www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koleksion me çudira! - Faqe 2 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koleksion me çudira! - Faqe 2 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Koleksion me çudira!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptySat Nov 21, 2009 8:14 am

First topic message reminder :

Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptySun Nov 29, 2009 8:55 pm

Tri vazo kineze të shekullit XVII, të cilat ishin bërë copë e grimë kur një vizitor kishte marrë në thua, pasi kishte shkelur mbi lidhësen e këpucës së tij – janë kthyer sërish në ekspozitë.
Vazot nga porcelani të Dinastisë Qing, ishin thyer në janar të vitit 2006, kur Nick Flynn ishte përplasur mbi to, në muzeun Fitzwilliam në Cambridge.

Restauruesi i famshëm i qeramikës, Penny Bendall, nga Suffolk, ka punuar gjashtë muaj të plotë në restaurimin e pjesëve të vazove, ka njoftuar BBC. Ato tash do të ekspozohen në një bazament të posaçëm.

Këto tri vazo janë pjesë e një kompleti prej pesë vazosh, që vlerësohet në rreth 200.000 deri në 300.000 funte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptySun Nov 29, 2009 8:55 pm

Një unazë martese e një marinari i është kthyer familjes së tij, pas plot 89 vjetëve të kaluara në fundin e detit. Stanley Cubiss ishte fundosur me anijen e tij gjatë Luftës së Parë Botërore, ka njoftuar gazeta Daily Mail.
Zhytësi amator, Peter Brady, 51-vjeçar, e kishte zbuluar unazën - të cilën Stanleyt ia kishte blerë e dashura e tij Florence - afër ishujve Orkney.

Fillimisht Brady kishte menduar se bëhej fjalë për ndonjë copë anije, mirëpo pasi ishte afruar, e kishte zbuluar unazën mbi të cilën ishin të gravura fjalët: “Për Stanleyn nga Flo, mars 1916".

Cubiss, 25-vjeçar, i cili kishte punuar në anije, bashkë me 187 persona të tjerë të ekuipazhit, ishte fundosur më 12 janar të vitit 1918.

Partneri i zhytësit Brady, Bob Hamilton, 61-vjeçar, i kishte gjetur të dhënat për këtë anije në internet dhe më pas edhe adresën e nipit të Stanleyt, 78-vjeçarit Malcolm Cubiss – të cilit ia kanë dhuruar unazën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptySun Nov 29, 2009 8:55 pm

Policia në New Jersey dyshon se një ari e ka vjedhur, e më pastaj edhe vozitur, veturën e një personi. Polici Dave Dehard e kishte gjetur makinën anash një rruge në Vernon Township, ka raportuar televizioni Court TV. Vetura e gjetur kishte pasur të thyer një xham dhe derë të prishur.
Zëdhënësi i policisë, Sean Talt ka thënë: "Mendojmë se bëhet fjalë për një ari, sepse kemi gjetur qime të ariut brenda në veturë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptySun Nov 29, 2009 8:56 pm

First News është gazeta më e vogël që është botuar ndonjëherë. Masa dhe forma nuk kanë rëndësi për lajmin, pasi është kjo gazetë për fëmijë nga mosha 7 deri në 14 vjeç që ka thyer rekordin.
Ashtu si të gjitha gazetat e tjera ajo përmban lajme, vetëm se në format të vogël. First News është regjistruar në librin Guinnes të rekordeve si gazeta më e vogël në botë.

Ajo u botua më 8 nëntor në Londër, Angli. Gazeta për fëmijë përmban lajme shkencore, lajme nga bota e kafshëve dhe krijime artistike. Në faqet e brendshme do të gjeni hapësirë për lojëra, lajme udhëtimi, lajme nga shkollat. Kjo gazetë ka një faqe enkas për prindërit dhe një për mësuesit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptySun Nov 29, 2009 8:56 pm

Një amerikan ka lënduar veten në të dyja këmbët pasi që ka provuar të lironte një dado të fortë të rrotës së makinës, duke shtënë me armën e tij. 66-vjeçari nga shteti i Washingtonit, ishte duke ndrequr makinën e tij para shtëpisë kur ndodhi aksidenti.
Ai kishte shtënë në rrotën e makinës me një shotgun të kalibrit 12, por ishte mbuluar me copëza të barutit, raporton BBC. Personi, sipas policisë, është shoqëruar në spital me lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetë.

Personi në fjalë nga qyteti South Kitsap, jugperëndim i Seattle, ka qenë duke riparuar makinën e tij Lincoln Continental për dy javë rresht, sipas policisë, dhe kishte arritur të largonte çdo gjë pos dados në rrotën e prapme të djathtë.

I frustruar nga kjo dado, ai vendosi të shkrepte zjarr në përpjekje për ta nxjerrë nga rrota.

"Ai është shumë i vendosur që ta nxjerrë atë dado prej vendit", ka thënë Scott Wilson, zëdhënës nga zyra e sherifit lokal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyMon Nov 30, 2009 2:01 am

Piloti dhe Piloti i dyt flen ne kabinen e Aeroplanit.

Dy pilotë gjatë një fluturimi natën i zuri gjumi në kabinën e kontrollit të një avioni që mbante 100 pasagjerë. Çifti u zgjua vetëm 20 minuta para zbritjes, nga të bërtiturat e tërbuara të kontrolluesit të ajrit, i cili vuri re se ata po fluturonin shumë shpejt dhe shumë lart. Incidenti i gjumit ndodhi në një linjë amerikane dhe u bë i ditur gjatë një seance të kongresit në lidhje me sigurinë e fluturimeve. Kapiteni i “Airbus A319” pranoi se po flinte ndërsa avioni po i afrohej aeroportit të Denverit po udhëtonte me dyfishin e shpejtësisë së lejuar. Ai thotë se edhe pilotin e dytë e kishte zënë gjumi gjatë fluturimit nga Baltimore. Ai e raportoi çështjen në Sistemin e Sigurisë së Aviacionit të NASA-s, i cili lejon ekuipazhin e fluturimit të japin detaje të incidentit në mënyrë anonime, pa pasur frikë nga masat disiplinore. Piloti shkruan: “Gjatë 45 minutave të fluturimit më zuri gjumi; po kështu edhe ndihmësin e parë. U zgjova nga zëri i shqetësuar i radios dhe mora udhëzimet për t’u ulur. Zgjova dhe pilotin e dytë”. Emri i linjës nuk është bërë i ditur por “Frontier Airlines” është kompania e vetme që bën fluturime natën. Në komentet e tij piloti thotë se kishte tre netë radhazi që bënte udhëtime 8-orëshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyMon Nov 30, 2009 2:01 am

Pushohet nga puna Gjykatesi qe zgjedh seancen me Monedhe

Një gjykatës amerikan, i cili urdhëroi që çështja gjyqësore të zgjidhet duke hedhur një monedhë, është pushuar nga posti në Gjykatën Supreme të Virxhinias. Sipas trupit gjykues, gjykatësi James Michael Shull kishte luajtur “kokë-a-pil” për të vendosur se cili nga prindërit do ta mbante fëmijën për Krishtlindje. Shull e pranoi veprimin e nxituar dhe thotë se qëllimi i tij ishte të inkurajonte prindërit të vendosni vetë për çështjen dhe më vonë e pranoi se ishte gabim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyMon Nov 30, 2009 2:02 am

Celularo Mania; perdorimi i celularit neper bot dhe statistika ne perdorim për banor

Celularomania
Hon Kongu, sipas të dhënave të Fact Book, është vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve. Me një popullsi prej 6.9 milionë banorë, ajo ka një numër celularësh në përdorim prej 9.3 milionë. Ndërkohë që surpriza qëndron dhe në vendet që janë më afër Shqipërisë. Bullgaria, me një popullsi prej 7.3 milionë banorësh, ka më shumë celularë në përdorim. Çdo shtetas i Bullgarisë ka 1.01 celularë në përdorim. Po ashtu dhe Greqia, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, më shumë celularë në përdorim sesa numri i banorëve. 10.7 milionë banorët e shtetit helen kanë në përdorim 11 milionë celularë. Ndoshta CIA ka llogaritur në këtë shifër dhe celularët e rreth 200 mijë shqiptarëve që jetojnë atje. Edhe Italia ka një numër më të madh të celularëve në përdorim se sa numri i banorëve. Kështu, nga 58.1 milionë italianë, në qarkullim janë 71.5 milionë celularë. Ndërkohë edhe Gjermania, me një popullsi prej 82.4 milionë banorësh, ka në përdorim 84.3 milionë celularë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një popullsi prej 301 milionë banorësh, kanë në përdorim 233 milionë celularë.
Danimarka hyn te shtetet që kanë një zhvillim të lartë ekonomik, çka duket edhe te numri i celularëve në përdorim. Me një popullsi prej 5.4 milionë banorësh, ka në përdorim një shifër prej 5.8 milionë celularësh.

Shqipëria
Popullsia
3.600.523
Celular:
1.53 milion

Maqedonia
Popullsia
2,055,915
Celular
1.417 milion

Austria
Popullsia
8,199,783
Celular
9.255 milion

Bullgaria
Popullsia
7,322,858
Celular
8.253 milion

Popullsia
22,276,056
Celulare ne përdorim
13.354 million

Kroacia
Popullsia
4,493,312
Celular
4.47 milion

Serbia
Popullsia
10,150,265
Celular
6.644 milion

Sllovenia
Popullsia
2,009,245
Celular
1.82 milion

Greqia
Popullsia
10,706,290
Celular
11.098 milion

Gjermania
Popullsia
82,400,996
Celular
84.3 milion

Italia
Popullsia
58,147,733
Celular
71.5 milion

SHBA
Popullsia
301,139,947
Celular
233 milion

Angli
Popullsia
60,776,238
Celular
69.657 milion

Turqia
Popullsia
71,158,647
Celular
43.609 milion

Japonia
Popullsia
127,433,494
Celulare
101.7 milion

Belgjika
Popullsia
10,392,226
Celulare
9.66 milion

Rusia
Popullsia
141,377,752
Celulare
120 milionë

Portugalia
Popullsia
10,642,836
Celularë
12.226 milion

Hon Kong
Popullsia
6,980,412
Celularë
9.356 milion

Francë
Popullsia
63,713,926
Celular
53.023 milion

Danimark
Popullsia
5,468,120
Celular
5.841 milion
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyMon Nov 30, 2009 2:02 am

Qudi Prezervativ për celularet

Arritja teknologjike, me të cilën do t’u njohim tani, është padyshim një ndër më të veçantat. Një kompani, e quajtur Innovalife International Ltd, me zyra në Holandë, ka propozuar një objekt të ri të njohur mirë nga të gjithë. Kondoma kësaj here është ideuar vetëm për celularët. Ato do të përdoren kundër pisllëkut, djersës, ujit dhe të gjithë materialeve të tjera, që mund ta kërcënojnë celularin tuaj të dashur. Madje, edhe përdormi i këtyre kontraceptivëve për celular është shumë i ngjashëm me ato të kondomëve normalë; vendosen në aparat dhe çrrotullohen me kujdes. Prezervativi i ri, i përshtatur për telefoninë mobile, u dedikohet më shumë bojaxhinjve, mekanikëve, kuzhinierëve dhe të gjithë atyre që nuk ndahen dot nga celulari i tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyMon Nov 30, 2009 2:02 am

Se shpejti celularet e markes Fiat

Tashmë nuk do të ketë më vetëm makina të markës Fiat, por edhe telefona celularë. Këtë ka ndërmend të bëjë shumë shpejt një nga drejtuesit e kësaj firme, Lapo Elkann, i cili është ideuesi i një tipi të ri prodhimi, të firmës së njohur italiane. Telefonat do të jenë të së gjitha standardeve të teknologjisë më të fundit. Lexues Mp3, foto/videokamera dhe të gjitha funksionet multimediale. Katër tipet e telefonave celularë do të kenë të njëjtën logo me atë të makinës Fiat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyMon Nov 30, 2009 2:03 am

Tradhetia e gruas me vellaun qendron 15 vite ne peme

INDI - Ka hipur në pemë pas tradhtisë së bashkëshortes. Kapila Pradhan mund t’ia kalojë Tarzanit. 45-vjeçari 15 vitet e fundit i ka kaluar në një pemë të lartë prej 8 metrash të gjatë. Prej një kohë të gjatë gruaja e tij ka pasur një lidhje jashtëmartesore me vëllain e tij, të cilën ai e ka zbuluar. Sipas dëshmisë së vjehrrës, në shtëpinë Pradhan grindjet kanë filluar pas lindjes së fëmijës së parë. Gjatë një feste filluan thashethemet që gruaja e Kapila-s shkonte me kunatin. Kjo ka bërë që burri të vendoste që të hipte në pemë. Që nga viti 1999, ai qëndron në pemë. Tashmë për të integrimi në shoqëri është i vështirë. Gruaja e tij ka filluar lidhjen e saj të re me vëllain e ish-bashkëshortit. “Kur vëllai im ka ikur, – ka thënë Babuan, – e kuptova që ai nuk do të kthehej më, më pas mora kunatën. Çfarë mund të bëja”. Tarzani i Indisë tashmë nuk do t’ia dijë për asnjë gjë, gatuan vet dhe ha ushqimin që gjen. Tashmë ai jeton me kafshët dhe me pemët. “E vetmja gjë që më vjen keq, – ka thënë, – është vuajtja e nënës sime. Por ajo duhet të respektojë vendimin tim, se për mua në fshat nuk ka më vend. Tashmë për mua shtëpi është pema”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyMon Nov 30, 2009 2:03 am

"11 Shtatori" dhe koincidencat e 11-s

Qyteti New York City ku ndodhi tragjedia e 11 shtatorit të vitit 2001 ka 11 gërma. Aeroplani i parë që u përplas në kullat binjake kishte numrin 11 të fluturimit. George W. Bush, presidenti në detyrë kur u sulmuan Kullat Binjake, ka 11 gërma. Këto por edhe disa rastësi të tjera e mbështjellin ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur në territorin e SHBA-së me një numër fatkeq, atë 11. Gazeta “Tirana Observer” publikon sot të gjitha ato rastësi që të çudisnin këdo që do t’i binin në dorë. Janë rastësi, janë të rregulluara nga një dorë e padukshme, kjo për ne nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që lexuesi të lexojë në mënyrë interesante shifra që së bashku takohen në një datë dhe në një ngjarje. Ekzistonte dhe një lloj rastësie tjetër po brenda kësaj ngjarjeje. Nëse bëjmë disa kalkulime në datat dhe në numrin e viktimave, shuma e tyre përsëri na jep numrin 11. Pra, ashtu si në rastin e rastësive mes vrasjes së presidentit Abraham Linkoln, por edhe të John Kennedy, rastësia e ngjarjes së 11 shtatorit të vitit 2001, është mjaft interesante. Aq e theksuar rezulton kjo, sa nëse tani përmendet 11-ta, për amerikanët të paktën, nuk duhet të jetë numër fati. Të tjerat janë padyshim një lodrim në ngjarje e fakte të renditura në mënyrë interesante.

New York City, qyteti ku ndodhi ngjarja ka gjithsej 11 gërma. New York është shteti i 11-të i SHBA-së.

Afghanistan, shteti ku mendohet se fshihen autorët e vërtetë të sulmit ka gjithsej 11 gërma

Ramsin Yuseb, terroristi, i cili ka kërcënuar se do t’i shkatërrojë kullat binjake në vitin 1993, po ashtu ka gjithsej 11 gërma.

George W Bush, presidenti në detyrë kur u goditën dy kullat, po ashtu ka 11 gërma.

Aeroplani i parë i cili është përplasur në kullat binjake ka patur numër fluturimi 11. Fluturimi numër 11 ka bartur 92 persona (9+2=11)

Fluturimi numër 77, cili po ashtu është përplasur për kullat binjake, ka bartur 65 udhëtarë (6+5=11)
Numri total i viktimave në avionët e rrëmbyer ka qenë 254 (2+5+4 =11).

Tragjedia ka ndodhur me 11 shtator, apo ashtu si tani është e njohur 9/11 (9+1+1=11)
11 Shtator-i është dita e 254 më radhë në vitin kalendarik. Prap kemi (2+5+4=11).

Kjo datë është e ngjajshme me numrin e emergjences së servisit telefonik
911 (9+1+1=11)

Bombardimi i Madridit ka ndodhur me 3/11/2004
(3+1+1+2+0+0+4=11)
Tragjedia e Madridit ka ndodhur
911 (9+1+1=11)
ditë pas incidentit të kullave binjake.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyMon Nov 30, 2009 2:03 am

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë se në një provincë të Kinës, në anën veriperëndimore të saj- në Junana – sapo del dikush dhe thërret “Bjer, bjer shi!...”retë nuk presin dhe – bie shi. Dhe, as kjo nuk është aq e çuditshme sa është e çuditshme dukuria tjetër : nëse duhet shi i rreptë, njeriu duhet të bërtasë më shumë, nëse duhet të zgjasë shiu, duhet të zgjasë edhe thirrja e njeriut. Ky fenomen i çuditshëm ngjan vetëm në malet e larta të Gauligunshanit, ku është një grup liqenesh që i quajnë Liqene magjike, të cilat janë aq “të ndjeshme” sa vetëm po të flitet apo të këndohet buzë tyre – qielli resh shi. Shkencëtarët që i ka tërhequr ky fenomen mendojnë se ajri aty është aq i ngrirë me lagështirë sa edhe vibrimet më të lehta bëjnë që avulli i ujit të lëshojë pika shiu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyMon Nov 30, 2009 2:04 am

A e Dini se?


Në Francë, është legale të martohesh me njerëz të vdekur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyMon Nov 30, 2009 2:04 am

Në aeroport me uniformë të Al Qaeda-s

Dy gazetarë kanë arritur të futen në një aeroport rumun, të veshur me uniforma ajrore të organizatës terroriste, Al Qaeda, e madje edhe të vendosnin bomba të rrejshme brenda aeroportit.
Tashmë ka filluar hetimi se si - këta dy gazetarë - kishin arritur të futeshin në aeroportin Baneasa të Bukureshtit, me kapele në kokë dhe me logo identifikuese "Al Qaeda Airlines".

Alexandru Cautis dhe Catalin Prisacaru nga gazeta “Academia Catavencu”, janë futur në parkingun e stafit, që konsiderohej si një vend i sigurt në aeroport.

Ata kanë vendosur bomba të rrejshme në aeroplanët e pasagjerëve, pak para se të niseshin në pjesën e aeroportit të rezervuar për ushtri.

Edhe aty, ata janë sjellë pa u penguar nga askush, kësaj radhe rreth një aeroplani të tipit Hercules, të cilin madje edhe kanë mundur fare lehtë ta rrëmbenin.

"Kemi dëgjuar nga njerëzit se aeroporti është goxha keq i siguruar, dhe kemi pasur dëshirë të vërtetonim këtë gjë. Kemi mundur të fusnim brenda armë të llojit bazooka ose edhe dinamit, dhe atë pa kurrfarë problemi”, kanë thënë gazetarët.

Ministria e Transportit e Rumanisë tashmë ka filluar hetimin rreth kësaj ngjarjeje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyMon Nov 30, 2009 2:04 am

Kondomi në hamburger

Një i ri nga Vermonti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka paditur pronarin e restorantit "Burgerking", për shkak se, siç pohon ai, në hamburger ka gjetur një kondom.
"Kur e kafshova për të tretën herë hamburgerin, kishte një shije të çuditshme. Duke vazhduar së ngrëni, ndjeva gomën duke më kërcitur nëpër dhëmbë. Gjysmën e kondomit e kisha në gojë", ka deklaruar i riu 34-vjeçar për agjencinë e lajmeve AP.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyMon Nov 30, 2009 2:04 am

Fasada me motive të qenit dalmatin

Një familje kroate, ka ngjyrosur shtëpinë e tyre me ngjyra, që kujtojnë qenin e llojit dalmatin. Goran Tomasiq, 52-vjeçar, dhe gruaja e tij Karmen, 35-vjeçare, kanë ngjyrosur shtëpinë e tyre, në fshatin Pribislavec, me ngjyrë të bardhë dhe njolla të zeza, mu siç i kishte qeni i tyre Bingo, që është goditur nga një makinë.
"Më duhet të pranoj se në fillim frikoheshim se çfarë do të thoshin fqinjët tanë – por e kemi dashur shumë Bingon dhe, patjetër donim ta bënim këtë gjë. Kemi dashur që të gjithë të dinë se, çfarë rëndësie kishte ai për ne, si dhe për ta kujtuar atë përgjithmonë”, ka thënë Goran.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyMon Nov 30, 2009 2:05 am

Një bujtinë për ta shijuar ndjenjën e vdekjes

Një grua kineze ka hapur një bujtinë të ngjashme me mauzole, për t’iu mundësuar njerëzve të shijojnë ndjenjën e vdekjes. Jiao Meige ka hapur këtë mauzole në qytetin Lishui, në provincën Jiangsu, ka raportuar Jinling Evening Post.
Shtëpia-bujtinë është e dizajnuar sipas modelit të mauzoleve kineze, ndërsa shtretërit janë të punuar sipas dizajnit të arkivolit.

"E kam marrë me qira këtë copë të tokës, për të hapur fermë, mirëpo pasi kishte shumë varreza në fushë, askush nuk ka dashur të punonte tek unë”, ka thënë ajo.

Jiao ka shpjeguar se ideja për të hapur një bujtinë-mauzole, i ka ardhur fare rastësisht. "Pasi kishte shumë varre, thash pse të mos u jap njerëzve rastin që ta shijojnë vdekjen”, ka thënë ajo.

Jiao ka shtuar se asnjë myshteri, që ka probleme me zemër, nuk do të pranohet në bujtinën e saj, ndërsa ata me probleme mentale, duhet të shoqërohen nga personat e shëndoshë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyMon Nov 30, 2009 2:05 am

Një bujtinë për ta shijuar ndjenjën e vdekjes

Një grua kineze ka hapur një bujtinë të ngjashme me mauzole, për t’iu mundësuar njerëzve të shijojnë ndjenjën e vdekjes. Jiao Meige ka hapur këtë mauzole në qytetin Lishui, në provincën Jiangsu, ka raportuar Jinling Evening Post.
Shtëpia-bujtinë është e dizajnuar sipas modelit të mauzoleve kineze, ndërsa shtretërit janë të punuar sipas dizajnit të arkivolit.

"E kam marrë me qira këtë copë të tokës, për të hapur fermë, mirëpo pasi kishte shumë varreza në fushë, askush nuk ka dashur të punonte tek unë”, ka thënë ajo.

Jiao ka shpjeguar se ideja për të hapur një bujtinë-mauzole, i ka ardhur fare rastësisht. "Pasi kishte shumë varre, thash pse të mos u jap njerëzve rastin që ta shijojnë vdekjen”, ka thënë ajo.

Jiao ka shtuar se asnjë myshteri, që ka probleme me zemër, nuk do të pranohet në bujtinën e saj, ndërsa ata me probleme mentale, duhet të shoqërohen nga personat e shëndoshë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyWed Dec 09, 2009 2:06 am

Peshqit rrezikojne te zhduken

Kandile, alga, kallamare gjigante…keto ka mundesi te jene prodhimet e detit qe ne do te hame ne vitin 2050.

Biologet detare hedhin alarmin se ka shumë rrezik qe pas disa vitesh, për shkak te peshkimit jo te ligjshem, ne det mos te kete me peshq.

Mesatarisht ne te gjithë boten konsumohet 16.4 kilograme peshk për person.

Sipas Organizates se Ushqimit dhe Agrikultures, proteinat e peshqve jane një e pesta e proteinave qe njerezit marrin ne ushqimet e tyre te nevojshme.

Ne perendim, për shkak te dietave, konsumohet shumë peshk, pasi ky lloj ushqimi ka pak yndyrna, pak kolesterol dhe shumë proteina. Po me vone çfarë do te ndodhe?

Ndryshimet klimaterike

Sipas një studimi te revistes anglo-saksone “New Scientist”, verehet se për shkak te ndryshimeve klimaterike neper dete, po zhduken peshqit agresore, te cilet shpesh perfundojne ne rrjetat e peshkatareve.

Pasojat duken duke u pare neper siperfaqe kandile gjigante dhe ne sasi te medha si ne detin Mesdhe ashtu edhe ne detin e Zi apo Gjirin e Meksikes apo ne brigjet e Japonise.

Shpesh kandilet kane një diameter prej 2 metrash. Ky lloj prodhimi det është gatim tipik i kuzhinave aziatike.

Edhe kallamaret po shtohen gjithnje e me shumë ne tryeza, pavarsisht se rrezikojne te rrisin kolesterolin.

Edhe algat duken një premtim për ushqimin e se ardhmes ne sasi te medha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyWed Dec 09, 2009 2:07 am

Me pushime ne kozmos

Zona e ardhshme e caktuar për qëllime kozmike do të ketë sipërfaqe 70 metra katrorë në Meksikën e Re. Është zgjedhur ky vend, sepse qielli është i pastër dhe pa re për 320 ditë në vit. Kjo do të thotë se këtu ka kushte ideale për nisjen dhe mbërritjen e mjeteve kozmike pa vështirësi. Pikërisht në këtë vend do të vijnë njerëz nga e gjithë bota dhe prej këtej do të udhëtojnë për në kozmos. Guvernatori Bill Richardson, pak kohë më parë inauguroi ndërtimin e kozmodromit “Spaceport America” dhe thotë se hobi i tij i fëmijërisë ka qenë fluturimi në orbitën rreth Tokës, ku ëndërronte të ishte i pari në këtë udhëtim komercial kozmik.

Askush nuk dyshon se si filloi kështu një garë e re për në kozmos. Vlerësohet turizmi përtej tokësor dhe deri në vitin 2020 do të mund të japë miliarda dollarë të ardhura. Miliarderët e ndërmarrjeve janë duke kërkuar bashkëpunim me kompanitë shtetërore për ndërtimin e hedhësve të raketave dhe mjediseve të shkollimit për gjithë botën.

Amatorët kozmikë kanë përshtypjen se të gjithë do të qëndrojnë në radhë për bileta. Shumica e 35 kozmodromeve që funksionojnë sot në botë janë shtetërore, në ndërtim e sipër. Gjithashtu janë edhe 8 porte private të shpërndara nga Singapori deri në Suedi.

Sipas firmës “Futron”, në vitin 2021 do të ketë rreth 15 mijë kandidatë në vit të gatshëm për të paguar në total 700 milionë dollarë për të përjetuar disa çaste mbresëlënëse.

Amerikanët, duke analizuar vërshimin e kërkesave për fluturime të tilla, kanë vendosur të ndërtojnë kozmodrome komerciale në disa shtete si në Kaliforni, Winscons-in dhe Teksas. Në 2006-ën u ra dakord që për nevoja të kozmodromeve të përshtatej ish-baza ushtarake amerikane e Oklahamës. Mendohet se pasagjerët e parë do të niseshin që këtu nga fundi i vitit 2008.

Firma “Virgin Galactic” zgjodhi për të vendosur kozmodromin kryesor të saj në Meksikën e Re. Një pjesë e objekteve të saj, për shembull dyqane, restorante dhe sallat e pritjes, do të vendosen nën tokë. “Virgin” ka në plan hapjen e porteve të reja kozmike në vende të tjera të botës. Ajo zhvilloi negociata me drejtuesit e aerodromit ushtarak britanik, RAF, që të përdorte bazën e fuqishme ajrore në Lossiemouth në veri të Skocisë, e cila ka gjatësi të përshtatshme për nisje. Firma mendon të hedhë raketa edhe nga Kinuni i Suedisë, “prej nga ku, pasagjerët do të shohin një panoramë magjepsëse të Artikut”, thotë presidenti i kësaj firme, William Whitehorn.

Edhe shtetet e tjera shprehën po ashtu dëshirën e tyre për të ndërtuar si këto objekte kozmike. Kështu, ndërmarrjet e Singaporit, por dhe ato të Emirateve të Bashkuara Arabe, vendosën ndërtimin e kozmodromeve të nyjave ekzistuese të komunikacionit dhe tregtisë. Por edhe vetë Singapori ka në plan ndërtimin e një objekti me kosto 115 milionë dollarë. Investuesit janë firma “Space Adventures” nga Richmond në Virgini, e cila do të organizojë ekskursionet për në kozmos, si dhe sheiku saudit, Bin Zakr Al-Kasimi, pasardhësi i fronit të emiratit Ras Al-Khaimash në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kozmodromi do të ndërtohet jo shumë larg portit ajror të Singaporit dhe nga këtej do të bëhen fluturime mbiorbitale. Po ashtu do të ngrihen edhe qendra mësimi për udhëtarët për në kozmos. Në ofertë përfshihen edhe fluturimet me gjendjen e mungesës së peshës, me xhiroskop dhe simulim fluturimesh kozmike. Do të ketë edhe qendër interaktive për vizitorët. “Singapori u zgjodh si qytet-port shtetëror”, thotë Michael Lyon, drejtor i programit të “Spaceport”-it. “Dalja në këtë situatë është një hap i natyrshëm”.

Kozmodromi, ndërtimi i të cilit planifikohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ngrihet në Ras al-Khamah, një orë larg Dubait. Do të jetë objekt më i vogël nga binjaku i tij në Singapor dhe ai i Meksikës së Re. Kontributi i pasardhësit të fronit të sheikut Al-Kasimi, siç parashikohet, do të kushtojë 30 milionë dollarë. Fillimi i guximshëm është element i programit të zhvillimit të emiratit Rasal-Khaimah. Ai përfshin hotele, qendër tregtare dhe rinovim të aerodromit. Për këto, në drejtim të Ras al-Khamah janë angazhuar një radhë ndërmarrjesh industriale dhe prodhues.

Turizmi kozmik ka ngjallur shumë emocione dhe pritje, por aspak nuk është e sigurt nëse një ditë ky turizëm do të kthehet në realitet. Në vitet ‘90 u nënshkrua ndërtimi i industrisë private, që kishte pasur synim vendosjen në orbitën rreth Tokës të satelitëve komercialë. Megjithatë ky biznes dështoi, sepse projekti për kërkesat e parashikuara për raketat nuk u plotësua asnjëherë.

Sa kohë që bileta për ekskursionin në kozmos do të kushtojë 200 mijë dollarë, turizmi kozmik do të jetë një argëtim vetëm për superpasanikët. Eric Anderson, drejtori i “Space Adventures”, thotë se kjo ndodh si në vitin 1978, kur çmimi i kompjuterëve ishte i përballueshëm vetëm për të pasurit, ndërsa sot… Por një gjë është për t‘u nënvizuar, dhe pikërisht nëse çdo gjë do të shkojë mirë, atëherë kjo degë e re e ekonomisë do të lulëzojë, e për rrjedhojë kozmosi do të jetë gjeneratori i “prodhimit” të miliarderëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyWed Dec 09, 2009 2:07 am

Celulari, miku me i ngushte i te rinjve ne Angli

Health Protection Agency ne Angli ka publikuar një raport rreth perdorimit te celularit nga adoleshentet duke alarmuar vendin.

Te dhenat jane shqetesuese dhe sipas një sondazhi te youngpoll.com me 2 mije femije te grupmoshes 6-17 vjec, ne një dite te vetme, një femije anglez dergon 19 sms, merr 15 dhe ben 8 telefonata. Ne total telefoni qendron ne vesh rreth 6 ore ne dite, duke folur dhe duke degjuar muzike.

Nga keto te dhena rezulton se 8 ne 10 adoleshente mund te konsiderohen si te varur nga celulari. Sipas profesorit suedez, Lennart Hardell, keto te dhena jane shqetesuese pasi prania e telefonit për një kohë kaq te gjate, i ekspozon te rinjte ndaj semundjes se kancerit ne tru.

Ne France, reklamat qe u bejne thirrje femijeve nen 12 vjec për te perdorur clular jane te ndaluara, ndersa ne Angli një gje e tille nuk është marre ende parasysh nga qeveria. Ne ishull, 81 % e te rinjve mendojne se celulari është mjeti me i rendeishem, ndersa 6 ne 10 te rinj thone se nuk mund te bejne asgje pa telefonin e tyre.

Ky trend është bërë shumë shqetesues edhe për mesuesit pasi shpesh here neper shkolla nxenesit i mbajne hapur celularet duke komunikuar ne oren e mesimit. “Duhet t’i shkepusim menjehere femijet nga telefonat”, nenvizon ne një shkrim gazeta “Daily Express”, duke cituar zedhenesin e Health Protection Agency
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyWed Dec 09, 2009 2:07 am

Amazone, zbulohet milingona e rralle

një milingone e rralle është zbuluar ne pyjet e Amazones. Quhet “Mycocepurus smithii” dhe sipas biologeve, ajo nuk shumohet ne rruge seksuale si te gjitha simotrat e saj ne te gjithë globin.

Me i cuditshem është fakti se te gjitha milingonat jane femra dhe klonimi i tyre behet nga miliongona-mbretereshe. Kjo specie është e para ne llojin e vet e zbuluar deri tani.

Zbulimi është bërë nga biologia Anna Himler e Universitetit te Arizonas dhe është publikuar ne revisten “Proceedings of the Royal Society B” ku pershkruhet me detaje jeta e insektit te rralle dhe menyra e shumimit te saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyWed Dec 09, 2009 2:07 am

United Airlines: Obezet do te paguajne dy bileta

Kompania amerikane e fluturimit United Airlines forcon rregullat për personat mbipeshe.

Ne rastet kur avionet e saj do te jene te mbushur, ose pasagjeret do te ankohen se po udhetojne ne një hapesire shumë te ngushte, obezet do te jene te detyruar te paguajne dy bileta dhe jo një.

Behet fjalë për kompanine e trete ajrore, qe ka nxjerre rregulla te tilla, pas atyre te miratuara me pare nga Delta Air Lines dhe SouthWest Airlines. Kompania e justifikon vendimin me faktin se ka marre ankesa nga qindra pasagjere, qe kane deklaruar se jane detyruar te ndajne vendin me persona mbipeshe.

Ne rastet kur avioni nuk do te jete i mbushur, obezet do te mund te shfrytezojne dy vende, pa paguar me shumë se cmimi i një bilete te vetme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 EmptyWed Dec 09, 2009 2:07 am

Perdor vajin e hudhres për te pikturuar

një piktor i ri ne Manila te Filipineve pikturon me një boje krejtesisht te vecante.

Ai e nxjerr ate nga hudhra, permes një teknologjie dhe për kete arsye ai njihet edhe si piktori i hudhres.

23- vjecari e mori frymezimin ndersa punonte ne restorantin e familjes. Piktori e skuq hudhren, e fut me pas ne mikser dhe pas zierjes se saj perfton lenden te cilen e perdor për piktura.

Procesi i krijimit është i veshtire, pasi perdorimi me nxitim i lendes mund te shkaktoje njolla ne telajo.

Ne punet e tij te para piktori deshtoi pasi lengu u myk, por pasi krijoi një ruajtes organik, pikturat mund te rezistojne deri ne 50 vjet.

E kush do ta mendonte qe muza e tij ndodhej ne kuzhine?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Koleksion me çudira!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum