www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koleksion me çudira! - Faqe 8 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koleksion me çudira! - Faqe 8 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Koleksion me çudira!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Nov 21, 2009 8:14 am

First topic message reminder :

Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:51 pm

Ndalohet automjeti më i papastër në botë
Policia në Gjermani e ka ndaluar një automjet të një gruaje të dal në rrugë sepse ishte tepër i papastër.

Astra Vauxhall ishte përplot me mbeturina, revista, rroba të vjetra madje edhe me copa mobilierie sa që mezi panë vozitësen kur ajo po voziste nëpër një autostradë afër qytetit të Dusseldorfit.

Vozitësja, e cila nuk është bërë publike nga policie, ia ka ndaluar asaj të paraqes sërish automjetin e saj në rrugë derisa të mos ketë kaluar një test të pastërtisë.

Policia ka thënë se automjeti ishte përplot me mbeturina sa që fytyra e gruas ishte e mbështetur për xhamin e përparme derisa ajo voziste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:51 pm

Ujërat e akullta shuajnë dashurinë e flaktë të çiftit
Një çift lakuriq është dashur të nxirret nga një lum i ngrirë pasi që automjeti i tyre u lëshua nga bregu drejt shtresës së akullt derisa ata po bënin dashuri.

Çifti u ka thënë shpëtimtarëve në Moskë se kishin shkuar deri tek ai vend, afër lumit Lihoborka River, për një puthje dhe një përqafim.

Por pasioni i tyre dëshmoi se ishte shumë i fuqishëm për frenat e automjetit dhe gjëja e radhës që kuptuan ishte se automjeti kishte rrëshqitur drejt e në ujë të ngrirë, raportojnë mediat ruse.

Shpëtimtarët nxorën me ndihmë të çikrikut vozitësin dhe të dashurën e tij 26-vjeçare derisa mjekët më pas i kontrolluan ata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:52 pm

Ujërat e akullta shuajnë dashurinë e flaktë të çiftit
Një çift lakuriq është dashur të nxirret nga një lum i ngrirë pasi që automjeti i tyre u lëshua nga bregu drejt shtresës së akullt derisa ata po bënin dashuri.

Çifti u ka thënë shpëtimtarëve në Moskë se kishin shkuar deri tek ai vend, afër lumit Lihoborka River, për një puthje dhe një përqafim.

Por pasioni i tyre dëshmoi se ishte shumë i fuqishëm për frenat e automjetit dhe gjëja e radhës që kuptuan ishte se automjeti kishte rrëshqitur drejt e në ujë të ngrirë, raportojnë mediat ruse.

Shpëtimtarët nxorën me ndihmë të çikrikut vozitësin dhe të dashurën e tij 26-vjeçare derisa mjekët më pas i kontrolluan ata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:52 pm

Plaçkitësin e tradhton belbëzimi
Një plaçkitës i cili ka belbëzuar është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi që plaçkitur dyqanin në të cilin ka qenë më herët i punësuar.

Mashkulli anonim 25 vjeçar ka hyrë me dhunë në dyqanin “Dunkin' Donuts" në Illinois duke bartur maskë mbi fytyrë dhe nën kërcënimin e thikës i ka marrë paratë.

Megjithatë, e ka tradhtuar belbëzimi i tij.

Ish kolegu i tij nga dyqani ia ka njohur zërin dhe pasi që hajni ka ikur, e ka thirrur policinë.

Ish i punësuari i dyqanit është arrestuar në parking, me 300 dollarë së bashku me thikën në xhep, ka njoftuar policia amerikane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:52 pm

E ëma e lajmëron të birin për vjedhje të dhuratave
E ëma e ka lajmëruar në polici të birin e saj tinejxher nën akuzën për vjedhje të dhuratave të Krishtlindjeve të dedikuara për motrën e tij.

Amerikani tetëmbëdhjetëvjeçar Joseph Franklin Kendall ka përfunduar në burg pas kësaj padie. E ëma e tij, Sheryl Kendall, e ka thirrur policinë menjëherë pasi që e ka kuptuar se ishin zhdukur dhuratat për bijën e saj.

Joseph supozohet se para pak kohë ishte zhvendosur nga shtëpia ku jetonte me të ëmën dhe motrën, por ishte kthyer disa herë për gjërat që i kishin mbetur atje. Me një rrugë e dy punë, duket se, i ka marrë edhe dhuratat e mbështjella nën bredh, të cilat kanë qenë të dedikuara për motrën e tij. Në mesin e dhuratave kanë qenë edhe një DVD player, laptop dhe disa “imtësina”.

Gjërat janë gjetur në banesën e tij të re pas paraqitjes nga e ëma, derisa Joseph është arsyetuar duke thënë se nuk e kishte as idenë që ato gjëra ishin të dedikuar për motrën. Ai ka kaluar disa ditë në paraburgim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:52 pm

E frynë era në maje të pemës
Një mashkull kinez është dashur të shpëtohet nga zjarrfikësit pasi që supozohet se është fryrë në maje të pemës nga një valë e fuqishme e erës.

Mashkulli 20-vjeçar ishte duke tentuar të riparojë kulmin e shtëpisë së tij në qarkun Shijingshan të Pekinit kur era e mori me vete.

Sipas gazetës së Pekinit "Morning Post", ai po tentonte të riparoj tjegullat e shthurura të shtëpisë së tij kur një valë e fuqishme ere e fluturoi nga maja e kulmit.

"Për fat të mirë më shtyu drejt një peme të afërt, përndryshe Zoti e di ku do të isha tani", u ka thënë fatbardhi zjarrfikësve.

Për një kohë ai kishte mbetur kacavjerrë me të dy duart në pemën e lartë afro 14 metra, derisa këmbët i koloviteshin në ajër: "Isha i tmerruar dhe thirrja për ndihmë”, ka thënë ai.

Por kalimtarët e rastit thirrën zjarrfikësit të cilët erdhën brenda pak minutash të cilët lidhën dy shkalla së bashku për të arritur deri tek ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:52 pm

Harron 20.000 euro në dyqanet e rrobave
Një holandeze, e cila gjatë vizitës në Zvicër po blinte gjëra nëpër dyqanet e shtrenjta të Cyrihut, në njërën nga dyqanet e vizituara e kishte harruar çantën e saj së bashku me 20.000 euro, ka njoftuar policia lokale.

Turistja 47-vjeçare të premten në kabinën e një dyqani të madh të rrobave ka harruar çantën e cila bartet rreth belit.

Për fat të mirë të holandezes çantën me 20.000 euro dhe 4.000 franga zvicerane (2.600 euro) i kishte gjetur pastruesi dhe i kishte dorëzuar në polici.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:52 pm

Zgjasin nusen 35 centimetra para martesës
Nusja me rritje shkurtabiqe, e gjatë gjithsej 105 centimetra, pak para martesës i është nënshtruar operacionit të zgjatjes dhe para altarit ka shkëlqyer me 140 centimetra.

“Tani jam më gjatë se një metër e gjysmë nëse barti këpucë”, ka deklaruar Tiffanie Didonato e cila ka 27 vjet dhe vuan nga një formë e rrallë e rritjes shkurtabiqe.

Para se t’i thoshte PO-në e përhershme të zgjedhurit të zemrës së saj me emrin Erik, ajo i është nënshtruara operacionit të zgjatjes, i cili ia ka kthyer vetëbesimin, shkruan Telegrafi britanik.

Siç e ka përshkruar vet Tiffanie: “Gjithmonë kam dashur të jem e pavarur, të martohem dhe të vozis automjet. Gjëra që shumica e njerëzve i marrin si të kryera”.

Mekanizimi i veçantë i integruar në kockat e saj i ndan indet kockore milimetër për milimetër, e kocka me procesin e plotësimit i mbush vrimat e krijuara.

Pasi që kockat e saj kanë ndaluar të rriten kur i ka pasur tetë vjet dhe jeta i është bërë çdo ditë e më e vështirë, e ëma e Tiffanie ka vendosur në trajtimin shumëvjeçar të zgjatjes së tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:53 pm

Babadimri i ngrirë i gjatë 160 metra
Babadimri gjigant nga akulli, më i madhi në botë, është zbuluar sot solemnisht në Kinë.

Skulptura e 160 metra e gjatë dhe 24 metra e lartë, është eksponat qendror i festivalit të njohur të akullit në qytetin kinez Harbin, ku temperaturat në muajt e dimrit arrijnë deri në 35 gradë celsius nën zero, njofton BBC News.

Megjithatë, skulptori Tang Guangjun thotë se temperaturat të cilat zakonisht nuk janë të larta kanë vështirësuar krijimin e skulpturës, në qendrën e të cilave është fytyra gjigante e Badadimrit, me mjekër dhe kapelë.

Pritet që 800.000 turistë do të vizitojnë Festivalin, i cili zgjat nga mesi i dhjetorit deri në fillim të shkurtit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:53 pm

Zhduken 130.000 gjinj që fryhen
Gjinjtë që fryhen, të cilët është dashur të përdoren në fushatën reklamuese të revistës australiane “Ralph” janë zhdukur rrugës nga Kina drejt Australisë.

Kur ka arritur anija, punëtorët e kanë marrë vesh se gjinjtë nuk ishin aty. Ato janë dashur të shpërndahen falas së bashku me numrin e parë të janarit të vitit të ardhshëm të revistës. Vjedhja e mallit me vlerë prej rreth 200.000 dollarë është edhe një goditje tjetër ndaj kompanisë PBL e cila tanimë është në borxh veçmë 4.3 miliardë dollarë.

Redaktori i revistës Ralph, Santi Pintardo i ka lutur të gjithë ata të cilët kanë ndonjë informatë për gjinjtë e zhdukur të kontaktojnë redaksinë.

“Nëse nuk i kanë grabitur piratët somalez është vështirë të sqarohet se si janë zhdukur”, ka thënë ai. “Nëse i gjeni të shpërndara nëpër breg të detit, ju lutemi vetëm na informoni”, ka shtuar ai.

Kontejneri me gjinj ishte nisur nga Pekini para dy javësh. Megjithatë, në Sydney ka arritur i zbrazët. Revista ka njoftuar për vjedhjen edhe kontrollin bregdetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:53 pm

E bren ndërgjegjja pas 25 vitesh!
Një njeri i cili vodhi një motoçikletë në Austri para 25 vitesh ka dërguar një letër anonime tek policia, e bashkë me të edhe 1.400 euro për ta kompensuar viktimën e tij.

"Atëkohë, as që e kisha idenë se sa do të ishte dëmi material dhe jomaterial i krimit tim do të ishte, sigurisht sepse nuk isha i pjekur sa duhet", shkroi ai në letër, sipas një deklaratë të policisë të lëshuar në mediat austriake.

Ai ka thënë se nëse policët nuk e gjejnë ish-pronarin e motoçikletës për t’ia dhënë paratë, ata mund t’i dhurojnë ato në shërbimet sociale lokale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:53 pm

Gjarpri në radhën e shtypjes
Një çift australian u shokua kur e lëshuan shtypësin e tyre dhe gjetën një gjarpër brenda tij.

Denis dhe Marie Matthews kishin telashe me shtypjen e letrave nga kompjuteri i tyre në shtëpi, prandaj Denis kishte vendosur të shoh se çfarë ishte halli, raporton gazeta ”The Sun”.

Kur ai e hapi shtypësin e pa se ishte zvarraniku prej një metri i cili ishte “kurulldisur” në të dhe nuk po lejonte që letra të dilte si duhet.

Denisi, nga New South Wales në Australi, arriti ta nxjerr gjarprin nga pjesa e prapme e shtypësit.

Gjarpri ende është në liri dhe Denisi beson se gjendet diku nëpër dhomën e kompjuterit të tij pasi që shpesh gjen gjëra të rrëzuara nga raftet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:53 pm

Kontrabanduesi provon të ikë nga policia me qerre kuajsh
Një kontrabandues ka bërë veten një gomarë të vërtetë kur me cigare me vlerë prej 350.000 eurosh ka tentuar t’i ikën policisë kufitare me qerre kuajsh.

Policia në kufi nuk është dashur të mundohet shumë për ta kapur Janos Jakabin kur ai ka tentuar të kalojë kufirin në veri të Rumanisë me 100.000 kuti cigaresh. Në fakt, derisa policia vozitë automjetet më të fuqishme, Janos ka kërcyer në qerren e cila tërhiqej nga kuajt.

Zëdhënësi i policisë kufitare ka thënë për Austriantimes.at ka thënë: “Në përgjithësi kontrabanduesit gjejnë metoda çdo ditë e më të sofistikuara për kontrabandimin e mallrave nëpër kufi. Ky rast është përjashtim i cili e vërteton këtë rregull. Kemi një numër të madh të automjeteve me motorë të fuqishëm me të cilat mund t’i ndjekim edhe automjetet më të shpejta. Pothuajse është e pamundur të iket nga zyrtarët tonë kufitar, madje edhe nëse ata të cilët dëshirojnë të ikin të kanë kalin me gjakun më të pastër të vrapuesit të lidhur në qerret e tyre!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:54 pm

Arrestohen për shkak të “veshjes përëndimore”
Policia në Iran ka arrestuar 49 persona sepse në publik janë veshur me “stil përëndimor".

Megjithatë, ky nuk është as fundi i ndalesave në këtë shoqëri. Në fakt, janë mbyllur edhe pesë sallone për rregullim të flokëve sepse, siç thuhet, kanë ofruar stile flokësh nga përëndimi. Pos kësaj, edhe 20 pronarëve tjerë u është tërhequr vërejtja.

"Policia ka arrestuar huliganët dhe banditët të cilët në publik janë paraqitur në modë satanike dhe duke bartur rroba joadekuate", ka thënë Mahmoud Rahmani, shef i policisë në qytetin Qaemshahr në veri të vendit.

"Individët, duke mos e njohur kulturën të cilën e imitojnë, kanë bartur rrobat e dizajnuara në shtetet armike", i ka sqaruar ai qëndrimet e policisë, duke shtuar se: "Armiqtë e këtij shtetit tentojnë të arsimojnë rininë tonë dhe t’i rrisin si duan ata, si dhe t’i largojnë nga jeta e shëndoshë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:54 pm

Kriza globale godet edhe prostitutat çeke
Kriza globale rrit interesimin për seks, pohojnë ekspertët britanikë, por duket vetëm për atë pa pagesë, tregojnë vështirësitë financiare në të cilët janë zhytur prostitutat dhe klubet erotike çeke.

Llambat e kuqe në dyert e shtëpive publike në kufi me Gjermaninë dhe Austrinë, numri më i madh i klientëve tek të cilat vijnë pikërisht nga këto dy shtete, janë duke u shuar njëra pas tjetrës. Në rajonin Zelezna Ruda janë mbyllur madje gjysma e klubeve erotike dhe shtëpive publike.

"Një gjerman duhet të mendoj mirë para se të niset të kalojë kufirin në kërkim të seksit", kanë thënë për një gazetë lokale kryetarët e qyteteve në këtë rajon kufitar të Çekisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:54 pm

Arrestohet pasi që policët gjejnë drogë në të vjellën e tij
Një mashkull 25 vjeçar nga rajoni i Detroitit në kuptimin e plotë të fjalë nxori zorrët para policisë dhe më pas u arrestua nën akuzën për posedim droge pasi që policët gjetën qese me kokainë në të vjellën e tij.

Policët thanë se mashkulli i kishte gëlltitur drogat pasi që ishte ndjekur në këmbë dhe me automjet nga policia rreth 30 kilometra në verilindje të Detroitit.

Policia e kishte kapur dhe e po e merrte në pyetje mashkullin kur ai filloi të vjellë kokainën e mbështjellë dhe përmbajtjet tjera nga stomaku i tij. Drogat ishin marrë nga pisllëku.

Ai është arrestuar pasi që është hedhur në gjyq nën akuzën për posedim të substancave narkotike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:54 pm

Më shumë gjysma e amerikanëve të rritur luajnë video-lojëra
Më shumë se gjysma, apo 53 për qind, e amerikanëve të rritur luajnë video-lojëra, derisa 21 për qind e tyre luajnë çdo ditë, ka njoftuar qendra hulumtuese Pew.

Tek adoleshentët, përqindja e adhuruesve të video-lojërave është 97 për qind, por ajo bie me kalimin e viteve: në moshën në mes 18 e 29 vjeç, 81 për qind luajnë në ekranin e kompjuterit, derisa këtë e bëjnë vetëm 23 për qind e amerikanëve më të vjetër se 65-vjeçar.

Meshkujt janë më të prirë ndaj video-lojërave sesa femrat, 55 ndaj 50 për qind, dhe me to më shumë luajnë në zonat urbane sesa rurale – 56 ndaj 47 për qind.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:54 pm

Nxjerrë pataten me peshë prej 11 kilogramësh
Një bujk në jug të Libanit nuk ka mundur t’u besojë syve të tij kur në arë ka pa pataten gjigante, të cilën tani do të donte ta regjistronte në Librin e rekordeve Guinness.

"Patatja peshon 11.3 kilogramë", ka deklaruar për agjencinë e lajmeve AFP,bujku 56-vjeçar nga rajoni Tyr, Khalil Semhat.


"Që prej fëmijërisë merrem me punimin e tokës, por kjo është hera e parë që shoh diçka të këtillë", ka deklaruar ai.


"Nuk kam përdorë plehra kimike", ka thënë ai dhe ka shtuar se e ka për qëllim të dërgojë kërkesën për tu regjistruar në Librin e rekordeve Guinness.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:55 pm

Një indiane lind në moshën 70-vjeçare
Një grua indiane ka lindur fëmijën e saj të parë në moshën 70-vjeçare, pasi kishte kaluar nëpër një trajtim mjekësor, kanë raportuar të hënën mediat indiane.

Rajo Devi, e cila ishte martuar 50 vjet më parë, ka lindur një vajzë, më 28 nëntor, pasi më parë iu ishte nënshtruar fertilimit, ka thënë Anurag Bishnoi, doktor në qendrën e fertilitetit Hisar, në shtetin indian Haryana.

"Rajo Devi dhe (bashkëshorti i saj) Bala Ram kishin trokitur në dyert e kësaj qendre për ndihmë, ndërsa embrioni ishte transferuar më 19 prill”, ka thënë Bishnoi për gazetën ”Hindustan Times”, për të shtuar se: "Edhe nëna edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”.

Bishnoi pohon se Devi është nëna më e vjetër në botë. Ndërkaq, më herët është raportuar se edhe një grua tjetër indiane kishte lindur në këtë moshë, madje binjakë, në qershor të këtij viti. Ndërkaq në vitin 2006 ishte raportuar se një spanjolle 66-vjeçare kishte lindur binjakë.

Megjithatë, ende nuk dihet se kush është dhuruesi i spermës për Devin, pasi bashkëshorti i saj ishte steril.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:56 pm

Dy të dehur në të njëjtin timon
Policëve të trafikut në Long Island të SHBA-ve ka arritur të iu ndodhë vetëm ajo që mund të ndodhë në një barsoletë të mirë: në të njëjtin automjet kanë kapur dhe dënuar madje dy vozitës të dehur, të cilët i kanë burgosur dhe më pas i kanë liruar me kaucion.

Policët e qarkut Nassau kanë parë një grua e cila po tentonte të kryej një kthim të komplikuar në rrugë.

Kur nuk ka arritur, ia ka lëshuar vendin e vet bashkëvozitësit, i cili është ulur pranë timonit dhe ka kthyer automjetin, por nuk ka vendosur rripin e sigurimit para se të bënte këtë.

Policët, të cilët po shikonin me kujdes, kanë ndaluar automjetin dhe i kanë arrestuar që të dytë për vozitje në gjendje të dehur.

"I kemi arrestuar dy persona të cilët kanë vozitur automjetin e njëjtë në gjendje të dehur", ka sqaruar udhëheqësi i policisë Laërence Mulvey.

Gjykata ka vendosur kaucionin prej 1.000 dollarësh për gruan dhe 5.000 dollarë për burrin, derisa ata duhet të paraqiten edhe në gjykatë për veprimet e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:56 pm

Një gruaje ia vjedhin flokët në shtëpi të mallrave
Një grua kineze e cila nuk i kishte prerë flokët e saj për dhjetë vjet rresht ka thirrur policinë për të raportuar vjedhjen e flokëve të saj.

Xiao Hong, 30-vjeçare, nga Siping, thotë se dikush i ka këputur gërshetin e saj 1.2 metra të gjatë derisa po ecte në një shtëpi të mallrave.

Ajo ka thënë për gazetën kineze Beijing Evening Post se: "Njerëzit po dilnin duke u shtyrë nga dera kryesore, dhe kur dola jashtë ndjeva se kisha humbur diçka. Si pa qëllim preka flokët e mia, por nuk ishin më".

Ajo u ankua tek policia se nuk mund të besonte që dikush do t’i vidhte flokët të cilët po i rriste për aq kohë të gjatë.

Në të kaluarën asaj i ishte ofruar shuma prej 450 eurosh për flokët e saj, por kishte refuzuar t’i shiste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:56 pm

Qeni tenton të shpëton qenin
Kilianët kanë një hero të ri: qenin endacak i cili ka rrezikuar jetën e tij dhe trimërisht është hedhur në mesin e automjeteve të cilët ngisnin me shpejtësi të madhe për t’i shpëtuar jetën mikut të tij, i cili kishte pësuar nga gomat e një automjeti.

Kamera mbikëqyrëse në autostradën e Santiagos ka incizuar qenin i cili ka depërtuar nëpërmes automjeteve të cilët vozisnin me shpejtësi të madhe duke tërhequr pas vetes qenin e pajetë të cilin e kishte goditur njëri prej automjeteve.

Pamjen e ka shfaqur televizioni kilian, e më pas incizimet janë vendosur edhe nëpër faqe të shumta të internetit, ku i kanë parë qindra mijëra njerëz.

Autoritetet kanë thënë se shumë persona në momentin që e kanë parë incizimin kanë thirrur me dëshirë të adoptojnë qenin endacak, por askush nuk e ka parë më.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:56 pm

Kontrabandon majmunin nën bluzë duke pohuar se është shtatzënë
Një amerikanë është dënuar për kontrabandim, pasi që gjatë fluturimit ajror nga Tajlanda deri në Los Angeles nën bluzë ka fshehur majmunin duke e shtirur se është shtatzënë.

Kontrabandistja 29 vjeçare Gypsy Lawson, ka arritur që me sukses të kalojë doganën në aeroportin e Los Angelesit, me majmunin i cili ishte nën ndikimin e sedativëve. E ëma e saj, e cila po e përcillte në të njëjtin fluturim ajror, gjithashtu është dënuar.

Ato janë arrestuar pasi që Gypsy Lawson po i lavdërohej një shitëseje për mashtrimin e suksesshëm.

Majmuni më pas është vendosur në kopshtin zoologjik të shtetit amerikan Oregon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:56 pm

Mbetet e shurdhër pas puthjes
I riu i dashuruar nga pjesa jugore e Kinës e ka puthur me aq pasion të dashurën e tij sa që ajo ka mbetur pjesërisht e shurdhër.

Mediat kineze kanë raportuar se puthja në vesh ka qenë aq e fuqishme sa që ka shkaktuar dëmtimin e timpanit në veshin e vajzës së pafat. Menjëherë pas kësaj ajo ka shkuar në spitalin e qytetit Zhuhai të provincës kineze Guangdong.

Doktori Lee nga spitali lokal ka sqaruar se e puthura ka shkaktuar shtypje të zvogëluar në buzë, me të cilën gjë timpani ka lëvizur në drejtim të daljes.

Pritet se vajza për rreth dy muaj do të arrijë ta kthejë dëgjimin normal.

"Edhe pse puthjet janë kryesisht të sigurta, doktorët këshillojnë që njerëzit të kanë kujdes me to", thuhet në komentin e së përditshmes kineze China Daily.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 EmptySat Dec 26, 2009 9:56 pm

Zjarrfikësi ikën nga miu
Një zjarrfikës nga Essexi i Britanisë së Madhe është në telashe të mëdha pasi që u largua nga vendi i tij i punës kur pa dy minj.

Zjarrfikësi u mbyll në makinë dhe voziti prapa në stacionin qendror të zjarrfikësve, duke u thënë kolegëve të tij se ishte tepër i frikësuar të qëndronte vetëm gjatë natës në stacionin e tij.

Shefat e nervozuar e kanë urdhëruar të kthehet apo do të përballej me masa disiplinore, raporton gazeta britanike “The Sun”.

Zjarrfikësi, me bazë në qytetin Harlow, u kthye në stacionin e vogël të zjarrfikësve Waltham Abbey ku ai do mund t’i lajmëroj kolegët e tij në rast të ndonjë thirrje për ndihmë.

The Sun citon një burim në shërbimin e zjarrfikësve “Essex Fire and Rescue Service” duke thënë: "Ka qenë shumë për të qeshur. Të gjithë qeshën me të pa fije mëshire. Stacioni ishte mbyllur për dy orë rresht, por për fat nuk kishte asnjë thirrje".

Një zëdhënës zyrtar ka thënë se çështje është në rishikim e sipër, derisa Sindikata e Zjarrfikësve gjithashtu është duke hulumtuar rastin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! - Faqe 8 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Koleksion me çudira!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 8 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum