www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tregime per dashurine....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyMon Dec 28, 2009 6:12 am

First topic message reminder :

shkruani tregimete e dashurise apo nje histuri dashurie qe ju kujtohete...
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:38 pm

Per ty qe se meriton kete shkrim!
Per pa pjekurine tende, dhe pakujdesine tende..disa fjale qe po me ngelin ne fyt, por per ty do ti them..
Ti, ishe dikur, nje mik i mire?? mund te quajme te tille?
Mbase.. per ty, qe ke len gjurme ne zemren time, per ty qe ke pas deren
e hapur ne thellesine e shpirtit tim, asnje pengese nuk ke pas..gabim..
dhe vetem ti..hija jote ka pas kete privilegj, ka pas kete shanc, HIJA
JOTE, jo ti!
Ka qen thjeshte nje hije kalimtare. E di..ne fakt sa isha e lumtur per
ate hije, sa do e idhur qe ishte. Me mjaftonte kupton? Nuk pretendoja..
me mjaftonte!
Hija me ka rrite besoj, por gjith besimet e mija sot koha mi ka
vertetuar, kan qen thjeshte nje imagjinate, besoja me shume tek ti se
sa tek vetja. Me kupton?
Besoja me shume ne nje hije se sa ne nje ndjenje te sinqerte.
Kam krijuar ne mendjen time ate iluzjon qe leviz boten, sikur s'jetoja
dot pa ate hije, por sot mund te te them pa frike shkurt shqip dhe
qarte, qe un jetoj pa ate hije..
Kam ul veten duke u krahasuar, por sot kuptoj se askush nuk mund te me
ulin poshte, sepse ne rradhe te pare vij un, pastaj vjen ti.. Me kupton?
Isha e lumtur per cdo gje sa do e vogel, per cdo moment, per nje
buzeqeshje te vjedhur, per nje "batut" koti, per cdo fjale qe merrte
jete nga goja jote..
me kupton?
Cdo gje ka nje shpjegim dhe un ne fakt nuk arrij te iu jap shpjegime
shume gjerave, pse valle? Ndoshta fajin se kam un, apo thjeshte ti e
ke.. apo serishte gabohem? Jo me vjen keq. Tani nuk gabohem me.
Hija jote me ka dhuruar jete, mendoje te kishe qen ti
Por tani kuptoj qe s'kam nevoj me per ate jete, sepse me ne fund si ne
foshnje e vogel, u rrita dhe un, krijova ato rrethanat, dhe tani avash
avash eci vet.. vrapoj vet..ne jeten time.
Te thash largohu? JO kurr.. te kerkova te me qendrosh prane?
Asnjehere..Sepse ai qe te don, e din vet se kurr duhet qendruar prane,
me kupton?
Un gjithmone te kam kuptuar mjafte mire, gjithmone kam dite te hjeshoja
diten, kam dit te te dhuroja ate lezetin e castit, kam dite te te beja
te buzeqeshja, si nje yll i vogel qe te qendron prane...gjithmone... Te
kam degjuar, te kam kshilluar, s'te kam kerkuar asgje, me mjaftonte te
qendroja prane problemeve te tuaja. Por tani nuk dua me. Me kupton?
Tani po qe iu jap vlera atyre momenteve, iu jap vlera atyre silljeve te
mija, dhe jo te tuaja.. dhe me ne fund kuptova qe besimi ishte ne
xhepin e gabuar.
Tani cdo gje dua qe thjeshte te mbetin nje hije, nje hije e bukur, nje
kujtim, qe do tregoj ndoshta femijve te mi..nje shpres e vdekur, dua qe
cdo gje te mos me shoqeroje me ne vazhdimin e jetes time.. Dua qe te te
shoh te lumtur, po te kisha mundesi dhe zemren do te ta dhuroja qe ti
te ishe i lumtur.. por tani e di qe se meriton ate zemer, syte e mi do
ti ipja.. por e di qe do ishin ne duart e gabuar..

Ti sme meriton, me kupton?
Keto fjale qe me kishin ngele ne fyt ishin per ty...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:38 pm

Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty
sonte, në këtë natë e dashura ime. Sonte ëndërrat dhe kujtimet per ty i
kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemren time të perlotur. Më
beso ndihem i vetem në këtë botë të madhe i humbur si një i huaj, ku në
errësiren i harruar dhe i hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që
dikur i pata, që jeta m'i ka ofruar njëher kur isha me ty, e ndjej
veten të dëshiruar për pak qaste, e për pak ngrotësi, e për shumë
dashuri, tani në zemren time mbretëron acari që më ngriu zemren, e bëri
akullë! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kerkojn,
ty e dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej
dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin,
gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo
të thot të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të
mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.

Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më
keq kur e di që s'të përket aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç
ekzistencës tënde. Vetem njëher të jem me ty të qendroja një minutë,
atëher e kisha lutur zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën
tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty !!!!

Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem
dhe ndjej shtërngimin në zemër lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien
rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, atëher lotët teren nga
ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon çdo gjë në
shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedhi syt më duket se
të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepsëse ato buzë të ëmbla, ata
sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek
ato flokë tua të gjata, atë trup të bukur mendoj se jam i ulur mbi
prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhel. Ç'ti bëj tani shpirtit që të do
pranë dhe s'të ka... ohhhh ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRESH KËTË SHPIRT
QË TË MOS VUAJ MË Ç'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që
je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç'ti bëj syve që ndjejnë mall e
duan të t'shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ç'ti bëj vetes sime që
është dashuruar marrëzist pas teje? Jam unë që të thërras me zë te
shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. TË DUA me shpirt.

I dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam
lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogel dashurie apo respekti, të lutem
mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Unë do të dua deri në përjetësi
vetëm ty dhe këtë fjalë do ta mbylli brenda në shpirtin dhe kurrë s'do
ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marr malli për ty do ta gjej, ta
shuaj në skutat e kujtimeve të mija që i ruaj të pastra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:39 pm

Edhe nje dite e vetmuar sikur shume te tjera, ku per ty vuan kjo zemer
e pikelluar nga dashuria qe ndjen. Edhe kete here me del para nje
figure te cilen nuk mund ta identifikoj dot nga bukuria qe posedon.
Krejt cka mund te them per ty eshte vetem nje pershkrim i vogel ne
krahasim me bukurine tende te madhe.Shume here e pyes vehten : A te
ndodhe edhe ty e njejta gje sikurse mua ??-- Apo mbaj vetem iluzione
dhe endera qe mbase edhe mund te behen nje dite realitet.

- Me syte e mi nuk mund te shof gje tjeter vetem se fotografine tende
qe posedoj, ku kjo edhe me mban te gjalle dhe me jap edhe me shume
shpres per ty. Ne syte e mi nuk mund te shifet gje tjeter vetem se lot
dhe pikellim, por a do te vie dita qe keta lote pikellimi te kthehen ne
lot gezimi ?? ( Shpresoj )

- Sa kohe ka kaluar qe nuk te kam pare dhe mua me duket se cdo nate je
me mua?Sa kohe ka qe nuk e kam ndjere frymen tende dhe me duket se ne
cdo frymemarje e ndjej se je aty?Sa kohe ka kaluar qe ste kam degjuar
tek flet dhe zerin tend e kam akoma ne vesh?Sa kohe ka kaluar?Sa?

Aq shume sa per te te harruar ishte e mjaftueshme!!!Por cuditerisht
koha spo me ben gje! - Koha me ben qe te te dua edhe me shume.

-Sikur te ishte Gjumi jone me te njejtin enderim, qe une te shof
enderen tende qe ti deshiron.Sa do te doja te jem une endera dhe
dashuria jote, por.......Tani qe po te shkruaj ty po me duket sikur nuk
te njof fare, por me duket se njoh vetem dashurine tende.

-Nuk e di sa e gjate apo e shkurter eshte jeta, por, mua me dhimbsen ditet qe i kaloj pa ty.

-Me ngjall nga ky ankth dhe deshperim, ma kthe lumturine e mos me le ne
pikellim, diten hijesho e naten ma ndriqo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:39 pm

TE DUA Tek ti gjeta fjalen dashuri,tek ti gjeta fjalen jete,tek ti
gjeta fjalen vdekje duke jetuar.Aq shume te dua saqe nuk di as qka te
shkruaj veq se te uroj fat me tjetren.Edhe pse i takon tjetres,zemra te
do ty,zemra nuk mundet tet harroj,zemra te do edhe nje here me shume,ti
je jeta ime,ti je endrra ime.Me mungon aq shume saqe kur te kujtoj me
rrjedhin lot nga brendesia e shpirtit e keta lot i luten Zotit qe te
kem edhe nje her afer vehtes te ndegjoj tingujt e zemres tende qe dikur
ndegjoja dhe po ata tinguj me than ti nuk do te jesh e imja dhe po ai
tingull eshte ende ne veshet e mi ku kjo zhurm e lehte e tingujve te
zemres tende me lendoi aq shume mirpo me beri qe te mos harroj,qe
gjithnje te jesh ne mendjen dhe shpirtin tim,te jesh gjithmon ne
shkrimet e mia,te jesh gjithmon pran buzeve te mia.Syt e tu shkelqejn
para meje ne kujtime,buza jote me flet embel ne endrrat e mia,trupi yt
me ngroh leht ne lotet e mia te pafund qe derdhen per ty.Kur bie terri
qdo nate kerkoj nga Zoti te jem me ty edhe nje here edhe pse nuk do te
jesh i imi,mirpo deshira e flakt te jem me ty me ben te duroj edhe ate
vetem e vetem qe tet kem para syve te mi edhe nje here,tet shijoj buzet
e tua te embla vetem edhe nje here e ateher edhe po te vdes do vdisja
me shijen tende,me ngrohtesine e buzeve tua,fyrmen tende dhe tingullin
e fundit te zemres tende qe ndegjoj un duke me then me fal,e dija qe me
doje e une duke te then te pres ne boten tjeter me krahe hapur dhe me
nje flet te perlotur qe shkruan TE DUA,ame takon tashme mua?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:39 pm

Jam ulur perballe dritares, jashte filloi te bie shi;kam menduar shume per ty keto dite dhe mund te them qe me mungon shume.

Sa shume mendime me vijne ne koke dhe sillen rrotull,eshte kujtimi yt.
Shpesh me duket se do hysh ne dere me buzeqeshjen tende si te mos kishe
ikur kurre.

Por ky iluzion iken aq shpejt ashtu siç dhe vjen dhe kthehem ne realitet, nuk je ketu dhe nuk do jesh me.

Faji dhe pendimi me ndjekin. Perse , perse nuk te thashe sa shume qe te doja?

Sot je shume larg meje,deshiroj shume te merrja doren tende dhe te
ulesha bashke me ty,pa then asnje fjale me goje dhe te thosha gjithçka
me zemer.

Ne fakt me jep ankth kjo largesi, po te mundja ne kete moment do isha
ne krahun tend, te te thosha qe je shume e rendesisheme per mua dhe qe
te dashuroj tmerresisht.

E di se pse nuk ta kam thene asnjehere? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin teper.

Po vuaj shume qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje
dhe per me shume sepse nuk te thashe kurre ate se sa te doja prandaj
dhe sot po e shkruaj kete leter.

Kam nevoje te qaj , te shfryj,sepse nqse vazhdoj qe para te tjereve te
dukem sikur jam mire, sikur asgje nuk me preokupon,trishtimi qe me hap
nje boshllek gjithmone e me te thelle ne shpirtin tim do me shkaterroj.

Perse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty per te vazhduar te jetoj.

Do isha shume e lumtur po te mund te shihja perdite pasqyrimin tim ne
syte e tu ,te degjoja zerin tend qe te shqiptonte emrin tim, te thithja
ajrin qe thith ti, vetem me keto do ndihesha mire dhe te siguroj qe do
ndihesha e lumtur.

Nqse e lexon kete leter , do ta shohesh se çdo fjale e shkruar ne te
eshte nje lot dhe nje frymemarrje dashurie per ty(mgjthese e di qe nuk
ke per ta lexuar kurre).

Sa mire do ishte sikur ta kisha shkruar me pare kete leter sepse, nuk do ikje pa e ditur sa te doja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:40 pm

Te kerkova atje ku gjithmone te gjeja, por sot nuk ishe!

Shfletoj ne te kaluaren, e atje jane syte e tu, me te shkelqyer se vete drita,

shoh ty...

Oh sa po me dridhet zemra, sa po me renkon shpirti!

Sa mall kam sot per ty...

Ashtu si shiu qe bie jashte dritares time, i perzier me deboren,

ashtu kjo mendja ime, e turbulluar mes ndjenjes e llogjikes.

Ndjej se po mbytem ne lot, kerkoj qe patjeter diku te kapem,

Perse nuk je, ose, perse Je?... Nuk e kuptoj?

Ti me nuk je, por copez e zemres me je bere, grimce shpirti qe merr fryme,

perbindesh qe po shkaterron universin tim...

Jam betuar fjale te tilla me mos te t'them, sepse sa me shume po te ndjek, aq me shume nga un po vrapon...

Hapu toke, sa here te thashe te hapesh? Hapu e merrem,

nuk dua te jetoj, as e gjallë e as e vdekur,

sepse sot kam shume mall e po Vuaj, e mallin tim nuk di si ta shuaj...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:40 pm

Isha e ulur ne nje cep bote qe prej shume kohesh...

Ngjyrat e shpirtit tim kishin humbur pergjithmone,endrrat e mia ishin
futur thelle ne nje riviere te panjohur,njerezit ne rruge nuk me
shikonin dhe nuk i shikoja...

Nje dite te zakonshme te pashe qe u afrove me koken e menduar ne lutjet e tua...

Ne nje kohe ku po zhytesha ne mes te nje oqeani pashprese,mu duk sikur
pashe te shkelqenin syte e tu ashtu si per te dhene nje thirrje per
jeten...

Ti me the "ne qofte se qan per jeten ,nuk ke per te qene e fundit,hajde
bejme nje shetitje bashke per te marre fryme ne kete ajer te paster dhe
pastaj do te te flas per dashurine..."

Me keto fjale qe me liruan ti me the ne te njejten kohe ato qe doja te
degjoja prej kohesh,me keto fjale besimi qe akoma tingellojne ne koken
time ti me ftove per tu ulur ne dhomen e dashurise...

Para se te te njihja endrrat e mija ishin gjithmone shume te zbehta ose
shume te zeza....duke me ftuar te ulesha prane teje,ti me ndihmove te
bej perzierjen e bojrave ne mur ne kete dhome dashurie...

Prej fjaleve te tua te buta,mora shije per kete bote qe me dukej kaq e larget,dhe ndeza dritat e jetes sime...

Prej butesise tende natyrale ti arrite qe te me bindesh me siguri te
plote qe kishte vend per ne te dy ne kete dhome dashurie dhe qe rruga
qe kisha marre e vetme nuk me conte ne asnje lloj drejtimi...

Me mua qe prisja qe kjo bote te ishte me e mire,ti ndave shume ngrohtesi ...

Duke me mermeritur keto fjale ne veshin tim..."ishte nje enderr e
keqe,harroje te lutem.." ti me dhe besimin ne jete pergjithmone....

Dhe me duhet te te rri besnike deri ne fund te jetes time.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:41 pm

Qe prej shume kohesh po prisja vetem dhe e mbyllur me mendimet e mija shkaterruese ne kete dhome te zeze..

Nje dite ne fillim te ketij korridori te erret dikush preku drynin..

Ishe ti engelli im shpetimtar,dhe pikerisht ne kete dite pashe driten e madhe dhe pashe oqeanin e dashurise...

Qe ne momentet e para besova ne dashurine tone dhe e kuptova qe duhet te mbroheshim kunder te gjitheve...

Para se te njiheshim jeta ime ishte si nje vend pa dalje,nje fushe e
mbushur me kaktyse ne te cilen njerezit donin qe te ecja mbrapa si nje
kercimtare idiote dhe pa talent...

Ndoqa shume fantazma ne kete bote hostile qe me frikesonte..

Me qellonin shpesh ne koke qe te perulesha,dhe lutesha qe kjo gje te ndalonte,lutesha qe kjo vuajtje te kishte nje fund...

Te ndjesh reren siper kokes tende ,sa budallallik po ne te njejten kohe
sa mire te ben te ndjehesh ne keto momente vetmie dhe zhgenjimi...

I degjoja sesi qeshnin me vuajtjet e mija,i shikoja si kercenin siper
zhgenjimeve te mia,dhe kurre se besoja si njerezit mund te kenaqeshin
kaq teper perpara nje varri...

Shpirti im ishte si nje anije qe sado perplasej dhe sado shkatarrohej nga nje shkemb i fuqishem,prej nje mjegulle te dendur!

Trupi im ishte vene ne gjume.......dhe se kuptoj pse se endrra kisha akoma!!!

Shikoja te gjithe keta njerez te lumtur ne nje ane dhe une duke u
fundosur dhe duke pare jeten sesi me largohej.....larg.............ne
pafundesi.


Vazhdoj te fundosem...nuk kam mbaruar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:42 pm

Letargjia e rradhes nis me dilemen e ekzistences tende, i panjohuri im
i shtrenjte. Flene te qeta enderrat e brishta, mbuluar me gezofin e
bute te qetesise, flene te patrazuara nga demonet gjumeprishes, prehesh
dhe ti.

Me shoqerojne besnikerisht syte e kureshtareve kalimtare. Nje i huaj
shet perla fallso me cmime te ekzagjeruara, ne cepin perballe Edhe nje
vere pa ty. Ne dantellat e pemeve vjeshta qendis gjurmet e ngrohtesise
se fundit, kerkoj pa pushim fytyren e njohur mes kalimtaresh te huaj.
Vdesin me dhimbje dhe klithma kercitjesh te mekura gjethet nen shkelje,
vdesin te ngrira perpelitjet e mia vjeshtore per te te gjetur, i
panjohuri im fisnik. Kalitur ne enderrime ngjethese, ti ekziston
gjithekund, pervec se ketu me mua.

Iluzion apo fantazi?

Ndoshta thjeshte mosekzistence

Lapidar i nje shpirti te bardhe

Ti fli i paprekur ne cerdhet e nje ndjenje qe ste largon dot, se endrrat do te ti ruaj une, ti dileme e ideales.

Syte e kureshtareve mbeten te vetmit shoqerues ne rruget e vjeshtes.
Nje i huaj shet pikturat e kopjuara te nje artisti, dhe mbi te bie bore
Mbeta vetem edhe kete dimer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:42 pm

Kam vite qe perpiqem ti jap nje shpjegim buzeqeshjes tende. Edhe tani
qe ti je larg meje e kujtimi yt tretet me kalimin e diteve me te te
njejten shpejtesi me te cilen zbehet ne zemren time, ngadale, eshte
buzeqeshja jote elementi i vetem qe nuk arrin te gerryhet nga ajo forca
shkaterrimtare qe eshte koha. Eshte buzeqeshja jote, qe nganjehere
neteve te vona me rikthen tek ty duke mposhtur cdo tentative timen te
pranoje faktin qe ti i perket tashme nje realiteti tjeter, nje
dimensioni universal krejtsisht te pangjashem me timin. Eshte imazhi i
buzeqeshjes tende qe ende sot me largon nga kjo dhome, qe nuk di ne
zien me teper nga tymi i cigares apo mendimet e mia e me lejon te
fluturoj e te te gjej ndonese nuk di ku ndodhesh tani. eshte vegimi i
buzeqeshjes tende qe kthen ne cast makthet e mia ne endrra, shnderron
ankthet e mia ne shprese, erresiren ne drite. Aq e pakuptimte eshte
forca e buzeqeshjes tende sa me ben te harroj edhe faktin qe tani i
dhurohet dikujt tjeter. Po, ajo buzeqeshje qe i jepte permasa te tjera
mengjeseve te mia kur ti lije pas kangjellen e shkolles e qe une
kerkoja me aq ngulm gjate oreve te filozofise, me shpresen se do te
ishte pikerisht ajo qe do ta kthente edhe ate ore te merzitshme ne
magjike. E njejta buzeqeshje qe ndriconte syte e tua kur me the per
here te pare " Te dua"e qe pak kohe me vone ishte e pranishme edhe kur
me tregove me qetesine tende te zakonshme " Me vjen keq, por ne jeten
time tani eshte dikush tjeter. lamtumire"

Une e di qe ditet do vazhdojne te kalojne e do te thellojne distancen
qe qendron tashme mes nesh, distance qe do te mplake gjithnje e me
shume kujtimin tend derisa dalngadale te filloi te shuhet, por
buzeqeshjen tende une e di qe nuk do te arrije kurre ta varrose brenda
meje.

Thone se te verteten e njeh gjithmone, sepse kur pret dike me thike apo
te presin ka gjithmone shenja gjaku, vecse plaga qe hap brenda zemres
time buzeqeshja jote nuk ka derdhje gjaku...nje plage qe edhe kur te
arrije te mbyllet, cikatricja qe do te qendroje mbi te do te sherbeje
si perkujtimore vdekjeje te nje buzeqeshjeje, por jo tendes...si
perkujtimore e vdekjes se buzeqeshjes time
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:43 pm

Sa keq po te mos ishim takuar kurre
do jetonim pa ditur se cfare eshte mrekullia.

Ti perben ABSOLUTEN dhe me ke mberthyer shpirtin me butesine tende, brishtesine mekatare qe shtrengon fort.
Sa fort perqafon syri kur dora nuk mundet....
Desh gabova me ty perpak
nuk e di pse...
me vinte te terhiqesha
pastaj thashe: kjo
Kjo eshte gjeja me e bukur qe me ka ardhur ndonjehere
Nuk dua ta humb
Dua ta fitoj

Gjendesha ne nje kryqezim
te perbere prej mekatit dhe pritjes
isha vetem ne nje moment mendimi................
Thashe me vete me pas: Une e kam gjetur ate qe me pelqen
Nuk mundja dot te pranoja largimin nga ty
isha e pafuqishme ta beja...
sepse realisht provova veten... pra ti je shume i pranishem dhe shume i forte ne shpirtin tim

Shkova llogjikshem ne perfundim se ne i perkasim njeri-tjetrit se paku shpirtesisht jemi prone enjeri-tjetrit....

Prandaj dhe u bera xheloze.....
Edhe pse e dija se nuk mund te te afroje askush me asgje me shume se sa me mua... sepse keshtu me ndodh ne kembim

Ty te kam shpirt
Dhe shpresoj qe te jesh qellimi im i verteti!!!

Kur mendoj se cfare cmendurirash do ndajme bashke........
Ti me the se jam cmendurisht e cmendur....
dhe une te dua cmendurisht
une dua te jem e kycur atje pergjithmone...
jam egoiste!!!
Ti je gjeja me e dukshme
shkelqimi yt shume me verbon ndonjehere...
Oh zot qe s'te kam afer se do cmendesha duke te puthur ty.....do ushqehesha mbi gjoksin tend
do vdisja
do vdisja duke menduar per ty.......
Me duket sikur ai do jete kulmi i shperthimit tim
aty do rrezikoj gjithcka per gjithcka....
Nuk
do ta imagjinoja dot perfeksionin ndryshe, ti je perfekti, ai qe une
kam enderruar, enderroj, ti je mekati im i lindur, mekati pa te cilin
nuk do jetoja dot.....
Nuk e di pse me frymezon kaq..... ke sjelle ngjyren ne jeten time
Je gjeja qe me kenaq me shume, me defren, me deh si ne mbremjet e Dhionisit me vere dhe sex....
Ndonjehere je shume shume i sinqerte me mua... tejkalon limitin.....
Me terbon xhelozia...............
Me pelqen cdo sekonde e me shume....
Mos mendo se do me plagosesh... mendo se une jam plaga dhe ti me sheron...........

Rikthehem tek ti: Ti je magjia vete zemra ime...

Nese
ti falenderon qiellin une mendoj se ti je qielli... pasi kam kohe qe
jetoj ne parajsen e ketij qielli dhe digjem ne ferrin e saj.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:43 pm

E thelluar ne heshtjen misterioze rri prane dritares dhe shikjoj
natyren.Asgje nuk me terheqe,as pamja e bukur e kesaj vjeshte e asgje
tjeter...
Lumturia,kenaqesia,gezimi im jane shuar qysh diten qe te mori vdekja ''TY
ENGJULLI IM...''
Ti tani je larg meje,shkove ne nje bote te pakthim,ne boten e amshimit
''ENGJULLI IM''.......
Qe nga dita kur ike ti, nuk me jane terur me lotet.
Me thone se nje dite do te me kaloj e tere kjo,dhe do te kem vetem ne
kujtime dhe ne enderra,por jo une edhe sot mbas1jave nuk po mundem ta bind
veten se ti me ''ENGJULLI IM'',nuk ben pjese ne mesin e te gjalleve,por as
i vdekur sje jooooo.......jooooo,sepse nga zemra ime dhe nga mendja ime
nuk do te shlyej per jete e mot...gjithmon do te jetoj me kujtimet e tua.
Sot me xx.xx.xxxx u ben 1jave,javet do te behen muaj,e muajt vite dhe une
ende do te qaje per ty .......''ENGJULLI IM''....
Shume plane per te ardhmen ishin te lidhura me TY....Ato u shuan por
dashuria dhe kujtimi i qdo gjeje sa ishim bashke do te jene te perjetshme...
Godites qe lajmi i zi qe me erdhi.
Humba DASHURINE TIME TE VETME DHE TE JETES...
Skam fjale te pershkruaj dhimbjen per humbjen tende as veten spo muna me
bind qe ''TI'' nuk je me....ne mua ke len vetem dhimbje qe edhe mu nje dite
do te me qojne ne varr....
Dhimbja eshte thelle,shume thelle ne zemren time...
Ti jeton ne zemren time dhe do te me mungosh shume derisa nje dite te
takohemi serish...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:43 pm

Dashuria
ime… më dhemb e gjithë kjo që shkruaj. Kisha pasur dëshirë që të gjitha
këto të ti them në sy, që të mund të përqafoj butësisht, e prapë aq
forte sa që të mos lëshoj kurrë më. Më dhemb dijenia se e di që nesër
do të jesh shumë larg meje. Dhe çdo ditë, larg e më larg…
Faleminderit…
për të gjitha ato qaste të bukura, fjalë dhe puthjet e ëmbla.
Faleminderit për të gjitha gjëra të bukura që mi dhurove. Çfarë do të
më jetë jeta pa ty? E di… ditët do të më jenë të zymta dhe të
mërzitshme, e net të rënda dhe të gjata. Rreth meje do të jetë qetësi e
rëndë dhe vrasëse e cila do të më shtrëngoj derisa nuk më thërmonë.
Ti,
dashuria ime ke zgjedhur rrugën tënde, e në atë rrugë nuk qëndroj unë.
Patjetër duhet të pajtohem me te. Ndoshta jam vet fajtore për këtë…
mirëpo, nuk mund të të pres më. Ndoshta jam qyqare, ndoshta jam e ligë…
ndoshta edhe nuk meritoj të të dashuroj. Por dije, që asnjëri nuk do të
të dashuroj kurrë si unë, ndoshta do të pendohem tërë jetën time për
shkak të shkrimit të këtyre fjalive, por nuk jam mësuar të jem e fundit
në radhitjen e radhës…as që do të jem. Pa mëdyshje unë nuk jam atë që
ti kërkon… nuk është me rëndësi. Unë nga e gjithë zemra të dëshiroj
lumturinë e gjithë botës, të dëshiroj që sinqerisht të gëzohesh dhe të
jesh i buzëqeshur. Unë me të vërtetë të dua dhe shumë më ka mbetur deri
tek ti dhe lumturia jote. Dije që pas dashurisë sonë të marrë (tani
vetëm i imi) unë më nuk do të jem e njëjta. Nuk do të jem më ajo
vogëlushe naive e ëmbël. Ndoshta do të jem person i keq dhe i mllefosur
në tërë botën, mirëpo, ty kurrë nuk do të të urrej, nga se ty vetëm di
të të dashuroj. Askush në jetën time nuk do ta zë vendin tënd, as që
mund të krahasohet me ty. Ti më je fati im më i madh, e njëherrit edhe
dënesa ime më e madhe. Jam e sigurt se do të gjen një dashuri të re,
pastaj edhe ndonjë… nuk jam as xheloze e as e zemëruar. Ndjej se si
vetveten e shtyj në ambis, nga se të lëshoj të shkosh, por rrugëdalje
tjetër s’kam.

falë për gabimet e bëra, më falë nëse ndonjëherë të kam ofenduar… dije
që të gjitha ato i kam bërë nga dashuria. Më falë që të dua!

dëshiroj të jesh i dashuruar… mjerisht unë nuk jam ajo që do të të
dashuroj, por ti vetë këtë e ke dëshiruar. Mendoj se dashuria jonë ka
pasur aq vlerë sa që të them LAMTUMIRË përmes kësaj letre, kur ti nuk
dëshiron të bisedosh me mua si njeri. Por nuk mundem të të fajësoj për
asgjë… nga se largohesh përgjithmonë nga jeta ime, dhe të përsërisë të
dëshiroj të gjitha të mirat.

nga nesër para teje është një botë dhe një jetë e re. Duke të njohur
mirë, e di se të gjitha këto do ti pranosh me një buzëqeshje dhe si një
lojë, e di që lehtë do të vazhdosh më tej. E unë do të mbes këtu në
vend dhe të kërkoj në fytyra tjera të njerëzve dhe lehtas duke thirrur
emrin tënd. Do të endem rrugëve në shpresë se njëra prej tyre do të më
sjell tek ti.... edhe nëse do ta dija se e gjithë ajo bredhje është e
kot. Dashuria ime... nëse ndonjëherë ndjehesh i vetmuar në ato qytete
të largëta dëgjoje erën.... do ta dëgjosh zërin tim.... e e di edhe vet
se çka do të të thotë..... atë që gjithmonë pandërprerë të flisja
derisa ishe i imi
Dhe
erdhi koha të të them lamtumirë. Edhe njëherë të dëshiroj lumturinë e
gjithë kësaj bote. Më le bile pakëz vend në mendimet e tua, mos më
harro aq shpejtë ashtu si më le. Në zemër ruaj e gjithë dashurinë e
kësaj bote veç për ty.... por nuk jam ajo e cila do ta jep. Shumë do të
vuaj dhe do qaj për ty, por ti mos u kthe.....ndjeke fatin tënd. Nëse
ndonjëherë kthehesh.... do të më gjen tek qëndroj te vendi i vjetër dhe
pres që rastësisht mos të paraqitesh nga diku, e unë të të vjedh
shikimin tënd si dikur kur ishim të huaj.
Mos
u hidhëro që emrin tënd do ta thërras në ëndërr, e në ëndrrat e mija do
të përqafoj dhe do të puthi me mall. Kur në kalendarin tënd i sheh 08
... ose 14... numrat tona.... kujto se në atë moment një njeri lutet
për ty dhe fatin tënd.
E
tash të puthi për të fundit herë...... nuk mund të të them më asgjë,
lotët fytyrën po ma djegin..... do të shpresoj, do të shpresoj se
njëherë do të të takoj dikur diku.... nëse ndodhë.... eja dhe mu afro,
mos u hamend se unë ekzistoj vetëm për ty!
E Ty do të dashuroj përjetësisht.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:44 pm

Ate dite vere………
Hyre
ne mendimet e mia dhe ne endrrat e mia...Hyre ne jeten time,si nje
tregim apo nje film i bukur qe mbetet ne kujtese dhe gjithmone ndjen
kenaqesi ta kujtosh???
U dashurova me syte e tu ,me veshtrimin
tend...Nuk flisnim...Syte tone flisnin,ato fjale qe zemra dhe buzet
tona si shprehin dot.Per ore te tera shiheshim , ndonje shikim i
fshehur apo i vjedhur...
U DASHURUAM
Kaq shpejt...njerezit qe na rethonin qeshnin e flisnin ,dhe ne te humbur ne ate bote shikimesh.
...Ndjej mall...
Kur u pame nje shtrengim duarsh , nje puthje e lehte dhe nje kujtim i bukur qe nuk
Do te vdes kurre...?...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:44 pm

Veprimi mè i bukur i dashurisè qè mund tè ndèrmerni nuk èshtè veprimi i
parashèrbimit tè tè tjerève.Kur i ndihmoni dhe shèrbeni dikuj,juve e
mbèshtetni,e ngushèlloni,i ofroni lehtèsim dhe
mbèshtetje...megjithatè,kur do ta shikoni nè bukurinè dhe mirèsinè e
brendshme origjinale tè tij,ju e transfromoni dhe pèrsèri e
krijoni...pra,largèsia krijon nji lèmsh shpesh tè èmbèl..e shpesh
lèmshin e mbushni me xhelozi...largèsia ashte e aftè pèr shumcka...ju
nganjiherè mendoni gjatè....lodheni me vetmi e mednime gjetiu...dhe
shpesh thoni "s'duroj dot mè"...

krijoni shpesh mendime tè
kota...pèr njeriun e zemres...ku ndodhet?cbèn? me kan rri?ku prehet?ku
buzèqesh?ku cmallet?...ju mbytin mendimet e lèmshi sa vin e mè shumè
sillet e mbèshtillet...

Gjeja e pare qe ndjehet, eshte frika e
humbjes se kontaktit me tjetrin, ndjeheni si molla e ndare ne dy pjese.
Dhe gjithcka duket sikur erresohet. Filloni te mendoni se, per nje
arsye apo tjeter, nuk do te jete e mundur te shiheni shpesh. Kur te
doni te merrni nje vendim te rendesishem, nuk do te keni mundesi ta
diskutoni me te deri naten vone, sic keni bere deri tani. Pastaj,
ekziston edhe ajo frika tjeter: xhelozia. Ç'bote te re do te zbuloje
ai, me mijera kilometra larg teje? Sic dihet, te rejat te magjepsin
gjithmone. Dhe ndoshta, keni frike se mund t'ju lere menjane...

Tani
pèrpiquni qè atè njeri ta kujtoni si herèn e parè..pa lejuar tek ju tè
ndikojnè pèrvojat qè pèr ta ndèrkohè i keni fituar,qoftè tè mira apo tè
kèqija.pèrpiquni ti gjeni edhe ato gjèra qè mbase i keniharuar pèr
shkak tè afèrsisè me tè...sepse afèrsia lind
zakon...lodhje...shkurtpamèsi...mèrzitje...pra gjèrat nuk janè tè
freskèta...ndèrsa nga largèsia ju pas largimit i freskoni dhe mè shumè
dhepse ndjeni mungesè e dhimbje pèr tè...

LARGESIA MUND TE VRET
SHPIRTIN...POR JO EDHE NDJENJAT...ehhh te te kisha TASH prane,shume
gjera kam per te te thene,ne flasim ne telefon ne msn,cdo
dite...shihemi...cmallemi,por jo,jo nuk cmallemi sa duhet,ndryshe eshte
kur te shoh ne sy dhe me sheh ne sy dhe i themi njeri-tjetrit po te
njejtat fjale,po te njejtat gjera po jo kane tjeter vlere kur ti them
ne sy...ti shpirti i shpirtit tim,thone ti je larg po..ti...si mund te
jesh larg kur te kam shume afer,ja ketu,mu ketu ne zemren time,ka dicka
me afer se zemra?une te shoh moj cdo nate ne enderr te shoh..hejj edhe
rruges kur eci para sysh me del hija jote,joo nuk jam cmendur,JO,eshte
dashuria per ty qe me ben te tille.Mbase ata qe jane rrotull meje nuk
me kuptojne,po nuk ua ze per te madhe,them...ndoshta nuk e kan provuar
se c'eshte dashuria,c'eshte malli,c'eshte...c'eshte qe te te zere Gjumi
duke menduar se te kam prane e te zgjohem ne mengjes duke te te kerkuar
se ende je aty.Un KAM MALL...PER TY
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:45 pm

Dashuria vjen pa te thene ''Mirmengjesi''dhe iken pa te
thene ''Lamtumire''!...Etille eshte dashuria,sidomos ne adoleshence,ne
moshen ku cdo gje qe fluturon te duket e kapshme.Te flasesh per nje
flete te ditarit,e aq me teper kur ka lidhje me ndjenjat,nuk eshte e
lehte.Me duhet te shkruaj dicka,e pse jo dhe te verteten?!Ndoshta do te
ishte me e lehtenese do te me vinin ndermend,apo te kisha shkruar kete
flete ne ditar.Kjo eshte nje nga ato fleteqe s'kishte nevoje qe te
shkruhej ne ditar sepse ashtu sic ishte e thjeshte,e bukur,e
dhimbshme,e hidheruar ,spontante,mbetet ne memorje.Eshte e tepert te
zgjatem tani.Ishte vjeshte.Me duhej te shkoja ne nje vend ku sdo te
njihja askend,ku gjithcka do me dukej krejt e huaj.Madje edhe dielli
s'eshte nje per te gjithe,edhe drita e henes dhe e yjeve,nata dhe
shiu,cdo gje me tjeter me dukej e huaj.Me duhej te shkoja edhe pse pa
deshiren time.Dhe ja krejt papritur u gjenda perpara teje per te te
thene''Lamtumire''.Por jo,ti s'me lejoje te flisja.Flisje vetem ti si
zakonisht,por disi ndryshe.Kishe nje fytyre te zbehte,sy...nuk e di,te
skuqur e te perlotur bashke,nje ze te mekur qe pengohej diku para se te
dilte.E megjithate perpiqesha te nderhyja e te strukesha pas fjaleve te
tuadhe te hyja ne skutat e shpirtit tend,aty te gjaja pak
ngrohtesi,shprese,kurajo e perkrahje...Kisha nevoje vetem per nje
fjalepor...Jo,eshte e pamundur,e megjithese te gjitha mi kishe lexuar
me sy vazhdoje te flisje,e te flisje.Flisje pa kuptim.Epastaj
heshtje...Dhe pastaj peshperitmas me the ''DHE KOHA PO QAN PER LARGESIN
TENDE''!...dhe lotet te rridhnin nen sy papushim!...Dhe une vazhdova
rrugen,ndoshta rrugen tende.Ike dhe pse kjo sjellje nuk te perkiste
ty.Ike,u largove para meje mes shiut qe binte e njomte lehte floket e
mi,mes loteve qe rridhnin papushim.Largimi yt me
tha''Lamtumire''!...Gjethet bien ngadale nga pemet dhe bashke me to
disa pika loti nga syte e mi.Dimer i eger tashme hyn dhe zemra ime
lengon per kete fatkeqesi.Une trishtohem sepse tashme do te me duhet qe
qe fill e vetme te perballoj kete dimer te acarte dhe ku i dihet
ndoshta shume te gjate,zemra me mbushet plot dhimbje,plot brenga dhe ne
kete mundim shkaterrimtare.Lotet e mi rrjedhin pa pushim,pa mbarim
rrjedhin pak rrembyeshem,po per ku se di.Ato rrjedhin dhe krijojne nje
kanal,ne te cilin pllakosen kujtimet,rikthehen zhgenjimet,enderrat
heshtin dheshpresat vdesin.Ah,!...Ky dimer kaq i vrazhde!..E ndjej qe
lotet dhe dhimbjen nuk do te m'i pushoje.E ndjej qe rrjedhen e jetes te
qete s'do te me ler ta vazhdoj,e ndjej qe keto mizori kerkojne te me
torturojne.Fillikat e vetme,e lenduar,do te mundohem te perpiqem ta
kalojkete dimer shkaterrimtar.Tani ti prane meje me nuk do te
ndodhesh.Nuk do te jesh me rrezja e pare e diellitqe me zgjon,sdo te
jesh ti me flladi i eres qe fytyren,trupin ma ledhaton,zemra sdo ta
ndjeje me ate ngrohtesi,qe ti dikur ma jepje.Shpirti sdo te gezoje,sdo
te lumturoje me sepse gezimi i shpirtit ishe ti,ne ato dite te kaluara
vere.Por edhe dimri me stuhi do te mbaroje!...PO!...PO...do te
mbaroje!...Jam e bindur se nje dite ky acar qe ka ngrire,e ka pushtuar
gjithe qenien time,ky artikull qe ka ngrire mendjen time,do te
shkrije.Jam e bindur se keta lot te kristalte e te pashterueshem,nje
dite do te pushojne se rrjedhuri.E pra nje dite serish do te vije
pranvera per mua dhe dimrin e hidhur e te acart do ta kem lene pas
duarve,pas kraheve pergjithmone,por jo per ta harruar!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:46 pm

Fjalët për një dashurie të panjohur.Në kërkim të të panjohurës...



Çdo natë të ëndërroj edhe pse ende s’të kam parë, apo ndoshta të kam
parë sa e sa herë dhe nuk e kam ditur që je ti, ai që kërkojë. Po nuk
ka gjë, këtë do ta mësoj me kohë. Ne mund të kalojmë pranë njëri -
tjetrit e të mos përshëndetemi apo mund të jemi me mira kilometra larg,
por kjo nuk ka rëndësi, aspak nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësi është
se unë jam vetëm e jotja dhe ti je vetëm i imi sepse kjo është vendosur
e vulosur ende pa ardhur këtu.

Nuk ka rëndësi, aspak nuk ka rëndësi nëse më duhet të lodhem duke të të
kërkuar ty apo se ti duhet të lodhësh duke më kërkuar mua, ky është
çmimi që duhet të paguajmë për fitoren. E rëndësishme është se ti më
pret dhe unë të pres, se ti më kërkon dhe se unë të kërkojë, e
rëndësishme është se ne do ta gjejmë njëri tjetrin. Dashuria jonë dhe
festa që do të bëjmë do të bëjnë që të harrohen përgjithmonë ankthi i
pritjes dhe ditët e vetmise



Nuk e di në të kam parë ndonjëherë, por e ndjej se dy zemrat tona janë
takuar mes vete, janë takuar atje, tek burimi i dashurisë, tek ai burim
i pashtershëm ku çdo zemër furnizohet me dashuri, tek burimi, atje lart.

E di edhe një gjë, e di se të kam parë në ëndërr, shkëlqimi i fytyrës
dhe flokëve të tua nuk më lejoi të të dalloja qartë fytyrën, por unë e
ndjeja se ishe ti, jo s’mund të ishte ndonjë tjetër. Goja jote nuk më
foli asnjë fjalë por buzëqeshja jote më tha shumë, sa shumë !.

E di edhe se çdo natë shikimet tona ndeshën, atje lartë në qiell, në
yllin më të bukur,a e ke vërejtur ndonjëherë vezullimin e rrugës që
përshkojnë shikimet tona, atje shikimet tona puthen, atje shikimet tona
flasin

I panjohur më kërko, por mos më kërko shumë se kështu mund të
përplasesh në dike tjetër para se të më gjesh. Më prit por jo edhe
gjatë, nëse mendon se po vonohem, nisu, do të më hasësh rrugës duke
ardhur tek ti

Kujtohu, ndoshta jemi parë! Po ku se ? Ndoshta tek porta kur po hynim këtu, në këtë skenë që e quajmë JETË.

Çdo i njohur që takojë më bënë të mendojë për ty i panjohur.

I panjohur s’ka rendësi që nuk të njoh, unë të dua. Ti ke diçka timen
dhe unë kam diçka tënden. Dhe atë ditë kur të njihemi do na duket se
jemi njohur gjithmonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:46 pm

Dy pika loti, me rrodhen nga syte Mbi letren qe po shkruaja, me rane
Thelle me tronditen, ne shpirte Shpejte, nga letra u thane.
Mbi fjalen, ku qe shkruar "Te dua"
Pikat e lotit tim, rane
u treten me bojen e shkruar
Ku nje shenje te vogel, lane.
Pra me boje dhe me lot
Ti shkruajta ty, keto fjale
Nga ketu larg, ku s'te shoh dot
E ku te kujtoj me shume mall.
U bene kohe, qe jam larguar
E ne zemer, vazhdoj te te mbaj
Ndoshta, edhe te kam lenduar
Te lutem, besome se une s'kam faj.
Kur letren, ti ta marresh
Lexoje ne vetmi
Dhe lotet, qe do te derdhesh
Mos te ti shohe, njeri!!!...
Jeten time do e mbyll,
Me dhimbje dhe me brenga,
Kurre mos me harro,
Ke qene gjithmone ne zemren time brenda.
Sa shume kam per te thene,
Por fjale nuk gjej dot,
Nuk dua te jetoj me,
Dua te zhdukem nga kjo bote.
Te vdes e te fle e qete,
Ty me mos te te besdis ,
Zemra ime pac fat ne jete,
Rrugen time asnjehere mos e nis.
Ne qofte se te kam merzitur,
Apo te kam lenduar,
Te lutem me fal,
Kurre s'kam dashur per te keq trajtuar.
Kur mos jem me ne kte bote,
Dhe ti kerkon te me flasesh,
Gjithmone do jem afer teje,
Vetem duhet te bertasesh.
Shko dhe mos pyet per mua,
harro qe te desha se me nuk te dua,
ik dhe lej ketu te gjitha kujtimet,
nuk ti jap lotet e as perqafimet.
Nuk ta jap shpirtin se se meritove,
sa me pate ne duar vete me lendove,
nuk ta jap zemren dhe asgje nga une,
ndoshta ndonje tjeter do te fal me shume.
Tani shko ndoshta gjen me mir,
si dikur do te jesh i lire,
por kurr me mos gabo,
mos e the nje zemer e cila te do,
mos e zhduk nje ndjenje qe ka lind per ty,
mos lejo te derdhet loti nga nje sy.
Mos i thuaj ste dua asaj qe te do
dhe jeten e huaj kurr mos e trazo.
Shko, ndoshta hjen shpetim,
ndoshta vjen nje tjeter qe ze vendin tim,
ndoshta tek ajo dot perjetosh ndjenjen e dashuris,
ajo do ti jetoj endrrat e mia te ardhmeris.
Shpresen e jetes sime ajo dot mbaj ne gji,
une dot mbaj nje emer, ajo dhe nje femi.
Ajo do te fitoje ty por jo dhe lumturi
se zoti nuk te fali qe te jesh per dy.
E nese do jem tretur e sdo jem askund,
loti im i hershem shpirtin do ta tund,
zeri im i dridhur veshin sdo ta ler te qete,
dhe syt do ti verboj fytyra ime e zbehte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:46 pm

Nje rruge e shkrete... Shume gjethe te vyshkura shtruar si nje qilim
vjeshtor plot trishtim nje ere e thate me perplaset fytyres shume
ftohtesi me sjell. Ne kete dite Tetori dicka ndodhi... Se ndiej
egersine e natyres pasi.. skutat e shpirtit tim jane ndezur si vullkane
te shumte, ku llava si nje lum i marre merr cdo ndjenje qe del perpara.
Eshte egersia, krenaria e thyer humbja dhe se fudni dashuria e lenduar.
Pse duhet te ndodhete, Pse?

Eshte pyetja qe me persekuton qe nga momenti qe morra ate telefonate e
cila shkundi pemen e dashurise sime te paster, ku c’do frute ra pa jete
ne token e copetuar nga korrupsioni imoral. Ai ze me kumbon akoma, me
ndjek me sy hapur, ne enderr, kudo.


Ai njeriu qe i dhurova zemren time shpirtin tim, kohen time, me theu ne
bese. Mbylli me force librin e dashurise sone pa pyetur, pa pandehur
dhe gervishi cdo kapitull te saj. Pse, pse , pse me kumbon si nje
refren i forte Rocku qe kalon cdo limit me nje shpejtesi sketerre.
Dritherimat e trupit akoma i ndiej, qenien time te shtypur ne nje imazh
bardhe e zi e shoh, kur ajo lajmeroi ne telefon, "I'm pissed at you!!
Dont talk to him anymore!!!. Ishte sikur melodia e jetes sime u shkeput
dhe cdo tingull ndaloi, qetesia therrese nxiste me shume rrahjet e
zemres qe po dilte nga kraharori si nje kal i terbuar, donte lirine,
hapesiren per te jetuar por ishte vone. C’do gje u erresua, degjova
zerin tim qe morri komande dhe mesazhin qe perpunoi, "Ypu deal with him
as for me i am done with him long time ago!" Dhe mbyllja e receptorit
me pas si nje akt i pakontrollueshem. Spyeta kush ishte, perse ma bente
mua kete gjest por ishte nje femer e irrituar , e ere ne moshe, ndoshta
adoleshente qe donte te pronezonte dike qe une e jetoja dhe me perkiste
mua per nje kohe te gjate. Euforia u shnderruar ne dhimbje, lot pa fund
qe merrnin me rrjedhen e tyre gishterinjt e mi te ftohte nga era e
cmendur kembet me conin ne drejtim te paditur, e rrisnin ritmin e tyre
si ne nje gare ku trofeu do te ishte shkaterrimi.


Por une e kisha marr goditjen tashme ajo c’ngelej ishte perfundimi im.
Sdija cte beja, imazhet e momenteve te kaluara bashke, me shkonin si
nje film pa muzike, pa ndjenje, lotet u zevendesuan nga nje ngurtesim,
perqendrimi ne nje vend te caktuar dhe e vecuar nga cdo gje e gjalle
rreth meje. Menodja se telefoni do binte, do degjoja zerin e tij por
intuita me kishte genjyer kesaj here, prisja buze krevatit si nje femij
qe pret gjoksin e nenes te ushqehet por asgje... Qetesia varr me
tmerronte, me ritkhente ngjarjen e asaj dite. Mendja me punonte si nje
formular shkencor duke kerkuar pergjigje, Pse ma beri keshtu? C’te
kisha bere valle? Pyetje te pafundme qe me fusnin ne nje vorbull te
pafund konfuzioni,une isha vetem, e dermuar, e lenduar por mbi te
gjitha e thyer ne krenari. Mu thye ajo gje qe askush sarrinte ta
prekte, ma burgosi, gozhdoi si nje krisht, e vari e dogji si nje Zhan
Dark.


E doja? Jo, nese e doja s’do ta lija te lire. E adhuroja? Jo te gjithe
qenien e tij mbase natyren e qeshur. Kisha nevoje per te? Po, ai erdhi
atehere kur une ndieja boshllek, desha nje fare ngrohtesie. Por c’te
jete valle qe me lidh me kete qenie kaq mizore, Ah po, raporti qe
ndertuam qeshjet , lotet.


Serish jam vetem, e plagosur, carrmatosur nga cdo imunitet social,
shpirteror , shendetsor. me neveritet fjala "buke", me neveritet akti
"te qesh", e urrej te ndjerit "gjume", kam dal nga cdo faze njerezore
dhe kam krijuar nje "guacke mbrojtese" qe eshte larg njerezve, jetes,
eshte brenda dhe vetem brenda dhimbjes sime.

Kane kaluar 4 dite, zeri i tij akoma ska trokitur ne veshet e mi, tani
cdo shprese po tretet, ai sdo marr kushedi nga eshte duke ecur, qeshur,
folur, me ke? Ajo qe vret me shume eshte serish. Pse ma shperbleu
keshtu, pse theu ate gje te shtrenjte te jetes sime. I dhurova shume
keshilla, ngrohtesi, vend ku te qante hallet dhe vjen nje dite si per
ironi te fatit e ben zemren gure, me hedh tutje si nje leter pa vlere.
Me kujtohet nata e fundit me te, thote te dua te dua pa rreshtur duke
kafshuar puthjen time ne marrezine e pijes dhe e besoj me shume se cdo
here tjeter por ploti i kesaj historie mbyllet, sperfundon si nje film
Holliwoodian, happily ever after, por nje telefonate e shnderron nje
lidhje kaq te bukur me shpejtesine e drites ne nje te shkuar. Ajo e
shkuar akoma me ndjek pas si nje fantazme qe sgjen qetesi, duke me
torturar ne lengimin tim dhe smund ta ngushelloj, nje perqafim ti afroj
, se ajo jam une.


Jeta vazhdon dhe oret kalojne, dhe e di se rete do shkojne nje dite dhe
dielli do ndricoj serish, por tek tuk ndonje pike shiu ne ajer do lag
faqen time e do me sjell dhimbjen e nje dite vjeshte. Diten kur mu thye
krenaria e bashke me te besimi tek njeriu...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:47 pm

Me pelqen te ndiej frymemarrjen tende te qete dhe trupin tend qe ju jep forma çarçafeve te krevatit tone.

Me pelqen te shtrije doren dhe te leviz kaçurrelat rebele te flokut qe perpiqen te mbulojne fytyren tende te embel.

Te te perkedhel me kujdes faqet me mollzat e gishtave ngadale qe te mos te te prish Gjuminn

Me pelqen te imagjionoj keta sy te thelle blu qe me dashuruan disa kohe
me pare , dhe qe tani pushojne te kenaqur.Keta sy qe ndalojn kohen kur
mbeshteten mbi syte e mi, nderkohe qe duart tona bashkohen dhe bejme qe
gjithçka rrotull nesh te zhduket. Dua qe koha te ndaloje perseri per ne
te dy dhe te harrojme çdo gje qe nuk eshte une dhe ti.

Dua te kthehem e te te them "te dua" dhe qe fjalet e mia te ngelen te shperndara ne ajer, nderkohe qe jemi te kryqezuar.

Dua qe te jesh ne krahun tim , qe syte e mi te mos braktisen nga te
tute dhe te ndiej perkedheljen e bute te duarve te tua. Dua te te
peshperis "te dua", duke ndaluar ne çdo rrokje, duke u kenaqur me çdo
germe, duke intentuar qe çdo tingull te mbushi me dashuri çdo skute te
shpirtit. Dua qe syte e tu te shkelqejne kur te degjojne fjalet e mia
dhe qe lotet te te rreshkasin lehte neper faqe. Keta lote per te cilet
te premtova qe do ishin gjithe jeten te mite, qe kurre nuk do ti lija
te rridhnin vetem.

Me pelqen te te shikoj kur fle zemer me pelqen shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:47 pm

Ende nuk e kam të kjartë misterin e quajtur dashuri për ty. Kot jam
perpjekur me orë, me ditë, muaj po bëhen edhe vite dhe ende nuk e di si

mund të dal nga rrjeta e dashurisë me të cilën TI më mbulon. Jeta disa
here më tha : mjaft! TI ishe me e fortë se jeta. Vuajtja më tregoi
pamjen e saj të trishtuar, dhe në sytë e vuajtjes shihja pamjen tënde
prej engjulli. Sa here dhembja më goditi në fytyrë dhe çdo goditje
mbante emrin tënd, unë filloja ti dua ato goditje sepse përplaseshin në
fytyren time, dhe mbetej gjurma e emrit dashuri. Tani kam humbur në mes
vuajtjesh, ankthit, frikës, ëndrrës dhe pritjes. Rruga deri tek ti
është e pakalueshme më thotë bota, e ata nuk e kuptojnë që unë çdo natë
e kaloj me ty, në përqafimin tënd, në gjoksin tënd, me puthjen tënde
hipnoze.

Me thuaj cila je ti që je më e fuqishme se vuajtja, se jeta bile bile edhe më e fuqishme se vdekja që më sillet vërdallë.

Nuk e di, as nuk dua ta di, dua të luaj me vdekjen deri sa të kam ty në perqafim, dashuria ime e ëmbël.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:48 pm

Copez e thyer qe mundohem te arnohem. Te tjere qe thyhen mundohen t'i
ngrene the t'i "njigjisin" copezat e mia, por une vazhdoj te jem e
thyer. "Arni"qe jepni ju s'eshte ngjyra ime .
S'e shikoni qe eshte blu... i kuq... i zi?
...Sot jam nje vazo. Jam qelq pa ngjyre...
Kam shume vizatime te verdha , te kuqe , blu...
Jam nje pikture...Sfondi im eshte gri. Nuk arrij te dal nga ai. Po korniza?! S'e di.
Familja , shoqeria...Nje penel ne nje dore te padukshme.
Sot ngjyrat e mia jane rrjetat e nje merimange. Sdua qe fshesa juaj te
prishe qetesine e ekzistences sime. Pse u dashka qe une te jem karremi
ne rrjeten e merimanges?
A s'mund te jem ajo qe thur rrjeten megjithe brishtesine e saj?
S'dua te ma prishni. Jam une. Eshte jeta ime...
Eshte vjeshte,. Jam gjethja ngjyre kafe qe bie ne trotuarin e ftohte gri. Hapa indiferente ecin...
Mos! Ti po me shkel...Po shkel dashurine me te cilen vjeshta me hodhi
ne hapesirat pa ngjyra. E une perseri jam ngjyre kafe, e verdhe,
portokalli...
Jam hija e vetes pas te ciles zvarritem cdo dite. Kam humbur vertet shume...Kam fituar shume perseri.
Gjunjezohem para vetes sime. Jam nje vazo e thyer, rrjeta e merimanges, argjili i papunuar, gjethet ne hapesire...
Jam zogu qe akoma ecen me hapa te pasigurte dhe fluturimi eshte enderr.
Jam brenda dashurise... E di!
Valle copezat e mia a do te me ndihmoni t'i ngjes nje dite, pa i ngjyrosur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:48 pm

Thuhet, qe per t`u dashuruar na duhet kohe, dhe me shume kohe na duhet
per te gjetur personin qe ben per ne, ta njohesh mire, deri sa te kuptosh qe
eshte shpirti yne binjak...Por te siguroj qe...kur te gjesh personin e duhur
ky proces nuk ka me kuptim,sepse te godet si nje rrufe ateher kur nuk e pret
ne nje menyre te pabesueshme,dhe te ben te kuptosh se nuk ka person tjeter
si ai...jam shume e bindur qe ka qene fati, dhe fatit nuk i rebelohemi!
Per mua ndodhi keshtu...?
Me mjaftoi nje kohe dhe u cmenda pas teje...
Sa me shume kalon koha aq me shume rritet dashuria ime per ty, dhe e mendoj
gjithmon qe je pjesa me e bukur e momenteve te mia te trishta, je dhe do jesh
gjithmon dielli qe sjell lumturi brenda meje...
Ti mendove qe nuk na mjaftoi koha per te qendruar bashke, por...i dashur ka
ndodhur e kunderta aq me shume qe te mendoj aq me teper me rritet deshira
te jem me ty...!! Une e di, qe eshte nje sukses per momentin, por jam perfundimisht
e bindur qe kam gjetur njeriun e duhur, dhe te betohem qe do luftoj kunder "Botes"
se tere neqoftese eshte e nevojshme per te qene prane teje, do kaloja jeten time
me ty sepse...te Dua cmendurisht...sepse je cuni me fantastik ne Bote, me te vertete!!
Mbase mund te kesh ndonje te mete ,por...sikur ti bashkojme se bashku te gjitha keto
vogelsira qe na mungojne, te bejne ty mashkullin me special te Universit...!!
Ke dy sy te bukur qe kur me shikon dhe njekohesisht me puth une, humbas ne to...
ndaloj se menduari,enderroj sikur jam ne Parajse...pastaj rikthehem dhe shoh qe je
aty prane meje, qe je real, dhe qe nuk jam duke e enderruar te gjithe kete, dhe te mos
isha krenare do qaja, vetem nga Lumturia...!!Ke nje fizik te mrekullueshem,dhe nje
fytyre shume shume te embel! Dua te te puth gjithe diten vetem per kete!!
Une jam femra me me fat ne Univers qe te kam ty...vetem kur me perqafon me duket
sikur po fluturoj...mendo kur me puthje dhe me terhiqje pas vetes dhe akoma
nuk e besoj qe ti me do...mbase te meritoj...por akoma nuk e besoj...me ben te ndjehem
e rendesishme, dhe une do jepja cdo gje qe te beja te me ndjeje cdo second, cdo minute
te jetes tende personin me te rendesishem dhe me speciale ne faqen e dheut...
TE DUA!...
Te puth pambarimisht...zemra ime!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:48 pm

Rrezet e diellit kishin dëpërtuar në dhomën time,në zemrën time,dhe si
mundoheshin të më zgjonin nga GJumi i rënd,shumë i rëndë që më kishin
mbështjellë trupin tim të lodhur me një ëndërr të bukur.Ishte ëndrra
ajo që më kishte lidhur dhe s'më linte të zgjohesha.Disi mundohesha të
ta shihnja fytyrën,por kot.Vetëm zërin tënd të shtjerrë e dëgjoja nga
larg.Të ndiqja hap pas hapi dhe mundohesha të të thosha diç që kurrë
nuk e kisha menduar,por....Dhe,edhe në ënderr ishte largësia që na
ndante e fjalët që i kisha thënë,por ti nuk i kuptove kurre.....zemera
ime.

Ndoshta edhe kurrë s'do t'i kuptosh?!Ndoshta e kupton dashurinë që kam për ty,por bëhesh kinse nuk kupton!
Jam ai,i cili nuk mund ta pranoj më askë në zemrën time,në shpirtin
timë të çilter.A thua do të pendohesh?Athua do ta largosh vetëm për një
çast krenarin tënde egoiste?Pse hamendesh?Kishte momente kur sytë
flisnin.Në sytë e tu shihja shumcka.Të kujtohet kur me orë të tëra
bisedonim?Të kujtohet kur me thoshe se me dashuron shumë?Apo mos vallë
vetëm fjalë boshe,apo mos vallë e kishe nga dhembshuria e keqardhja që
isha e smuer?
Dhe,dielli ishte ai,i cili më zgjoi nga ëndrra që nuk më linte të
shkëputësha dot.Dhe, e lodhur, e molisur se nuk ishe pranë,ndërmjet
asaj se diç dua,por sikur nuk di as vetë çka.....e tash,të kaluarën e
ka mbeshtjellë pluhuri i harreses.E në mua kanë mbetur vetëm
kujtimet.Kujtimet që nuk shlyhen dot!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 EmptyWed Dec 30, 2009 10:49 pm

...u ndave nga une por malli dhe dhembja per ty kurr nuk do te shuhen.


Veshtir qenka te maresh lapsin dhe te shkruash por ja qe nuk mund te
rri. Te prita te vish me buzeqeshje por ti me erdhe me fjalen qe
asnjehere nuk kisha dashur ta degjoja. Dhembja per ty dita dites po me
shtohet se bashku me lotet e mi. me ka marr malli per cdo gje: per
zerin tend, buzeqeshjen tende, budallaleqet e tua, syt e tu ...


Largimi yt i hershem shkaktoi plag te medha ne zemren time, nuk ka ilac
qe do te mi sheroje keto plage edhe pse disa thone koha sheron cdo plag
un nuk besoj. Sa me teper kalon koha aq me teper ndjej mungesen tande.
Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthes te pakthyer, me lot
ne sy deri sa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa
lule, pa gezim do te kalojne, kurse ne zemren time vetem lot, vuajtje
dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel.


Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kan fuqi te shprehin pikellimin per
ty. Gjithmon do te mbetesh ne zemren time edhe pse ike pa thene
lamtumir. Me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpres te pa shpres,
si dje, si sot, si neser une i perlotur te pres te kthehesh, te ma
kthesh besimin ne dashuri, te ma ktheshy lumturin dhe gjith ate qe pata
kur ishim se bashku. Mungesa yte ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty
vetem une e di se si i kaloj. Malli dhembja per ty kurre nuk do te
shuhen. Do te dua edhe me shum se sa te kam dashur, edhe me shum se sa
e dua veten, por kur te bindesh atehere ndoshta do te jete shume vone.
Une do te jem ne shpirt vetem i yti e ti vendos vet per lumturin qe
mund ta kemi se bashku...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Tregime per dashurine....   Tregime  per dashurine.... - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Tregime per dashurine....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Tregime Islame
» PËR DASHURINË
» 250 Proverba per Dashurine
» Tregim per dashurine....
» A Derdhin Lot Meshkujt Per Dashurine ?
Faqja 4 e 8Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria :: Tregime të ndryshme-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum