www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koleksion me çudira! - Faqe 9 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koleksion me çudira! - Faqe 9 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Koleksion me çudira!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Nov 21, 2009 8:14 am

First topic message reminder :

Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Dec 26, 2009 9:57 pm

Mjekra zbulon mashkullin
Duke dashur të fsheh identitetin e tij, plaçkitësi i bankës në Sydney është shndërruar në grua, ka veshur çorape grash, fustan dhe parukë të kaltër, mirëpo ka harruar një detaj të vogël i cili e ka tradhtuar.

Hajni i cili është nisur në plaçkitje të bankës në Sydney ka menduar që është transformuar në mënyrë të përsosur kur ka veshur fustanin, çorapet dhe ka vendosur parukën e kaltër, por ka harruar të rruhet.

Plaçkitësi është identifikuar shpejt dhe është arrestuar.

"Ai ka qenë personi i vetëm i veshur në rroba femrash në të cilat është vërejtur qartë se është mashkull", u ka thënë gazetarëve inspektori policor Hans Rupp.

Hajni kishte lidhur tre të punësuar në momentin e hapjes së bankës, kishte marrë një shumë të caktuar të parave të thata dhe në këmbë ishte larguar nga vendi i krimit.

Policia shumë shpejt e ka gjetur hajnin, pamja e të cilit nuk ka kaluar pa u vërejtur në lagje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Dec 26, 2009 9:57 pm

Kënaqësi për të papunët
Qindra punëtorë nga Zelanda e Re të cilët shkaku i krizës financiare kanë mbetur pa vendet e tyre të punës do të kanë rastin të përfitojnë e në të njëjtën kohë edhe të kënaqen falë kompanisë Durex, e cila kërkon “testues” për produktet e veta.

Një prej udhëheqësve të kompanisë më të madhe botërore për prodhimin e prezervativë Durex në Zelandën e Re, David Rae, i cili ka publikuar shpalljen për 100 persona të cilët do të provonin produktin e tyre, thotë se puna ofron edhe shumë kënaqësi.

"Është e domosdoshme që vazhdimisht të marrim informatat kthyese në mënyrë që të vazhdojmë të krijojmë produkte të cilat rrisin kënaqësinë dhe mirëqenien seksuale", ka deklaruar Rae.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Dec 26, 2009 9:57 pm

Mësuesja pohon se Babadimri nuk është i vërtetë
Mësuesja e një shkolle fillore britanike ka shtyrë 25 nxënës që të qajnë kur u ka thënë se Babai i Krishtlindjeve nuk ekziston.

"Janë prindërit tuaj ata të cilët i lënë dhuratat në ditën e Krishtlindjeve”, u ka thënë ajo fëmijëve kur ata po “nxeheshin” për Krishtlindje.

Klasa e shtatëvjeçarëve në shkollën fillore “Blackshaw Lane Primary School”, në Royton të Anglisë ishte çmendur tërësisht, raporton Daily Telegraph.

Ata u kanë treguar prindërve të tyre të cilët më vonë u ankuan për incidentin dhe më pas morën përgjigje se ndaj mësueses janë ndërmarrë masa disiplinore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Dec 26, 2009 9:57 pm

Bezdia e gruas e bën milioner
Kush do të thoshte se maltretimi martesor mund të sjell para me thes. Pikërisht kjo i ka ndodhur një njeriu i cili për shkak të shtyrjes nga gruaja në momentin fundit ka paguar një tiketë lotarie. Natyrisht, rol ka luajtur edhe suxhuku.

Fatlumi anonim ka fituar 4.2 milionë dollarë australianë (1.74 milionë euro) në lotarinë e mbajtur në Auckland të Zelandës së Re pasi që ka paguar një tiketë lotarie vetëm dy minuta para mbylljes. Nuk do të ishte asgjë e veçantë, po që se në të nuk do ta shtynte bezdia e gruas dhe se në fund kishte vendosur ta blejë vetëm ta heq atë qafesh.

“Gruaja më pat bezdisur tërë ditën të blejë një tiketë lotarie e kur një natë po kalojë rrugës pashë një shenjë për loto, hyra dhe bleva tiketën me fat. Ka qenë vetëm dy minuta para mbylljes së shitjes”, kujtohet milioneri i ri familja e të cilët deri dje mezi ia ka arritur fundin e muajit, posaçërisht pasi që i kanë lindur fëmijët.

Mirëpo kjo nuk është e tëra. Gruaja ka kërkuar suxhuk në skarë për drekën e së dielës. Burri i cili kishte harruar tërësisht për tiketën u nis për të blerë dhe në mesin e vitrinave të supermarketit kuptoi se nuk kishte para të mjaftueshme për suxhukun të cilin ia kishte kërkuar gruaja. Atëherë iu kujtua se e kishte tiketën e lotarisë në xhep dhe vendosi të shoh nëse kishte fituar ndonjë para.

Fatlumi u kthye në shtëpi pa drekë, por gjithsesi në dorë kishte arsyetim më të mirë të mundur. Gruas, gjoja, i ka rënë të fikët kur e ka kuptuar se për çfarë shumë bëhet fjalë dhe i kishte thënë: “Por krejt ajo që kërkova ishte suxhuku”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Dec 26, 2009 9:57 pm

Fiton betejën gjyqësore për të dëshmuar se ai është i gjallë
Një rumun ka fituar betejën njëvjeçare për të bindur gjykatat se ai nuk është i vdekur.

Gheroghe Stirbu, nga qyteti Timisoara, tentoi të ripërtërijë letërnjoftimin e tij por i ishte thënë nga zyrtarët se ai ishte i regjistruar si i vdekur.

Shërbyesit civil të cilët e kryen punën e tyre “shkel e shko” e kishin ngatërruar atë me një njeri tjetër, por edhe pse Stirbu e kishte gjetur se çfarë kishin bërë ata refuzuan të pranojnë gabimin e tyre derisa Stirbu fitoi betejën 12 mujore ligjore për ta deklaruar atë si të gjallë.

Gjykatësit rivendosën statusin e tij si i gjallë, dhe më pas e ngarkuan atë me 560 euro për shpenzime administrative.

"Kur gjykatësi vendosi në favorin tim isha absolutisht i kënaqur, por pak sekonda më vonë isha tërësisht i shokuar kur kuptova se më duhet të paguaj aq shumë për fatura ligjore”, ka thënë zotëriu Stirbu.

"Natyrisht që unë do të apeloj për imponimin e shpenzimeve, por tanimë kam filluar të mendojë me vete, mos do të kishte qenë më mirë të kisha mbetur i vdekur", ka përfunduar ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Dec 26, 2009 9:58 pm

Figura e Obamës më e shitura
Figurat plastike të presidentit të zgjedhur amerikan Barack Obama dhe kryeministrit britanik Gordon Brown janë figurat më të shitura online.
Katalunasit në mënyrë tradicionale i festojnë Krishtlindjet duke blerë nga një “caganer” që ka kuptimin e një figure të vogël të personaliteteve të njohura (të politikanëve, sportistëve, këngëtarëve dhe artistëve).

Vitin e kaluar figura e sulmuesit të Barcës, Thierry Henry, ka qenë më e shitura.

Ndërsa këtë vit dominon në shitje dhe porosi (sidomos nga SHBA-të) nëpërmjet internetit në mbarë botën figura e presidentit të zgjedhur amerikan Barack Obama.

Shitjet e tjera përfshijnë Kryeministrin britanik Gordon Brown, Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe gruaja e tij Carla Bruni, si edhe tenisti spanjoll, Rafael Nadal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Dec 26, 2009 9:58 pm

“Banesa e fundit” nën banak
Dëshira e fundit e britanikut Jack Woodward nga Northamptonshire është plotësuar kur pluhuri i tij është “varrosur” në kafiteri, dhe atë pikërisht në vendin ku zakonisht ka pirë me myshterinjtë e tij të rregullt.
Të mbeturat mortore të Jack Woodward, ish pronarit të kafiterisë, shtrihen nën një pllakë guri në të cilën shkruan “Qëndro këtu dhe merre një pije në llogarinë time''.

Ai kishte punuar dhe jetuar në kafiterinë e cila gjendej nën të njëjtin kulm me shtëpinë e tij që prej moshës 14 vjeçare deri në vdekje në moshën 83 vjeçare.

Në amanetin e tij e kishte theksuar se donte që eshtrat e tij të varrosen në kafiteri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Dec 26, 2009 9:58 pm

Gratë fantazojnë për seks me Babadimrin
Hulumtimi i një faqeje britanike të internetit, benaughty.com, ka treguar se seksi me Babadimrin është një prej fantazive të shpeshta në këtë kohë të vitit.
Nga pesë gra së paku një fantazon të bëj seks me Babadimrin, e një në 16 gra së paku një herë në jetë ka bërë seks me një mashkull i cili ka qenë i veshur me rroba të Babadimrit.

Grave, së paku kështu kanë dëshmuar rezultatet e hulumtimit të kryer me mijëra gra, plaku trashaluq i cili bart dhurata iu duket seksi.

“Nuk e dimë se a është puna tek mjekra e tij, rrobat e kuqe apo natyra e tij bamirëse, por ai për gratë me të vërtetë është tërheqës. Mirëpo, mund të iu duket seksi edhe për shkak të dhuratave të cilat i bart me veti”, ka thënë redaktorja e faqes benaughty.com e cila ka udhëhequr hulumtimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Dec 26, 2009 9:58 pm

Djeg ndërtesën duke i djegur rrobat e ish të dashurit
Policia në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arrestuar Donna J. Duell nën akuzën se, duke i djegur rrobat e ish të dashurit të saj në një depo në qendër të qytetit Anderson, ka shkaktuar dëmin prej 100.000 dollarëve.
Sipas Associated Press, gruaja është liruar nga burgu i qarkut Madison të enjten, pasi që për të janë paguar 20.000 dollarë kaucion.

Edhe pse në fillim ka mohuar pjesëmarrjen e saj në nxitjen e zjarrit, më pas ajo ka pranuar se rrobat e të dashurit i kishte sjellë në një pjesë të zbrazur të depos dhe aty i ka djegur.

Krejt kjo ka ardhur si pasojë e një zënke, derisa zjarri i cili është ndezur ka përfshirë tërë ndërtesën dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Dec 26, 2009 9:59 pm

Hajni malajzian bllokohet tri ditë në shtëpinë me fantazma
Mediat lokale të Malajzisë shkruajnë një për një plaçkitës i cili kishte hyrë me dhunë në një shtëpi duke e cituar atë të ketë thënë se është mbajtur peng nga një "figurë mbinatyrore” për tri ditë pa ushqim dhe ujë.
Zyrtari i policisë Abdul Marlik Hakim Johar ka thënë për gazetën lokale “The Star” se pronarët e shtëpisë gjetën mashkullin 36-vjeçar të lodhur dhe të dehidruar kur u kthyem nga pushimi i tyre të enjten.

Ai ka thënë se pronarët e shtëpisë kanë thirrur ndihmën e parë për ta dërguar në spital.

Hajni u ka thënë policëve se sa herë që ka tentuar të ikë, një “figurë mbinatyrore” e ka mbajtur shtrirë përtokë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Dec 26, 2009 9:59 pm

Babai plagos djalin në vend të hajnit
Një burrë austriak plagosi të birin e tij pasi që të dy po endeshin nëpër shtëpi duke menduar se një hajn u kishte hyrë brenda.
Babai Thomas Groer u zgjua në mes të natës, duke menduar se kishte dëgjuar një hajn në shtëpinë e tij në Salzburg të Austrisë dhe mori revolen e tij në dorë për të kërkuar hajnin.

Në ndërkohë, djali i tij 19-vjeçar Michael, i zgjuar nga zhurmat e babait të tij, doli nga dhoma e tij e fjetjes për tu përballë me hajnin por u plagos në krah nga babai i tij i lemerisur.

Policia thotë se djaloshi mori një plagë të lehtë dhe është stabil pas trajtimit në spital.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Dec 26, 2009 9:59 pm

I kundërvihet hajnit të armatosur me picë
Një shpërndarës i picave nga Florida e mbrojti veten nga një plaçkitës me armë, me një picë të madhe përplot me speca të djegës.
Eric Lopez Devictoria, 40-vjeçar, “ia gjuajti” fytyrës picën e djegës njeriut me armë, dhe më pas ia ktheu shpinën dhe filloi të vrapojë.

Ai shpëtoi përkundër asaj që mori një plagë derisa po ikte, raporton gazeta e Floridas “Sun-Sentinel”.

Policia më vonë arrestoi tre të dyshuar të rinj, të cilët janë paditur për plaçkitje të armatosur pas këtij incidenti i cili ndodhi në qytetin Miramar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Dec 26, 2009 9:59 pm

Dy qytete vetëm për pensionistë
Në Poloni kanë filluar të ndërtohen dy qytete të vogla në të cilat mund të blejë banesë apo shtëpi kush të dojë, por për tu zhvendosur aty duhet të pres deri në moshën 55-vjeçare, njoftojnë mediat polake.
Njëzet kilometra nga Krakovo, afër vendit të quajtur Zavade në jug të Polonisë, dy biznesmenë po ndërtojnë banesa luksoze dhe vila, vend për argëtim dhe blerje dhe vendin prej 8.5 hektarësh pyll janë duke e kthyer në një kopsht botanik, e krejt këto për pensionistët polakë të cilët kanë xhepa të thellë.

Është e nevojshme që xhepi të jetë aq i thellë sa që të mund të paguajnë shërbimet e mjekëve pa ndërprerje dhe atë të përkujdesjes me vlerë prej 1.000 eurosh në muaj.

Metra katrorë e banesave dhe shtëpive ofrohet me të njëjtin çmim si në Krakovo, por ata që nguten për të siguruar për pleqëri do të duhet të presin derisa t’i mbushin 55 vjet. Deri atëherë banesën apo shtëpinë duhet t’u japin me qira, natyrisht pensionistëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 EmptySat Dec 26, 2009 9:59 pm

Tatuazhi ia zbulon gënjeshtrën
Një motoçiklist amerikan tentoi të gënjente për emrin e tij policin por dështoi, sepse e atë e kishte shkruar në qafën e tij.
Motoristi 25 vjeçar Darnell Frazier dhe miku i tij ishin ndaluar nga një polic në Saint Paul të Minnesotas, shkruan gazeta “Star Tribune”.

Frazier i kishte thënë policit se nuk kishte pasur një letërnjoftim me fotografi dhe kishte pohuar se emrin e kishte Darnell Lewis.

Polici, megjithatë, e vërejti se ai e kishte një tatuazh me shkronja të mëdha "Frazier" në njërën anë të qafës.

Zëdhënësi i policisë Peter Panos ka thënë se Frazier është arrestuar për katër shkelje, përfshirë edhe atë për vozitje pa leje dhe pa dëshmi të sigurimit.

Ai i kishte edhe dy padi serioze nga një periudhë e mëhershme ku njëra kishte të bëj edhe me mosparaqitje në gjyq për akuza droge.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Koleksion me çudira!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum