www.ylliehana.biz
|
| | "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA | |
| |
Autori | Mesazh |
---|
Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:22 am | |
| LULJA LA LULISHTEN - Vrushkuj elegjikë - Botoi: Shtëpia botuese “BERATI” Prizren Qershor 2010 Titulli i origjinalit: LULJA LA LULISHTEN Autor Adem Berisha ademgjurgjeviku@hotmail.comRedaktor Këze (Kozeta) Zylo Lektor : Halil Xani Kopertinën dizajnoi Autori Thyerja kompjuterike Autori P Ë R K U S H T I M Ky libër i kushtohet mbesës sime DIELLZA Agron BERISHA në shenjë dhimbjeje e pikëllimi të pashuar për humbjen tragjike të jetës së saj në moshën rreth njëmbëdhjetë vjeç, mu atëherë kur sapo filloi të shijonte atë. Ajo ishte shpirti i shpirtit tim. P A R A T H Ë N I E E A U T O R I T Me këto pak fjalë në këtë parathënie, nuk dua që shkrimeve të përfshira në këtë libër të iu bëj ndonjë analizë e aq më pak vlerësim nga aspekti artistiko-letrar duke qenë se një gjë e tillë më së paku më takon mua si autor i një pjese të mirë të këtyre shkrimeve. Qëllimi im kryesor i të shkruarit të kësaj parathënieje është që gjithë atyre të cilët kanë durimin dhe vullnetin e mirë për të lexuar, do të thosha këtë fletushkë, pra lexuesve të nderuar që njëherësh janë edhe vlerësuesit më meritorë, të paanshëm dhe objektivë, para se të lexonin atë, të iu ofroj një pasqyrë të shkurtër të motivit dhe përmbajtjes së saj. Pas shkrimeve të mia në përmbledhjet “Krenaria dhe pikëllimi” dhe “Përballje”, për të ndërprerë trendin e shkrimeve të natyrës siç është shkruar në ato përmbledhje dhe për të ngulfatur idenë e të shkruarit e të kënduarit në forma më të ndritura, shpërtheu një motiv i ri shtesë si shtytës për të bërë disa poezi apo vjersha që esencialisht nuk dallojnë edhe shumë prej njëra tjetrës, të cilat përshkohen nga karakteri elegjik si një prej formave të letërsisë e cila tek ne deri në kohët e fundit nuk ishte edhe shumë e pasur. Duke qenë se jeta është një arenë lufte ku pa ndërprerë luftohet me sprovat dhe sfidat e saja, shpesh ndodhin edhe gjëra të cilat kushtëzojnë mënyrën e sjelljes, punës dhe vet jetës së njerëzve, siç janë në shumë raste edhe fatkeqësitë e shkaktuara nga vet faktori njeri e veçmas nga një numër të rinjsh të papërgjegjshëm që ngasin makinat ne shume raste edhe duke mos poseduar patentë shoferi. Si pasojë e veprimeve të këtilla edhe unë si gjysh kisha fatin e keq kur në aksident komunikacioni humba mbesën time të dashur, Diellzen e cila ende nuk kishte mbushur njëmbëdhjetë vjet, të cilës i kushtova ciklin e parë të librit,“Kuptoje dhimbjen time”. Ky rast tragjik më mori me vete gjithë idetë siç kam potencuar edhe në vargjet : “Ide më s’më ka mbetur të shkruaj as të këndoj, pa ty që tashmë më ke tretur jetën nuk mund ta imagjinoj.”. (... Fjalë të fundit) Kjo humbje ishte faktor kyç për të zbrazur tërë llavën vullkanike nga brendia ime shpirtërore në formë vrushkujsh elegjikë por edhe një shpresë që sadopak të ndikohet tek shumë njerëz e veçmas të rinj të cilët do të duhej vetëdijesuar para se ata vet të bëhen prindër apo gjyshër. Shpresoj që vargjet në vazhdim sadopak do të prekin ndërgjegjen e gjithë ngasësve të makinave kur të kihet parasysh se: “Këtë lajm të zi po të merrte dielli për një çast dritën do e ndalte, obligim kish ndaj këtij ylli një minutë dhe ai t’ia falte. . . . “Të gjithë zogjtë këngën do të ndalnin, së kënduari do të pushonin, një ditë zi për të do të mbanin, në vend të këngës do të vajtonin. (...Premia) “Lumenjtë rrjedhën kanë ndalur sot, duket sikur edhe ata do të shterojnë, uji iu është shndërruar në lot vallë, edhe lumenjtë mund të lotojnë?! (,,,Ç’do të ndodhë sot?!) Por edhe ato: “Shumë zemra sot do të pëlcasin si bombat kur eksplodojnë, në kupë të qiellit do të bërtasin zgjohu! Zgjohu! Oooj Diellza jonë”! (po aty) Si çdo herë që e kishim në traditë, as tash nuk mungon bashkëndjesia dhe solidariteti i bijave e bijve dhe motrave e vëllezërve anë e mbanë globit kështu që pas publikimit të shkrimeve të mia kushtuar këtij engjëlli te të dy botëve nëpër forume e faqe tjera shqiptare të internetit, vërshuan me shkrimet e tyre duke i kushtuar edhe ata vargje që burojnë nga thellësia e shpirtit dhe zemrës së tyre. Një numër syresh i mblodha dhe nxora ciklin e dytë të këtij libri, “Zemërbardhët për Diellzen”. Kanë shkruar poetë e jo poetë, djem e vajza dhe moshatarë të Diellzës të cilët më së rëndi e kanë përjetuar humbjen e bashkëmoshatares së tyre. Vlen për të theksuar vargjet e poetit Shaban Cakolli kur thotë: “Njomzë e xhaxhit plot gjallërim përherë do mbetesh në vargun tim derisa të shihemi bashkë n’amshim”. Por edhe fjalët e tij: “Lexues të nderuar, nëse ndonjëherë e kam pasur rëndë të shkruaj, atë peshë e ndjeva sot kur fillova të shkruaj për engjëllushen Diellzë. Ndjeva një dhimbje në kraharor dhe nga brenda sikur gufonte një llavë vullkani”. Edona Rexhepaj nga Prishtina ndër të tjera shkruan: “Errësira ka mbështjellë çdo gjë me velin e saj të zi, unë në skaj të botës strukur Diellzen time mendoj...”. Ndërsa shkrimtarja dhe veprimtarja e njohur nga Nju Jorku, Këze (Kozeta) Zylo midis tjerash shkruan: “O Diellzë e artë qe me fiejza dielli ngrohe shpirtin tim si engjëll më shfaqesh kurorë artë nga sytë e tu bota merr shkëlqim”. Kurse poetja e mirënjohur nga mërgimi, përkatësisht Gjermania, Alma Papamihali në poezinë kushtuar Diellzës, midis tjerash thotë: “Nëse një ditë nuk u ndje dielli, ndodhi veç pak, për një moment për aq sa ujë kërkonin fushat, për aq sa lotët mbushën lumenjtë...”. E unë përmes pak vargjeve konstatoj se : “Ai që në sfida e vuajtje të jetës të përvuajturin ngushëllon e i del karshi, më e lartë se maja e kullës së Babilonit është qenia dhe humanizmi i tij”. Dhe për fund më mbetet vetëm të Ju udhëzoj drejt brendisë së librit dhe falënderimit publik drejtuar gjithë atyre që bashkëndien me mua dhe familjen time e në çfarëdo mënyre na ngushëlluan. Njëherësh dua që të falënderoj lexuesit e nderuar për durimin dhe kohën e tyre të çmuar që i kushtuan këtyre shkrimeve të mia, të cilët kanë edhe të drejtën e komentimit dhe shprehjes së pikëpamjeve të tyre lidhur me të njëjtat e të cilat komente dhe pikëpamje në çdo rast unë i mirëpres dhe respektoj. Autori: Adem Berisha |
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:22 am | |
| CIKLI I PARË KUPTOJE DHIMBJEN TIME
VAJZA DHE MIKU
Një ditë Diellza e vogël kur doli në qytet, ndaloi në librarinë në kodër të gjente mikun e vet.
Si vajzë e edukuar librashitësin përshëndetë, më gjej tha mikun tim të çmuar të lutem sa mundesh më shpejtë.
Librashitësi nga një qoshe shikon pak si me habi, vajzë moj bukuroshe çfarë miku këtu kërkon ti?!
Ty oj pëllumbeshë e bukur xhaxhi nuk po të kupton, më bëj pak më të qartë të lutem që xhaxhi të ndihmon.
Po, vajza drejtoi shikimin, përgjigjja është e lehtë: mik më të madh se librin askënd nuk kam në jetë.
Ma gjej pra të lutem Kryeveprën, “Lahuta e Malësisë”, askush si At Gjergji e Naimi s’më flet për të mirat e Shqipërisë.
Për mua kjo qenka punë e lehtë ndaj, xhaxhi nuk të le duarthatë, t’i bësh ti mbi njëqind vjet, në jetë të kesh shumë fat.
Kështu diellzusha e vogël mikun shpejt e gjeti, me ‘i lamtumirë të ëmbël librashitësin përshëndeti.
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:23 am | |
| VIZITË QË FRYMËZON
Papritmas Diellza u ndal babushit t’i lutej një ditë, Kompleksit Memorial t’i bënin një vizitë.
Pa kurrfarë ngurrimi dëshira iu kishte plotësuar, tri herë kërceu nga gëzimi kur këtë e kishte kuptuar.
Dukej sikur fluturonte si flutura në pranverë, luleve që nga larg shikonte nxitonte të iu merrte erë.
Shikoi shumë lule të njoma Kompleksin që zbukuronin, vendit e ditëve tona krenarinë ua shtonin.
Lule që nuk vyshken stolisnin këtë tokë, si ari që nuk ndryshket më të mirat në këtë botë.
Dëshmorëve që dhanë jetën e këtu prehen në qetësi, diellzusha me gjithë zemër IU brohoriti, LAVDI !!!
Kur duhej për t’u ndarë me afsh puthi lapidarin, si shumë herë më parë këndoi për Adem Jasharin.
E mbushur me zemër plot babushit i thotë ca fjalë: përse edhe mua ky zot nuk më bëri djalë?!
Edhe unë si këta trima pa frikë do të luftoja do të shkrepja si vetëtima atdheun tim të mbroja.
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:23 am | |
| LULJA LA LULISHTEN
Në ditën që sapo kishte nisur prej shumë vitesh më parë, kopshti im ishte stolisur me një bukuri të rrallë.
Një ditë plot me diell ende mirë pa u gdhi, një lule e shkëlqyer në kopsht më kishte mbi.
Për këtë dhuratë që më vinte sa s’bënte më u gëzova, si rreze dielli ndrinte Diellzë këtë e pagëzova.
Më e mira ndër shoqe ishte kopshtin më zbukuronte, aromën që ajo kishte çdokush e lakmonte.
Shtatë vjet kur kishte mbushur kopshti s’i mjaftoi, shpejt e shpejt si flutur në lulishte të shkollës shkoi.
Në lulishte të shkollës fillore rritej nga një pëllëmbë në ditë, me shoqet e saja për dore lulishtes i jepte gjallëri e dritë.
Si një engjëll që jetonte në tokë midis lulesh shtatin e vet lëshonte, ngado që shkonte me shoqe e shokë një pëllumb i bardhë e shoqëronte.
Gjithë shoqet për rreth që kishte me zemër e adhuronin, për bukurinë që s’e fshihte të gjitha e përgëzonin.
Por një ditë qershori vije një lajm i zi lulja një tjetër drejtim mori e iku diku larg në gjithësi.
Kopshti dhe lulishtja të varfra tash kanë mbetur, lulja më e bukur që kishin tjetër lulishte kishte gjetur.
E tash, mbase nga një tjetër botë mesazhe na dërgon, për mua thotë mos derdhni lot kujtimi im, prore ju shoqëron. |
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:23 am | |
| HALLKË E KËPUTUR
Vështroj këtë ditë të Shën Gjergjit, natyrën se ç’kishte mbuluar blerimi. Nga zemrat e kalamajve si engjëj furishëm kishte shpërthyer gëzimi.
Djem e vasha si pëllumbesha pa prâ këndojnë, lozin e hedhin valle, tufa-tufa si qengjat kur i ruan baresha vërshojnë male, kodrina, fusha e livadhe.
Ditëve të ngrohta pranverore shijojnë bukuritë e rralla të atdheut, të stolisur janë me mirësitë e tyre hyjnore dashurinë e kanë si zjarr të Prometheut.
Një hallkë të valles të këputur e kanë gjatë gjithë kohës derisa bashkë gëzojnë, por, një shpresë dhe bindje i mbanë, engjëllushen Diellzë përsëri të takojnë.
Këtë ditë, simbol të jetës e gjallërisë edhe Diellza të gëzojë do të donte, në Shën Gjergjin e parë pas Pavarësisë me shoqe e shokë lirinë të shijonte.
Por, ajo iku pa dëshirën e saj, shoqet e shokët i la të pikëlluar, gjithë të dashurit i mbyti në vaj e babushin me zemër të përvëluar.
Ai më nuk shijon erën e luleve sepse lulja më e bukur i mungon, as këngët e bukura të bilbilave veshi e zemra më nuk ia duron.
Sytë i janë mjegulluar deri në verbëri nga lotët si shi që të ndalur nuk ka, shpirti e zemra nuk gjejnë dot qetësi e shkuara, prapa nuk kthehet më.
E jeta vazhdon me vrazhdësinë që ka si një teatër ku drama mbizotëron, me gëzime e hidhërime sa s'bën m më ku shumëkush qanë, pakkush këndon?!
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:24 am | |
| KUR GËZIMI HUMB KUPTIMIN
Papritmas qielli zu të ngryset, dielli sikur humbi shkëlqimin e tij, dukej se bota do të përmbyset, çka po ndodhte nuk dinte njeri.
Boritë e makinave nuk kishin të ndalur. Zemrat zu t’i kapte shtrëngimi. Gjallërinë qyteti kishte flakur, për një çast, gëzimit i humbi kuptimi.
Zogjtë u ngujuan nëpër foletë e veta, si të mpirë njëri-tjetrin shikojnë, për bilbilin që i kishte mbaruar jeta edhe ata zunë të qajnë e vajtojnë.
Engjëllusha Diellzë kishte ikur, me vrap kishte shkuar në tjetër botë. Në krah të dallëndyshes kishte hipur për të zbritur në krahë te të madhit zot.
Unë desha të them pak fjalë: “bota mbeti pa një engjëll të saj”. Por, fjala si gur në grykë m’u ndal, nuk kishte më të folme, kishte vetëm vajë. |
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:24 am | |
| MARGARITAR NË VETE
Si lum që përshkon fushat e qetas gjarpëron të bën të mos i ndahesh,të tërin të përvetëson. Si bora kur zbardhon Bjeshkët e Kelmendit, rrugës kur kalonte, bukuri i jepte gjithë vendit.
Të gjithë kishin dilema nga vinte kjo mrekulli, a mos është vet Dielli me ngrohtësinë e tij? A mos është hëna atëherë kur është e plotë, apo është një engjëll që zbukuron këtë botë.
Të gjithë i dinë emrin por engjëllushë i thonë, si Dielli që ndriçon botën, ishte Diellza jonë. Ndonëse me shpejtësi diku larg ka tretur, margaritar në vete për të gjithë ne ka mbetur.
Kujtimet më të mira që ruajmë në veten tonë thesar i çmueshëm për ne do të jenë gjithmonë. Ato janë të shenjta siç ishte edhe Diellza vet që pak jetoi në këtë botë, jo plot njëmbëdhjetë vjet.
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:25 am | |
| FRESKI SHPIRTËRORE
Me ata sy të zi si rrushi nga lart që na shikon, zbrit poshtë tek babushi ky shpirt më nuk duron.
Ti ishe si flamuri që lart mbi ne valon, përherë të shndrinte nuri sa shumë tash na mungon.
Ti ishe porsi puhia që shpirtrat na i freskonte, ti shëroje gjithë plagët e mia askush në të mirë nuk ta shkonte.
Kurrë jo s’i thoshe babushit e as këshillave të tij, si kokrra ishe e rrushit në më të mirën hardhi.
Tash kur shikoj foton tënde sa bukur më je stolisë, engjëlli më i bukur i kësaj ane je mes engjëjve të perëndisë.
E ti diellzushë e dashur nga jeta në amshim, për ne me zemër të plasur tash ruan një shpërblim.
Një shpërblim të madh që zoti ty të kishte dhënë, ditën të na ngrohësh si DIELL natën të na ndriçosh si hënë.
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:26 am | |
| PYESJA VETEN TIME
Këto ditë pyesja veten se ç’po ndodh me mua, si të tjerët pse nuk e kam jetën lotët, pse më rrjedhin si krua?
Lulja e kopshtit tim pse ka nisur të vyshket, pse kjo zemër me aq nxitim paska zënë të ndryshket?
Pyesja veten time pse më nuk më këndohet, pse më e dashura ime pranë meje më s’afrohet?!
Si shqiponjë që isha pse tash s’mund të jam?! pa më të dashurën që kisha jetën jetë, tashmë nuk e kam.
Ku mbetën përqafimet e thirrjet ooo babush! ku më tretën gëzimet, si Diellza, nuk më gëzon askush.
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:26 am | |
| PËRMBYTJE NË FESTË
Kush do të më urojë festat që vijnë e nuk kanë të ndalur, kush do të shuaj gjithë atë zjarr zemrën që flakë më ka kallur.
Kush këtë zemër shkretën do arrijë të zbus e qetësojë, kush mund të ëmbëlsojë jetën të cilën tashmë nuk e jetoj.
Unë kisha fatin e të mjerëve ndaj nuk kam si të festoj, festat nuk ua prish dot të tjerëve ndonëse në vete qaj e vajtoj.
Atë dolli që do e ngreja me ty të helmuar do të ngre unë sot, të betohem për këta dy sytë e mi për ty do të vuaj për jetë e mot.
Oooj krijesë hyjnore e të Madhit Zot mbi shtatë palë qiej zoti qe të lartësoi! fshij babushit tënd këta lot botën të mos e përmbyt e përvëlojë.
Ah diellzusha ime e dashur! të puth në dorë e në ballë, shuaj zjarrin kësaj zemre të plasur botën do e kaplojë po s’pati kush e ndalë. |
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:26 am | |
| LULJA E PËRJETËSISË
Ah, çfarë luleje unë kisha, më të mirën në këtë botë, më fatbardhi që unë isha ajo lumturi, ku më treti sot?!
Aroma që ajo kishte këndshëm kundërmonte, si ilaç zemrash që ishte gjithë shpirtrat qetësonte.
Nektarin si një lulebore të tërin na e shpërndante, ëmbëlsinë e saj shpirtërore për vete nuk e mbante.
Në kopshtin tim me lule plot fletët kur i lëshonte, bukuroshe nuk kishte në botë ajo që nuk ia kalonte.
Në vazot e shkollës fillore gjithë shoqeve ua shkonte s’kishte kënd as mësonjëtore që nuk e zbukuronte.
Kur muzgu mbi tokë binte shndërrohej në yll, askush nuk mund të dinte a është hënë a diell.
Bëhej yll mbi yje se vet ishte hyjneshë, si shqiponjë lartë mbi pyje vështirë tjetrën të gjesh.
Zoti e solli në këtë botë si një mrekulli, por, pa të nuk i bëhej dot si engjëlli më i dashur i tij.
Tash s’është më lule e tokës, është lulja e përjetësisë, reze e dritë i jep gjithë botës ka bekimin e perëndisë.
Në mëngjes kur unë gdhihem në shpirt kam një mangësi duar e zemër nisin më dridhen kafenë që ti më sillje, kur filloj ta pi.
Jo, unë për këtë s’dua të jem fajtor sepse kështu ti vet më mësove, çdo sekondë pa ty më është orë o shpirt! pse kaq keq ma punove?!
Ti ike pa më thënë lamtumirë, shumë shpejt u ngrite në lartësi, ndonëse zemrën më ke ngrirë yll mbi yje tash je në gjithësi.
Unë jetoj me zemër të vrarë, ai që isha tashmë kurrë nuk jam qe kur e kur nuk të kam parë Oh-aaa-ah! Diellzë moj, ku të kam?!!!
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:27 am | |
| EDHE YJET TË KANË ZILI
Porsi një yll drite që ndonjëherë është parë, si lulja në kopsht u rrite s’kishe çifte të gjallë.
Ishe shtatselvi, kishe zë bilbili, e tëra ishe e bukur si lule trëndafili.
Bukuri kishte gjithë rruga kur ti e përshkoje, bukuri merrte dhe shkolla në të cilën ti mësoje.
Kur vije nga shkolla me librat në dorë, shtëpinë e zbukuroje me faqet kuq si mollë.
Vjershat e babushit me ëndje i lexoje, sa çil e mbyll sytë përmendësh i mësoje.
Me at zë bilbili kur i deklamoje, të gjithëve na magjepsje sa bukur ia thoje.
Me zgjuarsinë që kishe do të mahnitje botën, shoqja jote e dytë vështirë të shkelë më tokën.
Ti na e shtoje forcën, jetës i jepje kuptim, ti ishe burim kënaqësie, ti ishe ilaç për shpirtin tim.
Edhe hëna kur ndriçonte nga qielli plot kaltërsi, për bukurinë që ti kishe edhe ajo të kishte lakmi.
Yjet e qiellit të kanë zili se ti dritën po ua merr, vdekja jote kaq e hershme, neve të gjithëve na la në terr.
Sytë e mi qofshin verbuar vajza të bukura të mos shikojnë, nuk kam forcë për të përballuar atë që zemra nuk duron.
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:27 am | |
| IKA E KERUBIMIT
Çdo vit pëlqeja shumë data që ndërronin pa mbarim, shumë prej tyre më sillnin dhurata i prisja me shumë kënaqësi e gëzim.
Dhuratat më të çmuara që ndonjëherë janë parë, më vinin porsi fluturat kur fluturojnë mbi arë.
Mirëpo, jeta ishte arenë lufte dhe një labirinth në vete, kishte edhe të tilla humbje si fundosjet kur ndodhin nëpër dete.
Ajo nuk ishte pa mbarime por kishte edhe përfundim, më pak kishte gëzime më shumë kishte hidhërim.
Në fund të muajit qershor më datën njëzetetetë, jeta më mori jetën fare pa u përshëndetë.
Këtë ditë aq të hidhur me forcë do ta mallkoj, Kerubimi* atë ditë më ka ikur e mua për jetë më la të vajtoj.
Atë do të kujtoj me dhimbje, me vaj e me shumë lot, e kisha pjesë të zemrës sime si një engjëll në krah te të madhit zot.
Tash mua mos më fajësoni në këtë datë pse nuk gëzoj, gëzimin dhe hidhërimin mendoni vallë, mund bashkë t’i përballoj?!
Le të gëzojë e gjithë njerëzia, zemrën në dysh që s’e kanë të ndarë, unë bashkëjetoj me dhimbjet e mia përgjatë gjithë jetës që nuk kanë të ndalë. * Kerubimi = engjëlli që ndodhet në krah të Zotit |
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:28 am | |
| P R E M I A
Rreth njëmbëdhjetë vite me radhë që shkuan si të ishte një, kisha një pëllumbeshë të bardhë të gjithë më kishin lakmi.
Kjo qenie e përkryer që s’imagjinohej dot, ishte engjëll i shkëlqyer e vetmja në këtë botë.
Shpesh herë i thosha vetës atë që nuk mund t’i them sot: “ty të kam kënaqësi të jetës, një premi nga i madhi zot”.
Por, një ditë shumë i papritur në zemrën time si një shigjetë, vije një lajm më shumë se i hidhur se ajo, s’është më në jetë!
Këtë lajm të zi po të merrte dielli për një çast dritën do e ndalte, obligim kish ndaj këtij ylli një minutë dhe ai t’ia falte.
Sikur lumi të kuptonte se ka ndodhur kjo fatkeqësi, uji i Drinit do ndalonte nuk do ecte rrjedhës së tij.
Të gjithë zogjtë këngën do të ndalnin, së kënduari do të pushonin, një ditë zi për të do të mbanin, në vend të këngës do të vajtonin.
Të gjitha lulet kësaj pranverë-vere rrëke lotësh do të derdhin në tokë, edhe ato do të qajnë kësaj here, edhe ato do të mbajnë zi sot.
E unë s’do të qaj vetëm n’ditë të sodit por do të vuaj der’ sa të jem gjallë, sepse mbytja e Diellzës sime shpirt e zemër m’i ka kallë.
Tash si gjysh t’shkruaj përkujtimin për këtë shpirt të shpirtit tim, është më shumë se thikë në zemër vërtetë kjo s’ka asnjë kuptim. |
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:28 am | |
| IKA PA PARDON
Të gjata më janë netët, gjithë ditët më shkojnë kot, dhimbja sa vije e shtohet ndarjen nuk e imagjinoja dot.
Pse dallgët e jetës mi shove? pse dritën e jetës ma fike? rrugëve të jetës kahet ua ndërrove, në drejtim të kundërt, përse më ike?!
Dy trupa e një shpirt ishim njëri pa tjetrin nuk rronim, për shumë të veçanta që kishim të gjithë përreth na lakmonin.
Se mund të vinte kjo ditë të më ikje pa pardon, këtë kurrë nuk e kam pritë kësaj, vërtetë nuk di çka i them.
Tash shpirtin e kam të vrarë, zemra më është bërë shkrumb, që kur e kur nuk të kam parë për mua, nuk dije ç’të bëje më shumë?!
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:28 am | |
| FJALË TË FUNDIT
Atë dite, aq shumë që iu gëzuam si sot e mbajmë në kujtesë, Diellzë ty atëbotë të pagëzuam në ty mbështetëm çdo shpresë.
Ishte e nëntëdhjetepesta me skamje e varfëri, ti rriteshe si princesha të gjithë të kishin lakmi.
Ishe e mprehtë nga mendja si fëmijë pakmujor, puthjen në ballë ta kishte ëndja si një mbretëreshë me kurorë.
Me bukurinë tënde mahnitëse miss-botës ti ia shkoje, me zërin tënd të ëmbël bilbilit ia kaloje.
Ishe ndryshe nga të tjerët për shumë e shumë veçanti, ç’të bëjmë tash ne të mjerët përherë të jetojmë në zi?!
Ti ishe mrekulli në vete që pak jetove në tokë, më e dashura ishe dhe mbete për shoqe dhe shokë.
Kurrë nënën as babin nuk dite t’i hidhërosh, po pse nënës Qerime shtratin ia le bosh?!
Kujtimi që për ty sot ruhet nuk zhbëhet dot për jetë e mot, me fjalë ai nuk mund të përshkruhet oj Diellzë! të bekoftë ai i madhi zot!
Për ty tash do të qajë farefisi anë e m’banë kah janë, si degët që janë të një lisi nga ‘i plagë për ty në zemër e kanë.
Për ty do të qaj banka të zbrazur që ke lënë, për ty do të qaj ditari që s’mban më emrin tënd.
Si të shikojmë tash librat që na i le kujtim, çelik të kishim zemrën s’do bënte durim.
ku do të mbesin pesat në ditar që kishe radhitë, si të shikojmë tash rrobat që i ndërroje çdo ditë.
Klasës së pestë fillore e mësueses tënde Verë, do të iu mungosh prore, për ty do të qajnë përherë.
Dy vëllezërit, si kokrra të rrushit kush mund t’i pajtojë, po, ç’do t’i bësh babushit pa ty që s’mund të jetojë?!
Humbja e mushkërisë së tij pa masë ty të mundonte, po djegien e mushkërisë tënde kush mund të imagjinonte?!!!
Unë shumë do të nxitoj shpejt atje tek ti të vij, nuk kam motiv pa ty të jetoj në shpirt nuk ndjej më kënaqësi.
Njëzetepesë ditë vuajtje të shpirtit tuaj hyjnor, po aq plumba në zemër i kam trup e tërthorë.
Pas fjalëve të fundit plot afsh “babush, ty të dua shumë”, që nga ai çast vetën e pashë, se zemra po më bëhej shkrumb.
Ide më s’më ka mbetur të shkruaj as të këndoj, pa ty që tashmë më ke tretur jetën nuk mund ta mendoj. |
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:29 am | |
| MUAJI SA NJË SHEKULL
Sonte sikur është zënë edhe hëna e drita nuk bie më mbi tokë, një muaj pas, të kujtoj nga Tirana me dhimbje e mall plot.
Me kot erdha të kurohem, kinse sëmundjen të shëroj, me humbjen tënde si të pajtohem? pa ty, as unë nuk dua të jetoj.
Lotët më shkojnë si krua që nuk di të shterojë, sëmundjen e kam harruar vetëm për ty tash mendoj.
Në tetëmbëdhjetë e 52’ kur kohën shënoi ora, zemra më ndaloi së rrahuri, s’më punoi këmba më as dora.
Mendimet gjithkah më bredhin zemra s’duron dot, lotët si shi pa ndalur më rrjedhin, veçanërisht ditë të rëndë kam sot.
Qava, qava e qava! por asgjë s’arrita dot deri në kupë të qiellit bërtita të lutem! më merr edhe mua o zot! |
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:29 am | |
| FLUTURO SHQIPE
Mori shqipja e Alpeve tona fluturo sot mbi Tiranë, më nxirr mua nga spitali e më transporto sot ti m’at anë.
Më dërgo n’Gjurgjevik të Madh por mos më thuaj që të mos qaj, përmbi varr të Diellzës sime dita është të shkrihem në vaj.
Dua ca lule te ia dërgoj nga Shqipëria e nga këto anë, dua dëshirën t’ia plotësoj përherë Shqipërinë e quante nënë.
Shumë e shumë Naimin donte, donte Fishtën e shumë të tjerë, bukur vjershat ua deklamonte si bilbil që këndon në pranverë.
Kur në Gjurgjevikun e pikëlluar si një mbretëreshe t’është bërë varrimi, zemrës sime të përvëluar ç’prej atëherë prore i del tymi.
I del një tym si lëmsh i zi që asnjëherë askund s’është parë, si digjet zemra tash po e di edhe shpirti flakë m’është kallë?!!!
Ty të kisha një engjëll që jetën shumë e doje, të ardhmen tënde të ndritur përherë imagjinoje.
Doje qe të bëhesh mjeke z e m r a të shërosh, mirësinë që kishe në vete të tjerëve të iu dhurosh.
Zoti o shpirt ty të bekoftë në amshim tash që ke shkuar, ne të dashurve na ndihmoftë dhimbjen lehtë për të përballuar.
Në trevjetorin e ditës së varrimit, 04. korrik 2009.
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:29 am | |
| Ç’DO TË NDODHË SOT ?
Shumë ditë që kaluan mbi njëmijetetëdhjetë, lulet sikur më nuk lulëzuan gjithçka duket të jenë e shkretë.
Sot, kur u mbush edhe ky vit shekullit që ia kalon, edhe zogjtë u ngujuan nëpër fole as këngës nuk duan të ia thonë.
Lumenjtë rrjedhën kanë ndalur sot, duket sikur edhe ata do të shterojnë, uji iu është shndërruar në lot vallë, edhe lumenjtë mund të lotojnë?
Dhe as detet e kësaj bote sot, disi nuk janë të qeta, as ata nuk mund të pranojnë që Diellzës i paska mbaruar jeta.
Qielli tok me gjithë yjet e tij për ngujim sot tokën do të mallkojë, edhe dielli si saç i skuqur përmbi çdo gjë do të djeg e përvëlojë.
Sot do të errësohet dielli dhe dita do të bëhet natë, sot, sikur do të përmbyset qielli vallë, edhe bota do të ndizet flakë?!
Shumë zemra sot do të pëlcasin si bombat kur eksplodojnë, në kupë të qiellit do të bërtasin: Zgjohu! Zgjohu oooj Diellza jonë!
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:30 am | |
| KU E KAM ILAÇIN
Kur dola nga spitali qava porsi fëmi, nuk dija fare të gëzohem që po shkoja në shtëpi.
Nuk kam si të gëzohem, atje më dielli s’rrezon, më atje s’e kam ilaçin sëmundjen që më shëron.
Pa diellzushën time në shtëpi nuk kam pse të shkoj, pa një pjesë të zemrës sime vallë, mund unë të jetoj?!
Ajo nuk do të më pres në bahçe kur unë do të shkoj te shtëpia, ajo s’do të më puthë më në faqe, ajo, nuk shëron më plagët e mia.
Puthja e saj në faqe e thirrja ooo babush! për mua ishin ilaçe, nuk m’i zëvendëson askush.
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:30 am | |
| SHPIRTI I SHPIRTIT
Dritës dritë më s’mund t’i them ajo për mua më nuk ndriçon, ditën ditë më nuk e kam, kjo asaj më s’i ngjason.
Diellit diell më s’mund t’i them, për mua rreze ai më nuk lëshon, lulja për mua më lule s’është ajo për mua më nuk lulëzon.
Jetën jetë më nuk e kam, ajo s’jetohet si më parë, trup pa shpirt tashmë unë jam qysh se Diellza më është ndarë.
Por ai yll që kam n’amshim, së ndriçuari nuk ka të ndalë, ai është shpirti i shpirtit tim ende në këtë botë më manë të gjallë.
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:30 am | |
| UNË MË NUK FESTOJ
Sa i lumtur paskam qenë nuk e paskam ditur, pse vije kjo ditë e hidhur kurrë nuk e kam pritur.
Kush do të madhështojë festat që do të vijnë me radhë, kush do të më freskojë zemrën flakë qe më është kallë.
Kujt tash t’i blej sandale, kujt tash t’i blej fustan, kujt tash t’i uroj festën kur Diellzen më s’e kam.
Për mua s’ka më festa siç kishte më parë, për mua më s’ka ahengje veç dhimbje e të qarë.
Për mua nuk ka më Vit të Ri, ditëlindje e as Bajram, shpirtin e vrarë, zemrën e bërë hi i kam sot e përherë do t’i kam.
Tash vetëm fizikisht prezent në këtë botë jam, shpirtin edhe mendjen tek diellzusha i kam.
|
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:31 am | |
| KOHA NUK SHERUAKA PLAGËT
Thonë se “koha shëron plagët” por jo gjithmonë kjo është e vërtetë jeta paska edhe plagë të tilla që nuk shërohen dot kurrë për jetë.
Ndonëse ditët po kalojnë kurrsesi dhimbja s’pakësohet, ajo s’bie nga intensiteti veç sa vije e më shumë shtohet.
Secila ditë që zbardhë e ngryset diçka tuajën më përkujton nga kujtimet e panumërta oj shenjtëri që na i ke lënë.
Nuk ka datë me ty që s’lidhet diç të veçantë që nuk shënon, assesi forca s’mund të mblidhet gjithë këtë dhimbje të lë me një anë.
Kur në fillim të muajit shtator shkolla mësimet do të fillojë, nuk kam forcë që shoqet tuaja kah shkojnë në shkollë unë të shikoj?
Dhe, më njëzetenëntë shtator me shpirt të vrarë do të përkujtoj, ditëlindjen tënde si ditë të shenjtë me një gotë helm do të festoj. |
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:31 am | |
| URË MAGJIKE
Ndonëse fati kështu e desh të ikësh atje në përjetësi, unë nuk kam si të hesht por, prapë do të shkruaj për ty.
Tash që je një sarafin* në fronin e perëndisë, të gjithë për hyjneshë të dinë si një krijesë të vet madhërisë.
Ti je pjesë e mirësisë së gjithë rinisë shqiptare që është më e shkëlqyera dhe ka zemër të madhe.
Ti u bëre edhe urë magjike e miqësive të reja, fenomen i kësaj mirësie nga të lindi ideja?
Ti bashkove shpirtrat që kanë zemra të mëdha, ndriçove dhe gjithë hapësirat gjithandej ku drita s’kishte ra.
Për shumë vëllezër e motra nga mbarë kjo shqiptari, ti u bëre simbol dashurie të gjithë i bashkove, si të ishin një.
Diellzë, tash je e gjithë shqiptarëve që shkruajnë, por edhe qajnë për ty, ti je simbol i së mirës e të mbarëve nga të erdhi gjithë kjo madhështi?!
Shpirtrat zemërbardhë përherë qe të mbajnë në kujtesë, jetën ta kenë të lumtur e të mbarë e fati përherë le të iu buzëqeshë.
Ti diellzushë e dashur sot para të tjerëve ke një përparësi: të lutesh tek i madhi zot për gjithë vajzat e gjithë djemtë e rinj. Sarafin* - engjëll vështrues |
| | | Shaban Cakolli Forum Legend
Numri i postimeve : 6018 Data regjis. : 14/08/2010
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA Thu Nov 11, 2010 3:31 am | |
| GJAKU QË NUK KA ÇMIM
Pas qershorit të 2006-ës kurrë s’do të jem’ ata që ishim, pas mbytjes tuaj o engjëll nuk do të kem’ kënaqësinë që kishim.
Zoti s’ka thënë fëmijë të mbyten siç naivët dinë të thonë, kush ka drejtë t’i shkurtojë jetën bukurisë e të ardhmes sonë?!
Jeta jote është shumë e shtrenjtë, nuk paguhet as me flori, jo, jo! as Evropa e as Amerika nuk na vlejnë asgjë pa ty.
Gjaku i yt që s’bëhet ujë e për ne s’ka kompensim, jo nuk bëhet as coca – colë ai është gjak që nuk ka çmim.
Kush këtë ndryshe e interpretoftë nga ajo ç’ është e vërtetë, edhe ai këtë e përjetoftë tek më të dashurit që ka në jetë. |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA | |
| |
| | | | "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA | |
|
Similar topics | |
|
Faqja 1 e 3 | Shko tek faqja : 1, 2, 3 | |
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|