www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sejdiu: Zgjedhjet e parakohshme të mbahen në mars Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sejdiu: Zgjedhjet e parakohshme të mbahen në mars Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sejdiu: Zgjedhjet e parakohshme të mbahen në mars

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Sejdiu: Zgjedhjet e parakohshme të mbahen në mars Empty
MesazhTitulli: Sejdiu: Zgjedhjet e parakohshme të mbahen në mars   Sejdiu: Zgjedhjet e parakohshme të mbahen në mars EmptySat Oct 02, 2010 5:42 am

Sejdiu: Zgjedhjet e parakohshme të mbahen në mars Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se muaji mars i vitit të ardhshëm, mund të jetë koha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat janë bërë të pashmangshme pas dorëheqjes së tij nga posti i presidentit.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Sejdiu ka thënë se për zgjedhjet e parakohshme nevojitet të bëhen përgatitje të mira, në mënyrë që të ketë një proces zgjedhor, i cili do të jepte shansin e barabartë për të gjithë njerëzit e Kosovës për të shprehur vullnetin e tyre.

“Për ne është me rëndësi që do të kemi pajtimin besoj, këtë e shoh edhe në gjithë spektrin politik të Kosovës që ato të jenë të parakohshme në kuptimin e mos shkuarjes në nëntorin e vitit 2011, por që të lëvizë më herët, që të jetë ta zëmë në pranverën e hershme. Unë them se marsi mund të jetë një muaj i përshtatshëm”, ka thënë Sejdiu.

Ndër të tjera, ish-presidenti Sejdiu e cilëson të panatyrshëm dhe të pa arsyeshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese që çoi në dorëheqjen e tij. Ai paralajmëroi vazhdimin e punës së tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Unë them se ka qenë një rrjedhë e panatyrshme dhe një vendim jo i arsyeshëm, i ngutshëm. E kam pranuar si të tillë, në kuptimin e ndjenjës sime për respekt ndaj institucioneve të vendit”, ka thënë Sejdiu.

Fatmir Sejdiu ka dhënë dorëheqje të hënën e kaluar, pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës, duke mbajtur dy poste në të njëjtën kohë, atë të presidentit dhe kryetarit të LDK-së. Pas dorëheqjes së Sejdiut, postin e presidentit do ta ushtrojë kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi. Sipas Kushtetutës, ai këtë post mund ta ushtrojë për gjashtë muaj, ndërkohë që duhet zgjidhur presidenti i ri i vendit.

LDK ende nuk ka dalë me kandidatin për president të ri të vendit, i cili duhet të zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës me dy të tretat e votave në dy raundet e para, ose me shumicën e thjeshtë prej 61 votave në raundin e tretë.

Ndryshe, zyrtarët e dy partive në koalicionin qeverisë PDK - LDK sot kanë mohuar të kenë arritur marrëveshjen rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Sejdiu: Zgjedhjet e parakohshme të mbahen në mars

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 13 shkurt
» KQZ-ja e gatshme për zgjedhje të parakohshme
» "Vetëvendosje" konteston zgjedhjet
» LDK-ja nuk përjashton zgjedhjet e jashtëzakonshme
» MPB dhe KQZ nënshkruan marrëveshje për zgjedhjet
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum