prane mbretit dhe po prisnin qe dikush te fliste.

- Po tani si do t’ja bej une ? Njerezit do te qeshin me mua. Ku ka pare histori mbret te gjymtuar? Bo bo…. C’me gjeti…

- Mos u merzit mbreti im,- foli keshilltari.

- Si te mos merzitem. S’e shikon si u katandisa ?

- E shoh, por ndoshta kjo te del me per hajr !

- Si? Thuaje edhe nje here?!

- Me per hajer, mbreti im…, me per hajer.

- Si guxon, ti qe gezon gjithe keto te mire qe ti kam dhene une, te tallesh me fatkeqesine time? Merreni, lidheni dhe mbylleni ne vrimen me te erret te burgut te mbreterise, kete mosmirenjohes e bukeshkale.

Terbimi i mbretit tani kishte arritur kulmin nga dhimbja, turpi dhe ajo qe i degjuan veshet nga njeriu i tij me i besuar.

Rojet e lidhen keshilltarin dhe e hipen ne karroce per ta derguar ne burg.

- Po tani, si te duket vetja ?- pyeti mbreti me syte plot urrejtje.

- Me per hajer per mua !- iu pergjigj qete dhe avash keshilltari.



Per 8 vjet me radhe, keshilltari u mbyll ne burgun e mbreterise, pa e pare driten e diellit. Nderkohe, mbreti e kishte kaluar merzine e aksidentit me kohe dhe vazhdonte aktivitetet e tij normalisht.

Nje dite ai organizon nje gjueti te madhe, ne kufinjte e mbreterise se tij, gjate se ciles, ne ndjekje te nje dreri, kaloi kufirin dhe u fut ne tokat e mbreterise tjeter. Keto toka i perkisnin nje mbreti barbar e gjakatar, i cili kishte nam te keq. Me ta pikasur te huajin, rojet e mbreterise fqinje, e rrethuan dhe e zune mbretin gjuetare. Menjehere ate e derguan tek mbreti i tyre.

- Te gjithe te huajt qe futen ne tokat tona, ne i ekzekutojme menjehere,- tha mreti barbar,- por ty do te te respektojme, sepse je mbret i tokave fqinje. Do te te bejme nje gjyq, pastaj do ekzekutohesh.

Gjyqi u be dhe mbretit gjuetar iu dha denimi me vdekje. Par se ta ekzekutonte, xhelati i afrohet te denuarit qe t’ia zgjidhte duart dhe te degjonte deshiren e tij te fundit. Ne kete moment xhelati veren dicka qe askush nuk e kishte verejtur me pare ; i denuari kishte njerin gisht te dores te keputur. Sipas ligjit te vendit ishte e ndaluar te vriteshin njerezit e gjymtuar. Keshtu, gishti i prere i shpetoi jeten mbretit, Mbretin gjuetare e liruan dhe e shoqeruan per ne tokat e mbreterise se tij.

Me t’u kthyer ne shtepi mbreti kerkoi t’i sillnin nga burgu keshilltarin, te cilit i tregoi se si gishti i keputur i kishte dale me per hajer, pasi prej tij i kishte shpetuar denimit me vdekje.

- Urtesia jote u vertetua,- tha mbreti. Mua me doli me per hajer keputja e gishtit. Po ti ku e pate hajrin, qe humbe 8 vjet jete ne burg?

- Sigurisht ! Edhe mua me doli me per hajer,- foli keshilltari me ngadale. Ne kurre nuk jemi ndare. Une te kam shoqeruar kudo. Nese nuk do te isha ne burg, tokat e mbretit barar do t’i shkelnim bashke. Me te vertete ti do t’i shpetoje denimit per shkak te gjymtimit, por mua do te ma keputnin koken pa medyshje, pasi une jam shendosh. Burgimi pra, me doli edhe mua me per hajr, sepse me ruajti koken…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:21 am

Plaku me plaken


Plaku me plaken
Na ishte nje here plaku me plaken, dhe na zihen njeri me tjetrin...
pasi u zun te dy keta, vendosen te ndaheshin,
por na duhej te ndanin dhe mallin qe kishin ne menyre te barabart...
...edhe keshtu ben.
*plaku merr kaposhin
*plaka merr macen
*plaku merr sheqerin
*plaka merr kripen
*plaku merr mashen
*plaka merr kacin
edhe u ndan si perfundimisht te dy pleqt...
kalon nje fare kohe, dhe plaka e lan kripen dhe e nxjerr ne diell per ta thar...mirpo kripa na humbi, avulloi, dhe ngeli plaka pa kripeeeee dhe nuk kishte me se te gatuante me, dhe na ngeli pa ngren plaka....ashtu
ndersa plaku kishte sheqer edhe hante sheqerin....keshtuuuu
kur plaka vinte per te trazuar zjarrin i digjeshin dokat (duart)
ndersa plaku kishte mashen edhe nuk digjesh...

nje dite prej ditesh, ngelen te dy si perfundim pa ushqime dhe pa lek...
edhe cte bej cte bej thot plaku!?...i thot kaposhit...
O kaposh
urdhero i thot kaposhi.
i thot plaku...kemi ngelur pa lek o kaposh, po dil e na gjej ndonje lek se nuk kemi me se te blejm buke.
e mire i thot kaposhi...
edhe keshtu vepron kaposhi, mer rrugen dhe niset per te gjetur lek per plakun...
ec e ec kaposhi, kur ne mes te rruges i del ujku.
i thot ujku kaposhit.
ku po vete o kaposh?
ja i thot kaposhi, kam dal te gjej ca lek se s'kemi me se te ham buke une edhe plaku...
oooo i thot ujku, a te vij edhe une me ty?
po... jo jo i thot kaposhi, se eshte rruge e larget edhe lodhesh.
jo ore jo, (i thot ujku) se nuk lodhem, po me ler te vij dhe une me ty.
epo mire hajde i thot kaposhi...dhe nisen te dy bashk.
ec e ec keta te dy, kur lodhet ujku.
i thot ujku kaposhit, o kaposh u lodha une, si t'ja bej?
a nuk te thash (i thot kaposhi) qe do lodhesh se eshte rruge e larget!
dhe e mer kaposhi ujkun dhe e fut tek barku...edhe nisen prap...
ec e ec, gjat rruges e njejta gje i ndodh edhe me dhelpren, lumin edhe ariun, edhe kaposhi beri te njeten gje si me ujkun(i futi te barku i vet) deri sa arriti tek mbreti.
kur arriti te mbreti kaposhi, hipi ne nje garth edhe ja nisi kenges...
kikiriki kikikua...dua cupen e mbretit per grua...
kikiriki kikikua...dua cupen e mbretit per grua...
kur e degjon mbreti.
hëu thot mbreti, kush eshte ky qerrata qe dashka cupen time per grua?
kapeni shpejt, i'u thot ushtareve te tij mbreti, dhe futeni tek kuajt e eger ta shkelin me kemb qe te ngordhi,,,dhe e kapin ushtaret e mbretit dhe e hedhin te kuajt e eger kaposhi...ndersa kaposhi,,,tak nxjerr ujkun nga barku dhe i ha ujku kuajt e eger.
del prap kaposhi dhe i'a nis prap kenges,
kikiriki kikikua...dua cupen e mbretit per grua...
hëu, prap mbreti, kapeni dhe futeni tek lepujt e eger, u thot mbreti ushtareve, qe ta han lepujt. e kapin ushtaret e hedhin kaposhin tek lepujt,,,kur kaposhi,,tak nxjerr dhelpren nga barku, dhe i ha dhelpra lepujt e eger,,,shpetoj prap kaposhiiii...
me te dal prap kaposhi i'a nis kenges serish...
kikiriki kikikua...dua cupen e mbretit per grua...
u cmend mbreti,,,kapeni u thot ushtareve dhe hidheni tek furra brenda qe te digjet nga zjarri...e kapin ushtaret e hedhin te zjarri kaposhin,,,,kur kaposhi tak, nxjerr lumin qe kishte tek barku i tij, dhe e shuan zjarrin lumiiiii,,,dhe keshtu shpetoj prap kaposhi.
del prap kaposhi dhe i'a nis prap kenges...
Kapeni tani, u thot mbreti ushtareve, dhe hidheni tek dhoma me florinj, te haj florinj sa te mbytet...
e kapin ushtaret, e fusin tek dhoma me florinj...
mbush barkun mire e mire me florinj kaposhi, dhe nxjerr ariun nga barku per te shqyer deren, e hap deren ariu, del kaposhi prap...
ne te ikur kaposhi, i'a merr edhe nje here kenges ne fund per inat te mbretit,,,kikiriki kikikua...dua cupen e mbretit per grua...edhe iken kaposhi, kthehet tek plaku...
u gezua plaku se i solli gjithe ato florinj kaposhi...
e shikon plaka dhe i vjen inat...
i thot plaka maces qe kishte ne shtepi...
po del edhe ti moj mace na gjej ndonje flori si kaposhi, se do ngordhim per buke...
e mire i thot macja se dal une,,,del macja, kap hardhuca, gjarprinj, neperka, edhe ja con plakes tek shtepia...i leshohen hardhucat ta han plaken...
ndihme...ndihme...po therriste plaka, bjer me kacit plaka hardhucave, po nuk mundte t'i vriste te gjitha...ndihme...ndihme...therriste plaka.
e degjon plaku qe po kerkonte ndihme plaka e shkret, dhe vete e ndihmon...dhe e shpeton plaken nga hardhucaaaaat....
dhe pastaj bashkohen prap plaku me plaken dhe jetojn prap sebashku te gezuaaaaar.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:22 am

Princi dhe e Bukura e Dheut

Princi dhe e Bukura e Dheut
Nje dite prej ditesh, Princi, djali i mbretit do martohej...mirepo pak dite para se te martohej ai i thote te atit se do dali per gjah...
Ndersa i ati i thot, -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh...
Princi i thot, - Do vete e do kthehem ne kohe... dhe niset per gjah Princi...
Kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume,,, ai afrohet tek fshataret dhe i pyet ata,
Si eshte e mundur qe shkelqen me shume nga e tjerat kjo sheg?
Mos e keput!... i thone fshataret,,, se aty ndodhet e Bukura e Dheut.
Princi i pyet ata se, a e kishin pare ndonje here te Bukuren e Dheut... fshataret i thone Princit...
-Po e kemi pare,,, del ndonjehere naten dhe futet prape brenda!
Dhe Princi vendosi te qendroj aty ate nate dhe te priste te shikonte te Bukuren e Dheut kur te dilte...
Fshataret i japin nje krevat per t'u shtrir dhe e rrethojne Princin me lule dhe me llokume, nga koka e deri tek kembet...
Me pas ai u shtri dhe ben sikur fle.
Naten vone e Bukura e dheut i thote te emes...
-Neno do dal pak shetitje!...
Ndersa e ema e kundershton!. - Jo se po te preku njeriu nuk futesh me dot brenda ne sheg...
E bukura nuk e degjoj te emen dhe doli perjashta...,
Hapet shega del e Bukura e Dheut, kur aty prane shikon Princin qe e kishte zen gjumi, ajo e puth ne balle Princin, ha ca nga llokumet dhe futet brenda prap.
Te nesermen ne mengjes, kur zgjohet Princi, e pyesin fhstaret...
-A e pe te Bukuren e Dheut o Princ? Ai e kupton qe e kish zene gjumi dhe vendosi te qendronte prap qe ta shikonte naten e dyte,,, por prap na ndodhi e njejta gje si me naten e pare.
Naten e trete Princi ndenji me kujdes, dhe kur e Bukura e Dheut u afrua ta puthe e te haj llokume prap, Princi e kapi.. me nje here shega u mbyll dhe e Bukura e Dheut nuk futej dot me brenda.
Princi u mahnit nga bukuria e saj!. I thote asaj qe ta priste aty sa te vinte ne pallatin mbreteror dhe do kthehej serish qe ta merrte me vete te Bukuren e Dheut.
Dhe iken Princi per ne pallat... aty ai shikon se ishte mbushur plot me njerez se kishte ardhur dita e dasmes...
Kenga kishte nisur dhe daullet binin.
E bukura e dheut qe kishte ngelur vetem, po priste e po priste, mirepo me kot, Princi nuk po vinte,,,dhe ajo vendosi te shkonte tek pallati mbreteror...
Vishet si dervish dhe kapucin e ul deri tek syt qe mos e njihnin, kur afrohet atje e ndalojn ushtaret... Ajo u thot atyre se e kishte ftuar Princi per dasmen e tij, dhe ushtaret e len...
Hyn ne pallat dhe ca ushtar e cuan ne nje dhome dhe po prisnin qe te vinte Princi ta shikonte qe ishte i ftuar i Princit me te vertet apo genjeu...
Nderkohe vjen Princi dhe me nje here ai e njeh qe ishte e Bukura e Dheut, dhe i thote:
Nga po na vjen o Baba Dervish?
E Bukura e Dheut i thot...
-Rruges tende imzot!
Princi: -Po çfare pe andej Baba Dervish?
E Bukura e Dheut: -Nje te bukur Sulltan!
Princi: -Po çfare thoshte Baba Dervish?
E Bukura e Dheut: - Trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate, me dhe besen e me le dhe shega me s'me nxe.
Princi po qeshte dhe i i tha: -Ma thuaj edhe nje here te lutem!...
Pastaj Princi i tha orkestres te pushonte dhe e mori ne dhomen e tij te Bukuren e Dheut.
Kur erdhi nusja qe ishte shume e shemtuar, i dhane asaj shume lek dhe nxorren me rrobat e Dervishit qe te ikte...
Ndersa e Bukura e Dheut veshi fustanin e nuses dhe doli bashke me Princin.
Te gjthe u habiten se si kishte ndryshuar aq shume nusja e Princit, ishte bere shume e bukur, se nusja qe perzun ishte e shemtuar, ndersa e Bukura e Dheut ishte shume e bukur...
Dhe keshtu ata u martuan bashk dhe u trasheguan...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:22 am

Mbreti me Zanat


Mbreti me Zanat
Një mbret, i ri në moshë rreth 25 vjeç,i pa martuar,fronin e trashëgoi nga i jati.Ai djalë ishte pak i çuditshëm për mbretërinë, sepse pyetjeve të tija,të pakët ishin ata që i përgjigjeshin! Bashkë me fronin,nën urdhërat e tij ishin edhe të gjith ata që i kishin shërbyer me besnikëri babait të tij.Njëri nga këta,ishte një këshilltar,me gradën gjeneral,i vjetër në moshë,rreth të 60-tave dhe me flokë të thinjur.Një ditë prej ditësh,Mbreti dhe Gjenerali,kështu quhen në përrallë,ishin duke biseduar në dhomën mbretërore,rreth oxhakut sepse ishte vjeshtë dhe koha kishte filluar të ftohej.Në çengelin e oxhakut, ishte varur një kusi me ujë, e cila përdorej për të mos u tharë ajri i dhomës. Për një moment nuk po fliste asnjëri dhe dëgjohej vetëm kllu-kllu i ujit që valonte dhe tek-tuk ndonjëçik ujë që binte në zjarr,duke lëshuar atë zhurmën karakteristike të tij.Kush ka qën mbret, e di shum mirë se ç'do të them! Befas Mbreti e pyet Gjeneralin:
- Çfar thotë Kusia?
Gjenerali qeshi! Duke menduar se Mbreti bënte shaka,sepse nuk e kishte dëgjuar herë tjetër këtë lloj pyetje!Por Mbreti këmbënguli dhe e pyeti përsëri:
-Çfar thotë Kusia?
Përsëri Gjenerali ja ktheu me të qeshur:
- Kusia? Çfar do thotë? Asgjë!
- Jo! - Ja ktheu Mbreti.- Ajo thot një gjë!
-Po çfar do thot Kusia?-Ju përgjigj Gjenerali me kureshtje.
- Atë dua të gjesh. - I tha Mbreti i vendosur dhe prerë.- Përndryshe nuk meriton të jesh pranë meje. Po nuk e gjete do të pres kokën.
Gjenerali e kuptoi se Mbreti nuk bënte shaka,por nuk dinte si ti përgjigjej! Mbeti i shtangur dhe u ngrit rrëmbimëthi duke kërkuar leje të largohej.
- Ikë.-I tha Mbreti- Por ke tre ditë afat për t'a gjetur! Përndryshe unë do jap urdhër të të presin kokën!
Gjenerali u largua, duke mos e kontrolluar fare veten! Në dalje të portës së jashtme, u përplas me Bahçevanin e pallatit.Edhe Bahçevani ishte një burr i moshuar, pothuajse në një moshë ma Gjeneralin.
- Ej! Ku i ke sytë? Nuk shikon ku hedh këmbët? - I foli Bahçevani.
- Ou! Më fal! Nuk e kisha mëndjen!- Ju përgjigj Gjenerali.
- Ku e kishe mëndjen?- E pyeti Bahçevani.
- Lëre mos më pyet!- I tha Gjenerali.
- Po ti fol, se mund të ndihmojmë!- I thotë Bahçevani.
- Nuk e di por...Kështu,kështu...më ndodhi! I tregon gjith historin me Mbretin.
- Dëgjo këtu.-I thotë Bahçevani.- Unë nuk të jap dotë xhuvap,por e kuptoj se kot nuk të ka thën Mbreti! Këto janë nga ato fjalët që...përgjigjen e kan në hejbe,si i thotë një fjale të urtë! Po ti mos u mërzit se në një fshat jeton një vajzë e re, e cila u kthen përgjigje këtyre pyetjeve.Ajo jeton vetëm me babanë e saj dhe është shum e zgjuar.Një ditë larg është prej këtej.- E sqaroj Bahçevani.
Gjenerali pasi e dëgjoj me vëmëndeje,mësoj edhe fshatin ku banonte vajza e zgjuar dhe vendosi që të nesërmen në mëngjez të shkonte atje, për të mësuar përgjigjen që do ti shpëtonte kokën! Mezi priti të gdhihej!Sapo çeli dita,i hipi kalit,i veshur civil jo me uniformën ushtarake,që të dukej sa më i thjeshtë dhe mori rrugën për në fshat.Me vehten e tij bënte llogari, se si do gjente sa më kollaj shtëpinë e vajzës! Si do hynte në bisedë! Mendonte edhe ai ndonjë pyetje të ngjashme me atë pyetjen e Mbretit.E bëri llogari që në të ngrysur të gjendej në fshatin e duhur.Në të perënduar të diellit u gjend në fillim të fshatit të adresuar.Ai ishte një fshat në rrëzë të një mali të lartë.Aty në anë të rrugës pa një fshatar, i cili po lëronte (plugonte) tokën me qe'! Pasi e përshëndeti,Gjenerali e pyeti nëse kishte zjarr për të ndezur një cigare,ndryshe nuk kishte se si të hynte në bisedë me fshatarin.
- Edhe zjarr kemi,edhe duhan kemi!-Ju përgjigj fshatari, një burrë rreth të 50-ave,me një bujari karakteristike të një të varfëri por fisnik!
Gjenerali i zbriti kalit, e la të kulloste në ledhin e arës dhe vetë shkoj u takua me fshatarin bujar.U ulën të dy ashtu siç ishin,mbi arën e sapo lëruar dhe e drodhën nga një cigare, duke përdorur gjethet e kallirit të misrit(lëpushka), në vënd të letrës.Kështu ishte atëherë! Duke tymosur duhanin e fortë të fshatarit,Gjenerali mendonte se si do vazhdonte biseda më tej!
- Ka ndonjë Han në këtë fshat që të gdhihemi për sonte,sepse jam për rrugë të gjatë?-Pyeti Gjeneral,për të hapur muhabet,duke e provokuar.
- Han nuk kemi në fshat, por..ti mos u mërzit se e kemi një copë kasolle për miq e për shokë!- Ju përgjigj fshatari.
- Të fleminderit por..nuk dua të të bezdis se ke kalamjt e tu e familjen tënde, e më duket sikur do të vë në siklet.- Ja ktheu Gjenerali.
- Ooo ç'është ajo? Unë vetëm një vajzë të vetme kam.
Aha ! Mendoi gjenerali.Paskam goditur në personin e duhur.Për këtë u gëzua dhe e pranoi me kënaqësi ftesën e fshatarit.Kështu që kishte kohë të mendohej edhe për "Kusinë" .
- Të faleminderit shumë! -Ja ktheu përsëri gjenerali dhe u ngritë,pasi u ngritë edhe Fshatari, i cili filloj të lëshonte të dy qetë kurse parmëndën e hodhi në krah.U nisën të dy,Fshatari përpara dhe Gjenerali mbrapa.Gjenerali e pa të arsyshme që të mos i hipte kalit por,për respektë ta ndiqte fshatarin më këmbë dhe kalin e mori për dore! Mbasi ecën një cop herë,gjenerali e pyet:
- Do më ngresh,a të të ngre?
Fshatari u mendua një cop herë." Po ky dreq!Unë kam parmëndën në krah!Ky kalin e ka bosh! Çdo të thotë me këtë?" E kuptoi se ishte pyetje me tjetër kuptim,ndaj bëri sikur nuk e dëgjoi.Vazhduan përsëri rrugën.As Gjenerali nuk këmbënguli më.Më lartë rruga kalonte përmes varrezave të fshatit! Atje ishte një varr i freskët.Gjenerali përsëri pyeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:22 am

Dreri dhe Djali


Dreri dhe Djali
Nje dre i etshem erdhi tek nje burim. ndersa ishte duke pire uje ,vuri re ne uje hijen e vet e filloi te mburret per briret,duke pare madhesine dhe bukurine e tyre,kurse per kembet e veta u hidherua qe i kish aq te holla e te hajthme. derisa ende ishte duke menduar per kete gje, erdhi luani dhe filloi ta ndjeke.dreri ua dha kembeve dhe u largua mjaft prej luanit.derisa ishte fushe pa peme, dreri vrapoi mire dhe i shpetoi rrezikut,por kur mberriti ne pyll, briret ju ngaterruan neper deget e pemeve dhe nuk mundi te vraponte me, ndaj luani e kapi.para se te mbaronte dreri ne gojen e luanit,tha me vete: i shkreti une!kembet me shpetuan,megjithese mendova se ato do me linin ne balte,por gjta belane prej brireve,ne te cilet kisha plot besim...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:22 am

Djali ne Rrugë


Na Ishte Njeher nje djal qe hante nje kacore buke ne mes te rruges po ne ate rruge kaloi nje burre e pa djalin se po han buk ne rruge dhe nuk reagoi diten e dyte perseri e njejta buri perseri nuk reagoi diten e tret buri vinte me nje najllon me embëlsira te ndryshme dhe i tha djali : Meri Keta Embelsira Dhe Shko ne Shtepi Ha sepse perndryshe nuk ti jap dot...
djali u habit dhe e pyeti:
Pse Me Japesh Keta Embelsira Dhe Pse Te Shkoj Ne Shtepi Ti Ngre ?
Buri Ia Ktheu:
Keto Gjera Ti Jap Me Qellim Qe Te Kesh Per Te Ngrene Dicka Me Te Kendshme Dhe Te THem Te Shkosh Ne shtepi sepse me at tregon se ke sjellje dhe han buken ne sofer aty ku duhet e jo neper rruget e lagjes......Djali kujtohej dhe i tha burit faleminderit shume zotri..
I Mori gjerat dhe iku ne shtepi dhe i tregoi babait te vet se cka i kishte thene buri babai i tij e perqafoj dhe i tha : Te Ka Thene mire biri im......Prej asaj dite ai djal me hante buken regullisht dhe jo neper rruge...
>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:22 am

Çakmaku


Canten ne shpine, shpaten ngjeshur ne brez, nje ushtar ecte rruges se madhe:
nje , dy!nje!dy! Kishte qene ne lufte dhe tani kthehej ne shtepi. Udhes takoi nje magjistare plake. Oh ajo ishte e shemtuar, buza poshtme i varej mbi kraharor!
-Mirembrema, ushtar!-tha ajo,-sa shpate te bukur qe paske! Sa e madhe qenka canta jote! Ti me dukesh ushtar i vertete; keshtu qe po te jap para sa te duash.
-Faleminderit, o plake!-u pergjigj ushtari.
-E shikon ate pemen e madhe? - vazhdoi magjistarja duke i treguar me gisht nje peme aty prane;-ajo eshte krej bosh perbrenda; hip siper , do shohesh nje vrime te madhe ; nga kjo vrime rreshqet gjer ne fund te pemes. Po ta lidh trupin me nje litar , qe kur te me therresesh , te te ngre perseri.
-C'do te bej ne fund te pemes?-pyeti ushtari.
-Do kerkosh para. Sapo te arrish ne fund te pemes, do te gjendesh ne nje korridor te madh te ndricuar mire pasi atje ka mbi 100 llamba. Do te shohesh tre porta, mund t'i hapesh, celesat jane bravat. Po hyre ne dhomen e pare, do te shohesh , ne mes te dyshemese, nje arke te madhe me nje qen persiper. Syte e ketij qeni jane aq te medhenj sa nje filxhan caji, po ti mos u habit. Po te jap mesallen time me kuti te kaltra. Ti do ta shtrosh ate ne dysheme:ec me guxim drejt qenit, kape , vere ne mesallen time; hape arken dhe merr aty sa grosh te duash. Te gjitha jane prej bakri; ne te pelqen me shume argjendi, hyr ne dhomen e dyte. Atje eshte ulur nje qen qe i ka syte me te medhenj sa nje gur mulliri: mos u habit, vere ne mesallen time dhe merr argjend sa te kesh qejf. Ne qofte se te pelqen floriri me shume edhe mund te kesh sa te duash, per kete mjaftonte hysh ne dhomen e trete. Mirepo qeni qe eshte ulur ne arke i ka syte me te medhenj sa nje kulle e madhe e rrumbullaket. Besome, nje qen i forte. Sidoqofte,ti mos u habit: vere mesallen time, ai nuk do te te beje asnje te keqe dhe merr nga arka sa flori te duash.
-S'me duket aspak keq,-tha ushtari; po ti cfare do qe te te jap, o magjistare plake? Mendoj se edhe ti duhet te kesh pjesen tende.
-Jo, une nuk dua asnje grosh; vetem te me sjellesh cakmakun e vjeter qe e ka lene atje gjyshja ime kur ishte per vizite heren e fundit.
-Mire. Shkoma litarin rreth trupit.
-Na, na edhe mesallen time me kuti te kaltra.
Ushtari hipi ne peme, rreshqiti nga vrima poshte dhe u gjend ashtu sic kishte thene magjistarja, ne nje korridor te madh, te ndricuar nga njeqind llamba.
Hapi porten e pare! Uf! Qeni qendronte I ulur dhe ia nguli syte e tij te medhenj sa filxhanet e cajit.
-Ti je nje djale I mbare, I tha ushtari duke e kapur ; e vuri ne mesallen e magjistares dhe mori aq grosh bakri sa I nxune xhepat. Pastaj e mbylli arken, e vuri perseri qenin persiper dhe iku ne dhome tjeter.Si qe e mundur! Atje qendronte qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje gur mulliri.
-Ki kujdes e mos m’I ngul syte aq shume –tha ushtari, -se do te te prishen.
Pastaj e vuri qenin ne mesallen e magjistares. Por kur pa gjithe ato te holla argjendi ne arke, I hodhi poshte ato prej bakri dhe ngjeshi mire me argjend xhepat dhe cantet e tij.
Pastaj, hyri ne dhomen e trete. Oh! C’tmerr!Qeni i kishte syte me te vertete te medhenj sa nje kulle e rrumbullaket; ata I verviteshin ne koke porsi rrota.
-Mirembrema!-tha ushtari duke nderuar ushtarakisht, se ne jeten e tij nuk kishte pare kurre nje qen te tille. Por, mbasi e veshtroi pak, mendoi me vete:”Mjaft!” E uli poshte qenin dhe hapi arken. Zot i madh! Sa flori qe kish! Sa per te blere gjithe qytetin e Kopenhages, gjithe derrat prej sheqeri te tregetareve te embelsirave, gjithe ushtaret prej plumbi, gjithe kamxhiket dhe kuajt, gjithe lodrat e botes; verte, kish shume flori.
Ushtari I flaku monedhat e argjendta qe kish ne xhepat dhe ne cante dhe I zevendesoi me flori. I mbushi kaq shume xhepat, thesin, kapelen, madje edhe cizmet, sa mezi ecte. Ish apo s’ish I pasur! E vuri qenin mbi arke, mbylli porten dhe nepermjet vrimes se pemes thirri:
-Tashti , me ngri lart o nene.
-E ke cakmakun ?- pyeti ajo.
-Oh jo vertet! E harrova fare.
U kthye mbrapsht dhe e solli. Atehere magjistarja e ngriti lart dhe ai u gjend perseri ne rruge te madhe me xhepat, canten , cizmet dhe kapelen plot me florinj.
-C’do ta besh kete cakmak ?-pyeti ushtari.
-S’te hyn ne pune ty. Ti more parate; me jep cakmakun tani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:23 am

Mbreterija e qiellit dhe e Tokes lidhin miqesine


Mbreterija e qiellit dhe e Tokes lidhin miqesine
Na ishte njëherë, shumë kohë përpara, në kohët shum të lashta, një mbret. Jetonte i lirë, në pronat e tija dhe zotëronte deri sa mund të të shihte syri. Të gjitha malet, të gjitha fushat, të gjithë krojet, gjithë lumenjtë, të gjith përrenjtë, të gjitha lëndinat, të gjithë zogjtë, të gjitha kafshët e egëra, të gjithë pyjet,era, bora, shiu, dielli që ngrohte gjithçka, dinin e flisnin gjuhën e tija.Ai kishte tre fëmijë. Dy djem e një vajzë. Njërin djal i madhi, quhej Trimi, i dyti quhej Fisnik, kurse vajzën, e treta quhej Diella. Të tre fëmijët rriteshin të lumtur. Nuk dinin kurrë të grindeshin me njëri tjetërin, sepse nuk kishin dëgjuar gjë të keqe nga goja e njëri - tjetërit. Aq të lumtur jetonin saqë gojë pas goje e mësuan të gjithë, deri sa vajti fjala në mbretërin e qiellit.Mbreti i qiellit, nuk e besonte të ishte dikush më i lumtur se sa ai! Sepse ai kishte disa veti dhe mundësi që nuk i kishte asnjë mbret i tokës. Për t'ju mbushur mëndja dhe për ta vërtetuar këtë, ai dërgoi në tokë njërin nga besimtarët dhe bashkë puntorët e tij, më besnikë.
- Të shkosh, - i tha atij - me vrap tek Filan mbret në tokë dhe të më thuash nëse, vërtet është i lumtur, ashtu siç më thonë! Dhe besniku i tij ,u nisë fluturimthi për në tokë, pa ja bërë fjalën dy mbretit të tij. Pallatin e mbretit e gjeti shum kollaj, sepse këdo që të pyesje e njihte dhe ishin të kënaqur nga ai. Kur shkoi tek pallati, nuk pa, t'i dilte asnjë obortar përpara, që ta ndalonte, apo ta pyeste ku shkonte. I dërguari hyri brënda murit, që e rrethonte pallatin e bukur, pa hasur në asnjë farë pengese. Sapo hyri në portën e madhe me hark, e gjerë sa të hynin gjashtë kalorës krah për krah dhe e lartë sa dy kalorës bashkë.Aty pa përball tij, një lulishte dhe një park të mbushur me lloj-lloj pemësh nga më të bukurat. Mbretin e gjeti duke u argëtuar me fëmijët e tij, e duke rendur nëpër lulishten me lloj-lloj lulesh të bukura.Atëherë thoshin se, njerëzit jetonin shumë dhe ishin më të mëdhenj fizikishtë e më të pasur shpirtërishtë. Mbase kjo kishte të bënte me madhësin e gjoksit të burrit të asaj kohe. Një gjoks aq i madh, pa tjetër që nxinte shumë bujari e fisnikëri brënda tij! Mbreti e mbretëresha ishin zhytur në lojën e fëmijëve të tyre, duke thurur kurora lulesh dhe nuk vunë re se, një krijesë që ata nuk e njihnin, nuk e kishin parë, po afrohej drejt tyre.Atë e vuri re vajza e para, që kur e pa, u trëmb sepse, nuk e kishte parë herë tjetër këtë krijesë, që ngjante me ta, por që lëkurën e kishte më të tejdukëshme se cipa e qepës. Flokët i kishte të bardha si dëbora e maleve, kurse mjekrën e kishte shum të gjatë.I porsa ardhuri e përshëndeti dhe i tha që të mos trëmbej, sepse ai nuk i bënte asgjë të keqe. Vajza u bind, jo sepse i tha i huaj por, sepse ajo nuk ishte mësuar që dikush ti punonte ndonjë reng e ta mashtronte. Ajo e pyeti se çfar kërkonte dhe nëse ajo mund t'i shërbente ta ndihmonte atë. I dërguari i mbretëris së qiellit mbasi u prezantua, i tha se nuk mund ta fshihte se kishte mbetur i habitur me bukurin e saj dhe të vëndit që e rriste. I kërkoi të takonte mbretin e gjithë kësaj bukurije. Vajza e bukur i tha se, mbreti ishte babai i saj dhe se e kishte përpara syvet. I sapo ardhuri u përshëndet përsëri me përulje dhe i sqaroi qëllimin e vizitës së tij, për herë të parë në këtë mbretëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:23 am

Miq te larget


Miq te larget
taniiii...perpara se te nisim perrallen u keqen xhaxhi, premtojni xhaxhit se do ta degjoni me vemendje ate, dhe jo si perrallen e kaluar qe bet zhureeeeem, mire kolopucat e xhaxhit
hajde i'a nisim tani:
na ishet sec na ishet...na ishte nje here nje arush gri qe e quanin Matia...Matia jetonte prej kohesh buze nje kenete, brenda zgavres se nje trungu te nje peme ku me perpara tek kjo zgavra banonte nje ketrush...
Ishte nje pem shume e madhe, me tre dhoma brenda dhe shume komode.
Aty arush Matia, ndjente fresket gjat veres dhe ngroht gjat dimriiiiiit.
Nje dite prej ditesh, arush Matia pati nje vizitor nga Australia e larget...ishte Koala Krutis, nje shoku i tij i vjeter.
Matia e rregulloj shokun e vet ne nje prej dhomave te medha qe kishte ai.
Kurtis ishte entuziast nga natyra dhe cdo gje i dukej e mahnitshme...Gjithcka ishte ndryshe ne Australi!
Matia e merrte me vete cdo dite shokun e tij te vjeter dhe e shetiste dhe i tregonte te gjitha rrethinat dhe vendet e bukura...
Dy miqt tan, shetisnin gjate neper pyll dhe takonin te gjithe banoret qe jetonin aty.
Nje dite prej ditesh, ata vendosen te ngjiteshin ne mal per te takuar ariun e murrme...
dhe ashtu ben...
u ngjiten lart e lart...deri te shtepia e madhe e ariut te murrme...
Ai i qerasi ata me lemonada si fillim, me pas i'u nxori mjalt per drek, qe arinjt e kan shume qejf....
ariu i murrme, u kenaq shume nga vizita e dy shokeve te vjeter...
me pas te dy shoket, Matia dhe Kurtis, u ngjiten akoma dhe me lart malit dhe takuan Marmoten simpatike, qe ishte shume shume e bukul...
Dielli po perendonte dhe dy miqve tane u duhej te ktheheshin ne shtepin e tyre perpara se te errej e te behej nate...
dhe keshtu ben...
Ne mbremje, Matia vendosi t'i bente nje surpiz te bukur shokut te tij Kurtisit, dhe i hoqi krevatin nga dhoma e tij ku flinte, dhe e vendosi ate midis dy degeve te pemes, me pas Matia vendosi dy poce me mjalt mbi deget e pemes dhe aty afer tyre vendosi dhe nje llampe...
Erdhi ora per te fjetur gjume dhe u futen posht batanieve te dy shoket, dhe qendruan duke pritur...
Pas pak filluan te vinin flutura te bukura shume shume...te cilat i terhiqnin drita e llampes dhe era e mire e mjaltit qe kishte vendosur Matia...u mblodhen aq shume flutura te bukura sa Kurtis nuk donte te flinte ate nate, por donte te rrinte gjithe naten duke pare fluturat e bukura, qe nuk i kishte pare kurr asnje here, se ne Australi ku jetonte Kurtis nuk kishte flutura aq te bukura...
Te nesermen ne mengjes kur u ngriten nga gjumi, Kurtis do largohej serish per ne Australi, dhe po i vinte aq keq qe do largohej nga ai vend aq i bukur, por edhe Matia nuk donte qe te ikte shoku i tij...mirepo Kurtis duhej te ikte se kishte len atje femijet edhe mama arushen vetem per te cilet i kishte marr shume malli...
Dhe keshtu u nis per ne shtepin e tij serish vizitori dhe shoku i ngusht i Matias...

Kurtis e falenderoi shume shume shokun e tij per te gjitha ato surpriza dhe per te gjithe ate mikpritje qe i beri Matiasi, dhe i premtoi atij se, heren tjeter do vinte bashke me femijet dhe mama arushen per vizite....dhe u nis per rruge vizitori jone i dashur...
-Mirupafshim shoku im i vjeter! -i tha Matias.

-Mirupafshim miku im! -tha Kurtis...dhe u nis per rrugen e larget per ne Australi vizitori jone i dashur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:23 am

Peralla e Shqiponjes



Peralla e Shqiponjes

Nj djalosh kishte dal pr gjah ne malet e Shqipris. Nj shqiponj fluturoi sipr tij, dhe u ndal n maj t nj shkrepi. Shqipja ishte jashtzakonisht e madhe dhe mbante n kthetrat e saj nj gjarpr.

Pas pak shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit ather n maj te shkrepit, dhe gjeti n çerdhe zogun e shqiponjs q po luente me gjarprin e mbytur. Por gjarpri nuk ishte vrtet i mbytur. Befas ai lvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'at ças djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjet gjarprin. Mandej ai mori zogun e shqiponjs dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmn e krahvet te shqiponjs.
"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

"Foshnja sht imja, sepse un e shptova nga gjarpri q ti nuk e kishe mbytur" u prgjegj djaloshi.

"Ma jep foshnjen time, dhe un t jap si shprblim mprehtsin e syvet t mi dhe fuqin e krahvet t mi. Ti do t jesh i pamposhtur dhe do t quhesh me emnin tim!"

I riu i dha shqiponjs zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, q tash ishte br burr. Me harkun e vet ai mbyti shum bisha t pyllit, dhe me shpatn e vet preu shum anmiq t vendit. Ndr t gjitha kto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.
I çuditur nga kto pun, populli e zgjodhi mbret gjahtarin trim. Ai (populli) e quajti Shqiptar, q do me than "Bir i shqiponjs", dhe mbretria e tij mori emnin Shqipri, q do me than "Vendi i shqiponjve."


Kjo perralle e lasht e popullit ton, esht marr nga libri:
"Tregime te mocme Shqiptare - Prralla e shqiponjs"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:24 am

PERRALLA PER MBRETIN LAKURIQ

Na ishte njehere nje Mbret dhe nje Mbreteri. Mbreti kishte oborrtare dhe sherbetoret e tij, kishte edhe pasuri te cilen e kishte marre nga mbreteria dhe populli i tij qe jetonte ne varferi. Po afrohej festa e Mbreterise se tij. Mbreti kishte vendosur qe ate dite te vishej me bukur se cdohere gjate jetes se tij... Kishte ftuar, kishte kerkuar rrobaqepesit me te mire, me te njohur nga e gjithe Mbreteria, por nuk ishte i kenaqur, pastaj ai filloi te kerkoje neper bote ...

Nje dite ne oborrin e tij mbreteror u paraqiten tre rrobaqepes te cilet kishin degjuar se Mbreti po i kerkonte rrobaqepesit me te mire, ata i thane se po vinin nga nje vend i larget i botes, dhe se mbretit do t'i qepnin rrobat me te bukura qe s'i ka asnje mbret ne bote ...
Mbreti u gezua shume kur i degjoi, -Ja tha tani i gjeta. Une do te vishem dhe do te behemi Mbreti me i bukur nga te gjithe mbreterit e botes dhe gjithe bota do te me njohe dhe do te degjoje kete ...
Ju siguroi rrobaqepesve mendafshin me te bukur, me te mire dhe me te shtrenjte ... Dhe tre rrobaqepesit filluan punen, punonin nate e dite, qe mbretin e tyre ta benin te lumtur me rrobat qe do t'i qepnin ata ...kaluan jave e muaj te tera, por rrobat nuk ishin gati ...

Mbreti po priste me padurim qe t'i vishte teshat qe s'i kishte askush ne bote ... Dhe erdhi dita e madhe, dita kur ai do te behej i bukur si asnjehere, dita kur do te festonte dhe do te gezonte ne diten e Mbreterise se tij ... shkoi te rrobaqepesit me ndihmesit dhe sherbetoret e tij ...rrobaqepesit bene sikur i nxoren nga arka e arte rrobat prej mendafshi, e xhveshen Mbretin dhe filluan t'ia veshin rrobat e reja ... - Keto thane ata, jane nga mendafshi me i shtrenjte, jane shume te holla, saqe ti o i madhi Mbret nuk do t'i ndjesh fare ne trup?! dhe bene sikur ia veshen ...
Mbreti i lumtur u kthye kah ndihmesit dhe sherbetoret e tij,-

He tha si dukem tani,
A dukem tamam Mbret ?!
... ata u pane njeri me tjetrin, dhe s'u besuan syve te tyre, sepse Mbreti ishte lakuriq, nuk kishte te veshur asgje ...
Tre rrobaqepesit, ne te vertete ishin tre mashtrues, te cilet kishin vendosur te pasurohen nga ajo iu afronte Mbreti...
- Ndihmesit dhe sherbetoret shikuan me dyshim,por askush nuk kishte guxim t'i thoshte Mbretit se eshte lakuriq ...
Erdhi koha qe Mbreti te parakalonte nga Pallati i tij Mbreteror ne rruget e qytetit , ku ishte mbledhur i gjithe populli qe ta shihte nga afer Mbretin dhe rrobat e tij per te cilat flitej ne tere Mbreterine ...
Mbreti krenar po parakalonte para turmave te njerezve te cilet ishin mbledhur ta shohin ...dhe atehere populli i shkrete e pa se Mbreti i tyre i dashur ishte lakuriq, por kete nuk kishte guxim ta thoshte askush ... vetem nje femije kur e pa ashtu, guxoi e tha -Mbreti qenka lakuriq !!!
Dhe atehere Mbreti e pa se vertet kishte qene lakuriq
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:25 am

ZJARRI DHE DEBORA


... Dhe keshtu, duke udhetuar neper bot, Zjarri arriti ne vendin e ftoht te Debores. Nje ditee, duke ecur ne pyll, ai pa nje vajze te bukur me flok te arta.
- Miredita ! - i foli asaj Zjarri plot kreshri.
- Miredita ! - i tha Debora me nje ze te qet, te bute e te urte.
- Kush je ti ? - pyeti Zjarri - Ti je e bukur dhe e veçant

- Un jam Debora - u prgjegje vajza, duke u bere edhe me e bardh, nga turpi i fjalve qe i tha djali.
- Do vish te lozim bashk? - i propozoi Zjarri - Un kerkoj nje mike se ndjehem i vetmuar ! E, ti, je e bukur.
Un i adhuroj vajzat nordike.
- Nuk mund te loz me ty - ju prgjegj Dbora.
- E perse ? - pyeti zjarri.
- Sepse nuk jam e gatshme - iu prgjegj Dbora.
- E çdo te thot "e gatshme" - pyeti Zjarri.
- Kjo do te thot qe "te lidhesh me dike" - shpjegoi Debora.
- Te lidhesh ?... Po qysh? Po pse ?...
- Pse ?... Sepse ti, per mua, nuk je veç nje djal qe ngjan me njeqindmije djem t tjer “ i shpjegoi Debora - E, un, skam nevoj per ty. E, as ti, nuk ke nevoj pr mua. Un s'jam per ty veç nje vajz me emrin Debor, si qindra mijra te tilla ne vendin tim. Ne, mund te lozim bashk e te kemi nevoj per njeri-tjetrin, vetem kur te jemi "te lidhur". Ateher ti do jesh per mua i vetem ne bot. E, un, do te jem per ty e vetmja ne bot...
- Ah, sikur kjo te behej e mundur, do te ish shum bukur. Me pelqen te behemi te till, te lidhemi�- tha Zjarri, duke ndjer ne shpirti e trup, nje emocion e ngrohtesi te thell.
Por, Debora, si gjithmon e qet dhe e urt, vazhdoi ti shpjegoj:
- E di ?... Un bej nje jet monotone. Ktu rreth meje, gjith vajzat ngjajn me njra-tjetrn e, edhe djemt, po ashtu. Kjo gje me mrzit. Por, po qe se ne te dy do te lidhemi, jeta ime do te jet plot drit e diell.
- E çfar mund te bej un per ty, Debor e Hijshme?- pyeti me padurim Zjarri.
- Un kam nevoj pr zjarrin tnd. S’️m plqen t jem e ftoht dhe e trishtuar Dua t ndryshoj e t nis nj tjetr jet, m t gzueshme e prkrah teje. E, pr kt, vetm ti mund t m ndihmosh

- Ah !... Kjo gje me pelqen ! - tha Zjarri - Kjo esht diçka e bukur dhe magjike

Debora e pa Zjarrin per nje cop her pa thne asnje fjal. Pastaj, shtoi :
- Te lutem, hajde te "lidhemi" !
- Sa mir esht te lidhemi ! - tha Zjarri plot deshir - Un kam ardhur ketu posaçerisht per kete. Per tu br miku yt. Por ti duhet te me premtosh se do te perpiqesh te me pershtatesh. Ndryshe un do te shtrengohem te iki.
Jam Zjarr e toka sme mban ne vend. Dua te udhtoj, te shoh e te njoh njerz, te kem miq e te njoh boten.
- Te njohesh boten, njerzit ?... Po ata jan kudo njelloj
E, ta dish se prej tyre do ta ndjesh vehten te çgenjyer. Vetem njerzeve me te cilt "lidhesh" mund tu besosh - i tha Debora e, pastaj, shtoi - E di ?... Njerzit sot sduan te njohin asknd. Nese ti kerkon nje mik "lidhu" me mua

- Mir
Po çfar duhet te bej un qe t "lidhem" me ty ? - pyeti Zjarri.
- Ah, pr t arritur kete, sduhet te ngutesh. Duhet te durosh - iu prgjegj Debora - Si fillim, ti duhet te ulesh larg meje, ja keshtu, ketu mbi bar. Un do te shikoj me bisht te syrit e ti sdo t thuash asnje fjal.
Sepse, fjalt jan gjithmon burim keqkuptimesh. E, ndrkoh, pr çdo dit q do kaloj, ti mund t ulesh pak nga pak, m pran meje

- Dakord
Do mendohem e do te kthej fjal - u prgjegj Zjarri.
... Te nesrmen, Zjarri erdhi ne vendin e takimit gjith qejf, i qeshur e duke kenduar nje poezi te Robert Bernsit, mbas nje nate pa gjum duke menduar pr vajzn me flok t art.
Debora e pa dhe i tha:
- Ti me plqen keshtu siç je: i pastr, plot jet e gazmor. Un kam nevoj e dua t bashkohem me ty, pikrisht per kto veti, po kjo sbehet ne nje minut. Per kete po te tregoj ca"sekrete" te cilat ti si njeh. E di?... Ti duhet te vish tek un ne te njejten ore. Nese ti vjen, bie fjala, ne oren kater mbasdite, un do ta ndjej vehten te lumtur qysh ne oren tre. Sa me teper te eci ora, aq me shum do lumturohem. Ne oren kater fiks, do ndjej te me nisin emocionet, kshtu un do te zbuloj se sa vlen lumturia ! Por, nese ti do te vish kur te teket, un sdo te di se kur do me nisin dridhjet e zemrs. Duhen, respektuar pra, ca rite.
- E çfar jan ritet ? e pyeti Zjarri plot kureshtje.
- Oh, tashme, ato jan pothuajse harruar ! - tha Debora - Ritet bejn qe nje dit te jet ndryshe nga tjetra qe vjen. Ka, bie fjala, nje rit ne fshatin ton. Per çdo te enjte djemt vallzojn me vajzat e fshatit. Kshtu, e enjtja, behet nje dit e mrekullueshme ! Mirpo, ne se djemt do hedhin valle kur tu teket, ather ditet do ngjajn me njra-tjetrn, do humbasin kreshrin, bukurin, e do behen te trishtueshme.
... Zjarri beri siç i tha eDbora e, pas nje muaji, ata krijuan "lidhje". Dhe u bashkuan te lumtur. Te lumtur ne boten e tyre. Ne mbretrin e tyre, aty n nje shtepi druri, buz nje liqeni te kalter.
Por, pas nj viti, Zjarri mendoi t bnte nj udhtim. Ai tha :
- Debor, e shtrenjta, e dashura ime, do vish me mua ne Jug ?
Debora iu prgjegj :
- Ah, nuk mundem. Un jam Debor. Aty ben nxeht. Un aty do te vdisja...
- Po ti do te ndjeshesh e vetmuar ketu. Do te qash...
- Sigurisht - u prgjegj Debora.
- Por un deshiroj te shkoj - tha trishtueshm Zjarri.
- Shko. Ai sht vendi yt. E, un ste pengoj. Mjafton qe ti te ndjehesh i lumtur...
- Vertet ?
- Vertet !
- Athere, mir u pafshim !
- Mir u pafshim - tha Debora - Ti do te jesh gjithmon ne zemrn time. Por, para se te nisesh po te them nje sekret. Ai esht shum i thjesht e ndofta do te vlej ne jet. Duhet ta dish se njerzit nuk shohin me sy, por me zemer. E, ajo qe esht esenciale esht e padukshme per syt...
- Ajo qe esht esenciale esht e padukshme per syt - persriti disa her me ngulm Zjarri, me qllim qe ta mbante at shprehje t ngulur prjet n kok.
- Njerzit e kan harruar kete te vertet - tha Dbora - Por ti, nuk duhet ta harrosh. Sepse qe sot e tutje, ti je prgjegjes per ate me te cilin je e�lidhure�. Ti je pergjegjes per mua, Deboren

- Un jam pergjegjs per Deborn - persriti Zjarri, per ta mos harruar kete gje kurr e, pastaj, shtoi :
- Debor, Princesh e Akullit, te premtoj se do kthehem !... Do shkoj ne
Jug vetm sa per tu ngrohur. Ktu ben mjaft ftoht. Por, te jap fjalen se do kthehem, per te te sjell ty zjarr nga shpirti e trupi im. Po ti, a do te me presesh?
- Do te te pres ! i tha Dbora.
Dhe ata u perqafuan e mbeten ashtu te lidhur per gjith naten, gjer te nesrmen ne agim...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:25 am

Lepuri dhe Breshka

Lepuri dhe breshka i kishin shtëpitë pranë dhe pranë. Lepuri gjithnjë e ngacmonte breshkën për ngadalësinë e saj. E quante plakë, megjithëse ata ishin moshatarë me njëri-tjetrin. Për t'u mburrur i kërkonte të bënin një garë vrapimi. Breshka nuk i përgjigjej, por kthente rrugë. Lepuri përsëri ia priste udhën.
-Hë, zonja breshkë, si thua, a pranon të bësh një garë me mua?
-Mirë, -tha një ditë breshka.
Lepuri u çudit nga fjalët e breshkës, e cila kishte pranuar të bënte një garë me lepurin, që e quante veten "më të shpejtin e kafshëve".
Lajmi se breshka dhe lepuri do të bënin një garë vrapimi me njëri-tjetrin ishte përhapur në të gjithë qytezën e pyllit. Edhe kafshët e tjera ishin çuditur me vendimin e breshkës. çasti i garës erdhi. Breshka dhe lepuri u vendosën në vijë si atletët dhe me t'u dhënë sinjali u nisën. Lepuri vrapoi me të katra dhe u bë erë, kurse breshka lëvizte me hapa të ngadalta. Lepuri duke vrapuar e kthente kokën prapa. Breshka zvogëlohej dhe zvogëlohej në sytë e tij, derisa erdhi një çast që nuk u pa më. Breshka kishte mbetur shumë prapa. Ishte vapë dhe nën hijen e ca pemëve lepuri qëndroi për të parë breshkën. Ajo nuk dukej gjëkundi. Kishte mbetur prapa, prandaj lepuri mendoi të merrte një sy gjumë nën hijen e pemëve derisa të afrohej breshka. Kur breshka të afrohej, ai do të vraponte përsëri dhe do ta fitonte garën. Nën pemë frynte një erë e freskët dhe lepurin e mori një gjumë i thellë. Një gjumë më i thellë nuk bëhej. Ngadalë ngadalë, breshka arriti tek hija e drurëve. Ajo dëgjoi një gërihmë. Hodhi shikimin dhe pa lepurin që po gërhiste. Kushedi se çfarë ëndërrash shihte. Nuk qëndroi por vazhdoi në udhën e saj me të njëjtin hap.
Ec dhe ec… Breshka po i afrohej fundit të garës.
Dikur lepuri u zgjua nga gjumi i thellë dhe hodhi sytë prapa për të parë breshkën. Ajo nuk dukej poshtë në udhë. Lepuri filloi të vraponte i sigurtë se breshka kishte mbetur prapa, ose e kishte lënë garën. Në një çast ngriti kokën dhe shumë përpara tij, atje ku gara përfundonte, pa breshkën. U çudit sa më s'bëhet dhe vrapoi me të gjithë fuqinë që ta arrinte. Ishte vonë, sepse breshka e kishte fituar garën. Kafshët e pyllit prisnin ardhjen e lepurit, por atij nuk i bënin më këmbët të vraponte. Mallkonte veten për gjumin e rëndë që e kishte zënë. Që nga ajo ditë lepuri nuk do ta ngacmonte më dhe nuk do të guxonte të futej në garë me breshkën. Trembej se mos përsëri do ta rrëmbente gjumi i rëndë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:25 am

Mimoza Llastica

Ah, çfarë llastice ka qënë ajo Mimoza! Ju nuk e keni njohur atëherë, por po ta njihnit, do ta merrnit inat.
Sa herë që zbriste shkallët e pallatit dhe na gjente duke luajtur në oborr, kërkonte të hynte patjetër në lojë.
- Moj Moza, ik mos na e prish lojën! - i bërtiste Sava.
Po ku pyeste Moza! Ne luanim me litar, ajo hidhej pa rradhë. Ne luanim luftash, ajo e merrte topin dhe vinte përqark pallatit. Ne luanim kukamçeftas, ajo kallëzonte se ku ishim fshehur.
Kishim rënë ne hall të madh.
-Rri moj Moza sa të mbarojë loja dhe pastaj luaj edhe ti!
Moza zbardhte dhëmbet dhe ikte me vrap.
-Shiko, - i thoshte Sava, që zemërohej kollaj, - po të zura, e zeza ti!
-Posi! - ia kthente Moza duke qëndruar larg. - Pa provoje njëherë!
Sava kafshonte buzën e poshtme dhe turrej ta kapte. Moza ikte me vrap, ngjiste shkallët e jashtme të pallatit dhe thërriste si me të qarë :
- Mami, olele, mami!
Dhe sapo Sava bëhej gati t'i hiqte ndonjë të mirë apo ta tërhiqte për flokësh, dilte në dritare koka e mamit të Mozës:
-U, ç'bën ashtu, moj Sava? Me Mozën merresh ti? Po ajo është e vogël!
Po më shpesh në dritare dilte koka e gjyshes, që i mbante flokët lidhur prapa.
-T'i këput veshët, dëgjove? S'ke turp! ... Ik tutje ...
Sava ishte aq e nxehur, sa lotët e pengonin të fliste. Atëherë flisnim ne:
-Nuk e ka fajin Sava, fajin e ka Moza... Moza na prish lojën.
-Hë, se nuk u bë qameti! E vogël është Moza, -ua kthente gjyshja dhe e merrte Mozën përdore dhe e fuste brënda. Ajo nuk rrinte fëre të na dëgjonte që t'i tregonim fajin e Mozës.
Po Moza nuk ishte e vogël. Ajo ishte sa ne, biles nga shtati ua kalonte disave prej nesh, por ajo ishte llasticë e madhe. Veç ta shikoje!
Dhe vërtetë, ta shikoje, ishte e bukur, e pastër, si ato kukullat e mëdha që i vënë në vitrinat e dyqaneve. Rrinte e veshur shumë mirë, gjithnjë me rroba të reja.
E pse të mos mbahej ashtu? Ajo ishte vajzë e vetme! Për Mozën kujdeseshin të gjithë njerëzit e shtëpisë: babi, mami, gjyshja, dhe gjyshi. Në shtëpinë e Mozës dëgjohet vetëm emri i saj.
Ju nuk i keni parë ndonjëherë lodrat e Mozës; të gjitha lodrat e pazarit ia kanë blerë dhe ia kanë prurë në shtëpi: kukulla lloj-lloj, topa të vegjël e të mëdhenj, kuti me qëndisma, enë guzhine... Moza ka edhe një biçikletë, ka edhe makinë të vogël, me të cilën i bie rreth e përqark pallatit.
Ne, të tjerat, jo se nuk kemi lodra, kemi, po nuk kemi aq shumë dhe s'janë aq të bukura si na duken ato të Mozës.
Dhe, të themi të drejtën, lodrat e Mozës na prishin gjithmonë mëndjen, sepse në të vërtetë nuk na pëlqente Moza llasticë, por lodrat dhe sendet e saj na tëhiqnin.
Gjithmonë ndodhte kështu: Mozën e merrte mami ose gjyshja dhe e fuste brënda në shtëpi, ne ktheheshim të mërzitura dhe vazhdonim lojën. Na vinte inat që gjyshja dhe mami i saj nuk na jepnin kurrë të drejtë. Vetëm Sava thoshte e zemëruar:
-Do ta shohë ajo, do ta shohë! Llastica!
Po nuk kalonte shumë dhe Moza zbriste prapë ne oborr me ndonjë kukull të madhe në duar ose me makinën që ia mbante gjyshja. Ah, sa të bukura na dukeshin ato! Në fillim ne bënim sikur nuk e shikonim, po dalëngadalë na ikte inati, dhe duke parë lodrat e Mozës, harronim lojën. E para e linte lojën Eva. Ajo thoshte :
-Unë nuk loz më, se u lodha.
Dilte nga loja dhe pas pak i afrohej Mozës. Moza ia jepte menjëherë kukullën ose çdo gjë tjetër që kishte në dorë dhe, si për inat, shikonte nga ne. Ne të tjerat, tani nuk kishim më mëndjen tek loja dhe një nga një largoheshim, deri sa loja prishej fare. Ikte Klara, ikte Tina, ikte Edita ... dhe mbeteshim vetëm unë dhe Sava. Ne të dyjave, jo se nuk na pëlqenin lodrat e Mozës, na pëlqenin shumë, po se si na vinte, ashtu. Na kapte inati. Ishte Moza fajtore dhe, në vend që të vinte ajo tek ne, venim ne tek ajo. A ishte e drejtë kjo? Nuk ishte hiç e drejtë, po hajde t'ua mbushje mendjën Evës, Klarës, Editës, Tinës. Ato zemëroheshin kur Moza na prishte lojën, po kur dilte në oborr me lodrat e saj, e harronin shpejt zemërimin dhe i afroheshin e loznin sikur nuk kishte ndodhur asnjë.
Ah, sikur ta dini sa nxehesha unë e Sava, sidomos Sava. Ta shikonit Savën si bëhej. Donte të shkonte t'u prishte lojën, t'i shante, biles nganjëherë i hipte ne kokë t'i rrihte. Po unë s'e lija.
-Hajde ikim, - i thosha, - Punë e madhe!
Ah, çfare dinake ishte ajo Moza! I nxirrte lodrat sa të na prishte lojën, e t'u merrte mëndjen atyre "budallaqeve" dhe pastaj e dinte vetë ajo. Sepse gjithnjë ndodhte kështu: Ua linte pak lodrën në dorë dhe ua merrte. U thoshte : "Mjaft tani, se më flet mami!"
I mbante sa i mbante, pastaj i dëbonte. Po i dëbonte!
U thoshte :"Ikni, tani se nuk loz më!, Ikni se do loz vetë!, Ikni se u mërzita!"
Kështu na kishte dëbuar njëherë edhe mua me Savën dhe ne që atë ditë nuk shkelnim më në shtëpinë e saj. Pse, ç'ishim ne, shërbëtoret e Mozës?!
Po hajde t'ua mbushje mendjen të gjitha shoqeve të pallatit, që i venin Mozës. Ato kujtonin se ne e kishim inat kot Mozën, sikur ia kishim zili lodrat.
Po ne nuk na bëhej vonë.
Kaloi kështu një javë, një muaj, dy, kur një ditë Klara na u zemërua aq keq me Mozën, se s'duronte ta shihte me sy. I kishte mbajtur bukën e lyer me gjalp, kurse, Moza kishte bredhur me biçikletë dhe pastaj i kishte thënë:
"Pse ma ke lëpire gjalpin?"
Një ditë tjetër iku dhe Tina nga Moza. Ikën me rradhë dhe të tjerat. E fundit iku Eva. Të gjitha nuk i flitnin më Mozës. Ajo ishte llasticë, që s'i gjëndej shoqja!
Kështu, Moza mbeti vetëm, pa shoqe. Ta shikoje kur zbriste shkallët e dilte në oborr; ngarkohej me gjithë ato lodrat, merrte edhe biçikletën dhe makinën e vogël, por asnjë nuk i afrohej. Ne as e shihnim, as i flitnim, por vazhdonim lojën. Asaj i vinte plasje.
Në fillim priste t'i shkonte ndonjë nga ne. Por, kur pa që asnjë nuk i vajti, zuri të na thërriste me emër:
-Eva do të lozësh? Na.
Zbriste nga biçikleta dhe priste t'i shkonte Eva por ajo nuk luante nga vëndi, biles edhe kur i prishej mendja, Sava e shikonte me inat dhe Eva nuk guxonte.
Erdhi një ditë që Moza mbeti pa shoqe fare. Lozte me Blertën, që ju s'e njihni, me një vajzë të vogël, që s'ka mësuar akoma të flasë. Ne kjo na gëzonte.
Por Moza u mërzit shumë dhe si duket u tha mami dhe babit. Zbriti mami i saj dhe na tha:
-Vajza, pse s'lozni me Mozën?
Ne nuk folëm njëherë, por Sava, që është brisk nga goja, i tha:
-Moza është llasticë!
-I marrsh të keqen Mozës, - u degjua zëri i gjyshes nga dritarja, - llasticë je vetë!
Mami i Mozës u zemërua, por jo me ne, me gjyshen. Ajo nuk foli më. Mori Mozën dhe iku. Nga kjo ne kuptuam se edhe mami i saj nuk donte që Moza të ishte llasticë.
Tani Moza rri fare vetëm. Nuk i zbret më lodrat. Na shikon ne që lozim dhe as na flet, as na nget.
Herën e fundit ndodhi kështu: Ne po loznim prapa pallatit me litar. Kur papritmas u fut në mes Moza dhe deshi të hidhej. Sava, që rretullonte një anë të litarit, sapo e pa, ndaloi lojën. Anën tjetër të litarit e mbante Eva.
-Tunde Eva! - tha me gjysëm zëri Moza.
Por edhe Eva e lëshoi litarin.
-Ti je llasticë! - tha një nga ne.
Padashur ne u grumbulluam dhe e vumë Mozen në mes. Ajo mbante kokën ngritur, po sytë i kishte ulur poshtë.
-Ti nuk je shoqja jonë, - tha Sava. - ti ke shoqe vetëm veten.
Ajo uli menjëherë kokën.
-Llasticë! - thirri Eva
-Llasticë! - thirrëm edhe ne të tjerat.
Moza mbuloi me duar fytyrën dhe menjëherë ia plasi të qarit. Ne nuk folëm fare, as unë, as Sava, asnjë. Ajo qante pa zë, por i gjithë trupi i dridhej. Ne kishim bërë një rreth përqark saj.
-Hajde vajza vazhdojmë lojën! - thirri Sava dhe kapi litarin. Ne u shpërndamë dhe, kur filluam të lëviznim litarin, ajo iku me vrap për në shtëpi.
Qysh atë ditë, Moza e kuptoi gabimin, e kuptoi se ishte bërë llasticë dhe llasticat nuk kanë shoqe.
Ajo vërtetë kishte shumë lodra, kishte mamin, babin, gjyshen dhe gjyshin, por ato nuk ishin shoqe. Nuk ishin ato shoqet me të cilat rri dhe loz gjithë ditën. Ajo nuk ishte e gëzuar si vajzat e tjera të pallatit tonë.
Një ditë ajo po zbriste shkallët e pallatit. Dalëngadalë ajo u afrua aty ku po loznim ne dhe na pyeti :
-A të loz edhe unë?
Ne po shikonim nga Sava, asaj i erdhi keq, edhe ne na erdhi keq kur pamë sytë me lotë të Mozës.
-Mirë, - tha Sava.
Ajo e gëzuar u fut në lojë, dhe prej asaj kohe, Moza e kuptoi gabimin e saj dhe ne nuk e thërrisnim më llasticë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:25 am

Zemra e nenes
nga Odhise Grillo


Na ishte një herë një kohe qe s'mbahet mend një nene me shpirt aq të madh e aq te gjerë, sa edhe qiejt bashke e oqeanet nuk ia kalonin dot.
Ne zemren e saj kishte vend për gjithçka te bukur e te mirë qe ka bota, po asnjë therrime vend për te keqiat e te shemtuarat qe ndodhin ne gjithesi...
Me shumë vend nga te gjithë tjerët ne zemren e nenes zinte djali i saj.
Edhe ai, si nëna e vet, e kishte zemren flori e shkuar floririt.
Dhe donte gjithçka te mirë e urrente çdo të keqe,
Vendin kryesor ne zemren e tij e zinte e ema, te cilën thoshin se e donte me tepër se veten e vet.
Po donte edhe një vajzë shumë me shumë se veten e vet e se nënën...
Se ajo ishte me e bukur se shtojzovallet dhe me e bukur e me e mirë se e Bukura e Dheut.
Për te linte edhe mendte e kojes, e jepte dhe jetën e vet.
Meqë djali e donte dhume e shumë vajzen, edhe pse nëna kishte dëgjuar se ishte tepër e perkdhelur, tekanjoze dhe e prapë, pranoi, ia dha djalit bekimin dhe cifti u martua.
Qysh ditën e pare qe shkeli ne shtepine e te shoqit , nusja morri gjuhën e gjarperit, qe mbante te fshehur dhe derdhi një pikë helm ne zemren e burrit vet:
-Ti do me shumë nënën tënde se mua!- i tha.
-Jo.-iu perbetuar djali. -Ju dua te dyjave njelloj e me shumë se veten.
-Ashtu?- u terbua e shoqja. -Po të me duash njelloj sa nënën është pak për mua. Prandaj qysh këtë çast ta ndash. E dua dashurinë tënde vetëm për vete. Nuk kam qejf ta ndaj me tjerët.
Djali uli sytë e vari koken dhe shkoj drejt te e emea. Zemra e nenes e ndjeu se i biri ishte i vrarë ne shpirt dhe e pyeti:
-C'ke o bir i nenes, qe je kaq i trishtuar?
-Kështu e kështu më tha nusja...Vërtetë e dua shumë se është me e bukur e me e mirë se zanat dhe se e Bukura e Dheut, po do ta ndaj se nuk është për mua, gjersa nuk te do ty. Unë ju dua si sytë e ballit te dyjave.
-Fjale është ajo, qe thua, o bir? Si ta nxe goja e ta thotë zemra ta ndash nusen, te cilën e do me tepër se veten tënde?
-Jo o bir. Me mirë me ndaj mua, se zemra e nenes ka vend për gaze e helme me shumë se çdokush,ne këtë e ne atë botë...
Djali u kthye zemervrare tek e shoqja dhe i tha:
- Ta plotesova dëshirën e dashur, e ndava nënën.
- Sa mirë- u lumturua ajo dhe iu hodh ne qafe.
E gushi dhe e puthi ne faqe, ne sy, ne buzë.
Nja dy ditë deti qe kishte nusja ne zemër ra ne fashe nga gezimi qe e ndau djalin nga nëna. Mirëpo me te marrë vesh se i shoqi kishte qenë tek e ema për vizite, deti ne zemren e nuses ngriti dalge e u terrbua:
-Ti s'më do mua.- i tha te shoqit si nderkryer.
-Ti do me shumë nënën tënde. Vërtetë u ndave prej saj po aty e ke mendjen, sytë zemren dhe kembet te çojnë gjithmonë te dhoma e saj.
-Jo iu pergjigj djali me zemren e vrarë. -Ju dua te dyjave njelloj e me tepër se veten time...
- Ashtu? Ti sme dashke fare. Me shumë do nënën tënde, gjersa na do të dyjave njelloj.
Unë kerkoj te me duash vetëm mua dhe asnjë tjetër. Merr vesht apo jo? Nuk dua ta ndash dashurinë ne dysh. Dua te te kem vetëm për vete.
-Po për vete me ke nate e ditë. Me ty bie me ty ngrihem. Me ty nga mëngjesi ne mbrëmje e nga mbrëmja ne mëngjes...
-Nuk me mjafton kaq. Dua qe ta debosh nënën nga shtëpia dhe te mbtemi vetëm ne te dy. Kështu do të jemi te qete dhe te lumtur si asnjë çift tjetër.
-Si ta bëj këtë te pabere? A debohet nëna qe më ka bërë koken?- u ankua djali. - A përzihet nëna nga shtëpia?
-Mirë athere, me debo mua.- iu pergjegj e shoqja. -Ose me mirë po iki vete.- Dhe rrembeu kepucet canten ne duar e iku si furtune. Nga pas u perplas dera plot tersellime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:26 am

Shqiponja e dhelpra
Shqiponja e dhelpra lidhën miqësi dhe vendosën të banojnë afër njëra-tjetrës, për ta përforcuar kështu edhe më tepër miqësinë. Shqiponja fluturoi në një dru tepër të lartë dhe ndërtoi çerdhen; ndërsa dhelpra mbeti në një kaçubë nën drurin dhe aty polli këlyshët.
Njëherë dhelpra doli për të gjuajtur, kurse shqiponja që kishte mbetur pa ushqim, fluturoi poshtë tek kaçuba, ia rrëmbeu këlyshët dhelprës dhe i hëngri bashkë me shqiponjat e veta të vogla. Kur u kthye dhelpra pa se çka i kishte ndodhur, nuk u pikëllua aq për zhdukjen e të vegjëlve të vet se sa për atë që nuk mund të hakmerrej. Nga toka ajo nuk mund t'i bënte gjë shpenzës në ajër. Prandaj zuri vend pak larg dhe filloi ta mallkojë armiken - çka është e vetmja armë e të dobëtve dhe e të pafuqishmëve.
Megjithatë, shqiponja që e theu miqësinë, e mori shpejt dënimin. Njëherë, kur disa barinj piqnin mish në prush, ra poshtë fluturimthi dhe rrëmbeu një copë mish, në të cilin kishte mbetur një bacë. Posa e çoi mishin në çerdhe të vet, ia nisi të fryejënjë erë e fortë, dhe prej gacës morën flakë degët e holla e të thata e kështu shpërtheu një flakë e madhe.
Nga kjo, zogjët e vegjël të shqiponjës, meqënëse ishin pa krahë, ranë në tokë gjysëm të djegur. Dhelpra vrapoi dhe i gëlltiti në sy të shqiponjës.
Përrallëza tregon se ata që shkelin miqësinë, edhe në i shpëtofshin hakmarrjes, prapëseprapë nuk do t'i shpëtojnë dënimit t¨emerituar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:26 am

Pasagjeri

Pasagjerët e autobuzit po shihnin me dashamirësi një grua të re që numëronte hapat bashkë me shkopin e saj të bardhë. Ajo i pagoi biletën shoferit dhe duke përdorur duart për të ndijuar vendndodhjen e ndenjëseve të autobuzit, eci mes radhëve, derisa gjeti vendin që shoferi i tregoi se ishte bosh.


Kishte kaluar një vit që kur Sara 34-vjeçare, humbi shikimin. Për shkak të keqërdorimit të diagnozës mjeksore, ajo kishte mbetur e verbër, ishte hedhur papritur në një botë errësire, zemërimi, mërzie dhe keqardhjeje. Dikur një grua tepër e pavarur, tani Sarah u ndie e sulmuar nga stuhia që i mori fuqinë dhe i dukej vetja një barrë e rëndë për këdo që e rrethonte. Por sido dhe sado të qante e të bërtiste, ajo e dinte të vërtetën e hidhur- shikimi nuk do t’i kthehej më kurë. Një hije trishtimi qëndronte pezull në shpirtin dikur optimist të Sarës. Përfindimi i çdo dite, ishte thjeshtë një përvojë bezdije dhe lodhjeje. E gjitha ku mund të varej, ishte burri i saj, Islamili.


Ismaili ishte një oficer ushtarak, dhe e donte Sarën me gjithë zemër. Në fillim kur ajo humbi shikimin, ai pa se si ajo u zhyt në dëshpërim dhe ishte i vendosur për ta ndihmuar që të fitonte forcën dhe besimin që i duhej për t’u bërë përsëri e pavarur. Formimi dhe edukimi i tij familiar e kishin mësuar, Ismailin se si të merrej me situata kaq të ndjeshme, dhe ai e dinte fare mirë se ajo qe beteja më e fortë me të cilën do të përballej.


Si përfundim, Sara vendosi t’i kthehej sërish mësimdhënies, por, si do të shkonte deri atje? Më parë ajo merte autobuzin e shkollës, por, tani ishte shumë e frikësuar të ecte vetëm në rrugët e qytetit. Ismaili u tregua i gatshëm për ta çuar atë në punë çdo ditë, edhe pse të dy punonin në kahe të këndërta të qytetit. Në fillim kjo e qetësoi Sarën dhe përmbushi nevojën e Ismailt për ta mbrojtur gruan e tij tashmë të verbër, e cila ishte e pasigurtë të bënte edhe punën më të thjeshtë. Megjithatë, së shpejti Ismaili e kuptoi se ky sistem nuk mund të ecte mirë – ishte i ashpër dhe i lodhshëm. Me veten e tij, mendonte se Sara duhej ta merte vete autobuzin. Por vetëm mendimi që një gjë të tillë duhej t’ia përmendte Sarës, e bënte të strukej. Ajo ishte ende shumë e brishtë. Si do të reagonte vallë?!

Tamam ashtu siç e kishte parashikuar Ismaili, Sara u tmerua thjesht nga idea se do ta merrte autobuzin sërish vetë. “Po unë jam e verbër!” u përgjigj. “Si mund ta di se ku po shkoj? Ndihem sikur po më braktis!” Këto fjalë ia thyen zemrën Ismailit, por ai e dinte se çfarë duhej të bënte. Ai i premtoi Sarës se çdo mëngjes dhe mbrëmje do ta shoqëronte Saran në autobus, deri sa ajo t’ia merte dorën vetë. Dhe ndodhi tamam kështu.


Për dy javë të tëra, Ismaili e shoqëroi Sarën çdo ditë, për në punë dhe nga puna. Ai e mësoi atë se si të mbështetej në shqisat e saj, veçanërisht në atë të dëgjimit, për të përcaktuar vendndodhjen dhe si të përshtatej me mjedisin e ri. Ai e zuri mik shoferin e autobuzit të shkollës, i cili mund të kujdesej për të dhe t’i rezervonte asaj një vend. Ai e bënte atë për të qeshur madje edhe në ato ditë jo dhe aq të këndshme, kur ajo do ecte jashtë autobuzit apo kur do t’i binte çanta nga dora. Çdo mëngjes ata udhëtonin bashkë, dhe Ismaili më pas, do të merrte taksi për t’u kthyer në punë. Megjithëse kjo rutinë ishte më e shtrejntë dhe më e lodhshme se e para, Ismaili e dinnte se ishte thjesht çështje kohe, derisa Sara të mësohej ta merte vetë autobuzin. Ai besonte në të, në Sarën që kish njohur para se të humbte shikimin, e cila nuk ishte e frikësuar nga asnjë sfidë dhe e cila nuk dorëzohej asnjëherë. Së fundi Sara vendosi se ishte gati ta merrte vetë udhën. Ishte mëngjesi i së hënës, dhe para se të ndahej, ajo e përqafoi Ismailin (shoqëruesi i përkohshëm I autobuzit), burrin e saj dhe mikun e saj më të mirë. Sytë iu mbushën me lotë mirnjohjeje për bujarinë, durimin dhe dashurinë e tij. Tani për të parën herë rrugët e tyre u ndanë. E hëhë, e martë, e mërkurë, e ejnte... Çdo ditë e saj shkoi për mrekulli. Sarah asnjëherë nuk ishte ndier kaq mirë. Ajo po ia arrinte! Ajo po shkonte në punë vetëm me veten e saj!


Mëngjesin e së premtes, Sara mori autobuzin për në punë si zakonisht. Ndërkohë që po paguante biletën, shoferi tha: “Të kam me të vërtetë zili.” Sara nuk ishte e sugurtë nëse shoferi po fliste me të apo me dikë tjetër. Mbi të gjitha, kush mund ta kishte zili një grua të verbër e cila po përpiqej vetëm që të gjente kurajon të jetonte edhe ato vite që i kishin mbetur? Nga kurioziteti e pyeti shoferin: “Përse thoni që më keni zili?” Shoferi u përgjigj: “Duhet të jetë shumë mirë të jesh nën kujdes dhe i mbrojtur ashtu si ti.” Sara nuk po kuptonte se për çfarë po fliste shoferi, dhe pyeti përsëri: “Çfarë doni të thoni me këtë?” Shoferi u përgjigj: “E di një gjë, çdo mëngjes së kësaj jave së kaluar, një burrë i pashëm me uniformë ushtarake, ka ndenjur në qoshe të autobuzit duke ju ka parë tek zbrisnit nga autobuzi. Ai sigurohet se ju e kaloni rrugën shëndoshë e mirë, dhe ju sheh derisa hyni në ndërtesën e shkollës. Më pas ju fryn një puthje dhe largohet ngadalë. Ju jeni një grua vërtetë me fat.”


Lotë gëzimi vërshuan faqeve të Sarës. Megjithëse ajo nuk mund ta shihte fizikisht Ismailin, e kishte ndjerë gjithmonë praninë e tij. Ajo ishte e bekuar, madje shumë e bekuar, pasi ai i kishte dhuruar asaj një dhuratë edhe më të fortë se shikimi, një dhuratë që nuk kishe nëçevojë ta shihje për ta besuar- dhuratën e dashurisë që ndajnë burri dhe gruaja- dhuratën e dashurisë që sjell dritë atje ku ka errësirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:27 am

Vdekja e gruas ruse


Nina F. moskovite. Martuar më 1956 me një oficer shqiptar. Pas fjalëve të dua, erdhën shëtitjet në parkun Gorki, telefonimet nga kabinat e mbuluara me borë, dënesat s'do të më harrosh etj.,etj,.gjer te : qytetare Nina e pranon për burrë A.D. Dhe pastaj nënshkrimet, këmbimi i unazave, ardhja dhe muaj i mjaltit në Shqipëri .Tani ajo është shtrirë në arkivol në mes të dhomës së apartamentit, mijëra kilometra larg vendit të saj. Ka vite që s'ka marrë letër nga të vetët (letrat ishin të rralla pas prishjes së marrëdhënieve dhe vitet e fundit pothuajse janë prerë). Ajo nuk ka ditur saktësisht kush ka vdekur e kush është gjallë në familjen e saj, ashtu sikurse nuk do ta marrin vesh kurrë saktësisht nëse ajo ka vdekur vërtet e, aq më pak, vitin e vdekjes.Rrotull arkivolit një grumbull grash e qajnë në gjuhë të huaj . Janë motrat e oficerit, plaka tashmë.Për shkak të shamisë me lule me të cilën ia kanë lidhur kokën, ajo ngjanë edhe më shumë ruse dhe akoma më të trishtueshme e bën kjo e qarë në gjuhë të huaj për të .Rrallë është vajtuar një grua nga kunatat e saj me kaq ngashërim. Ky është një mendim që edhe në qoftë së nuk thuhet me zë, ndihet menjëherë . Ashtu siç ndjehet shpjegimi për të : qajnë në radhë të parë vetminë e saj .E me siguri; të tyren . Në të djathtë të arkivolit, pas shpinës së grave ngrihet një raft librash. Midis titujve, spikasin librat që flasin për prishjen me Bashkimin Sovjetik, kryesisht librat politikë të udhëheqësit të vendit .Midis tyre dhe gruas ruse shtrirë në arkivol është dënesa e grave .Është një ditë e lagët , me shi . Megjithatë askush nuk largohet para kohe nga gropa . Një grua, anëtare e kryesisë së Frontit të Bllokut , mbanë një fjalë fare të shkurtër, ku thotë se Nina F. Ishte nënë dhe bashkëshortore e mirë dhe një punonjëse e ndërgjegjshme, që në punën dhe jetën e saj kishte pasur përherë parasysh mësimet e partisë dhe të udhëheqësit të saj. Asnjë fjalë për kombësinë e saj , atë kombësi që i kishte dhënë asaj vetminë më të madhe që mund të përfytyrohet . Lamtumirë, Nina ! Këto fjalë janë të vetmet fjalë të natyrshme që thotë anëtarja e kryesisë së Frontit. Po më e natyrshme se ato është zhurma e baltës dhe guriçkave që bien mbi arkivol, me një gjuhë universale, shumë më të kuptueshme se ajo e njerëzve , ndonëse varrin për gruan e vdekur nuk po e jep toka e gjerë ruse, por trualli i ngushtë shqiptar, i cili mezi mjafton për varret e të vetëve .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:27 am

Shqiponja dhe njeriu
Një herë një njeri zuri një shqiponjë, ja preu menjëherë krahët dhe e lëshoi ndër pula. Ajo dukej e pikëlluar për gjendjen e saj të mjerë. Një njeri tjetër e bleu këtë shqiponjë dhe e la që t'i rriten prapë krahët. Atëherë shqiponja i hapi krahët e fluturoi, zuri një lepur dhe ia solli menjëherë mirëbërësit të vet. Dhelpra e pa këtë e i tha:
Mos ia dhuro këtij, por atij të parit, që most ë zërë prapë dhe mos t'i shkulë prapë krahët.
Përrallëza tregon se mirëbërësit duhet t'i kthehet e mira, kurse prej të këqinjve duhet ruajtur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:27 am

Shqiponja , sorra dhe bariu
Një shqiponjë ra fluturimthi mbi një shkëmb të lartë she rrëmbeu një qengj. Këtë e pa sorra dhe nga smira deshi të ndjekë shembullin e saj. Prandaj u lëshua me një krrokatje të madhe dhe u hodh mbi një dash. Por iu ngatërruan kthetrat në bashën e leshit dhe nuk mundi të fluturojë lart, kështu filloi të përplasë krahët. Bariu e pa se çka ndodhi, vrapoi dhe e kapi sorrën. Mandej ia preu krahët dhe, në mbrëmje , ia çoi fëmijëve të vet. Kur e pyetën fëmijët se çfarë zogu mund të ishte ai, bariu tha:
Ma sa e di unë, sigurisht - sorrë, por siç kishte për të dashur ajo vetë - shqiponjë.
>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:27 am

Bilbili dhe skifteri
Një bilbil kishte qëndruar mbi një lis të lartë dhe, si rëndomë po këndonte. Skifteri e diktoi dhe, meqënëse ishte i uritur, fluturoi dhe e rrëmbeu bilbilin. Duke dashur të shpëtojë, bilbili filloi të lutet, duke i thënë se ishte i vogël e nuk do ta nginte skifterin, prandaj duhet të lapte ndonjë zog më të madh, në qoftë se është i uritur. Skifteri ia preu fjalën e i tha:
Do të isha vërtet i marrë sikur ta lija ushqimin e gatshëm që e kam në kthetra dhe të shkoja të ndjek qtë eë ende s'është askund.
Përrallëza tregon se ka grykës, që, duke lakmuar sa më tepër, humbit edhe atë që kanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" EmptySat Feb 13, 2010 12:28 am

Maçorri dhe minjtë
Në një shtëpi kishte shumë minjë. Maçorri e mori vesh këtë, shkoi atje dhe ndejti që t'i gjuajë e t'i hajë të gjithë një nga një. Mirëpo minjtë iknin në vrima nga zhurma më e vogël. Pasi nuk mund t'i zinte më, maçorri e ndau mendjen t'i joshë me dredhi. Prandaj hipi mbi një kunj druri, u var dhe u bë si i ngordhur. Një mi shikoi nga vrima dhe kur e pa, tha:
I dashuri im, nuk do t'ju afrohemi edhe sikur të shndërrohesh në thes.
Përrallëza tregon se njerëzit e mençur, kur e provojnë poshtërsinë e ndokujt, nuk mashtrohen më me hipokrizinë e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




"Tregime" Empty
MesazhTitulli: Re: "Tregime"   "Tregime" Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

"Tregime"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Cfar dallimi kajn fjalet"te duash" dhe " te dashurojsh"...?
» Tregime per dashurine....
» Tregime Islame
» Genta Imajli – Kënga "Si Panter" e vjedhur!!! Video exluzive
» "Njeriu është Krijuar në vështërsi të njëpasnjëshme" - Dr.Shefqet Krasniqi
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum