www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Perse tradhtojnë femrat? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Perse tradhtojnë femrat? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Perse tradhtojnë femrat?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HOPE
Kontributor
Kontributor
HOPE

Numri i postimeve : 8249
Data regjis. : 06/11/2009

Perse tradhtojnë femrat? Empty
MesazhTitulli: Perse tradhtojnë femrat?   Perse tradhtojnë femrat? EmptyWed Jul 07, 2010 9:34 pm

Perse tradhtojnë femrat? Tradhtia-490x320

Burra, kjo u dedikohet vetëm juve! Partnerja juaj nuk është besnike? Po vuani dhe nuk reshtni duke i bërë mijëra pyetje vetes? Ne po ua shpjegojmë se përse partnerja hidhet në krahët e dikujt tjetër.

Hakmarrje
“Hakmarrje, hakmarrje dhe vetëm hakmarrje”. “Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”. “Hakmarrja është një lloj drejtësie e egër”. Këto janë disa fjalë të urta që lidhen me hakmarrjen. Femrat tradhtojnë për t’u hakmarrë. Ka nga ato femra që janë të bindura se kanë krijuar në kokë një strategji të përshtatshme për t’u hakmarrë ndaj partnerit dhe të tjera që jetojnë me dyshime, sepse nuk kanë guxim për t’u hakmarrë.

Ka diçka që nuk shkon
Keni gjithçka që ëndërroni: një shtëpi të bukur, fëmijë, nuk “notoni në ar”, por e rëndësishme është që nuk ju mungon asgjë, përmbushni çdo tekë, por harroni faktorin intimitet. Nëse në raportin tuaj ky element mungon, atëherë femra është e pirur të shkojë në shtratin e dikujt tjetër. Përpiquni të zbuloni se çfarë ka ndodhur, në ç’pikë keni gabuar: mos vallë pasioni është shuar me kalimin e kohës? Apo nuk ka ekzistuar kurrë pasioni nën çarçafë?

Marrëdhënie me pikatore
Shpejtësia me të cilën bëni dashuri është një sinjal i rëndësishëm se si shkon marrëdhënia juaj. Natyrisht që të gjithëve u ndodh të kalojnë periudha të forta stresi ose indiference, por nëse ditët e stresuara kthehen në muaj, atëherë do të thotë se gjërat nuk shkojnë aspak mirë.

Kriza ekzistenciale
Kriza e moshës së dytë prek si meshkujt ashtu edhe femrat, por është më shumë e pranishme te 40-vjeçaret, gjë që koincidon edhe me periudhën e menopauzës. Femrat mund të ndihen konfuze. Ashtu si në periudhën e adoleshencës, janë të terrorizuara prej kohës që kalon. U tremben ndryshimeve që mund të pësojë në mënyrë të pashmangshme trupi i tyre. Ju duket pak kjo gjë? Në fakt nuk është. Për shumë femra menopauza nuk është gjë tjetër veçse një adoleshencë më tragjike: një periudhë shkatërruese hormonale.

Ndryshime të pavëna re
E kemi fjalën për ndryshime pozitive. Mund të ndodhë që krejt papritur partnerja juaj të vendosë të mbajë dietë, pasi është në mbipeshë. Pas pak kohësh ndryshimi është i dukshëm. Tani me disa kile më pak ajo duket mjaft tërheqëse. Vendimin për t’iu nënshtruar një diete e ka marrë pasi ka biseduar me mikeshat e saj. Por, nuk heziton të heqë dorë edhe nga luku vetëm me ujë e sapun. Me pak truk në fytyrë, ajo zbulon se është më tërheqëse. Nëse partneri nuk e vëren këtë, të jeni të bindur se do ta bëjnë të tjerët.

Ndihet e lënë pas dore
Një grua dëshiron të ndihet e pranuar dhe e dëshiruar nga partneri i saj. Nëse ka një vetëvlerësim të vogël, nëse nuk beson mjaftueshëm te vetja, nuk ka gjë më të mirë sesa
të ndihet e vlerësuar. Natyrisht që edhe seksi luan një rol shumë të rëndësishëm, sidomos kur është në krahët e njeriut që dashuron.

Vëmendje
A e dini se cilët janë miqtë më të mirë të femrave? Diamantet. Pjesa më e madhe e grave kënaqen me shumë më pak. Ka gjëra banale, të thjeshta, dhe që nuk bien në sy, për të cilat çdo femër do të dëshironte që partneri i saj të kujtohej t’i bënte. Këtu përfshihen gjestet e dashurisë dhe të pasionit, fjalë të ëmbla që e bëjnë më të bukur lidhjen. Një fundjavë e mirëorganizuar, një darkë romantike, një buqetë me lule, apo thjesht një trëndafil, ju bën të ndiheni e vlerësuar. Nëse nuk jeni sadopak të kujdesshëm ndaj këtyre detajeve, atëherë të jeni të bindur se partnerja juaj do të gëzojë në krahët e një tjetri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Perse tradhtojnë femrat?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» C'fare i shtyn meshkujt te tradhtojne
» Cilat shenja te horoskopit tradhtojne me shume
» Përse?!
» Përse nuk falesh ?
» Përse u krijuam!
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Moda Dhe Estetika-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum