www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kuçi: Kosova është në krizë të thellë institucionale Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kuçi: Kosova është në krizë të thellë institucionale Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kuçi: Kosova është në krizë të thellë institucionale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Kuçi: Kosova është në krizë të thellë institucionale Empty
MesazhTitulli: Kuçi: Kosova është në krizë të thellë institucionale   Kuçi: Kosova është në krizë të thellë institucionale EmptyFri Oct 22, 2010 12:56 am

Kuçi: Kosova është në krizë të thellë institucionale 21kuci_4

Prishtinë, 21 tetor - Kosova është në krizë të thellë institucionale me tendenca të hyrjes në krizë financiare vitin e ardhshëm, por jo si pasojë e veprimeve të Qeverisë Thaçi, apo të PDK-së, ka thënë të mërkurën zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi. Në një intervistë për “Kohën Ditore” ai ka pranuar se aktualisht Qeveria është duke luftuar për mbijetesë, kështu që legjitimiteti i saj me çdo kusht duhet të rishqyrtohet nga Kuvendi i Kosovës. Ai nuk e ka parë të udhës që kryeministri Thaçi të kërkojë votëbesimin e Qeverisë, por nuk ka pranuar të tregojë se kush do ta iniciojë këtë mocion në Kuvend. Për të, këtë punë është dashur ta kryejë LDK-ja, pasi asaj s’i ka pëlqyer kjo Qeveri. Kuçi është shprehur i sigurt se Strategjia për privatizimin e PTK-së nuk ka qenë shkak për prishjen e koalicionit. Për të qenë më bindës, ai ka pranuar që kjo strategji të shtyhet për dy vjet, me kusht që LDK-ja të kthehet në qeverisje. Numri dy i ekzekutivit ka pranuar se faktori ndërkombëtar është i interesuar që zgjedhjet e parakohshme të jenë sa më cilësore, por ka mohuar që të jetë vënë ndonjë kusht nga ana e tyre. Ky zyrtar i lartë ka shpjeguar edhe planet e brendshme të PDK-së. Me këtë rast, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që në mandatin e ardhshëm kjo parti të krijojë sërish koalicion me LDK-në.


Ia i tha “Kohës...” : Dua ta pranoj faktin se funksionaliteti në Qeveri nuk është i plotë. Tash jemi në fazën e mbijetesës së Qeverisë, por jo në fazën e funksionalitetit të plotë. Natyrisht se ky lloj funksionaliteti nuk i bën mirë as Qeverisë e as shërbimeve për qytetarët.
Sipas tij, kjo Qeveri, para së gjithash, ka nevojë për legjitimitet demokratik, i cili buron në Kuvendin e Kosovës. Veprimet duhet të jenë nga Kuvendi, pastaj ne do t’i respektojmë ato. Kuvendi duhet t’i japë legjitimitet të plotë politik për të vazhduar apo për të rënë Qeveria, në kuptimin e asaj që Qeveria të jetë në dorëheqje deri në zgjedhjet nacionale, është shprehur Kuçi, duke shtuar se testimi në Kuvend është i domosdoshëm, qoftë për të rënë, qoftë për të mbetur. Format janë legale, kushtetuese, demokratike dhe ne ato do t’i respektojmë.
I pyetur se kush do ta bënte mocionin, ai apostrofoi opozitën, duke thënë se
nuk ka logjikë në demokraci që të thuhet se nuk jam në këtë qeveri dhe nuk jam kundër saj. Në demokraci duhet të jesh ose për, ose kundër. Ne tash jemi të bindur se në Kuvend nuk e kemi shumicën dhe mbi bazën e kësaj duhet të reflektojmë.
Ai sqaroi se tash Qeveria do të maerr vetëm veprime kushtetuese në përputhje edhe me stabilitetin institucional të vendit, me funksionalitetin institucional të institucioneve, por gjithmonë duke e pasur parasysh Kushtetutën dhe ligjet.
Situata nuk na lejon që të mendojmë për matematika tjera, por kërkon që sa më shpejt që të jetë e mundur të vërtetohet legjitimiteti demokratik. Dhe, vërtetimi më i mirë do të ishte përmes Kuvendit dhe atë sa më shpejt që është e mundur përmes zgjedhjeve nacionale, është shprehur Kuçi.
I pyetur pse pra nuk po shfrytëzohet e drejta për emërimin e ministrave të rinj në ministritë që janë drejtuar nga njerëzit e LDK-së, meqë kjo e drejtë i është garantuar kryeministrit edhe me Kushtetutë, Kuçi u përgjigj se ai prapë duhet t’i verifikojë ata në Kuvend.
Kuçi ka arsyetuar edhe pikëpamjen e PDK-së që zgjedhjet të mbahen brenda viti 2010. E para, Kosova është aktualisht me ushtrues detyre të presidentit. Kosovën e kemi me një Qeveri të përgjysmuar. E kemi me Kuvend të bllokuar. E kemi një gjendje për politikat zhvillimore, për politikat buxhetore, për raportet ndërkombëtare, për zhvillimet tjera që mund të bëhen, që deri të mbahen zgjedhjet me 13 shkurt, deri të certifikohen, të themelohet qeveria e re, në minimum kërkohen gjashtë muaj. Nuk e ka atë luks askush në Kosovë që ta mbajë Kosovën peng për gjashtë muajt e ardhshëm. Kjo krizë, që është shkaktuar me vendimin e LDK-së duhet të përfundojë sa më shpejt që është e mundur. Përfundimi më i logjikshëm do të ishte përmes zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ata që e kanë shkaktuar krizën, tani duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes për ta tejkaluar këtë krizë, është shprehur Kuçi (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Kuçi: Kosova është në krizë të thellë institucionale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kuçi: LDK-ja e futi Kosovën në krizë institucionale
» Mungesa e njohjeve pasojë e krizës institucionale
» Kuçi: Hapet rruga që Kosova të jetë në Partneritetin për Paqe
» Kosova është e gatshme për regjistrimin
» LDD: Kosova deri tani është plaçkitur
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum