www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


S’PO MË KUPTON BURRI IM! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


S’PO MË KUPTON BURRI IM! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 S’PO MË KUPTON BURRI IM!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

S’PO MË KUPTON BURRI IM! Empty
MesazhTitulli: S’PO MË KUPTON BURRI IM!   S’PO MË KUPTON BURRI IM! EmptyWed Jun 30, 2010 6:34 am

Shkruar nga Jahja Zekerija
Nga arabishtja: Omer Berisha
S’PO MË KUPTON BURRI IM! Muslim+couple Gruaja e mirë është thesari më i çmuar për një besimtar. Për raportet familjare duhet të kujdesemi dhe duhen mbrojtur, pasi prishja e tyre është pikësynimi i shejtanit fillimisht, por edhe i pasuesve dhe i ushtarëve të tij, xhind apo njerëz, që janë djaj po ashtu. Puna më “madhështore” për djallin dhe shoqërinë e tij është të jenë shkaktarë të ndarjes midis burrit dhe gruas së tij. Në hadithin që e shënon Muslimi në Sahihun e tij, i Dërguari, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Iblisi e vendos fronin e tij mbi ujë dhe pastaj i dërgon punëtorët e tij. Më i afërt me të është ai që ka bërë fitnen më të madhe, i afrohet njëri dhe i thotë: Kam bërë këtë e këtë. S’paske bërë gjë – ia kthen ai, ndërsa vjen tjetri dhe i thotë: Nuk u ndava nga një njeri derisa arrita ta ndaj nga gruaja e tij! Atë e merr pranë tij dhe i thotë: Sa i mirë që je!”.
Problemet në raportet familjare vijnë si rezultat i disa gjërave, por vetëm njërën prej tyre do të mundohemi ta ndriçojmë në këtë trajtim dhe ajo është: moskuptimi nga bashkëshortët i natyrës së njëri-tjetrit.

Prandaj sjellja e papërshtatshme midis bashkëshortëve për të zgjidhur problemet vjen si rezultat i natyrave të ndryshme të tyre, moskuptimit të kësaj ndryshueshmërie, rëndësisë së saj dhe shkallës së ndikimit, dhe mosrespektimi i kësaj ndryshueshmërie. Sa më shumë t’i kuptojmë këto dallime e ndryshime midis burrit e gruas dhe mënyrën e sjelljes, aq më tepër na bëhet e qartë mënyra e sjelljes me gjininë tjetër. Të kesh një pasqyrim të qartë për tjetrin dhe ta kuptosh atë, këto janë hapat e parë për të shëruar një problem midis tyre.

Ekzistojnë karakteristika ku bëjnë pjesë shumica e burrave, po ashtu edhe e grave. Secili prej tyre ka një botë të vetën dhe një kanun me të cilin sundon, prandaj kushdo që dëshiron të bashkëpunojë me tjetrin, atij i duhet t’i nënshtrohet kanunit të asaj bote, ashtu që ta kuptojë dhe të vazhdojë rrugëtimin me hapa të qartë dhe të jetë i kujdesshëm për rreziqet dhe vështirësitë e asaj rruge.

Thuajse çdoherë burri logjikon në një mënyrë të ndryshme dhe bën veprime që korrespondojnë me logjikën e tij. Kështu është edhe me gruan, prandaj është e domosdoshme që secili prej tyre ta kuptojë tjetrin, në mënyrë që të arrijnë në pika të përbashkëta.

Burri sipas natyrës së tij anon prirja që të shfaqë fuqinë dhe aftësinë e tij për t’i zgjidhur problemet, ai ka një bindje të thellë se rezultatet janë të lidhura ngushtë me sukseset. Ai ngopet vetëm kur sheh suksesin, prandaj kujdeset shumë pak që të flasë me të shoqen për këto gjëra. Muhabetet, te shumica e burrave janë llafe jo të pëlqyera, prandaj shumica e tyre parapëlqejnë heshtjen, nuk bisedojnë për problemet e tyre, lodhjet madje as sukseset, sepse mendojnë që vetë dukja e rezultateve është argumenti më i madh për punën e tij. Prandaj mund të mos ketë ndonjë interesim që gruas së tij t’i shprehë dashurinë dhe t’i tregojë asaj, se ai është i gatshëm të sakrifikojë për familjen me gjithë çfarë ka, por këtë do ta tregojë vetë puna. Në vend të llafeve, që ndoshta i duken të thata dhe të pavlera, ai argumentohet me punë konkrete. Punon për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe për t’i shtuar të mirat, duke e llogaritur këtë si argumentin më të mirë për të treguar sinqeritetin ndaj gruas dhe familjes. Ai kërkon që këtë gjë ta kuptojë edhe shoqja e tij dhe i ngushtohet qielli kur ka ndjesinë, se ajo nuk është mirënjohëse për mundin e tij. Madje paramendon se kushedi çfarë do të bëjë, ajo nuk do të kënaqet dhe nuk do të jetë mirënjohëse. Atëherë bën pyetjen: Çfarë mund të bëj më shumë se kaq?

Ndërkohë që gruaja sipas natyrës së saj është krejt emocione, kupton me të dëgjuar dhe me shqisa e ndjenja të buta. Ajo nuk i vlerëson punët sipas rezultateve siç bën burri, por i vlerëson sipas mundit të harxhuar në atë punë, prandaj ajo dëshiron çdoherë të dëgjojë sesa është lodhur, tregon kujdes për imtësitë, madje sa më shumë që lodhet për ndonjë punë, aq më shumë e arrin kënaqësinë, edhe nëse nuk janë realizuar rezultatet e pritura. Gruaja e çmon shumë sasinë e lodhjes, prandaj duhet t’ia shprehim atë.

Këtu pra, kemi një pikë të madhe dalluese mes burrit dhe gruas, e cila duhet të fshihet, detyrimisht ata duhet të gjejnë pikën e përbashkët, duke e kuptuar burri se e shoqja ka nevojë për njoftime të imtësishme, që pastaj të respektojë mundin e harxhuar të burrit dhe në anën tjetër gruaja duhet ta kuptojë se punët e mëdha që bën i shoqi nuk realizohen ndryshe veçse me mundime, lodhje dhe brenga të mëdha. Ajo po ashtu dëshiron që nga i shoqi të dëgjojë fjalë miradije dhe plot lëvdata për çdo të re që ndodh përreth saj. Ajo ka nevojë që i shoqi të ulet me të dhe të dëgjojë ankesat e saj dhe të tregojë interesim për to. Në ato çaste ndodh që ajo nuk i vëren sukseset dhe veprat e të shoqit, sepse në çastet kur ajo ka nevojë për mbështetje dhe për ta dëgjuar, ajo nuk sheh asgjë edhe pse këtë nuk e bën me qëllim.

Pastaj mund të ndodhë që gruaja të përsërisë të njëjtat fjalë dhe të njëjtat ankesa, të cilat i shpreh përherë, gjë prej të cilës burri bezdiset duke i dëgjuar të njëjtat muhabete, ku njëherësh ajo nuk kërkon ndonjë zgjidhje konkrete, por kërkon nga i shoqi që edhe ai të emocionohet me te, të shfaqë edhe ai brengën për ankesat e saj, ta përkrahë atë dhe t’i ofrojë ndihmë.

Prandaj gruaja vlerëson çdo punë pozitive me të njëjtin vlerësim, te shumë gra blerja për të e një byzylyku prej diamanti është e barabartë me dhurimin e një karafili, apo me një buzëqeshje të ngrohtë. Ndërkohë që qëndrimi i burrit është krejt ndryshe, sepse ai i vlerëson gjërat sipas vlerës materiale që kanë dhe sasisë së mundit që është derdhur për t’i arritur ato.

Kështu që do të ishte mirë që burri t’i shtojë ca gjeste të vogla, por të bukura, që nuk kushtojnë ndonjë kohë a pasuri, dhe për të njëjtat gjëra të kërkojë nga e shoqja mirënjohje për punën dhe lodhjen që ai derdh për te dhe për shtëpinë, ku ai dëshiron të ndjejë krenari për ato suksese, meqë është munduar shumë...

Gabojnë ato gra që i bëjnë burrat e tyre të ndjehen se puna dhe lodhja e tyre është detyrim, dhe ata janë përgjegjësit e familjes, se në këtë rast burrat do ta ndjejnë veten të dështuar...

Ai nuk kërkon më shumë se një fjalë mirënjohjeje apo një shikim ngazëllues, i mjafton t’i thuash: Allahu të shpërbleftë me të mira. Dhurata më e mirë që një grua mund t’i bëjë burrit është vetëbesimi, të cilin ajo duhet t’ia përkrahë, vetëbesim në vendime dhe vetëbesim në zgjedhjet e ndryshme. Nuk i prish punë debati që nuk e bën të ndjehet i lehtë, apo ta konsiderojë si fëmijën e tij, duke menduar se ai gjithmonë paska nevojë për këshillat dhe udhëzimet e saja.

Ndërsa dhurata më e pëlqyer që burri mund t’ia dhurojë të shoqes është përkrahja, ndihma, qëndrimi në anën e saj dhe dëgjimi i muhabetit të saj, sidomos në çastet kur ajo fillon të flasë për problemet që e shqetësojnë. Ki durim derisa të zbrazë qesen e saj, ndihmoje, përmbaje veten dhe harroje ç’ka thënë gjatë atij revolucioni dhe mos ia përmend më pastaj. Sepse pas këtij muhabeti dhe pas atij revolucioni ajo kthehet në natyrën e saj dhe ta njeh ty për respekt kujdesin, respektin dhe përkrahjen që pate për të, madje s’do ta harrojë asnjëherë dhe do të rikthehet e jotja siç ishte, bile edhe më e mirë.

Po ashtu duhet kuptuar edhe një pikë tjetër, që është pjesë e jetës së gruas, kjo duhet kuptuar mirë nga ana e burrit. Ka ditë të caktuara gjatë muajit, kur ndërron jeta normale e saj, gjendja shpirtërore i përkeqësohet, mërzitet shpejt, është gati për të qarë dhe shumë shpejt bie në provokime, nga cilido që e provokon sadopak, i cili duhet të durojë pastaj vrerin e mbledhur brenda saj. Kjo periudhë është pak para ciklit mujor dhe gjatë tij, por jo edhe pas tij, përveç në raste të rralla. Gjatë kësaj periudhe burri duhet të mos hyjë në konflikt me të dhe të mos i përgjigjet revolucionit me revolucion...

Nga kjo kuptojmë edhe diçka prej urtësisë pse shkurorëzimi në këtë periudhë nuk konsiderohet si i tillë, prandaj në gjuhën e sheriatit njihet “talak elbid’ij – shkurorëzim i shpikur”...


Nga arabishtja: Omer Berisha
(revista AlbIslam nr.59
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

S’PO MË KUPTON BURRI IM!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Emma Watson nuk i kupton meshkujt
» Rafael Benitez kupton zhgënjimin e tifozëve
» A është e vërtetë që kur e humb dikënd,atëher e kupton se sa shumë e ke dashur?
» Burri dhe gruaja
» Burri Ideal për Gruan e ti..
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum