www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


LDK-ja mes Fatmirit e Isës, ndarjes e fuqizimit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


LDK-ja mes Fatmirit e Isës, ndarjes e fuqizimit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 LDK-ja mes Fatmirit e Isës, ndarjes e fuqizimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

LDK-ja mes Fatmirit e Isës, ndarjes e fuqizimit Empty
MesazhTitulli: LDK-ja mes Fatmirit e Isës, ndarjes e fuqizimit   LDK-ja mes Fatmirit e Isës, ndarjes e fuqizimit EmptyFri Nov 05, 2010 9:43 pm

LDK-ja mes Fatmirit e Isës, ndarjes e fuqizimit Ldk--gara4

Prishtinë, 5 nëntor- Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafës u kanë mbetur më pak se tri ditë për të vendosur nëse duan ta ruajnë partinë nga ndarja apo ta fuqizojnë rrymën rugoviane në zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit. Dy miqtë, që me vite kanë punuar bashkë në një zyrë, njëri në cilësinë e presidentit e tjetri në atë të këshilltarit, nëse nuk arrin marrëveshje se cili duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit për t’u bërë kryetar partie, atëherë të dielën, kur të mbahet Kuvendi i shtatë zgjedhor i LDK-së, rrezikojnë ta përçajnë në dysh elektoratin e mbetur të partisë. Zhvillimet brenda partisë së dytë në vend janë duke u përcjellë me kureshtje edhe nga faktorë relevantë ndërkombëtarë. Burime të “Kohës Ditore” brenda një pjese të pranisë ndërkombëtare e shohin mbetjen e Sejdiut në krye të LDK-së si nisje të një procesi që do të çonte në zhbërjen e kësaj partie. Mbetja e kreut aktual në parti do ta reduktonte relevancën politike të LDK-së, meqë vlerësimet e një pjesë të ndërkombëtarëve janë se me Sejdiun në krye partia, që dikur merrte më shumë se gjysmën e votave në Kosovë, do të kishte vështirësi që ta mbante madje edhe vendin e tretë për nga madhësia. Derisa gjasat për këndelljen e LDK-së, sipas këtyre burimeve, edhe me Isa Mustafën në krye, nuk duhet ekzagjeruar, meqë koha deri në zgjedhje nuk jep shumë hapësirë. Por me Sejdiun, sipas tyre, rënia e mëtutjeshme e partisë është më se e garantuar.
Megjithatë, zyrtarë të lartë të LDK-së, që janë pjesë e Kryesisë së partisë, e përjashtojnë mundësinë që Sejdiu të tërhiqet nga kandidimi për kryetar me gjithë “presionin” që po i bëhet nga struktura të caktuara, qoftë brenda, qoftë jashtë LDK-së. Një nga anëtarët e Kryesisë është shprehur të enjten se Sejdiu është i gatshëm që të pranojë çfarëdo kompromisi tjetër, pos që t’ia lëshojë Mustafës drejtimin e partisë. Me “kompromise të tjera”, sipas tij, nënkuptohet që Mustafa mund të jetë i dyti pas tij, apo të jetë edhe bartësi i listës zgjedhore. “Mustafa mund të jetë kandidat për kryeministër, mund të jetë nënkryetar partie, apo mund të jetë kudo tjetër që ai konsideron se mund të kontribuojë për partinë, por jo edhe të jetë në krye të LDK-së”, ka thënë ai. Ky anëtar nuk e ka përjashtuar mundësinë që Sejdiu të pranojë që të mos futet fare në listë zgjedhore, vetëm për t’i dhënë më shumë hapësirë Mustafës. Sidoqoftë, ai ka thënë se do të jenë mbi 300 delegatë të Kuvendit të partisë, ata që do të vendosin se cilin prej tyre dëshirojnë ta kenë në ballë.
Sejdiu e Mustafa, sipas burimeve të gazetës, takohen pothuajse çdo ditë me qëllim të gjetjes së një modusi të përbashkët. Mirëpo deri tani, sipas tyre, këto takime nuk kanë prodhuar ndonjë efekt konkret.
Një nga njerëzit e afërt me Mustafën nuk e ka përjashtuar mundësinë që Mustafa ta pranojë publikisht kandidaturën për kryetar të partisë së paku një ditë para Kuvendit. “Mustafa nuk pranon të hyjë në kurrfarë kompromisi për ta marrë ndonjë pozitë të lartë partiake. Atë njeri janë duke e dëshiruar një pjesë e madhe e elektoratit vetëm për kryetar partie. Zaten, kjo është duke e shtyrë Mustafën që ta marrë drejtimin e partisë, e jo pse ka ndonjë ambicie për t’u bërë kryetar i LDK-së”, ka thënë ky zyrtar nën kushte të ruajtjes së anonimitetit. Mustafa, sipas tij, ka avantazh kundrejt Sejdiut, pasi ka arritur t’i mposhtë dy herë rivalët e partisë më të madhe në vend, PDK-së, në garën për kryetar të Komunës së Prishtinës. Në vitin 2007, ka fituar kundrejt ministrit në dorëheqje, Fatmir Limaj, kurse me 2009, ndaj Astrit Salihut. Ai pati arritur që ta elektrizonte elektoratin rugovian, veçmas me gjuhën kritike kundër qeverisjes së Hashim Thaçit. Kurse Sejdiu, sipas këtij zyrtari, jo vetëm që e bart si hipotekë vendimin që e cilëson atë si shkelës të Kushtetutës, por edhe ‘fajin’ që nën drejtimin e tij partia ka humbur afërsisht gjysmën e numrit të përgjithshëm të votuesve që LDK-ja i ka pasur në zgjedhjet e 2004-ës.
“Fitorja e Mustafës përballë njerëzve të PDK-së tashmë ka shkaktuar efektin psikologjik tek shumica e anëtarësisë, dhe tash ata e shohin atë si shpëtimtarin e vetëm që mund t’ia kthejë primatin partisë”, ka thënë një anëtar i Kryesisë së LDK-së. “Asgjë të keqe nuk do të kishte sikur Mustafa të mos ishte edhe ‘eksponent’ i Bujar Bukoshit, njeriut që dyshohet të ketë afërsi me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin”, ka thënë ai. I njëjti ka shtuar se Mustafa mund të jetë i pëlqyeshëm për shumicën e anëtarëve të LDK-së, por jo për të gjithë. “Kjo për faktin se shumë nga ta ende i kanë në kujtesë veprimet e bëra gjatë kohës kur ka qenë ministër i Bukoshit, e sidomos sjelljet e tij në raport me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova”. Ky anëtar i lartë i LDK-së rikujton se Mustafa pas luftës e kishte refuzuar ftesën që ia kishte bërë Rugova, për ta drejtuar Departamentin e ekonomisë dhe të financave.
Megjithatë, ai e pranon se Mustafa tash luan rol kyç në LDK, kështu që arritja e një marrëveshjeje me të është më se e nevojshme.
“Kohë për marrëveshje do të ketë deri 10 minuta para Kuvendit”, ka thënë ky anëtar i partisë.
Mustafa konsiderohet se do të mund të arrinte marrëveshje edhe me kryetarin e LDD-së, Nexhat Daci, për ta bërë bashkë elektoratin rugovian.
Isa Mustafa, i cili prej shumë kohësh ka thënë se nëse e propozon LDK-ja dhe degët e saj për kryetar do t’i marrë përgjegjësitë, e ka të sigurt të paktën një propozues dhe përkrahës të madh. Anëtari i Kryesisë së LDK-së nga Suhareka, Sali Asllani, ka garantuar të enjten se në Kuvend do ta propozojë Isa Mustafën, por fillimisht do të kërkojë nga ai pëlqimin për ta bërë një gjë të tillë.
Anëtari tjetër i Kryesisë, i cili është ndër zërat më të lartë që Sejdiu të largohet, ka ripërsëritur mbështetjen për Mustafën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

LDK-ja mes Fatmirit e Isës, ndarjes e fuqizimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Moore-Kutcher ne prag te ndarjes
» Franca kundër ndarjes apo bisedimeve për status
» WikiLeaks: Kosova po shkon drejt ndarjes
» Pas ndarjes nga Olsi, Najada kapet mat me një djalë tjetër
» Dell përjashton opsionin e ndarjes dhe modelin e Qipros për Kosovën
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum