www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koleksion me çudira! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koleksion me çudira! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Koleksion me çudira!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:14 am

Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:14 am

Bhgat: Mban vëllain binjak në stomak

Sanoju Shagat dikur ka pasur një stomak të fryrë, që dukej sikur ishte nëntë muajsh shtatzënë dhe merrte frymë me vështirësi. Indiani Shagat thotë se është ndjerë i ndërgjegjshëm gjatë gjithë jetës së tij se kishte bark jashtë normales. Por një mbrëmje, në qershor të vitit 1999, problemi i tij u përkeqësua edhe më shumë. Doktorëve iu desh të nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vëllait binjak. Ai vuante nga një anomali ndër më të çuditshmet në botë, fetusi brenda fetusit. Një anomali e rrallë, ku fetusi i zënë kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorët të ndërh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:15 am

Hokoi: 28 vite i fshehur pas Luftës së Dytë Botërore

Shoichi Yokoi ishte një ushtar i ushtrisë perandorake japoneze më 1941-n dhe u dërgua në Guam menjëherë pas atij viti. Në vitin 1944, forcat amerikane ripushtuan ishullin dhe Yokoi u fsheh. Në janar të vitit 1972, ai u zbulua në një pjesë të largët të ishullit Guam nga dy banorë të ishullit. Për 28 vite ai qëndronte i fshehur në një shpellë në xhungël, pasi kishte frikë të dilte, edhe pse kishte gjetur broshura që shkruanin se Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar. "Më vjen shumë turp që jam kthyer i gjallë nga lufta", tha ai kur u kthye në Japoni, me pushkën ndryshkur ende mbi shpatulla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:15 am

Mehkan: Jeton në aeroport që në vitin 1988

Mehkan Karimi Nasseri, i njohur si Sur Alfred Mehkan, është një refugjat iranian, i cili po jeton në sallën e pritjes së terminalit të aeroportit "Sharl de Gol" që më 8 gusht të vitit 1988. Pasi u burgos, u torturua dhe u dëbua nga vendi i tij, ai kërkoi azil në shumë vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, por ata e kthyen në aeroportin "Sharl de Gol", pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur. As në Francë nuk mund të vërtetonte statusin e refugjatit, prandaj u zhvendos në zonën e pritjes, aty ku rrinë udhëtarët pa dokumente.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:16 am

Mitsuo: Jezus Krishti japonez

Matayoshi Mitsuo është një politikan japonez, i bindur se është përëndia dhe Krishti. Sipas programit të tij, ai do të kryejë gjykimin e fundit si Krishti, por mënyra për ta bërë këtë është brenda sistemit të tanishëm politik dhe ligjshmërisë. Hapi i parë si shpëtimtar është të zgjidhet Kryeministri i Japonisë. Pastaj do të reformojë shoqërinë japoneze dhe më pas Kombet e Bashkuara duhet t‘i ofrojnë nderin të bëhet Sekretar i Përgjithshëm. Pastaj Jezusi Matayoshi do të sundojë në të gjithë botën me dy autoritete legjislative, fetare dhe politike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:16 am

Bawden: Papa i vetzgjedhur Michael I, nga Kansas

David allen Bawden (lindur më 1959) është një qytetar amerikan, i cili është zgjedhur Papa Michael I, nga një grup prej gjashtë konklavistësh apo katolikësh post-sedevakantiste. Ai argumenton se zgjedhjet e fundit të gjashtë papëve kanë qenë të pavlefshme për shkak se ata janë të gjithë modernistë. Sedevakantistët argumentojnë se nëse kolegji i kardinalëve nuk mund të zgjedhë një papë të vlefshëm, atëherë katolikët e zakonshëm mund ta bëjnë, nën një parim të quajtur "epikeia", barazi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:16 am

Bihari? 18 vjet i vdekur për shtetin

Lal Bihari, i lindur në vitin 1961, është një fermer nga Uttar Pradesh, Indi, i cili ka qënë zyrtarisht i vdekur nga viti 1976 deri më 1994-ën. Ai themeloi "Mritak Sangh" ose "shoqërinë e të vdekurve" në Urtar Pradesh, Indi. Ai luftoi me burokracinë e qeverisë indiane për 18 vjet, për të provuar se është ende gjallë. Kur Lala Bihari kërkoi të aplikonte për një hua në bankë në vitin 1976 , ai zbuloi se ishte zyrtarisht i vdekur. Xhaxhai i tij i kishte dhënë ryshfete një zyrtari në qeveri që ta deklaronte atë të vdekur, me synimin për të marrë pronësinë e tokës së Biharit. Ai zbuloi edhe 100 njerëz të tjerë në situatën e tij, të cilët ishin deklaruar zyrtarisht të vdekur. Sot ajo shoqëri ka 20 mijë anëtarë në të gjithë Indinë. Deri në vitin 2004, ata arritën të deklaronin 4 prej katër anëtarëve të tyre të gjallë. Në vitin 2004 ai kandidoi për një vend në Parlament në Lla Ganj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:16 am

Icke: Shpëtimi vjen nga humanoidët

David Icke është një ish-lojtar profesionist futbolli, prezantues i emisioneve sportive në BBC dhe zëdhënës i Partisë së Gjelbër britanike kombëtare. Që në vitin 1990, ai ka qenë një "hetues me kohë të plotë i asaj dhe atyre që kontrollojnë botën, zvarranikët". Ai vishet vetëm me ngjyrë të bruztë dhe pohon se bota është drejtuar nga një grup sekret i quajtur "Elita", një racë humanoidësh zvarranikë, të njohur në kohët e lashta si "Vëllazëria babilonase" dhe shumë prej njerëzve më të rëndësishëm e kanë prejardhjen prej tyre, përfshirë edhe George W. Bush, mbretëresha Elizabeta II dhe Kris Kristofferson. Ai është autor i 15 librave, ku shpjegon pikëpamjet e tij. Pas një leksioni prej 5 orësh, ai mori mjaft brohoritje në Universitetin e Torontos, në vitin 1999.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:17 am

Nakamatsu: Fotografon çdo vakt 34 vjet

Yoshiro Nakamatsu (lindur më 26 qershor 1928) ose doktor Nakamats, është shpikësi japonez që pohon se mban rekordin për numrin më të madh të shpikjeve, përfshirë disketën e kompjuterit dhe këpucët elastike "Pyon Pyon". Ai ka fotografuar duke analizuar çdo vakt që ka konsumuar vetë gjatë një periudhe prej 34 vitesh. Synimi i Nakamatsut është të jetojë gjatë dhe t‘i kalojë 140 vitet e jetëgjatësisë në tokë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:17 am

Lotito: Zoti që i ha të gjithë

Michel Lotito (lindur më 15 qershor 1950) është një prezantues francez. Lotito, i cili ka lindur në Grenoble, është i famshëm pasi ha çfarë t‘i dalë përpara. Njihet si "zoti që i ha të gjitha". Gjatë shfaqjeve të tij, ai ha metal, xham, gomë dhe artikuj të tjerë si biçikleta, televizor dhe gjithçka tjetër. Nga viti 1978 deri më 1980 ka ngrënë një aeroplan të tërë. Filloi të hante materiale të pazakonta kur ishte fëmijë dhe që nga viti 1966 ka programet e tij televizive. Lotit, nuk vuan shpesh për shkak të dietës së tij, madje as kur konsumon materiale helmuese. Muret e stomakut janë dyfish më të trasha dhe acidet tretëse shumë herë më të fuqishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:17 am

Një shekull në të njëjtën shtëpi

Një grua nga Somerseti ka festuar ditëlindjen e saj të 100-të, në shtëpinë ku edhe kishte lindur e jetuar tërë jetën e saj. Dorothy Loveless ishte lindur në dhomën e ditës të një shtëpie tredhomëshe në Closëorth, më 5 nëntor 1907, ka bërë të ditur gazeta Times.
Në atë kohë, kur kishte lindur ajo, nuk ka pasur banjë, rrymë elektrike e as ujësjellës – por vetëm zjarri që kishte shërbyer për ngrohje. Ajo ia ka shtuar banjën kësaj shtëpie në vitet e 60-ta, ndërsa ngrohjen qendrore, 10 vjet më parë – megjithatë shtëpia gati në tërësi është e pandryshuar.

Zonja Loveless ka jetuar në këtë shtëpi edhe gjatë dy luftërave botërore, edhe në kohën kur kishin vdekur prindërit e saj. Ajo nuk ka dashur të largohej nga kjo shtëpi.

"Kisha kohë të mira dhe kohë të këqija në këtë shtëpi – por unë përpiqem t’i kujtoj vetëm ato të mira”, ka thënë ajo, për të shtuar: "Nuk kam dashur të festojë ditëlindjen time të 100-të në ndonjë vend tjetër. Më mungon zhurma dhe të qeshurat, mirëpo së paku i kam kujtimet”.

Prindërit e zonjës Loveless ishin vendosur në këtë shtëpi, në vitin 1901, kur babai i saj, Charles, ishte punësuar si bari. Ata patën katër fëmijë, prej të cilëve Dorothy ishte më e vogla. Ajo nuk është martuar asnjëherë.

"Jeta është shumë më e lehtë në ditët e sotme, mirëpo unë kam mbetur e re duke u kujdesur vetë për çdo gjë. I kam arritur 100 vjet, prandaj sigurisht se i kam bërë gjërat në mënyrë të duhur. Ndjehem sikur një zog pranvere”, ka përfunduar ajo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:17 am

Billbordi që ecën

Një person nga Dorseti iu ka ofruar firmave të ndryshme shansin, që t’i reklamojnë produktet e tyre në shpinën e tij. Jonathan Mothers, 25-vjeçar, ka kërkuar 1 milionë funte që të bartë tatuazhe reklamuese në shpinë, gjatë gjithë jetës së tij, ka bërë të ditur gazeta The Sun.
“Billbordi që ecën”, planifikon që me paratë e fituara të udhëtojë në mbarë botën, dhe t’u tregojë sa më shumë njerëzve që është e mundur, reklamën në shpinën e tij.

Jonathan, një agjent patundshmërie nga Blandford, tashmë ka filluar ta reklamojë idenë e tij në internet. "Kam marrë oferta të shumta, ndërsa nëse bëhen më shumë firma që dëshirojnë të reklamohen, atëherë do t’më duhet ta ndajë sipërfaqen e shpinës në disa pjesë – dhe ta shes atë pjesë-pjesë”, ka thënë ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:18 am

Një dentist valltar lëndon pacienten e tij

Një grua amerikane ka ngritur padi kundër dentistit të saj, i cili ia kishte lënduar syrin, derisa kishte qenë duke vallëzuar dhe punuar njëkohësisht.
Brandy Fanning, 31-vjeçare, pohon se, dentisti George Trusty kishte vallëzuar nën ritmin e këngës hit të vitit 1976, Car Wash të bendit Rose Royce, derisa kishte qenë duke e rregulluar një dhëmbë brenda gojës së saj.

Ajo ka paditur dentistin Trusty, 57-vjeçar, respektivisht Qendrën e Shëndetit Publik Syracuse në New York, nga e cila kërkon dëmshpërblim prej 300.000 funtesh – duke e akuzuar atë se ka dështuar t’i përmbush detyrimet e saj mjekësore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:18 am

Kinezët punojnë dragoin më të madh në botë

Një qytet kinez ka punuar dragoin më të madh në botë. Qyteti Shuangfeng ka prezantuar një dragua, të gjatë 2.008 metra, i cili është ideuar për t’i shënuar Lojërat Olimpike "Pekini 2008". Për vallen tradicionale të dragoit që organizohet në qytet, do të nevojiten 1.200 valltarë.
"Më shumë se 10 punëtorë kanë punuar me muaj të tërë për realizimin e këtij dragoi”, ka thënë zëdhënësi i qytetit për China News Network. "Për punimin e këtij dragoi janë nevojitur 4.200 metra material të fabrikuar dhe më shumë se 300 shkopinj bambuje”, ka shpjeguar ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:18 am

Police australiane "arreston" një krokodil

Policia e Australisë ka "arrestuar" një krokodil që kishte kërcënuar peshkatarët lokalë gjatë natës. Zyrtarët e policisë në Nhulunbuy, territor verior i Australisë, kanë bërë të ditur se nuk kanë pasur zgjidhje tjetër pos ta dërgonin krokodilin në një çeli të veçantë të burgut.
Zyrtari i lartë i policisë, Wade Marshall, i ka thënë BBC-së se, krokodili i kapur ishte mbyllur në një çeli të pashfrytëzuar të burgut, në stacionin policor të qytetit. Ndërkaq në mëngjes, krokodili është dërguar në një fermë të afërt krokodilësh.

Marshall ka thënë se policia ka vepruar menjëherë, sapo ka marrë një njoftim se, krokodili, kishte filluar t’i kërcënonte disa peshkatarë që kishin tentuar t’i vënin në lëvizje barkat e tyre.

Zyrtarët e policisë kishin luftuar për tri orë me radhë derisa kishin arritur të kapnin reptilin, të cilin më pastaj e kishin dërguar në çeli burgu, ku e kishin mbuluar me një batanije, të cilën e kanë lagur në vazhdimësi me ujë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:18 am

Aeroplan Airbus për ditëlindje

Indiani më i pasur Mukesh Ambani, pronar i kompanisë më të madhe private në Indi, Reliance Industries LTD ka vendosur që të dashurën e tij Naeeti për ditëlindjen e 44-të ta gëzojë me një aeroplan Airbus. Aeroplani me vlerë prej 60 milionë dollarësh përveç inventarit të zakonshëm ka edhe bar, kabina për zbavitje dhe banjë luksoze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:19 am

Rusia i ngrit monument derrit

Monumenti kushtuar një derri është përuruar në një rajon të Rusisë, i njohur për suxhukët e tij. Nikolay Astanin, drejtor i përgjithshëm i industrisë lokale të mishit në Kalach, afër me qytetin jugperëndimor të Voronezhit, ka thënë: "Kemi dashur të falënderojmë këtë kafshë të mrekullueshme për çdo gjë që i ka dhënë këtij rajoni".
Fermat e mëdha për procesimin e mishit të derrit në Kalach janë hapur para 80 vitesh. Monumenti në Kalach është i pari që Rusia i ka dedikuar një derri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:19 am

Eksplodimi më i gjatë zinxhiror i "petardëve"

Edhe pse libri i rekordeve Guiness, nuk do të klasifikojë këtë ngjarje në mesin e faqeve të tij, në krahinën kineze Hunan ka ndodhur eksplodimi i zinxhirit më të madh të "petardëve" në botë, i gjatë 20 kilometra.
Zinxhiri i gjatë, në mes të qyteteve Liuyang dhe Dayao, është djegur dhe ka kërcitur për 68 minuta rresht, e kjo shfaqje u ka kushtuar sponsorëve – prodhuesve të petardëve dhe pushtetit lokal, rreth 100.000 dollarë amerikanë.

Megjithatë përfaqësuesit e librit të rekordeve Guinnes, nuk e kanë pranuar ftesën dhe askush prej tyre nuk e ka mbikëqyrur ngjarjen, andaj shumë kinezë mendojnë që shpërthimi zinxhiror i petardëve ka shkuar “huq“.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:19 am

Dy lopë dhe dy dhi gjenden në një veturë

Policia e Afrikës së Jugut ka ndaluar një makinë Fiat Uno, brenda se cilës transportoheshin dy lopë dhe dy dhi. Policët nga qyteti verior KwaZulu-Natal, kishin ndjekur shoferin e kësaj veture për t’ia shqiptuar gjobën e trafikut, ka bërë të ditur Independent Online.
Zëdhënësi i policisë, kapiteni Jabulani Mdletshe, ka thënë se banorët e Phelindabas kishin lajmëruar policinë se, një person kishte ngarkuar lopë në veturën e tij. Në kohën kur kishte arritur policia, shoferi veçmë kishte ngarkuar katër shtazët dhe ishte përpjekur t’i ikte policisë.

Policia është vënë në ndjekje shoferit, i cili kur e kishte kuptuar se nuk mund t’i ikte policisë, e kishte ndalur veturën e tij, dhe ishte zhdukur në mes të shkurreve. Policia i ka dorëzuar shtazët në Njësinë kundër vjedhjes dhe është ende në kërkim të shoferit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:20 am

Ky është viti i "derrit të artë" i cili vjen një herë në çdo 60 vjet. Kinezët besojnë që të lindurit në këtë vit do të jenë të pasur, andaj shkalla e natalitetit është rritur dukshëm. Shangaji është vërshuar nga foshnjat, duke ju falënderuar pikërisht këtij viti.
Deri në fund të vitit 2007, në atë vend financiar kinez do të lindin 160.000 fëmijë, që është 20 për qind më shumë se në vitin 2006.

"Presim që shkalla e natalitetit në Shangaj të rritet edhe më deri në vitin 2015, por rritja e përgjithshme e popullatës nuk do të jetë edhe aq e madhe", ka thënë një zyrtar i lartë i një agjencie lokale për planifikim familjar.

Kina zbaton politikë të ashpër të një fëmije në shumicën e familje, por ky vit konsiderohet veçanërisht i përshtatshëm për lindjen e fëmijëve.

Sipas horoskopit kinez, ky është viti që vjen vetëm një herë në 60 vjet dhe fëmijët e lindur gjatë tij do të kenë jetë të qetë dhe të rrethuar me pasuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:20 am

Një prej njerëzve më të fuqishëm në Britani, ka dështuar në përpjekjen e tij, për ta tërhequr autobusin Routemaster me veshë. Manjit Singh, i cili tashmë mban rekorde të shumta të pazakonshme, kishte tentuar të vendoste edhe një rekord në Hyde Park të Londrës.
Vitin e kaluar Singh kishte arritur të tërhiqte një aeroplan të rëndë 7.4 tonë, në një distancë prej 3.4 metrash, duke përdorur veshët e tij. Megjithatë, ai nuk ka arritur të tërhiqte autobusin prej 7.5 tonësh, më shumë se 5 metra, ndërsa synimi i tij kishte qenë distanca prej 10 metrash.

"Ai është shumë i zhgënjyer, pasi që nuk ka arritur të shënonte rekord”, ka thënë Amarilla Espinoza, zëdhënëse e librit të rekordeve botërore, Guinness.

Njeriu nga Leicesterit duhet të kënaqet me rekordet që i ka shënuar më parë, përfshirë këtu edhe tërheqjen e një autobusi me flokë, si dhe, ngritjen e peshës 85 kg me veshët e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:20 am

Shumë çifte bashkëshortore ndahen për shkak të problemeve në komunikim. Edhe Wang Hong dhe Zhang Hai, një çift shurdhmemecësh nga Kina, kanë pasur të njëjtin problem, mirëpo më së vështiri e kanë pasur t’i sqarojnë gjykatëses pse po shkurorëzoheshin.
Ata ishin martuar para katër vitesh, mirëpo Hai kishte kërkuar shkurorëzim nga burri i saj për shkak të, “dallimeve të theksuara në karakter”.

Megjithatë, ai nuk dëshironte të pranonte shkurorëzimin për shkakun se kjo ishte martesa e dytë si për njërin ashtu edhe tjetrin, e vështirësitë janë normale kur merren parasysh nevojat e tyre të veçanta.

“Ne, me nevoja të veçanta, e kemi vështirë të gjejmë partnerin e duhur dhe të kurorëzohemi, andaj dua që të punoj në riparimin e lidhjes sonë'', kishte thënë Hong në gjuhën e shenjave.

Gjykatësja kishte tentuar të arrinte kompromis në mes tyre, mirëpo haste në problem komunikimi, duke mos e njohur gjuhën e shenjave.

''Në fund u kujtuam të përdorim telefonin celular. Kjo ishte mënyra e vetme për tu mirëkuptuar në mes veti'', tha gjykatësja Xue Lixin.

Pasi kishin këmbyer rreth 200 mesazhe (SMS) ata kishin arritur një marrëveshje. Ajo mbeti pranë kërkesës së saj për shkurorëzim, dhe tani ish-bashkëshorti u desh të pranoj këtë vendim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:21 am

Profesoresha e gjuhës angleze në shkollën e mesme të Oregonit, e cila përndryshe posedon leje për mbajtje të armës së zjarrit, nuk do të mund të bartë armën e vet në mësim, ka vendosur gjyqi amerikan.
Profesoresha Shirley Katz, ka pohuar se pistoleta e saj gjysmë-automatike Glock, është e nevojshme që të mbrohet nga ish-bashkëshorti i saj, dhe ka paditur këshillin e shkollës që i ka ndaluar asaj ta bartë atë me vete në shkollë.

Gjykatësi Phillip Arnold është pajtuar me vendimin e këshillit, duke vërtetuar se, “shkolla ka të drejtë të zbatojë politikën e saj”, dhe që të punësuarit, ''kanë pranuar punën e tyre duke njohur politikën e shkollës''.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:21 am

Një menaxher banke në Gjermani, disa herë i kishte huazuar para një femre, në këmbim të kënaqësisë seksuale, ndërsa më vonë ishte i detyruar të paguante edhe haraçin, respektivisht shantazhin që ia bënin të afërmit e saj, kanë bërë të ditur autoritetet gjermane.
Kur menaxheri e kishte kuptuar se nuk mund t’i jepte kredi një gruaje të papunë, për shkak të historikut të saj jo të mirë bankar, ai i kishte ofruar asaj kredi në këmbim të “kënaqësisë seksuale”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës në qytetin Tuebingen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! EmptySat Nov 21, 2009 8:21 am

Autoritetet e Pekinit kanë denoncuar pronarin e një restoranti lokal kinez, me enterier komunist, për shkak të ofendimit që ia kishte bërë krenarisë kombëtare – duke e shënuar kahun për në tualet, me shenjën "liberation zone" (zona e çlirimit).
Restoranti "Times Gone Past" është i stërmbushur me motive të Armatës Çlirimtare Popullore të Kinës, fotografi të heronjve kinezë dhe hartat e betejave të dikurshme. Megjithatë autoritetet kineze e kanë urdhëruar pronarin që ta heq prej murit shenjën që tregon kahun për në “zonën e çlirimit”, njofton Beijing News.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Koleksion me çudira! Empty
MesazhTitulli: Re: Koleksion me çudira!   Koleksion me çudira! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Koleksion me çudira!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 9Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum