www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koleksion me çudira! - Faqe 4 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koleksion me çudira! - Faqe 4 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Koleksion me çudira!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptySat Nov 21, 2009 8:14 am

First topic message reminder :

Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:13 am

Luani i detit mëson të shkruaj kinezisht

Kujdestarët e kopshtit zoologjik raportohet të kanë trajnuar një luan të detit të shkruaj në gjuhën kineze.

Personeli në kopshtin zoologjik Ningbo në Kinë, kanë kaluar tre muaj duke e mësuar luanin e detit, të emëruar Peter, raporton gazeta "People's Daily".

Ai tani mund të shkruaj karakteret kineze që paraqesin fjalën "demi", si dhe mund të nënshkruaj atë me vulën e "luanit të detit".

Pasi që e shkruan, gjashtëvjeçari Peter e mban dhe e vulos në letër në formë të nënshkrimit.

Kopshti zoologjik thotë se Peter do të demonstrojë aftësitë e tij të shkruarit për turistët gjatë Festivalit Pranveror i cili organizohet nga ky kopsht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:13 am

Studentet mësojne se si te shkruajne mesazhe flirtuese

Studentët e informatikës në universitetit në Postdam të Gjermanisë do të mësojnë se si të shkruajnë mesazhe dhe imeile flirtuese, derisa do të marrin edhe këshilla se si t’u lënë mbresa njerëzve kur të përballen me refuzim. Philip von Senftleben, autor dhe udhëheqës i skuadrës që do merret me studentët, ka thënë se puna e tij është t’i mësojë “se si të bëjnë zemrën e tjerëve të rrahë, ndërsa e tyrja të mbetet e qetë”. Studentët në ligjërata do të mësojnë edhe për gjuhën e trupit, paraqitjet publike, menaxhimin e stresit dhe aftësitë për të gënjyer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:13 am

I bie infarkt se doktori nuk ia thote diagnozen me takt

Një grua nga Beaumont pretendon se doktor Howard Wilcox u tregua kaq i ashpër me të, sa ajo pësoi infarkt në zyrën e tij. Sipas padisë, Amy Michelle Modica shkoi në zyrën e doktorit disa javë më parë për t’u ankuar nga probleme qarkullimi. “Kisha probleme me kyçet kur flija dhe nuk ndihesha mirë”, thotë ajo në padi. “Kur tentova t’ia shpjegoja simptomat doktorit, ai më tha se mund të pësoja infarkt. Në ato momente më ra infarkti”, thotë ajo. Ajo pretendon se gjithçka mund të ishte shmangur nëse doktori do të sillej si profesionist dhe nuk do t’ia komunikonte lajmin ashtu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:13 am

Nena e tetenjakeve, edhe gjashte femije te tjere


Gruaja kaliforniane qe pak ditë me pare solli ne jete tete femije, ka një familje te madhe. Familjaret kane treguar për mediat amerikane se ajo është nene edhe e gjashte femijeve te tjere, mes te cileve edhe binjake.
Persa u perket tetenjakeve te lindur nente jave premature, mjeket thone se jane permiresuar, por do te duhet te qendrojne edhe për disa jave te tjera ne spital. Nena e tyre kishte kerkuar qe te mos zbulohej asgje rreth saj, por pas mesimit te disa detajeve, gazetaret renden drejt shtepise se saj. Gjyshja e tetenjakeve tha ne një interviste për “The Los Angeles Times” se e bija nuk e priste qe trajtimi i pjellorise qe kishte bërë, do te mund t’i sillte tete femije te tjere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:14 am

Njofton policine se burri nuk i ngroh kembet

Një grua njoftoi policinë në Kinë, kur bashkëshorti refuzoi t’ia ngrohë këmbët. Polici Xiao Deng, nga Ningbo, thotë se mori dy telefonata pasuese nga një grua që ankohej se burri nuk po bënte çfarë donte ajo, ndërsa telefonata tjetër nga bashkëshorti që thonte se gruaja kërkonte shumë. Deng shkoi në apartamentin e tyre për ta zgjidhur çështjen, por e gjeti çiftin ende në grindje. Ai thotë se burri i tha: “A ke parë ndonjëherë grua të tillë? Ajo mi vuri këmbët e ftohta në bark dhe më bëri me dhimbje?”. Polici e bindi se ishte detyra e burrit t’ia ngrohte këmbët gruas, por i tha gruas të mos i mbante aty për shumë gjatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:14 am

Nisen me pushime, perfundojne ne burgun e Kubes

Robert Vassallo dhe Angellette Smith kurrë nuk mendonin se do t’i kalonin pushimet në Kubë, dhe sidomos jo në burg. Ata u detyruan të dalin në bregun e vendit komunist kur barka në të cilën po lundronin përgjatë Karaibeve u përplas me koralet. Së fundmi përfunduan në burgun e Havanës. Autoritetet amerikane i ndihmuan të largohen nga ishulli, por kjo ndodhi disa ditë më vonë. “Në një moment pashë se isha rrethuar nga 30 ushtarë kubanezë. Vetëm disa orë më parë ndodhesha në barkën time me veshje të ngrohta, shumë ushqim dhe po punoja në laptop. Tmerri përfundoi pas gjashtë ditësh”, thotë Vassallo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:14 am

Gjen prezervativ ne pije, demshperblehet

një shtetas indian është demshperblyer me 450 euro, pasi disa vite me pare kishte gjetur prezervativ ne një pije. Kompania Pepsi Co ia pagoi parate indianit, qe ne 2003 kishte konsumuar pijen dhe me pas ishte ndier keq.

Sudesh Sharma kishte treguar se e kishte blere Pepsin ne një dyqan prane një stacioni autobusesh dhe pas konsumit ishte derguar ne spital. Pasi kishte vezhguar me kujdes shishen, kishte vene re se ne fund te saj gjendeshin mbetje te cuditshme dhe shoku erdhi kur pa prezervativin. Ai vendosi t’i drejtohet gjykates se Konsumatoreve, qe ka pak kohë qe është ngritur ne Indi. Duke qene se ishte e pamundur te vertetohej se ai i kishte blere shishet ne dyqan, gjykata e denoi Pepsin vetem me 450 euro. Nuk është hera e pare qe kompani te tilla ndodhen perballe akuzave. Dy vjet me pare qeveria indiane ndaloi prodhimin e pijeve te dy prej tyre, sepse permbanin nivel te larte pesticidesh, pasi perdornin uje te ndotur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:14 am

Pijanecët më të mirë në shtrat?


Ç'është e vërteta alkooli përmirëson e nuk shkatërron aksionin e mashkullit në shtrat, pohojnë shkencëtarët. Deri më tani besohej s konsumim i alkoolit mund të shkaktojë disfunksionet në ereksion, e më së shpeshti 'programimin e hidraulikës'. Por, studimi i kryer me 1.580 burra australian tregoi se ata kanë pasur 30 për qind më pak probleme në shtrat sesa ata të cilët i kanë ikur alkoolit.
Madje edhe ata të cilët e kanë shprehi të pinë pak më shumë, kanë paraqitur numër më të vogël të disfunksioneve me ereksion sesa ata të cilët nuk kanë pirë. Ata të cilët kohë pas kohë pinë 3-4 gota më së shumti pesë herë në javë, kanë kaluar më së miri. Më së keqi dolën ata të cilën e kanë lënë shprehinë e alkoolit, e hiq më të mirë nuk janë as duhanxhinjtë, si dhe as viktimat e sëmundjeve të zemrës. Studimi përfundoi se ata të cilët gradualisht konsumojnë alkool dhe kanë probleme me ereksion, nuk ka kuptim të këshillohen që të heqin dorë krejtësisht nga alkooli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:14 am

Hajduti paguan kredine pasi e grabit banken


Një hajdut i armatosur është arrestuar pasi grabiti një bankë dhe u kthye disa minuta më vonë të paguajë kredinë. Burri hyri në bankën “Kredi Bank”, në Nova Varos, i veshur me maskë dhe me armë në dorë. Ai u kërkoi arkëtarëve t’i dorëzonin paratë që kishin. Shumë shpejt u largua me ekuivalentin e 30 mijë pafundëve dhe ia krisi vrapit larg bankës. Stafi ende po e merrte veten nga tronditja e grabitjes, kur Grlic, 33-vjeçar, këtë herë pa maskë, hyri brenda të lante hesapet me bankën. Stafi e njohu nga atletet me ngjyrë dhe njoftoi policinë. Atë ditë kishte veshur atlete të gjelbra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:15 am

Zbulohet kandili i perjetshem

Deri ne fund te koherave, qenia e vetme qe mund te percaktohet si e pavdekshme, ne kuptimin e vertete te fjales do te jete kandili i quajtur Turritopsis.
"është një akt pushtues i heshtur ne oqeanet tona", thone kerkuesit. Zbulimi i ketij organizmi, i cili mund te jetoje ne perjetesi, u be nga një ekip biologesh te Universitetit te Leces. Kjo qenie, ka një diameter prej 4-5 milimetrash. Me te arritur pjekurine seksuale pasi riprodhohet nuk ngordh, ne ndryshim me te gjithë organizmat e ngjashem me te. Ky kandil special, kthehet serish ne rini duke nisur procesin nga e para. Dhe e gjitha kjo shkon ne infinit. "Ky është një 'pushtim' i heshtur ne te gjithë boten nenujore", tha një prej studiesve te Universitetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:15 am

Rrezikon 10 vjet burg për 2 pellumba kontrabande

një shtetas australian qe vinte nga Dubai, është ndaluar ne doganen e aeroportit te Melburnit, pasi iu gjeten te fshehur ne pantallona dy pellumba.
Ai rrezikon te denohet me 10 vjet burg dhe 55 mije euro gjobe. Doganieret dyshuan kur ne bagazhet e 23-vjecarit gjeten dy veze, qe rezultuan se ishin te pellumbave. Pas kontrolleve, shpendet u zbuluan te lidhur pas kembeve te burrit. Australia praktikon denime te ashpra për kontrabanden e kafsheve dhe te shpendeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:15 am

28-vjecarja synon Guinness për gjoksin me te madh

një grua nga Teksasi ne SHBA është gati te beje gjithcka për te realizuar endrren e saj, për te patur gjoksin me te madh ne bote. Sheyla Hershey ka kryer tete operacione dhe deri tani ka perdorur 4 litra silikon.
28-vjecarja thote se nuk do te ndalet derisa te kete një gjoks edhe me te madh, për te cilin u nda edhe nga i dashuri, qe i kishte kerkuar te mos kryente me nderhyrje. Por Hershey po perballet edhe me ligjet ne Teksas, qe kane vendosur një limit për sasine e silikonit qe duhet te perdoret ne te tilla nderhyrje, ndersa mjeket e kane paralajmeruar për rrezikun e “shperthimit” te gjoksit. Por vajza ka mesuar se ne Brazil nuk ka kufizime te tilla dhe pas nderhyrjes se nente po pergatitet për një tjeter, për te siguruar rekodin boteror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:15 am

Te burgosurit furnizohen me droge nga helikopteri me telekomande

Rojet në një burg britanik janë të hutuar për shkak se panë një helikopter me telekomandim të fluturojë mbi pistën ku të dënuarit ajrosen dhe nuk mundën të bëjnë asgjë. Rojet thonë se helikopteri, që mbante një pak to vogël që besohet të ketë qenë drogë, është dalluar nga kamerat vëzhguese në burgun “Elmley”, në Sheerness, Angli. “Përdorimi i minihelikopterit për të futur drogë brenda burgjeve nuk ka precedentë”, thotë kryegardiani. “Kur vëzhguesit e kamerave e vunë re gati ranë nga karrigia”, shton ai. Megjithatë, nuk mundën të gjenin gjurmë të lodrës dhe as të ngarkesës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:15 am

Ndiheni te vetmuar? Po sikur te merrni me qera një nene apo baba?


Nëse kafshët shtëpiake nuk ju mjaftojnë të mbushni boshllëkun e zemrës suaj, si thoni sikur të merrni me qera një nënë apo baba? Nëse jeni nënë beqare dhe mendoni se fëmija juaj ka nevojë për një model të moshuar pranë, merrni me qera “dashuri” për ndonjë orë. Në njoftimin në internet shkruhet “gjyshi do t’i ndihmojë fëmijët me detyrat e shtëpisë. Ai do të zgjidhë problemet tona me fqinjët dhe do të çojë fëmijët në park. Madje do të shkojë edhe në takimin me prindër të flasë me mësuesit si të rrisin vetëbesimin e fëmijëve”. Kjo mundësi është për ata që ndihen bosh në jetë dhe preferojnë t’i marrim me qera prindërit dhe jo të pranojnë të vetët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:16 am

SHBA, lind një foshnje me 24 gishta


Lindja e femijes me 6 gishta ne çdo dore e kembe, shihet si ngjarje e rralle nga mjeket, por ne familjen e tij një gje e tille kishte ndodhur edhe me pare.
Spitali ku lindi foshnja, njoftoi se gjate kontrolleve dhe as pas lindjes nuk ishte vene re anomalia e Kamani Hubbard. Ishte i ati qe vuri re se femija kishte nga një gisht teper ne secilen dore e kembe. Polidaktilizmi është gjenetik dhe sipas te atit, shkak mund te jete edhe një histori familjare. Disa pjesetare te familjes se tij kishin nga gjashte gishta, por te pazhvilluar plotesisht dhe vetem ne gjymtyret e siperme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:16 am

Kryeministri suedez ben tatuazh ti pelqeje te rinjve

Një artist i ka sugjeruar kryeministrit suedez, Fredrik Reinfeldt, se do të kishte më shumë sukses nëse do të bënte një tatuazh. Mjafton një akt i vogël për të tërhequr të rinjtë dhe për të siguruar mandatin. Mediat vendase kohët e fundit kanë shkruar se ka humbur vota nëpër sondazhe. “Me tatuazhin e ri në krahë do të fitonte më shumë besim dhe popullaritet me të rinjve”, thotë Sebastian Norde. Tatuazhi i sugjeruar është një anije e stilit viking, një mburojë zjarri ose patkua kali. Por gruaja e kryeministrit mendon ndryshe, ajo kërkon emrin e saj, Filippa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:16 am

Shoqeruesit te nuses i bie celulari ne altar

Karriera e tij politike mund t’i ketë ditët e numëruara, por kjo nuk do të thotë që John Prescott duhet ta fikë celularin edhe pse po shoqëron nusen në altar. Ish-zëvendës kryeministri i bëri qejfin menaxherit të restorantit, Jimmy Chu, duke shoqëruar nusen 27-vjeçare, Wei Qin Zhong, në altar. Ceremonia u organizuar në “St. Andrew Quay”, në Hull, në restorantin kinez më të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Në momentin që çifti po shkëmbente premtimet, telefoni i kryeministrit buçiti me të madhe. Zilja vazhdoi të bjerë ndërsa zoti Prescott mbylli sytë nga sikleti, e nxori nga xhepi dhe e fiku në momentin që po shkëmbeheshin unazat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:16 am

Postieri ndihmon gruan te linde ne dhomen e ndenjes



Një postier në Illinois thotë se mori pakon më të pazakontë dhe të çmuar, kur gruaja lindi papritur në dhomën e ndenjes. Craig Ramirez, 34-vjeçar nga Carol Stream, dhe gruaja 31-vjeçare, kanë katër fëmijë, kështu menduan se do të ishte një tjetër lindje rutinë kur ajo u zgjua në 3:30 të mëngjesit për të shkuar në maternitet. Por kur arriti tek dera, koka e bebes kishte dalë. Craig njoftoi urgjencën, ndërsa gruaja Liza u mbështet në divan. Atëherë Craig u ul në gjunjë, vuri duart në kokën e bebes dhe foshnja rrëshqiti në krahët e babait. Lindja ndodhi kaq shpejt, sa nuk pati kohë të ndizte as dritat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:16 am

7-vjecari nuk ka ngrene kurre asnje ushqim


Në gati çdo kuptim ai është një 7-vjeçar normal. Ai luan futboll, noton dhe shkon në shkollë, por një ndryshim i rëndësishëm e ndan nga moshatarët, ushqimi kurrë nuk i ka prekur buzët. Që nga lindja, Tyler Mill, ka refuzuar çdo ushqim të mundshëm. Prindërit e ushqejnë përmes një tubi çdo natë. Nëna e tij, Arlene Mill, 41-vjeçare, kërkon të gjejë një zgjidhje prej vitesh. Pas një sërë kontrollesh, doktorët konfirmuan se problemi i tij ishte psikologjik. “I kemi provuar të gjitha”, thotë ajo. Për shumë vite e kanë ushqyer përmes një tubi nga hunda, por doktorët kanë sugjeruar makinën e ushqimit gjatë natës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:17 am

Mban rekord, perfundon 27 kolegje ne 45 vite


Një amerikan nga Kalamazo, Miçigan, thotë se ka në xhep 27 diploma kolegjesh, ku përfshihen edhe 20 mastera. Ai thotë se po punon edhe me dy diploma të tjera, të cilat pret t’i marrë shumë shpejt. Michael Nicholson, 67-vjeçar, thotë se e mori diplomën e parë në edukim fetar në kolegjin “William Tyndale”, në Detroid, në vitin 1963. Shumë shpejt mori edhe diplomën e masterit në teologji, nga seminari teologjik në Dallas. Nicholson që nga ajo kohë ka marrë edhe 19 diploma të tjera në master, 2 diploma ndihmësi, tre diploma specialisti dhe një doktoraturë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:17 am

Zbulohet një elefant roze ne Afrike

Kamera e një studiuesi te botes se kafsheve afrikane, ka fiksuar një elefant roze ne Botsvana. Kelyshi është fotografuar se bashku me një turme prej 80 elefantesh ne Delten Okavango.

Ekspertet besojne se behet fjalë për një elefant albin, një fenomen ky shumë i rralle tek elefantet e Afrikes. Ata jane te pasigurte për shanset qe kelyshi do te kete për te mbijetuar, për shkak te diellit pervelues ne kete pjese te botes, qe mund t’i shkaktoje atij verbim dhe probleme me lekuren.

Kameramani Mike Holding, ndodhej ne Botsvana për te xhiruar një emission për BBC-ne. Duket se elefanti foshnje ishte fshehur ne trupin e nenes për t’u mbrojtur nga dielli. Ndersa elefantet albine mund te shfaqen ne Azi, ne kontinentin afrikan kjo është shumë e rralle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:17 am

Veset, shkaktaret e vertete jane genet

Kush është i lidhur ngushte me veset e keqija nuk duhet te fajesohet edukimi i keq apo stresi.

Sipas një studimi te kryer kohet e fundit, jane disa gene pergjegjese qe na lidhin ngushte me alkoolin, duhanin apo edhe me keq…me kokainen. Pra, faktori gjenetik është kryesori, pavaresisht se ne marrjen e veseve mund te ndikoje edhe ambienti ku jetojme dhe njerezit nga te cilet rrethohemi.

Zbulimi i bërë nga kerkuesit e universiteteve te Miciganit dhe Virxhinias do publikohet ne numrin e ardhshem te revistes “Nature Reviews Genetics”. Studiuesit kane pare me kujdes mekanizmin e ashtuquajtur “gjenetika e varesise” duke dale ne perfundimin se te gjitha veset tona drejtohen nga një numer i caktuar genesh.

“Studimet e deritanishme te perqendruara ne disa lloje varesish kane treguar lidhjen gjenetike. Kemi punuar për ta ngushtuar sa me shumë fushen e kerkimit. Nese individualizojme vendndodhjen e shkaktareve te vertete, atehere do ta kemi me te lehte për te menduar se si mund te kurohet kjo gje”, shprehet shkencetari amerikan Ming Li.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:17 am

Puthja e pare? Burim informacioni

Dashuria e vertete nuk zbulohet me shikim te pare por me puthje te pare. Kete teze e mbeshtet antropologja amerikane, Helen Fisher, sipas se ciles, ne një puthje, dy persona pjesemarres mund te zbulojne shumë për njeri-tjertin dhe te ardhmen e tyre.

“një puthje e pare edhe si një shpethim informacionesh qe dergohen dhe merren. është shumë e rendesishme, sepse puthja është një instrument vleresimi. Truri merr informacione qe vijne nga buzet, nga gjuha dhe nga hunda. 5 nga 12 nervat e kranese marrin informacione nga goja”, shprehet studiuesja amerikane. Duke u bazuar ne kete teori, ajo shpjegon se puthja nuk është vetem një puthje e thjeshte por një menyre me ke kemi te bejme dhe çfarë mund te japim e te marrim.

Docenti i psikologjise Gordon Gallup shkon edhe me tej kur thote se, gjate momentit te puthjes ekzistojne mekanizma qe vleresojne gjendjen shendetesore, ate riprodhuese dhe kompatibilitetin gjenetik. “Me pak fjalë, ajo qe ndodh gjate puthjes është një moment i rendesishem pasi personi vendos nese do vazhdoje ose do ta nderprese ne ate moment lidhjen”, thekson Gallup.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyWed Dec 09, 2009 2:17 am

Ja 9 motivet e tradhetise


A jane tradhtaret te lindur, apo situata te caktuara i bejne ata qe te tradhtojne? Ndoshta pak nga te dyja. Ja disa disa situata qe i bejne njerezit te tradhtojne:

1. Merzitja

Ky mund te jete një prej shkaqeve me te zakonta qe i ben njerezit te tradhtojne. Kur je ne cift, ndonjehere gjerat behen monotone dhe një marredhenie e re, sjell kenaqesi dhe te ben te ndihesh mirë si dikur…

2. Varesia

Ne momentin e pare, tradhtia duket sikur është një sjellje e pavarur. Por ajo shpesh është një varesi, pasi persona te caktuar nuk jane te forte sa duhet për te mbajtur një lidhje, ndaj rendin drejt se rese.

3. Konfuzioni

Ndonjehere jeta ose situata te vecanta te bejne konfuz. Kur ke një rremuje te vertete ne koke ben edhe gabime!

4.Sepse te lene ta besh

“Nese një vajze/djale me tradheton, atehere une ndahem urgjentisht nga ajo/ai”. Kjo është shprehja me e zakonte e degjuar nga goja e njerezve kur flitet për tradhtine. Te falesh një tradhtar i bie ta fusesh veten ne një rreth te vertete vicioz. Nese ata e kryejne njehere tradhtine, jane ne gjendje ta bejne serish, duke e ditur se mund te kthehen serish te partneri i tyre.

5. Keqtrajtimi

Nese dikush keqtrajton partnerin, instikti i pare është qe te largohet sa me pare prej tij ose prej saj. Por ndonjehere nuk është edhe aq e lehte, pasi jane femijet ne mes. Keshtu qe njeriu i keqtrajtuar rend drejt një tjeter lidhje te re me një person qe e trajton mirë.

6. Hakmarrja

është shumë e thjeshte, nese ndihen te tradhtuar, tradhtojne. Nese ne menyre te vazhdueshme ka tradhti, nuk ndodh gje tjeter vecse një rremuje ne marredhenie.

7. A jane ende terheqes?

Kur partneret jane ne një lidhje te gjate, ndonjehere pyesin veten nese jane ende terheqes për syte e seksit tjeter. Fakti i te mosqenurit single, i ben te mendojne se kane humbur dicka nga sensualiteti i tyre.

8. Tensioni

Ka njerez qe e shijojne tradhtine dhe i duket sikur po jetojne ne aksion: Rrezikojne te kapen mat, rendin ne menyre sekrete dhe pelqejne romancen sekrete.

9. Nuk e konsiderojne aspak tradhti edhe pse për te tjeret është

Kjo varet nga menyra e te konceptuarit. për disa persona tradhti është nese del me dike me shumë se kater here, për te tjere me shumë se dy…e keshtu ka një mal me justifikime për ate qe (s’) quhet tradheti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 EmptyFri Dec 25, 2009 10:31 am

FLET I SAPOLINDURI


Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytetin Norilsk të Rusisë, ku një foshnjë djalë nisi të flasë disa minuta pasi kishte lindur. Sipas lajmit që bëhet i ditur nga faqja “pravda.ru”, thuhet se foshnja fliste fjalë në dijeni të plotë. Gazetari thotë se ishin çuditur jashtë mase kur kishin parë vetë aftësitë përtej të zakonshmes të fëmijës me emrin Stetan. Sapo kishte lindur, fëmija kishte thënë “baba”, e pas disa minutash “nënë”. Kur një ditë më pas, e ëma, Liza, i thotë të birit “do vijë babi”, Stepan tha: Babai? Kush?

Psikologja-gjinekologe Marina Papanova që ishte e pranishme gjatë lindjes së Stepanit, deklaroi se e kishte dëgjuar fëmijën të fliste me veshët e saj. “Punoj qyshprej vitit 1986 në këtë maternitet dhe kurrë nuk më ka rastisur një episod i tillë. Fëmijët e sapolindur e kanë shumë të vështirë t’i belbëzojnë këto fjalë”, tha ajo.

Papanova vazhdon më tej: "Embrioni është i përshtatshëm të edukohet qysh në bark të nënës. Ai mund ta ndjejë botën nëpërmjet ndjenjave të së ëmës. Nëse me embrionin punohet dhe mundohet t’i jepet një edukim si fëmijë i lindur, fëmija mund të lindë me aftësi të jashtëzakonshme”, tha ajo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Koleksion me çudira!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum