www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mustafa gati për kandidim, Sejdiu hamendet Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mustafa gati për kandidim, Sejdiu hamendet Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mustafa gati për kandidim, Sejdiu hamendet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Mustafa gati për kandidim, Sejdiu hamendet Empty
MesazhTitulli: Mustafa gati për kandidim, Sejdiu hamendet   Mustafa gati për kandidim, Sejdiu hamendet EmptyFri Nov 05, 2010 12:22 am

Mustafa gati për kandidim, Sejdiu hamendet Kuvendi-LDK.lek_4

Prishtinë, 4 nëntor – Isa Mustafa duket se përfundimisht është gati për t’u kandiduar për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Burimet e “Kohës Ditore” thonë se gjasat janë që të enjten të bëhet zyrtare kandidatura e Isa Mustafës për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas burimeve nga LDK-ja, të mërkurën, gjatë ditës janë zhvilluar takime intensive në lidhje me çështjen, në të cilat personalitete nga partia kanë bartur mesazhin te kreu aktual, Fatmir Sejdiu, se vullneti dominues në
radhët e partisë, nëpër degë dhe anëtarësi është që kryesimi të kalojë te kryetari aktual i Prishtinës, Mustafa. Ende mbetet e paqartë nëse kandidimi i Mustafës nënkupton edhe moskandidimin e Fatmir Sejdiut.
Në të kaluarën, vetë Mustafa ka lënë të nënkuptohet se ai është i gatshëm të kandidohet vetëm nëse Sejdiu nuk është në garë, ndërsa burime të afërta me Mustafën i kanë thënë gazetës se kreu i Prishtinës vazhdimisht ka dëshiruar që Sejdiu të largohet nga posti me vullnet, dhe jo nën presion.
Megjithatë, Sejdiu vazhdon të mbetet kandidat i mundshëm, aq më tepër se burime të afërta me të pohojnë se nuk ka një marrëveshje që ai të mos jetë në garë për kryetar të LDK-së, të dielën.
Të njëjtat burime thonë se disa struktura brendapartiake, që kanë qenë në pushtet gjatë këtij mandati, insistojnë që Sejdiu të mos heq dorë nga kandidimi.
Vetë Fatmir Sejdiu nuk e ka përjashtuar kandidaturën edhe për një mandat, por këtë ka thënë se do ta qartësojë të dielën.
“E diela do të jetë ditë e rëndësishme e vendimeve për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për të ardhmen e saj dhe aty do të jetë përzgjedhja e njerëzve që ata mendojnë se do të udhëheqin më së miri Lidhjen Demokratike të Kosovës pa e nënkuptuar asnjëherë se cili është më i miri mes të mirëve”, ka thënë Sejdiu, të mërkurën, pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, kur u mor vendimi që Kuvendi VII zgjedhor i kësaj partie të mbahet të dielën, më 7 nëntor.
Ky i miri në mesin e më të mirëve për Ali Lajçin nuk është në asnjë mënyrë Fatmir Sejdiu, me të cilin në krye, LDK-ja nuk ka të ardhme.
“Largimi i Sejdiut do të bëhet ose s’do të bëhet, është çështje e Kuvendit. Por sipas mendimit tim i vetmi shpëtim do të ishte ky, sepse pastaj do të fuzionoheshin të gjitha vlerat e tjera përreth, sepse me këtë do të bëhej denigrimi edhe më tej”, ka thënë Lajçi, i cili mbledhjen e Kryesisë së LDK-së e ka vlerësuar të mirë. Të mirë dhe të suksesshme këtë mbledhje e ka vlerësuar edhe Fatmir Sejdiu. Në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor, sipas tij, do të ketë mundësi për secilin që dëshiron të kandidojë.
“Ai që ishte vendim i sotëm ishte që Kuvendi i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbahet ditën e diel në Prishtinë... Unë mendoj se do të përmbyllet një cikël i mirë i punëve dhe i rigjenerimit e ristrukturimit të fuqishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Sejdiu pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.
Zyrtarë të kësaj partie janë dukur të relaksuar të mërkurën, pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, duke lënë të nënkuptohet se Kuvendi VII nuk do të jetë i dhunshëm sa ai i para katër vjetëve, kur mbi kokat e delegatëve fluturonin karriget.
Anëtari tjetër i Kryesisë nga Dega e Suharekës, Sali Asllanaj, i cili ka dalë hapur pro Isa Mustafës dhe kundër Fatmir Sejdiut, ka ripërsëritur shkurt se do ta propozojë kryetarin e Prishtinës për kryetar të LDK-së.
“E kam thënë qartë se vetëm ai do ta çojë LDK-në përpara. Ne do ta propozojmë”, ka thënë shkurt Asllanaj, i cili në zgjedhjet e fundit lokale qe mundur nga ish-bashkëpartiaku i tij, Blerim Kuçi.
Një anëtar tjetër i Kryesisë së LDK-së në kushte anonimiteti ka thënë se në Kuvendin zgjedhor të partisë të dielën Sejdiu e Mustafa do të garojnë përballë njëri-tjetrit, por mbështetje më të madhe, sipas tij, ka Mustafa.
“Unë nuk i rrej njerëzit. I kam thënë në sy kryetarit (Fatmir Sejdiu v.j.) se nuk e ke mbështetjen e elektoratit. Këtë ia kam bërë të qartë, pasi që njerëzit rreth tij po duket se po ia bëjnë qejfin. Njerëzit po e kërkojnë Mustafën dhe për këtë arsye do ta kandidojmë dhe besojmë se do të fitojë”, ka thënë ky zyrtar i lartë i LDK-së.
Kryetari aktual i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka thënë se çmon lart figurën dhe kontributin e Isa Mustafës, por edhe të çdo anëtari tjetër të strukturave të LDK-së, që, sipas tij, kanë dhënë kontribut qoftë në strukturat e pushtetit lokal apo forma tjera.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ali Lajçi, ka thënë se do të ishte mirë që Isa Mustafa të kandidonte dhe ta shfrytëzonte mundësinë ligjore dhe përkrahjen e njerëzve.
“Synimet e mia janë që të kemi reforma dhe ndryshime. Kjo është bazike për LDK-në. Ose duhet të jetë, ose do të jetë mjaftë tragjike për LDK-në”, ka thënë Lajçi. Duke menduar për proceset paszgjedhore kur LDK-ja mund të futet në qeveri, Lajçi ka thënë se me kuadro që kanë thyer Kushtetutën do të ishte gjëja më banale futja në qeveri.
Mbetet të shihet se në cilën masë kandidimi i Mustafës mund të ndryshojë perspektivën e LDK-së për zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit, dhe si do të reagojë grupi i tubuar rreth Bujar Bukoshit dhe Ukë Rugovës, të cilët arsyetim për daljen me listë alternative e kanë gjetur te mbajtja e kreut të partisë nga Sejdiu.
Vetë Bujar Bukoshi është raportuar se përfundimisht ka hequr dorë nga kandidimi për kryetar të LDK-së, ndërsa një kandidat tjetër që ka paraqitur intencën për garë është Abraham Gashi, i njohur më parë si Ibrahim Gashi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Mustafa gati për kandidim, Sejdiu hamendet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Sejdiu për kandidim pret vendimin e Kushtetueses
» Isa Mustafa nuk përjashton koalicionin me Vetëvendosjen
» Mustafa nuk do ta urojë Thaçin
» Isa Mustafa hyn në garë për kryetar të LDK-së
» KQZ: Jemi gati për zgjedhje
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum