www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Krasniqi: S’ka gjendje të jashtëzakonshme për të shpërndarë Parlamentin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Krasniqi: S’ka gjendje të jashtëzakonshme për të shpërndarë Parlamentin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Krasniqi: S’ka gjendje të jashtëzakonshme për të shpërndarë Parlamentin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Krasniqi: S’ka gjendje të jashtëzakonshme për të shpërndarë Parlamentin Empty
MesazhTitulli: Krasniqi: S’ka gjendje të jashtëzakonshme për të shpërndarë Parlamentin   Krasniqi: S’ka gjendje të jashtëzakonshme për të shpërndarë Parlamentin EmptySat Oct 09, 2010 2:44 am

Krasniqi: S’ka gjendje të jashtëzakonshme për të shpërndarë Parlamentin 08krasniqi24





Prishtinë, 8 tetor - Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka shprehur bindjen se pas dorëzimit të Raportit të progresit për Kosovën, në nëntor të këtij viti, rruga e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë më e konkretizuar. Ai i bëri këto komente pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Artur Kuko, me ç'rast ka shprehur vlerësimet më të larta për Parlamentin Evropian për vendimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.
Krasniqi ka thënë se kjo është një ngjarje e madhe edhe për Kosovën dhe se edhe qytetarët e saj duhet të bëhen pjesë e qytetarëve të vendeve tjera të Evropës dhe Ballkanit, që të udhëtojnë lirshëm pa viza.
"Presim që pas Raportit të progresit, që do të dalë në fillim të nëntorit të këtij viti, realisht të jetë më e konkretizuar rruga e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës", ka thënë Krasniqi.
Ndërkohë, ai nuk ka konsideruar se Kosova gjendet në situatë të jashtëzakonshme, që do të çonte deri atje sa ai si u.d. i presidentit të vendit të shpërbënte Kuvendin dhe të shpallte zgjedhje të parakohshme.
Ai ka thënë se një gjë të tillë ka të drejtë ta bëjë, mirëpo, sipas tij, aktualisht nuk ka gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë.
"Ne kemi të drejtë kur krijohen situata të jashtëzakonshme. Në Kosovë nuk kemi situatë të jashtëzakonshme. Kemi një situatë që e parasheh Kushtetuta dhe unë detyrat e mia dhe obligimet e mia do të përpiqem t'i kryej mbi bazën e Kushtetutës", citon Kosovapress Krasniqin.
Kreu i shtetit e ka njoftuar ambasadorin e Shqipërisë në NATO për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për ngritjen e institucioneve shtetërore, veçmas Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ambasadori i Shqipërisë në NATO, Artur Kuko, ka theksuar se nga Brukseli ndiqet me vëmendja ngritja progresive dhe konsolidimi i institucioneve të Kosovës, veçanërisht e këtyre dy shtyllave kryesore të sigurisë në shtetin e pavarur të Kosovës.
Sa i përket veprimeve të fundit të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri të vendit, ambasadori Kuko ka thënë se e gjithë vëmendja e faktorëve ndërkombëtarë në Bruksel është e përqendruar në veriun e Kosovës.
"Është një situatë që ndiqet me fokus të veçantë në selinë e NATO-s. Është një situatë aspak e këndshme. Të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë, qofshin të Aleancës apo të BE-së, fokusohen në veri të Kosovës, si një situatë problematike, e cila duhet adresuar në mënyrë të koordinuar nga autoritetet e Kosovës në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar. Veçanërisht KFOR-i ka një rol të rëndësishëm në këtë drejtim", është shprehur Kuko.
Ambasadori i Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s po qëndron për vizitë në Kosovë, siç ka thënë ai, për vizitë pune, që nuk ka të bëjë me zhvillimet e brendshme politike të Kosovës. Ai do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Krasniqi: S’ka gjendje të jashtëzakonshme për të shpërndarë Parlamentin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Gjendje e jashtëzakonshme për 0.2 milimetra shi
» Daci: Daklarata e Thaçit, tallje me Parlamentin
» LDK-ja nuk përjashton zgjedhjet e jashtëzakonshme
» BE “pro” zgjedhjeve të jashtëzakonshme
» Opozita kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, PDK hesht
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum