www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koleksion me çudira! - Faqe 7 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koleksion me çudira! - Faqe 7 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Koleksion me çudira!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Nov 21, 2009 8:14 am

First topic message reminder :

Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptyFri Dec 25, 2009 10:41 am

Mban rekord, perfundon 27 kolegje ne 45 vite


Një amerikan nga Kalamazo, Miçigan, thotë se ka në xhep 27 diploma kolegjesh, ku përfshihen edhe 20 mastera. Ai thotë se po punon edhe me dy diploma të tjera, të cilat pret t’i marrë shumë shpejt. Michael Nicholson, 67-vjeçar, thotë se e mori diplomën e parë në edukim fetar në kolegjin “William Tyndale”, në Detroid, në vitin 1963. Shumë shpejt mori edhe diplomën e masterit në teologji, nga seminari teologjik në Dallas. Nicholson që nga ajo kohë ka marrë edhe 19 diploma të tjera në master, 2 diploma ndihmësi, tre diploma specialisti dhe një doktoraturë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptyFri Dec 25, 2009 10:41 am

Zbulohet një elefant roze ne Afrike

Kamera e një studiuesi te botes se kafsheve afrikane, ka fiksuar një elefant roze ne Botsvana. Kelyshi është fotografuar se bashku me një turme prej 80 elefantesh ne Delten Okavango.

Ekspertet besojne se behet fjalë për një elefant albin, një fenomen ky shumë i rralle tek elefantet e Afrikes. Ata jane te pasigurte për shanset qe kelyshi do te kete për te mbijetuar, për shkak te diellit pervelues ne kete pjese te botes, qe mund t’i shkaktoje atij verbim dhe probleme me lekuren.

Kameramani Mike Holding, ndodhej ne Botsvana për te xhiruar një emission për BBC-ne. Duket se elefanti foshnje ishte fshehur ne trupin e nenes për t’u mbrojtur nga dielli. Ndersa elefantet albine mund te shfaqen ne Azi, ne kontinentin afrikan kjo është shumë e rralle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptyFri Dec 25, 2009 10:41 am

Veset, shkaktaret e vertete jane genet

Kush është i lidhur ngushte me veset e keqija nuk duhet te fajesohet edukimi i keq apo stresi.

Sipas një studimi te kryer kohet e fundit, jane disa gene pergjegjese qe na lidhin ngushte me alkoolin, duhanin apo edhe me keq…me kokainen. Pra, faktori gjenetik është kryesori, pavaresisht se ne marrjen e veseve mund te ndikoje edhe ambienti ku jetojme dhe njerezit nga te cilet rrethohemi.

Zbulimi i bërë nga kerkuesit e universiteteve te Miciganit dhe Virxhinias do publikohet ne numrin e ardhshem te revistes “Nature Reviews Genetics”. Studiuesit kane pare me kujdes mekanizmin e ashtuquajtur “gjenetika e varesise” duke dale ne perfundimin se te gjitha veset tona drejtohen nga një numer i caktuar genesh.

“Studimet e deritanishme te perqendruara ne disa lloje varesish kane treguar lidhjen gjenetike. Kemi punuar për ta ngushtuar sa me shumë fushen e kerkimit. Nese individualizojme vendndodhjen e shkaktareve te vertete, atehere do ta kemi me te lehte për te menduar se si mund te kurohet kjo gje”, shprehet shkencetari amerikan Ming Li.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptyFri Dec 25, 2009 10:42 am

Puthja e pare? Burim informacioni

Dashuria e vertete nuk zbulohet me shikim te pare por me puthje te pare. Kete teze e mbeshtet antropologja amerikane, Helen Fisher, sipas se ciles, ne një puthje, dy persona pjesemarres mund te zbulojne shumë për njeri-tjertin dhe te ardhmen e tyre.

“një puthje e pare edhe si një shpethim informacionesh qe dergohen dhe merren. është shumë e rendesishme, sepse puthja është një instrument vleresimi. Truri merr informacione qe vijne nga buzet, nga gjuha dhe nga hunda. 5 nga 12 nervat e kranese marrin informacione nga goja”, shprehet studiuesja amerikane. Duke u bazuar ne kete teori, ajo shpjegon se puthja nuk është vetem një puthje e thjeshte por një menyre me ke kemi te bejme dhe çfarë mund te japim e te marrim.

Docenti i psikologjise Gordon Gallup shkon edhe me tej kur thote se, gjate momentit te puthjes ekzistojne mekanizma qe vleresojne gjendjen shendetesore, ate riprodhuese dhe kompatibilitetin gjenetik. “Me pak fjalë, ajo qe ndodh gjate puthjes është një moment i rendesishem pasi personi vendos nese do vazhdoje ose do ta nderprese ne ate moment lidhjen”, thekson Gallup.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:46 pm

E urdhërojnë kryetaren e komunës të shkoj të pushojë
Kryetarja e komunës së një qyteti jo larg Los Angelesit ka marrë një urdhër të pazakontë nga Këshilli i Qytetit. Asaj i është ndaluar puna jashtë orarit dhe qëndrimi në zyre deri në orët e vona.
Këshilli i Qytetit të South El Monte, një vendi rreth 20 kilometra larg Los Angelesit, zyrtarisht ia ka ndaluar kryetares ambicioze të qytetit punën në zyre deri në orët e hershme të mëngjesit. Prej tani e tutje Blanca Figuero do të duhet të largohet nga zyra deri në orën 23 pa marrë parasysh sa ajo mendon se duhet të punojë më shumë për të mirën e qytetarëve të saj.

Për kryetaren vendimi është simpatik, mirëpo, siç thotë, dita i shkon nëpër takime, derisa posta elektronike çdo ditë është e mbushur përplot me pyetje dhe kërkesa të qytetarëve, e kryesisht ato kanë të bëjnë me situatën e tanishme ekonomike. Kështu Blanca mbetet në punë deri në orët e hershme të mëngjesit për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, që, sipas mendimit të anëtarëve të Këshillit të qytetit, të cilët janë të brengosur për shëndetin e saj – është e patolerueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:47 pm

Gruaja 128 vjeçare nga Uzbekistani, mund të jetë më e moshuara
Një grua 128 vjeçare në Uzbekistan mund të jetë personi më i moshuar në botë, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së punëve të brendshme të këtij shteti.
Zyrtari, i cili nuk është bërë publik, ka thënë se derisa gruaja, Tuty Yusupova, mund të jetë personi më i moshuar në botë, mosha e saj ende nuk është njohur zyrtarisht.

Gruaja është një anëtare e respektuar e komunitetit të saj në shtetin e Azisë Qendrore, ka thënë zyrtari.

"Tuty Yusupova i ka bërë 128 vjet këtë vit", ka shtuar ai.

"Njerëzit lokal e respektojnë atë për sinqeritet dhe kreativitet dhe i dëgjojnë këshillat e saj", ka përfunduar zyrtari i shtetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:47 pm

Shefi i zjarrfikësve të Jerusalemit dëshironte të hapte shtëpi publike
Autoritetet kanë suspenduar nga puna shefin e shërbimit të zjarrfikësve të Jerusalemit pasi që është thënë se ai ka tentuar të hap një shtëpi publike në Qytetin e Shenjtë, ka njoftuar Këshilli i qytetit të hënën.
Kryetari i ri i Jerusalem Nir Barkat ka suspenduar shefin e shërbimit të zjarrfikësve Moshe Suissa deri në fund të janarit, derisa ka përshëndetur guximin dhe besnikërinë që ai ka shfaqur gjatë 33 viteve në shërbim, raporton AFP.

Vendimi për të suspenduar Suissan është marrë pasi që policia e ka adresuar tek prokurori i shtetit padinë për tentim të udhëheqjes së një shtëpi publike.

Ai gjithashtu po përballet me akuza se ka angazhuar zjarrfikësit për punë private dhe ka marrë ryshfet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:47 pm

Han gjarpinj të gjallë me birrë
Një burrë kinez thotë se i pëlqen të relaksohet duke ngrënë gjarpinj të gjallë dhe t’i përcjellë ata prapa me birrë.
41-vjeçari, Wen Xide, nga fshati Wangzhuang i provincës Zhumadian, thotë se ka ngrënë gjarpinj të gjallë për 10 vjet rresht.

Ai kishte filluar me të parin kur kishte vënë bast me miqtë e tij për një pako cigare.

"Që prej atëherë jam bërë i varur në ngrënien e gjarpinjve të gjallë", ka thënë ai.

Wen ia ka demonstruar vesin e tij një gazetari të së përditshmes “Oriental Today” duke ngrënë dy gjarpinj të gjallë së bashku me një shishe birrë.

"Kundërmojnë pak, por janë shumë të shijshëm", ka pohuar ai – edhe pse fshatarët të cilët po shikonin atë rrëqetheshin derisa dy filluan të vjellin aty për aty.

Wen thotë se edhe djali i tij po ndjekë hapat e tij pasi që ka ngrënë tetë gjarpinj të gjallë këtë vit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:47 pm

Hotel luksoz për qentë afër aeroportit të Mynhenit
Pronarët e qenve në Gjermani të cilët nuk mund ta përballojnë ndarjen nga kafshët e tyre të adhuruara shtëpiake më shumë se sa që është e mundur, prej tani mund t’i lënë ata në hotelin luksoz për qentë afër aeroportit të Mynhenit.
Drejtoresha e “Canis Resort” Sabine Gerteis ka njoftuar se nata në hotel për një qen kushton 80 euro.

Sipas saj, hoteli është i dedikuar para së gjithash për qentë e personave afaristë, e më çmim shtesë paguhet shërbimi i pritjes së pronarit në vet ndërtesën e aeroportit.

Secilit qen i takon nga një person i cili përkujdeset për të, ata ushqehen me ushqimet më kualitative e në mes shërbimeve të cilat i ofron ky hotel janë edhe qethja si dhe ndreqja e frizurës së qenve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:47 pm

Njerëzit shkojnë në varr me celular dhe iPod
Telefonat celularë janë bërë pjesë e jetës së njeriut në atë masë sa njerëzit nuk ndahen prej tyre derisa hanë, flenë, e madje edhe derisa janë në tualet, mirëpo kohëve të fundit pa të nuk duan të shkojnë as në varr.
Trendi më i ri i cili askënd nuk na lë indiferent është se njerëzit në fund të jetës kërkojnë që të varrosen së bashku me celularin apo iPodin.

“Nuk është e çuditshme kur ndonjë i ri në agoni të kërkojë që në varr të merr celularin apo MP3 playerin e tij. Mu para pak kohë një njeri ka kërkuar të varroset me lodrën e tij Gameboy”, ka zbuluar Noelle Potwin, punëtore e ndërmarrjes për varrime “Hollywood Forever”.

Mirëpo, shembujt e gjetur në mbarë botën flasin se ky nuk është problem vetëm me Amerikën, prandaj kështu edhe në Kanada, Britani të Madhe dhe Amerikë Jugore njerëzit po ashtu dëshirojnë të varrosen me celularin e tyre.

“Këto gjëra kanë filluar të ndodhin para pesë-gjashtë vitesh, e kërkesat e çuditshme janë në rritje të vazhdueshme. Nuk do të më çudiste nëse për disa nga vitet e ardhshme të fillojnë të ndodhin gjëra tjera më të mëdha duke marrë parasysh avancimin e teknologjisë”, ka thënë Frank Perman, pronari i një ndërmarrje për varrime në Pittsburg të SHBA-ve.

“Një grua ka kërkuar që burri i saj të varroset me telefon që të mund ta thërras, madje ka bërë parapagimin rregullisht, vetëm për të dëgjuar se si telefoni cingëron. Këtë e ka bërë derisa bateria nuk është zbrazur”, ka shtuar Perman.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:48 pm

Plaçkitësi katërvjeçar
Policia e Teksasit ka reaguar në alarmin e qetë të një dyqani dhe atje ka takuar “kriminelin” e pazakontë – një djalosh të vogël i cili në qetësi po luante me lodra.
Polici Randy Stevens thotë se fëmija, siç duket, ka arritur të hap dyert e shtëpisë së tij, e po ashtu ka arritur të kalojë me sukses rrugën deri tek dyqani më i afërm i lodrave.

Në incizimin e kamerës shihet se si djaloshi rreth orës tre të mëngjesit tenton të hyj në hyrjen kryesore të dyqanit “Family Dollar”.

Megjithatë, dyert ishin të mbyllura, por hyrja e pasme ishte e hapur dhe djaloshi arriti të depërtonte në dyqan.

Kjo e aktivizoi alarmin e qetë.

"Kur policët arritën në vendin e ngjarjes, ai me gëzim ua tregonte lodrat", ka thënë policja Crystal Holmes.

Shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve thotë se djaloshi do të mbetet në përkujdesjen e prindërve, derisa të mos hulumtohet incidenti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:48 pm

Maçorri bëhet me thjerrëza kontakti
Pamja e një maçorri 15 vjeçar është rikthyer me thjerrëza kontakti që besohet të jetë edhe rasti i parë i tillë mjekësor.
Maçorri me emrin Ernest po vuante nga entropioni, një sëmundje e cila i kthente kapakët e syve të tij në kokërdhokun e syrit, raporton Sky News.

Veterinarët sugjeruan zgjidhjen inovative sepse maçorri ishte tepër i vjetër për të rrezikuar me anestezi e përgjithshme.

Personeli i strehimores për kafshë në ishullin britanik Wight, ku Ernest ka kaluar 13 vitet e fundit, kanë thënë se nuk kishin dëgjuar më herët për ndonjë maçorr i cili bartte thjerrëza.

"Tani ai është shumë më i rehatshëm. Më herët sytë e tij ishin të mbyllur, tani ata janë hapur", ka thënë administratori i strehimore Les Burrows.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:48 pm

Piloti: Nuk jam i kualifikuar të aterroj
Një pilot që ka drejtuar një aeroplan me 80 udhëtarë nga qyteti britanik Cardiff deri në kryeqytetin francez Paris, u ka thënë atyre: "Duhet të kthehemi, nuk jam i kualifikuar të aterroj".
Piloti e mori vendimin pasi që mjegulla e dendur ia zvogëloi dukshmërinë në 700 metra në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, dhe u ka thënë udhëtarëve se nuk ishte i trajnuar sa duhet për të aterruar aeroplanin në kushte të tilla.

Prandaj, ai fluturoi 300 milja prapa në aeroportin e Cardiff, edhe pse ishte nisur vetëm pak orë më parë.

Udhëtarja 29-vjeçare, Cassandra Grant, e cila pagoi 220 funte për biletën e kompanisë Flybe, tha: "Jemi njëzet minuta larg Parisit, ka thënë kapiteni, 'Ata janë duke kërkuar nivelin e dytë të kualifikimit dhe unë e kam vetëm nivelin e pestë. Na duhet të kthehemi mbrapsht?’.

Kompania ajrore Flybe i qëndroi prapa pilotit të vet, i cili ka përvojë mbi 30-vjeçare.

Përderisa Autoriteti i Aviacionit Civil ka shtuar: “Ai ka bërë gjënë e duhur. Nëse do të aterronte në Paris ai do të mund të arrestohej. Kjo punë nuk është sikur të vozitësh një automjet me të cilin mund të ndalesh dhe të shikosh në ndonjë doracak".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:48 pm

ofron të bijën gazetarit i cili e gjuajti Bushin me këpucë
Një egjiptian të mërkurën ia ka ofruar vajzën e tij 20-vjeçare gazetarit irakian Muntazer al-Zaidi, i cili të dielën në Bagdad e ka gjuajtur me këpucë presidentin amerikan George W. Bush.
Edhe vet e bija Amal Saad Gumaa, përndryshe studente në universitetin Minya në Egjiptin qendror, është pajtuar me idenë.

"Do ta kisha për nder. Do të doja të jetoj në Irak, posaçërisht me këtë hero", ka thënë ajo në një bisedë telefonike për agjencinë e lajmeve Reuters.

Babai i saj, Saad Gumaa, ka deklaruar se e ka thirrur vëllain e Zaidit me emrin Dergham dhe ia ka paraqitur këtë ofertë martese.

"Nuk kam mundur të gjej diçka më të vlefshme që t’i ofroj, kështu që jam i gatshëm t’i siguroj asaj krejt ato çfarë i nevojiten për martesë", ka shtuar ai.

Veprimi i Zaidit ka shkaktuar jehonë të madhe në mbarë botën, e veçanërisht është mirëpritur në mesin e arabëve të cilët e gjykojnë Bushin për invazion në Irak dhe mbështetje ndaj Izraelit.

Zaidi ende nuk ka dhënë përgjigje të saktë për ofertën e martesës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:48 pm

Carla Bruni-Sarkozy fiton kontestin me prodhuesin e çantave
Gjykata në ishullin Reinion i ka përcaktuar dëmshpërblimin prej 40.000 eurosh gruas së presidentit francez Carla Bruni-Sarkozy për shkak të çantave me fotografinë e saj në të cilën ishte lakuriq.
Dëmshpërblimin do të duhet ta paguaj zinxhiri i shitoreve të modës “Pardon” i cili këto çanta i ka shitur vetëm në këtë ishull, por jo edhe në Francë.

Gjykata në vendimin e saj ka thënë se “Pardon” ka shkelur të drejtën e zonjës së parë të Francës në imazhin personal, derisa avokati i saj ka thënë se ajo do të dhurojë paratë nga dëmshpërblimi për qëllime bamirësie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:49 pm

Deodorant me aromë mishi
Zinxhiri amerikan i restoranteve të ushqimit të shpejtë “Burger King” ka ardhur deri tek një ide e pazakontë për Krishtlindje. Për të gjithë meshkujt të cilët adhurojnë mishin, të cilët së bashku me të kanë “të gjitha në jetë”, është prodhuar deodoranti i parë me aromë skare.
Kjo kompani e ka lëshuar në shitje aromën e re me emrin “Flame” e cila promovon “aromën joshëse me paralajmërim të mishit të pjekur".

Siç shkruan Telegrafi britanik, ky deodorant nuk u rekomandohet për përdorimin vegjetarianëve. Megjithatë, nëse aroma e tij nuk iu tërheq, do të mund të ju tërhiqte çmimi. Në fakt, Flame mund të blihet për vetëm 3.99 dollarë në të gjitha dyqanet amerikane dhe hapësirat e shitjes online.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:49 pm

Në banesë me 1.500 papagaj
Një pensionist gjerman nga Berlini është akuzuar për shkelje të ligjit mbi mbrojtjen e kafshëve pasi që është zbuluar se në banesën e tij dydhomëshe ka mbajtur afro 1.500 zogj, kanë njoftuar veterinarët.
"Nuk ka pasur kafaze por zogjtë kanë fluturuar lirisht rreth e rrotull. Mobilet dhe e tërë banesa kanë qenë përplot me pupla, jashtëqitje dhe ushqim", ka thënë zëdhënësja e shërbimit veterinar të Berlinit, Margit Platzer.

Veterinarët, të cilat janë përgjigjur në thirrjen e fqinjit i cili ishte ankuar për zhurmë dhe kundërmim, janë munduar bukur mirë derisa të gjithë zogjtë i kanë kapur dhe dërguar në vendstrehimin për kafshë.

Pensionisti tani po përballet me padinë për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e kafshëve pasi që shumë papagaj ishin përplot me parazitë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:49 pm

Blen vazon për një, dhe e shet mbi 32.000 funte
Gruaja e cila ka blerë një lule dhe vazo për një funte angleze, e ka shitur antikitetin e xhamtë për 32.450 funte në ankandin e Londrës.
Gruaja anonime ka menduar se vazoja është tërësisht e pavlerë dhe ka dashur ta gjuaj, por kishte vendosur të pyes për vlerën e saj në panairin e antikiteteve.

"E kam blerë puna e lules sepse dukej shumë bukur në vazo të xhamtë", ka thënë pronarja.

Vazoja antike, vlera e së cilës ishte thënë të jetë rreth 25.000 funte, e ka punuar dizajnuesi francez Rene Lalik në vitin 1929 dhe ajo është unike pasi që kallëpi është thyer gjatë procesit të prodhimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:49 pm

Çobani i kontrollon dhentë me poster të ujkut
Një fotografi e një çobani i cili kontrollon tufën e dhenve të tij me një poster të ujkut është bërë një hit online në Kinë.
Du Hebing, nga Xi'an, i ka thënë të përditshmes “Huashang Daily” se ai e kishte bërë fotografinë krejt rastësisht.

"Pasi që vizitova parkun e kafshëve të egra ‘Qinling’, rrugës për në shtëpi pashë një tufë dhensh duke ecur dhe një njeri i cili mbante një fotografi prapa tyre", ka thënë ai.

Du thotë se kishte shpërthyer në të qeshura kur e kishte vërejtur se ishte fotografia e një ujku.

"Ai njeri po përdorte fotografinë e ujkut për të frikësuar delet dhe t’i shtynte të ecin përpara, ka qenë një skenë me të vërtetë shumë qesharake", ka thënë ai.

"Ndoshta po tentonte të kursej para duke mos blerë një qen delesh, por qartazi ai ishte një çoban i talentuar", ka përfunduar Du.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:49 pm

30.000 deve të gatshme për garën e bukurisë
Në njërën nga garat më spektakolare në Lindjen e Afërt, përzgjedhja e devesë më të bukur, në kuadër të festivalit “Mazayin Dhafra” në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, do të defilojnë disa dhjetëra mijëra deve.

Detyra e jurisë do të jetë të vlerësojë tiparet të cilat e përcaktojnë bukurinë e “mbretëreshës së shkretëtirës" – pamja e turinjve, gjatësia e qafës, madhësia e kraharorit dhe gungës, ngjyra dhe pamja e qimeve dhe kualiteti i muskujve.

Në garën, në të cilën mund të paraqiten vetëm ato kafshë të cilat kanë prejardhjen e dëshmuar, veçmë janë paraqitur 30.000 deve, kryesisht nga shtetet fqinje; Bahrejni, Kuvajti, Katari dhe Arabia Saudite.

Manifestimi organizohet me qëllim të ruajtjes së kulturës së Abu Dabit, derisa ai fillon më 23 dhjetor dhe do të zgjasë për 13 ditë rresht.

Çmimi kryesor është një milion dollarë, e në mesin e shpërblimeve tjera janë edhe 143 automjete të terrenit të cilat, pos deveve, paraqesin mjetin transportues nëpër shkretëtirën e cila e përshkon këtë rajon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:50 pm

Lind fëmijën e tetëmbëdhjetë dhe nuk mendon të ndalet
Për disa prodhimi i njerëzve është biznes i ëndrrave. Një grua Arkansasi i SHBA-ve ka lindur fëmijën e tetëmbëdhjetë dhe thotë se nuk e ka ndërmend të ndalojë me “investimet jetësore” në familjen e saj.

Vajza Jordyn-Grace Makiya Duggar pak kohë më parë ka ardhur me krenari në familjen njëzet anëtarëshe në shtetin amerikan Arkansas. Jemi të sigurt se si do të ndihet çuditshëm në shoqërinë e cila është sa gati ekipe futbolli.

Çifti martesor Duggar është martuar në vitin 1984 dhe katër vitet e para nuk ka pasur fëmijë. Si arsye kishin pohuar se nuk kishin para të mjaftueshme dhe se nuk ishin të gatshëm.

Gruaja Michelle, e cila ka 42 vjet, pas fëmijës së parë ka pasur abort spontan dhe si besimtarë fundamental që janë kanë ndier se i kanë marrë jetën fëmijës. Pas kësaj kanë vendosur të kanë sa më shumë fëmijë që është e mundur, në fakt siç thonë ata, “qysh e ka shkruar Zoti”.

E Zoti, ka vendosur 18 dhe, me gjasë, edhe disa tjerë. Mirë po i ecë të Madhërishmit politika e natalitetit, e cila deri më tani ka krijuar dhjetë djem e tetë vajza derisa familja thotë se e ka shtëpinë mjaft të madhe edhe për disa tjerë. Nëse ky është argumenti, atëherë thjesht dyshojmë se ato dhoma do të mbesin të zbrazëta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:50 pm

Viagra e mirë edhe për tigrin
Të punësuarit në kopshtin zoologjik Jiujiang në provincën kineze Jiangxi përdorin Viagran, për të shtyrë tigrin, e huazuar nga një kopsht tjetër zoologjik, që të çiftëzohet me tigreshën e tyre.

Tigri Jing Jing është sjellë nga kopshti zoologjik JingdezhenZoo nga Hebei për tu çiftëzuar me tigreshën katërvjeçare Qi Qi.

Zëdhënësi i kopshtit zoologjik Jiujiang ka thënë se Qi Qi është në kohën e duhur për çiftëzim dhe kjo ka zgjatur deri sa kanë arritur të gjejnë mashkullin e vërtetë. Megjithatë, pasi që deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje në këtë plan, të punësuarit në kopsht kanë kërkuar ndihmën e veterinarit.

"Për të rritur gjasat për çiftëzim, i japim Jing Jingut ushqim më të fortë, e veterinari i ka përshkruar edhe Viagra për ta nxehur atmosferën", ka thënë zëdhënësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:50 pm

Havjar për njerëzit pa shtëpi
Njerëzit pa shtëpi dhe ata të varfër nga Milano në Itali kanë marrë një dhuratë të papritur për Krishtlindjet e këtij viti – havjar të konfiskuar nga kontrabanduesit.

Policia italiane ka konfiskuar mbi 40 kilogramë të kësaj delikatese, me vlerë rreth 400.000 euro, nga dy meshkuj të cilët muajin e kaluar në këtë shtet e kishin kontrabanduar nga Polonia për ta shitur në dyqanet e qytetit të Milanos dhe rrethinës së tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:50 pm

Të gjithë janë të çmendur pas “këpucëve Bush"
Kompania turke e këpucëve e cila e prodhon modelin me të cilin gazetari irakian ka gjuajtur presidentin amerikan George W. Bush gjatë ditëve të fundit po shënon rritje të madhe të shitjeve.

Ramazan Baydan, pronari i fabrikës e cila bart emrin e tij, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve DPA se këtë javë ka pranuar kërkesa për 300.000 palë këpucë të tilla.

"Ka pasur edhe të atillë që kanë ardhur edhe nga Amerika dhe ka kërkuar të drejtën për distribucion", ka thënë ai.

Baydan së shpejti ka për qëllim të riemërojë modelin e këpucëve të lëkurës në “këpucët Bush”. Ato në tregun me shumicë në Turqi mund të blihen për rreth tridhjetë euro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 EmptySat Dec 26, 2009 9:50 pm

Mbi dy minuta me akrep në gojë
Një tajlandeze të hënën ka mbajtur akrepin e gjallë prej 18 centimetrash në gojë, me të cilën gjë edhe ka thyer rekordin botëror.

Kanchana Kaetkaew, e vetëshpallura “mbretëreshë e akrepave” në Tajlandë, ka thyer rekordin para publikut i cili ishte grumbulluar para një qendre tregtare në qytetin Pattayas. E veshur me fustan të bardhë dhe doreza, gruaja ka vendosur në gojë një akrep të madh të zi dhe e ka mbajtur aty dy minuta e tre sekonda, pas së cilave ka pështyrë.

Kanchana më pas është nisur në thyerjen e rekordit të dytë – ka hyrë në kafaz me 5.000 akrepa ku planifikon të qëndrojë 33 ditë.

Tajlandezja është rekordere aktuale botërore, pasi që në vitin 2002 “ka jetuar” me akrepa 32 ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 7 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Koleksion me çudira!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum