www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koleksion me çudira! - Faqe 5 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koleksion me çudira! - Faqe 5 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Koleksion me çudira!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptySat Nov 21, 2009 8:14 am

First topic message reminder :

Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:32 am

Hajni ninxha

Mashkulli i maskuar si ninxha dhe i armatosur me shpatë ka tentuar të plaçkit një dyqan për pastrim kimik në Massachusetts.

Policia pohon se punëtorja e një dyqani ka thirrur policinë kur e ka parë se si në dyqan po hynte një mashkull me maskë skijimi në kokë dhe shpatë në rrip. Kur e ka hetuar, ai e ka hequr maskën dhe e ka pyetur nëse atë thirrje po e bëntë për shkak të tij. Kur i është përgjigjur me po, mashkulli ka dalë nga dyqani dhe ka shkuar në dyqanin e afërm për pastrim kimik.

Atje e ka nxjerrë shpatën dhe e ka urdhëruar punëtoren t’ia dorëzojë të gjitha paratë. Kur shitësja i ka thënë se nuk mund ta hapë arkën, mashkulli është larguar pa bërë ndonjë problem.

Policia është vënë në kërkim të hajnit ninxha i cili, sipas pohimeve të dëshmitarëve ka rreth njëzet vjet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:32 am

I virgjëri punon në klub striptizi

Një britanik 26-vjeçar nuk beson në seksin para martesës, prandaj as puna në mesin e striptizereve nuk i shkakton ndonjë problem. Asnjëherë nuk është sfiduar. Besimin e ka në plan të parë.

Edhe pse është i krishterë i devotshëm, Dave Dragas e ka pranuar punën në klub të striptizit.

Ky 26-vjeçar është menaxher i valltareve, por siç thotë edhe vet, kurrë nuk është tërhequr nga ato sepse nuk beson në seksin para martesës.

''Më është ofruar seksi mbi 20 herë, mirëpo vajzat nuk e kanë pasur atë fat”, thotë ai.

I virgjëri nga qyteti Kingstonit kurrë nuk ka pasur dashnore dhe shkon në kishë sa herë që i jepet mundësia.

I janë dashur gjashtë muaj që t’i tregojë babait të tij se ku punon, e kur ai e ka marrë vesh nuk i ka ardhur shumë mirë.

Mirëpo ai beson se pagesa prej 35.000 funtesh në vit për punën që bën në qendër të Londrës do t’i ndihmojë të mbajë familjen.

''Është kënaqësi, por është rreptësishtë profesionale'', ka shtuar Dave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:32 am

Kjo është plaçkitje! Vetëm një sekondë.. alo?
Një shtatzënë nga North Carolina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka tentuar të plaçkit bankën, por në këtë tentim i ka penguar një thirrje e rëndësishme telefonike.

Kamerat e vendosura në një bankë të North Carolina kanë incizuar një plaçkitëse e cila, deri në një moment të caktuar, po zbatonte në vepër planin e saj për të plaçkitur bankën, por edhe diçka më shumë...

Derisa po kryente në formë “protokollare” po kryente punën e plaçkitjes së bankës, shtatzënës së re i cingëroi telefoni.

"Aq shumë është habitur në muhabetin e saj në telefon sa që ka dalë prej bankës duke harruar pse kishte ardhur”, kanë thënë përfaqësuesit e policisë së vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:32 am

Për martesë vishen si Shreku e Fiona
Pothuajse secila vajzë ëndërron për martesën e saj ideale. Christine England ëndrrën e saj e ka shndërruar në realitet dhe është martuar si princesha Fiona për Shrekun e saj, 44-vjeçarin Keith Green.

Keith e Christine kanë kaluar tri orë në grim para se të nisen drejt altarit, mu sikur rolet nga filmi i animuar jashtëzakonisht të popullarizuar - Shrek.

Zotëriu Green dhe nusja e tij 40-vjeçare, janë ngjyrosur në të gjelbër dhe kanë veshur rroba sikur ato në film dhe kanë thënë PO-në e tyre. Edhe 100 të krushqit e ftuar janë veshur sikur rolet tjera nga filmi i animuar.

“Secila vajzë ëndërron për martesë si prej përrallave. Unë i kam bërë gjërat mbrapsht dhe në fund kemi qeshur shumë”, ka thënë Christine duke shtuar se thjesht i ka lindur ideja për një martesë tematike.

Ajo ka sqaruar se edhe Kevini i saj i ngjante shumë Shrekut.

“Ka qenë një përvojë e çuditshme, por e këndshme. Gruaja më ka thënë se i ngjaj shumë Shrekut”, ka thënë Keith.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:32 am

Mjeshtri vjedh 170.000 dollarë nga parkingjet me orëmatës
Një mjeshtër amerikan për rregullimin e parkingjeve me orëmatës për një vit ka vjedhur nga këto makina 170.000 dollarë dhe i ka ruajtur “paratë e imëta” në shtëpinë e tij jo larg Uashingtonit, derisa nuk e ka arrestuar policia.

"Kurrë më parë nuk kam marrë më shumë para gjatë një kontrolli shtëpiak", ka thënë për gazetën Washington Post udhëheqësi policor Sharam Fard nga Alexandria në Virginia.

Policia e ka gjetur “minierën e arit” të 61-vjeçarit William Fell pas përcjelljes së tij që prej janarit të këtij viti. Disa tonë të monedhave janë gjetur të shpërndara nëpër enë të ndryshme në shtëpi. Plaçkitësi i parkingjeve me orëmatës është arrestuar më 15 prill.

Punëtori i bashkisë së qytetit, i cili me këtë punë është marrë gjatë 17 viteve të fundit dhe ka jetuar vetëm, nuk ka vendosur asnjë cent në llogarinë e tij bankare, e as nuk i ka shpenzuar paratë e vjedhura.

Shefat e Fellit kishin filluar të dyshojnë në të pasi që përkundër shtrenjtimit të parkimit kishte më pak të hyra.

Policia kishte filluar ta përcjellë dhe kishte vendosur një kamerë në kamionin e tij. Mjeshtri i parkingjeve me orëmatës ka pranuar se kishte zbrazur në mes të një deri në 24 parkingje me orë çdo ditë. Në secilën makinë gjendeshin rreth 80 dollarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:33 am

Polici gjerman vjedh bankën
As gjermanët nuk janë më si dikur! Një polic ka vjedhur bankën në qytezën gjermane Angelbachtal, rreth 50 kilometra në veriperëndim të Karlsruhes, ka njoftuar policia.

Mashkulli pesëdhjetëvjeçar ka hyrë në bankë, ka nxjerrë revolen e tij policore dhe ka kërkuar para të thata. Pas kësaj ka ikur me disa mijëra euro.

Polici është kapur shumë pak kohë pas plaçkitjes dhe ka pranuar krimin. Tani është në paraburgim derisa policia po hulumton nëse ai është i përzier në veprime tjera të paligjshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:33 am

Agjenti sllovak tregon fytyrën në internet në kërkim të femrave
Vetmia dhe dëshira që së paku nëpërmes internetit t’ia gjej vetes një dashnore e kanë shtyre një agjent të Shërbimit inteligjent sllovak (SHIS) të harroj kujdesin dhe ligjin, prandaj ka publikuar fotografinë e tij në njërin prej portaleve lokale për njohje me femra.

Për fatin e tij të keq profilin e përdoruesit "dodi4321" në atë portal dhe fotografitë e mashkullit të ri në rroba të prera mirë nuk i kanë parë vetëm dashnoret potenciale, por edhe kolegët e tij të punës të cilët automatikisht e kanë paraqitur tek drejtori i SHIS-it.

Ndryshe, agjenti, siç shkruan gazeta lokale SME, është shef i kontrollit të SHIS-it, e sipas ligjit në publik paraqitet me identitet të rrejshëm dhe emri i tij dhe dukja kategorizohen në informata të besueshme.

"Në profil është fotografia e tij. Të gjithë e njohim, kalon afër nesh në punë. Kjo është qesharake dhe joprofesionale”, kanë protestuar kolegët e tij tek drejtori i SHIS-it.

Dodi4321 pas kësaj letre shpejt është zhdukur nga portali për njohje, por fjalët për “maskarallëkun” e tij kanë arritur shpejt deri në parlamentin e vendit dhe deputetët janë duke kërkuar që afera të hulumtohet tutje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:33 am

Hajni dënohet me shkollë
Gjykatësi spanjoll ka dënuar një delikuent të ri me kthim në bankat e shkollës, sepse gjatë gjykimit është dëshmuar se është analfabet, prandaj është “dënuar” me ndjekje të kursit gjashtëmujor mësimor.

I riu 17-vjeçar, nga fshati në krahinën jugore Granada, është gjykuar për vjedhje të qenit të cilin pas lutjes së pronarit e kishte kthyer.

Gjatë gjykimit ka dalë në pah se i riu është analfabet, edhe pse kishte ndjekur shkollën 11 vjet.

"Djemtë e tillë janë shumë të lëndueshëm dhe janë të ekspozuar ndaj ndikimeve të këqija", ka thënë gjykatësi Emilio Calatayud i cili ka marrë vendimin për kursin e obliguar gjashtëmujor për shkrim-lexim.

Gjykatësi në fjalë përndryshe është i njohur për gjykime të çuditshme. Më herët ai kishte urdhëruar disa djem të ri të cilët kishin djegur kontejnerët e mbeturinave që gjatë vikendeve të punojnë me zjarrfikësit, derisa një të ri tjetër i cili kishte vozitur në gjendje të dehur e kishte urdhëruar të vizitojë njerëzit e paralizuar në aksidente të trafikut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:33 am

Meshkujt tradhtare, alkooli nuk është me shfajesim

Shkencetari amerikan Panayiotis Zavos ka deklaruar se ka klonuar 14 embrione njerezore dhe 11 prej tyre i ka vendosur ne mitren e kater grave.

Lajmi behet i ditur nga gazeta “The Independent” ne internet. Klonimi është filmuar dhe është kryer ne një laborator sekret ne Lindjen e Mesme. Zavos ka treguar se asnjeri prej embrioneve nuk ka cuar ne shtatzeni, por ky është kapitulli i pare drejt krijimit te qenive te klonuara, nga qelizat e lekures se njerit prej prinderve.

“Nese shtojme perpjekjet, mund te kemi një femije te klonuar brenda 1-2 vjetesh. Qellimi im është te ndihmoj njerezit”, tha ai. Sipas “The Independent”, dhjetera cifte kane kontaktuar me shkencetarin me shpresen se mund te kalojne problemet e fertilitetit permes teknikes se klonimit qe u perdor ne rastin e deles Dolly ne 1996.

Pacientet e perfshire ne kete ceshtje jane tre cifte te martuarish dhe një grua beqare. Ekperimentet e klonimit u filmuan ne 2003 nga Peter Williams për Discovery Channel.

Edhe me pare jane prodhuar embrione te klonuar njerezore, por me qellimin e marrjes se qelizave embrionale dhe jo për tu vendosur tek grate për shtatzeni. Zavos thote se disa prej embrioneve jane zhvilluar deri ne stadin e 4 qelizave perpara transferimit, por te tjere deri ne 32 qeliza. Zavos ka prodhuar me pare embrione njerezore nga persona te vdekur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:33 am

Kriza e cifteve tani quhet Facebook

Numri i përdoruesve të “Facebook” vazhdon të rritet dita ditës, duke arritur kështu një shifër rekord në klasifikimin e faqeve më të klikuara në internet. Por, sipas statistikave të fundit, “Facebook”, faqja më e famshme e internetit në botë, ndikon negativisht në shëndetin e fansave të tij. Përveç personave që kalojnë ditë të tëra online, ekziston edhe xhelozia “virtuale”: çiftet janë të përçarë, sepse njëri prej partnerëve është izoluar në botën online, ose sepse kontaktet e shumta të njërit partner nxisin xhelozi te tjetri.

Kështu është zbuluar se pasioni për faqen më të klikuar në internet ka bërë që disa çifte të humbasin besimin te njëri-tjetri, ose marrëdhëniet e tyre të shkojnë deri në ndarje.

“Çifte në krizë, për shkak të ‘Facebook‘”? Nuk është e vërtetë. Lidhja e një çifti merr fund, kur ata kanë qenë më parë në krizë. Një çift mund të hyjë në krizë më lehtë nga ç‘mund të mendoni. Arsyeja? Xhelozia, që është jashtëzakonisht e madhe. Ajo fillon kur partneri/a gjen fotografi djemsh/vajzash që më parë s‘i kishte. Ndërsa çiftet që e kanë bazuar gjithmonë raportin e tyre te besimi, do të vazhdojnë ta bëjnë edhe më tej, pa e vrarë shumë mendjen për “Facebook” apo internetin. Kam ndjekur shumë çifte në krizë, sepse njëri ishte larguar krejtësisht nga tjetri, duke u mbyllur emocionalisht në botën virtuale, apo ku mes tyre ishte zhvilluar një xhelozi obsesive për miqtë virtualë të partnerit. Pasojat e një xhelozie janë pothuajse gjithmonë dramatike. Simptomat? Në fillim janë të pakontrollueshme: humbasin toruan, i zë paniku, janë në ankth e të acaruar, kanë pagjumësi, duke arritur deri te simptomat e rënda si fiksimi dhe prirja për t‘u vetëvrarë. Fiksohen te partneri/a dhe pranojnë të bëjnë gjëra që, nëse do të ishin në gjendje normale, nuk do t‘i bënin kurrë”, tregon një psikologe, e cila është edhe drejtoreshë e “Eurodap”. “Natyrisht që nuk mungojnë edhe krizat e inatit, sepse krejt rastësisht njëri prej tyre zbulon se ishte fshirë nga lista e kontakteve. Po ju them se ky është një fakt shumë i rëndësishëm që nuk duhet nënvlerësuar”, thekson psikoterapeutja.

Gjithsesi “Facebook” ka edhe anë pozitive. Në fakt, sipas psikologes, “interneti mund të jetë një pasqyrë e vlefshme virtuale, një mundësi për të parë dhe njohur frikën tonë, brishtësinë dhe pasigurinë. Nuk është mirë që të bëjmë gjeste të shtirura ose të hiqemi si persona të tjerë. Me këtë sjellje i bëjmë keq vetes jo të tjerëve. Jam e bindur se pas pak kohësh do ta shihni se rruga që keni zgjedhur nuk është aspak e drejtë. Nga ana tjetër këto hapësira virtuale mund të përdoren për të përmirësuar vetëdijen tonë. Këtë do ta kuptoni, pasi të keni hapur profilin tuaj”, thekson ekspertja.

Rekomandimi i psikoterapeutes është ai për ta përdorur ashtu siç duhet “Facebook” dhe jo për t‘u shpëtuar shqetësimeve të përditshme, apo për të mbushur zbrazëtinë që krijohet nga vetmia. Interneti mund të japë më shumë se kaq.

Ka nga ata persona që përpiqen të lidhen me VIP-at dhe personazhet ndërkombëtare, duke filluar nga Obama, e duke përfunduar te Barbi. Ka të tjerë që hiqen si VIP-a, shenjtorë, profesorë, këngëtarë etj.

Në librin e saj kushtuar përdoruesve të “Facebook”, psikoterapeutia ka dhënë adresat e sakta të VIP-va të vërtetë, të cilët kanë profile në “Facebook”. Gjithashtu ajo jep edhe tri këshilla të vlefshme për përdoruesit e “Facebook”. Ja cilat janë:

1) Interneti është një pasqyrë e vlefshme virtuale, për të njohur frikën, brishtësinë dhe pasigurinë

2) Dëgjojini të tjerët: mund t‘u japin informacione të vlefshme nga të gjitha fushat

3) Gjithçka që keni mësuar online mundohuni ta përdorni në jetën tuaj të vërtetë, duke e pasuruar, përmirësuar dhe jo duke ia mbathur, siç bëni kur thoni që nuk keni adresë në “Facebook”, por në fakt është e kundërta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:33 am

Shitet 70 mije paund kostumi me i shtrenjte ne bote

Kriza ekonomike duket se ka kaluar pa u vene re për një adhurues te modes, qe ka blere kostumin me te shtrenjte ne bote për 70 mije paund.

Kostumi i është shitur një bleresi misterioz ne një party ne qender te Londres. Jane dashur me shumë se 80 ore punë për qepjen e kostumit te prodhuar me disa lloje leshi te cilesise me te larte ne bote. Stilisti i veshjes, Alexander Amosu deklaroi se ne kete kohë renieje ekonomike, serish ka kerkesa për cilesine absolute.

Kostumi permban kopsa ari 18 karat dhe diamanti, si dhe ka 5 mije qepje, cdonjera prej te cilave ka kushtuar 14 paund.

Amosu, qe u be i pasur fale krijimit dhe shitjes se melodive për celularet, është i specializuar ne dizenjimin e veshjeve luksoze dhe produkteve te teknologjise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:34 am

Ana e erret e Dubait te shndritshem


Dubai duhet të ishte një mrekulli e Lindjes së Mesme, një shembull i shkëlqyer i sipërmarrjes arabe dhe kapitalizmit përëndimor, por kohët e vështira kanë mbërritur edhe në qytetin e mrekullueshëm. Ai lindi nga mesi i shkretëtirës dhe synonte të ishte shumë më tepër se një mirazh

Fytyra e buzëqeshur e sheikut Muhamed, sundimtari absolut i Dubait, shkëlqen në të katër anët e vendit. Atë e gjen në çdo fasadë e godinë, mbi çdo reklamë përëndimore, si mbi atë të McDonald e firmave sportive. Ky njeri e ka reklamuar Dubain si qyteti i njëmijë e një dritave arabe, një mrekulli të Lindjes së Mesme, që lindi nga shkretëtira për të ndriçuar gjithë rajonin. Figura e tij qëndron edhe në majën e godinës më të lartë në botë, një kullë e gjatë dhe e hollë që synon të rrokë qiellin. Por diçka e ka pickuar së fundi buzëqeshjen e sheikut. Kranet dhe vinçat gjigantë kanë ngrirë në hapësirat ku ndërtohet, sikur koha vetë të kishte stopuar. Në Dubai, shumë godina kanë mbetur në mesin e rrugës, gjysmë të ndërtuara dhe në dukje të parë të braktisura. E ndërsa ndërtimet e lagjeve dhe godinave gjigante kanë ndaluar, dalëngadalë po dalin në shesh edhe sekretet e errëta të Dubait. Ai është një qytet i ndërtuar nga hiçi, vetëm brenda disa dhjetëvjeçarëve dhe gjithçka e ka bazuar mbi borxhe, dëmtimin e mjedisit dhe natyrës, shtypjes dhe skllavërisë. Ky qytet është një metaforë e gjallë e botës globaliste neo-liberale.

Një Disnejland për të rriturit

Karen Andrews nuk mund të flasë. Sa herë që nis të rrëfejë historinë e saj, ul kryet. Është trupvogël dhe e hajthme dhe ka pamjen e një ish-pasanikeje. Ajo jeton në makinën e saj, një Range Rover. Ka muaj që fle aty, në parkingun e një hoteli të madh, falë zemërgjerësisë së pronarit të parkingut që nuk i bën zemra ta largojë që andej. Sigurisht që kjo nuk është situata që ajo kishte ëndërruar si fundin e ëndrrës së saj të Dubait. Karen erdhi në Dubai nga Kanadaja, pasi të shoqit iu ofrua një vend punë në një sektor të rëndësishëm të një shumëkombsheje të famshme. Ata erdhën në Dubai, në vitin 2005. Sipas saj, ky qytet ngjante me një Disnejland ku sheiku ishte Muhamed ishte miu. Sipas rrëfimit të saj, në fillim, jeta ishte fantastike sidomos shtëpia ku ata u vendosën me një ushtri shërbëtorësh, gjithçka falas dhe mungesë taksash. Dukej sikur të gjithë ishin shefa të mëdhenj dhe e gjithë jeta ishte një shfaqje dhe festë e madhe e pafund. I shoqi bleu dy prona dhe kishte shumë para, por për herë të parë në jetën e tyre, ai nisi që të shpenzonte shuma të mëdha dhe të hutohej. Sipas Karen, kjo ishte diçka që nuk ndodhte kurrë më parë me Danielin. Pak nga pak, nisëm të hynim në borxhe, pasi jeta që bënim ishte vërtet e jashtëzakonshme. Një vit më pas, kuptova arsyen e shpenzimeve. “Im shoq u diagnostikua me tumor”. Një mjek i kishte thënë se i kishte mbetur vetëm një vit jetë, një tjetër se tumori ishte benin dhe se nuk kishte asnjë problem, por ndërkohë borxhi ynë po rritej. “Para se të vija në këtë vend, nuk dija asgjë në lidhje me ligjet e Dubait. Mendoja se, duke qenë se në këtë vend kishte shumë kompani përëndimore, edhe ligjet duhet të ishin të tilla. Askush nuk më tha se nuk njihej koncepti i falimentimit, pra nëse bie në borxhe nuk falimenton, por shkon drejt e në burg. Kur e mësova një gjë të tillë, i thash tim shoqi se duhet të largoheshim menjëherë. Ai tha se kishte marrë një siguri nga kompania e tij se nuk do t‘i ndodhte asgjë, por ndodhi që kompania pati probleme financiare dhe me borxhe të papaguara nuk mund të largoheshim nga vendi. Befas, jeta jonë ndryshoi menjëherë. Mbetëm pa shtëpi, pa makina, pa karta krediti. Danielin e arrestuan. Atij iu bë gjyqi në arabisht dhe e dënuan me gjashtë vjet burg. Këtu në Dubai jam ilegale, sepse duhet ta kisha lënë vendin”. Sipas Karen, që nuk është aspak e huaja e vetme në kushte të tilla, Dubai i vërtetë është shumë ndryshe nga ai që duket nga filmat apo reklamat. Sipas saj, shumë të huaj ndillen për të punuar në këtë vend, dhe shumë vonë e kuptojnë se ai nuk është aspak një demokraci, por një diktaturë e fshehur.

Gjembaçët

30 vjet të shkuara, thuajse i gjithë Dubai modern ishte një shkretëtirë, e banuar vetëm nga kaktuset dhe gjembaçët. Në qendrën e qytetit, gjurmët e së shkuarës janë mbuluar me beton dhe hekur. Në mesin e shekullit të 18-të, aty u ndërtua një fshat i vogël, në pjesën e ulët të Gjirit Persik, ku njerëzit kryesisht zhyteshin në ujëra për të kapur perla. Pak nga pak, nisi të grumbulloheshin njerëz që vinin nga Persia, India dhe vende të tjera arabe, të gjithë me shpresën se në këtë vend do t‘ia dilnin që të bënin pasuri. Vendit i dhanë emrin e një karkaleci të zonës, daba. Më pas, qyteti u pushtua nga britanikët që e mbajtën deri në vitin 1971. Pas ikjes së tyre, Dubai vendosi që të bënte aleancë me gjashtë shtete të tjera që kishte përreth dhe të krijonte kështu Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërsa britanikët ikën, në vend u zbulua nafta dhe sheikët befas e panë veten në mesin e një dileme të madhe. Ata ishin disa nomadë të pashkolluar që e kishin kaluar jetën duke ngarë deve nëpër shkretëtirë, ndërsa ja ku ndodheshin tani përballë një “qypi” me Flori. Çfarë duhet të bënin me të?

Krahasuar me Abi Dhabin, nafta e Dubait thjesht pikonte, kësisoj sheiku Maktoum vendosi që t‘i përdorte të ardhurat e naftës për diçka që do të zgjaste. Ai vendosi që ta shndërronte shkretëtirën dhe të ndërtonte në të një qytet të madh që do të shndërrohej në qendrën më të madhe turistike dhe tregtare të rajonit dhe do të thithte para dhe talente nga e gjithë bota. Për këtë, ai u ofroi investitorëve mungesën e plotë të taksave dhe ata u dyndën në Dubai për të derdhur milionat e tyre, duke kaluar shumë në numër popullsinë vendase që aktualisht përbën vetëm 5 për qind të Dubait. Brenda tre dhjetëvjeçarësh, një qytet modern dhe i lartë sikur ra nga qielli. Për 30 vjet, nga një qytet i shekullit të 18, Dubai u shndërrua në një qytet avangardë të shekullit të 21-të. Nëse do të ndërmarrësh ture nëpër qytet, drejtuesit do të të mbushin me propagandë për mrekullitë që kanë ndodhur në këtë vend sa hap e mbyll sytë, vetëm falë mendjes së ndritur të sheikut. Por e vërteta është krejt ndryshe. Ky qytet i mrekullueshëm është ngritur nga skllevërit.

Heronjtë e heshtur

Ekzistojnë tri pamje të ndryshme të Dubait, që sillen rreth njëra-tjetrës. Janë të huajt si rasti i Karen, janë banorët e Emirateve që qeverisen nga sheiku Mohamed dhe një nënklasë të huajsh, që ndërtojnë qytetin dhe kanë mbetur të bllokuar aty. Ata mund t‘i gjesh kudo, të veshur me uniforma, tek marrin urdhrat nga shefat e tyre që ulërijnë sa kanë në kokë dhe janë thuajse të padukshëm. Pse? Sepse sipas propagandës, është sheiku ai që ka ndërtuar qytetin, ndërsa sa për punëtorët… Kush janë punëtorët vallë? Çdo mbrëmje, qindra e mijëra burrat e rinj që ndërtojnë, dërgohen në vendin ku banojnë, një biçim karantine që ndodhet një orë larg qytetit. Askush nuk i sheh, sepse transportohen me mjete të posaçme. Janë gjithë kohës të djersitur, sepse punojnë gjatë gjithë kohës. Lagjja ku jetojnë quhet Sonapur dhe në të jetojnë rreth 300 mijë shpirtra. Emri i qytetit në Hindi do të thotë “Qyteti i Arit”. Vendi është i papastër dhe njerëzit vijnë erë të rëndë. Ata jetojnë nëpër ca shtëpi çimentoje që janë të gjitha njësoj, për nga arkitektura, përmasa, ngjyrat. Sipas banorëve që vijnë nga vende të varfra të botës, ata kanë ardhur në këtë vend pasi ndërmjetësit u treguan se po shkonin në një vend të ëndërrt. Por me të mbërritur e kupton se je në ferr. Ata erdhën me premtimin se do të kishin një strehim dinjitoz, ushqim të mirë dhe punë jo rraskapitëse. Kështu të huajt erdhën së bashku me familjet e tyre, madje morën edhe kredi për banesat, për të cilat duhet të rraskapiten një jetë të tërë për t‘i larë. Të gjithë janë të punësuar në kompanitë e ndërtimit dhe që në fillim iu tha se ata do të punonin vetëm 14 orë në ditë në zemër të shkretëtirës dhe vetëm për një copë bukë, në një temperaturë ku turistëve të huaj u rekomandohet që të mos dalin jashtë orët e pikut të vapës, pasi termometri shënon 55 gradë Celsius. Puna që këta të huaj bëjnë është ndër më rraskapitëset në botë. Gjatë gjithë ditës, u duhet të ngrenë tulla, çimento dhe e gjitha kjo në temperaturën përvëluese. Shumë vetë janë sëmurë, disa kanë vdekur, sepse kushtet higjieno-sanitare janë të tmerrshme dhe me rrezik të madh. Pjesa më e madhe punojnë në katet e larta të godinave të stërmëdha, ku një rrëshqitje e vogël e këmbës mund të jetë fatale për jetën. Po a reagojnë këta njerëz? Për këtë as që bëhet fjalë, sepse ankesat janë të ndaluara dhe për një ankesë mund të përfundosh në burg. Një vit më parë, disa punëtorë vendosën që të bëjnë grevë sepse nuk kishin marrë pagën e katër muajve, por policia i rrethoi, i rrahu dhe i riktheu në punë. “Rebelët” u burgosën. Po a janë bërë pishman këta njerëz që morën këtë rrugë? Kur i pyet, ata ulin sytë në tokë dhe thonë se ndihen në kurth, sepse edhe vendi nga vijnë nuk u ofron më shumë, por të paktën aty mund të rrisin bagëtitë dhe drithin, ndërsa në Dubai gjithçka është përvëluese dhe e betontë. Që nga fillimi i krizës ekonomike globale dhe recesioni, elektriciteti është prerë disa herë dhe për shumë kohë në vendet e banimit të punëtorëve dhe ata vetë nuk janë paguar që prej muajsh. Kompanitë për të cilat kanë punuar, befas janë zhdukur së bashku me pasaportat e tyre dhe paratë, dhe një pjesë ndihet si e grabitur në mënyrën më të keqe të mundshme. Ata nuk mund të largohen sepse kanë kredi për të paguar, ndaj për të mos u futur në burg, tani punojnë për bankat falas. Të gjitha rregullat e punësimit në Dubai ndaj të huajve janë shkelur prej vitesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:34 am

Rritja e mireqenies demton njerezit dhe Token

I gjithë njerezimi duhet te kthehet ne stilin e jeteses se viteve ’70 pasi kjo do t’i bente mirë jo vetem shendetit tone por edhe planetit.

Me kete teze kane dale një grup kerkuesish nga “London School of Hygiene and Tropical Medicine”, sipas te cileve, tashme 40 vjet me pas, njerezit konsumojne me shumë.

Sipas tyre, 4 dekada me vone ne Britani konsumohet 19 % ushqim me shumë dhe kjo është ekuivalente me emetimin e 60 milione tonelatave me shumë te CO2 ne atmosfere, duke konsideruar punen me te madhe qe duhet bërë për te transportuar njerez me te rende.

Llogaritjet jane bërë duke analizuar një popullsi normale ku norma mesatare e obezeve është 3.5%, ndersa ne shoqerine britanike ne vitin 2010, 40% e popullsise do te jete obeze. Ky studim është publikuar ne revisten “International Journal of Epidemiology”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:34 am

Jill, gruaja qe po ben me “dhimbje koke” shkencetaret

Rasti i rralle i një gruaje qe arrin te kujtoje gjithcka qe ka ndodhur ne te shkuaren e saj, ka mahnitur shkencetaret.

Nese i thua një date te 20 viteve me pare ajo arrin te thote ditën e sakte javore, nese ate dite ka rene shi ose jo, apo nese ate dite është ngritur ne hapesire një anije kozimke Challenger.

Me pak fjalë, perfeksion absolut. Quhet Jill Price dhe është vetem 43 vjec. Rasti i saj, ndoshta unikal ne bote është zbuluar ne vitin 2006 dhe qe prej 3 vjetesh po ben me “dhimbje koke” shkencetaret, te cilet nuk kane hasur asnjehere ne një kujtese kaq te forte. Ky mund te quhet një bekim por padyshim edhe një denim për te mos harruar asnjehere. Revista “Wired” ka shkruar një artikull te gjate për kete fenomen qe është pagezuar me emrin “sindroma hipertimestike” ose me fjalë te thjeshta “kujtesa e jashtezakonshme”.

Ajo ka veti te kujtoje gjithcka, ne çdo fushe, psh; nese e pyet çfarë ndodhi ne 16 gusht te vitit 1977, ajo jo vetem qe kujton se ate dite vdiq Elvis Presley, por shton se ne Kaliforni është miratuar edhe një ligj i ri për taksat. Ne 25 maj te një viti me pas, ajo kujton rrezimin e avionit ne Cikago, ndersa për 30 gushtin e vitit 1978 Jill kujton se ka cuar për te lare për here te pare makinen. Disa prej ngjarjeve mund te kene pasur një domethenie te vecante ne jeten e 43 vjecares, por shumë detaje te tjera kane qene episode te parendesishme qe gjithesesi truri i Price i ka regjistruar me saktesi absolute.

Kete rast e ka studiuar me imtesi profesori James McCaugh por edhe kolege te tij nga Universiteti i Kalifornise. Qe prej 2006-es, Jill është shfaqur shpesh here ne mediat me me emer ne SHBA si, Abc, Wall Street Journal e Usa Today. për te zbuluar kete veti te jashtezakonshme, kerkuesit kane hetuar ne drejtime te ndryshme, duke hedhur shumë hipoteza, por deri tani asnje nuk është vertetuar shkencerisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:34 am

Biznesmeni premton një kishe për çdo vit jete


Astrologet kane identifikuar një fenomen qe deri tani nuk ishte vene re asnjehere. 4 galaktika te ndryshme do perplasen me njera-tjetren, çka pritet te shkaktoje një shperthim shumë te madh ne Univers.

Duke perdorur fotografite e teleskopit te NASA-s, “Chandra” qe ndodhet ne Hubble, astrologet kane vene re kete fenomen ne një largesi prej 5.4 miliarde vite drite larg, një zone e pasur me shumë galaktika. “MACSJ0717.5+3745” quhet zona e pasur me galaktika qe rrezikon zhdukjen pas kesaj perplasje qe pritet te ndodhe.

“Pa kete teknologji do ta kishim te pamundur te informoheshim me mirë rreth ketij fenomeni ku galaktikat ngaterrohen mes tyre, sepse ngjarja ndodh shumë miliarda vite vrite larg nesh”, shpjegon shkencetari Harald Ebeling.

Me interesant është fakti se me kete zbulim vertetohen edhe perllogaritjet matematike te bera me pare, çka do te thote se metodat teorike mund te perdoren edhe për pjese te tjera te Universit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:34 am

një kinez, pretendent për rekordin e gjatesise


një 27-vjecar pretendon te jete njeriu me i gjate i botes, edhe pse kjo nuk është vertetuar zyrtarisht. Zhao Ling ndodhej i shtruar ne një spital pas një demtimi ne kembe, kur është pikasur nga mjeket.

Ai është matur dhe ka rezultuar te ishte 2,46 metra i gjate. Ish-basketbollisti është 10 cm me i gjate se kinezi tjeter Bao Xishun, qe njihet si mbajtes i rekordit Guinnness, qe prej vitit 2005.

Tashme Zhao kerkon qe te njihet zyrtarisht. Karriera e e tij perfundoi para kohë ne provincen Henan, pasi pesoi një demtim ne kembe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:35 am

E qeshura, ilaci me i mirë


E qeshura është ilaci me i mirë. një studim i ri i mjekeve ka treguar se personat qe rrezikojne te preken nga ataku ne zemer, duhet te shohin programe argetuese dhe komedi.

E qeshura sipas shkencetareve mund te shihet si mjekim ne disa raste, për shkak te emocioneve pozitive te saj. Perdorimi i te qeshures si ilac është sugjeruar prej vitesh, ndonese kishte pak prova qe tregonin se ajo ndikon ne shendetin e pacienteve.

Por ne studimin e fundit te Loma Linda University ne Kaliforni, pacienteve iu kerkua te zgjidhin programet apo komedite, qe u dukeshin me zbavitese. për një periudhe 12 mujore ata pane filmat për te pakten gjysme ore ne dite. Ne fund u arrit ne perfundimin se grupi qe kishte qeshur kishte rritje me 26 perqind te kolesterolit te mirë (HDL), qe gjendet ne trup.

Ndersa pacientet qe merrnin mjekim por pa te qeshura shtese kishin vetem një rritje prej 3 perqind. Grupi qe shihte komedi shenoi edhe ulje ne 66 perqind te proteinave qe rrisin rrezikun e semundjeve te zemres. Sipas shkencetareve terapia e te qeshures ul edhe nivelin e stresit te pacientet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:35 am

Deshira e paperballueshme për te qene e re


Me flokët e tyre bionde, trupin thuajse njëlloj, këmbët e holla dhe mollëzat e bukura, ato duken si dy binjake. Të dyja shfaqen të mrekullueshme me fustanin e zi me pika të bardha dhe ashtu siç tregojnë djemtë që vihen në radhë, e kanë të vështirë për t‘i dalluar. Përveç disa centimetrave në gjatësi dhe ngjyrës së ndryshme të syve, të dyja vajzat janë thuajse identike. Por, Janet dhe Jane nuk janë binjake, madje ato nuk janë as motra. Janë nënë e bijë. Ashtu siç e dimë, mania e bisturisë sot ka arritur kulmin. Ata që kanë mundësi nuk kursejnë asgjë për të bërë operacione, falë të cilave do ta ndjenin veten më mirë. E kështu ka ndodhur edhe me Janet, që tregon se ka shpenzuar më shumë se 10 mijë paund për kirurgjinë plastike, me shpresën për ta zvogëluar sadopak hendekun prej 22 vjetësh mes saj dhe vajzës. Për të mbërritur deri këtu, 55-vjeçarja iu nënshtrua disa operacioneve të ndryshme. Për të fshirë shenjat e kohës, për të zhdukur rrudhat e rinuar gjoksin dhe për t‘i bërë buzët mishtore si ato të vajzës së saj, shpenzoi plot 10 mijë paund.

Kush nuk do të donte të dukej si vajza ime?

“Mund të duket çmenduri që kam bërë operacione plastike të dukem si vajza ime. Por ajo është e mrekullueshme. Kush nuk do të donte të dukej si ajo? Shpesh e mendoj se ajo e ka marrë këtë bukuri nga unë, ndërsa e imja është zhdukur me kalimin e kohës. Duke parë se sa tërheqëse është Jane, më ktheu dëshirën për t‘u kthyer pas te luku im i vjetër. Tani, në vend të nënë e bijë ne dukemi si binjake. Kam gjene dhe lëkurë të mirë, por më duhej një ndihmë që të më bënte të ndihesha mirë me veten”. Vetëm disa vjet më parë, Janet ishte me flokë të kuqe, peshonte shumë kilogramë, jetonte në Spanjë me shokun e ri dhe kishte ndërtuar një jetë të re pas dështimit të martesës me babanë e Jane. Pasi përfundoi edhe kjo lidhje, 55-vjeçarja vendosi të kthehej në Angli te krahët e së bijës. “Nuk i kam kushtuar kurrë shumë vëmendje vetes sime. Nuk kam pasur kohë, sepse ia kam kushtuar jetën time kujdesit për Jane dhe vëllait të saj”, tregon.

Që nga ardhja e saj në Angli kanë kaluar disa vjet dhe Jane ndërkohë ishte bërë një grua e bukur. Duke e parë, të ëmës i hipi dëshira për t‘i ngjarë, pavarësisht viteve diferencë që kishin. Kështu nisi të dobësohej, duke shpresuar se do t‘i bënin të njëjtat veshje që përdorte e bija. “Kur u ktheva nga Spanja, ajo dhe mikeshat e saj ishin shumë moderne dhe unë ëndërroja të vishja të njëjtat fustane si Jane. Por ishin shumë të vogla dhe të ngushta për mua. Shihja vajzën dhe thosha: dua të kem të njëjtin fizik me të”, kujton 55-vjeçarja. Pula në zgarë dhe perimet kanë zënë vendin e bukës, makaronave dhe fast-foodeve. Kur u kthye tek e bija, Janet vendosi të aplikojë mënyrën e ngrënies së të bijës, që rezultoi e suksesshme dhe gruaja shumë shpejt nisi të bjerë nga pesha. Edhe pse filloi të dobësohej, fytyra e mbuluar me rrudha nuk ishte ajo e dikurshmja. Kështu që gruaja vendoi të nisej për në Kroaci, ku do e ndihmonte një kirurg. Gjeti informacionet në një sajt interneti dhe kuptoi se mund të arrinte të modifikonte trupin e saj pa u sforcuar shumë me buxhetin që kishte në dispozicion. “Vajza ime u mërzit shumë, jo sepse nuk donte që t‘i ngjaja asaj, por shqetësohej për shëndetin tim. Më kërkoi që të mendohesha, por sa më shumë kalonte koha, aq më shumë bindesha se ajo ishte zgjedhja e duhur. Vërtet që vitet kishin lënë gjurmë në lëkurën time, por jo gjithçka kishte humbur. Unë dëshiroja të dukesha edhe një herë e re”, thotë. Kështu, nga një ndërhyrje te tjetra, Janet përfundoi duke u bërë kloni i së bijës. Por, edhe e bija duket se e vlerëson shumë metamorfozën e së ëmës. “Më pëlqen që i ngjaj. Më duket se kam gjetur motrën që kam ëndërruar gjithmonë, por që nuk e kam pasur kurrë”, pranon.

Rruga e vështirë

“Në fillim, kur gjithçka ishte në rregull dhe pritej vetëm që të filloja ndërhyrjet, Jane ishte shumë në ankth dhe m‘u lut të mos e bëja diçka të tillë. Më është përgjëruar të mos e bëja këtë, jo se nuk donte që unë t‘i ngjaja asaj, por sepse kishte frikë që unë në këtë moshë të kryeja kaq shumë operacione”. Është e vërtetë se operacione të tilla në këtë moshë kanë rrezik të madh, por Janet ishte më e vendosur se kurrë. “Isha më se e vendosur. Asgjë nuk mund të më kthente pas. Doja me gjithë shpirt të dukesha më e re. Kjo ishte ëndrra ime më e madhe”. Dhe kështu, shtatorin e kaluar ajo u nis e vetme për në Kroaci e fillimisht iu nënshtrua një operacioni prej 2 orësh me anestezi lokale në hundë dhe sy. “Kisha pak frikë, por jo aq sa të ndalesha. E lashë besimin tim në duart e tyre. Nuk ishte ndonjë gjë e këndshme, por më duhej ta bëja”. Ajo u kthye në shtëpi një javë më vonë, e ënjtur dhe e fashuar, por entuziaste, pasi mjekët i kishin treguar se do t‘i shihte rezultatet e operacionit disa muaj më vonë, pasi të hiqte fashot dhe ënjtja të ishte larguar. “Ndihesha shumë mirë. Ishte kjo gjëja për të cilën kisha kaq shumë kohë që prisja”, tregon. Por, duheshin të tjera ndërhyrje për ta çuar deri në fund projektin e saj. “E dija që buzët e mia ishin shumë të holla, ndaj vendosa t‘i fryja ato me një sërë injeksionesh që më kushtuan më shumë se 300 paund, por më lanë të kënaqur”. Pastaj Janet shkoi në një sallon bukurie në vend, leu flokët biondë dhe i bëri zgjatje artificiale, ndërsa në fund ndërroi gardërobën. U bë tamam kloni i vajzës së saj. “Herën e parë që ne shkuam në një lokal në vend, u kthyem në qendër të vëmendjes. Gjatë gjithë mbrëmjes njerëzit pyesnin nëse ishim motra. Të dyja na pëlqente të ishim në qendër të vëmendjes”, thotë Janet plot krenari.

Më pëlqen që dukemi njëlloj

Nganjëherë disa mendojnë se vajza është motra e madhe e së ëmës. “Nuk ka lidhje me faktin se dukem më e vjetër se sa jam, por sepse mami duket jashtëzakonisht e re për moshën që ka. Ajo duket më e mirë se Madonna në vitet 1950. Njerëzit më pyesin nëse e kam problem që ajo ngjan kaq shumë me mua, por unë i them se jam vetëm krenare, jam e vetmja që e ndihmoj me flokët dhe veshjet. Si mund ta akuzoj time më se më ka vjedhur lukun, kur ajo më ka bërë kështu”, tregon vajza. “Për momentin më pëlqen që dukemi njësoj, ne jemi më afër se kurrë dhe ajo është motra që unë nuk kam pasur kurrë”. Për më tepër të dyja tregojnë se nuk janë xheloze për bukurinë e njëra-tjetrës. “Meshkujt më komplimentojnë aq shumë, sa komplimentojnë edhe mamin. Përse duhet të jem xheloze”?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:35 am

Gruaja e dehur puth pasagjeret, piloti ul avionin

një grua amerikane 33-vjecare ka detyryar një avion te kompanise kiliane Lan te kthehet serish ne aeroport për shkak te rremujes qe krijoi ne bord.

Gruaja kishte hipur ne avion ne gjendje te dehur dhe pas nisjes se fluturimit therriste dhe qeshte papushim. Ajo tentoi te puthte edhe disa pasagjere qe i ishin afruar për ta qetesuar.

Avioni ishte nisur nga Buenos Aires dhe kishte si destinacion Miamin. Me pas gruaja është ndier keq dhe piloti është detyruar te kthehet serish ne kryeqytetin argjentinas. Pasagjeret kane shprehur shqetesim për shkak te sjelljes se gruas.

Stjuardesat i kishin sherbyer pije alkoolike, pasi gruaja kerkonte vazhdimisht te pinte whisky. një mjek qe ndodhej ne avion konstatoi se gjendja e saj ishte renduar për shkak te kombinimit te alkoolit me qetesues. Ai kerkoi qe gruaja duhej te se mjekohej menjehere, c’ka detyroi pilotin te rikthente avionin ne Buenos Aires. Me pas pasagjerja u shtrua ne spital.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:35 am

Perdor vajin e hudhres për te pikturuar

një piktor i ri ne Manila te Filipineve pikturon me një boje krejtesisht te vecante.

Ai e nxjerr ate nga hudhra, permes një teknologjie dhe për kete arsye ai njihet edhe si piktori i hudhres.

23- vjecari e mori frymezimin ndersa punonte ne restorantin e familjes. Piktori e skuq hudhren, e fut me pas ne mikser dhe pas zierjes se saj perfton lenden te cilen e perdor për piktura.

Procesi i krijimit është i veshtire, pasi perdorimi me nxitim i lendes mund te shkaktoje njolla ne telajo.

Ne punet e tij te para piktori deshtoi pasi lengu u myk, por pasi krijoi një ruajtes organik, pikturat mund te rezistojne deri ne 50 vjet.

E kush do ta mendonte qe muza e tij ndodhej ne kuzhine?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:35 am

United Airlines: Obezet do te paguajne dy bileta

Kompania amerikane e fluturimit United Airlines forcon rregullat për personat mbipeshe.

Ne rastet kur avionet e saj do te jene te mbushur, ose pasagjeret do te ankohen se po udhetojne ne një hapesire shumë te ngushte, obezet do te jene te detyruar te paguajne dy bileta dhe jo një.

Behet fjalë për kompanine e trete ajrore, qe ka nxjerre rregulla te tilla, pas atyre te miratuara me pare nga Delta Air Lines dhe SouthWest Airlines. Kompania e justifikon vendimin me faktin se ka marre ankesa nga qindra pasagjere, qe kane deklaruar se jane detyruar te ndajne vendin me persona mbipeshe.

Ne rastet kur avioni nuk do te jete i mbushur, obezet do te mund te shfrytezojne dy vende, pa paguar me shumë se cmimi i një bilete te vetme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:35 am

Amazone, zbulohet milingona e rralle

një milingone e rralle është zbuluar ne pyjet e Amazones. Quhet “Mycocepurus smithii” dhe sipas biologeve, ajo nuk shumohet ne rruge seksuale si te gjitha simotrat e saj ne te gjithë globin.

Me i cuditshem është fakti se te gjitha milingonat jane femra dhe klonimi i tyre behet nga miliongona-mbretereshe. Kjo specie është e para ne llojin e vet e zbuluar deri tani.

Zbulimi është bërë nga biologia Anna Himler e Universitetit te Arizonas dhe është publikuar ne revisten “Proceedings of the Royal Society B” ku pershkruhet me detaje jeta e insektit te rralle dhe menyra e shumimit te saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:36 am

Celulari, miku me i ngushte i te rinjve ne Angli

Health Protection Agency ne Angli ka publikuar një raport rreth perdorimit te celularit nga adoleshentet duke alarmuar vendin.

Te dhenat jane shqetesuese dhe sipas një sondazhi te youngpoll.com me 2 mije femije te grupmoshes 6-17 vjec, ne një dite te vetme, një femije anglez dergon 19 sms, merr 15 dhe ben 8 telefonata. Ne total telefoni qendron ne vesh rreth 6 ore ne dite, duke folur dhe duke degjuar muzike.

Nga keto te dhena rezulton se 8 ne 10 adoleshente mund te konsiderohen si te varur nga celulari. Sipas profesorit suedez, Lennart Hardell, keto te dhena jane shqetesuese pasi prania e telefonit për një kohë kaq te gjate, i ekspozon te rinjte ndaj semundjes se kancerit ne tru.

Ne France, reklamat qe u bejne thirrje femijeve nen 12 vjec për te perdorur clular jane te ndaluara, ndersa ne Angli një gje e tille nuk është marre ende parasysh nga qeveria. Ne ishull, 81 % e te rinjve mendojne se celulari është mjeti me i rendeishem, ndersa 6 ne 10 te rinj thone se nuk mund te bejne asgje pa telefonin e tyre.

Ky trend është bërë shumë shqetesues edhe për mesuesit pasi shpesh here neper shkolla nxenesit i mbajne hapur celularet duke komunikuar ne oren e mesimit. “Duhet t’i shkepusim menjehere femijet nga telefonat”, nenvizon ne një shkrim gazeta “Daily Express”, duke cituar zedhenesin e Health Protection Agency
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:36 am

Me pushime ne kozmos

Zona e ardhshme e caktuar për qëllime kozmike do të ketë sipërfaqe 70 metra katrorë në Meksikën e Re. Është zgjedhur ky vend, sepse qielli është i pastër dhe pa re për 320 ditë në vit. Kjo do të thotë se këtu ka kushte ideale për nisjen dhe mbërritjen e mjeteve kozmike pa vështirësi. Pikërisht në këtë vend do të vijnë njerëz nga e gjithë bota dhe prej këtej do të udhëtojnë për në kozmos. Guvernatori Bill Richardson, pak kohë më parë inauguroi ndërtimin e kozmodromit “Spaceport America” dhe thotë se hobi i tij i fëmijërisë ka qenë fluturimi në orbitën rreth Tokës, ku ëndërronte të ishte i pari në këtë udhëtim komercial kozmik.

Askush nuk dyshon se si filloi kështu një garë e re për në kozmos. Vlerësohet turizmi përtej tokësor dhe deri në vitin 2020 do të mund të japë miliarda dollarë të ardhura. Miliarderët e ndërmarrjeve janë duke kërkuar bashkëpunim me kompanitë shtetërore për ndërtimin e hedhësve të raketave dhe mjediseve të shkollimit për gjithë botën.

Amatorët kozmikë kanë përshtypjen se të gjithë do të qëndrojnë në radhë për bileta. Shumica e 35 kozmodromeve që funksionojnë sot në botë janë shtetërore, në ndërtim e sipër. Gjithashtu janë edhe 8 porte private të shpërndara nga Singapori deri në Suedi.

Sipas firmës “Futron”, në vitin 2021 do të ketë rreth 15 mijë kandidatë në vit të gatshëm për të paguar në total 700 milionë dollarë për të përjetuar disa çaste mbresëlënëse.

Amerikanët, duke analizuar vërshimin e kërkesave për fluturime të tilla, kanë vendosur të ndërtojnë kozmodrome komerciale në disa shtete si në Kaliforni, Winscons-in dhe Teksas. Në 2006-ën u ra dakord që për nevoja të kozmodromeve të përshtatej ish-baza ushtarake amerikane e Oklahamës. Mendohet se pasagjerët e parë do të niseshin që këtu nga fundi i vitit 2008.

Firma “Virgin Galactic” zgjodhi për të vendosur kozmodromin kryesor të saj në Meksikën e Re. Një pjesë e objekteve të saj, për shembull dyqane, restorante dhe sallat e pritjes, do të vendosen nën tokë. “Virgin” ka në plan hapjen e porteve të reja kozmike në vende të tjera të botës. Ajo zhvilloi negociata me drejtuesit e aerodromit ushtarak britanik, RAF, që të përdorte bazën e fuqishme ajrore në Lossiemouth në veri të Skocisë, e cila ka gjatësi të përshtatshme për nisje. Firma mendon të hedhë raketa edhe nga Kinuni i Suedisë, “prej nga ku, pasagjerët do të shohin një panoramë magjepsëse të Artikut”, thotë presidenti i kësaj firme, William Whitehorn.

Edhe shtetet e tjera shprehën po ashtu dëshirën e tyre për të ndërtuar si këto objekte kozmike. Kështu, ndërmarrjet e Singaporit, por dhe ato të Emirateve të Bashkuara Arabe, vendosën ndërtimin e kozmodromeve të nyjave ekzistuese të komunikacionit dhe tregtisë. Por edhe vetë Singapori ka në plan ndërtimin e një objekti me kosto 115 milionë dollarë. Investuesit janë firma “Space Adventures” nga Richmond në Virgini, e cila do të organizojë ekskursionet për në kozmos, si dhe sheiku saudit, Bin Zakr Al-Kasimi, pasardhësi i fronit të emiratit Ras Al-Khaimash në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kozmodromi do të ndërtohet jo shumë larg portit ajror të Singaporit dhe nga këtej do të bëhen fluturime mbiorbitale. Po ashtu do të ngrihen edhe qendra mësimi për udhëtarët për në kozmos. Në ofertë përfshihen edhe fluturimet me gjendjen e mungesës së peshës, me xhiroskop dhe simulim fluturimesh kozmike. Do të ketë edhe qendër interaktive për vizitorët. “Singapori u zgjodh si qytet-port shtetëror”, thotë Michael Lyon, drejtor i programit të “Spaceport”-it. “Dalja në këtë situatë është një hap i natyrshëm”.

Kozmodromi, ndërtimi i të cilit planifikohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ngrihet në Ras al-Khamah, një orë larg Dubait. Do të jetë objekt më i vogël nga binjaku i tij në Singapor dhe ai i Meksikës së Re. Kontributi i pasardhësit të fronit të sheikut Al-Kasimi, siç parashikohet, do të kushtojë 30 milionë dollarë. Fillimi i guximshëm është element i programit të zhvillimit të emiratit Rasal-Khaimah. Ai përfshin hotele, qendër tregtare dhe rinovim të aerodromit. Për këto, në drejtim të Ras al-Khamah janë angazhuar një radhë ndërmarrjesh industriale dhe prodhues.

Turizmi kozmik ka ngjallur shumë emocione dhe pritje, por aspak nuk është e sigurt nëse një ditë ky turizëm do të kthehet në realitet. Në vitet ‘90 u nënshkrua ndërtimi i industrisë private, që kishte pasur synim vendosjen në orbitën rreth Tokës të satelitëve komercialë. Megjithatë ky biznes dështoi, sepse projekti për kërkesat e parashikuara për raketat nuk u plotësua asnjëherë.

Sa kohë që bileta për ekskursionin në kozmos do të kushtojë 200 mijë dollarë, turizmi kozmik do të jetë një argëtim vetëm për superpasanikët. Eric Anderson, drejtori i “Space Adventures”, thotë se kjo ndodh si në vitin 1978, kur çmimi i kompjuterëve ishte i përballueshëm vetëm për të pasurit, ndërsa sot… Por një gjë është për t‘u nënvizuar, dhe pikërisht nëse çdo gjë do të shkojë mirë, atëherë kjo degë e re e ekonomisë do të lulëzojë, e për rrjedhojë kozmosi do të jetë gjeneratori i “prodhimit” të miliarderëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 EmptyFri Dec 25, 2009 10:36 am

Peshqit rrezikojne te zhduken

Kandile, alga, kallamare gjigante…keto ka mundesi te jene prodhimet e detit qe ne do te hame ne vitin 2050.

Biologet detare hedhin alarmin se ka shumë rrezik qe pas disa vitesh, për shkak te peshkimit jo te ligjshem, ne det mos te kete me peshq.

Mesatarisht ne te gjithë boten konsumohet 16.4 kilograme peshk për person.

Sipas Organizates se Ushqimit dhe Agrikultures, proteinat e peshqve jane një e pesta e proteinave qe njerezit marrin ne ushqimet e tyre te nevojshme.

Ne perendim, për shkak te dietave, konsumohet shumë peshk, pasi ky lloj ushqimi ka pak yndyrna, pak kolesterol dhe shumë proteina. Po me vone çfarë do te ndodhe?

Ndryshimet klimaterike

Sipas një studimi te revistes anglo-saksone “New Scientist”, verehet se për shkak te ndryshimeve klimaterike neper dete, po zhduken peshqit agresore, te cilet shpesh perfundojne ne rrjetat e peshkatareve.

Pasojat duken duke u pare neper siperfaqe kandile gjigante dhe ne sasi te medha si ne detin Mesdhe ashtu edhe ne detin e Zi apo Gjirin e Meksikes apo ne brigjet e Japonise.

Shpesh kandilet kane një diameter prej 2 metrash. Ky lloj prodhimi det është gatim tipik i kuzhinave aziatike.

Edhe kallamaret po shtohen gjithnje e me shumë ne tryeza, pavarsisht se rrezikojne te rrisin kolesterolin.

Edhe algat duken një premtim për ushqimin e se ardhmes ne sasi te medha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Koleksion me çudira!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum